Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka vendosur të informojë qytetarët virtualisht në një forme të re, jo nëpërmjet Facebook apo Twitter, por nëpërmjet krijimit të një uebfaqeje të personalizuar me domainwww.edirama.al.
“ Kjo faqe do të jetë një dritare më shumë për ndjekësit e rrugëtimit tim, mbase në një këndvështrim më pak formal. Po edhe një mundësi më shumë për mua që të ndjek mendimet tuaja”, shkruan Edi Rama ne blogun e tij.
Faqja është e ndërtuar thjesht dhe e përqendruar në disa rubrika kryesore si: Blog, Fjalime, Libra apo Programi që përfshin të dhëna të detajuara lidhur me programin e partisë që ai drejton.
Gjithashtu një rubrikë e rëndësishme është edhe “Më pyesni” që shërben si formë kontakti direkt me qytetarët.
BLOG
SULMI I VEMJEVE
- Postuar më: 10-03-2013 /
- 1 koment
Arbis Vjerdha, 37 vjeçar, i martuar me dy fëmije. Kampion i shumëfishtë kombëtar, si dhe fitues i shumë turneve ndërkombëtare në karate. Kampion botëror dhe europian në Kick Boxing. Shkodran. [...]lexo më shumë“Autostrada e Vdekjes” nën shi
- Postuar më: 09-03-2013 /
- 6 Komente
Kush udhëton në rrugën Fushë Krujë – Lezhë mund të shohë pa asnjë vështirësi një shëmbëlltyrë të rrënimit të vendit. Një projektim mizerabël. Një realizim edhe më mizerabel. Një mirëmbajtje [...]lexo më shumëNJE TJETER DRITARE MES NESH
- Postuar më: 08-03-2013 /
- 10 Komente
Përshëndetje. Kjo është faqja ime e rilindur. Këtu nuk do të ketë më tekste, foto apo video nga ato që gjenden në faqen e PS apo Facebook-un tim. Kjo faqe do të jetë një dritare më shumë për ndjekësit e rrugëtimit tim, mbase në një këndvështrim më pak formal. Po edhe një mundësi më shumë për mua që të ndjek mendimet tuaja. S’është e lehtë sepse do të më duhet t’ju mbaj vazhdimisht në lidhje duke shkruar enkas për këtë faqe. Ashtu siç do t’u duhet njerëzve të tjerë të ekipit të përgatisin e postojnë vijimësisht pamje ekskluzive nga rrugëtimi. Ndërkohë që unë hera herës do të ndaj me ju foto a video që më pëlqejnë, si kolazhi më poshtë nga fjalët e Sekretares Klinton për të drejtat e grave. Pas një debati të gjatë brenda ekipit u la kështu dhe kështu le të bëhet. Kalofshi mirë.
Gëzuar 8 Marsin!
09-03-2013