Izaura Ndoj
Dosja "Eposi i Kreshnikeve", me ne fund ka gjetur mbeshtetjen e specialisteve qe kane bere te mundur perfundimin e saj. Dosja e cila do te kandidoje ne UNESCO si kulture ne rrezik zhdukjeje ka gjetur miratimin e planeve te aktiviteteve. Eposi legjendar i Kreshnikeve, i perbere nga kenge te ndryshme epike, ku kenget kryesisht shoqerohen me lahute, eshte nje nga kryeveprat e trashegimise shpirterore qe eshte nominuar ne rrezik nga Komiteti i Trashegimise Shpirterore, ka theksuar Drejtori i Trashegimise Kulturore ne MTKRS, Olsi Lafe. Keshtu qe, pas mjaft diskutimesh dhe nje kohe te gjate pritjeje, plani i aktiviteteve qe do te mbahen per te mbajtur gjalle traditen e Eposit te Kreshnikeve, si nje trashegimi kulturore kombetare, qe tenton te futet edhe ne listen e trashegimive kulturore te UNESCO-s ka gjetur rrugen e duhur. Grupi i shqyrtimit te dosjes se Eposit te Kreshnikeve ka miratuar pas mbledhjes se fundit ne Ministrine e Kultures strategjine qe do te ndiqet per aktivitetet dhe plotesimin e dokumentacionit perkates te dosjes se Eposit. Nderkohe, grupi i shqyrtimit te dosjes se Eposit te Kreshnikeve, sipas drejtorit te Trashegimise Kulturore Olsi Lafe, ka shperndare punet ne institucionet qe do te merren me kompletimin e dosjeve. Ky grup pune ka vendosur dhe disa afate kohore, ku brenda nentorit cdo gje te jete gati per UNESCO, dhe ka bere nje marreveshje me Arkivin Qendror te Filmit per te bere te mundur realizimin e nje dokumentari ku ne fokus te jene traditat e Eposit te Kreshnikeve. Sipas grupit te punes dosja do te plotesohet brenda afatit te percaktuar, qe eshte shkurti i vitit 2012. Per te mbajtur gjalle Eposin i gjithe grupi i punes ka hedhur ide dhe eshte fokusuar edhe ne programet shtese qe do te futen ne tekstet shkollore, ne menyre qe nxenesit shqiptare te njihen me kete trashegimi kulturore shpirterore, qe duhet mbajtur gjalle sic eshte Eposi i Kreshnikeve por edhe dialekti gegerisht.
Grupi i punes
Prej disa muajsh ne MTKRS eshte ngritur grupi i punes qe do te pergatis perfundimisht dosjen mbi "Eposin e Kreshnikeve" ne UNESCO. Pas disa pezullimesh gjate muajve te kaluar grupi i punes perfundimisht po punon per te perfunduar kete dosje ne rrezik. Grupi i punes perbehet nga specialistet me te mire te kesaj fushe: studiuesi Zymer Neziri nga Kosova, studiuesi Shaban Sinani, Agron Xhangolli dhe Gjovalin Shkurtaj si perfaqesues te Qendres se Studimeve Albanologjike, Olsi Lafe si drejtor i Drejtorise se Trashegimise Kulturore ne MTKRS dhe Esat Ruka, si drejtori i Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorike.
Eposi i Kreshnikeve
Eposi i Kreshnikeve (ose Cikli i kreshnikeve) eshte nje epos legjendar i perbere nga kenge te ndryshme epike, ku kenget kryesisht shoqerohen me lahute. Zonat ku eposi kendohet jane te shumta ne Shqiperine e sotme. Mendohet se ai eshte i pranishem ne zonat si Malesia e Madhe, Dukagjin, Has e shume rrethe te tjera. Pervec territorit te Shqiperise, cikli kendohet edhe ne zonat e Kosoves, si Peje, Gjakove, Prizren, Decan, Rahovec e te tjere. Ne qender te ketij eposi, qendrojne dy vellezerit Muji dhe Halili. Ne epos tregohen historite e te dy vellezerve, si edhe ka edhe nje kenge ku perfshihet vajtimi i Ajkunes per birin e saj Omerin (aktualisht kenga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunes").