2013-03-10

Kur dhe si do të zgjidhet problemi i veriut të Kosovës





Akademik Prof.dr.Jahja Kokaj


Klasa e jonë politike, sidomos e niveleve të larta, deklaron që Kosova është sovrane me kufijt e sajë të kontrolluar, thuajse e harrojnë urën e Mitrovicës dhe faktin që në pjesën veriore sundojnë serbët në aspektin ligjor, ekonomik dhe jetësor në përgjithësi.
Përkundër nevojës urgjente të zgjidhjes së këtij problemi, sidomos nën presionin e BE-së, përkundër formave të ndryshme të zgjidhjes që sot i numërojnë, mund të themi që janë vetëm dy mënyra të zgjidhjes së tij.

a) Evolutive dhe
b) Rapide apo revolucionare
Procesi evolutiv ka një vazhdimësi të gjatë dhe duhet të fillojë që në kohën e luftës në Kosovë. Në këtë aspekt duhet të konstatohet që përkundër kontributit heroik të UÇK-së, egzodusit të qindra e mijrëa viktimave, Serbia u largua nga Kosova jo pse ne e fituam luftën. Kapitullimin me kushtet e tij, nën Çadra të Kumanovës, e nënshkruan serbët me palën - NATO, e jo me ne. Ato kushte i përcaktoi NATO dhe se kthimin e serbëve në Kosovën Veriore, pas dëbimit të tyre e lejoi NATO. Këtë e komenton Gjenerali Vesli Clark, i cili me keqardhje shpalon konspiracionin që lejimi i kthimit të serbëve në veri të Kosovës ishte rezultat i mos unitetit të NATO-s dhe vendosjes së trupave franceze, e jo të themi amerikane. Me lejen e NATO-s para, u kthyen serbët.
Nga NATO apo shtetet që formojnë atë, më vonë derivohen këshilla, grupe apo individ kompetent, në nivel europian të cilët duhet të bisedojnë me Serbinë për kushtet dhe nivelin e pavarësisë apo sovranitetit që duhet ta ketë Kosova. Ata formalisht diskutuan edhe me palën e dytë-Kosovën, por kjo e fundit nuk kishte alternativëpos atë që ata ofronin. Të gjithë e dimë që zgjidhjet e Ahtisarit për shqiptarët dhe Kosovën janë shumë të dhimbshme, të cilat tejkalojnë shumë vija të kuqe definuese të integritetit të mirëfilltë të një kombi apo shteti.
BE-ja, e cila na imponoi zgjidhjen e Ahtisarit, nuk ishte konsekuente ta implementonte edhe në Kosovën Veriore. Çdo logjik thotë që BE-ja duhej ta implementonte këtë zgjidhje, meqë kishte NATO-n dhe mekanizmat e nevojshëm ushtarak dhe politik në Kosovë. Por, këtë nuk deshi ta bënte!?
Në frymën e bekimit të BE-së përkatësisht NATO-s, me ardhjen e trupave franceze në veri, respektivisht me kthimin e serbëve në veri dhe me qëndrimin tolerues të mos implementimit të menjëhershëm të planit të Ahtisarit, duhet ta shohim edhe sot zgjidhjen definitive të çështjes së Kosovës Veriore. E jo në deklaratat boshe të Presidentes dhe udhëheqësve të tjerë të lartë.
Kamuflazhi politik kërkon procedura demonstruese vizuale për qëllime psikologjike, për demonstrime procedurale dhe kuazi diplomatike. Kështu duhet të kuptohen takimet e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Gjermani dhe takimet tjera të ngjashme para dhe pas tij. Pra, këto takime bëhen siç thuhet për konsumime të brendshme apo të jashtme, por nuk duhet të kemi iluzione që do të ndodhin mrekullira për një sovranitet të plot siç thotë Presidentja e Kosovës dhe të tjerët pas takimit të fundit në nivele më të larta.

Strategjitë politike apo diplomatike të mundshme të Kosovës në kuadër të zgjidhjes evolutive

Ndonëse sipas procesit evolutiv, i cili është në rrjedhje, epilogu është i definuar nga faktorët e jashtëm të përmendur, duhet të dihet që politika dhe diplomacia ka karakter holografik, shumë dimensional dhe me parametra të mundshëm kohore dhe hapësinore me të cilët mund të konceptohet një strategji e mençur.
Në kuadër të faktorit hapësinor, konsideroj që pala kosovare në të gjitha bisedat për Mitrovicën apo Kosovën Veriore duhet domosdoshmërisht ta fut edhe problemin e Kosovës Lindore. Të thuhet në mënyrë eksplicite që nëse dëshirohet të ketë zgjidhje apo qetësi në veri të Kosovës, e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën Lindore. Turbulencat e çfarëdo forme që nuk lejojnë futjen e veriut të Kosovës nën sistemin kushtetues të Kosovës, nënkupton turbulencë analoge apo simetrike në Kosovën Lindore.
Së fundi, ne e kemi obligim kombëtar të përkujdesemi për vëllezërit tonë që janë shumicë absolute në trojet e veta, të cilët pa të drejtë janë nën kufijtë e Serbisë. Ata janë të diskriminuar, dhe ata u nënshtrohen presione policore serbe. Presione të ngjashme nuk ndodhin në Kosovën Veriore. A nuk është e logjikshme që kështu ti thuhet BE-së dhe ndërkombëtare apo edhe vetë palës serbe gjatë bisedimeve? Mendoj që është jo vetëm e logjikshme, por është edhe obligim kombëtar i bazuar në parimet liridashëse dhe demokratike.
Faktori tjetër strategjik është ai kohor. Shihet qartë që Serbisë i ngutet për zgjidhjen e problemit të Kosovës Veriore. Për shkak të gjendjes ekonomike dhe planeve zhvillimore që ka, për të akceleruar procesin futjes në BE dhe marrjen e fondeve. Për të njëjtin shkak edhe BE-së po i ngutet zgjidhja e problemit në fjalë.
Ndërkaq, në fatkeqësisht nuk kemi ndonjë plan zhvillimore afatgjatë për gjenerimin e kapaciteteve ekonomike zhvillimore që nënkupton zhvillimin e Kosovës. Është shumë e qartë që kohësisht jemi shumë larg inkuadrimit të plotë në BE. Kurse edhe për procesin e liberalizimit të vizave dy nga detyrat kryesore "shtëpiake", siç është problemi me serbë në brendësi dhe kufi dhe korrupsioni nuk duken të zgjidhshme për kohët që do të vijnë. Për këtë të fundit nuk ka vullnet të njëmendët. Ndaj vetëm do të vazhdohet të flitet sikur se edhe vite më parë.
Pra, pa dinamikë të mirëfilltë zhvillimore dhe pa shpresë të afrimit urgjent kah Europa, ne nuk na ngutet aq shumë për tu pajtuar me kushtet serbe në bisedat vijuese.
Nga këtu del strategjia e mençur që nënkupton që në biseda të Kryeministrave apo në nivel e tjera, kurrsesi mos të lëshohet pe duke sakrifikuar interesat kombëtare edhe pse po insistohet dhe do të insistohet nga të gjitha anët.
Në fund duhet të përmendi procesin b) Rapid apo revolucionar të cilin e indikova që në fillim.
Në kuadër të proceseve evolutive të elaboruara më lart duhet të ekstrapolojmë një përfundim shumë të pa dëshiruar si zgjidhje definitive të Kosovës Veriore.
Mundësi tjetër e zgjidhjes e asaj pjese të tokës arbënore është ajo që e bënë gjenerata, atë që e bën djelmoshat e gjeneratës së UÇK-së.
Sot me të madhe flitet për vetëvendosjen, me të madhe flitet për bashkimin kombëtar. Konsideroj që të gjitha këto deklarata pompoze nuk janë të dobishme nëse nuk artikulohen në mënyrë konkrete për lirimin e Kosovës veriore dhe Lindore. Pasuria revolucionare gjenetike dhe ajo që kemi aktualisht: vetëdija e lart kombëtare në Ballkan dhe në diasporë, mendoj që është bazë për një alternativë serioze për të cilën duhet të mendohet.
Kur dolën në dukje çunat e varfër të UÇK-së, dukej e çuditshme dhe e pa realizueshme doktrina e tyre, ndoshta do të del një gjeneratë e re që din të artikulojë dhe realizojë mundësi të reja.


Jahja Kokaj lindi në vitin 1948 në Gjakovë, është fizikan shqiptar. Është i biri i Osman Kokës i cili u shpërngul nga Tirana në Gjakovë, gjatë luftës së dytë botërore. Studioi fizikën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës. Lëmitë e spektroskopisë dhe optikës lazerike i studioi në Institutin e Fizikës, në Universitetin e Zagrebit, Kroaci. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Zagreb dhe Moskë. Mbrojti tezën e doktoraturës në lëminë e holografisë lazerike para komisionit me përbërje: Prof. Moser, Prof. Bacevanxhiev dhe prof. Janiçijeviç në Prishtinë në vitin 1980.

Studimet e pas doktoraturës i vijoi tek Universiteti Carnegie Mellon, në Pitsburg, ShBA. Gjatë kësaj kohe ishte i kyçur në projektin e hulumtimeve optike të modelit të tuneleve të rrymimeve të furishme, që e financonte NASA. U kthye në Prishtinë dhe themeloi laboratorin e holografisë në Universitetin e Prishtinës, një nga laboratorët më të avancuara të këtij lloji në Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë laborator janë realizuar hulumtime shkencore dhe doktortaura në nivel ndërkombetar.

Joana Demakopolo, magjistër i shkencave të fizikes nga Selaniku, duke dëgjuar për këte laborator në konferenca ndërkombetare, shkoi në Prishtine për ta punuar disertacionin nën udhëheqjen e prof. Kokës. Me këtë punë u publikuan në revista ndërkombëtare 3 punime shkencore.

