2013-05-05

A janë revistat provë e punës shkencore?




TONIN GJURAJ

Çdo botim shkencor synon, mbi të gjitha, në avancimin e dijes dhe aplikimin e saj në jetën reale. Në vitet e fundit, nga njëra anë, është rritur shumë konkurrenca midis institucioneve arsimore e individëve për kërkime, duke përshpejtuar progresin në këtë drejtim, kurse, nga ana tjetër, kjo konkurrencë është bërë shumë më intensive dhe “agresive” për arsye të kufizimit të fondeve për kërkim gjithnjë e më shumë, edhe si pasojë e krizës globale. Konkurrenca dhe fondet e kufizuara për kërkime kanë imponuar, siç shprehen shumë studiues sot, filozofinë “publish or perish” (boto ose vdiq) për komunitetin e gjerë shkencor. Por, ka një konsensus të gjerë të këtij komuniteti megjithatë, se konkurrenca dhe nevoja për një matës “objektiv” të cilësisë së kërkimit ka ndikuar fort në lindjen, zhvillimin dhe përhapjen e revistave me faktor impakti (ndikimi).
Si rregull, faktori i impaktit (ndikimit) pritet të matë cilësinë shkencore të revistave të ndryshme, në shkencat ekzakte dhe shoqërore, por, përkundër saj, gjenden sot artikuj të shumtë që argumentojnë se faktori impaktit nuk duhet përdorur gjithmonë si kut matës i punës shkencore, madje duke ngritur ”shqetësime” rreth tij. Në një artikull të Singapore Med J 2009 (50/8), Oh H C, Lim J F Y argumenton se faktori impaktit jo gjithmonë është tregues i cilësisë së një artikulli, sepse, në shumë raste, më shumë citime dhe ndikim kanë pasur artikuj që kanë bërë një përmbledhje të punëve shkencore sesa studimet e mirëfillta origjinale. Kjo duket të ketë vlerë edhe për Shqipërinë, sepse shumë lexues janë të interesuar të shohin një artikull përmbledhës, i cili do t’i informonte ata për arritjet më të fundit të fushës. Megjithatë, akoma më me rëndësi për Shqipërinë, mendoj unë, është botimi i artikujve në revistat e rëndësishme shkencore që kanë një impakt të madh, sepse është tregues i cilësisë, për shkak të procedurave që ndiqen për botimin e tyre. Përdorimi i recensuesve shkencorë anonimë, peer-review, garanton që artikulli sjell diçka të re në fushën përkatëse dhe si i tillë, ai ka një audiencë potenciale dhe ndikim më të madh. Në shumicën e rasteve, të tillë artikuj duhet të ofrojnë studime origjinale, ose këndvështrime të reja.
Megjithatë, varet nga autorët nëse punimin e dërgojnë për botim në këto revista prestigjioze me faktor të lartë ndikimi, apo në revista të tjera. Duhet thënë se studimet cilësore, për shkak të punës së madhe që përfshijnë, duhet të botohen në revista që kanë lexueshmëri dhe ndikim të madh.
Për shembull, revista “International Journal of Human Rights” është revistë prestigjioze me faktor ndikimi të lartë. Kjo kushtëzon, patjetër, edhe cilësinë, dhe impaktin e artikullit, sepse ka një audiencë lexuesish ndërkombëtarë dhe të specializuar. Sidoqoftë, profili i revistave shpesh përcakton edhe këndvështrimin e punimeve shkencore në to. Në rastin e revistës së lartpërmendur, një artikull për policimin dhe komunitetin, për shembull, merr parasysh edhe aspektin e të drejtave të njeriut në kuadër të strategjisë së policimit në komunitet, në një vend të caktuar. Kjo, jo vetëm për arsye se të drejtat e njeriut dhe policimi janë çështje të lidhura ngushtë dhe shpesh trajtimi i njërës nënkupton përfshirjen e tjetrës, por edhe për shkak të profilit të revistës.
Një artikull i botuar në një revistë më faktor impakti diku jashtë shteti, jo domosdoshmërisht është provë e nivelit të lartë shkencor dhe e punës shkencore të atij/asaj që boton, pasi kjo varet shumë nga vendi prej nga vjen artikulli dhe tematika e zgjedhur. Për shembull, nëse artikulli vjen nga një vend i panjohur, i paeksploruar, ekzotik etj., dhe cek një temë tipike vendase, fjala vjen, gjakmarrjen apo diçka të ngjashme, mund të ndodh që ai të botohet dhe të citohet disa herë, por që për komunitetin akademik vendas, të mos përfaqësojë domosdoshmërisht vlera të vërteta shkencore dhe origjinalitet, edhe pse, mbështetur në specifikën që paraqet, mund të ketë indeks citimi.
