2013-03-10

Edita Kuçi Ukaj: Jo edukimit fetar në shkolla publike


image


Edita Kuçi-Ukaj


Tentimi i Qeverisë së Kosovës për futjen e edukatës fetare ne shkolla parainiversitare, është një përpjekje e pamenduar dhe shumë e rrezikshme në kontekstin e gjendjes nëpër të cilën jetojmë si shtet i brishtë dhe si komb me tendosje të brendshme. Kjo është një përpjekje klandestine e qeverisë, e cila pa ndonjë debat publik, ashtu siç ndodh në shoqëritë perëndimore, vendos për një çështje kaq madhore për vendin. Kosova është një shtet shumë i ri, andaj prioritet e saj nuk janë debatet ndërfetare, por forcimi i shtetit, që t’i jepet fizionomia reale shtetit. Ne kemi nevoje më shumë për zbatimin e ligjeve dhe për një sistem shkollor funksional. Në këtë aspekt, e fundit do të ishte në listën e gjatë të sfidave për krijimin e një shteti funksional, edukimi fetar, i cili është një formulim krejtësisht i pakuptimtë. Po, çka kuptohet me edukim fetar? A din kush se çka do të thotë kjo, përveç se një përpjekje e qarqeve ekstreme islamike, në krye me Partinë e Drejtësisë dhe përkrahur nga Parta Demokratike, që duan ta destabilizojnë shoqërinë nga brenda.

Unë që jam rritur dhe shkolluar në Perëndim, këtë frazë nuk e kam dëgjuar të përdorët ndokund në shtet normale. Kjo për faktin se edukimin fetar, nuk duhet ta jap shkolla, por familja, kishat, xhamia, sinagoga dhe objektet tjera fetare. Kjo është përpjekje fundamentaliste dhe aspak në kuadër të nevojave për arsimimin e shoqërisë.

Duke qenë e rritur dhe shkolluar ne Suedi, kam mësuar lëndën religjion, si lëndë në të cilën mësohen të gjitha fetë botërore, duke ja filluar nga feja e parë, Hinduismi, pastaj Budizmi dhe fetë monitoiste Judaizmi, Krishterimi – katolicizmi, ortodoksizmi, protestanizmi, Islami- sunni dhe shia, dhe duke përfunduar me sektet e ndryshme të mëvonshme. Ky model është informues dhe jep të dhëna të mjaftueshme mbi normat dhe parimet e feve, por nuk e edukon nxënësin sesi duhet femra të mbulohet në moshë të njomë, apo pse vetëm kjo fe na qenka e pastër?

Unë, ashtu sikurse çdo i edukuar në sistemin suedez, ndjehem shume e prelivigjuar në këtë shoqëri shqiptare, ngase kemi dituri solide për të gjitha religjionet botërore. E për këtë, duhet të falënderohet sistemi shkollor suedez, i cili ju jap gjeneratave të tëra informacion të pa indoktrinuar dhe llojllojshmëri, nëpërmjet teksteve profesionale dhe natyrisht nëpërmjet pedagogëve të arsimuar në lëndën e religjionit.

Është shqetësuese lejimi i edukimit fetar nëpër shkolla shqipe në Kosovë. Askush nuk e din se si është e paramenduar ky edukim, kur dihet se tendencat për ta fut fenë në shkolla në mënyrë klandestine, vinë në mënyrë të njëanshme nga qarqet islame në Kosovë, për të cilën nuk pajtohen katolikët, protestant dhe shumë qytetarë agnostik e të tjerë në Kosovë. Kosova nuk ka pedagogë të arsimuar në lëndë tjera, e le më në këtë fushë. Nëse futen hoxhallarët a priftërinjtë në shkolla, kjo do ta lëndonte rëndë arsimin në Kosovë dhe do të krijonte tensione të paparashikuara, kur dihet fakti se shoqëria e Kosovës është heterogjene fetarisht dhe me një histori specifike. Pra, shqetësimi tjetër ndërlidhet me faktin se jemi komb i rrallë që përfaqësohem ne tri fe. Si do të edukon këta të rinj dhe ku do të mbetet kombi? A do të provokohet urrejtja ndërfetare mes shqiptarëve me këtë veprim qyqar të qeverisë? Mendja më thotë se po. Ne jemi duke krijuar një shtet të ri dhe çdo ditë e më shume e shohim se çfarë rreziku ka tek ne nga problemet e identitetit shqiptar dhe atë fetarë.

Prandaj, ne nuk jemi të gatshëm për këtë edukim fetar, siç po kërkohet, sepse as që ka pasur fare debat publikë, e as nuk ka dhe nuk do të ketë Kosova pedagogë në këtë fushë së paku për disa vite. Sipas Kushtetutës së Kosovës, ne jemi shtet laik dhe për çfarë arsye do të lejonte Qeveria e Kosovës mbajtjen e lëndës fetare nëpër shkolla, në të cilën hoxhallarët do t’ i edukonin fëmijët mysliman, ndërsa katolikët, protestant dhe të tjerët do ta refuzonin një gjë të tillë? Kjo nuk i ngjan shtetit laik, por një shtetit religjiozë, themelet e së cilit mund të rrënohen keq. Kosova nuk duhet të ketë dilema në rrugëtimet e saj drejtë oskidentit, ndryshe, e ardhmja e tij nuk do të jetë prosperuese.

Filozofia paqësore e Ibrahim Rugovë



Edita Kuçi-Ukaj

Në Ballkanin e trazuar, me një të kaluar historike të është karakterizuar nga marrëdhënie të tensionuara ndëretnike, në fund të shek. XX u krijua lëvizje e para paqësore, që sfidoj një nga regjimet me të dhunshme të këtij shekulli, regjimin e Sllobodan Milloshevicit. Ishte kjo filozofia politike që ndoqi Ibrahim Rugova, lideri me të cilin u mishërua një popull i tërë përgjatë një dekade. Bota e demokratike, perëndimi dhe qendrat e mëdha politike, u mahniten nga kjo filozofi politike dhe nga ky kurs i ri politikë, i panjohur për Ballkanin.
Mirëpo, çfarë është në esencë koncepti jodhunës apo filozofia paqësore e rezistencës politike?
Në dijet e ndryshme për politikën jo dhunore, jepen vlerësime dhe gjykime të ndryshme për konceptet e jodhunës, për metodat dhe për efektet që mund të arrihen me këtë. Në të vërtetë, koncepti jo- dhunor, në përgjithësi përfshin një sistem politik kryesisht ku preferohet teoria humane, filozofike dhe praktikat e politikës morale-zbatimi i jo-dhunës si metodë për rezistencë politike. Jo-dhuna, si një metodë politike, zhvillohet si rezistencë kundër dhunës. Ndërkaq, në shumë raste të mirënjohura ndërkombëtare, kjo metodë e rezistencës politike, ka rezultuar me suksese të evidencuara. Po shkoqisim disa mendime të mëposhtme që tregojnë se çfarë thoshte njëri nga figurat me të rëndësishme të filozofisë paqësore, Gandi: "Jo-dhuna, është forca më e madhe në dispozicion të njerëzve. Ajo është më e fortë se arma më e madhe e shkatërrimit të hartuar nga zgjuarsia e njeriut. Shkatërrimi nuk është ligji i njerëzve. Njeriu jeton lirisht me gatishmërinë e tij për vdekje, nëse është nevoja, në duart e vëllait të tij, kurrë duke e vrarë. Çdo vrasje apo plagosje të tjera, nuk ka rëndësi për çfarë arsye, të kryera ose të shkaktuar në një tjetër është një krim kundër njerëzimit”. Mendimtarët e ndryshëm që e promovojnë jo-dhunën si argument për zgjidhje paqësore të problemeve të caktuara, thonë se dhuna nuk mund të pranohet si mjet, nga fakti se paqja nuk mund të arrihet duke përdorur dhunë. Përdorimi i jo-dhunës ka luajtur një rol të madh në disa ndryshime sociale, të tilla si ndryshimet në ku kanë qenë aktiv Gandhi, Mandela dhe King. Problemi politikë i Kosovës, tani i përket të kaluarës, ndërsa çështja e Kosovës në vetvete ka një të kaluar dramatike në hartën e quajtur Ballkan, apo Europa juglindore, që unë preferoj ta quaj.
Sipas autorit suedez Karlsson, janë dy dallime mes përdorimit të jo dhunës, që janë, jo dhuna praktike dhe jo dhuna principiele. Gandhi e bëri dallimin mes atyre që ishin për jo dhunën si besim dhe ata që e praktikonin si politik. Mund edhe të ndahet edhe në strategji reformiste dhe strategji revolucionare, që nënkupton: strategjia reformiste e ka për qëllim qëllimet e afërta dhe mundohet të reformojë sistemin, ndërsa strategjia revolucionare ka për qëllim ndryshimin strukturor të sistemit dhe për këtë arsye ka horizont kohorë të gjatë. Këtu, mund të bëjmë dallimin mes strategjisë paqësore të Gandhit, ku ai përdori strategjinë revolucionare kurse strategjia paqësore e Rugovës bëri zgjedhjen për strategjinë revolucionare. Kishte dallime të mëdha mes strategjisë paqësore të Gnadhit dhe të Rugovës, sipas autorit shqiptar, Naser Aliu “Gandhi bënte një politikë aktive dhe sakrifikuese: sfidonte përditë pushtuesin. Rugova i ikte konfrontimit direkt me shtetin serb: ai ishte idealist... besonte se liria mund të arrihet edhe me humanizëm.” Ndër të tjera, autori thotë se Rugova nuk e preki Serbinë në ekonomi, ashtu siç kishte bërë Gandhi me Anglinë dhe në kundërshtim me Gandhin që zgjodhi presionin nga rruga, ky parapëlqente institucionin që të arrihej qëllimi. Ndërkaq sipas autorit Enver Bytycit, ka dallime mes rezistencës paqësore të Gandhit dhe Rugovës, sepse së pari shteti i Serbisë ishte shumë herë më i egër dhe i dhunshëm kundër shqiptarëve sesa mbretëria e Britanisë së Madhe si kolonizator e Indisë. Rugova nuk kishte thirrur asnjëherë për dhunë siç kishte bërë Gandhi. Gjithë kjo mund të kuptohet se pushtuesi serbë ishte me i egër dhe më i pamëshirshëm dhe kishte për qëllime ta shfarojë popullin shqiptar. Për dallim nga rastet e Gandhit, Mandeles dhe Luther Kingut, të cilët kishin probleme të natyrave tjera, por jo të shfarosjes, Presidenti Rugova u ballafaque me tendencën e shfarosjes. ”Rugova nuk kishte predikuar të gjitha elementet gandhiste të rezistencës paqësore, por në ndryshim nga ai nuk kishte nxitur demonstrata masive si në Indi, nuk kishte këmbëngulur edhe në dhunën si instrument të arritjes së lirisë, siç kishte ndodhur me Mandelen e Martin Luther Kingun. Kjo thjesht për shkak të egërsisë së regjimit të Beogradit dhe ruajtjes fizike të bashkëkombëseve të tij.”-shkruan E. Bytyqi. Por, Rugova u krahasua edhe me Vaclav Havelin, mirëpo Çekosllovakia kishte vetëm problemin e demokracisë, ndërsa Kosova përveç mungesën e demokracisë, kishte edhe problemin e ekzistencës nacionale, rrezikun nga shfarosja dhe tensionin e gjatë të akumuluar ndëretnik.
Është e vështirë të kuptojmë sot sesi shqiptarët vendosën të ndjek një rezistencë paqësore, ndaj një politike hegjemoniste, e cila kishte treguar brutalitetin dhe agresivitetin e pashembullt me rastin e Sllovenisë, Kroacisë dhe me vonë Bosnjës. Si motivohet atëherë kjo rezistencë politike që ndoqën shqiptarët e Kosovës? Autorë të shumtë që janë marrë më këtë periudhë, nuk arrijnë në ndonjë konkluzion të qartë për fillesën e kësaj rezistence. Disi kjo çështje vazhdon të mbetet një mister politikë. Në një kohë kur regjimi serb ishte shumë i organizuar, shqiptarët e Kosovës mrekullueshëm filluan të bëjnë pajtimin kombëtar, të prir nga i mençuri dhe urti Anton Çetta, pastaj filluan ndërtimin e institucioneve paralele dhe kështu e internacionalizuan çështjen e Kosovës në planin ndërkombëtar. Në gjithë këtë histori, ishte personaliteti i Rugovës, ai që ndërlidhi segmentet e ndryshme dhe u bë model i besueshëm vendor dhe ndërkombëtar në këtë filozofi. Ai, i pajisur me një dije të konsoliduar kulturore dhe letrare, duke e njohur mirë traditën e kombit të tij, bëri një kthesë vendimtare në historinë e shqiptarëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. Ai vetëdijshëm bëri “kombinimin e fuqisë së Papës dhe fuqisë moral të Nënë Terezës” dhe kjo “ishte një gjetje e mrekullueshme për kohën dhe hapësirën, në të cilën ndodhej Kosova“- vlerëson Enver Bytiqi.

