Nga Përparim Hysi
Erdh pranvera
Kur shoh pemët mbushur lule
E kuptoj se erdh pranvera
Për një çast pranë seç m'u ule
Mikja ime, Antonela !
Se kur shoh që pemët çelin
Zë përqas, afroi kujtimin
Edhe hiç nuk e mbaj shendin
Si nuk mbaj dot mallëngjimin.
S'mbaj mallëngjimin e një kohe
Tutje, sa viteve më parë!
Ndjej regëtimat e një "ohe!"
Të një kohë, mbushur mall.
Më mallëngjen malli i njëherës
Dhe më bëhet si tani
Është çudi, si pranverës
Unë harroj që jam pleqëri.
Rihen pemët...edhe stinët
Mu si pemët hap "lastar"
Pse më duket se bien thinjat
Në pranverë zë bëhem djalë.
7 mars 2013
Buzëqeshja jote
Buzëqesha jote, e ëmbël, femërore
Seç i thotë shpirtit tim rrebel
Më çon në kohëra rinore
Çapkënëshe më bën apel.
Buzëqeshja jote, e bardhë
E shpon errësirën pis
Çuditem që unë, flokbardhë
Errësirës dua të bëj "bizz".
Duket sikur errësirën e çaj
Me syrin që e kam bërë shpatë!
E çaj errësirë dhe pastaj
Vjen çasti i bukur, i mjaltë.
Kështu ndodh veç si përjetim
Se mushka kështu do drutë
Realiteti është pak si "jetim"
Se drutë e mia janë prerë shkurt.
Tjetër gjë është dëshira
Sa i ashpër që është realiteti!
Buzëqeshja a nuk është si "shtriga"
Që më fut në ngjasa kiameti?!!!
Dhe vërtet që kështu ndodh
Një buzëqeshje mëndjen më ngre
Shpirti im rrebel ç' u "lodh"
Duke ngrënë thana në SHën-ndre ...
10 mars 2013
Je ende e bukur
Për një mike
Je ende e bukur për t'u vyshkur
Të lutem, mposhte trishtimin !
Ke kohë që po rri mbyllur
Sikur po kërkon "përfundimin".
Dhimbja kuptohet: është e madhe!
Goditja e beftë : është e rëndë!
Oh, nuk jetohet tërë kohës në "alarme" !
Me miqtë, halli bëhet pëndë.
Nuk je as e para... por as e fundit
Që humbe mikun tënd të çmuar
Jepi fund trishtim përçudit
Ke kohë plot për të jetuar.
Jeto me kujtimin e shtrenjtë
Hidhi kujtimet në shkrime
Ti që ke ditur të mposhtësh rrufetë
S'ke si mbytesh në trishtime.
Vëre mikun tënd përballë
Dhe me të përmjet shkrimesh bisedo.
Ke parë, do të duket si i gjallë.
Trishtimin varrose! Jeto dhe mikun mos harro !
Tiranë, 11 mars 2013