2013-03-15

Pellazgo-Spartanët, shqiptarët e sotëm.


Le t’i japim fjalёn poetit freng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “historia e Turqisё” botuar nё vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё shqiptarёve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr çlirimin e Greqisё”. (1) Mosmirёnjohёse.
Pёr tё vёrtetuar fjalёt e poetit freng marrim disa shembuj tё heroizmit tё popullit tonё:
-Leonida me 300 spartanё nё Termopila pёr afro 2500 vjet mё parё luftoi kundra persёve, deri sa u vranё tё gjithё.





Text Box: LEONIDA MBRETI I SPARTËS          
            Po kёshtu 185 vjet mё parё. Nё kёshtjellёn Frangokastello tё Kretёs u vendos komandanti legjendar Haxhi Mehmet Dalani i Konispolit me 800 luftёtarё Çamё po tё krahines sё Konispolit pёr kundra forcave turke. Njё luftё e ashpёr dhe e pabarabartё mes tymit e gjakut qё mbulonin ngado muret e Kёshtjellёs, shqiptarёt dёgjuan se mbetёn pa komandantin e tyre tё vrarё, por mohuan ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan deri te luftёtari i fundi”.  Pёr kёtё betejё shkrimtari grekё nobelist Niko Kazanzaqi shkruan librin: “Ja vdekje ja liri”, por emrin ja ndryshoi greku nga Mehmet nё Mihal.(2) Edhe Oso Kuka nё Vraninё me 30 trima Shkodranё nё luftё kundra malazezёve dhanё jetёn tё gjithё pёr atdhenё si luftёtarё trima.

            Ndёrsa nё qёndresёn heroike tё Adem Jasharit kundra sёrbo-pushtuesve, ky ktheu shtёpinё – kullё nё kala, jo me shokё luftetarё, po me familjen e tij luftёtare edhe me djalin 4 vjeçar dhe me plakun 96 vjeçar dhe familjarё tё afёrmё, mё 5 mars 1998. Pas tre ditё lufte tё pa ndёrprerё ra heroikisht Adem Jashari me 20 antarё tё familjes. Bien dёshmorё edhe 36 antarё tё tjerё tё familjes sё gjёre Jashari. Gjithsejtё 56 antarё tё familjes Jashari, prej moshёs 4 vjeç deri nё moshen 96 vjeç, u bёnё therror lirie. Kjo vatёr familjare u shndёrrua nё njё Tempull tё Lirisё e atdhedashurisё.  Po tё ekzistonte çmimi Nobel pёr luftёn i takon Adem Jasharit. Gazeta “Delo e Lubjanёs, shkruante se nё luftё me Adem Jasharin dhe familjen e madhe Jasharaj kishin mbetur tё vrarё mbi 72 pjesmarёs tё forcave sёrbe. (3).
            Tё kujtojmё bashkёkombasit tonё nё greqi, qё semito-egjyptianёt zeshkanё grekё, prej pellazgo-shqiptarёve e kanё jetёn. Kёtё e vёrteton Platoni: “Nё kёto luftra qё i admirojmё kaq shumё, kanё ndodhur gjёra qё nuk i nderojnё grekёt”. Vol. 2, f. 50.              M. Aref  thotё: “Platoni pranon lidhjen gjenetike midis grekёve dhe egjyptianёve, si dhe midis athimasve dhe deltёs sё Nilit Gadishullit Sinai”. “Shqipёria”, f. 32.

            Robert d’Angeli shkruan: “Greqia ka filluar tё njihet nga viti 1830 Grecia / Hellas dhe asnjёherё Perandoria Greke ose Helenike, gjithmonё Perandoria Bizantine”. f. 182
            Herodoti “indetifikoi spartianёt pellazgё zotёr nё Peloponez dhe anё e mbanё “greqisё”, “ishin tё parёt nё Greqi”. Sparta ёshtё mbretёria dhe qyteti mё i parё nё “Greqi” ata janё njerёzit mё trima. Leonida me treqind spartanё luftoi deri nё vdekje. Monumenti i ngritur aty ku ranё ata mbanё mbishkrimin: “Shko, shtegtar nё Lakedemoni i thuaj se kёtu ne ramё, duke iu bindur thirrjes sё tij” (4).