Jo-dhuna u bë identitet shqiptar
Në fillimet e saj, nuk ishte realiste të besohej se politika e jo-dhunës mund të veprojë si rezistencë kundër regjimit serb. Filloi lufta në Kroaci dhe në Bosnjë dhe asnjë prej partive në Jugosllavi s’ kishte përdorur mjete demokratike për të arritur zgjidhje për problemet e ngritura. Në fillim të viteve 1990, shqiptarët e Kosovës ishin skeptik në lidhje me politikën e jo-dhunës: nuk menduan se do të përballin kundër regjimit agresiv serb. Presidenti kroat Franjo Tuxhman ofrojë ndihmë nëse Kosova do të hynte ne luftë, dhe të hapin një front të dytë në luftë në Kroaci. Shqiptarët, megjithatë, e dinin se nuk ishin të fortë ushtarakisht, dhe gjithashtu kishte popullsi më pak se Kroacia. Në këtë situatë të tensionuar, Ibrahim Rugova tha se: "praktikat e jo-dhunës në këtë situatë korrespondojnë në një aspekt të karakterit tonë, një traditë me durim dhe maturi në fytyrë e të gjithë dominimit ... Me anë të kësaj rezistence aktive, të bazuar mbi jo-dhunën dhe solidaritetin, ne e " gjetëm " veten. Sot, ne kemi arritur të prek këtë pikë të Shpirtit të popullit shqiptar ". Pra, ishte përdorimi jo-dhunor, një mënyrë për të treguar se shqiptaret ishin të ndryshëm nga fqinjët e tjerë, se ai ishte i qetë dhe dëshironte paqe. Duke u përballuar me një kundërshtar të fortë si Serbia, i cili provokojë luftë, politika e jo-dhunës, ishte një mundësi për të mbijetuar. Ajo u mbështet në solidaritetin social dhe shpresonte të kishin aleatët jashtë Kosovës, për shembull, në Evropën Perëndimore, në vend se drejtpërdrejt të përballet populli me ushtrinë më të fuqishme të Jugosllavisë. Jo-dhuna ishte një strategji të vetë imponuar dhe si mënyrë më e mirë, më pragmatike dhe reagim më efektiv kundër planit agresionit serb, thotë Howard Clark, dhe në fakt mund të jetë, sepse përndryshe Kosova do të humbte shumë dhe ndoshta, nuk do të merrte ndihmën që kanë marrë nga bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999.
Në traditën shqiptare, do të ishte vështirë të pranohej kjo formë e rezistencës, e quajtur jo-dhunë, nëse nuk ishte shpërnda njohuria dhe arsimimi në shkolla gjatë viteve 1900. Ky shkollim kishte rezultuar në shumë njerëz intelektual në vitet e fundit. Brez i Rugovës, ishin të arsimuar, kishin një përvojë intelektuale dhe kishin një mendim modern.
Jetesimi i jo-dhunës ishte bërë pjesë e shqiptarëve "modern", dhe mblodhi së bashku të rinj e të vjetër, për ta shmangur një tragjedi. Mendimi i Rugovës në këtë sens ishte: "Ne kemi mësuar se jo-dhuna është preferencë moderne europiane”. U bë në një mënyrë moderne të ushtrohet jo-dhuna, sepse të jesh tolerant dhe paqësor, është ajo që Europa ishte dhe çfarë ajo synonte në vitet e saj të integrimeve. Por, gjithashtu strategjia politike e jo-dhunës, ishte kritikuar shpesh nga opozita shqiptare, të tillë si Veton Surroi (Botues dhe gazetar i njohur, më vonë udhëheqës i Partisë Parlamentare), Adem Demaçi (i burgosur politik për 25 vjet dhe aktivist i njohur) dhe Shkëlzen Maliqi (gazetar i njohur politik). Ndërkaq tonet kritike u përshkallëzuan sidomos pas një periudhe të gjatë të vuajtjeve dhe për shkak se asgjë nuk u përmirësua që nga u fut politika jo-dhunore.
Karakteri i lëvizjes jodhunore s’ ishte vetëm taktike, por edhe principial. Së pari, idetë e opozitës demokratike në perëndimin europian, rezultonin nga një bazë intelektuale. Rugova qe ishte atëherë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Veton Surroi, kryetar i Unionit jugosllav për iniciativë demokratike, mbajtën shumë mitingje në 1988 the 1989 dhe organizuan peticionin “për demokraci kundër dhunës”, duke mbledh 400,000 nënshkrime. Ideja e sistemit paralel, të njohura si institucione paralele pati influencë nga intelektualet e Europës qendrore, posaçërisht Solidariteti Polak. Së dyti, ishte dëshira e shqiptarëve që të tregojnë që nuk janë primitiv dhe të pacivilizuar, ashtu siç propagandonte dhe portretizonte Serbia.
(Pjesë nga një studim më i gjatë)

Nexhmije Zaimi, gazetarja e parë shqiptare që punoi për "CNN" dhe "Zërin e Amerikës"

Huazuar nga :http://www.fjalaelire.com/personazh/17952.html


Historia e panjohur e vajzës nga Libohova që bëri emër në median e SHBA nëpërmjet dëshmive, dokumenteve dhe kujtimeve të të birit, Erik Margolis
image
Nexhmije Zaimi


Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi.
Mjaft nga personalitetet që kanë shërbyer për gjigandët e medias amerikane e përmendin herë pas here kontributin e spikatur të reporteres nga Shqipëria. Çuditërisht këtu, në “shtëpinë” e zonjës së famshme, dinë fare pak për të dhe kontributin e saj. Ka qenë veçoria e jetës nën diktaturën komuniste, që e ka mbajtur në hije dhe e ka lënë të pazbardhur historinë e shqiptares që bëri emër në median e SHBA-së. Qëndrimi kritik i Nexhmijes me regjimin diktatorial të vendosur në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore do ta rreshtonte atë në radhën e “armiqve të Partisë e të popullit”, duke e stigmatizuar me lloj-lloj epitetesh vulgare. Do të ndodhte kështu çudia e radhës me një nga shqiptaret, që fill pas luftës, do të linte angazhimet e saj intelektuale në SHBA dhe do të gjendej në Itali për t’u marrë nga afër me përmirësimin e statusit social të mijëra refugjatëve shqiptarë, që kishin depërtuar aty për t’u shpëtuar reprezaljeve të luftës dhe dhunës komuniste. Do të reagohej kësisoj ndaj kontributeve të vyera të gazetares së famshme, që do të bënte shumë për të bindur Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan për çështjen shqiptare dhe për të fokusuar vëmendjen e tyre te gjendja e mjeruar e shqiptarëve të persekutuar në ish-Jugosllavi. Me një sjellje amorale do t’i përgjigjej hierarkia e lartë e shtetit komunist shqiptares që do të raportonte e para për OKB-në praninë e kampit të refugjatëve me një milion palestinezë. Në mënyrën më të paskrupullt do të reagonin strukturat e sigurimit të shtetit përballë kundërshtisë së prerë të saj për të bashkëpunuar me ta. Gjithsesi, për asnjë çast ajo nuk u tërhoq nga rruga e saj, nga angazhimi në shërbim të çështjes shqiptare dhe të shqiptarizmës. Mbeti deri në ditët e fundit të jetës së saj e vendosur dhe këmbëngulëse për misionin që i kishte dhënë vetes në ndihmë të njerëzve dhe në vijën e parë të frontit kundër padrejtësive.
Për herë të parë për median në Shqipëri, gazeta “Panorama” sjell nëpërmjet dokumenteve dhe dëshmive të bashkëkohësve një profil të plotë të jetës dhe veprimtarisë së publicistes dhe intelektuales së shquar, Nexhmije Zaimi. Kontakti dhe intervista me të birin e saj, Erik Margolis, një tjetër gazetar i njohur ky i “CNN”, zbardh deri në detaje karakterin dhe angazhimet e vyera të saj...

Nëna juaj është quajtur “mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve”, ndërkohë që në Shqipëri pak njerëz e njohin kontributin e saj. Çfarë mund të thoni për jetëshkrimin e saj?

Nexhmija, nëna ime, lindi në një familje toske, siç thoshte ajo në gjallje, diku në vitin 1914 dhe u rrit në qytetin e vogël të Libohovës dhe në Tiranë. Them diku, se ajo vet pretendonte se kishte lindur në vitin 1917. Babai i saj Mustafa Zaimi ishte njëri nga zyrtarët e lartë të qeverisë osmane. Kishte një motër, Hanifen dhe dy vëllezër, Mehmetin dhe Hiqmetin. Ky i fundit vdiq i ri nga një sëmundje në mushkëri.

Thatë se fëmijërinë e kaloi në Libohovë dhe në Tiranë, ndërkohë që babai ishte pjesë e administratës shtetërore. Për çfarë studioi Nexhmija?

Nexhmija, bashkë me një vëllanë e saj, Mehmetin ndoqën një shkollë të drejtuar nga misionarë amerikanë të Kishës Protestante (Presbyterian). Nëna ime ka qenë ndër gjashtë vajzat e para në Shqipëri, që në atë periudhë shkuan në shkollë të mesme. Kjo ishte një zgjedhje e saj në kundërshtim me dëshirën e prindërve, të cilët bënë ç’është e mundur për të mos e lejuar të vazhdonte studimet. Edhe më herët Nexhmija kishte dalë në kundërshtim me dëshirën e prindërve. Kur ishte diku 13 apo 14 vjeçe, familja e urdhëroi të vinte perçe, por ajo e refuzoi dhe e hodhi atë nga dritarja, duke shkaktuar një skandal në Tiranë. Nëna ime mbante veshje perëndimore, duke refuzuar për të ndjekur traditat turke për gratë që dominonin atëherë në Shqipëri...

Si mbërriti Nexhmija në Amerikë, kur ishte ende e re në moshë?

Sipas traditës së asaj kohe, kur ishte 16 vjeçe, me detyrimin e prindërve u martua me një burrë shumë më të vjetër se ajo, martesë që nuk u konsumua kurrë, pasi ata nuk jetuan bashkë për asnjë çast. Pas vdekjes së nënës së saj, Nexhmija mundi të largohej nga Shqipëria për në SHBA, falë lidhjeve me një sponsore protestante nga Nju Xhërsi. Këto lidhje pra, me zonjën Jesse Munger, i krijuan hapësirat, madje edhe komoditetet e nevojshme për të ndërtuar një jetë të re.

Ku i nisi studimet e para pas zbritjes në Amerikë?

Pas rrugëtimit me anije për në Nju Jork, punoi për pak kohë në shtëpinë e zonjës Munger, ndërkohë që më vonë filloi studimet në Kolegjin e Wellesley-it, universitet ky, nga më prestigjozët dhe më të famshmit për femrat në atë kohë. Kështu, ajo u bë e para grua shqiptare që shkoi në universitet, me gjithë kundërshtimin e madh të familjes dhe pavarësisht zakoneve shqiptare.
Në “Wellesley” Nexhmija përvetësoi anglishten në mënyrë të përshpejtuar dhe u bë studente e nivelit A, që do të thoshte e nivelit shkëlqyeshëm. Gjatë katër viteve në këtë universitet, ajo shkroi një libër që u vlerësua jashtëzakonisht në atë kohë dhe u shit në mënyrë rekord. Libri quhej “Bija e shqiponjës”.

Ku filloi punë pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Wellesley?

Ajo, menjëherë pas diplomimit, nisi sërish studimet në një tjetër universitet, madje po kaq të famshëm sa dhe ai. Në Universitetin e Kolumbisë u diplomua për gazetari. Gjatë kësaj periudhe, ajo u njoh dhe u martua me Henry M. Margolis, një jurist nga Nju Jorku, i cili merrej me administrimin e hoteleve dhe pronave të tjera. Bashkëjetesa e tyre ishte e shkurtër dhe produkt i saj ishte një fëmijë i lindur në shkurt të vitit 1943, me emrin Erik Skënderbeg Margolis. Pra, unë djali i vetëm i tyre.