Revistat me faktor impakti janë të rëndësishme, por janë edhe koercive, në kuptimin që i vendos kërkuesit dhe studiuesit më shumë në varësi të faktit se ku të botojnë sesa çfarë të botojnë. Ndodh shpesh që edhe gjetja e revistave me faktor impakti të jetë gojore, nëpërmjet kontakteve të vendosura gjatë konferencave shkencore (networking). Për këtë arsye, pjesëmarrja në to nuk është e rëndësishme vetëm për shkëmbim informacioni, por kryesisht për vendosjen dhe mbajtjen e kontakteve të rrjetit shkencor. Kush boton dhe çfarë botohet, varet shumë edhe prej marrëdhënieve personale midis grupeve të vogla profesorësh specialistë të fushave përkatëse, që takohen shpesh me njëri-tjetrin.
Vlera e artikujve shkencorë të botuar nuk varet prej numrit të tyre, por më shumë prej numrit të recensioneve që u bëhen atyre. Libri mund të citohet shumë për arsye të polemikave që nxit, si dhe kohës kur është botuar, por megjithatë duhet pranuar që ekziston një korelacion midis numrit të citimeve dhe cilësisë shkencore. Artikulli vlerësohet shumë mbi bazën e indeksit të citimit, kurse revista mbi bazën e ndikimit të lartë që ka, por të dyja janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Megjithatë, vështirë të gjenden revista shkencore që të vërtetojnë çfarëdo apo gjithçka.
Pedagogëve në Angli, për shembull, u kërkohet që mundësisht të botojnë një artikull shkencor në vit. Botimet kanë më shumë vlerë kur botohen në revista prestigjioze. Një herë në katër vjet, ESRC (Economic and Social Research Council) bën një vlerësim të universiteteve dhe departamenteve sipas numrit dhe cilësisë së botimeve shkencore dhe cilësisë së mësimdhënies me pikë, nga 1 në 5 me yll. Mesatarisht, katër botime cilësore dhe një ngarkesë mësimore, si dhe një cilësi e lartë mësimi sigurojnë për pedagogun 4 pikë. Pikaverazhi, 1c, 1b, 1a, 2c, 2b, 2a, 3c e me radhë është i lidhur me sasinë e subvencionimit që merr departamenti nga shteti për çdo pedagog. Kështu, ata me 5* marrin subvencion të mjaftueshëm që të mbulojnë shpenzimet e stafit dhe t’u teprojnë për të punësuar kërkues (reseachers), duke mundësuar vazhdimin e kërkimeve. Shuma për departamentet me 3a ose më poshtë nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, si pasojë këto universitete detyrohen të kërkojnë me ngulm fonde të tjera, ose përqendrohen te mësimdhënia.
Në rastin britanik, procedurat për grada e tituj janë të ndara dhe jo të varura nga sasia e artikujve, por numri dhe cilësia e botimeve. Nëse pedagogu nuk ka botimet e nevojshme dhe nuk ka një impakt në fushën e vet, nuk mund të pretendojë të kërkojë professorship-in. Në kuadër të vlerësimit të stafit akademik, është më e arsyeshme që, në fitimin e titujve kërkuesi i titullit të paraqesë artikullin/artikujt (1-3, për shembull) me të cilët kërkon të provojë vlerat e tij akademike dhe këto t’i nënshtrohen një procesi “peer review” nga autoritete të fushës (të vendit ose të huaj). Kjo vlen më shumë sesa rendja pas numrave të artikujve, faktorëve të tyre të impaktit, botimit në revista brenda e jashtë vendit, etj. Por, edhe procedura “peer review” në vetvete bart rrezikun e kryerjes prej komiteteve me kompetencë të përgjithshme, jo me ekspertë të fushës së ngushtë të studimit/kërkimit që mund të vlerësojnë hollësi të tilla, që të mund të përfshijnë edhe të dhënat e kërkimit primar. Jo rrallë, komitete të tilla i kushtojnë rëndësi kritereve dytësore, si: reputacionit të autorit dhe institucionit, prestigjit të revistës, rëndësisë së fushës së kërkimit etj..