            “Nё betejat perso-“greke” u njohёm me “grekёt” qё tradhёtuan veten e tyre disa herё. Pellazgo spartanёt i dhanё fitoren “Greqisё”. Mё se njё herё vёmё re se historianёt, gjeografёt dhe shkrimtarёt “grekё” si Herodoti, Platoni, Tukididi etj., ngulnin kёmbё nё dallimin midis pellazgёve tё parё dhe rivalё tё tyre, “grekёve helenё”, tё ardhur mё vonё.
            Herodoti (I, 56) thotё se e gjithё “Greqia” quhej Pellazgji pёrpara mbёrritjes  (semito-egjiptasve) “grekё”. Eskili, perandoria pellazge pёrpara mbёritjes Danaos, kishte si kryeqitet Argosin (5).

            Robert Koheni pohon me siguri: “Duhet kujtuar se ata “greket” u futёn nё udhёn e pёrparimit vetёm kur u vunё nё zotёrim tё trashёgimisё pellazge parahelen, ... i kanё ripunuar nё kohёn e Pisitratit shek. VI para Krishtit rreth viteve 546-527). ... Qytetёrimi grek i mbivendosur ndaj atij tё Pellazgёve me shumё prurje semito–egjyptiane (gjuha, organizimi shoqёror, perёnditё dhe kultet)” (6). Nga shek. VII deri nё tё shek. IV “Greqia ndahej midis dy grupimeve tё mёdha, Dorёt dhe Jonёt rivaliteti i tё cileve ka zotёruar gjithё historinё e kohёs. Nё vitin 146 p. e. s. arriti kulmin ndёrmjej dy lidhjeve Akaia  dhe Etole, tё dyja palet thirrёn nё ndihme tё huajt, pёrfunduan duke i dhёnё “Greqisё” goditjen vdekjeprurёse. Me 146 p.e.s. u bё provincё romake me emrin Akaia.
            Kultura “greke” u shpёrnda duke u kthyer nё origjinё, njё pjes shkoi nё Egypt Aleksandri dhe pjesa tjetёr nё Smirnё (Izmirё). Ndёrsa pjesa mё e madhe e tyre qё u shpёrdanё ishin pellazgo-shqiptar qё u shkёmbien nё vitin 1923 shqiptarёt ortodokёs tё anadollit me shqiptarёt mysliman tё Çamёrisё.
            Robert d’ Angeli shkruan:  “... Nga zakonet e tyre, nga mёnyra pёr tё ndier e pёr tё menduar, shqiptarёt e ditёve tona pёrfaqёsojnё ende pellazgёt e kohёve tё lashta:  …Heraklidёt, kur braktisёn malёsitё e Epirit pёr tё shkuar nё Peloponez te vёllai, u prit nga vёllai. Kur njё pjesё e madhe tё Etruskёve, kryesisht Toskana nuk e ndienin veten tё sigurtё nё Itali, kapёrcyen kanalin e Otrantos dhe u vendosёn nё Epir, nё mes tё njё populli vёlla, duke mbushur vendet qё i kishin shkatёrruar masakrat dhe dёbimet e romakёve nёn urdhёrat e Paul Emilit. Provё e tretё. Kur trojanёt me Enean i cili mori dhe tё atin erdhi nё Italin qёndrore. Pritёsit dhe imigrantёt e njihnin njёri tjetrin si vёllezёr”(7).

            Sparta: shteti qё nuk ka ndryshuar. Njё shtet ushtarak aristokratik.
            Sparta ndodhet nё lartёsinё e Luginёs sё Eurotas. Homeri i ka kёnduar pёr pjellorinё e kёsaj lugine. Edhe sot aty rritet njё popullsi e shkathёt. Sparta ishte dikur shteti mё i fuqishёm pellazg, forca e saj qёndronte tek ledhet mbrojtёs. Sepse Sparta s’kishte tё tyllё – por te guximi dhe uniteti i qytetarёve. Nёse pyesje njё Spartan, pёrse qyteti s’ka mure mbrojtёs si gjithё tё tjerёt, tё pёrgjigjej me krenari: “Kraharorёt e qytetarёve janё ledhet mbrojtёse tё qytetit tonё”.
            “Bujaria e natyrёs do tё kishte mundur tё zbuste spartanёt, nёse ata s’do kishin dy ilaçe. I pari Tajgetet, vargmali madhёshtor qё hijeronte mbi tё gjithё Lakedemoninё. Ilaçi i dytё ishin ligjet e tmerrshme spartane”(8).


