Izaura Ndoj
"Eposi i Kreshnikeve", e cila eshte cilesuar nga ekspertet si kulture ne rrezik zhdukjeje, ka ngelur ne vend numero, pas nje sere reagimesh. Projekti, i cili nisi tre vjet me pare, dosja "Eposi i Kreshnikeve", ne mbrojtje te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Edukim, Shkence dhe Kulture UNESCO, ka gati tre vjet qe po ecen ne zhvillime te ngadalesuara. Sipas Drejtorit te Trashegimise Kulturore ne MTKRS, Olsi Lafe: "Shqiperia dhe grupi i specialisteve qe pergatit dosjen, kishte planifikuar qe dosjen "Eposi i Kreshnikeve" ta prezantonte brenda marsit te ketij viti, gje qe nuk u finalizua per shkak te bashkepunimit me MTKRS-ne e Kosoves". Ndersa Zymer Neziri, keshilltar shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtines, njekohesisht edhe njeri nder iniciuesit e projektit, ka thene per mediat kosovare: "Projekti eshte dyvjecar, dhe puna ne terren dihet se eshte e veshtire. Ne po i gjurmojme pikat e hulumtimit, i konkretizojme ato dhe me pas kalojme ne fazen e incizimit te materialit", - tregon Neziri. Sipas tij, gjithcka per aplikimin ne UNESCO, do te jete gati ne gjashte mujorin e pare te vitit 2014, 4 vjet pasi gjithcka filloi.
Reagimi
"Eposi legjendar i Kreshnikeve, i perbere nga kenge te ndryshme epike, ku kenget kryesisht shoqerohen me lahute, eshte nje nga kryeveprat e trashegimise shpirterore qe eshte nominuar ne rrezik, nga Komiteti i Trashegimise Shpirterore", - ka theksuar Drejtori i Trashegimise Kulturore ne MTKRS, Olsi Lafe. Keshtu qe, pas mjaft diskutimesh dhe nje kohe te gjate pritjeje, plani i aktiviteteve qe do te mbahen per te mbajtur gjalle traditen e "Eposit te Kreshnikeve', si nje trashegimi kulturore kombetare, qe tenton te futet edhe ne listen e trashegimive kulturore te UNESCO-s, nuk ka gjetur akoma rrugen e duhur. Per te mbajtur gjalle Eposin, i gjithe grupi i punes ka hedhur ide dhe eshte fokusuar edhe ne programet shtese qe do te futen ne tekstet shkollore, ne menyre qe nxenesit shqiptare te njihen me kete trashegimi kulturore shpirterore, qe duhet mbajtur gjalle, sic eshte "Eposi i Kreshnikeve", por edhe dialekti gegerisht.
Eposi i Kreshnikeve
"Eposi i Kreshnikeve" (ose "Cikli i Kreshnikeve"), eshte nje epos legjendar, i perbere nga kenge te ndryshme epike, ku kenget kryesisht shoqerohen me lahute. Zonat ku eposi kendohet, jane te shumta ne Shqiperine e sotme. Mendohet se ai eshte i pranishem ne zonat si Malesia e Madhe, Dukagjin, Has e shume rrethe te tjera. Pervec territorit te Shqiperise, cikli kendohet edhe ne zonat e Kosoves, si Peje, Gjakove, Prizren, Decan, Rahovec e te tjere. Ne qender te ketij eposi, qendrojne dy vellezerit Muji dhe Halili. Ne epos tregohen historite e te dy vellezerve, si edhe ka edhe nje kenge ku perfshihet vajtimi i Ajkunes per birin e saj, Omerin (aktualisht, kenga "Ajkuna qan Omerin", ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunes").