Shkruan Prof.dr. Hivzi Muharremi
Studim libri
Prof.dr. Ferid Hudhri: Enciklopedia “Shqiptaret në artin botëror”, botues: Botimet Albanologjike, Tiranë, 2012.
Enciklopedia “Shqiptarët në artin Botëror”, autorit Prof. Dr. Ferid Hudhri e cila kohë më parë doli nga shtypi, paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm në historiografinë e arteve pamore shqiptare. Është vepër monumentale me një vëllim të 479 faqe, me mbi 1250 autorë në 871 zëra dhe artikuj, të ilustruar me 1112 vepra arti.
Një nderim i veçantë i takon Z Selim Pacollit i cili krijoi mundësin e daljës në dritë të Enciklopedisë, si dhe Mabetexin, Banken Ekonomike dhe Interalbanian.
Për mbarshtrimin e plotë të kësaj teme mjaftë komplekse dhe vëllimore, autori është dashur të ndërmer hulumtime rreth grumbullimit të materialeve nëpër muze, galeri, arkiva, bibloteka të ndryshme në shumë vende të botës, të shfrytëzoj koleksionet private brenda dhe jashtë vendit, si dhe t’i ndjek në mënyrë të vëmendshme ankandet nga shitjet e veprave të artit. Pra, me këto kërkime, autori grumbulloi të dhëna të bollshme për fillimin e përpilimit të një Enciklopedie të artit botëror me tema shqiptare. ku i përjetësoi imazhet, motivet, portretet e personaliteteve më të ndritshme të kombit tonë të cilët me punën dhe aktivitet e tyre atdhetare dhanë tërë atë që posedonin, shumica nga ata u bënë prijetar ëmbëlematik të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, E madhja Nënë Tereze, Mbreti Zog, Fan Noli, Ali Pashë Tepelena, Gjergj Fishta e shumë e shume emra të tjerë që janë realizuar nga peneli i krijuesëve botëror e që janë përfshirë në Enciklopedin e autorit Hudhri.
Nga materiali i tubuar nga të gjitha fushat e artit të cilat preken në bazë të kapitujve përkatësisht në bazë ta alfabetit autori ia arrinë që t’i sistemoj në bazë të drejtimeve që i përkisnin autorët duke iu theksuar karakteristikat më qenësore të atyre tabllove-veprave, nga gjinit e ndryshme artistike. Gjithnjë duke u shërbyer me metodologjinë e punës komporative, analitike e sintetike, rreth trajtimit të krijimtarisë së autorëve të cilët për një kohë të shkurtër apo më të gjatë kanë qendruar dhe vepruar në qendra të ndryshme të etnisë shqiptare. Me qindra e qindra emra të spikatur të artit botëror janë të përfshirë në bazë të alfabetit enciklopedik ku trajtonin motive, imazhe nga fotografitë artistike të peizazheve piktoreske, veshjeve- kostumeve të vendbanimeve te ndryshme shqiptare, vispamjeve të jashtzakonshme të lokaliteteve, duke filluar nga ato pleneriste e deri në ato të portreteve në teknika dhe stile të ndryshme trajtimi. Andaj, ky boshëllëk që ishte evidente në historiografinë tonë me veprat e autorëve europian dhe botëror gradualisht filloi të përfitoi një fizionomi krejtë më ndryshe, dhe padyshim sot, deri në një masë e përplotëson atë, në të cilen dominonte ikonografia kishtare- e ikonave dhe afreskave apo të arabeskave e ornamenteve floreale të stilit oriental. Apo siç thotë autori për këtë paralelizëm në mes të artit europian dhe asaj lindor: “ Ky boshëllëk që ishte krijuar prej disa shekujsh nga mungesa e artisëve vendor u plotësua prej veprave të tyre, si dhe nga skicimet e udhëtarëve të ndryshëm që vinin nga Përendimi”. Pra, i tërë ky spekter i fushave të ndryshme kreative është pjesë përbërse e Enciklopedisë “Shqiptarët në artin botëror” të autorit dr. Ferid Hudhrit, i cili ka bërë përpjekjet sizifiane jo vetëm në grumbullimin e materialit të nduarnduart nga shumë qendra të krijuesëve të cilët u morën me çështjen e shqiptarëve në aspektin e arteve pamore, duke i përjetëuar çështjet më kruciale artistike si në aspektin psikologjik të karaktereve të përsonaliteteve më të shquara që nga rilindasit e deri në ato më të vonshme të periudhës socrealiste në Shqipëri.
