2013-03-10

TELEFONI NËNËS


image

Sami ISLAMI



Shumë vjet më parë

Kur nënat fëmijët e tyre përcillnin

Për gurbet…

Me zemër të thyer

Ndonjë letër merrin

Në dy , tre, a katër vjet!



Rrallë u dërgonin nënës

Ndonjë fotografi,

Por shpesh kur edhe ajo mungonte

Vizatonin dorën e fëmijëve në letër

Për t’i treguar asaj

Se sa ishin rritur atje, në largësi



Tani, i njëjti skenar…

Mërgimi prapë plagë për shqiptarë

Nënat ngrysen e zgjohen me mallin e fëmijeve

Dhe të nipave e mbesave…

Qe nuk i kanë pranë.



Dhe erdhi kjo kohë e re, pra

Kur largësia

Në një farë mënyre

S’mbet më largësi

Se interneti e telefoni

U futën pothuaj në çdo shtëpi



E, tani në vend të fotografive

Nënat mbajnë në gji nga një telefon

Presin t’u cingërroi i shkreti

Ditën, por edhe deri natën vonë.



Si dikur dhe tani

Nëna ndonjë lajm për fëmijën pret,

E kur flet me të zemra i bëhet det



Prandaj ju djem e vajza

Qe jetoni larg atdheut, në çdo vend

Telefononi nënës

Se nëna jeton

Vetëm për zërin tënd!



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...