Me sa dimë nëna juaj pas Luftës së Dytë Botërore është shpallur nga autoritetet italiane “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë”. Me çfarë motivacioni lidhet ky dekorim?

Pas Luftës së Dytë Botërore, Nexhmija shkoi në Itali, ku punoi për disa vjet, duke ndihmuar shqiptarët dhe refugjatët e tjerë, të cilët kishin emigruar në Itali. Ajo kaloi disa kohë në Kalabri duke investiguar historinë e shqiptarëve arbëreshë dhe dialektin e tyre të shqipes mesjetare. Pikërisht për punën me refugjatët dhe kontributet e jashtëzakonshme që ofroi në ndihmë të tyre, Nexhmija u bë “Comandatoressa della Coronna d’Italia”, që do të thotë “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë” dhe iu dha një nga medaljet italiane më të larta. Kjo është, si të thuash, historia e dekorimit të nënës time nga autoritetet italiane. Për vitet kur ajo ka shërbyer në atë zonë ajo ka lënë edhe shumë shënime, në të cilat ka regjistruar kronikën e plotë të aktivitetit të saj në Itali pas Luftës së Dytë Botërore. Më duket çudi, duke pasur parasysh distancën e vogël të Shqipërisë me Italinë, që për këtë aktivitet të saj aty e dinë shumë pak bashkëkombësit e saj, për mos të thënë se nuk e njohin fare.

Diçka për kontaktet që mbante nëna juaj në Amerikë me familjarët e saj në Shqipëri...

Lidhjet e nënës time me familjen e saj në Tiranë ishin gjithmonë shumë të ngushta. Ajo nuk i takoi ata për dekada, por kujtimi për Shqipërinë dhe dashuria e saj për familjen mbetën gjithmonë shumë të forta. Ajo vuante vazhdimisht nga frika se mos familjarët e saj arrestoheshin dhe torturoheshin, apo edhe vriteshin nga sigurimi i shtetit, veçanërisht kur ajo u bë e famshme në çështjet politike shqiptare në SHBA. Në mjaft nga analizat e saj në median amerikane, duke filluar nga “CNN”, ajo, duke promovuar vlerat më të mira të shqiptarëve, fshikullonte me forcë regjimin komunist të vendosur në Shqipëri menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo nuk i shkëputi për asnjë çast lidhjet e saj me vendlindjen dhe kudo u krenua me faktin që ishte shqiptare.
Në fund të viteve 1940, 1950 dhe 1960 nëna ime përpiqej ta shpëtonte familjen e saj nga uria, duke dërguar ngarkesa të rregullta me ushqime dhe veshmbathje. Kështu ndoshi edhe në kohën kur ajo kishte pak të holla pas divorcit në vitin 1949. Familja e saj në Tiranë u deklarua “Armike e popullit” nga komunistët, vetëm pse të afërmit e saj kishin ndjekur shkollën amerikane. Gjendjen e tyre politike e rëndonte ndërkohë fakti që Nexhmija dhe vëllai i saj, Muhameti kishin shërbyer disa kohë si përkthyes për ambasadën britanike në Tiranë. Angazhimi i saj si një nga gazetaret me emër të medias perëndimore, e bënin edhe më të rëndë pozicionin e familjarëve të saj në Tiranë.

Çfarë u kujtohet nga rrëfimet e nënës për persekutimet që u bëri regjimi komunist familjarëve të saj në Tiranë?

Muhameti, vëllai, i Nexhmijes, u burgos dhe u torturua për 16 vjet nga regjimi i Hoxhës. Kjo vetëm për faktin që kishte punuar disa kohë si përkthyes i britanikëve në Tiranë dhe si vëllai i nënës time, që nuk e kishte mbështetur asnjëherë regjimin që erdhi në fuqi pas çlirimit të vendit. Po kështu kushërinjtë e mi të parë u internuan në Burrel. E gjithë familja Zaimi dhe Çano (motra e Nexhmies, tezja ime ishte martuar në familjen Çano), u shkatërruan si rezultat i kësaj përndjekje të tmerrshme politike dhe me zor mundën të mbijetonin. Ndërkaq, një i afërm tjetër i nënës time, Besnik Çano, i lidhur me familjen e saj, u bë drejtues i shquar i rezistencës antikomuniste, për të cilën u zbulua dhe u torturua për vdekje nga komunistët. Përmbledhtazi, çdo gjë që kishte lidhje me fisin e nënës time në Shqipëri, provoi një reprezalje të tërë të dhimbshme.
Në Shqipëri dinë farë pak për veprimtarinë e Nexhmije Zaimit në Amerikë në shërbim të çështjes shqiptare. Çfarë do të shtonte për këtë djali i vetëm i saj...
Nga viti 1950 deri në vitin 1980, Nexhmija luajti një rol drejtues në një sërë organizatash shqiptaro-amerikane. Më e rëndësishmja ndër to ishte federata pan shqiptare “Vatra”. Ndërkaq, ajo përfaqësonte Shqipërinë në Ligën e Kombeve të Evropës Juglindore me qendër në SHBA dhe në Kongresin Amerikan për çështjet shqiptare dhe për të kthyer vëmendjen e tyre tek gjendja e mjeruar e shqiptarëve të shtypur në ish-federatën jugosllave. Nëna ime ishte e përfshirë tërësisht në veprimtaritë atdhetare që ndihmonin komunitetin shqiptar në Nju Jork apo Nju Xhërsi, veçanërisht të ardhurit rishtaz, të cilët kalonin një moment shumë të vështirë për t’u integruar në jetën amerikane, pasi kishin jetuar në Shqipëri, apo në kampet e refugjatëve. Në vazhdim ajo vijoi me përkthimet në gjykatat e Nju Jorkut për shqiptarët e akuzuar për vepra të ndryshme dhe përpiqej t’i ndihmonte ata dhe familjet e tyre për t’u zbutur sa të ishte e mundur krizat e ndryshme...
“Mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve”
Ka qenë nga mikeshat e afërta të ish-mbretëreshës Geraldinë kur ajo nuk i gëzonte privilegjet e monarkisë dhe e ka dashur si një motër të vërtetë. Ka ndodhur pastaj që është pagëzuar me fronin e saj, duke u quajtur “mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve”. Dhe ka punuar një jetë të tërë për t’i shërbyer çështjes shqiptare dhe bashkëkombësve të saj, pa kërkuar tituj e grada. Kështu, deri pak vite më parë, kur ndërroi jetë në Santa Barbara të Kalifornisë në moshën 90-vjeçare. Eshtë një histori e panjohur në Shqipëri për vet papajtueshmërinë e saj me sistemin komunist që u vendos në vendin tonë pas Luftës së Dytë Botërore. Një histori interesante që ka për protagoniste Nexhmije Zaimin, vajzën e lindur në qytetin e Libohovës në fillimet e shekullit të kaluar dhe të vendosur në SHBA në vitin 1937. Studentja shqiptare që do të shkëlqente në universitetin “Wellsley College” dhe në “Columbia University”, do të bëhej më vonë një nga gazetaret me emër në median amerikane, duke spikatur sidomos mes kolegëve vendas të “Zërit të Amerikës”, “CNN”, “Evropës së Lirë”, për ta lartësuar personalitetin e vet me shërbimin profesional në “Office of Strategic Services” (Zyra e Shërbimit Strategjik e SHBA-së). Gjatë gjithë karrierës së saj si gazetare ka promovuar vlerat dhe traditat e bashkëkombësve, duke u bërë ndërkaq një zë i rëndësishëm në mbrojtje të çështjes së shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kontaktet dhe miqësia me figura të tilla si Abaz Kupi, Fan Noli, Faik Konica etj. i ka dhënë misionit të saj një përmbajtje të spikatur kombëtare. Përtej angazhimeve me problematikën e shqiptarëve, Nexhmije Zaimi është regjistruar në memorien e institucioneve të rëndësishme amerikane si gazetarja e cila përcolli e para gjendjen e mjeruar të refugjatëve palestinezë në vitet ‘50. Më shumë se kaq, ajo ka qenë nga të rrallat punonjëse të medias amerikane, që ka sjellë për shtypin në SHBA raportet e para nga pasojat e konfliktit arabo-izraelit, ndërkohë që ka qenë e para që ka realizuar intervistat me personalitetet më të larta të vendeve arabe, si me mbretin e Jordanisë, Husein, atë të Egjiptit, Naser etj. Veprimtaria e saj është vlerësuar nga personalitetet më të larta të jetës politike e publike të SHBA-së dhe nga mjaft institucione prestigjioze të vendeve perëndimore.

Konica në kujtimet e Nexhmijes

Nga kujtimet e saj për Konicën, përveç mbresave nga takimet e drejtpërdrejta, Nexhmija veçon konsideratat e senatorëve dhe kongresmenëve të ndryshëm amerikanë, të cilët i kanë thënë se ndër të huajt që janë në SHBA, Konica është i pakrahasueshëm për nga aftësitë diplomatike, kultura, sjelljet, veshja dhe humori. Për ta ishte mjaft domethënëse paraqitja e tij në takimet me diplomatët amerikanë me kostumin kombëtar.
Mirënjohja e Rusveltit
Nexhmije Zaimi është një nga personalitetet shqiptare që ka marrë me dhjetëra dekorata nga institucionet ndërkombëtare. Eshtë dekoruar së pari nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës “American Legion”. Ka marrë titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian” dhe një nga medaljet italiane më të larta. Ndërkaq, ajo është dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti i SHBA-së, Rusvelt.
Sfida përballë sigurimit të shtetit
Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri, në vitin 1986, Nexhmije Zaimi u thirr nga punonjësit e sigurimit të shtetit. Ata i bënë një mori pyetjesh: “Me se merresh në Amerikë”, “Pse flet me tradhtarët e kombit”, “Çfarë lidhje ke me familjen e mbretit Zog” etj. Në vijim, në mënyrë djallëzore, i kërkuan që me shoqërinë e saj në "CNN", të bënte promovime të ndryshme në të për sukseset e komunizmit në Shqipëri. Pas refuzimit kategorik të kësaj oferte, ajo shpallet “Person i padëshirueshëm”
Përjetime nga takimet me kolosët e kulturës shqiptare
Zaimi: Me Fan Nolin u njoha në varrimin e Avni Rustemit
Nexhmije Zaimi është ndjerë mirë, siç ka shkruar vet ajo, kur është takuar me kolosët e kulturës shqiptare, Fan Noli dhe Faik Konica. Me Fan Nolin është takuar për herë të parë në qytetin e Vlorës, ndërsa me Konicën në Washington, kur sa kishte mbërritur nga Shqipëria. Në kujtimet e saj kanë mbetur emocionet nga takimi i parë me Fan Nolin...
“Ishte prill i vitit 1924, kur u takova për herë të parë me Nolin në qytetin e Vlorës. Ai kishte ardhur aty për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Avni Rustemit. Në karrocën me të cilën shkonim në funeral bashkë me mua dhe prindërit e mi ishte edhe nëna e Avni Rustemit, që herë pas here lotonte dhe qante me dënesë. Ky çast mortor u bë shkak të njihesha me Fan Nolin, i cili ndjehej shumë i dëshpëruar për humbjen e papritur të Avniut, që siç thoshte ai, kishte qenë një patriot i rrallë. Mbaj mend që nëna ime Sherifja, gjatë atyre ditëve vuri në dritaret e shtëpisë pëlhurë të zezë. Ndërkaq, nëna e Avniut për ditë të tëra pas kësaj ndenji në shtëpinë tonë”. Po me Nolin, Nexhmije Zaimi, siç ka shkruar vet ajo, do të takohej disa herë më vonë në Nju Jork dhe të dy bashkë do të bëheshin ndër protagonistët kryesorë të federatës atdhetare “Vatra”. Sidoqoftë takimi i parë me të në përcjelljen e Avni Rustemit do të mbetej i paharruar...
Gazetarja që kundërshtoi politikën amerikane
Nexhmija zbuloi e para kampin e refugjatëve me një milion palestinezë
“Të vërtetën duhet ta shikojmë në sy: Unë arrita ta vizitoj nga afër kampin e refugjatëve me një milion palestinezë”.
Për herë të parë në median amerikane raportohet për kampet e mëdha të refugjatëve palestinezë dhe për shkeljen brutale të të drejtave të njeriut në rajonin e Lindjes së Mesme. Gazetarja me origjinë shqiptare, Nexhmije Zaimi, e cila depërtoi në zonën në konflikt qysh në vitin 1949, është e para që raportoi për opinionin në SHBA krijimin e kampeve të refugjatëve dhe gjendjen e traumatizuar të njerëzve që jetonin në to. Investigimet e saj disavjeçare do të promovonin të vërtetat e konfliktit arabo-izraelit dhe shkaqet e tij. Më shumë se kaq, ajo do të paralajmëronte institucionet amerikane për rrezikun që mbartte mbështetja e SHBA-së ndaj sinoistëve izraelitë, duke bërë thirrje të hapur për bllokimin e deportimit të sovjetikëve në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme. Nexhmije Zaimi rikthehet si mysafire në këtë zonë në vitin 1950, 1951, 1952,1953 e 1954 dhe viziton nga afër Palestinën, Pakistanin, Jordaninë, Libanin, Egjiptin, Sirinë dhe mjaft shtete të tjera arabe, për t’u takuar me politikanë e njerëz të thjeshtë, me deputetë e shkrimtarë etj. Gjatë takimeve me ta shkëmbeu mendime për konfliktin ndërmjet shteteve arabe dhe Izraelit dhe për rrugët e mundshme për zgjidhjen e tij. Intervistoi disa nga figurat kryesore të jetës publike e politike, si mbretin Hussein të Jordanisë, presidentin Naser të Egjiptit etj. Me hulumtimet në terren dhe njohjen nga afër të situatës në rajonin e trazuar, Nexhmija kompletoi një studim me argumente të plota kundër filozofisë sinoiste: “Palestina, një vend pa njerëz, për njerëz pa tokë”, me të cilën tërhoqi vëmendjen e opinioneve zyrtare amerikane jo vetëm për guximin, por edhe për prognozën për të nesërmen e konfliktit që do të vazhdonte për vite e dekada me radhë. Ndërkaq, shqiptarja që do ta shkelte me këmbë të gjithë teatrin e konfliktit arabo-izraelit, do të sillte për herë të parë në median amerikane të vërtetat e tij me raporte të drejtpërdrejta nga terreni. Për herë të parë amerikanët do të kishin mundësi që në shtypin e tyre të lexonin konsideratat dhe opinionet e krerëve të vendeve të Lindjes së Mesme të intervistuara nga gazetarja shqiptaro-amerikane, Nexhmije Zaimi. Periudha e “guidës” në këtë zonë do t’i jepte mundësinë gruas së lindur e rritur në Shqipëri të takohej me ish-mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu, dhe të vendoste miqësi të ngushtë me mbretëreshën, Geraldinë, e cila do ta ndihmonte pa kursyer për të përmbushur misionin e saj.