Kronologjia prezantuese e teksteve fillon me renditjen alfabetike të autorëve e të artikujve, nga numri impozant i tyre me riprodhime autori është përcaktuar vetëm për emrat më të dëshmuar në artet pamore europiane dhe botërore.
Një kapitull i vecantë ku do të trajtohën tema të nduarnduarta me motive dhe tematikë, padyshim janë qendrat-vendbanimet ku kanë jetuar dhe krijuar Arvanitët, të cilët që nga mesjeta, nga shekujt XII-XIV kanë qenë të vendosur në Thesali, Peloponez dhe në vende te tjera të Greqisë. Pjesa dërmuese e artistëve arvanitas për shkak të kushteve dhe rrethanave ekzistuese në atë kohë janë detyruar që nismat e para të artit t’i përvetësojnë në vende të tjera të Europës, përkatësisht jashta Greqisë. Emra këta, më vonë jo vetëm që do t’i trajtonin temat e ndryshme me motive nga Shqipëria, por njëherit do jenë edhe pionier të shumë drejtimeve moderne në artin bashkëkohor grek. Fjala është për Polikron Lebesin dhe Nikola Vokon, dy piktor më të mëdhenjë të artit modern në Greqi.
Autori në mes të tjerash për këtë kapitull thotë: “ ... Gjatë shekullit XX artistët arvanitas vihen në krye të rrymave bashkëkohore, krahas krijuesëve vendas. Megjithëse të larguar nga dheu mëmë në një periudhë edhe më të largët se arbreshët, disa prej këtyre piktorëve, krahas motiveve të vjela nga jeta në dheun e ri, kur nuk hoqën dorë nga disa motive historike dhe ekzistenciale që vinin nga Shqipëria, sic është portreti i Skënderbeut, Gjin Bue Shpatës apo figura të tjera të njohura që ishin pjesë e kujtesës historike.”
Vepra “Banja turke’, autorit Dominik Engër, përfaqësuesi më i rëndësishëm, pas Davidit i drejtimit të neoklasicizmit në bazë të autorit Hudhëri zbulohet si vepër e koleksionistit shqiptar Halil Bej. Vepër kjo, e cila padyshim, paraqet manifestin e vërtet të artit klasik, dhe hynë në historinë e artit botëror si kryevepër e Engrit. Kjo vepër spikatë në ambientet e mrekullueshme të Luvrit.
Peizazhisti më i madh francez, i cili njihet me tabllo të mrekullueshme pleneriste, veprat e të cilit janë të ekspozuara në ambientet e shumë muzeumeve botërore. Në mesin e tyre spikasin edhe dy vepra me tematikë shqiptare, e që ndodhën në ambientet e dy muzeve më të mëdha europiane e botërore, njëra në Muzeun e Luvrit në Paris dhe tjetra në Muzeun e Bruklinit në Nju-Jork. Tabloja “Albanian girl”, e ekspozuar në muzeun amerikan është vepra më e mirë. Vepra tjeter e rëndësishe e Koros është “Haideja”, e njohur si bija e Ali Pashë Tepelënës. Gjithashtu spikasin edhe vizatimet me motive nga Vlora 1688, si dhe “Grua epirote”, 1688.
Ndërsa vend me rëndësi autori në enciklopedi ia përkushton Mery Edith Durham, një intelektuale e shquar angleze, mikeshë e madhe shqiptare, e cila ishte etnografe, piktore dhe publiciste. Gjatë qëndrimit të saj në Ballkan ka botuar një numër të madh të librave, e vecanërisht me një theks të vecantë i është qasur ambienteve të nënqiellit shqiptar. Në opusin e saj vecohen një numër i madh i motiveve dhe imazheve shqiptare të realizuara në vizatime, akuarele si dhe në shumë fotografi artistike. Figura malësoresh, veshje kombëtare, peizazhe etj. Është laureate e “Urdhërit të Skenderbeut”, nga mbreti Zog.