Universitetet dhe institucionet kërkimore mund të zgjedhin të vlerësojnë performancën e stafit të tyre bazuar në numrin total të citimeve të publikimeve të tyre, numrit të botimeve në revista me faktor impakti ose me faktor të lartë impakti, ose në revista prestigjioze. Mund të ketë një vlerësim shumëdimensional, pasi vlerësimi i cilësisë shkencore mbetet një problem i vështirë që nuk mund të ketë zgjidhje standarde.
*Rektor i Universitetit Europian të Tiranës

Romët, mjedisi dhe të drejtat e njeriut





ROMEO HANXHARI



Unë nuk e di nëse Bashkia e Tiranës do ta tolerojë ende praktikën poshtëruese dhe të dëmshme të kthimit përmbys të koshave të qytetit për të nxjerrë shishe plastike apo kanaçe alumini nga pjesëtarët e nderuar të komuniteti rom apo nga kushdo tjetër; unë nuk e di nëse Policia Bashkiake i ka ofenduar apo jo dhe në ç’rrethana pjesëtarët e këtij komuniteti; unë nuk e di nëse ky komunitet ka apo jo mundësi të tjera jetese përveç gërmimit nëpër kosha; unë nuk e di nëse shteti apo Bashkia kanë detyrimin që t’u gjejnë punë romëve apo nëse ata i pranojnë punët në sektorin publik me paga modeste; unë nuk e di nëse Bashkia apo Avokati i Popullit duhet apo mund të hapin mensa për të varfrit ku të ushqehen edhe romët që nuk kanë punë. Më vjen keq, unë nuk mund t’i di të gjitha këto, edhe pse e di që të gjitha këto çështje kërkojnë adresim dhe zgjidhje. Por, ama, si përfaqësues i një shoqate aktive mjedisore, një gjë e di mirë, dhe për këtë po shkruaj dhe këmbëngul fort: praktika e gërmimit nëpër koshat në rrugët e qyteteve tona apo nëpër Sharrë për të mbledhur kanaçe alumini apo shishe plastike, duhet të marrë fund urgjentisht, sepse është sa e turpshme, aq edhe e dëmshme dhe e rrezikshme. Ne si shoqatë e kemi ngritur disa herë zërin për këtë situatë me pasoja shumëplanëshe.
Nëse e konsiderojmë veten si një shoqëri që e respekton vetveten, nëse pretendojmë se e respektojmë komunitetin rom të Shqipërisë, nëse pretendojmë se kemi njohuritë më minimale të higjienës publike, nëse pretendojmë se njohim praktikat më elementare të trajtimit të mbetjeve urbane dhe nëse pretendojmë të fillojmë t’i zbatojmë ato, atëherë duhet të mos lejojmë që koshat në qytet të kthehen e të stërkthehen apo të derdhen në shesh. Lejimi i deritanishëm, me dashje apo pa dashje, është kundërvajtje, madje krim i disafishtë, i kryer nga instancat publike që administrojnë qytetet dhe komunitetet tona.
Nuk ka asnjë justifikim një praktikë e tillë, as justifikim njerëzor, as humanitar, as punësimi, as mjedisor, asnjë. Madje, përpara se të trajtoj justifikimin “mjedisor” që i vishet kësaj praktike, dëshiroj t’i trajtoj shkurt edhe justifikimet e tjera. Duhet thënë me forcë se praktika e mësipërme është e tëra në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Për këtë duhet t’i bjerë kambanës së alarmit edhe i nderuari Avokati i Popullit: shkelen të drejtat e njeriut dyfish, edhe të romëve që futen nëpër kosha dhe dëmtojnë shëndetin e tyre, por edhe të banorëve të tjerë që kanë paguar taksa me qëllim që mbetjet të mblidhen nëpër kosha, dhe jo në rrugë me qëllim që mos të rrezikohet shëndeti publik. Shkelen të drejtat e njeriut, të romëve nëse ata gërmojnë nëpër kosha për shkakun sepse cenohet, nga ata vetë, pa vetëdije, e drejta e jetës së shëndetshme. E drejta e jetës së shëndetshme prevalon mbi të drejtën për punë, veçanërisht kur “puna” është e jashtëligjshme dhe e rrezikshme për ta dhe për tërë komunitetin e Tiranës. …Madje, edhe nëse vetë pjesëtarët e komunitetit rom thonë që ata e bëjnë këtë punë të gërmimit nëpër kosha duke e ditur mirë që kjo u dëmton shëndetin, pra me vetëdije, shoqëria nuk duhet t’i lejojë. Sepse ashtu siç shoqëria ka krijuar instrumente për të ndaluar dikë që dëshiron të hidhet nga kati i dhjetë dhe ndërhyn me zjarrfikëse apo me polici për ta shpëtuar, ashtu edhe në këtë rast shoqëria duhet të ndërhyjë që t’i ndalojë këta pjesëtarë të dashur të shoqërisë sonë që të dëmtojnë jetët e tyre dhe të të gjithëve ne në emër të një “mbijetese” që në fakt vetëm e tillë nuk është në llogari të fundit.