Gazeta “Panorama”, nëpërmjet dokumenteve të kohës dhe kujtimeve të të birit të saj, Erik Margolis, aktualisht drejtor editorialist i gazetës më të madhe në Kanada “Toronto Tun”, ka mundur të zbardhë veprimtarinë e saj publicistike të fokusuar rreth shkaqeve të konfliktit arabo-izraelit dhe parashikimet e saj për tendencat e tij, të provuara tashmë nga koha dhe me një tingëllim aktual në ditët e sotme...


Nga aq sa dihet në Shqipëri, Nexhmija e ka nisur karrierën e saj si gazetare në Lindjen e Mesme. Çfarë kujtoni nga rrugëtimet e para të saj në këtë zonë të futur rishtaz në konfliktin që do të vazhdonte për vite e dekada?

Nëna ime gjithmonë ka pasur interes të thellë për Lindjen e Mesme. Në këtë interesim ka pasur edhe motive specifike. Ajo shkoi në Kajro në vitin 1949. Të vetmen adresë që kishte, ishte ajo e mbretit Zog dhe familjes mbretërore që ndodheshin aty në emigrim. Kishte një afeksion të veçantë për mbretëreshën Geraldinë. Zogu ishte i ftuari i mbretit të Egjiptit, Faruk, i cili ishte me prejardhje shqiptare. Në Kajro ndenji pranë Geraldinës dhe me rrugëtimet e ndryshme aty u njoh me situatën jo vetëm në Egjipt, por në tërë rajonin. Miqësia e familjes së mbretit Zog me mbretin Faruk do t’i jepte mundësi për të depërtuar përtej pamjes së jashtme të situatës në vendet e Lindjes së Mesme. Nga kjo vizitë e Nexhmijes në Egjipt do të përfitoja edhe unë për t’u njohur pak më vonë me mbretin e Egjiptit, që ishte me origjinë shqiptare. Ka qenë viti 1958, kur unë isha bashkë me nënën time në një hotel në Gjenevë. Ndërkohë që pushonim në dhomën tonë, Nexhmija, që me sa dukej e kishte marrë vesh vendndodhjen e Farukut, një çast m’u drejtua: “Ngjitu në katin lart për të takuar mbretin e Egjiptit dhe i thuaj se je shqiptare!” Ashtu veprova. Sa mbërrita aty, Faruku më vuri duart në qafë (ishte shumë i shëndoshë) dhe më përqafoi me shumë përzemërsi. Të paktë janë njerëzit që mund të thonë se kanë pasur rastin të takohen me kaq përzemërsi me mbretin Faruk...

Kur fillojnë raportet e para të Nexhmijes nga Lindja e Mesme për shtypin amerikan?

Pas udhëtimit të saj në Egjipt në vitin 1949, Nexhmija tregoi shumë interes për zonën dhe në mënyrë të veçantë për shtetin e ri të Izraelit, që sapo ishte krijuar. Në vitet 1950-1951, ajo u kthye në Lindjen e Mesme si gazetare përfaqësuese e “Newark News”, një prej gazetave kryesore të asaj kohe në pjesën e Nju Jorkut. Ajo udhëtoi më pas në Amman, Jordani, ku nisi të takohet me palestinezët dhe të mësonte për fatkeqësitë që kishin prekur këtë popull.
Nexhmija ishte e para gazetare amerikane që “zbuloi” kampet e mbushura me refugjatë palestinezë, që ishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre. Në atë kohë, amerikanët kishin mësuar nga Zionists se “Palestina është një tokë pa njerëz, për njerëz pa tokë”. Askush në Amerikë nuk e dinte se të paktën 750 000 palestinezë, myslimanë dhe të krishterë, ishin pastruar etnikisht. Nexhmija ishte e para që zbuloi kampet e refugjatëve dhe me raportin e saj drejtpërdrejt nga rajoni, tronditi opinionin amerikan. Ajo zbuloi gjendjen mjerane të refugjatëve dhe raportoi se ata ishin të veshur me lecka, jetonin në tenda dhe ushqeheshin shumë keq. Tragjedia e tyre dhe sensi i padrejtësisë së thellë e preku nënën time, e cila gjatë gjithë jetës ishte luftëtare për të shtypurit dhe të papërkrahurit.
Në atë udhëtim dhe në një tjetër, dy vjet më pas, ajo kaloi në Egjipt, Jordani, Siri Irak dhe Liban, ku krijoi një tablo të plotë të asaj që ndodhte në rajonin e përfshirë në konfliktin e ashpër. Nexhmija ishte e para gazetare amerikane që kuptoi thellë atë që ndodhte në këtë zonë dhe problemet që ekzistonin aty. Ajo njohu ndërkaq edhe rolin e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe në këtë situatë. Në Jordani ajo u takua me kryeministrin dhe madje arriti të siguronte një intervistë me mbretin Hussein. Në atë kohë Hussein ishte shumë i ri. Ai ishte ngjitur në fron pak kohë më parë nga britanikët, pasi i vëllai më i madh ishte deklaruar i paaftë mendërisht. Nexhmija kaloi shumë kohë duke biseduar me Hussein, të cilin e njohu si një njeri të mbarsur me ide, inteligjent dhe i përqendruar thellësisht në vuajtjet palestineze. Megjithatë, ndjenjat e tij fisnike nuk zgjatën shumë, sepse shumë shpejt ai do të pajtohej me gjendjen pa depërtuar në shkaqet e vërteta të konfliktit. Qëndrimi i tij në pushtet do të kushtëzohej nga mbështetja e perëndimit dhe e ushtrisë së tij beduine...

Dihet që Nexhmija është e para gazetare amerikane që intervistoi liderin egjiptian, Gammal Abdel Sadat. Në cilat rrethana mundi ta realizojë intervistën me të?

Në Egjipt, Nexhmija mori takim fillimisht me Anvar El Sadat, një nga njerëzit më të afërt të kreut të shtetit, Abdel Naser, me funksionin e ministrit të shtetit për Informacionin, që njihej ndryshe edhe numri dy i regjimit egjiptian. Ajo shkoi në zyrën e tij dhe nuk u largua derisa Sadat e priti. Qëndroi atje 9 orë, derisa më në fund Sadat doli duke qeshur dhe i dha një intervistë. Po Nexhmija nuk u mjaftua me kaq. Synimi i saj mbetej te kreu i shtetit me një fuqi magjike në atë periudhë, jo vetëm në Egjipt, por në tërë zonën e Lindjes së Mesme. Zonja misterioze dhe shumë tërheqëse e joshi Sadatin, i cili i rregulloi një intervistë me liderin egjiptian, Gammal Abdel Nasser. Ajo shpenzoi sërish shumë orë me Nasser, i cili, siç vë në dukje ajo, iu duk brilant, i ndershëm dhe i përkushtuar … “një burrë i vërtetë”. Nasser i foli në lidhje me planet e tij për modernizmin e Egjiptit. Ajo i tregoi Nasser-it, në mënyrën e saj të zakonshme shqiptare, aspak diplomatike, por të drejtpërdrejtë, se ai duhej të bënte diçka për të ndihmuar palestinezët që vuanin në kampet e refugjatëve. Ishte një intervistë që u ndoq me shumë interes në atë periudhë, kur në Amerikë dinin shumë pak rreth asaj që ndodhte në rajonin në konflikt të Lindjes së Mesme.
Kaloi shumë kohë në pjesën e sipërme të Nilit në Egjipt, duke depërtuar në thellësinë e profilit të këtij vendi të rëndësishëm dhe popullit të tij, të cilin e pëlqente aq shumë.

Si priteshin raportet e Nexhmijes nga opinioni amerikan në atë periudhë?

Shkrimet e saj nga rajoni i futur rishtaz në konflikt ngjallën shumë interes dhe kërshëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por u përballën njëkohësisht edhe me kritika të ndjeshme nga mbështetësit e qarqeve sinoiste. Ajo realizoi një studim të titulluar “Gauge of Arab Anger” rreth vitit 1953, në të cilin në mënyrë profetike vuri në dukje se ndërsa Amerika, që ishte heroi për të gjithë arabët do të vazhdonte të mbështeste në mënyrë të njëanshme hebrenjtë, një ditë do ta kthente botën myslimane kundër vetvetes, duke u bërë në këtë mënyrë pre e zemërimit e madje dhe e dhunës. 50 vjet më vonë, predikimet e saj vijnë vërtet shokuese. Ajo paralajmëroi ndërkaq, se mbështetja e njëanshme që do të mund të bënte Amerika, do të drejtonte shumë prej arabëve tek ushtria ruse, gjë që në fakt ndodhi me Egjiptin, Sirinë, Irakun dhe Jemenin. Nëna ime iu përmbajt faktit se palestinezët nuk do të shiteshin për kompensim e për asgjë tjetër. Ajo foli për tmerret në kampet e refugjatëve palestinezë: pa ushqime, pa spitale dhe shkolla, pa energji elektrike. Asgjë, veçse lot, mungesë e shpresës dhe dëshpërim. Qeveria amerikane nuk u tregua sa duhet e vëmendshme për të dhënat e saj, ashtu sikurse nuk i vlerësoi si duhet edhe paralajmërimet e veteranëve të tjerë të Lindjes së Mesme. Eshtë periudha kur ndikimi i lobit izraelit në SHBA ishte ende i fuqishëm. Askush nuk kujdesej për ata njerëz që ishin larg, të cilët nuk mund të votonin dhe të jepnin kontribut politik. Një rajon i tërë vuante në kufijtë e mbijetesës.

Si rrodhi më tej jeta e Nexhmijes e përkushtuar tërësisht nga angazhimi në mbrojtje të palestinezëve dhe popujve të tjerë të Lindjes së Mesme?

