2013-03-10

Urimi i vonuar per mikun Perparim HYSI


Nga Qatip Mara

Me 21 janar 2013 ishte 70-te vjetori i lindjes se mikut tone Perparim Hysi. Nga mungesa e informacionit nuk munda ta uroja diten e 70 vjetorit te lindjes, por me mire vone se kurre, thote populli. Edhe pse komunikoj vazhdimisht ne posten e-Mail, ku ai me dergon krijimet e tij, nuk e mesova ditelindjen e 70 –te te mikut Perparim Hysi., Ndoshta pa lejen e tij po e beje publike urimin e vonuar, duke falenderuar “Fjalen e Lire”, mikun tone te nderuar e shume te respektuar Fatmir Terziu, qe kontribone me zemer atdhetare ne komunikimin tone planetar me miqte tane krijues,eliten e vertete intelektuale shqiptare.

image
                                                                Nga e majta Qatip Mara , Perparim Hysi & Prof. Murat Gecaj
Per ditelindjet e miqeve nje ndihmese na jep komunikimi ne facebook, i cili na njofton para kohe me nje kalendar datash ditelindjesh, ashtu si me njoftoi per ditelindjen e 5 marsit te mikut Novruz Abilekaj, te cilin e pershendeta nga larg se jemi larg memedheut tone. Nuk mund te shikohemi dite per dite me sy, por te pakten ne fb, shohim fotografite e miqeve, te niperve e mbesave te shpendare ne te gjitha kontinentet e shtetet e ndryshme te ketij planeti te sunduar nga era e re globale.

Kur isha ne Tirane vitin e kaluar, takohesha cdo dite me mikun Perparim Hysi , pinim kafe e ndonje gote vere apo raki sa per shtate qejfe., sepse kafenete atje jane ngjitur me njera tjetren, e jane parlamentet e thashethemeve militante pluraliste politike. Kur po me afrohej data e largimit per te ardhur ketu ne amerike duke biseduar me mikun Perparim Hysi i thashe :

“ – A keni hapur fb. o Papi ?

Papi me degjoi me vemendje e me sinqeritetin e tij m’u pergjegj qetesisht duke thene :

“- Eh, facebook eshte TELENDILLEK, nuk e duroj dot….”, e qeshem te dy miqesisht duke u mirekuptuar per te komunikuar me e-mail. Po ta kisha Papin ne fb, do te njoftoheshim me heret para ditelindjes se tij, megjithate edhe tani urimi nuk eshte i vonuar sepse pranvera sapo ka filluar e 70 vjetori urohet gjate gjith vitit 2013

E bera gjithe kete hyrje te urimit jo per tu justifikuar, por per te shprehur urimet e shumta per krijimet ne proze e ne poezi qe Papi yne i dashur na ka dhuruar me shume modesti vargje brilante dashurie qe kur i lexon te bejne djale te ri. Sigurisht Papi qe i krijon me bukuri vjersha erotike, te cilat tregojne se eshte djalosh i ri.

O Papi dashur, ju vertet keni mbushur 70 vjete, por per ne miqte e tu e dashamiresit tuaj jeni 20 vjec. Ndoshta ky krahasim ngjan me urimin qe grupi polifonik i Bences Tepelene ne vitin 1978 , i kendoi diktatorit kengen “Rrofsh sa mosha kesaj toke! Ti vertete mbushe 70, por per ne je njezete “

Ju Papi do te rroni me shume , se poezite e bukura te dashurise ju kane perjetesuar , breza te tere ne vazhdimesi kur do ti lexojne , do t’i shijojne ndoshta ndonjehere do t’i perdorin si ilac per te mjekuar plaget e kaluara te dashurise Zemra dhe mendja jote o Papi, prodhon nje produkt intelektual ekselent , pikerisht poezine erotike, poezi te bukura ku te duket sikur ke lene mbrapa vapen zhuritese te shkretetires, zhurmen e makinave dhe je futur ne nje pyll te fresket ku ka ajer te paster shushurime gjethesh apo kenge zogjsh

Vargjet tuaja edhe ne poezite e tjera djegin mall per cdo vend Shqiperie, per Skrapar e Myzeqe, per Kosove e Cameri, per te gjithe diasporen shqiptare kudo ne bote. Ju o Papi,me stilin tuaj te vecante gjuani ne te shkuaren e larget dhe realizoni ne te sotmen mjeshtërisht, e tepër ndjeshmërisht. Kushdo qe ka lexuar poezinë tuaj ndjen shume shpirtin e njeriut që ende përcillet me gaz e hare në vatrat shqiptare Poezia e juaj është prekse., emocionuese. Ajo hyne natyrshem ne boten shpirterore te sejcilit qe e lexon duke arritur aty ku është sot poezia e vërtetë

Prandaj i dashur Papi, mos na i quaj urimin e 70 vjetorit te vonuar , sepse per ne miqte e tu sapo keni mbushur 20 vjete jete. Themi se jeni 20 vjec jo duke zbritur 50 vitet e diktatures qe te sulmoi me luften e klasave qysh kur ke lindur me 21 janar 1943..Me shume veshtiresi u arsimove per mesuesi ne normalen e famshme pedagogjike te Elbasanit te diturise U diplomuat me zotesi ne degen Gjuhe-Letersi. Punuat si mesues 40 vjete fshatarve te Myzeqese, si drejtor e inspektor arsimi duke lene kudo mbresat me te mira. Por me krijimtarine mbi 10 libra te botuara ne proze e poezi ku gjallojne qindra personazhe, qe i keni jetuar vete duke perballuar luften e eger te klasave,keni filluar të shkruani që në adoleshencën tuaj,por jeni ndjere i trishtuar përshkak të persekutimit të familjes u duheshe t'i grisnit krijimet tuaja