Termopilet
 
            Likurgu I dha ligjet Spartёs, Dragoni i dha Athinёs ligje aq tё ashpra, sa u quajtёn: DRAGONIANE dhe Soloni dha ligje tё buta; nё tё gjitha rastet legjislacioni ishte nё favor tё klasave tё ulta”. Ligjet dhe organizimi shoqёror i Spartёs kishin si qёllim tё krijonin njё popull tё fuqishёm luftёtarёsh. Nuk ishte shteti nё shёrbim tё qytetarit, por qytetari nё shёrbim tё shtetit. Shteti pregatiste tё rinjtё spartanё, qysh ditёn qё lindnin. Kur lindёte njё fёmijё, prindёrit ua paraqitnin fuksionarёve, tё cilёt gjikonin nёse trupi i porsa tё lindurve i pёrligjte mundimet qё kёrkonte edukimi i tij; nё se jo, foshnja braktisej nё Teiget.
            Kjo lidhet me mitologjin pellazge, vjen nga Kroni, babai i Zeusit i cili kastronte sakatёt.
            Kur mbush 7 vjeç, nga frika se mos prishej nё karakter, fёmija hiqej nga prindёrit. Edukimin e tij e merte nё dorё shteti. Fёmijёt grupoheshin nёn urdhёrat e djelmoshave shumё tё shkathёt. Çdo ditё, ushtroheshin nё luftim, nё notin, nё vrapimё, nё hedhjen e shtizёs dhe nё sporte, tё tjerёt i pregatisnin pёr luftё. Sa po u paraqitej rasti, burrat i shtinin tё rinjtё tё luftonin mes tyre. Ata duhej tё stёrviteshin pёr tё duruar dhimbjen, urine dhe tё ftohtit, pa mё tё voglin ankim. Nuk vishnin kepucё, qё tё forconin kёmbёt; duhej tё notonin nё Eurotas nё çdo ditё tё vitit; nuk ishin mё ngrohёt nё dimёr se sa nё verё. Mё vonё i çonin pёrpara altarit tё Artemisё, ku luftonin gjersa gjakoseshin; shumё spartanё vdisnin nёn kamxhik pa lёshuar asnjё ankim. Djelmoshat merrnin shpesh njё ushqim pёr tё zbutur urinё. Ai qё kapej me fajin e vjedhjes rrihej, - jo nga qё kishte vjedhur, po pse e kishte lёnё veten qё ta kapnin. Kjo metodё edukimi, qё nё pamjen e parё dukej e kotё, donte t’u mёsonte tё rinjёve dredhitё, cilёsi qё mund t’u duheshin kur ishin duke luftuar.   

            Njё anekdodё mjaft e njohur tregon tё mirёn e edukimit spartan. Njё djalosh kishte vjedhur njё dhelpёr. Duke parё qё po afrohej dikush, e fshehu dhelprёn nёn xhaketё. Dhelpra filloi tё kafshonte dhe i çau barkun. Vjedhja u zbulua kur djaloshi vdiq.

            Edukimi intelektual i tё rinjёve spartanё pёrfshinte pak gjё me lexim e shkrim. Mёsonin sidomos “tё thoshnin shumё gjёra me pak fjalё”. Ky lloi stili quhet “lakonik”. Kemi shumё shёmbuj tё famshёm tё pёrgjigjeve lakonike. Njё athinas qё deshi tё bёnte shaka me shpatat shumё tё shkurtёra spartanё, dёgjoi t’i pёrgjigjeshin: “Ato janё shumё tё gjata pёr tё mbёrritur gjer te armiqtё tanё”. Filipi i Maqedonisё qё donte tё nёnshtronte gjith vendin, i tha njё ditё ambasadorit tё spartёs: Nё se hyj nё Spartё, s’do tё lё gur nё kёmbe. Nё se! – iu pёrgjigj ambasadori, shkurt.

            Njёzet vjeçarin spartanёt e çmonin tё aftё pёr tё mbajtur armёt. Shёrbimi ushtarak mbaronte nё moshёn 60 vjeç. Djemtё e rinj edukoheshin nё grupe; po ashtu burrat jetonin nё çadra, nё grupe prej 15 ushtarёsh. Burri i martuar, i pёrkiste shtetit, para se t’i pёrkiste familjes. Jetonin sё bashku nё kampe me çadra, aty hanin ushqimin. E famshmja “çorbё e zezё” pёrbehej nga dhjamё, gjak, uthull dhe kripё.


            Tё gjitha veprimet e spartanёve pёrmblidheshin nё njё pikё: Tё ishin tё gatshёm pёr luftё! Qyteti i tyre qe njё kamp ushtarak. Qejfet e tyre ishin tё natyrёs ushtarake. E vetmja zbavitje e lejueshme ishe gjuetija.