Pasi u përjashtua nga universiteti si shumë kuadro të tjerë shqiptare, Dr.Koka vazhdoi punën në Pittsburgh, në Universitetin Carnegie Mellon si hulumtues, e pastaj si profesor i Optikës lazerike.

Në të njejtën kohë ka punuar në Projektin LITTON dhe hulumtime të inicuara nga Departamenti Shtetëror i shteteve të bashkuara, që kishin për qëllim zbulimin e metodave të reja të kompjutimit optik për identifikimin dhe njohjen e objekteve ushtarake në Tokë dhe qiell. Pas çlirimit të Kuvajtit nga Iraku, u emërua si drejtor i studimeve posdiplomike të një universiteti amerikan në Kuvajt ku akoma punon.

Prof. Kokaj ka publikuar më se 80 punime shkencore në revista eminente ndërkombtare. Është recensent i shumë revistave shkencore ndërkombëtare si Phys. Rev. Letters, Optik, Applied Optics, Optics Letters, Optics and Lasers in Engineering etj. Ka botuar librin e parë në gjuhën shqipe për lazerët, me titull “Laseret”, në Universitetin e Prishtinës dhe më vonë vazhdimin e ketij libri në nivel me të avancuar me titull "Fizika e Lasereve" e botoi në Universitetin e Tiranës. Ky ishte libri i parë për lazerët i botuar në Shqipëri.

Ka kontribuar në mënyrë materiale për universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1993 dhe 1996 ka sjellë pajisje, lazerë e detektorë modernë për disa ushtrime nga lëmia e fizikës moderne.
Gjate kohës së qëndrimit në diasporë prof. Kokaj ka mbajtur falas ligjërata dhe seminare në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës.

 Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare, ka kontribuar në ngritjen e ekspertëve shqiptarë në nivel ndërkombetar në lëminë e tij shkencore. Në Fakultetin Elektroteknik, në Prishtinë, ka qenë mentor gjatë punës së doktoranturës së Dr. Nebi Cakës dhe Dr. Rexhep Hasanit. I pari ka mbrojtur doktoraturën para prof. Kokës Dr. Qerim Kamberi, ka kryer punën eksperimentale të doktoraturës në laboratorin holografik nën udheheqjen e Dr.Kokës Mr. Lirije Galani ka punuar pjesën eksperimentale në këte laborator nën udhëheqjen e tij, si dhe shumë të tjerë


Familja

Duke vijuar traditën patriotike familjare, axha i tijë Col Koka, vdiq në luftë kundër serbëve në vitin 1945, babai Osman Koka vuajti shumë vite në burgjet serbo-sllave (Nish, Goli Otok etj), për çështje politike, nipi Uran Koka u plagos ne UÇK, Jahja në vitin 1999 nga Orlando, SHBA ku ishte me aktivitete shkencore, posa dëgjoi kushtrimin e Jakup Krasniqit në TV, niset me aeroplanin e parë dhe arrin ne Tiranë ku jep kushtrimin në RTSH për luftë kundër pushtuesit serb, para se ai vetë t'i dorëzohët Jakup Krasniqit dhe shtabit të luftës, të cilët i japin detyra të caktuara të cilat i kreu me sukses.

Pas luftës ka botuar afër 100 artikuj publicistik, në gazetat e përditshme në Kosovë, Shqipëri dhe Herald Tribune, si dhe në amëzat e internetit, posaçërisht në Forumin Shkencor Gjithëshqiptar Alb-Shkenca. Këto artikuj kanë të bëjnë me strategjitë politike për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vërtetë të Kosovës.
Ka marr pjesë në shkrimin e disa memorandumeve të Forumit të institutit Alb-Shkenca, për pavarsinë e Kosovës. Ka botuar librin me titull "Kosova në pragun e agimit të lirisë apo në majen e turbulencave shekullore.

Në Institutin gjithshqipëtar Alb-Shkenca i cili numëron afër 2000 doktorë shkence, nga vende të ndryshme të botës dhe trojet shqiptare, Dr. Koka është shumë aktiv. Ishte Drejtor këtij instituti për Kosovë. Aktualisht është drejtor i zyrës për koordinimin e aktivitetit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Prof. Jahja Kokaj ishte kryetar i Komitetit të Tubimit shkencor ndërkombetare i IASH i cili me 8 Konferenca shkencore u mbajt në Prishtine në gusht te vitit 2007. Tani është kryetar i konferencës së parë gjithëshqiptare që mbahet ne Prishtinë për ndotjen e ambientit dhe problemeve energjetike.
Me iniciativën dhe investimet e tij private ka nisur ndërtimin e një observatori astronomik në majen më të lartë të Çabratit.Do të jetë ky observatori apo muzeu i parë shkencor në Kosovë.

Mirënjohjet

Studime shkencore nga Fondi i FULTBRIGHT-it- Profesor vizitues në Universitetin Carnegie -Mellon në Pittsbungh, SHBA
Studime shkencore nga Fondi i IREX-it- Pjesëmarrës i Projektit të NASA-s, Pittsburgh
Studime Shkencore- ne MGU- Institutin Lomonosov , Moskë, BRSS

Referenca


^ Tre kandidatë të tjerë nga Gjakova: Mehdije Dushi, Burim Kamishi dhe Ardian Gojani, poashtu i ka ndihmuar apo udhëhequr në punën e tyre shkencore. Profesoreshën e mirënjohur të Gjakovës Mehdije Dushi, profesoreshë e Gjimnazit "H Dushi" dhe profesoreshë e Fakultetit Teknologjik në Mitrovice e ka udhëheq në punën e doktoraturës, Burim Kamishin, arsimtar i Fakultetit të SHN në Prishtinë e ka udhëheq në punen e tij shkencore, kurse Dr. Ardian Gojanin e ka udheheqe duke ia siguruar vendin në Senday të Japonisë dhe duke e lidhur me mentorin prof. Takajamen, ekspert me të njohur botëror për hulumtimin e valëve shock me tufë laserike. Dr. Gojani tani është ekspert botror i kësj lëmije.

^ [Gjakova me observatoriumin dhe planetariumin e parë në rajon! Me 16.09.2009 në Gjakove, me saktesisht ne kodren e Çabratit eshte vene gurthemeli per ndertimin e nje objekti shkencor ku do te vendoset observatoriumi dhe planetariumi i parë në rajon. Iniciativa eshte ndermarre nga Prof.Dr Jahja Kokaj, ligjerues shumevjeqar ne Universitetin e Prishtines dhe ne shume Universitete te tjera boterore, i cili aktualisht punon ne Kuvajt, dhe i tere objekti do te ndertohet nga buxheti i tij vetjak. Objekti do te kete nje kupole levizese dhe teleskop te fuqise tejet te madhe qe do te mundesojne studimin e trupave qiellor, gjithnje ne interes te shkences ka thene Kokaj duke shtuar se " Ky muze shkencor ne te ardhmen do te jete ne sherbim te nxenesve dhe studenteve nga Kosova dhe Shqiperia dhe nga te gjitha trojet shqiptare. Sigurisht se ate do ta shfrytezojne edhe shkencetaret nga te dy anet e kufirit dhe per kete ka filluar interesimi qe tani" ka spjeguar Profesor Kokaj.Do theksuar se ky objekt, ku jane te vendosura edhe planetariumi edhe observatoriumi, eshte i pari mes shteteve siq jane : Shqiperia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi etj.