Vetem kur u permbys sistemi totalitar komunist , ne fillimet e pluralizmit politik shqiptar niset te shkruanit per botim libra sic tregoni ne rrefimin tuaj me poshte “ Kur qeshë inspektor në Drejtorinë Arsimore,unë shkoja në zyrë dhe të dielave.Jo se ma impononte njeri këtë,të dielave, por shkoja për punën time. Unë po shkoja drejt gjashtëdhjetave dhe qeshë,pothuaj,në mbyllje të karrierës sime në arsim,por,pikërisht,në këtë kohë kur kish ardhur demokracia,më kish filluar të më hante krimbi i të shkruarit.Jo se ky”lloj krimbi” s’më kish ngrënë në të ri,por atëherë,në të ritë tim,kur qeshë si person “non grata” për partinë e shtetin,qe pak “luks” i vështirë për mua që të shkruaja. E pra,në e nisa këtë valle në moshë të pleqërisë,kisha arsye objektive. Dhe,si për të fituar kohën e humbur,të dielave,mbvllesha në zyrë dhe çak-çuk me makinën e shkrimit,se akoma nuk kish në drejtorinë tonë një kompjuter. Çak-çuk,të dielë më të dielë (apo dhe kur kish festa ) dhe nuk mbahesha nga gëzimi kur nxora vëllimin e parë me poezi me titull ” Rektimat e dashurisë” me nja 250 poezi. Por,pa dalë nga botimi libri i parë, shtypja me makinë të dytin dhe arrita që të botoja,deri në vitin 2000,katër libra. Kur do futja në shtyp të pestin,ranë këmborë të tjera: djali që ishte në Florida,prej tri vjetësh,qe bërë me çupë dhe me gjithë timeshoqe,e mbajtëm frymën atje.Vëllimi i pestë që qe gati,mbeti i ndrymë në sirtar dhe nuk di se ku përfundoi.Se fati i librave,është si fati i njerëzve:humbasin pa nam e nishan.

* * *

Ju e braktiset vendin e bukur Florida se malli per Atdheun te linte pa gjume, me gezim u kthyet duke bere edhe betimin se nuk do shkoni me ne amerike .Shume qarte e tregojne vargjet e meposhteme : “

Porten e emigrimit,e mbylla

Me ate dere nuk e hap

Me duket se ketu u “rilinda?!”

A ngjaj me Krishtin pak???

…………………….

Eh,vendi im! Sa njerez te mire!

Sa e embel me duket buka!

Amerike e bukur,lamtumire!

Shqiperia eshte me e bukura.

Amerike je si nje perralle

12-vjet aty,nuk jane pak.

Po pse me dukej qe s’qeshe gjalle?!

Qeshe si nje mi rene ne carg.

Amerike,une ty te dua

Ke qene per mua si azil

Por mbi te gjitha Shqiperia mua

Me ben te cartur si bandill.

Tani qe u ktheva ne Atdhe

Duket sikur jam krejt tjeter

Ketu tani jam Ante

Dhe ve poshte njemije dreqer.”

* * *

Sot qe po te dergoj urimin e vonuar te 70 vjetorit te lindjes eshte festa e 8 Marsit, dita nderkombetare e grave dhe ju Papi kishit gdhendur nje poezi te bukur ,titulluar “Monument dashurie per gruan ( poezi me rastin e 8 marsit), te cilen po pasqyroj pjeserisht me poshte :

Kurrë ne burrat nuk do ta mësojmë

Se ç’vlerë,me të vërtetë,kanë gratë.

……………………………….

Në zëmër të çdo gruaje ka dlirësi

Zëmra e gruas është si oqean

Gruaja bëhet copë për fëmijë e shtëpi

Gruaja shpirtin e saj e bën kurban.



Gruaja ka nevojë për një fjalë të mirë

Dhe duhet trajtuar me nderim

Kush nëpërkëmb gruan,është viç i palëpirë

Dhe nuk është se po flas qesim.

Tek çdo grua bie muzgu i mërzisë

Në se ti zë i bën dredha

S’ka grua që nuk njeh sytë e tradhëtisë

Dhe s’është se merrem me pandehma.

Lulishtë është çdo grua ku të mbeten sytë

Pse ne,burrat,duam t’i këputim:

Nuk ka grua që s’i njeh dashuritë

Ndonjëherë,për dashuri,kapërdijnë dhe turpin.

Bie në gjunjë para çdo gruaje; dhe të gruas sime

Pa ato,jeta as që do kishte kuptim.

Për timeshoqe,zëmra copë e thërrime

Dhe për sa kam shkruajtur,ja e imja firmë.”

***



Rrofsh o Papi qe na dhuron poezi te bukura, sidomos ato me dashuri maramendese, por ju nuk e kerkoni gjetke dashurine sepse e keni brenda zemres tuaj qe prodhon vetem dashuri njerzore.

Gezofshi Jetegjatesi me shendet e gezume pa kufi !

Ju perqafoj nga larg.

Qatip Mara

New York 8 mars 2013

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...