            Njё stёrvitje po kaq tё ashpёr ua benin kёmbёsorёve mё tё mirё. Kur gjёmonte trompeta e luftёs, ushtria spartane, e pёrbёrё nga ushtarё – qytetarё tё armatosur rёndё, hoplitё, ecnin pёrpara me radhё tё shtёrnguara, nёn tingujt e fyejve. Hoplitet (fshatar) ishin tё armatosur me ushta dhe me shpata beteje shumё tё rёnda. 


Mbanin kaske, pancir, kofshore, dhe fshiheshin mbas njё mburoje tё madhe bronzi. Radhitja nё betejё bёhej sipas fallangave me thellёsi 8 deri nё 12 rreshta. Ky formacion ishte i vёshtirё tё thyhej; ndёrkaq i mungonte zhdёrvjelltёsia dhe lёvizshmёria nё sulm kёto cilёsi gjёndeshin tё kёmbёsoria e lehtё, e pёrbёrё nga periekё (zanatçinj, hilotё (gjysёm skllevёr tё lidhur me tokёn) etj. Ata mbanin shpata dhe njёmburoje tё lehte. Duhej pritur lufta e Peloponezit pёr t’u dukur kalorsia nё ushtrinё spartane.

            Edhe vajzave spartane, pёr t’i pёrgatitur rolin e nёnёs, u jepej njё edukim i ashpёr, pёr t’i forcuar. Ato mernin pjesё nё ndeshje sportive e ua besonin fёmjёt mendeshave. Ata i nderonin kёto nёna me krenari fisnike. Kur nisnin djemtё nё betejё, u zgjatnin mburojen dhe u thoshnin: “O me tё, o mbi tё”“Fito ose vdis”!  Nё tё vёrtetё ishte zakon spartan qё, pas betejёs, i shtrinte tё vrarёt mbi mburoja, pёr t’i nxjerrё nga fusha e betejёs. Njё spartan qё largohej para armikut, ishte i ç’nderuar pёr gjithmonё. Po ashtu, ai qё kthehej i gjallё pas njё dёshtimi, fitonte pёrbuzjen e tё gjithёve (7).

            Bota s’ka njohur kurrё nenё si nenat spartane – mbase me pёrjashtim tё matronave tё famshme romake. Njё ditё, njё lajmёtar, i tha njё spartaneje qё djali i kishte vdekur nё fushёn e betejёs; fjala e parё e nёnёs qe: “a e solli fitoren?” Lajmёtari pohoi dhe ajo vazhdoi: “Jam e lumtur! Gjithmonё kam ditur se kam lindur njё tё vdekshёm”. Njё tjetёr spartane, kur mёsoi se i kishin vdekur tё pesё djemtё, “Vrapoi nё tempul pёr tё falenderuar zotat qё u kishte dhёnё djemёve lumturinё e vdekjes pёr Atdheun.
            Gratё e Spartane ishin nёna tё admirueshme. Nё spartё femra ishte mё e vlerёsuar dhe mё e lire se nё shumё shtete tё tjera “greke”.  (9)
            Mbreti ishte njё primus inters pares, (i parё mes tё barabartёve). Sparta ishte i vetmi shtet pellazg qё kishte mbajtur monarkinё, nё fakt ishte njё republikё aristokratike. Mbreti ishte kryekomandant i ushtrisё. Qeverisja e vendit ishte nё dorёn e njё kёshilli prtej 30 antarёsh, i zgjedhur nga Asambleja e popullit. Organi mё i lartё i shtetit aristokratik ishte eforati – “mbikёqyrёsi” – ishin pesё mё tё drejta mё tё mёdha, tё zgjedhur nga asambleja. Spartanёt janё njё nga popujt mё konservatorё qё njeh historia. Nё mesin e shtetёve pellazge tё Ballkanit tё Jugut, Spatra ishte njё relikё e kohrave tё lashta.

            Cilёt kanё qёnё heronjt e Termopilave dhe kush i tradhёtoi ata? Le tё shohim historianin helenist Karl Grimberg “Historia botёrore dhe qytetёrimi” vol. II, bot.2003, f.43.
            Kserksi mbreti i persёve, nё pranverё tё vitit 480 para Krishtit dёrgoi nё Spartё emisarёt, pёr t’iu kёrkuar tё gjithё shteteve tё ujit dhe tё tokёs qё tё nёnshkruanin nёnshtrimin. Spartanёt iu pёrgjigjёn: “Do t’i kini, hajde merrni”. Dhe emisarёt i hodhёn nё njё pus.


