Studentët e Universitetit të Prishtinës, nëpërmjet një përformance kanë paraqitur shqetësimin e tyre lidhur me mosintegrimin dhe mosliberalizimit të vizave. Këtë ia shprehën kryediplomates evropiane, baroshës Catherine Ashton, përmes një pankarte me të cilën i dolën para, derisa ajo po largohej nga Qeveria e Kosovës.
Ata ishin pak në numër, ngase sipas tyre nuk deshëm që kjo të shndërrohet në protestë, por nuk dihet nëse Ashton i pa ata sepse ajo ishte brenda në veturën e saj.
Naim Ramizi nga ky grup i studentëve ka thënë se me këtë pankartë po ja shpjegojnë asaj se i gjithë rajoni po integrohet përveç Kosovës.
“Me anë të kësaj përformance kemi dashur të paraqesim gjendjen e Kosovës karshi shteteve të tjera përreth, tu fillu nga ajo që të gjitha shtetet e rajonit kanë përfituar nga liberalizimi i vizave dhe lëvizjes së lirë në Evropë, Kosova është vendi i vetëm që nuk po e gëzon këtë të drejtë. Ne si studentë në këtë mënyrë kemi deshtë të shprehim pakënaqësitë në lidhje me mosintegirmin dhe mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kemi parë të arsyeshme që gjatë vizitës së baroneshës Ashton të dalim me këtë performancë ku siç po shihet në mënyrën tonë e kemi shprehur Kosovën, dhe vendet e rajonit lëvizin lirë nëpër Evropë, e ne fatkeqësisht jemi ku jemi”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Ramizi ka thënë se mosintegrimi i Kosovës nuk është problemë politikë, e jo pse nuk janë përmbushur standardet.
Ata kanë thënë se kosovarët nuk duhet të integrohen jo vetëm pse duan por sepse e meritojnë.
“Jo vetëm se duam por edhe e meritojmë, ne ishim viktimë e luftës së fundit dhe kish me qenë mirë që ne të parët ta gëzojmë këtë integrim. Jo pse kërkohen kushte që Kosova nuk i plotëson, ne e dimë që kriminaliteti në shtetet e rajonit ëhstë ndoshta edhe më i madh se Kosovë, korrupsioni i njëjtë po ata tashmë kanë përfituar nga kjo. Ky është problemë politikë, nuk ka të bëjë me kushtet që kërkohen nga BE-ja apo standardet e saj”, ka thënë ai.
Studentët me pankartën e tyre ishin jashtë objektit të Qeverisë, për të mos shkelur rregullat. Ata ishin nga fakultete të ndryshe.
Europianët nuk kanë pranuar që zyrtarë të LDK’së të marrin pjesë në takimin e liderëve politikë me Shefen e diplomacisë europiane, Catherine Ashton, raporton gazetari i Gazetës Express.
Ata kanë thënë se në takim janë ftuar vetëm liderët politikë, e jo zyrtarë të rangut më të ulët, duke refuzuar kështu që Ismet Beqiri ta përfaqësojë LDK’në në këtë takim.
Isa Mustafa, sipas njoftimeve të partisë së tij, e kishte të pamundur që të jetë në këtë takim, pasi aktualisht ndodhet në një vizitë në Bruksel.
Ndërkohë, gazetarëve që po e përcjellin takimin e Baroneshës me liderët politikë, u është drejtuar Vjosa Osmani, deputete e LDK’së. Ajo ka sqaruar se pse nuk janë zyrtarët e partisë së saj në takim, derisa ka dhënë mbështetjen e plotë të LDK’së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit...
......
“Vizita e baroneshës Ashton është një mesazh i fuqishëm për progresin e arritur në Kosovë për zotimin e mbështetjes së plotë të BE-së për të arriturat në Kosovë dhe për bashkëpunimin tonë të ngushtë me BE-në”, ka thënë Thaçi pas takimit me Ashton.
Kryeministri Thaçi dhe liderët opozitarë i kanë shprehur edhe njëherë baroneshës Ashton, qëllimin dhe vizionin e Republikës së Kosovës për të ardhmen evropiane dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.
