…Ti nderojme me shume malesoret!
BAMIRESIA ESHTE VEPER APOSTOLIKE
ZEF PERGEGA
Bamiresia eshte veper apostolike. Thellesi e bekimit ne
qiellin e perendise. Ajo lindi me njeriun per jetuar si manifest ne fytyren dhe
shqisat e tij, per te rrjedhur ne arteriet e gjakut, per te ushqyer njeriun ne
nevoje, sic ushqehet besimtari me korpin e Shelbuesit.
Bamiresia eshte veper e madherueshme, qe tregon pasqyren e
arte te shpirtit njerezor, boten e qenesishme te rodit te banorit te tokes.
Bamiresia apo sic quhet ndryshe humanizmi i ka te njejta ne shkelqim rrezet si
ato te diellit. Bamiresia me frymen e saj e bashkon qiellin me token.
Kur je ne atdhe, pra kur mengjezet i cel me hapat e tu dhe
mbremjet i mbyll me shpinen e diellit, jeta kalon si prrenjt e vershueshem ose
e thene ndryshe si shiu i pa perfillshem. Atdheun edhe mund ta shkelesh me
indiferencen tende…por kur je larg ne mergim atdheu eshte super dhimja. Te
gjithe miradinat e botes ti kesh ne kopshtin tend, kur te mungon atdheu te
mungon gjithcka, ndaj dhe humanizmi, bamiresia dhe nevoja e njeri-tjetrit eshte
si nevoja per ajrin.
Ne grigjen e kishes katolike te Shen-Palit dhe te asaj “Zonja
Pajtore” ne Detroit, kam pare ate qe as nuk me shkonte kurre ndermend. Kur
qellon te futesh neper paretet e bamiresise se antareve te shoqates “Malesi e Madhe” tek porta e thesareve te
galerise se saj, do te takosh jo vetem nje malesor, por shume prej tyre.
Malesoret jane njerez fisnike, bujare, te bute, te qete,
krenar, te bardhe ne shpirt, te ndjeshem dhe te aryeshem, kalores te humanizmit
dhe vlerave njerezore. Ne fakt malesoret ne Amerike jane kurora me vezulluese,
ku shendrisin traditat tone te vyera, zakoni i odes se burrave, kenga dhe
ciftelia, lahuta dhe mrizi i zanave, logu i bjeshkeve dhe vallja e nuseve, aty
ku demostrohet trimeria dhe nderimi, aty ku shfaqet, si ne nje legjende
madheshtia e eposit, flaka e flamurit dhe fytyra e shqiptari ne nje Shqiperi ne
miniature. Pa malesoret e Malesise se Madhe nuk do te guxonim ti thonim vetes
shqiptar. Se shqiptar nuk do te thote se ke emrin dhe vendlindjen ne pasaporte,
por shqiptar je kur e prezanton veten si te tille me menyren shqiptare.
Per cdo rast njeriu e ka patur deren hapur nga malesoret. Nje
lajm eshte thene dhe ndihma nuk ka munguar. Nuk kane pyetur malesoret a eshte
nga veriu apo nga jugu, a eshte katolik apo musliman, por me dore te bekuar ata
vetem kane dhene. Malesoret e Malesise se Madhe kane bere ate qe nuk e ben nje
shtet. Shtatoret e Nana Terezes, permendoren e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti,
12 milion dollare per ngritjen e kishave, 1, 5 milion ne ndihme te Kosoves,
disa mijra dollare per te semure te ndryshem, 600 mije dollare vetem per Malesine,
mijra dollare per studetat dhe per gjuhen shqipe ne universitete. Kur njeriu
meson per keto shifra te medha bamiresise mund te pyes veten:
-Po keto malesoret jetojne ne pallate perrallore ta lara me
are dhe me sherbetore?! Jo vella i dashur, ata punojne naten e punojne diten,
shkojne me ore te tera dhe kthehen ne mbremje te sigurojne jeten e familjes. Ka
vuajtje te medha, por bamiresia i tyre eshte hyjnore dhe zoti u kthen me
dhurata te shenjta.
A i nderojme ne malesoret ashtu sic ata e meritojne?! A
i respektojme ne malesoret sic na respektojne
ata ne ?! Mendoj se jo. Madje ne nje menyre apo nje tjeter e keq perdorim
bujarine e tyre.
Ditet e fundit kryetari i shoqates atdhetare Malesia e Madhe, Pashko Gjokaj organizoi
nje takim me antaret e saj dhe aktivistat e komunitetit per ndihma ndaj
familjeve ne nevoje ne vendlindje ne Malesi. Nuk erdhen shume njerez. E nderuan
kete takim shoqata “Dukagjini” e “Kastrati”, kur ka 35 te tilla, pati 3-4
kosovare e dy mirditor, asnje…tjeter. U mbodhen ne pak minuta 23 mije dollare.
Kisha shtroi nje darke falas.
Malesoret jane fetar te dedikuar. Ata, te paren gje pas si
bejne kryq nderojne te tjeret. Bamiresia e tyre eshte veper apostolike. Le te perulemi
me respekt para tyre dhe te meditojme.
Shoqata Malsia e Madhe eshte kryeshoqata ne Detroit. Ajo eshte atdhetare dhe
demokratike e vetmja qe deri tani ka bere zgjedhje te lira dhe te hapura ne
prani te gazetareve dhe mediave te
komunitetit.
Shqiptareve nen Mal te Zi, Shqiperia ua ka kthyer shpinen,
Kosova nuk ua ve veshin dhe nuk po i mban premtimet, megjithese nga malesoret e
Amerikes veshen uniformen e UCK-se dhe shkuan ne frontin e pare te llogoreve te
luftes. Mali i Zi projekton asimilimin dhe ne Shkoder ta ve kufirin… Ne asnje
tubim butaforik partiak dhe elektoral ne thirrjet per Shqiperi Etnike, teritori
dhe shqiptaret e Malesise se Madhe nuk vjen ne pytje!
Te harrosh apo te nencmosh vepren e malesoreve te Malesise se
Madhe i ke vene balte karakterit dhe lirise se shqiptarit.