Nëna ime e kishte përjetuar me shumë dhimbje tragjedinë e hebrenjve në Evropë dhe shumë prej miqve të saj në Nju Jork ishin hebrenj. Por siç thoshte ndonjëherë “Izraeli kishte më tepër mbrojtje nga sa i duhej. Të gjorët palestinezë, nuk kishin askënd që të fliste për ta”. Shpesh ajo më përsëriste pikëpamjen e saj se kombet e Lindjes së Mesme nuk ishin aspak në gjendje të flisnin me perëndimorët, apo të fitonin mbështetjen e tyre. “Ata janë patetikë”, do të vinte re ajo, “gjysmë primitivë” (kur bëhet fjalë për komunikimin modern). Siç kam shkruar në Nju Jork, nëna ime u detyrua të ndërpriste shkrimet, kur gazeta e saj, nën mbikëqyrjen e këshilluesve më të mëdhenj, për të ndaluar shkrimet, e largoi atë si korrespondente të jashtme. Jo vetëm kaq. Atë do ta ndiqnin më vonë edhe mjaft kërcënime. Gati një vit më pas, në orët e vona të natës, mes thirrjeve, trokitjeve në derë dhe ndjekjeve në rrugë, njerëz të egërsuar shoshnin se do më qorronin me acid, pikërisht mua, djalin e vetëm të saj. Qarqet sinoiste të fuqishme në atë periudhë bënë çfarë mundën për të ndalur penën e saj, që nuk rreshti asnjëherë në mbrojtje të njerëzve të shtypur...


Mbreti Hussein me 60 roja shqiptare

Teksa do të përcillte për në median amerikane intervistën e plotë me mbretin e Jordanisë, Nexhmije Zaimi do të hidhte në bllokun e saj të shënimeve edhe mbresat nga takimi i parë me kreun e këtij vendi arab. “U mirëkuptova me të që në çastet e para”, do të shkruante gazetarja shqiptare. “Ishte i mirësjellshëm në bashkëbisedim dhe herë pas here gjërat që i vlerësonte të rëndësishme, i përsëriste dy herë, me qëllim që mesazhi i tyre të shkonte i plotë dhe pa mëdyshje te lexuesi i thjeshtë”. Në vazhdim të kujtimeve nga biseda me mbretin Hussein, Nexhmije Zaimi nënvizon edhe një detaj që ka të bëjë me çastet e ndarjes me të.
“Kur e përfunduam intervistën, mbreti Hussein më tha se do të më përcillte deri te hyrja e pallatit mbretëror. Madje vuri në dukje se kishte rezervuar një surprizë për mua, gazetaren shqiptare që kisha shkuar nga larg për opinionin e tij. Ndërsa zbrisnim shkallët e pallatit, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roja të gjata e të veshura me uniformë ceremoniali. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht”, i thashë. “Jo, shqip”, më tha ai, duke u ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”, e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. Kur i thashë se pse kishte zgjedhur pikërisht shqiptarët për t’i bërë roja, mbreti Hussein shpjegoi se ata janë besnikë dhe trima.


“Filozofia ‘Palestina, një vend pa njerëz, për njerëz pa tokë’, është antinjerëzore”

Nexhmije Zaimi ka qenë ndër gazetaret e para që ka tërhequr vëmendjen e qarqeve amerikane për një qëndrim më objektiv ndaj vendeve të Lindjes së Mesme. Studimi i saj “Madhësia e inatit arab” i bërë publik qysh në vitin 1952, depërton te thelbi i konfliktit arabo-izraelit, pas një investigimi disavjeçar të saj në terren. Është nga zërat e rrallë në median amerikane të kohës, që ngrihet kundër filozofisë genocidiste të sinoistëve dhe mbështetësve të tyre në SHBA. Nga aq sa kujton i biri, Eriku, ajo në fillimin e viteve ‘50 ka goditur me guxim në opinionin amerikan qëndrimin në mbështetje të sinoistëve, të cilët zbatonin strategjinë “Palestina një vend pa njerëz, për njerëz pa tokë”. Është koha, shton i biri i Nexhmijes, kur lobi izraelit në SHBA, Eshte një rol përcaktues në politikën amerikane. Në këtë mjedis përfitonin sinoistët, të cilët nuk reshtën përpjekjet për të sensibilizuar qarqet zyrtare të SHBA-së për të siguruar mbështetjen e tyre në zbatim të strategjisë sinoiste. Në studimin e vitit 1952, Nexhmije Zaimi paralajmëron efektet negative të mbështetjes amerikane ndaj sinoistëve. “Mbështetja pa limit e Izraelit nga Amerika, paralajmëron ajo, në të ardhmen do të mund të ndryshojë në interes të arabëve”. Erik Margolis, i biri i vetëm i Zaimit, thekson se 15 vite më vonë parashikimet e saj u kthyen në të vërteta. Gjithsesi, përmbyll, drejtori editor i “Toronto Sun”, këtij guximi të jashtëzakonshëm për kohën do t’i shijonte edhe “sherrin”: Terroristët sinoistë nuk do t’ia falnin dhe një ditë do të hakmerreshin, duke i hedhur acid në sy. Po edhe pas këtij atentati, Nexhmije Zaimi mbeti e angazhuar në përpjekjet e saj në luftën pa kompromis kundër padrejtësive dhe dhunës ndaj shtresave të pambrojtura...
Flet djali i Nexhmijes, Erik Skënderbeg Margolis

“Sigurimi i shtetit më kërcënoi familjarët nga Nju Jorku”

Gazetari shqiptar që raportoi nga 15 konflikte ushtarake për stacionet më prestigjioze të Perëndimit.

“Të bësh korrespodentin e luftës, duke raportuar nga vija e parë e betejave, do të thotë të jesh luftëtar dhe t’i kushtosh jetën profesionit”. Njeriu që ka nënshkruar poshtë këtij mesazhi, i cili citohet shpesh në auditorët që shkollojnë punonjësit e medias, është i biri i gazetares së shquar shqiptare, Nexhmije Zaimi, Erik Skënderbeg Margola.

I panjohur në Shqipëri dhe në rrethin e njerëzve të medias shqiptare, Eriku është regjistruar tashmë në elitën e gazetarëve ndërkombëtarë, si një nga mjeshtrat e guximshëm që ka raportuar nga 15 konflikte të armatosura, duke qenë i pranishëm në teatrin e luftimeve, madje ku ka qenë piku i tyre dhe shkalla më e lartë e rrezikut. Shqiptari që e njëson misionin e gazetarit me atë të luftëtarit, ka koleksionuar në përvojën e tij kronikën e betejave duke filluar nga Angola, Mozambiku, Afrika e Jugut, Vietnami, Kurdistani, Çeçenia, Salvadori, Afganistani, Kashmiri, Bosnja, Serbia e deri tek Iraku, duke përmbyllur në njëfarë kuptimi enciklopedinë e konflikteve ushtarake të kohëve moderne. Fakti që raportet e tij kanë qenë të destinueshme e të vlerësuara nga stacionet më prestigjioze të perëndimit si ÇN, FOX, CBC, CTV, Britain SKY etj., si dhe nga gazetat më në zë të SHBA-së, Kanadasë, e Britanisë, ku vazhdon edhe sot të jetë nga gazetarët më të spikatur, tregon potencialin e lartë profesional të këtij mjeshtri të fjalës së lirë, që i pëlqen të krenohet me të qenit shqiptar dhe ta njësojë profesionin e vet me atë të luftëtarit, një amanet ky nga e ëma, Nexhmija, e cila investoi pa kursyer për të trashëguar tek ai profesionin e vet.
Erik Margolis njihet ndryshe në mjediset politike si komentatori që paralajmëroi i pari pasojat e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe tragjedinë e përgjakshme të Kosovës në mesin e viteve ‘90. Më shumë se ndjenja e të qenit shqiptar, në këtë përfundim do ta çonte përvoja e pasur e krijuar nga ndjekja e konflikteve rajonale e ndëretnike dhe njohja e mentalitetit fashist të shovinizmit serbomadh. “Rrezikun për genocidin e Milosheviçit, kujton Erik, e kam paralajmëruar qysh në vitin 1989, menjëherë pas fjalimit të tij në Fushë Kosovë. Më duhej të isha sa më objektiv në analizat e mia, duke mposhtur edhe ndjenjat personale si shqiptar, për të ruajtur profesionalizmin. Atë që ndjeva e thashë hapur, por reagimi ishte me vonesë, duke lënë kështu një kosto jo të vogël”. Ky zë i vendosur në median e rëndësishme të Perëndimit, nuk do t’i shpëtonte vëmendjes së nacionalizmit serb, që bëri ç’është e mundur për ta asgjësuar.
Gjithsesi, Eriku që mundi t’u shpëtojë edhe atentateve në emër të profesionit dhe fjalës së lirë, mbetet një shkollë e hapur për median dhe reporterët e saj. Përvoja dhe karriera e tij është një pasuri me identitet shqiptar. Nga biseda me të, gazeta “Panorama” mundi të zbardhë vetëm një pjesë të kësaj përvoje të vyer me vlera të jashtëzakonshme, duke ndikuar njëherazi edhe në promovimin e kësaj figure të shquar, e cila kudo që shkoi e shërbeu e përmendi me të madhe origjinën e tij si shqiptar...

Erik! Ju keni lindur dhe jeni rritur në SHBA dhe thoni se jeni shqiptar, ndërkohë që nuk e njihni gjuhën shqipe...

Jam shqiptar! Kjo për mua është krenari. Ca më tepër kur kam parasysh nënën time, vajzën e Libohovës që bëri emër në Amerikë. Nënës i dedikoj gjithçka në jetën dhe profesionin tim.

Çfarë veçoni më shumë nga vlerat e nënës tuaj, Nexhmije Zaimi?

Ajo ishte një personalitet jashtëzakonisht i fortë. Edhe pse vetëm me një trup të pakët, ajo kishte shpirtin dhe zemrën e maleve shqiptare. Ishte gjithmonë e gatshme për të luftuar, e shpejtë për të vepruar dhe për të ndjerë dhimbjen e popujve të persekutuar. Një femër që e urrente gënjeshtrën dhe propagandën, aq sa urrente edhe njerëzit, që nuk flisnin hapur dhe që nuk thoshin atë që mendonin. Në Nju Jork ajo ishte një personalitet i njohur dhe shumë i admiruar. Një femër shumë e kërkuar në shoqëri, për sharmin dhe mënyrën tërheqëse të bisedës. Shtëpia jonë ka qenë gjithmonë e mbushur me intelektualë shqiptarë, shkrimtarë, poetë, diplomatë dhe studentë. Unë u rrita në një atmosferë të tillë kulturore, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në bisedat për politikën dhe historinë, se sa në bisedat për sportin.

Të qenit shqiptare, a kishte të bënte në vendosmërinë e saj për të guxuar në pasqyrimin e së vërtetës, pavarësisht pasojave që mund të kishte?

Para se të kthehem në këtë përgjigje, që është shumë e spikatur në imazhin e nënës sime, desha të ndaloj paksa te brengat e saj.
Keqardhja më e madhe e nënës sime ishte që nuk kishte më shumë fëmijë dhe problemi me shikimin (kishte sëmundjen e tmerrshme të glaukomas, të cilën mjekët e kapën me vonesë). Sëmundja e syve e privonte nga mundësia për të punuar dhe për të shkruar një libër tjetër, pas atij që kishte botuar që në rininë e saj “Bija e shqiponjës”. Gjithsesi, ajo u përpoq me shumë mundim të shkruante dorëshkrime përmes ndihmës së xhamit të mrekullueshëm, derisa sëmundja e syve e bëri të ndalet. Gjatë kësaj periudhe të vështirë për shikimin ajo vazhdonte të dilte, të ishte e ftuar në takime kundër padrejtësive, ku kumtonte lirshëm dhe ndiqej me shumë vëmendje nga auditorë të ndryshëm.
Nëna ime e deshi Shqipërinë dhe shqiptarët si rrallë kush, por kohët e fundit u ndje e zhgënjyer me ngjarjet politike dhe egon e madhe të shqiptarëve, me të cilat u përball te “Vatra” në SHBA, për të cilën punoi për vite me radhë. “Egoja është kursi i Shqipërisë”, thoshte shpesh. Ndërkaq, në atë periudhë u ndje keq me ndonjë nga të afërmit e saj në Shqipëri. Shpesh ajo çonte lekë, veshje dhe ushqime, por ata gjithmonë kërkonin më shumë, ndoshta duke menduar se çdo njeri që jeton në Amerikë duhet të jetë shumë i pasur. Sigurisht që ajo nuk ishte e tillë, por kishte një apartament shumë elegant në Nju Jork, ishte shumë e kulturuar, dashuronte muzikën klasike, operën dhe teatrin. Edhe tek unë ushqeu dashurinë për muzikën, e madje më futi në një shkollë muzike.
Nexhmije Zaimi ishte një femër e përparuar dhe i pëlqente të ishte e tillë. Që kur ishte vajzë në Tiranë mbante gjithmonë veshje të modës së fundit evropiane, duke u cilësuar si borgjeze. Në Nju Jork gjithmonë është veçuar për stilin e lartë. Ajo që është më e rëndësishme lidhet me faktin që edhe në atë kohë, kur femra konsiderohej jo shumë e arsimuar, ajo u shqua për aftësinë e saj në bisedat me meshkujt, duke shprehur një personalitet të lartë. Ajo mund të ecte nëpër një dhomë dhe menjëherë ta dominonte atë. Më e rëndësishmja dhe më tragjikja njëherazi, Nexhmija nuk mundi kurrë të kthehej për të punuar në Shqipëri. Ishte e drejtpërdrejtë në komunikim dhe e dashuronte të vërtetën, pavarësisht konsekuencave që vinin prej saj.
Së fundi, edhe kur ishte në moshën 90-vjeçare, nëna ime ishte e mbushur me energji dhe pasion. “Unë jam një vajzë e re, brenda trupit të një plake”, thoshte ajo. Mendja e saj ishte aq e mprehtë, sa edhe në rini. Ajo mbeti luftarake. Ishte e dëshpëruar që unë nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë. Ishte e dëshpëruar që shqiptarët nuk punuan së bashku për kombin e tyre. E dashuronte Nju Jork me shumë pasion dhe ndonëse ditët e fundit i kaloi në Santa Barbara, Kaliforni, e konsideronte veten njujorkeze. Ajo mbrojti Shqipërinë, Kosovën dhe vendet arabe deri ditën që vdiq. Dhe vdiq vetëm se trupi i saj i dobësuar nga sëmundjet perëndoi. “Zemra e saj, zemra shqiptare, ishte aq e fortë sa e një vajze”, do të thoshte mjeku...