Nehat Hyseni :Reciprociteti i munguar dhe revanshizmi


Nga Nehat Hyseni 


Bisedimet Kosovë-Serbi që po mbahen në Bruksel, do të përfshijnë “temat më të vështira”, d.m.th. çështjen e serbëve të veriut të Kosovës, por jo edhe çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Moszbatimi i parimit të reciprocitetit në trajtimin barabartë të çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore me serbët e Kosovës, shkakton frustrime dhe mund të nxisë revanshizëm, duke rrezikuar kështu të gjitha vlerat, investimet dhe të arriturat politike në Kosovën e pasluftës.
Veriu i Kosovës në tavolinën e bisedimeve - Procesi i intensifikimit të bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel ka marrë hov dhe është duke u zhvilluar në nivelet më të larta. Takimi midis presidentes së Kosovës Jahjaga dhe presidentit të Serbisë Nikoliq, i mbajtur më 6 shkurt 2013, gjithashtu në Bruksel, me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton, paraqet nivelin më të lartë të këtyre bisedimeve midis dy shteteve të barabarta në Ballkan.
Kurse, raundi i radhës i bisedimeve që do të zgjasin dy ditë, midis kryeministrit Thaçi dhe premierit Daçiq i caktuar për 20 shkurt 2013, do të përfshijë “temat më të vështira”, d.m.th. çështjen e serbëve të veriut të Kosovës.
Sipas planeve të përcaktuara dhe parashikimeve të ekspertëve të BE-së, pritet që këto bisedime të përfundojnë deri në mars 2013, në mënyrë që Serbia të merr ftesën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të saj në BE deri në fund të qershorit 2013.
Nga përfundimi i suksesshëm i këtyre bisedimeve, Serbia pret të merr ftesën për fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në BE. Andaj, ajo është e motivuar që të bashkëpunoj me institucionet e Bashkësisë Europiane lidhur me zgjidhjen e shumë problemeve të saj me Kosovën, e këtu nënkuptohet zgjidhja e problemeve të serbëve të Kosovës. Serbia, pra paraqitet në rolin paternalist ndaj serbëve të Kosovës dhe negocion në emër të tyre me Qeverinë e Kosovës, por edhe me presidenten e saj.
Ndërkaq, Kosova nga këto bisedime pret si “shpërblim” avancimin në procesin e liberalizimit të vizave, ose të lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj në zonën e BE-së, pa viza. Pra, pritet heqja e vizave, të cilat ishin vendosur që nga data 1 janar 1990, qe 23 vjet të plota.
Gjithashtu, Kosova pret që të zgjidhë një mori problemesh të funksionimit të shtetit dhe shtrirjes së sovranitetit në tërë territorin e saj, duke i formalizuar strukturat e pushtetit paralel, të cilat sipas të gjitha gjasave do të legalizohen, pastaj funksionimin e doganave, gjykatave dhe të institucioneve të tjera shtetërore, si dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave duke i hequr barrikadat e serbëve në atë pjesë të Republikës së Kosovës.
Në pamje të parë duket se Kosova nga këto bisedime nuk pret asgjë më tepër se sa t’i mundësohet funksionimi normal i shtetit. Dhe këtu, për evropianin mesatar duket disi si e pakuptueshme dhe e pabesueshme që një shtet të bisedoj me një shtet tjetër (fqinjë) lidhur me qytetarët e vet, duke mos i përfshirë me këtë rast në këto bisedime edhe bashkëkombësit e vet përtej kufirit.
Kosova Lindore jashtë bisedimeve të Brukselit - Mirëpo, Kosova me këtë rast nuk ka arritur të fusë si temë bisedimi të barabartë edhe elementin e bashkëkombësve të vet shqiptarë, të cilët aktualisht jetojnë në Serbi.
Kosova Lindore, pra, ka mbetur jashtë bisedimeve të Brukselit dhe shqiptarët e kësaj treve kanë mbetur “jashtë loje”: Serbia duke pohuar se “nuk ka çka të bisedohet” për shqiptarët në Serbi, sepse ata po i gëzokan të gjitha të drejtat dhe se qenkan “qytetarë me të drejta të barabarta” si të gjithë qytetarët e saj.
Kryeministri i Kosovës, si përfaqësues i Kosovës në këto negociata me premierin serb Daçiq, çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore, sa duket e ka pasur „halë në sy“ dhe në qëndrimin e tij mbi gjashtë vjet, asnjëherë nuk i pranoi liderët e kësaj treve shqiptare deri më datën 15 janar 2013, kur u detyrua për shkak të eskalimit të situatës së tensionuar politike, lidhur me lapidarin e UÇPMB-së të vendosur para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Preshevës.
Pra, qeveria e Kosovës është duke lozur rolin e “strucit”, d.m.th. të “futjes së kokës në rërë” dhe duke menduar se meqë e mbulon kokën vet, se askush nuk e sheh problemin e Kosovës Lindore, duke u ngutur që t’i zgjidhë problemet brenda shtetit të vet, si prioritet i preokupimeve dhe të agjendës së vet politike.
Mirëpo, jemi dëshmitarë se sado që qeveria e Kosovës „ta fus kokën në rërë“, problemet mbeten aty ku janë, duke rrezikuar për të shpërthyer herë pas here dhe duke rrezikuar edhe paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Edhepse retorika dhe diskurset politike, disi me nguti të pakuptueshme filluan të imponojnë bindjen se “ka kaluar koha e luftërave” dhe se teza e vjetër se “Ballkani është fuçi baruti” është e tejkaluar, ngjarjet e marsit 2004 në Kosovë dhe situata e tensionuar lidhur me lapidarin në Preshevë, tregojnë dhe sikur dojnë të na bindin në të kundërtën.
Pra, se Ballkani akoma mbetet si burim krize dhe shpërthimi dhe se mjafton ndonjë shkëndijë që ta ndezë zjarrin mbi „gjethe të thata“ të pyllit ballkanik, për të marrë flakë gjithëpërfshirëse që vështirë do të shuheshin. “Shkëndija” e tillë ndodhi më 24 mars 2004, kur në media u hodh lajmi se “tre fëmijë shqiptarë të cilët, duke ikur nga qentë e ndërsyer nga serbët e Mitrovicës, kishin përfunduar në lumin Ibër”.
Në ato momente ishte vështirë të verifikohej saktësia dhe burimi i lajmit, por përmasat e ndezjes së gjakrave ishin kulminante, duke kërcënuar të gjitha investimet politike dhe të arriturat në Kosovë dhe rajon të periudhës pesëvjeçare, që nga lufta e vitit 1999 e këtej. Shkatërrimet e kishave ortodokse serbe, ndezja e automjeteve të UNMIK-ut dhe të ndërkombëtarëve të tjerë, bllokada e rrugëve, kërcënimi me luftë dhe grumbullimi i njerëzve, kryesisht të rinjve tek ura në Mitrovicë etj. ishin skena tmerruese.
Moszbatimi i parimit të reciprocitetit të trajtimit të barabartë të shqiptarëve të Kosovës Lindore me serbët e Kosovës, mund të nxisë revanshizëm - Se sa është e brishtë situata politike në këtë pjesë të Ballkanit, këtë e dëshmoi edhe çështja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, të cilin qeveria serbe kërcënonte për ta rrënuar dhe këtë e realizoi në mëngjesin e të dielës, më 20 janar 2013, në orë 7:00 duke e shfrytëzuar momentin derisa popullata akoma nuk ishte zgjuar nga gjumi. Ky akt barbar i qeverisë serbe u realizua me forca të mëdha të xhandarmerisë së armatosur deri në dhëmbë me mjetet dhe armët më bashkëkohore, duke krijuar tmerr dhe panik tek popullata vendëse.
Veprimi i tillë i qeverisë serbe i frustroi jo vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Reagimi ishte i menjëhershëm i të gjithë shqiptarëve, duke reflektuar të gjithë si një trup i vetëm, meqë një pjesë e tij u godit dhe u lëndua rëndë. Dhe „llava“ e vullkanit të mllefit të papërmbajtur nxiti aksione revanshiste, duke u shfaqur edhe elemente vandalizmi me rrënimin e përmendores së Luftës së Dytë Botërore në Viti dhe rrënimi i 27 varrezave serbe, si shenjë hakmarrjejej për 27 dëshmorët e UÇPMB-së e emrat e të cilëve ishin të skalitur në lapidar, pastaj pati dëmtime edhe në vende të tjera, si në Prizren etj.
Pra, ky „revanshizëm“ si shpërthim i mllefit shqiptarë ndaj vandalizmit të qeverisë serbe mbi lapidarin dhe vlerat e dëshmorëve shqiptarë në Kosovë Lindore, ishte dukuri e dëmshme dhe tejet e rrezikëshme dhe vetëm falë angazhimeve këmbëngulëse mezi u arrit të frenohet mllefi dhe frustrimi i akumuluar nga vandalizmi i pushtetit serb mbi shqiptarët e pambrojtur të Kosovës Lindore.

Kulla e “Rozafatit” - Këto ngjarje dëshmuan, pra, se kjo trevë e Ballkanit mbetet akoma si “fuçi” e rrezikshme baruti dhe, po që se nuk trajtohet në mënyrë të merituar, kërcënon që të shpërthej dhe të përfshijë në flakë tërë rajonin.
Andaj, sado që dikush mund të mendoj se situata në Kosovës Lindore “mund të pres” dhe nuk është aq e rrezikshme dhe se nuk meriton të trajtohet me seriozitetin e merituar, gabon rëndë.
Dhe sado që do të mendojnë se ia arritën të ndërtojnë “urën” e zgjidhjes së problemeve të serbëve të Kosovës, duke mos i përfshirë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore, duke mos i trajtuar ata në mënyrë plotësisht të barabartë me serbët e Kosovës, rrezikon që në një moment krize, për një çast, të rrezikoj të gjitha investimet dhe të arriturat e gjertanishme.
Sepse, moszbatimi i reciprocitetit të trajtimit të shqiptarëve të Kosovës Lindore me serbët e Kosovës, mund të çoj deri tek revanshizmi i papërmbajtur dhe, druaj i pakontrolluar i mllefit gjithëshqiptarë, duke shkatërruar gjithçka para vetes dhe duke shkaktuar pasoja të pariparueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Dikush e përmendi rrezikun se bisedimet Kosovë-Serbi pa përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore i përngjet situatës sikur ndërtojmë kulla e pallate mbi bombën e kurdisur, e cila një ditë mund të shpërthej dhe të rrënoj gjithçka, duke na detyruar që t’i rrekemi çështjes së rindërtimit të tyre sërish nga e para, ashtu si dikur bënin ndërtimtarët e palodhshëm të urës së “Rozafatit”.

Ushtarët grekë shpesh kryenin krime ndaj shqiptarëve



Prof.Arben Llalla

Unë reagoj për numrin e ushtarëve grek të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke se janë gjoja 11 mijë. Nga të dhënat zyrtare që kam, në Shqipëri janë vrarë 7.948 ushtarë. Nga të dhënat që disponoj unë, vetëm ushtarë grekë që ishin nga ishulli i Kretës janë vrarë në Shqipëri 1.141 vetë. Unë kam të dhëna të saktë për rreth 8.000 ushtarë grek, ku janë vrarë, mosha, nga ishin, grada ushtarake etj. Një problem tjetër është se shumë ushtarë u plagosën në Shqipëri gjatë luftimeve, por vdiqën nëpër spitalet ushtarake greke, besoj se edhe kockat e tyre Greqia do ti kërkoj në tokën shqiptare.
Nga shënimet e ushtarëve grek që shpëtuan përshkruhen tmerret e luftës dhe varfëria e fshatrave shqiptare, shtëpitë e rrënuara nga bombardimet. Ushtarët grek endeshin nëpër fshatrat shqiptare me të holla në dorë për të blerë diçka, por dyqanet ishin bosh. Ushtari grek Stadhis Goçina do të shkruante në shënimet e tij Paraja nuk ka asnjë vlerë në fshatrat shqiptar, dua të blej cigare, çaj, por asgjë s’mund të blej. Kërkova një pulë ta blej, pa e menduar se ku do e ziej, shqiptarët nuk mi morën të hollat pasi ma dhanë pulën.
Taqis Sisko shkruan: Ushtria greke në shumë raste kërkonte ndihmën e fshatarëve shqiptar për të prerë dru natën në pyje, me marrëveshje ose me kërcënime shqiptarët nga mosha 12-60 vjeç mblidheshin në mbrëmje në kampet e ushtrisë greke dhe nisesh në mal për të bërë dru. Nëse dikush largohej ai dënohej, Korça ishte larg dhe ishte i vetmi qytet afër këtyre fshatrave.
Nga shënimet e ushtarëve grek mësojmë se përball tyre ishte një armik i padukshëm, ai i urisë, i qindra fshatrave të braktisur, shtëpi me llamba vajguri. Për tu ngrohur ushtarët grek prishnin gardhet prej druri të shtëpive dhe prisnin pemët rreth tyre, shkruan ushtari Thanasis Caros.
Ushtarët grek nga shënimet e tyre thonë se nuk kanë patur problem për tu kuptuar me vendasit shqiptar sepse në ushtrinë greke kishte ushtar që vinin nga familjet arvanitase, të cilët e dinin gjuhën shqipe më mirë se greqishten. Leonidha Papadhima shkruan se në ushtrinë e tij kishte grek nga Greqia Jugore, ata vinin nga familjet arvanitase, kështu nuk kishim probleme kur trokisnin në shtëpitë e shqiptarëve.
Dhimosthenis Zadhes shkruan se kishte një shok Tason, i cili ishte nga fshatrat e krahinës së Sulit dhe atë gjithnjë e vinim përpara për të biseduar me shqiptarët. Shpeshherë shqiptarët habiteshin që Tasos e fliste aq pastër gjuhën shqipe.
Dhimitrios Lukatos shkruan për dy shqiptar që kishin dezertuar nga ushtria italiane dhe dëshironin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Atëherë thirrëm dy ushtar grek që dinin gjuhën shqipe sepse ishin arvanitas.

Faqe nga e kaluara që s’harrohet


Nga Agim Shehu


I dashur Naum (Prifti)

Lexova me vëmendje e me po aq kënaqësi shkrimet e tua në natyrën e kujtimeve për njerëz të shquar të letërsisë sonë. Janë letërsi e vërtetë e si të tilla, nga më të pëlqyeshmet. Aq më tepër kur flitet për njerëz të cilët janë munduar rëndë në jetë e kur, siç thuhet me fjalë Bible, botës i kanë dhënë bukë e vetë janë qëlluar me gurë. Mirëpo ata «gurë» të cilët u kanë shkaktuar aq dhimbje, koha i grumbullonte për t’ua bërë monument të nesërmen, edhe pse në jetën tërë përndjekje e varfëri, ata gurë lavdie për nesër i donin bukë shtëpie sa qenë gjallë!
Lexuesi të është mirënjohës pasi këto kujtime brilante duke i ruajtur në heshtje, ti ke qenë i bindur se dhe në fushën e arteve gjëmimet më të fuqishme janë ato që fshihen brenda heshtjes, sado që shpesh na duket se heshtja s’dëgjon! Asgjë në botë nuk e ka më të mprehtë veshin se heshtja. Koha ato i mbledh në ndërgjegjen e saj dhe në diktaturë i strehon në tejndërgjegjen (subkoshiencën) e vet për t’ua dhënë brezave. Haveli gjykon: «Po s’u tha plotësisht e kaluara në diktaturë, demokracia mbetet e mangët». Dhe vjen një ditë, ato përjetime me aq drama brenda kthehen në letërsi të mirëfilltë.
Këtë akt fisnik ke bërë dhe ti (siç ndodh natyrshëm, mërgimi ta ka shtuar ndjeshmërinë për to). Kam ndjerë sa kënaqësi dhe tronditje pasi këto gjëmime dhimbjeje të jetës së njerëzve të shquar ti i ke dhënë dhe me një butësi kadifeje të fjalës, në natyrën tënde të të shkruarit e në frymën e krahinës sate të veçantë historike e lirike Kolonjë-Korçë ku barotin e armëve e ledhatonin tingujt e kitarës dhe era e luleblirit.
Mendoj se ty edhe të shkojnë kujtime të tilla pasi në krijimtarinë tënde në tërësi fryn një erë butësie njerëzore ku dhe tregimet për luftën brenda kanë zërin e paqes; ku dhe rrethimin e zi të diktaturës për armiqtë imagjinarë ti guxove e ktheve në dramë (me zë komedie brenda) - «Rrethimi i bardhë», nga i cili mbete dhe vetë i rrethuar me ditë të zeza…Sidoqoftë, dielli dritën më të bukur e ka në perëndim (mosha e thinjave). Por krijuesi i mirë thinjat i ka ngarkesa bore të dimrit nën të cilën ngrohet blerimi i pranverës. Pranojmë, të rinj nuk jemi dhe koha na është holluar drejt këputjes. Këtu tok me dritën në ikje të perëndimit merr vlerë dhe fjala afër fundit për gjëra të shtrenjta në jetë, për t’i shpëtuar nga harresa. Mendoj se pena jote ka harmoni të natyrshme me ato figura të çmuara artistike e njerëzore që përshkruan. Edhe në s’rrojnë, ata janë gati shenjtorë dhe fjalën e shkrimtarit të mirë e dëgjojnë aty ku janë.
E quaj me vlerë dhe plotësim portreti që kujtimit tënd të mrekullueshëm për Mitrush Kutelin t’i shtohet edhe një Letër e Tij dërguar me dhimbje burgjesh mikut të vet M. Greblleshi. Të dëgjojë lexuesi sadopak dhe zërin e tij prej artisti të madh e prej martiri mbi vuajtjet që ka hequr e nga kush i ka hequr edhe drejtpërdrejt. Shkaku i persekutimit thënë edhe me zërin e vet autorit, jep më saktë përmasat e të persekutuarit dhe motivon edhe nderimin në shkallën më të lartë për të. Kuteli dëshmon sado dhimbshëm, se si (së pari nga zilia letrare pastaj nga karakteri) u persekutua gjer në burgosje e vdekje nga ish kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve. Se ai zgjidhej kryetar jo thjeshtë se bënte mjeshtërisht letërsi, por dhe se bënte po aq mjeshtërisht ligësi. Për t’u ngjitur në karierë e privilegje, për shkallë përdorte trupat shtrirë të kolegëve.
Letra e Kutelit e jep autorin në përmasa të gjera letrare e njerëzore; vendos më saktë në vendin e vet edhe ngjarje e figura të tjera rrotull tij të ngjashme me to. Botojmë sado pak nga ajo Letër me dritë - hijet magjike prej Rembrandi, dhe si poet, dhe si piktor, dhe si shenjtor:
Pogradec, 28 gusht 1961
I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe,
Kjo e uruara Letër u bë litar me krye po pa fund…Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të Babajt. Ndënjëm u çlodhëm në varret e sheshuar duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi…Hëna doli kur rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull e lundroi nëpër hapësirë. Fëmijët më vunë një mijë e njëqind pyetje: «Si është hëna? Ç’ka prapa atij mali ? Po në Tiranë ka hënë tani ? »…Unë bluaja mendime të tjera : «Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur ? Që ku vijmë e ku shkojmë ? Sa rrëke njerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë tani»? Dhe mëndja më shkon me drithma tek ai që s’guxoj t’ia përmënd emrin sepse jam tepër i vogël - hij’ e një grimce të një stërgrimce - tek ‘ai’ që ka shumë emra por që është një i vetëm dhe mbi të gjitha dyshimet e mia birucore, dua megjithë shpirt…në vetmi. O Zot duhet të jesh sepse pa Ty nuk prehem dot !..
Një ditë në Belgrad Shutja (Dh. Shuteriqi- sqarimi ynë) më pat pyetur: Mitrush, ç’do të bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? - Ia ktheva: - Do t’i bënja një parathënie dhe do ta botonja. Ay: - Me emrin e kujt? - Të atij që e ka shkruar. Do të kënaqesha t’i jepnja lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. - Jo, më tha, vepra e gjetur është imja se unë e gjeta. Pra unë, gjetësi jam ‘autori’ i saj. - Ti s’je autor se nuk e brumose në mëndje e shpirt, nuk vuajte ti në të lindurat, nuk…nuk…- Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: - Po kur boton një këngë popullore? - Kur botonj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka treguar. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. -Ay përsëri: - Po ay që ta dha këtë këngë s’është autor i saj, pra…- Unë s’them se filani e ka qitur këtë këngë, them vetëm se ay ma ka treguar…- Shutja e ktheu prapë, të prerë: - Jo, s’jam dakord ! Vepra që kam gjetur është imja…- I thashë : - Kësaj i thonë vjedhje !..- Ay u ngrys…

Këtu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit në dhjetor 1945. Atëhere Shutja ishte mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mia, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet gjersa u bë burrë me llullë, me berè e me automobil; më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi «i» -në në fund të mbiemërit që të vërtetonte tezën e tij siç i tha Popoviçit vetë në tryezë: «Emri ynë vjen nga fjala serbe ‘Shute’ që do të thotë ‘shaka’. Rjedhim nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit. Pra, si të thuash, ‘unë’ jam ‘ti’. Ndihmomë të ngrihem lart! Jepmë, të kam vëlla»! Më tej vazhdon po me pikëllim e ironi prej zotnie të vuajtur :
«Botoi Gjorg Golemin që bje erë Lef Nosi. Me të vërtetë Shutja - shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti -kërthizë, kameleoni më arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk…(epitetet që burojnë nga realiteti nuk kanë të sosur), përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj…
Më falni që u zgjata kaq shumë me këtë «Dhimitriadë Shuteriqore», po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arogant që endej rrugëve të Pogradecit…Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë: «Shqiptarët janë populli më i lig e më i kotë (‘le plus inutile’) në botë ». Përfundimi? Duhet të çduket…Kështu thotë bizantini Phrantes. Domosdo Phrantes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di se si të mbrohet kundër tij : me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele!? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan? Të gjitha këto i lexoj, i bluaj me mëndje natën, s’më zë gjumi dhe më vjen të çmëndem…Pashë gërmadhat e shtëpisë plot ferra e m’u drodh zëmra. Jo, Pogradeci s’është më për mua të gjallë, po për mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë vuan shumë! Shto pastaj brengat, fëmijët, varfërinë e sa të tjera. Do vij të ‘çlodhem’ në Tiranë, t’i vihem normës se mos më presin bukën! Lamtumirë dhe përqafime vëllazërore! Mitrushi».

Edhe nga përvoja e tij Kuteli shkroi në letrën e fundit për familjen: «Hapsira e letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët se u bën hije…Ata pasurohen me dy mjete, vjedhje dhe tradhëti». Më tej, fjalët tronditëse-amanet: « S’jam në gjendje të lëviz nga shtrati nga ngritja e tensionit dhe bllokimi i frymëmarrjes. Jam 58 vjeç dhe e kuptoj qartë që ditët e punës në përgjithësi, dhe ato të jetës në veçanti, po paksohen… disa vepra letrare, në gjendjen time të sotme nuk mund t’i përfundoj. Ka dhe më. Ka dhe në. Ka dhe më… ». Pastaj vdes.
Siç dihet, mjeshtërin magjik të fjalës shqipe e futën dhe në burg me shpifje. Nga ai mundim skëterre, veçanërisht për një shpirt të hollë e të brishtë poeti, shkroi vargjet tronditëse si të prera nga Bibla e martirëve: «Do t’i lutesha nënës/, të më hedhë një litar/ varur në bri të hënës/! Emri im u shëmb/ me dhunë e përdhunë/. Një reze dielli hyri si për çudi/. Rrah ta shtie rezen në duar/, po zinxhirët që tringëllinë me kobe/ s’më lënë të ngrihem më këmbë përsëri!..».
Kryesori që i nxiu jetën, në vend që të kërkonte një të falur me ardhjen e demokracisë (sikur dhe për larje goje) pa asnjë vrasje ndërgjegjeje nisi të japë këshilla të reja: «Na duhet një demokratizim i ngadaltë e i shëndoshë…»(!)
Në mbyllje, për plotësim më tej: vuajtjet bashkë me magjinë e artit të Kutelit dolën lirshëm në dritë aq sa drejt tij zgjatën duart ta përvetësonin dhe ata që e kishin luftuar. Në një grup shokësh në Tiranë na afrohet një intelektual e na thotë se dhe Naimi, dhe Kuteli qenë vllehë (!) (ky qe një nga stani i veçantë i ca intelektualëve vllehë reklamuar modernë me «të drejta njeriu» e «shoqëri të hapur». Janë mohues të kombit shqiptar që çdo vlerë Shqipërie po s’e përvetësuan, e nxijnë nga kompleksi i inferioritetit pa rrënjë kombi të vetin: «mua s’më njihet kombi, por dhe ty do të ta nxij»! I përgjigjemi qetë vllahut: «Por Naimi e pohon vetë - ‘Ti Shqipëri më ep nder, më ep emërin Shqipëtar…’, nuk thotë: ‘Ti, Vllahi më ep nder, më ep emërin vllahar’…Kuteli nga ana e tij te poema e fuqishme për Kosovën pohon madhërisht: ‘Jam Shqiptar e Kosovar’…Më tej në një Letër miku shkruan duke i qarë hallin me dhimbje Atdheut të vet: «Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep të Ballkanit ndonëse ne kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh…greku mbjell farën e grindjes në Epir, Austria, Italia në Veri, Mali i Zi i përkrahur nga Rusia gjithashtu. Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bile dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e përçarë…»
Të vihet rè - përmend dhe ‘rumunët’, thua paralajmëronte me intuitë atdhetari gjer ardhjen në Tiranë të Presidentit të sotëm rumun që vllehëve t’u ngrerë veshin e paqenë (e kam fjalën për një grusht të veçuar sorroistë me zemër në Athinë; ata që dhe Nënë Terezën, dhe Gjergj Kastriotin…na e shpallin botërisht të huaj. Një stan që gjithnjë e më shumë po e zbulon fytyrën prej mafieje intelektuale antishqiptare, që s’ka asgjë të përbashkët me bashkësinë e çmuar e fisnike të arumunëve me të cilët historikisht shqiptarët kanë qenë e mbeten të afërt në shpirt e fat, gjer vëllezër).
Kuteli shejtanëzive të tilla qepur me pé të bardhë u rri në opozitë si shqiptar i madh dhe artist i madh. Më bukur, edhe si profeci për të ardhmen, e thotë në një shkrim të tij studimor: «Do ngrihet, ndofta më vonë ndonjë kretin që do përpiqet të demonstrojë se dhe A.Z. Çajupi ka qenë kuco-vlleh, ose armik i shqiptarëve (këtë thënie nga Kuteli i madh, drejtori me kulturë i Bibliotekës Kombëtare, bie fjala, meqë i ka merak këto kapërcime kombësie mund ta verë dukshëm diku në sallë, që ai gjykim t’u flasë më qartë njerëzve këto kohë kur kombin shqiptar e kanë vënë pjesë pjesë në treg).
Urime, i dashur Naum e falmë ku kam gabuar pasi ka filluar dhe ca vapë, sado që edhe vapën Gjeneva e ka me butësi prej Mitrush Kuteli!

Kisha greke është frymëzuesja dhe mbështetësja e organizatave fashiste antishqiptare

Një leksion fort i qëlluar i zotit Artur Zheji për klasën politike të Tiranës


Shkruan Prof dr.Eshref Ymeri


Në mbrëmjen e 31 janarit (sipas orës së Shqipërisë) ndoqa me shumë interes emisionin e analistit dhe të publicistit të mirënjohur, zotit Artur Zhej, me titull “360º. Marrëdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”, të transmetuar në kanalin TV News 24. Ai emision më la mjaft mbresa. Kjo për faktin se që kur u vendos pluralizmi e deri tani, në asnjë kanal televiziv (me përjashtim të kanalit TV Koha, në të cilin gazetari Robert Papa ka ftuar kohë pas kohe zotin Abdi Baleta) asnjëherë nuk është bërë objekt diskutimi i përmasave të tilla një temë kaq e mprehtë dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme, siç është pozicionimi para qëndrimit shovinist të shtetit grek ndaj vendit tonë dhe sidomos ndaj çështjes së pushtimit të kishës ortodokse fanoliane prej një uzurpatori dhe mashtruesi të thekur, si Janullatosi, i cili kishën në fjalë e ka kthyer në kishë greke apo në një shtojcë të kishës shoviniste greke.
Gjatë këtyre 21 vjetëve, moderatorët e emisioneve televizive kanë ftuar nëpër studio analistë të ndryshëm, ku është diskutuar e për çfarë nuk është diskutuar, madje edhe për “dasmën e mizave dhe ahengun e pleshtave”, por vetëm për një çështje kaq madhore dhe me rëndësi kombëtare, siç është çështja e ruajtjes së themeleve të pavarësisë së kishës ortodokse fanoliane, nuk është diskutuar asnjëherë. Prandaj jam i bindur që emisioni i zotit Artur Zhej ka pasur me siguri një auditor shumë të gjerë jo vetëm në mbarë trojet tona etnike, por edhe në diasporë.
Ky emision kishte si pikësynim t’i zgjonte shqiptarët nga letargjia politike që i ka pllakosur dhe t’u hapte sytë për rrezikun që u kanoset nga nepërka greke, e cila ka 21 vjet që po zvarritet nëpër Shqipërinë e Jugut, duke mbjellë gjithandej helmin e greqizimit. Edhe tre profesorët e nderuar dhe kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj që ishin ftuar në studio, e bënë edhe më interesant mesazhin që zoti Zheji kishte për qëllim t’u përcillte teleshikuesve.
Nga materialet filmike, nga intervistat dhe nga bisedat mjaft interesante në studio, të cilat zoti Zheji, si një analist dhe publicist mjaft i talentuar, i kishte ndërthurur mjeshtërisht, dalin ca përfundime fort domethënëse, të cilat vijnë e ravijëzohen fare qartë.
Së pari, nga intervista me deputetin e Agimit të Artë Papas, doli në pah fakti se kjo parti e re përbën vetëm majën e “aisbergut” politik në detin e urrejtjes greke kundër kombit shqiptar. Në studio u tha se kjo parti ka marrë 7% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, po të kemi parasysh faktin që hedhja e votës në Greqi është e detyrueshme dhe që rreth 10 milionë vetë marrin pjesë në votime, atëherë rezulton se për këtë parti kanë votuar 700 mijë zgjedhës, të cilët përkrahin alternativën nazifashiste. Pra, alternativa në fjalë ka një elektorat jo fort të papërfillshëm. Por, po t’i shikosh gjërat më thellë, rezulton se kjo parti, në të vërtetë, përfaqëson krahun “e armatosur” të partisë “Demokracia e Re” të Antonis Samarasit në qëndrimin ndaj Shqipërisë, sepse anëtarët e saj janë të vendosur gjithandej në mbarë strukturat e shtetit grek, përfshirë policinë dhe ushtrinë. Kjo për faktin se arroganca shoviniste e Samarasit, nuk ka ndonjë dallim nga histeria e urrejtjes shoviniste të Agimit të Artë ndaj vendit tonë. A nuk deklaroi me arrogancë Samarasi se çështjen e kufirit detar me Shqipërinë e quante të përfunduar dhe nëse Shqipëria nuk hyn më në bisedime, Greqia do ta vendosë vetë kufirin detar? Madje vendimin e Gjykatës sonë Kushtetuese Samarasi e shpërfilli krejtësisht. Gjatë fushatës zgjedhore Samarasi rihodhi në qarkullim kartën e Epirit të Veriut për të grumbulluar sa më shumë vota. Pra, qëndrimi shovinist ndaj Shqipërisë është i kultivuar në çdo pore të shoqërisë greke, sepse në qenien e çdo greku lëvrin gjaku i priftit grek, i cili, si bashkëpunëtor i djallit, urrejtjen për vendin tonë ia ka mëkuar që në moshë të njomë.
Fakti që kisha greke është bashkëpunëtore e djallit dhe madje “mban poste të larta në hierarkinë e pushtetit të djallit”, doli në dritën e diellit nga një njoftim i parapakditshëm, në të cilin thuhej se“Arkipeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hristodhulos, mbështeti masakrën e Peshkopisë”, (Citohet sipas faqes së internetit “Sot News”. 30 janar 2013).
Pra, kisha greke është frymëzuesja, organizatorja dhe mbështetësja e organizatave fashiste në Greqi, të cilat jo vetëm mbjellin farën e urrejtjes kundër kombit shqiptar, por organizojnë edhe akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkëpisë e vitit 1994. Tani le të dalë ndokush dhe le t’i mbushë mendjen mbarë opinionit publik shqiptar se kisha greke “merret me punët e Zotit”. Mbjelljen e urrejtjes kundër një vendi fqinj dhe organizimin e bandave terroriste për kryerjen e masakrave në territorin e tij, një kishë, si kisha greke, dhe kreu i saj Hristodhulos, nuk mund ta ndërmerrnin pa qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të djallit.
Së dyti, qëndrimi shovinist ndaj mbarë kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë në veçanti, përbën konstanten e politikës shtetërore greke. Parullat që kohë pas kohe hidhen si tollumbace në mjetet e informimit masiv të Tiranës për gjoja qëndrime të ca qarqeve politike greke kundër vendit tonë, kanë për qëllim të maskojnë qëndrimin shovinist të politikës shtetërore greke. Kjo politikë, fill pas daljes në skenë të platformës së Megaliidesë të vitit 1844, asnjëherë nuk e ka ndryshuar natyrën e vet shoviniste deri në çastet e tanishme. Ajo përherë ka qenë armiqësore, tinëzare dhe e shoqëruar me shfaqje flagrante urrejtjeje dhe agresiviteti.
Së treti, misioni i Janullatosit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një mision i pastër politik që ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së jugut. Fakti që citoi Prof.dr. Ksenofon Krisafi nga letra e Janullatosit, dërguar Ramiz Alisë më 3 qershor të vitit 1991, se ai po vinte në Shqipëri gjoja si eksark dhe një vit më pas, mes një turme ku ushtonte emri i Papa Kristo Negovanit dhe kënga “Për mëmëdhenë”, e shpalli veten kryepeshkop, dëshmon fare qartë se prapa tij fshihej politika shtetërore greke, kisha shoviniste greke dhe misioni i tij politik.
Fakti që Janullatosi, tërë kishat e ndërtuara apo të rindërtuara në Shqipëri, i ka zbukuruar me simbolikë greke apo me elemente të kulturës greke, dëshmon se misioni i tij në Tiranë është një mision i pastër politik, si pararojë e shovinizmit grekomadh. Madje dëshmitarë të ndërtimit të kishave kanë pohuar se Janullatosi ka sjellë nga Greqia edhe gurë të posaçëm, me shkrime në greqisht, të cilët i ka vendosur në themelet e kishave, në mënyrë që t’u thuhet breznive pasardhëse se Shqipëria e Jugut është, demek, tokë greke, se ja, edhe gurët e themeleve të kishave, shkrimin e kanë në greqisht. Me këtë rast, dëshiroj të theksoj për Aleancën Kuq e Zi dhe për Klubin e Patriotëve të Rinj se politika shoviniste greke, mendon që tani për brezat që do të vijnë pas 2000 vjetësh. A nuk pati deklaruar kryepeshkopi i kishës serbe se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas 2000 vjetësh? Prandaj varrezat e ushtarëve agresorë grekë, manastiret dhe memorialet e ngritura në nderim të tyre në Përmet, në Gjirokastër, në Korçë e gjetiu pikërisht këtë qëllim kanë: t’u kujtojnë breznive pasardhëse greke, edhe pas 2000 vjetësh, se këtu është tokë greke. Madje, siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv, qeveria greke i paska kërkuar qeverisë shqiptare që të ngrihen varreza ushtarësh agresorë grekë edhe në Karaburun e madje deri në Elbasan. Pra, pikërisht në ato treva që shovinizmi dhe kisha shoviniste greke i konsiderojnë si kufirin skajor të Epirit të Veriut.

Janullatos është vënë në krye të punëve të djallit


Fakti që Janullatosi, përmes argatit të tij të bindur me emrin Vasil Thomollari, nxori nga varri eshtra shqiptarësh për t’i paraqitur si eshtra ushtarësh grekë, dëshmon se ai është marrë dhe vazhdon të merret me punët e djallit. Se vetëm djalli është ai që përdhos eshtrat e të vdekurve.
Fakti që Janullatosi asokohe fluturoi me helikopter drejt Përmetit për t’i dhënë porosi çakallit të eshtrave të zhvarrosura me emrin Vasil Thomollari që ta ndiqte nga afër atë proces makabër, dëshmon se ai ishte duke kryer një mision të pastër politik me ngarkesë shoviniste.
Fakti që sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrosjeve, Janullatosi, si ujku i eshtrave në fjalë, fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” - selinë qeveritare të Kostas Karamanlisit, pikërisht atje ku ishte hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet - dëshmon se ai ishte duke kryer një mision të pastër politik.
Fakti që Janullatosi u ra kambanave të alarmit për vrasjen e panevojshme të të riut Alekdandër Guma në Himarë, duke ndikuar që shqiptarët të hidheshin në një kacafytje vëllavrasëse, dëshmon se misioni i tij është vetëm politik.
Por, ama Janullatosit s’i bëri asnjë përshtypje fakti që emigranti i shkretë, djaloshi Gramoz Palushi, që ishte duke shprehur gëzimin e tij për fitoren e kombëtares sonë të futbollit kundër përfaqësueses greke më 4 shtator 2004, vritet me thikë nga kriminelët grekë në rrugët e Athinës. Para kësaj vrasjeje të poshtër, Janullatosi heshti sikur të kishte qenë ndonjë mumje.
Fakti që Janullatosi, në emër të Sinodit të Shenjtë, me gojën e sahanlëpirësit të vet, të quajtur Nikolla i Apolonisë, sulmoi aq egërsisht Atë Nikolla Markun dhe u bëri thirrje gjithë besimtarëve ortodoksë që t’i kthejnë krahët Kishës së Varfër të Shënmërisë në Elbasan, dëshmon fare shkoqur se ai është vënë në krye të punëve të djallit. Si është e mundur që një Sinod që e mbaka veten për të Shenjtë, të propagandojë dhe të bëjë thirrje për mbjelljen e urrejtjes kundër njeriut? Madje kundër një prifti ortodoks, si Atë Nikolla Marku, i cili thjesht po mbron me vendosmëri trashëgiminë e Nolit, të Ahmet Zogut dhe të Visarion Xhuvanit, siç është pavarësia e kishës ortodokse shqiptare? Kur në një kishë flitet për urrejtje kundër njeriut, atëherë ajo nuk është më strehë e Zotit, ajo është kthyer në strehë të djallit.
Së katërti, nëse një ditë të bukur në Tiranë do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet kombëtar, asaj i bie një barrë e rëndë për të rishikuar me imtësi tërë spektrin e marrëdhënieve shtetërore me Greqinë. Kësaj klase do t’i duhet që, për opinionin e brendshëm dhe për mbarë opinionin ndërkombëtar, deri në strukturat e larta të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të bëjë publike “Dosjen e Zezë të Greqisë” që prej vitit 1913 e deri tani. Me materialet e kësaj dosjeje, klasa politike shqiptare duhet ta demaskojë botërisht shtetin grek dhe kishën shoviniste greke, si një shtet kriminal dhe si një kishë kriminale në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Kjo do të jetë një detyrë fisnike që klasës politike shqiptare do t’i duhet ta kryejë patjetër, në mënyrë që të japë kontributin e vet për emancipimin e shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste greke, të cilët duhet të çlirohen nga vargonjtë e mykut mesjetar dhe të mësojnë se si duhet jetuar me fqinjin në paqe dhe në miqësi. Se kisha greke duhet të zhvishet nga shovinizmi, duhet të flakë tutje aleancën që ka me djallin dhe duhet të merret me punët e Zotit, duke kultivuar dashurinë dhe respektin për njerëzit në tërësi dhe për fqinjët shqiptarë në veçanti. Shteti dhe kisha greke, të zhveshur nga shovinizmi, duhet të mësojnë nga kodi moral i etnisë shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka ushqyer urrejtje për fqinjët e vet.
Por këtë mision me qëllime shumë fisnike për mbarë shoqërinë greke dhe sidomos për kishën greke, klasa politike shqiptare duhet ta ndërmarrë pasi ta ketë pastruar Shqipërinë krejtësisht nga priftërinjtë grekë, si edhe nga krejt varrezat e ushtarëve agresorë grekë, nga manastiret dhe memorialet në nderim të tyre, për të cilat i duhet kërkuar Greqisë që t’i zhvendosë në territorin e vet. Dhe nëse Greqia nuk pranon, atëherë duhen vënë në punë buldozerët.
Së pesti, nëse një ditë të bukur do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet vërtet kombëtar, ajo e ka për detyrë para mbarë kombit shqiptar që ta zhveshë nga mbuloja enigmatike dhe ta “skanerojë” klasën politike që ka qënë në pushtet që prej vitit 1991. Kjo është e domosdoshme për mbarë opinionin publik shqiptar, në mënyrë që ai të mësojë se cilat kanë qenë arsyet që kjo klasë politike e zhveshi vendin tonë nga çdolloj dinjiteti kombëtar dhe e poshtroi deri në derexhe të fundit para shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke. Duhet të dalë në dritën e diellit se cilat kanë qenë arsyet e vërteta që klasa politike shqiptare, që prej vitit 1991, ka lejuar që një shtet grek dhe një kishë greke që notojnë kryekëput në mykun mesjetar, ta poshtërojnë kaq rëndë vëndin tonë në shumë e shumë aspekte, ta nëpërkëmbin kaq rëndë racën shqiptare që është raca më fisnike në kontinentin evropian. Cilat kanë qenë arsyet që deputetë dhe politikanë të tjerë grekë janë lejuar të hyjnë e të dalin në Shqipëri si në një stan pa zot, duke na sharë e poshtëruar në tokën tone? Cilat kanë qenë arsyet që kjo klasë politike i ka kthyer krahët dhe e ka shpërfillur krejtësisht Atë Nikolla Markun, si mbrojtësin e shqiptarizmit dhe të ortodoksisë fanoliane, dhe gjatë 21 vjetëve ka rënë në gjunjë para Janullatosit dhe ka puthur veladonin e tij? Kjo klasë politike, që e ka poshtëruar kaq shumë veten dhe mbarë vendin tonë para Greqisë, ka pasur hallin e emigrantëve? Ka pasur hallin e firmës greke për futjen e vendit tonë në strukturat evropiane? Apo në këtë mes kemi të bëjmë me ndonjë tjetër arsye shumë më të rëndë? Kjo klasë politike ka lejuar që Greqia të vazhdojë të mbajë në fuqi ligjin e luftës, çka përbën edhe njërën nga poshtërsitë e saj më të mëdha në raport me vëndin tonë, duke zbritur deri në poshtërsitë më të vogla, siç është kthimi mbrapsht në kufi i grave dhe i fëmijëve shqiptarë, të cilët emërvendet (toponimet) u dashka që t’i kenë sipas midesë greke.
Grekëve po u troket me forcë në derë çështja çame. Kjo ka bërë që ata të tmerrohen dhe të humbasin vetëkontrollin. Kujtojnë me ankth të madh Millosheviçin, i cili dikur pati deklaruar se nuk ekziston çështja e Kosovës. Prandaj edhe ata deklarojnë se nuk ekzistuaka çështja çame dhe ndërmarrin hapa dëshpërues, duke rinxjerrë në skenë nazifashizmin e tyre tradicional dhe duke dërguar ambasadorin e tyre te Ministri ynë i Punëve të Jashme për të mos lejuar kalimin e Rezolutës Çame në parlament. Një qëndrim ky me të vërtetë i shpifur, një qëndrim prej burracakësh. Grekët, si të pabesë dhe burracakë shembullorë që janë, nuk kuturisin dot t’i dalin të vërtetës ballë për ballë, ta pranojnë botërisht gjenocidin që ushtruan ndaj popullsisë çame dhe të kërkojnë ndjesë po botërisht. Me këtë ndjesë ata do të dëshmonin se dinë të jenë edhe fisnikë. Në mënyrë që çështja çame të vihet në rrugën e zgjidhjes përfundimtare, duke filluar, së pari, nga rikthimi i saj në vatrat e veta stërgjyshore.
Përderisa shovinizmi grekomadh e ka praktikë pune të përditshme nëpërkëmbjen e vendit tonë përmes Janullatosit dhe strukturave të tjera shtetërore greke, do të ishte mirë dhe e domosdoshme që zoti Artur Zhej, përmes ekranit të TV News 24, të vazhdojë ta mbajë të informuar publikun shqiptar në vijimësi, me fakte të tjera nga ajo që quhet “enciklopedia e urrejtjes greke”.
Santa Barbara, Kaliforni

Etika dhe politika



Nga Edita Kuçi - Ukaj

Ndarja e dy sferave etikë/politikë, në dimensionet e organizimit të jetës shoqërore, ka ndodhur në mesjetën e hershme, së paku në princip. Ndërsa në teori, ideja e koekzistencës së këtyre dy sferave, predeterminojnë edhe dy momente fundamentale në jetën e një shoqërie, duhet të kenë pikëtakime, si dy lidhje pa të cilat shoqëria apo kombi nuk do të mund të ecë normalisht. Andaj edhe në proceset e përgjithshme që po zhvillohen sot, krijohet përshtypja se pa këto dy komponentë vështirë të ecet dot para, sado që duket se janë të ndara. Me qe në kontekstin e gjendjes shqiptare, në parim nuk ka pasur dialog publik për këto dy çështje, në realitet, pas realiteteve të krijuara, këto dy sfera duhet të ndërlidhën në dimensionet e konstulacionit politik institucional. Dihet se një shoqëri që të funksionojë, qytetarët duhet të kenë disa vlera të përbashkëta, apo ato të krijojnë një sistem të përbashkët të vlerave të pranueshme për të gjithë. Cdo shoqëri civile duhet të posedojë kësisoj bazat e vlerave, një etikë, ku përcaktohen disa parime mbi të cilat do të trajtohen vlerat e përgjithshme mbi njëri/tjetrin. Çdo ndërtim i shoqërisë eshte kodifikuar me etikën në ligje, të cilave qytetarët duhet t,i përmbahen. Në ketë rast, është me rëndësi të theksohet se ne shqiptarët e kemi pasur "Kanunin e Lekë Dukagjinit", si një lloj kushtetute, sipas të cilës është kodifikuar një rregullim shoqëror. Këtyre ligjeve kanunore shoqëria shqiptare u është përmbajtur, ashtu si vlerave, etika që i ka përcaktuar deri në shek. XX. Madje, në rajone të ndryshme shqiptare, ende zbatohen këto ligje, por që tashmë kanë marrë konotacione primitive, ultra konservative. Nga kjo rezulton pyetja që kërkojnë përgjigje. Çka do të ndodhte, apo ku do të ishin sot shqiptarët, nëse nuk do të kishin Kanunin e Lekë Dukagjinit? Pyetja mbase duhet të jetë komplekse në rrethanat nacionale, nëpër të cilat kaloi etnia jonë. Sigurisht se pa etikë nuk do të kishim komb.

Është më rëndësi të potencohet se nga etika janë bërë ligje dhe etika e ndërton një lidhje me politikën në shumë raste. Fjala "e drejta" burimin e ka nga etika, mbase edhe përdoret shumë në dimensionet politike. Nëse shteti, institucionet, religjioni dhe komunat do të garantojnë që drejtësia të realizohet, politikanët duhet të dinë se cilat vlera janë ato që t'u garantojnë të gjithëve drejtësi. Nëse flasim për fëmijët, politikanët duhet të dinë se cilat vlera fundamentale duhet t'u garantojnë fëmijëve, p.sh. jetën, shëndetin, diturinë, lirinë, të vërteten etj. Nëse mungon njohuria për vlerat nga politikanët, atëherë janë vetëm fjalë të thata dhe drejtësia dhe të drejtat nuk vlejnë në realitet. Është më rëndësi që partitë tregojnë se çfarë etike kanë, mbi të cilat vlera bazohen dhe mbi të cilat vlera të përbashkëta veprojnë. Vlerat mund të definohen në bazë të pyetjeve se çka eshte me e rëndësishmja për individin, për të gjithë dhe për shoqërinë në tërësi. Vlerat e përbashkëta të një shoqërie perëndimore janë: jeta, vlerësimi i njeriut, dashuria, e vërteta, liria, kultura e tradita, dituria, ambienti i shëndoshë etj. Tek shqiptarët këto vlera të Perëndimit nuk zbatohen, si për shembull, vlerësimi i njeriut, dituria, dashuria dhe ambienti i shëndoshë. Ndoshta për faktin se shqiptarët kanë qenë të vuajtur me shekuj dhe, kështu këto vlera më të rëndësishme ende janë jo në shkallë të kënaqshme. Ekziston një fondament etike për të drejtën, që nuk mund të tërhiqet nga vendimmarrjet politike, të cilat ekzistojnë në njeriun, pa marrë parasysh prejardhjen kulturore. Ky fondament për të drejtën, në dimensionet e integrimeve perëndimore, buron nga sferat etike dhe e drejta natyrale krishtere, të cilat që 2000 vjet janë të pranishme në ligjet perëndimore, mbase si të këtilla përcaktojnë politikat nacionale. Të marra nga historia, tashmë janë manifestuar nga Magna Charta, deri tek deklaratat e lirisë në Europë, SHBA dhe OKB. Kjo është një etikë realiste, që posedon vlera fundamentale (jetë, shëndet, relacione, dituri, prosperitet, vlera këto që sot i duhen gjithë civilizimit, e në ketë fazë të konsolidimit të ndërtimit e të funksionimit të shtetit juridik, të bazuar në disa vlera e principe të përbashkëta). Këto vlera, të gjithë qytetaret kanë të drejtë t'i përjetojnë dhe t'i realizojnë, natyrisht me obligimin që edhe tjetrit t'i lejohet t'i përjetojë. Në realitetin nacional shqiptar, kujtoj se është moment imediat të trajtohet kjo çështje, duke nxjerrë premisa të nevojshme në rrugën e shtetëformimit, ku duhet të krijojmë vlera të përbashkëta, në principe e në baza të politikës së vlerave europerëndimore, të lashta 2000-vjeçare, pjesë e të cilave në një mënyrë apo në një tjetër jemi edhe ne si komb.

Turbulencat nga ekstremizmi fetar





Shoqëria e Kosovës, e përcaktuar qysh kaherë për një orientim të patundur perëndimor, këto javët e fundit, u ndodh papritur në një turbulencë të përmasave shqetësuese. Sikur aeroplani i cili pret aterimin në destinacion, kur prekët nga re të rrezikshme, ashtu shoqëria kosovare e etur për t’u bë si gjitha shoqëritë perëndimore dhe për të qenë pjesë e tyre, ju nënshtrua një turbulencë. E gjithë kjo u përjetua me një shqetësim të madh. Me një ankth të pashembullt, të cilin njeriu e vërente në fytyrat e njerëzve vullnetmirë.
Kërkesa e disa besimtarëve islam në Kosovë për një xhami ne qendër të Prishtinës dhe protesta të ashpra gjatë një të premte, për mendjet e shëndosha, duhet të kthjell mendjet e shëndosha.
Për një person të logjikshëm është e çuditshme që vetëm meshkuj të shihen që falën dhe bëjnë kërkesë për xhami. Çfarë domethënë kjo për botën tjetër të kësaj feje, për ato gra myslimane, fatin e të cilave e kanë në dorë të tjerët? Kjo pyetje duhet me i shqetësua gjitha gratë. Madje, kjo është në kundërshtim me parimet demokratike dhe vlerat civilizuese që po ndërton Kosova.

Një tjetër çështje tjetër që është vërejtur qartë, ndërlidhet me shenjat ekstremizmit fetar të pastër, shenja që e kanë kap përpara islamin dhe Bashkësinë Islame në Kosovë. Kjo duhet të shqetësoj çdo kosovar që do një Kosovë me një të tashme të sigurt dhe me një të ardhme të ndritshme. Çdo femër, grua dhe nënë, fakti që këta besimtar duken të frymëzuar nga bota arabe ekstremiste, duhet ta ndalojnë dhe të pyesin se ku janë ato femra, nëna, motra, gra të këtyre besimtarëve, për fatin e të cilave vendosin të tjerët? A nuk shqetësohen ato se çka mund të ndodh me të ardhmen e tyre. A nuk shqetësohen se drejtat e tyre njerëzore mund të bien në një nivel shumë të ulët, ashtu siç ngjet sot ane e kënd botës arabe. A nuk frikohen nga ligjet e shiriatit ku gruaja vlen dhe është vlerësuar vetëm si një zbejt në shoqëri. Ku familja shqiptare mund të shndërrohet në një familje me një burrë dhe shtat gra? Ose vajzat të i martojnë 11 vjeçare? Mua më së shumti me shqetëson fakti se femra shqiptare në këtë rast po tregohet shumë injorante dhe e pa arsimuar. Megjithëse në Kosovë mungon ende kultura e respektimit të femrës, ose thënë më mirë nuk është hiq e kënaqur niveli, me këto veprime kjo gjini rrezikohet të bëhet edhe shumë më e shtypur. Të gjithë jemi të barabartë, pa marr parasysh racës, kombësisë, religjionet ose gjinisë. Këtë duhet të gjithë ta respektojmë. Por, kur femra kosovare këtë nuk e respekton dhe e ndjen veten më të ulët se një mashkull, aty ja fillon problemi i shtypjes së femrës. Femra duhet ta respektojë vetveten pikësëpari dhe të mendoj te gjykoj, vlerësoj dhe shtroj kërkesat e veta vetë dhe në bashkëpunim me mashkullin. Vetëm atëherë kur femra nuk lejon qe një mashkull ta kontrollon mënyrën e jetës, mënyrën e të menduarit, mënyrën e të besuarit, atëherë është në rrugë të mbarë. Por askush nuk do të lufton për drejtat e femrës, nëse femra vetë pranon të sakrifikohet dhe nënshtrohet. Prandaj në betejën kundër të keqes, ajo duhet ta ngrejë zërin e arsyes dhe të luftoj kundër të keqes.
Beteja më e madhe i mbetet shtetit, që të merr përgjegjësi dhe të tregoj ndershmëri ndaj këtyre dukurive të huaja që po e kërcënojnë të ardhmen e Kosovës perëndimore dhe kështu vetë shtetin tonë.


Kosovo and the Threat of Terrorism

http://www.islamdaily.org/en/wahabism/3483.kosovo-and-the-threat-of-terrorism.htm

Some extreme phenomena are related to the influence of foreign organizations that flooded Kosovo with who-knows-what underlying missions and goals. Operating under a religious cover they caused spiritual deformations, which flourished because of our indifference and tolerance. We seem to accept everything among us now, be it bad or good.
Social degeneration hidden in religious garb and brought in by some of the numerous foreign organizations is best exemplified by the phenomena of Wahhabism – a radical Islamic sect embodying an extreme ideology of exterminating all those who think differently from their way. This new segment in the Albanian culture introduces negative values into our national identity. Therefore it is regrettable that we remain silent about it. Rational minds that really want to see development and wholesome progress in a Kosovo integrated into Western institutions should not stay quiet; they should use every possible means to fight these phenomena, which have nothing in common with the Albanian tradition.
The political, economic, and civilized future that we are looking forward to building for our country is a totally different reality. Therefore, we must act today, because tomorrow may be too late. Instead of keeping silent, we must talk and act to stop this growing phenomenon and denounce it as foreign to our world.
Albanian society, using its strongest mechanisms, should look for the best forms necessary to interrupt this propaganda which has nothing in common with traditional Albanian Islam. Lost in the daily routine of their lives many Kosovar citizens fail to notice what is becoming part of their new reality, while someone looking from the outside immediately wonders if the main trend of our culture is changing course. How can something like this happen? Where are we headed? These questions call for urgent answers before the new phenomena escalate with negative effects in a wide dimension of the general social-cultural situation.
To an Albanian citizen who returns after a period of time to the motherland these phenomena look disturbing, complicated, and potentially dangerous.
I re-emphasize that these unfortunate phenomena appeared only after the war. I am talking about young males with longer beards and shorter pants, girls with their faces covered that identify themselves today as sympathizers of extremist groups involved in ‘jihad.’ They are usually simply influenced by propaganda or social-economic interests, but more often are naively unaware of what they are doing.
By no means would I want to insult anyone’s religious feelings. However, we were always known for our dedication to the old motto “the religion of Albanians is the Albanian nation.” The problem emerges from this derivative sect of Islam known as Wahhabism.
Several scholars have written about the ideology and behavior of this extremist stream, identifying the permanent potential dangers it represents to human society in general. For example, the publicist and author Stephen Schwartz (The Two Faces of Islam: Saudi Fundamentalism and Its Role on Terrorism) analyzes many problems related to this sect. From his viewpoint this is clearly an extremist movement founded under the pretext of ‘reforming’ Islam in the 18th century, in remote central Arabia. Wahhabism continues to produce a dangerous movement on the global level, using a strategy based on suicidal terror to realize their interests. Wahhabism considers the Shias to be non-Muslims and unworthy to live with only two choices in front of them, reform or expect to be fought. This sect has always attacked the traditional and spiritual Islam prevailing in Turkey, Central Asia, India, Malaysia, Indonesia, and in some parts of the Balkans.
Wahhabism and Neo-Wahhabism (coming from Egypt and Pakistan) inspire the biggest number of violent Muslim extremists in the world today. They represent an ultra-radical form of Islam whose promotion is sponsored reportedly by the regime of Saudi Arabia. Its influence is spread to Qatar, Kuwait, the United Arab Emirates, and Yemen. They violently attack nearly everyone: Jews, Christians, Hindus, Buddhists, non-Wahhabi Sunnis and Shia Muslims. This sect is present in the countries with terrorism problems, as the author I mentioned above emphasizes. For example the Palestinian terrorist group Hamas is representative of Wahhabism.
In his earlier book Kosovo: Background to a War**, Stephen Schwartz offered data showing how dangerous this sect was becoming in the Albanian lands and especially to Kosovo.
According to the ‘Saudi Joint Relief Committee:’
4,087,353 Saudi riyals were spent for Kosovo, half to sponsor religious propaganda;
388 Saudi missionaries traveled to Kosovo with the goal of converting Albanians to Wahhabism.
From the rest of the money:
581,250 riyals was spent to build 37 mosques
and 222,150 riyals were invested in two schools.
The strange fact that much more was spent for propaganda and mosques than for humanitarian goals should alarm us.
We know how Serbia has always endeavored to portray the Albanian struggle for liberty: as an Islamic holy war against Western Christianity.
Even the war waged by the Kosovo Liberation Army is portrayed by the Serbs as a religious war.
Hence their tendency to present their war in Kosovo as a war against terrorism, claiming that Albanians are a danger to every country where they live.
Some say that Serbia has even sponsored the Wahhabi missionaries in Kosovo to help them strengthen Islamic radicalism and destroy the Albanian inter-religious tolerance.
No one says outright that Albanian boys and girls who come under Wahhabi influence are subsidized in some way by Serbia. I do not believe this and many Albanians also do not. However, we must analyze the facts free from emotions and euphemisms. At least vigilance must never be absent when faced with this phenomenon. Recently, even [the writer Ismail] Kadare raised his voice about this danger threatening our nation. If we do not fight this phenomenon we risk bringing on a future including terrorist attacks against cultural and economic centers, harming Western interests in Kosovo. These things are already happening in Turkey and some predict that soon the Balkans will see similar terrorist acts.
This threat may be real, considering that Wahhabism has brought suicide attacks to many
countries in the world. Wherever this sect is present there is terrorism. Or a potential for the kind of terrorism that does not spare any means or method.
Many political figures have already declared: if necessary preventive measures are not taken, destabilization is very likely in Kosovo and Albania.
We have been a very tolerant, civilized, and European people for a long time and therefore the West is popular among us. However, it seems we are trying to do the contrary now, distorting our identity, jeopardizing our future, and sabotaging our national
aspirations… We must hone our vigilance against people who work against our national interests. All institutions beginning with the Islamic Community of Kosovo, the political parties, and public institutions, the entire social opinion should denounce decisively this phenomenon. We must react because it has not been part of our culture in the past and should not be part of it in the future.
We have an historical chance, maybe the last one, to integrate into the civilized western world. This is the aspiration that we have cherished for centuries.
It is the ideal for which we have sacrificed so much, even the lives of some of the best among our sons and daughters, and we must not allow that the blood that they shed go to waste. We have been very strong and we have outlived many of our enemies but we still need to fight, now with maturity, knowledge and standards to define a new future for the young generations and to make our old dreams come true.
* The author of this article has completed academic work in Peace and Conflict Studies and is now studying International Affairs in Malmo, Sweden.
** Kosova: Prejardhja e Nji Lufte is available in the Albanian language, for free to mosques, teqes, and churches in the U.S., from CIP.
Published September 15, 2005, Islamic Pluralism


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...