            Prijёsi Spartan Leonida zuri vend me 5000 kёmbёsorё tё krahinave pёr rreth dhe 300 spartanё. Kserski arriti nё vend, i dёrgoi Leonidёs njё lajmёtar me anё tё cilit e urdhёron tё dorёzonin armёt. Spartanёt iu pёrgjigjёn me thjeshtsi: “Eja t’i marrёsh”. Kur iu thanё spartanёve se persёt ishin aq shumё, sa shigjetat e tyre do tё nxinin qiellin, njёri prej ushtareve tha: “Aq mё mirё, do tё luftojmё nё hije”. Herodoti e pёrshkruan kёshtu sulmin: “Kserksi la tё iknin katёr dite, duke pritur nё çdo çast qё armiku t’ia mbathte. Ditёn e pestё, me qё ata s’po ia kthenin shpinёn, por dukeshin mjaft tё vendosur pёr tё qёndruar, atёherё mbreti i dёrgoi kundёr tyre medёt dhe kisienёt u kishte thёnё t’ia sillnin mbrojtёsit tё gjallё. ... 



Pas medёve qё nuk fituan dёrgon repartin e “tё pavdekshmit. Beteja zgjati dy dite, spartanёt nuk u mposhtёn. Atёherё Kserksi gjeti njё tradhtar grek, tё gashёm pёr t’i udhёhequr nё njё shteg qё u binte pёr qark termopilave pёr t’i dalё nga mbrapa, emri i grekut quhet Efialt udhёhoqi 10.000 tё pavdekshёm persё


Nё agim arritёn nё njё qafё tё mbrojtur nga 1000 forca “greke” prej Foside. Kjo qafё ishte e thepisur dhe e lehtё pёr t’u mbrojtur. Por Fosidasit nuk e kryen detyrёn. Ata ja kishin kёputur gjumit dhe morrёn arratinё. Dezertimi i tyre i dёnoi me vdekje mbrojtёsit e Termopilave, sepse persёt mundёn t’i sulmonin nga pas. Gjurmuesit njoftuan Leonidёn se sё shpejti sulmoheshin nga tё dy krahёt. Spartanёt mblodhen njё kёshill lufte. Lonida nisi ata qё donin tё largoheshin. Ai vetё me 300 sprtanё dhe 1100 boetianё (pellazgё) qёndruan nё vendet ku ishin.

            Spartanёt, tё sulmuar pёrballё dhe nё shpinё, luftuan gjer nё vdekje. Asgjё tё habitshme s’ka nё kёtё gjё: spartani qё ikёn pёrballё armikut, sipas ligjit tё vendit tё tyre quhet i turpёruar. Mё vonё spartanёt ngritёn njё monument pёr vёllezёrit e vrarё nё Termopile. “O kalimtar, shko thuaj nё Lakedenoni qё djemt e saj janё vrarё, duke qёndruar besnikё nё vendet e tyre.

            “Sparta ishte tipi i shoqёrise aristokratike dhe prej kёtij fakti, u bё ideali i klasёs drejtuese nё tё gjithё shtetet “greke”, dhe veçanёrisht nё Athinё. Historiani Ksenofon dhe filozofi Platon e vlerёsonin shoqёrinё spartane si pёrkryerjen mё tё fundit”.  Kur flitet pёr Spartёn, flitet pёr pellazgёt dhe shqiptarёt e sotёm.
            Beteja e dytё e tradhёtuar nga “grekёt”. Gjenerali Posania mbreti i Spartёs kishte nёn komandё tё gjitha forcat e grumbulluara “greke” ishin nё avantazh nё numur mё shumё se forcat perse. Por persёt kishin kalorsinё tё shkёlqyer.
            Ushtria e Peloponezit filloi marshimin drejt Boetisё dhe u pёrqundrua nё Plate dhe nё Tebё, ku ishte njё teren i pёrshtashёm pёr veprimet e kalorsisё. “Grekёt” ishin vendosur nёn komanden e Posanias, mbretit tё Spartёs. Ishte njё gjeneral kompetentё, i njohur pёr gjakftohtёsi nё situata nga mё dёshpёrueset. Efektivat “greke” afroheshin me ato perse. Madje disa historianё mendojnё qё “grkёt” kishin avantazh nё numur, por nuk kishin kavaleri, kurse perset kishin trupa tё shkёlqyera kalorёsish.

