2013-03-16

Drilon Pulaj :Fushatë për “Zonjat e zgjuara”


Gongje Bojaxhiu, Elena Gjika, Qerime Radisheva (Shote Galica), Marie Shllaku, Mbretëresha Teuta e shumë femra të tjera qenë simboli i kohës kur ato udhëhiqnin e krijonin gjatë periudhave të ndyshme në gjithë shqiptarinë. Me qëllim të rifreskimit të kujtesës dhe ngritjes së vetëdijes rreth rolit të femrës në shoqërinë tonë, foto-artistja Nita Zeqiri në bashkëpunim me “DardaMedia”, ka organizuar fushatën “Zonja të zgjuara”. Kjo fushatë do të përdoret për të realizuar një dokumentar për të cilin organizatorja Nita Zeqiri thotë se të gjitha femrat do të kenë mundësi të shkruajnë thëniet e tyre në përgjithësi për jetën, të cilat vendosen në një kuti dhe të gjitha këto dëshira-kërkesa do të përdoren si pjesë e fushatës për frymëzimin e femrave. “Rastësisht kam parë një dokumentar për Elena Gjikën, punën dhe veprimtarinë e saj dhe nga aty fillova të informohem për më shumë femra të tjera prej të cilave jam inspiruar” ka thënë Zeqiri.

Nuk hezitonin femrat të cilat kalonin në sheshin “Nënë Tereza”, për t`u informuar me këtë organizim, të cilat interesoheshin dhe shkruanin letrën e tyre për dëshirat apo pengesat që i përjetojnë në përgjithësi. Elmira Rakaj, rastësiht duke kaluar pa se diçka po flitet për femrën, ajo u ndal për t’u informuar dhe për gazetën tha se kjo fushatë po i pëlqen, ngase flitet për gjininë, e cila e konsideron ajo, që pak po i jepet hapësirë. “Mendoj se kjo kampanjë duhet vazhdimisht të jetë prezente tek qytetarët, kontribuova sipas mundësisë dhe kërkesës së organizimit me dëshirën më të madhe, duhet që ne femrat të mos anashkalohemi për çdo aspekt” u shpreh Elmira Rakaj.

Ndërsa organizatorja, Nita Zeqiri përveç qëllimit të organizimit tha se femrat në mënyrë anonime mund të shkuajnë mendimet e tyre duke marrë parasysh hezitimet e ndryshme ku zakonisht ndodh të jenë apo mos jenë publike mendimet dhe dëshirat e femrave në përgjithësi. “Duke menduar për këtë kampanjë, u kujtova që puna jonë, ta quajmë femërore, sa pak përmendet në jetë”, shtoi Zeqiri.

Kjo fushatë do të jetë prezente gradualisht dhe deri në përfundim të një dokumentari për rolin e femrës në përgjithësi, e cila siç thotë Zeqiri, duhet të jetë prezente në çdo mes shoqëror dhe të mos anashkalohet.

Fushata u shoqërua me thënie të grave të fuqishme dhe revolucionare, të cilat u vendosën nga organizatorët me shprehje si: Marie Kraja tha: “Këngëtareve të reja iu rekomandoj ta përzgjedhin repertoarin që iu përshtatet më së miri e jo ate që ka efekte të menjëhershme”, kurse përzgjedhja e shumë thënieve të Nënës Terezë ishte: “Jeta është një shans, kape. Jeta është bukuri, adhuroje. Jeta është bekim, shijoje. Jeta është ëndërr, bëje realitet”.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...