2013-03-10

Shpat Kasapi: Nuk ka shans të bashkohem me Afërditën


hpat Kasapi ka reaguar sërish në lidhje me ndarjen nga modelja e njohur Afërdita Dreshaj. Kështu këngëtari i njohur ka mohuar lajmet se mamaja e tij, Gjylymsere Kasapi, profesoreshë në universitet, ka nxitur ndarjen, pasi nuk duronte fjalët që përfliteshin për Afërditën.

“Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita dhe jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër dhe nuk dëshiroj të flas më shumë, thjesht nuk na shkonte,” ka thënë Shpati, i cili thekson se nuk ka shanse për ribashkim.

Por në të kundërt, miq të afërm të Shpatit megjithatë thonë se ata mund të kthehen bashkë, pasi Shpati është shumë i dashuruar me Afërditën edhe pse ajo e ka keqpërdorur besimin e të fejuarit. Nga ana e saj vetë modelja nuk është prononcuar.








Një nga lajmet më të bujshme nga bota e showbiz-it shqiptar është ndarja e Shpat Kasapit me modelen Afërdita Dreshaj.



Vetë Shpat Kasapi ka deklaruar se ai e ka ndarë Afërditën, duke theksuar se nuk ka shanse për ribashkim.
“Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita dhe jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër dhe nuk dëshiroj të flas më shumë, thjesht nuk na shkonte,” ka thënë Shpati.


Sipas Panorama Plus, në fakt përflitet se mamaja e Shpatit, Gjylymsere Kasapi, profesoreshë në universitet, ka nxitur ndarjen, pasi nuk duronte fjalët që përfliteshin për Afërditën.


Miq të afërm të Shpatit megjithatë thonë se ata mund të kthehen bashkë, pasi Shpati është shumë i dashuruar me Afërditën, por ajo e ka keqpërdorur mirësinë e të fejuarit.


Afërdita nuk është prononcuar, duke thënë se do flasë në kohën e përshtatshme.

https://www.youtube.com/watch?v=ZqeuH6XFmmw

Lajmi i publikuar nëpër media lidhur me fotot e Afërdita Dreshaj, e cila ndodhej në një ballkon e shoqëruar nga Leonardo DiCaprio, ka reaguar Shpat Kasapi në një emision radiofonik.


Sipas Shpat Kasapit, Leonardo DiCaprio është mik i tij dhe i të fejuarës së tij Afërdita Dreshaj. “Leonardon e njoh dhe unë. E kemi mik. Kemi pirë kafe bashkë. Afërdita ka qenë në grup bashkë me modelen Tika Ivezaj. Kushdo që të kishte qenë në vend të Afërditës, do të fotografohej prej paparacëve, sepse Leo është shumë i famshëm”, mësohet të ketë cituar këngëtari.


Ndërsa vetë Afërdita e ka mohuar të ketë lidhje me Leonardo DiCaprion dhe ka thënë se janë thjesht miq.
Ndërsa në mediat e huaja flitet se Leonardo DiCaprio nuk është më në listën e meshkujve 'single', pasi është fotografuar me një bionde misterioze në Miami...e cila nuk është tjetërkush veçse bukuroshja shqiptare e Kosovës, Afërdita Dreshaj.


'Daily Mail' thotë se fanset e Leos mund të qetësohen, pasi Dreshaj, e cila është edhe mbretëresha e bukurisë së Kosovës, finaliste në Mis Universit për vitin 2011 është vetëm një mikeshë e tij dhe asgjë më shumë. Leo, i cili u nda nga modelja e Victoria's Secrets, Erin Heatherton, vitin e shkuar, është fotografuar me bukuroshen shqiptare.


Dreshaj, nga ana e saj, tha për “E! News” se ajo dhe DiCaprio janë vetëm miq. Pasi dështoi në kandidaturat për Oscar, me rolin e Djangos, Leonardo duket se po kalon disa ditë pushimi pranë bregdetit.
Në fotografitë e publikuara së fundmi, Leonardo duket i relaksuar në ballkonin e apartamentit ku po qëndron krah Afërditës, si dhe duke pushuar me miqtë e tij.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...