Të kthehemi te karriera juaj profesionale. Njiheni si një nga reporterët më të guximshëm e objektiv në konfliktet rajonale. Diçka më konkrete nga përvoja juaj...

Dy gjëra i kam visare të trashëguara nga nëna ime, Nexhmije: Së pari, ajo qysh në fëmini me edukoi me dashurinë e pastër për Shqipërinë. Tjetra, Nexhmija në një mënyrë krejt interesante më pasionoi që në rininë e hershme me profesionin e gazetarit për rreziqet dhe shpërblimet që të fal ky lloj profesioni i nderuar dhe shumë delikat. Pikërisht, në shërbim të këtij meraku që kishte nëna për të trashëguar profesionin e saj, kreva studimet e larta në “Georgetoën University” në Uashington, pastaj në universitetin e Nju Jorkut. Shkrimin e parë e kam botuar në vitin 1960 kur studioja në Zvicër. Pas tij pata disa botime në “Daily Gleaner” të Xhamajkës. Në shtypin amerikan fillova të botoj në vitin 1983, në faqet e opinioneve dhe editorialeve në “The New York Times” dhe më vonë në “International Herald Tribune”. Qysh në vitin 1983 kam rubrikën personale në gazetën “Toronto Sun” në Kanada, ndërkohë që vazhdojë si komentator i rregullt për CNN dhe disa nga stacionet e rëndësishme amerikane...

Për çfarë keni qenë i pranishëm në këto media të rëndësishme?

Më ka qëlluar që shpesh të bëjë reporterin nga fronti i luftimeve të ndryshme. Korrespodenti i frontit ka qenë pasioni im. Të bësh korrespodentin e luftës, duke raportuar nga vija e parë e betejave, do të thotë të jesh luftëtar dhe t’i kushtosh jetën profesionit. Ky është mësimi dhe amaneti më i rëndësishëm që kam marrë nga nëna ime, e cila një jetë të tëra iu kushtua këtij misioni, deri në çastet e fundit...

Jeni njohur në Shqipëri me raportet dhe komentet që paralajmëruan dhunën dhe tragjedinë para shpërbërjes së Jugosllavisë?

Këtë e bëra me shumë dëshirë dhe profesionalizëm, pasi pashë fashizmin që fshihej që fjalorin e Milosheviçit në mitingun e Fushë Kosovës në vitin 1989. Ndodhi pas kësaj që shovinistët serb, të kërkojnë shpagim duke kërkuar të më zhdukin. Ndodhi disa herë kështu. Aq sa u detyrova të lajmëroj organet kompetente dhe të vë madje edhe bodigardë personal. Eshtë ky risku i gazetarit që guxon ta thotë hapur të vërtetën, ca më tepër kur bëhet fjalë për fatin e vëllezërve të tij të një gjaku...
A keni pasur kontakte me autoritetet zyrtare të shqiptare gjatë kohës së komunizmit?
Ka qenë viti 1985, viti kur vdiq diktatori Enver Hoxha, kur mora ftesën e parë nga përgjegjësi i sigurimit shqiptar i Misionit pranë OKB/së në Nju Jork. Ai, pasi ishte njohur me profesionin dhe përvojën time më tha se si shqiptar që isha duhej të bëja promovimin e Shqipërisë komuniste në median amerikane, madje më sugjeroi edhe objekte konkrete për shkrime të ndryshme. I thashë prerë se jam gazetar i pavarur dhe nuk marr nga askush urdhra për të shkruar. “Duhet të bësh çfarë të themi ne se ndryshe ke përgjegjësi të rëndë në Shqipëri ku ke edhe familjen”. E kuptova presionin dhe hipokrizinë e këtij komunisti tinëzar. Sa për kërcënimin ndaj meje dhe familjes i thashë se që nga ai moment do të njoftoja autoritetet amerikane të sigurisë. Si gazetar i thashë se kjo histori do të botohet në 400 gazeta të botës.
Jetëshkrimi
Kush është gazetari Erik Skënderbeg Margolis

U lind në Nju Jork më 4 shkurt 1943. Ndoqi shkollën e muzikës dhe më vonë shkollën private në Nju Jork, e më pas shkollën ndërkombëtare në Gjenevë, Shkollën e Shërbimit të Huaj “Foreign Service School” në universitetin “Georgetown University” në Uashington DC, “New York University Graduate School”, si dhe universitetin e Gjenevës. Hyri vullnetar në ushtri gjatë luftës së Vietnamit dhe shërbeu për dy vjet. Pas kësaj shkoi në Xhamajka, ku punoi në projektet për zhvillimin e vendit. Më pas, u punësua në kabinetin e ish-presidentit Nikson, ku punoi për përgatitjen e fjalimeve të fushatën e dytë elektorale të tij. Në vitin 1975 punoi në Nju Jork, për Estee Lauder Internationl, në drejtimin e bizneseve të saj në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore. Nisi të shkruajë për gazetat në vitin 1982 fillimisht për “New York Times”, “Wall Street Journal”, e më vonë për “International Herald Tribune”, “Mainichi”(Tokyo), “Chicago Tribune”, “Los Angeles Times”, etj. Njëherazi, filloi të punojë edhe për TV dhe radio të ndryshme. Si korrespondent i luftës për kanalin mediatik “Canada’s Sun” ka mbuluar luftërat në Angola, Mozambik, Afrika e Jugut, Rodezia, Peru, Salvador, Nikaragua, Egjipt, Irak, Kashmir, Liban, Kurdistan, Afganistan. Kam mbuluar konfliktet në Lindjen e Mesme, Bashkimin Sovjetik, (duke përfshirë Kaukazin dhe Azinë Qendrore), Evropë, Kinë, Indi, Pakistan, Liban, Amerika Latine etj. Eshtë autor i disa librave. Qysh nga viti 1980 është komentator i përhershëm për çështjet e jashtme në kanalet televizive CNN, Fox, CBC, CTV dhe Britain’s Sky News TV. Anëtar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve strategjike Londër, “Klubi kombëtar i shtypit, Uashington DC. Fitues i disa çmimeve, për 5 gazeta të kanalit kombëtar “Sun”, Kanada, për gazetën kryesore pakistaneze, “Dawn”; “Khaleej Times” – Dubai; “Gulf Times’’ –Qatar. Analist në internet në www. foreigncorrespondent.com. Drejtues i Jamieson Labs Ltd Kanada.

“Nëna më mësoi të mos tërhiqem, se jam shqiptar”

Në një mesazh për gazetën “Panorama”, Erik risjell një përjetim të veçantë nga bashkëjetesa me nënën e vet, për të cilën u ndje gjithë jetën krenar: “Kam ndjekur gjurmët e nënës sime, duke u fokusuar në zonat në konflikt dhe duke u përpjekur të mbroj dhunën e pakuptimtë te njerëzit. Kjo ka bërë që të mos jem shumë popullor, por gjithsesi ndjehem i përkushtuar në misionin për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e njeriut. Nëna ime më thoshte gjithmonë që të mos e njihja tërheqjen dhe të qëndroja pa u lëkundur edhe në situatën më të vështirë. “Kurrë mos e lër dikë të të mundë. Ti je shqiptar dhe shqiptarët janë luftëtarë”, më thoshte shpesh ajo, sidomos gjatë fëmijërisë. Një histori e bukur, kur unë isha 7 ose 8 vjeç: pesë djem më të mëdhenj se unë më vodhën gjithçka që mbaja në xhepa përdhunshëm. U ktheva në shtëpi i pezmatuar dhe i tregova nënës. U tmerrua! Përse nuk i qëllove? Ma preu me të parën. Pse nuk u ndeshe me ta?, shtoi e indinjuar. I thashë që jo, sepse isha një, kurse ata ishin shumë, nuk kisha mundësi. “Kjo nuk ka rëndësi. Ti je shqiptar dhe duhet të luftosh edhe nëse humbet”, ma ktheu ajo e vendosur në bindjen e saj. Gjithmonë i kam kujtuar këto fjalë dhe kurrë nuk jam tërhequr nga një ndeshje. Gjatë luftës së Kosovës, serbët në Toronto u përpoqën të më vrisnin, por unë vazhdova të shkruaj dhe të punoj për median. Profesioni i gazetarit është pak a shumë si ai i luftëtarit që thoshte nëna ime. Guximi, qëndresa dhe forca për ta thënë të vërtetën pa ndrojtje, janë ABC-ja e tij...”

Afrim Imaj

NE, ISHIM NË ULQIN, ME “PETRO N. LUARASIN”…


( Shënime për dy veprimtari mbresëlënëse, në “Ditën e Mësuesit”) 

Nga: Prof. MURAT GECAJ
1.
Një lexues i vëmendshëm, e ka të njohur faktin që, me rastin e veprimtatrive për festimet e paharruara të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në tetor e nëntor 2012, kam shkruar për dy udhëtime e pjesëmarrje në veprimtari të bukura, organizuar në Shkup e në Prishtinë. Të derguar nga  Shoqata “Lisi i Arbërit” dhe Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë, së bashku me prof. Alfred Uçin-Akademik, ishim atje për të paraqitur librin e këtij autori, të veprës kushtuar “Mësuesit të Popullit” e “Nderi i Kombit”, Petro Nini Luarasi.  Me atë rast, atje dhuruam disa libra për shkollat në gjuhën tonë amtare, kushtuar këtij martiri të shkollës kombëtare shqipe dhe shkruar nga prof. A.Uçi.
Mirëpo, na kishte mbetur “peng” që,  në një veprimtari të tillë, të merrnim pjesë edhe në qytetin bregdetar të Ulqinit. Se siç dihet,  aty  jeton një bashkësi atdhetarësh, arsimdashësish e kulturdashësish shqiptarë. Për këtë gjë, gjetëm mbështetje e bashkëpunim nga drejtori i Qendrës Kulturore, autori i disa botimeve me temë atdhetare e historike, si dhe kryeredaktor i revistës “Lemba”, dr. Nail Draga.  Pasi ai u mor vesh me drejtuesit e Komunës së Ulqinit dhe me kryesinë e Këshillit Nacional të Shqiptarëve aty, së bashku, miratuam projektin, që një veprimtari të tillë ta zhvillonim pikërisht më 7 Mars 2013, në   Ditën e Arsimit Kombëtar Shqiptar.

image
 Nga e majta: Prof. A. Uçi e M.Gecaj (Ulqin, 7 mars 2013)