Ata kanë ripërsëritur se çdo zgjidhje në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të bëhet brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.
“Shprehëm konkludimin e përbashkët se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore duhet të vazhdojë në suaza të respektimit të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe të standardeve evropiane”, ka nënvizuar Thaçi.
Kryeministri i vendit ritheksoi se bisedimet janë në fazat e fundit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi në një fazë të fundit për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e plotë të gjendjes në veri, për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë”, ka thënë Thaçi pas takimit.
I pyetur për qëndrimin e Ashton rreth deklaratave kontraverze të Nikoliqit, Thaçi ka thënë se këto deklarata janë ‘befasi edhe për Brukselin`.
Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar takimin si një përpjekje të fundit për zgjidhjet e duhura në mënyrë që të gjendet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
I pyetur nëse baronesha Ashton ka vendosur kushte apo presion për palën kosovare, Haradinaj ka thënë:
“Takimi është vazhdimësi e përpjekjeve për të gjetur zgjidhje adekuate në kuadër të legjislacionit dhe kushtetutës së Kosovë. Nuk ka zgjidhje jashtë pakos së Ahtisaarit. Nuk ka kushte të caktuara dhe as presion”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.
Menjëherë pas takimeve me krerët me të lartë shtetit dhe liderët opozitarë, baronesha Ashton, menjëherë, është nisur për në Beograd, ku do të takojë krerët institucional të Serbisë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takuan Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baroneshën Catherine Ashton.
Në takim morën pjesë edhe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku dhe koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Blerim Shala.
Presidentja Jahjaga, e vlerësoi vizitën e zonjës Ashton të rëndësishme meqë kontribuon në kuptimin e rëndësisë së procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, i cili për synim ka normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Presidentja Jahjaga theksoi se i ka dhënë mbështetje dialogut si e vetmja zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin.
Ajo theksoi se procesi i dialogut nuk ka hapur çështje të tjera që lidhen me statusin ose ato që mund të rrënojnë të arriturat e përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare, dhe vlerësoi se marrëveshjet e arritura deri tash janë një bazë e mirë për lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në procesin e dialogut e përkushtuar për të përmirësuar pozitën e komunitetit serb në Kosovë dhe për t’i integruar ata në jetën institucionale dhe politike të Kosovës. Ajo tha se duhet të jemi të pakompromisë në insistimin tonë që qeveria e Serbisë duhet të shpërbëjë strukturat e saj ilegale dhe paralele në komunat në veri të territorit të Kosovës, sepse ato po mbajnë peng jetën e qytetarëve serbë.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka treguar se është konstruktive dhe fleksibile brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të saj dhe tha se është me rëndësi arritja e marrëveshjeve që mund të zbatohen me sukses.
Ajo theksoi se i jep mbështetje të plotë procesit të dialogut dhe tha se me rëndësi është që të arrihen zgjidhje afatgjata e përfundimtare që nuk do të cenojnë funksionalitetin e Kosovës.
Presidentja Jahjaga theksoi se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës nuk mund të negociohen dhe nuk ka kthim prapa. Ajo tha se Kosova dëshiron që të konsolidojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe që të përafrohen më shumë me BE-në.
Presidentja Jahjaga theksoi se me rëndësi është që Kosova të marrë sinjale pozitive nga BE-ja, posaçërisht në procesin e liberalizimit të vizave dhe atë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Ashton, theksoi rëndësinë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve dhe vlerësoi konstruktivitetin e palëve në këtë proces.
Ajo tha se është arritur një përparim i dukshëm në dialog dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura......
Baronesha Katherin Ashton ka filluar takimin me liderët e partive politike kosovare në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë po marrin pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ndërkaq, pakicat po përfaqësohen nga Slobodan Petroviq që udhëheq liberalët serb dhe Mahir Yagcilar.
Aty nuk janë prezent lideri i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa i cili gjendet në Bruksel dhe Albin Kurti i Vetëvendosjes. Këta të fundit më herët kanë paralajmëruar se se nuk do të marrin pjesë në këtë takim pasi që kundërshtojnë dialogun në mes Kosovës e Serbisë.