Disa thonë që “është gjynah t’i ndalosh të trazojnë kazanët, se romët në këtë mënyrë nxjerrin bukën e gojës”, duke e trajtuar këtë në këndvështrimin humanitar. Kjo lloj teze është tragjike, por njëkohësisht edhe tallëse. Unë personalisht kam respekt të paanë për ata që përpiqen me punë të ndershme të sigurojnë jetesën, sepse i përkas atij brezi që e ka përjetuar në kurriz varfërinë dhe madje kequshqyerjen e viteve ’80 në Shqipëri, dhe atij brezi që ka bërë edhe punë të vështira fizike për të jetuar apo për të përmirësuar jetën, pa asnjë kompleks, por pikërisht për këtë arsye ndërgjegjja nuk ma lejon kurrsesi të aprovoj një praktikë të dëmshme për shëndetin si një zgjidhje për ushqyerje. Kështu, ne nuk duhet të lejojmë askënd të punojë për shembull me kimikate të rrezikshme për të siguruar “bukën e gojës”. Madje, nuk e pranoj zgjidhjen për ushqim as kur bëhet fjalë për praktika që nuk dëmtojnë shëndetin, por dëmtojnë interesin publik. Do të bëj një paralele, një nga të shumtat që më vijnë në mendje, duke mos pretenduar se kam gjetur atë më të përshtatshmen. Kur u shpall se do të prisheshin kioskat e dyqanet anës Lanës, shumëkush tha që ato familje në ato kioska kanë bazuar jetesën e tyre dhe kanë investuar kursimet e tyre, e megjithatë ato kioska u prishën dhe mirë u bë: ato familje vërtet humbën investimin e jetës, por u adoptuan me kushtet e reja, ndërkohë që të gjithë ne të tjerët fituam një mjedis të denjë. Pra, çdo ndryshim apo tentativë për rregullim të një situate të degraduar apo problematike, dikë mund edhe ta dëmtojë, por përfitimi është shumë më i madh. Në fund të fundit, interesi publik afatgjatë prevalon mbi interesat afatshkurtra private. Të njëjtën gjë mund të themi kur një fshatar pret pemë në një pyll, pra që ai e bën “për bukën e gojës” sepse s’ka zgjidhje tjetër, por kjo s’mund të na bëjë të tolerojmë një veprim që dëmton interesin publik. Pra, kuptohet se sa tallës dhe banal është ky lloj justifikimi i “bukës së gojës” për veprime që janë antimjedisore dhe antishëndet, e pse jo antihumane, veçanërisht kur e dimë se ato janë dhe kundërvajtëse dhe pengojnë rregullimet që kërkon stadi i ri i zhvillimit tonë shoqëror.
Tani dy fjalë për argumentimin mjedisor, sipas të cilit “familjet rome ndihmojnë në riciklimin e plastikës dhe të aluminit”. Duke e pranuar këtë si pjesërisht të vërtetë, kjo s’duhet të na qetësojë apo të na japë alibi për mosveprim. Përkundrazi, kjo duhet të na bëjë të shohim edhe më qartë pikërisht se në çfarë stadi të prapambetur ndodhet problemi i trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë dhe përgjithësisht në Shqipëri, si dhe të qëndrojmë edhe më fort në bindjen se ne kemi nevojë të kalojmë në një stad të ri të trajtimit të mbetjeve, në një stad që ka nevojë për organizim dhe institucionalizim. Prandaj ne si shoqatë refuzojmë të “legalizojmë” këtë praktikë të deritanishme si “miqësore me mjedisin”. Mbledhja e kanaçeve nga ana e komunitetit rom nëpër kazanët e qytetit është një praktikë që kurrsesi nuk mund të quhet si “miqësore me mjedisin”. Kurrsesi! Dhe ky është mendimi i aktorëve më seriozë të interesit që veprojnë në fushën e mjedisit, edhe i shoqatave mjedisore. Dikush madje ka guxuar dhe i ka quajtur “green jobs”, pra “punë të gjelbra”. Kjo është madje edhe më qesharake. Vetëm “green” nuk mund të jetë ajo praktikë. Do të jetë “green” puna e komunitetit rom atëherë kur Bashkia apo operatorë privatë të organizojnë institucionalisht veçimin dhe seleksionimin e mbetjeve në fund të procesit, pra në Sharrë apo diku gjetkë, në mjedise të rregulluara në mënyrë sanitare dhe të sigurta, ku mundet të punësohen në mënyrë të rregullt këta pjesëtarë të komunitetit rom. Kjo do të ishte situata “miqësore me mjedisin”, këto do të ishin “green jobs”. Por kjo që unë po përshkruaj këtu kaq shkurt, nuk ka asgjë të përbashkët me situatën e deritanishme kur romët apo të tjerë janë lejuar të bredhin nëpër Sharrë për të nxjerrë prej andej gjithçka që mund të shitet apo kur lejohen të kthejnë përmbys kazanët e qytetit. Prandaj çdo tentativë apo hap drejt rregullimit të kësaj situate shkon në drejtimin e duhur dhe ka mbështetjen e shoqatës sonë, dhe besojmë të të gjithë komunitetit të Tiranës.