Siç thuhet, “nga e thëna në të bërë” dhe në mëngjesin e ditë së djeshme ne u nisëm nga kryeqyteti, për në qytetin e Ulqinit. Duke përshkuar udhën Tiranë-Shkodër, me makinën që e drejtonte bashkudhëtari ynë edhe në Shkup e Prishtinë, Bardhyl Zeko  ose, siç i thrrasin për shkurt, Luli, nuk vonuam shumë e arritëm te Ura e Bahçallekut.  Pasi kaluam urën e bukur mbi lumin Bunë, morën kthesën, majtas e shpejtuam për në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Në këtë udhë, kisha shkuar edhe afër dy vjet më parë, në përbërje të një grupi të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, që e drejtonte i ndjeri dr. Ibrahim Gashi. Mbaj mend se atëherë, kur shkrova e publikova librin tim, “Rrahin zemrat arbërore”, kisha bërë “vërejtje” ,se rruga ishte e ngushtë dhe jo e mirëmbajtur.  Ndërsa tani, natyrshëm me shaka, u them prof. Alfredit e Lulit, se organet përgjegjëse në Malin e Zi e kishin marrë parasyshë “kritikën” time! Pra, një pjesë e rrugës  ishte e shtruar, pra “xham” dhe në vazhdimësi po vijonte  me shpejtësi ky process, me  punëtorë e mjete të rënda. Një gjë e tillë, pasi pikën e kalimit kufitar në Muriqan, sigurisht, na kushtoi ca, se u vonuam në udhëtimin tonë. Megjithatë, në heshtje, e miratuam këtë gjë, kur e dimë se, në një rast tjetër, udhëtimi ynë, por dhe i të gjitha mjeteve drejt Ulqinit, do të jetë më i rehatshëm.
Siç është e kuptushme, bisedat tona gjatë udhës kishin temë edhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e pritshme, por dhe për qytetin e Ulqinit e të njohurit tanë, të cilët na prisnin me kënaqësi atje. Të parin, që takuam, sapo arritëm pranë Qendrës Kulturore të qytetit, ishte pikërisht Nail Draga. Me buzëqeshje, por dhe pak “rrëmbyeshëm”, siç e ka natyrën e tij, na tha se, së pari, do të shkonim të sistemoheshim në hotelin “Florida”. Për atje na shoqëroi një vajzë e shkathët e plot mirësjellje, Arbiona Lloll. Hoteli ndodhet në bregun e detit Adriatik, në afërsi të Xhamisë së Marinarëve. Për atë, Naili na kishte treguar, në vizitën e mëparshme,  se ishte ndërtuar para ardhjes së turqëve në Shqipëri, pra për t’u shërbyer, në ritet e tyre, pikërisht marinarëve, që vinin dikur  për tregti, nga bregdeti i përtejmë afrikan. Tani aty vërehej qetësi e plotë, ashtu si dhe në lokalin pranë,”Aragosta”, ku drekuam. Por gjatë verës, siç i thonë një fjale,  “nuk ke ku ta hedhësh as kokrrën e mollës”, nga numri I shumtë i pushuesve.
Nga paraqitja e librit kushtuar Petro Nini Luarasit…
Mesdita na gjeti në mjediset e Qendrës Kulturore, ku na prisnin disa mësues, punonjës kulture dhe intelektualë të tjerë. Moderatore e veprimatrisë ishte drejtuesja e bibliotekës, Ardita Rama. Pasi ua dha fjalën dr. N.Dragës, Tahir Tahiri, kryetar  Këshillit Nacional të Shqiptarëve aty dhe zv.kryetarit të Komunës së Ulqinit, Met Gjoni. Ata na uruan mirëseardhjen dhe folën për qëllimin e atij takimi,.
Pastaj prof. A.Uçi u ndal në përmbajtjen e këtij libri, kushtuar Petro Nini Luarasit, i cili është njëkohësisht edhe gjyshi tij. Ndër të tjera, përmendi fjalën e tij të  artë se, edhe “sikur 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi në këmbë!”  Me jetën, botimet që la pas dhe martirizimin e tij, ai dëshmoi përkushtimin ndaj shkronjave në gjuhën amtare dhe shkollën kombëtare shqipe. Petro  Nini  ishte një ndër mësuesit dhe drejtuesit e parë të “Mësonjëtores Shqipe” të Korçës dhe prandaj armiqtë e gjuhës e të Kombit tonë e helmuan. Por udhën e tij e vijuan me vendosmëri breza të tërë, mësuesish e nxënësish shqiptarë.
Pastaj, aty unë fola, sigurisht shkurtimisht, pikërish për atë udhë të ndritur të shkollës shqipe dhe për figura të shquara të arsimit kombëtar shqiptar. Me fjalë të zjarrta zemre, në takim u shprehën edhe disa mësues pjesëmarrës, ndër të cilët: Ismail Doda, Ibrahim Berjashi, Hajro Nimanbegu e të tjerë. Në mbyllje të këtij takimi, prof. A.Uçi u dhuroi disave prej tyre, me nënshkrim, librin kushtuar Petro N.Luarasit.
2.
Pjesë e rëndësishme e vizitës  sonë në Ulqin ishte pjesëmarrja në manifestimin e masiv të ulqinakëve. Ata ishin tubuar  në një sallë të madhe e të zbukuruar me flamuj kombëtarë, afishe e shënime për  Ditën e Mësuesit etj. Të binin në sy, me shkronja të madha edhe vargjet e Ndre Mjedxës: “Prej Tivarit e në Prevezë,/ nji a gjuha e Kombi nji,/ ku lëshon dielli njata rreze,/ që veç toka e jote i di!”
Së pari, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan Himnin tonë Kombëtar. Drejtuesa e veprimtarisë, një vajzë e shkathët, pasi foli vetë pak për fakte të udhës së shkollës shqipe, për të përshëndetur ia dha fjalën kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Ulqin, T.Tahirit. Pasi ai përmendi arritjet e mira të kolektivave të mësuesve e nxënësve, të mbështeur nga prindërit e mbarë shoqëria, nënvizoi se shkolla shqipe në Ulqin e në tërë Malin e Zi, ende ndeshet me çështje, të cilat kërkojnë zgjidhje të ngutshme. Ndër të tjera, shtroi nevojën e futjes në tekstet mësimore të disa lëndëve, si gjuhë shqipe e lexim, histori e gjeografi, edukim muzikor e figurative etj., edhe të  fakteve e të dëshmive për identitetit kombëtar, të banorëve  shqiptarë në Malin e Zi.
Por edhe kur, pas  tij, aty e mora fjalën dhe i përshëndeta të pranishmit në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, i theksova para të pranishmëve në sallë këto çështje. Me këtë rast, shpreha dëshirën e besimin, se në të ardhmen, do të gjindet rrugëzgjidhja e duhur ndaj shqetësimeve të mësuesve e nxënësve e prindërve shqiptarë, nga organet përkatëse, lokale dhe qendrore të Podgoricës.
Pamje nga shfaqja festive…
Salla e madhe shpertheu në duartrokitje të forta, kur në skenë u ngjitën djem-sokola e vajza-zana, veshur me kostume të bukura popullore shqiptare. Nën ritmin e muzikës sonë, ata kërcyen shumë bukur, por dhe kënduan e merituan duartrokitjet e gjata të të pranishmëve. Përmbajtja e këngëve të tyre ishte me ndjenja të larta atdhedashurie, me nderimin e brezave të sotëm për veprën e të parëve tanë, të cilët u sakrifikuan për liri e pavarësi dhe shkollë kombëtare, në gjuhën tonë amtare. Në këtë linjë ishin edhe recitimet plot emocione të disa nxënësve të shkollave të Ulqinit, por dhe të ftuar nga Shkodra. Me këtë entusiazëm u përcollën edhe fjalët e disa mësuesve veteranë dhe recitimet e tyre, si Asllan Bisha, Haxhi Shabani etj.
Ky mjedis festiv u përcoll, pastaj, nëpër udhët e Ulqinit dhe nëpër familjet shqiptare të tij. Se  puna e kujdesi për arsimin dhe shkollën shqipe, janë pjesë e pandarë e jetës së tyre. Ata dëshirojnë e shpresojnë që, në këtë mënyrë, të arrihet sa më shpejt bashkimi shpirtëror i shqiptarëve, në trevat tona amtare të Ballkanit, por dhe në diasporë.  Ky do të jetë edhe parakusht i domosdoshëm, që ta realizojmë bashkimin kombëtar shqiptar, në udhën e përbashkët drejt Europës e më gjerë.
Nga e djathta: N.Gashaj, A, Uçi e R.Ushaku
3.
Do të ishin të mangëta këto shënime të mijat dhe përshtypjet, nga vizita në Ulqin, po të mos flisja shkurtimisht edhe për takimet e ngrohta e të përzemërta tonat, me disa miq e të njohur, mësues e krijues shqiptarë, si në Ulqin e pjesë të tjera të Malit të Zi. Ndër ta, po u përmendi me respekt të veçantë, kolegun e mikun e mirë, botuesin e revistës atdhetare e kulturore, “Malësia” në Podgoricë, Nikë Gashaj. E kisha njoftuar më parë për vizitën tonë atje dhe, megjithëse i takoi të bënte shumë kilometra udhë,  ai bëri ç’është e mundur që të vinte aty në mbrëmje dhe të takohej me ne. Bisedat tona me të nuk kishin të mbaruar dhe më për zëmër ishin rreth revistës së tij, numrin e fundit të së cilës na e dhuroi me një shënim të vetin. Por bashkë me të ishte  edhe prof.dr Ruzhdi Ushaku. Ai kishte të drejtë të “krenohej” për punën e botimet e tij, por dhe për planet për më tej. Shumë të çmuara për ne ishin dy libra të tij (njëri me bashkautorësi), kushtuar Ulqinit, të cilët na i dhuroi me nënshkrim. Po kështu, ata na i shoqëroi me botime të tjera: “Hulumtime etnolinguistike”(Prishtinë, 2000) dhe “Ndihmesa onomatologjike, nga hapësira ilire-arbërore”(Prishtinë, 2006).
Gjatë asaj mbrëmjeje festive, ne na dhuruan libra edhe dr. Nail Draga (revistën “Lemba”, nr.16), Ali Gjeçbritaj (“Shkolla shqipe në Krajë:1929-2009”), Ibrahim Berjashi (“Floçka e liqenit”., Ulqin, 2006), Ma. Flamur Anamali, (“Kultura shqiptare në tekstet mësimore të shkollës fillore në gjuhën shqipe, në Mal Të Zi”, Ulqin, 2012)  e të tjerë. Por edhe prof. Uçi e unë, dhuruam disa liba me autorësinë toinë, si për bibliotekën e Ulqinit, por dhe për miq e të njohur të veçantë. Kështu, lashë aty kopje të libra të mi: “Nëpër udhët e shkollës shqipe” (Tiranë,2001), “Filologë që nuk harrohen”(Tiranë, 2002), “Bedri Dedja, në kujtesëan tonë”(Tiranë, 2010), “Rrahin zemrat arbërore” (Tiranë, 2011), librin publicistik letrar kushtuar mbesës, “Dorela” (Tiranë, 2012) dhe librin më të ri, me përshtypje e mbresa nga vizita në Suedi, “Me zemër në vendlindje”(Tiranë, 2012).
…Udhën e kthimit për në Tiranë e bëmë sot në mesditë. Me vete morëm kujtime  shumë të bukura e të paharruara, vëllapritjeje e miqësore. Pra, ishim “të ngarkuar” me ndjenja të pastra, atdhetare, arsimore , kulturore e shpirtërore, që u shprehën nga  bashkatdhetarët, vëllezërit e motrat tona në Ulqin, në Fastën e 7 Marsit. Ato lidheshin me  të djeshmen dhe të sotmen e shkollës  në gjuhën amtare shqipe, por dhe me të ardhmen e saj. Se, në vatrat tona të dritës e diturisë, do të kalojnë breznitë e reja të shqiptarëve, të cilët me siguri do ta lërtësojnë emrin e nderuar të Kombit tonë.
Tiranë, 8 Mars 2013

TELEFONI NËNËS


image

Sami ISLAMI



Shumë vjet më parë

Kur nënat fëmijët e tyre përcillnin

Për gurbet…

Me zemër të thyer

Ndonjë letër merrin

Në dy , tre, a katër vjet!



Rrallë u dërgonin nënës

Ndonjë fotografi,

Por shpesh kur edhe ajo mungonte

Vizatonin dorën e fëmijëve në letër

Për t’i treguar asaj

Se sa ishin rritur atje, në largësi



Tani, i njëjti skenar…

Mërgimi prapë plagë për shqiptarë

Nënat ngrysen e zgjohen me mallin e fëmijeve

Dhe të nipave e mbesave…

Qe nuk i kanë pranë.



Dhe erdhi kjo kohë e re, pra

Kur largësia

Në një farë mënyre

S’mbet më largësi

Se interneti e telefoni

U futën pothuaj në çdo shtëpi



E, tani në vend të fotografive

Nënat mbajnë në gji nga një telefon

Presin t’u cingërroi i shkreti

Ditën, por edhe deri natën vonë.