------------------------------------
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme e siguri, Katherin Ashton, ka filluar sot rreth orës 9 të mëngjesit takimin me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Ky takim që po mbahet në Presidencën e Kosovës ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm të meieve, ndonëse ato nuk u lejuan as të marrin pamje e të fotografojnë treshen.
Më pas, baronesha Ashton do të takohet me liderët e partive politike kosovare. Mospjesëmarrjen në këtë takim e kishte paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje.
Pas këtyre takimeve nuk janë planifikuar deklarata për medie, por vetëm komunikata për shtyp.
Ndërkaq, ende nuk është e sigurt nëse ndërmjetësuesja e BE-së në dialogun në mes Kosovës e Serbisë do të udhëtoi për në Beograd.
Zyrtarët në Bruksel thonë me kusht anonimiteti se varet nga rezultati i bisedimeve në Prishtinë, nëse Ashton do të vizitoi edhe kryeqytetin e Serbisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton, e cila vizitoi Kosovën.
Pas takimit në Zyrën e Kryeministrit, kryeministri Thaçi dhe baronesha Ashton kanë pasur një takim të përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga, ndërsa më pas kanë takuar liderët e partive politike.
Pas takimeve, kryeministri Thaçi ka pasur një paraqitje para medieve.
Gjeni më poshtë të plotë fjalën e kryeministrit Thaçi para medieve:
Vizita sot e baroneshës Ashton në Republikën e Kosovës është një mesazh i fuqishëm për progresin e arritur në Kosovë, për zotimin e mbështetjes së plotë të BE-së për të arriturat në Kosovë, për bashkëpunimin tonë të ngushtë sot dhe në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, ne shprehëm përsëri në mënyrë unike qëndrimet tona, qëllimet tona, vizionin tonë, për të ardhmen e sigurt të Kosovën të evropiane, për t’u anëtarësuar në NATO, Bashkim Evropian, për ndërtimin e Kosovës së re demokratike, multietnike dhe evropiane.
Sot kam zhvilluar tri takime rresht me baroneshën Ashton, një takim në kryeministri, pastaj me presidenten dhe tash me liderët politikë të partive të ndryshme politike të Kosovës, pozitë dhe opozitë, por edhe të liderëve të etnive të ndryshme, pra të profileve të ndryshme politike.
Ishte konkludim i përbashkët se procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, në suaza të respektimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, të standardeve evropiane.
Në të njëjtën kohë dua të theksoj se në këtë moment jemi në një fazë të fillimit të fundit për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e plotë të gjendjes në veri, që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave ilegale të sigurisë, fillimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës, pastaj të organizohen zgjedhjet lokale edhe në ato katër komuna në veri, në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, si dhe më pas të formohet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, gjithmonë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, pa asnjë mandat legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.
Kështu që mbesim me optimizëm se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Takimi tjetër në mes të dy kryeministrave do të ndodh me datën 20 të këtij muaji. Presim që edhe Beogradi të jetë më pragmatik në qasjen e vet, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Kosovës, sepse ky proces është i pakthyeshëm, do të ndodh, Serbia duhet ta njeh realitetin e Kosovës. Është edhe fillimi i njohjes de juro për Republikën e Kosovës nga Serbia, ndërsa ne duhet të fokusohemi në kuadër të kompetencave, Kushtetutës, Ligjeve të Kosovës, që t’iu mundësojmë jetë më të mirë, më të sigurt, qytetarëve tanë në veri, që të ndodhin edhe investime socio-ekonomike, të ndryshojmë jetën e tyre për të mirë, të integrohen në jetën institucionale dhe shoqërore, edhe në nivelin lokal edhe në nivelin qendror. Mbes me shpresë dhe optimizëm se diçka e tillë do të ndodh.