Komuniteti rom e respekton veten e vet dhe e gjithë shoqëria jonë e respekton këtë komunitet. Pikërisht për këtë arsye duhet të sigurohemi të gjithë bashkë që asnjë veprimtari, në asnjë lloj rasti dhe për asnjë motiv, mos të cenojë dinjitetin e atij komuniteti, shëndetin apo të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të të gjithëve ne.
*Kryetar i ANEP – Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit

Pse duhet rishkruar historia




SHEFQET DELIALLISI



Ditët e fundit u rihap diskutimi për rishkrim të historisë. Sapo problemi u ringrit, përfaqësuesit e historisë komuniste dhe pasuesit e tyre u hodhën përpjetë: “Me këtë problem duhet të merren historianët…”. Sigurisht që me historinë do të merren historianët, por kur? Sa do të duhet të presim? Problemi është se vitet kalojnë dhe brezat rriten duke mësuar një histori të deformuar deri në paturpësi.
Në dokumentet e trashëguara nga gjyshi im, Ymer Deliallisi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë në Vlorë më 1912-n si përfaqësues i Shijakut, më tërhoqi vëmendjen një shkresë e gushtit 1937 e Komisionit të ngritur në Shijak me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, nëpërmjet të cilit emërtohen disa shkolla në nënprefekturën e Shijakut.
Citoj nga dokumenti (vendimi nr.1, datë 28.8.1937):
Komisjoni i ceremonisë së 25-vjetorit të këtushëm, i mbledhun sod nën kryesinë e Kryetarit të Komunës, z. Kurt Shqytit, me anëtarë z. Mexhid Begteshi, drejtori i shkollës, z. Ymer Deliallisi, z. Abaz Deliallisi e z. Bajram Matalla, mori në bisedim veprat në fushën kombtare të të ndjemvet….. pasi studjoji jetshkrimet e tyne…. tue marrë parasysh veprat qi kanë ba në fushën Kombtare, u vendos njohja e tyne si veteran dhe: pagzimi i shkollës së Qendrës në emnin e Hamid Toptanit, e shkollës së Ishmit me emnin Haki Begteshi, e shkollës së Prezës me emnin Masar Deliallisi, e shkollës së Marikës me emnin Aqif Pashë Elbasani, e shkollës Matallaj Rodonik me emnin Dervish Hima, e shkollës së Strazës me emnin Don Nikoll Kaçorri, dhe e shkollës së Koxhasit me emnin Meleq Frashëri….”. Emërtime për t’u pasur zili.
Dy fakte tërheqin vëmendjen. Fakti i parë: përzgjedhja tepër serioze, figurat dinjitoze, përzgjedhja pa asnjë frymë lokalizmi apo ndasie fetare. Fakti i dytë: pas ardhjes së komunistëve në pushtet, asnjë prej shkollave nuk mbajti më emrin e figurave të nderuara, madje as të Aqif Pashë Elbasanit apo Dom Nikollë Kaçorrit….
Emërtimi i rrugëve dhe institucioneve të një qyteti pasqyron historinë e tij, por a ndodh në të vërtetë kështu?