Si dikur dhe tani

Nëna ndonjë lajm për fëmijën pret,

E kur flet me të zemra i bëhet det



Prandaj ju djem e vajza

Qe jetoni larg atdheut, në çdo vend

Telefononi nënës

Se nëna jeton

Vetëm për zërin tënd!



Urimi i vonuar per mikun Perparim HYSI


Nga Qatip Mara

Me 21 janar 2013 ishte 70-te vjetori i lindjes se mikut tone Perparim Hysi. Nga mungesa e informacionit nuk munda ta uroja diten e 70 vjetorit te lindjes, por me mire vone se kurre, thote populli. Edhe pse komunikoj vazhdimisht ne posten e-Mail, ku ai me dergon krijimet e tij, nuk e mesova ditelindjen e 70 –te te mikut Perparim Hysi., Ndoshta pa lejen e tij po e beje publike urimin e vonuar, duke falenderuar “Fjalen e Lire”, mikun tone te nderuar e shume te respektuar Fatmir Terziu, qe kontribone me zemer atdhetare ne komunikimin tone planetar me miqte tane krijues,eliten e vertete intelektuale shqiptare.

image
                                                                Nga e majta Qatip Mara , Perparim Hysi & Prof. Murat Gecaj
Per ditelindjet e miqeve nje ndihmese na jep komunikimi ne facebook, i cili na njofton para kohe me nje kalendar datash ditelindjesh, ashtu si me njoftoi per ditelindjen e 5 marsit te mikut Novruz Abilekaj, te cilin e pershendeta nga larg se jemi larg memedheut tone. Nuk mund te shikohemi dite per dite me sy, por te pakten ne fb, shohim fotografite e miqeve, te niperve e mbesave te shpendare ne te gjitha kontinentet e shtetet e ndryshme te ketij planeti te sunduar nga era e re globale.

Kur isha ne Tirane vitin e kaluar, takohesha cdo dite me mikun Perparim Hysi , pinim kafe e ndonje gote vere apo raki sa per shtate qejfe., sepse kafenete atje jane ngjitur me njera tjetren, e jane parlamentet e thashethemeve militante pluraliste politike. Kur po me afrohej data e largimit per te ardhur ketu ne amerike duke biseduar me mikun Perparim Hysi i thashe :

“ – A keni hapur fb. o Papi ?

Papi me degjoi me vemendje e me sinqeritetin e tij m’u pergjegj qetesisht duke thene :

“- Eh, facebook eshte TELENDILLEK, nuk e duroj dot….”, e qeshem te dy miqesisht duke u mirekuptuar per te komunikuar me e-mail. Po ta kisha Papin ne fb, do te njoftoheshim me heret para ditelindjes se tij, megjithate edhe tani urimi nuk eshte i vonuar sepse pranvera sapo ka filluar e 70 vjetori urohet gjate gjith vitit 2013

E bera gjithe kete hyrje te urimit jo per tu justifikuar, por per te shprehur urimet e shumta per krijimet ne proze e ne poezi qe Papi yne i dashur na ka dhuruar me shume modesti vargje brilante dashurie qe kur i lexon te bejne djale te ri. Sigurisht Papi qe i krijon me bukuri vjersha erotike, te cilat tregojne se eshte djalosh i ri.

O Papi dashur, ju vertet keni mbushur 70 vjete, por per ne miqte e tu e dashamiresit tuaj jeni 20 vjec. Ndoshta ky krahasim ngjan me urimin qe grupi polifonik i Bences Tepelene ne vitin 1978 , i kendoi diktatorit kengen “Rrofsh sa mosha kesaj toke! Ti vertete mbushe 70, por per ne je njezete “

Ju Papi do te rroni me shume , se poezite e bukura te dashurise ju kane perjetesuar , breza te tere ne vazhdimesi kur do ti lexojne , do t’i shijojne ndoshta ndonjehere do t’i perdorin si ilac per te mjekuar plaget e kaluara te dashurise Zemra dhe mendja jote o Papi, prodhon nje produkt intelektual ekselent , pikerisht poezine erotike, poezi te bukura ku te duket sikur ke lene mbrapa vapen zhuritese te shkretetires, zhurmen e makinave dhe je futur ne nje pyll te fresket ku ka ajer te paster shushurime gjethesh apo kenge zogjsh

Vargjet tuaja edhe ne poezite e tjera djegin mall per cdo vend Shqiperie, per Skrapar e Myzeqe, per Kosove e Cameri, per te gjithe diasporen shqiptare kudo ne bote. Ju o Papi,me stilin tuaj te vecante gjuani ne te shkuaren e larget dhe realizoni ne te sotmen mjeshtërisht, e tepër ndjeshmërisht. Kushdo qe ka lexuar poezinë tuaj ndjen shume shpirtin e njeriut që ende përcillet me gaz e hare në vatrat shqiptare Poezia e juaj është prekse., emocionuese. Ajo hyne natyrshem ne boten shpirterore te sejcilit qe e lexon duke arritur aty ku është sot poezia e vërtetë

Prandaj i dashur Papi, mos na i quaj urimin e 70 vjetorit te vonuar , sepse per ne miqte e tu sapo keni mbushur 20 vjete jete. Themi se jeni 20 vjec jo duke zbritur 50 vitet e diktatures qe te sulmoi me luften e klasave qysh kur ke lindur me 21 janar 1943..Me shume veshtiresi u arsimove per mesuesi ne normalen e famshme pedagogjike te Elbasanit te diturise U diplomuat me zotesi ne degen Gjuhe-Letersi. Punuat si mesues 40 vjete fshatarve te Myzeqese, si drejtor e inspektor arsimi duke lene kudo mbresat me te mira. Por me krijimtarine mbi 10 libra te botuara ne proze e poezi ku gjallojne qindra personazhe, qe i keni jetuar vete duke perballuar luften e eger te klasave,keni filluar të shkruani që në adoleshencën tuaj,por jeni ndjere i trishtuar përshkak të persekutimit të familjes u duheshe t'i grisnit krijimet tuaja

Vetem kur u permbys sistemi totalitar komunist , ne fillimet e pluralizmit politik shqiptar niset te shkruanit per botim libra sic tregoni ne rrefimin tuaj me poshte “ Kur qeshë inspektor në Drejtorinë Arsimore,unë shkoja në zyrë dhe të dielave.Jo se ma impononte njeri këtë,të dielave, por shkoja për punën time. Unë po shkoja drejt gjashtëdhjetave dhe qeshë,pothuaj,në mbyllje të karrierës sime në arsim,por,pikërisht,në këtë kohë kur kish ardhur demokracia,më kish filluar të më hante krimbi i të shkruarit.Jo se ky”lloj krimbi” s’më kish ngrënë në të ri,por atëherë,në të ritë tim,kur qeshë si person “non grata” për partinë e shtetin,qe pak “luks” i vështirë për mua që të shkruaja. E pra,në e nisa këtë valle në moshë të pleqërisë,kisha arsye objektive. Dhe,si për të fituar kohën e humbur,të dielave,mbvllesha në zyrë dhe çak-çuk me makinën e shkrimit,se akoma nuk kish në drejtorinë tonë një kompjuter. Çak-çuk,të dielë më të dielë (apo dhe kur kish festa ) dhe nuk mbahesha nga gëzimi kur nxora vëllimin e parë me poezi me titull ” Rektimat e dashurisë” me nja 250 poezi. Por,pa dalë nga botimi libri i parë, shtypja me makinë të dytin dhe arrita që të botoja,deri në vitin 2000,katër libra. Kur do futja në shtyp të pestin,ranë këmborë të tjera: djali që ishte në Florida,prej tri vjetësh,qe bërë me çupë dhe me gjithë timeshoqe,e mbajtëm frymën atje.Vëllimi i pestë që qe gati,mbeti i ndrymë në sirtar dhe nuk di se ku përfundoi.Se fati i librave,është si fati i njerëzve:humbasin pa nam e nishan.

* * *

Ju e braktiset vendin e bukur Florida se malli per Atdheun te linte pa gjume, me gezim u kthyet duke bere edhe betimin se nuk do shkoni me ne amerike .Shume qarte e tregojne vargjet e meposhteme : “

Porten e emigrimit,e mbylla

Me ate dere nuk e hap

Me duket se ketu u “rilinda?!”

A ngjaj me Krishtin pak???

…………………….

Eh,vendi im! Sa njerez te mire!

Sa e embel me duket buka!

Amerike e bukur,lamtumire!

Shqiperia eshte me e bukura.

Amerike je si nje perralle

12-vjet aty,nuk jane pak.

Po pse me dukej qe s’qeshe gjalle?!

Qeshe si nje mi rene ne carg.

Amerike,une ty te dua

Ke qene per mua si azil

Por mbi te gjitha Shqiperia mua

Me ben te cartur si bandill.

Tani qe u ktheva ne Atdhe

Duket sikur jam krejt tjeter

Ketu tani jam Ante

Dhe ve poshte njemije dreqer.”

* * *

Sot qe po te dergoj urimin e vonuar te 70 vjetorit te lindjes eshte festa e 8 Marsit, dita nderkombetare e grave dhe ju Papi kishit gdhendur nje poezi te bukur ,titulluar “Monument dashurie per gruan ( poezi me rastin e 8 marsit), te cilen po pasqyroj pjeserisht me poshte :

Kurrë ne burrat nuk do ta mësojmë

Se ç’vlerë,me të vërtetë,kanë gratë.

……………………………….

Në zëmër të çdo gruaje ka dlirësi

Zëmra e gruas është si oqean

Gruaja bëhet copë për fëmijë e shtëpi

Gruaja shpirtin e saj e bën kurban.



Gruaja ka nevojë për një fjalë të mirë

Dhe duhet trajtuar me nderim

Kush nëpërkëmb gruan,është viç i palëpirë

Dhe nuk është se po flas qesim.

Tek çdo grua bie muzgu i mërzisë

Në se ti zë i bën dredha

S’ka grua që nuk njeh sytë e tradhëtisë

Dhe s’është se merrem me pandehma.

Lulishtë është çdo grua ku të mbeten sytë

Pse ne,burrat,duam t’i këputim:

Nuk ka grua që s’i njeh dashuritë

Ndonjëherë,për dashuri,kapërdijnë dhe turpin.

Bie në gjunjë para çdo gruaje; dhe të gruas sime

Pa ato,jeta as që do kishte kuptim.

Për timeshoqe,zëmra copë e thërrime

Dhe për sa kam shkruajtur,ja e imja firmë.”

***



Rrofsh o Papi qe na dhuron poezi te bukura, sidomos ato me dashuri maramendese, por ju nuk e kerkoni gjetke dashurine sepse e keni brenda zemres tuaj qe prodhon vetem dashuri njerzore.

Gezofshi Jetegjatesi me shendet e gezume pa kufi !

Ju perqafoj nga larg.

Qatip Mara

New York 8 mars 2013

Fatmir Terziu botohet ne revisten amerikane "Ann Arbor"



image 
Fatmir Terziu





Stilettos (Takat) nje dhurate per te gjithe femrat shqiptare..., qe takat nen kepuce i kishin si nje gje te paaritshme, kursim shpirti, sot ato, femrat shqiptare me e pa to, jane Yjet e botes femerore....




STILETTOS

How I would have liked to have learned the language of stilettos
Mornings,
noon,
Evenings
Mondays,
Fridays...
and especially Sundays
If only I knew their language
They have a melody in their rhythm
They float slightly off the ground
And then as nails they attack the floor
Stabbing as deep as the veins, the arteries
Ah, I didn't learn their language, for God's sake!

Long stilettos, short and small ones
They all have a unique language
Stepping on concrete, dry earth, or sandy ground
The stilettos continue their typical movement,
The type of stilettos that only God knows how He made them
Multiply in number everyday like a species of mice.

I know that the stilettos belong to the women
So to understand their language care in needed
Stilettos are just as strong and durable
When holding delicate feet,
Or when like bottles the feet weigh down on them.

For a long time I have wanted to learn the language of stilettos
Even though I do not understand a single stroke in the dictionary
For a while I have wanted to learn something
Since I was a boy,
Since I was young...
And even now that my eyes twinkle upon them.

Oh, how stilettos wake up something in me
And you should know it is not a secret
Without stilettos it seems as if the river will takes us
And the earth will decay us quicker...

Stilettos have an amazing language
They break stones and wood beneath them
But I do not know if when old women wear them,
Do they cause the same fuss?




Fatmir Terziu, London (formerly Albania)

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...