            “Grekeёt e humbёn drejtpeshimin dhe lanё fush betejёn nga frika duke tradhёtuar pёr herё tё dytё, duke e lёnё qёndrёn nё fatin e vet. U gjёnden para persёve vetёm njё e treta e efektivit dhe kёta ishin vetёm spartanёt! 


Aziatikёt u lёshuan nё luftёn trup me trup, por nuk mundёn tё depёrtonin nё radhёn e kёmbёsorisё spartane; vetё komandanti i forcave persiane duke u pёrpjekur tё ribashkonte trupat e veta, u vra. Vdekja e tij qe pёr persёt sinjali i arratisё. Udhёheqёsi i vrarё beteja e pёrfunduar.

            Fituesit i priste nё fushёn e betejёs njё pasuri e pabesueshme preje. Pausania hodhi nё dorё sasi tё medha ari dhe argjendi. Kёto thesare i ndau me fituesit. Platoni thotё: “Nё kёto luftёra qё admirojmё kaq shumё, kanё ndodhur gjёra qё nuk i nderojnё grekёt”. (10).

            M. Aref citon: “Nё lidhje me Thalosokracinё d’Aruba de Jubainvil thotё: Marina kaq e pёrmendur e grekёve ishte vetёm njё vijimёsi e marinёs se pellazgёve, tё ndёshkuar nga shpartallimi pёr tё mbetur nё harresё” (?)  Kur orakulli i Pitisё u pyet pёr mbrojtjen e Athinёs, tha: “Do ta shpёtonin muret prej druri”. Nёn kuptohet flota. Po kjo fllote i dha goditjen shkatёrruese persёve nё Salaminё nё 478 p.e.s. (7).             Viçenzino Dukas Angeli Vaccaro veçojmё: “Arbёreshi i Kalabrisё Papa Antonio Belushi raportoj nё Komisionin e Komuniteteve Europiane pёr diskriminimin qё bёn shtetit grek ndaj popullatёs dominuese shqiptare nё greqi. Po sjellim kundёrpёrgjigjen qё mbajti politika greke:
            1. Qёndrimi i Partisё “Nea Demokracia”: “Nuk ekziston problemi i gjuhёs shqipe nё Greqi ashtu si nuk ekzistojnё fshatra me origjinё shqiptare ...”.
            2. Qёndrimi i Partisё “Pasok”:  “Kush nuk flet gjuhёn tonё (greke), nuk ёshtё pjesё e racёs tonё dhe e kombit tonё”.
            3. Qёndrimi i ministrisё sё kulturёs: “Nuk ekziston dhe nuk duhet tё ekzistojё asnjё mёsimdhёnie nё gjuhёn shqipe, sepse ajo nuk ekziston nё territorin grek”.
            4. Qёndrimi i gazetёs periodike, “Anti” nё Atthinё: “Pakicat gjuhёsore nё greqi si arvanitasit, vllahёt, pomahёt (bullgarёt) nuk pretendojnё asnjё tё drejtё. Nё Greqi ka vetёm grekё” (11).
            Kontraditat dhe aroganca e qeveris greke dhe e palamentarёve tё saj, pёrgjigjen do ta marrin nga: “SHOQATA E QENDRЁS STUDIMORE PELLAZGJIKE NЁ TIRANЁ” dhe nga Prof. Dr. Mathieu Aref nё Sorbonё, Francё. Historia nuk mund tё injorohet.

Referenca:
1. Lamartini “Historia e Turqisё” viti 1848.
2. R. Bebo “Artikuj e ngjarje” bot 20012 f. 160.
3. Halit Mehmetaj, “Komandanti legjendar...” gazeta Illyria 3-12-2009, f. 52.
4. Edwin Jacques “Shqiptarёt bot 1995, f. 54.
5. Matieu Aref “Shqipёria”, bot 2007, f. 32.
6. Matieu Aref “shqipёria”, bot  2007, f. 44, 46, 48.
7. Robert d’ Angeli, “Enigma”, bot. 1998, f. 185, 187.
8. Karl Grimberg, “Historia Botёrore...” bot. 203, vol. 1, bot 203, f. 306, 309.
9. Karl Grimberg,     “          “                “         vol, 2,  bot. 2003, f. 46, 50.
10. Mathieu Aref, “Shqipёria”, bot. 2007, f. 248.
11. Vicenco  Dukas, Flori press, 3 mars 2013.

Rasim  Bebo  Addison  Çikago  mars  2013.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...