Në të njëjtën kohë kemi diskutuar edhe për periudhat kohore të implementimit të marrëveshjes që mund të arrihet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për rolin që do ta ketë edhe NATO, KFOR-i, gjithashtu edhe EULEX-i bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe mundësinë e krijimit të rrethanave lehtësuese, ndihmuese, nga Beogradi por edhe vendet tjera të rajonit dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Ajo që është shumë me rëndësi është se Bashkimi Evropian edhe vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës, që janë 22, dhe pesë të tjera që ende janë në proces të njohjes, janë unik në mbështetje të angazhimeve tona të përbashkëta për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi.
Pyetje:
A ka pas ndonjë kërkesë më specifike nga baronesha Ashton? Dhe në fund të këtij procesi a pritni ndonjë marrëveshje të shkruar?
A ka pas ndonjë kërkesë më specifike nga baronesha Ashton? Dhe në fund të këtij procesi a pritni ndonjë marrëveshje të shkruar?
Kryeministri Thaçi:
Ne presim marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, respektohen të gjitha gjuhët që praktikohen dhe gjuhët që janë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ndërsa, mendoj që gjërat duhet të lëvizin më shpejt, dhe jemi të interesuar që të jenë në nivel edhe më cilësor.
Ne presim marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, respektohen të gjitha gjuhët që praktikohen dhe gjuhët që janë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ndërsa, mendoj që gjërat duhet të lëvizin më shpejt, dhe jemi të interesuar që të jenë në nivel edhe më cilësor.
Çdokush sot e sheh se progresi po ndodh hap pas hapi. Kanë qenë probleme të grumbulluara një shekullore, për këto tek veriu kanë qenë të grumbulluara 13-14 vitet e fundit. Atje për herë të parë po fillon së funksionuar shteti ligjor, i drejtuar kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve. Andaj unë pres që gjërat të lëvizin më shpejt drejt arritjes së një marrëveshje politike, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, që do të jenë me nënshkrimin e delegacioneve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me garancën e plotë të Bashkimit Evropian, baroneshës Ashton, periudhat kohore të implementimit dhe mekanizmat implementues. Në të njëjtën kohë ju e dini se ky proces e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së. Dje kam diskutuar edhe me zotin Reeker dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.
Pyetje:
Kryeministër, a keni kërkuar sqarim nga baronesha Ashton për deklaratat e Nikoliqit?
Kryeministër, a keni kërkuar sqarim nga baronesha Ashton për deklaratat e Nikoliqit?
Kryeministri Thaçi:
Ka qenë befasi edhe për Brukselin, edhe për Prishtinë edhe për Beogradin se çka ka deklaruar presidenti Nikoliq. Ne nuk i themi Beogradit të dorëzohet, por të jetë më pragmatik. Sepse tek e fundit nuk ka çfarë të dorëzohet, Kosova është vend sovran, dhe është i pavarur dhe përgjegjësitë për shtetin tonë i marrim ne. Me Beogradin gjithçka ka përfunduar më 10 qershor 1999, sa i përket lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Por kemi obligim të ndërtojmë raporte të fqinjësisë së mirë, të normalizimit të marrëdhënieve, raporte të standardeve evropiane, prandaj në këtë drejtim mendoj se Beogradi duhet të jetë më pragmatik dhe të tërhiqet apo shkëputet nga politika tradicionale e së kaluarës, dhe të punoj sipas standardeve dhe vlerave evropiane.
Ka qenë befasi edhe për Brukselin, edhe për Prishtinë edhe për Beogradin se çka ka deklaruar presidenti Nikoliq. Ne nuk i themi Beogradit të dorëzohet, por të jetë më pragmatik. Sepse tek e fundit nuk ka çfarë të dorëzohet, Kosova është vend sovran, dhe është i pavarur dhe përgjegjësitë për shtetin tonë i marrim ne. Me Beogradin gjithçka ka përfunduar më 10 qershor 1999, sa i përket lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Por kemi obligim të ndërtojmë raporte të fqinjësisë së mirë, të normalizimit të marrëdhënieve, raporte të standardeve evropiane, prandaj në këtë drejtim mendoj se Beogradi duhet të jetë më pragmatik dhe të tërhiqet apo shkëputet nga politika tradicionale e së kaluarës, dhe të punoj sipas standardeve dhe vlerave evropiane.