…refleksione
LISI I TAMLIT DHE I ZJARRIT NE FISNIKERINE E
SHKRIMTARIT
“Malesorja e Bjeshkeve Tona” te autorit Lulash N. Palushaj
ZEF PERGEGA
Malesorja, burre iforte nuk eshte vetem ajo grua me xhublete,
qe tjerre me furke e dredh perin e deles rude. Eshte ajo soinike deri ne
legjende, qe e perkund djepin e krisamave me kengen e pazevendesueshme “nina-nana”. Eshte ajo qe pjek buken e
jetes, duke e fshehur lotin e fatkeqesise. Eshte ajo fisnike, qe lind trima, qe
per flamurin e vatanin turrin e kane si oshetima…
Ishte maj ate vit. Po po, e mbaj mend
mire. Blinat e Lezhes, ne rrugen e legjendave dhe miteve te saj te lashtesise e
mbushur me gjimnaze dhe kroje diturie e lufte, ku degjohet ende mire trokthi i
kalit te Heroit tone kombetar, ne unison me zerin e princave shqiptar te
Beselidhjes, kishin celur lulet e tyre te bardha. Pasi ata ishin shumuar ne
perandorine e tyre te celebrimeve te shenjta ne dege te gjelberta, u prushonin
mbi supe kalimtareve, si orizi i te dielave te dasmave. Atje ne krye te rruges
dallova nje fisnik me floke te bardha. Nuk mund ti dalloje lulet e blinit mbi
fisnikerine e mesazhit te tyre. Dukej se blinat e Lezhes e kishin pritur Lulash
Palushajn, sic priten princat e fjales kur vijne ne Lezhe. Ndoshta blinat e
qytetit Lissus e dinin se Lulash Nika Palushaj
kishte dale nga shtepia botuese “Gjergj Fishta”
me librin e tij “Malesia dhe Fiset e saj”
Ishte 6 maj i vitit 1996 ne Lezhe.
Nje koncidence e bukur, 6 maj 2012 ishte ate dite e shenuar ne kalendarin tim
kur Lulash Palushaj ne grigjen e kishes se Shen
Palit ne Detroit me dhuron romanin e tij me autofraf “Malsorja
e Bjeshkeve Tona” Ne faqen e pare ai me shkruante: “z. Zef Pergega me respektin
me te madh per ty dhe veprimtarine tende mbarekombetare ne fushen e botimeve”
Pastaj ai nxori nga canta edhe nje dhurate tjeter ne shporten e shenjte te
fjales shqipe. “Oqeani qe perpin”
ese, ku me shkruante: “Vella dhe miku im i nderuar Pergega. Mbesim ne jete dhe
kemi histori kur e deshmojme me vepra emrin shqiptar!”
Nuk desha te kalonte ky maj pa thene
dicka per vepren dimesionale dhe te larmishme te Lulash Nika Palushajt. Me ka
ndodhur te shkruaj per shume vepra autoresh te njohur dhe te pa njohur, por per
Lulashin qe e kam prane nuk me ishte dhene rasti. Ai ka ardhur vazhdimisht ne
promovimet e mija dhe ka qene i nderuar te marre fjlalen dhe te vlersoje
krijimtarine time modeste. Eshte pergjegjesi, qe kur te endesh fjalen per miqte
duhet te kerkosh separi fillin e saj…
Kulla e malesorit ka patur nje bekim
nga zoti, ndaj mbi gurin e saj jane thyer rrufete. Ajo ka patur nje
bashkejetese te paperseritshme me breznite. Ata kane nje jete te gjate bashke,
kane nje lindje, nje dasem, nje dhimbje dhe nje ze, qe flet me kohen dhe me
qiellin. Lulash Palushaj, qe e ngrosh muzen ne vatren e Lisit te Tamlit dhe te
Lisit te Zjarrit, ne librin e tij i zberthen rrejdhshem e ne menyre emocionale,
si plaku i mocem ne oden e madhe te miqve te larget, duke i vene gacen e ndezur
cibukut te duhanit, i cel bukur fjala.
Se si jetuan shekujve kullat malsore!
E kush ua dha zanin e mire, na e tregon biri i saj, Lulash Palushaj, bashke me
tiparet dhe botekuptimin e saj, si nje lidhje guresh. Nuk ta jepte bijen per
nuse nese keto cilesi nuk kalonin ne siten e imte te arsyes se maleve dhe te
zakonit te saj. Se nusja lind djalin e bashke me te merr per te mire edhe
zanin.
Ne kete linje, Lulash Nika Palushaj me plugun
e vlugut te penes se tij, i shkon ngjitas ares se shkronjave te shkrimtarit Martin
Camaj. Zani ishte kodi i krenarise se kulles se malsorit. Po Lulash Palushaj ka
nje mendim te fisshem qe e nxjerr karakterin e malsores, te ndritur ne logun e
Malsise, per tu gezuar lendina e saj, per kete krijese mbi te cilen peshuan
vujtjet , sic peshojne acaret mbi dege pemesh. E autori shkruan:
“Bjeshket e maleve tona linden zana.
Botekuptimi i rodit te fisit ka qene me marre bijen e malesorit nga oxhaku me
ze te mire…!”
Lindja e djalit ne kulle, cante kulmin e
shtepise per tu pritur ne preherin e perendise!
Me ndryshim nga disa autore te tjer,e qe
trajtojne temen e tradites, bazuar ne kenget dhe rrefimet e popullit, ne
himnizimet folklorike, Lulash Nika Palushaj, pasi e siguron lexuesin se me varken
e tij mund te mberrish ne breg i suigurte, e fillon bashkebisedimin me lexuesin
ne nje menyre praktike jetesore, jashte
idealizmave dhe stisjeve te komanduara pa bote emocionale, por pikerisht aty ku
degjohet nje dore qe perkund djepin, aty ku degjohet nje klithme qe lyp
dashuri, aty ku kjo klithme kthehet ne ze dhe malsorja kujdeset si shqipja per
zogjt,e qe te marre krah, qe fryti i barkut te saj te jete sa me i vecante ne
vezullimin e bores, mbi aromen e luleve te prillit dhe perjetesine ta marre nga
ujvaret e Cemit. Te krenohet mes vashave, qe luajne buze lumit me sterkalat,
duke vjedhur dashurine e syve te tyre.
Ne kohe te shkuara jeta ne Malesi nuk ka
patur nje dinamike te madhe. Qe nga lindja e deri tek fara e mbire ne ara, qe
nga dita e dasmes, kur nusja puthte pragun e shtepise e deri tek mosha e njome
e burrit, qe behet trim kur ve armen mbi krah, nuk i ka shpetuar syrit te
vemendshem te Lulash Palushajt, qe i nxjerr thesaret e kesaj jete te mbyllur ne
kater muret e kulles nga guri i mpire i shekujve, duke e vrojtuar me driten e
holle te miresise deri ne detaje, kete jete qe flet duke mos folur. Madje
autori Palushaj pa syze lexon edhe mbishkrimet e varreve te harruara, te cilat
mbajne eshtrat e atyre qe i dolen zot vendit dhe fort u rane kembanave te se
dieles dhe te kushtrimit per liri te atdheut, duke mos kerkuar as me te voglin
shperblim. Me kete veper them se shperblimi me i madh eshte kutjimi qe na e
sjell Lulash Palushaj, me nje patriotizem te mbushur ne pulmone, per keta njerez
te heshtur.
Autori ne romanin e tij flet per
njerez, si nje kapitull i dhimbshem ne flete e ikjeve biblike, qe shkojne
ngjitas me fatin e autorit, qe ne rrethana te padeshiruara braktis atdheun me lotin qe nuk iu tha kurre. Po, loti
I penes se tij u be lume e lumi drite, qe mbi lirine e fjales vec shendrit.
Lulash N. Palushaj
“…Keshtu flitnin vellezeritme vete e me
njeri tjetrin. Me nga nje tas qumeshti ne dore qe u ka kishte dhene Katrina,
bije e Vermoshit, po flasin me shume per Pretin me ulje zeri. Zkoni e ka patur
se kur flisnin burrat grate nuk perziheshin…nuk shkon larg kuvendi vellazeror dhe kola shkeshorti I
Katrines I drejtohet bacit, duke u munduar ta largonte pak shallin nga buzet e
gojes “si u be puna e gjergjit, bac a kemi ndonje fjale te mire? Viti kaloi dh
e ta prifte zoti shendosh per ty e ti e ke deren plot e zoti e din ma mire
kthimin e tij…!”
Personazhet e romanit “Malsorja e Bjeshkeve Tona” nuk jane
krijese e autorit Palushaj, as pjelle e fantazise se tij, por jane malsore e malesore
te gjalla, me tipare e zakone te vecanta, per te cilet ne kete jete te shkurter
nga vendlindja ne emigrim, i ka rene barra te kujdeset per ta, si atehere kur
ishin ne bankat e shkolles dhe pergjohej se
mos kalonte oren informuese edhe kur ata u bene burra si zogj te
trembur, e ne mergate lypnin nje ndihme
. Dhe profesori i papertuar i njom me keshillime, me fjale te embela, si bleta
e malsise dhe me optimizem..
Filozofia e refimit te Lulash Palushajt na
vjen me drite. “Nje here emigranteve u
nevoitet streha , pastaj vatra e zjarrit familjar, aty ku ndizet ndjenja e
vatanit dhe tradira malesore, pastaj ura e lidhjeve me njeri-tjetrin dhe
vendlidjen per te menduar per kthimin!” Atje eshte nje amanet qe na e kujton Lulash
Nika Palushaj, sic na e kujton Ernest Koliqi gjithe filozofine e mallit per
Shkodren e tij, kur i kendon te bijes kur te shkoje ne vendlidje ne lagjen e
tij…
Kullen e malesorit, nuk e tunden nga
themeli fortunate e e dimrave te eger, as rrufete nuk e cane dot gurin e saj,
por nje thike pas shpine europiane ne vitin 1913 e preu ne mes Malisine e Madhe,
vellane me vella, token me lumin, varret me kryqin e zanin e malit me zanin e malit perballe. E
shkrimtari tashme i afrimuar ne panteonin e krijimtarise artistike te kombit
tone, Lulash Palushaj, nuk leshon vetem zerin e vet, por e bashkon ate me te
gjithe zerat e proves si fortesi bese e amaneti me kullat e tjera te fisit, per
te mos e harruar kete pabesi te madhe.
Katrina ka kaluar shume pranvera, por kur
po e ndjente plakejn ne ajrin e paket i merr nipat e mbesat dhe del maje nje
kodre, prej nga shihej Kelmendi e Vukli. Ajo ngre doren e djathe dhe syte e
femijeve kureshtar ndjekin flurudhen e refimit te tokes se saj, ku kishte
lindur dhe nuk e kishte pare qe diten kur kishte dale nuse me duvak e vaje.
Lotet, eh lotet i mekin zerat…Fytyra e Katrines eshte rrudhur nga dhimbjet, ku
atje ne dheun e ndare prehen shtate vellezerit e saj!
Figura e femres malsore eshte pershkruar nga
Lulash Palushaj me linja te holla, me ndjesi poetike dhe artistike, por edhe me
pathos te madh, per keto mbartese te shtigjeve te gjata, shpesh nen syte e
balleve te vrenjtura te zakoneve te ashpera, si vete hijet e nates. Shpirti i autorit
Palushaj, duket se eshte gatuar me duart e fort a te patosit kreshnik. Ai ne
asnje veper te tij nuk mund te dale nga kjo bote dhe ne magjen e ketij brumi
malesor ka dhimbje e dashuri, shprese e optimizem pozitiv, ndaj dhe darka ne
vatren malesore ka nje shije te embel shqiptare, ne drute e ndezura te bujarise
dhe mikpritjes.
Linja e pershkrimit te ngjarjeve
nga romancieri Palushaj, i perngjn nje treni qe ecen shpejt, por i duhet te
ndaloje ne stacionet e Malsise te marre pasagjere te rinje, qe me jeten, dramen
dhe dhimbjen e tyre e pasqyrojne vepren, duke i dhene mesazhit nje force
magjike ne fytyren e optimizmit dhe te mbijeteses.
Pikenisjen e jetes malsores, kesaj figure te
skalitur me dashuri nga dalta e shpirtit krijues te Lulash Nika Palushajt, e
capit ne nje kulle me emer te mire ne krahine, ne pragun ku lexohet emiri “Dul Gjeloshi”
Trajtimi i temes se femres ne jeten e
tradites dhe dokeve te vjetra te koheve te shkuara, nderkohe qe kane ndodhur
tranfromime rrenjesore, kerkon jo vetem nje guxim e pjekuri artistike, por edhe
maturi, talent e durim, ne menyre qe ti shpetosh plagjatures dhe interferimeve
te moderns, qe jane bere e drejte qytetare edhe ne Malsi, per ta paraqitur para
brezave qe vijne me nje realizem te plote dhe me kroje interesante, qe te
rrembejne te njomesh buzet e etura per vendin tend.
Kete besoj se Lulash Palushaj e ka
arritur. Pervoja e tij studiuse dhe hulumtuese, mbeshtetur edhe ne gojetarine e
popullit gjate takimve te tij me ta, ka qene nje arme per ti skalitur
personazhet dhe per te na i paraqitur triumfalisht me gjithe origjinalitetin e
tyre. Ne trenin e jetes malsore dhe shqiptare, Lulash Palushaj nuk eshte nje
pasagjer i rastesishem. Ai me vemendjen dhe perkushtimin e tij i perngjan nje
minatoi,y qe kur ne siperfaqe dallon nje xeheror, ai aty ndalet te zbuloje
minjeren e visareve te cmuara te kombit te tij.
Keto ishin disa nga impresionet e mia,
kur lexova romanin e Lulash Nika Palushajt “Malesorja e Bjeshkeve Tona”. Sigurisht, dhe
per kete jam i bindur se kur lexuesi do ta kete lexuar kete roman do te kete me
shume perjetime per ti shprehur me miq dhe krijues.
Le te jene keto shenime edhe si nje urim
per Lulashin dhe vellane e tij Shtjefnin, per konributin e shkolles shqipe ne
Detroit dhe per trajtesen e figures se femres malsore ne kete tete mars!
Detroit,
7-8 mars, dita e mesuesit dhe e nenave, 2013
http://www.albdreams.net/lisi-i-tamlit-dhe-i-zjarrit-ne-fisnikerine-e-shkrimtarit/