Një meritë e madhe e autorit është zbulimi i materialeve të shumta me motive shqiptare që padyshim, pjesën më të madhe të jetës ia ka përkushtuar piktori Paja Jovonoviq, vecmas me tema: “Vallja e shpatave”, “ “Mësimi i ciftelisë”, 1890, “Luftëtar shqiptar” 1890, “Shqiptari me shqiponjë” 1890, (koleksion privat), “Roja shqiptare” (koleksion privat), “Shqiptari duke pirë duhan, “Lufta e gjelave” 1897, (Muzeu Popullor-Beograd), “Dueli” (Kolekcioni privat), e shumë e shumë vepra të tjera. Jovanoviqi ka pas rast në Shkodër të takohet me piktorin shqiptar Kolë Indromenon, e atë gjatë udhëtimit të tij në zonat e veriut të shqipërisë, ku lindin me dhjetëra e dhjetëra kompozime me kostume dhe personalitete shqiptare.
Një krijues tjetër me famë botërore, përfaqësuesi i denjë i ekspresionizmit, piktori austriak Oskar Kokoshka ka pas rast të njihet me artin shqiptar, e vecmas në Londër kur është shoqëruar dhe bashkarisht kanë pikturuar me piktorin Castin Saraci, i cili kishte shërbyer si konsull i Mbretërisë Shqiptare në Britani. Kokoshka e pikturon portretin e Saracit në vitin 1958 në Londër, dhe të njejtin e ekspozon. Portreti është pikturuar në frymën e introduktit ekspresiv. (Është pronë e një koleksionisti nga Londra).
Me një theks të vecantë autori i trajton udhëtimet e Eduard Lear-it nëpër Shqipëri, atë spekter të peizazheve autori e përcjellë edhe me shkrime në ditarin e tij, që rregullisht me përpikëri shenonte momente më interesante që përjetonte në një ambient krejt më ndryshe dhe më të vecantë për shpirtin e tij. Është piktor unikat me një ndërmarje të tillë studimore, ku nga numër i madh i tablove spikatë “Mali i Tomorit”.
Një anglez tjetër i cili e vazhdon rrugën e autorëve më të hershëm të shtetasve të tij, në trajtim të motiveve, portreteve apo vispamjeve shqiptare, përkatësisht veshjeve me kostume shqiptare, vecohet emri i Thomas Fhillips-it. Famën e vet më të madhe si piktor e arrin me kompozicionin “Bajroni me kostum shqiptar”.
Një krijues tjetër me famë botërore, piktori më i madh i pikturës franceze të shekullit XVII Nikolla Pousen me admirim të madh e ka realizuar kompozicionin “Shpetimi i Pirros së vogël”, Muzeu i Luvrit Paris, si dhe vizatimi me të njejtin motiv , vepër pronë e Koleksionit Mbretëor të Mbretëreshës Elizabeta II, në Angli.
Nga shkrimet e shumta të Enciklopedisë, padyshim dominojnë autorët e të gjitha fushave dhe gjinive artistike që burim frymëzimi e kanë pas personalitetin më të shquar të historisë sonë kombëtare, shëmbëlltyrën e Skënderbeut, apo sic thotë autori: ... imazhi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut është përjetësuar në qindra vizatime, gravura, litografi, tablo, statuja dhe monumente që ndodhen në muze, kështjella, galeri, sheshe qytetesh apo koleksione të ndryshme private.
Gjithashtu edhe një përsonalitete tjetër e Madhe Shqiptare ka zënë vend në tablotë dhe krijimet e shumta të krijuesëve pamor si të atyre vendor, po ashtu edhe të atyre europian, Figura e humanistes së madhe Gonxhe Bojaxhiut- Nëna Tereze.
Gjithashtu edhe kapitulli Veshjet shqiptare në studiot e artistëve zë një vend të rëndësishëm në zërat e Enciklopedisë Shqiptarët në artin botëror të autorit Hudhri.
Enciklopedia përfundon me indeksin e autorëve që pasqyrohen në artikuj apo zërat e autorëve të tjerë dhe me Listen e veprave të artit.
Në fund do thënë autori, studiusi Prof.dr. Ferid Hudhri në mënyrë brilante e ka kurorëzuar punën e tij dyzetvjeqare duke na sjellë një vepër që lirisht mund ta quajm vepër shekullore, antologjike, që me devocion dhe në mënyrë pasionante ka punuar pandërprerë deri në zbardhjen përfundimtare të kësaj enciklopedie. Në aspektin shkencor autori ka shfrytëzuar metodat analitike, komporative dhe sintetike, por gjithnjë mendimet e tija kanë qenë përfundimtare dhe të prera për çdo kapitull të trajtuar në enciklopedin Shqiptarët në artin botëror.