Elbasani është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë. Nga të dhënat historike rezulton rreth 2000-vjeçar. Më parë le të bëjmë më të kuptueshme lashtësinë 2000-vjeçare të qytetit në raport me periudhat e ndryshme historike. Nëse për një moment, shtrirjen kohore 2000-vjeçare do ta imagjinonim sikur të ishte 24 orë, atëherë periudha nga viti 1912 deri më 1939-n do të ishte 20 minuta, periudha e Luftës së Dytë Botërore vetëm 1.5 minuta, periudha e diktaturës komuniste 32 minuta, ndërsa periudha e demokracisë, pas vitit 1990, diku te 12 minuta. Të gjitha së bashku pak më shumë se një orë, ndërsa pjesa tjetër e historisë së qytetit plot 22 orë.
Si pasqyrohen këto periudha në emërtimet e rrugëve dhe të institucioneve?
Ka një glorifikim deri në absurd të luftës antifashiste dhe një injorim pothuajse total të periudhave të tjera të historisë. Janë shumë pak 1,5 minuta në 24 orë apo 2 vjet në 2000 vjet histori. Historia nuk fillon në vitin 1943. Është e papranueshme që 99% e emërtimeve i përkasin periudhës se luftës më pak se dyvjeçare, që për hir të së vërtetës historike, përfundoi në luftë civile dhe 1% gjithë periudhës tjetër. Por, ç’është më e keqja, një pjesë e konsiderueshme e emrave të rrugëve janë persona anonimë, të panjohur, madje jo vetëm për qytetarët e sotëm të Elbasanit. Biografinë e tyre nuk e gjen askund. Sa për ilustrim, m’u desh të pyesja shumë njerëz, për ditë me radhë, për të gjetur kush ishte dhe çfarë kishte bërë Koço Brisku, emrin e të cilit mban një nga rrugët kryesore dhe më e gjata e qytetit, që kalon pikërisht përpara shtëpive të patriotëve Fuat Bicaku e Thanas Floqi. Koço Brisku nga fshatrat e Beratit, paskësh qenë kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të qytetit, simbolit më famëkeq të diktaturës, i cili, në vitin 1951, në përpjekje për të eliminuar fizikisht një familje nacionalistësh antikomunistë, në një fshat pranë qytetit është vrarë. Janë vrarë dhe 4 pjesëtarë të familjes antikomuniste…. Sigurisht që Lufta Antifashiste është e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Sigurisht që dëshmorët e kësaj lufte duhet të nderohen për sakrificën e tyre, por jo vetëm ata. Në radhë të parë jam për Lef Nosin, Qemal Karaosmanin, Thanas Floqin, Shefqet Daiun, Dervish Biçakun, nënshkrues të Aktit të Pavarësisë e të tjerë. Jam që t’i jepet vendi që meriton edhe punëtorit 18-vjeçar që u vra në luftë, por jo para patriotit që ngriti flamurin në Vlorë apo patriotit që kryesoi Kongresin e Elbasanit, që hodhi themelet e arsimit shqiptar. Aq më keq kur emrat e këtyre djelmoshave përsëriten vend e pavend në sheshe, rrugë, shkolla dhe askush nuk guxon t’i prekë. Luftë kundër fashizmit është bërë kudo në Europë, madje në disa vende shumë më tepër se te ne. Shumë kanë dhënë jetën në këtë luftë, madje shumë më tepër se te ne, por emërtimet e rrugëve dhe institucioneve në qytete nuk janë uzurpuar në këtë mënyrë. Kjo besoj se nuk ndodh as në qytetet e ish-Bashkimit Sovjetik, se në vendet e Europës Perëndimore jo e jo. Ka ardhur koha, madje ka kaluar, për korrigjim, për t’i vendosur gjërat në vendin e tyre, që brezat e ardhshëm të mos qeshin me ne. Që të mos rrimë si guhakë para fëmijëve tanë kur na pyesin kush është dhe çfarë ka bërë filani që mban emrin shkolla apo rruga jonë. Pse nuk është bërë më parë? Çfarë pengese ka pasur?
Nuk është bërë më parë dhe vazhdon të mos bëhet se ekziston një glorifikim deri në absurd dhe një politizimi i tejskajshëm i një periudhe më pak se dyvjeçare. Vazhdojnë të ekzistojnë reminishencat e luftës së klasave në vlerësimin e figurave të shquara, vazhdon tabuja se periudha e Luftës Antifashiste është më e lavdishmja, pa të ne nuk do të ekzistonim, se dëshmorët e luftës janë pronë vetëm e një force politike etj. Vazhdon të ekzistojë shqetësimi se mos mërziten veteranët, të cilët, nga ana e tyre, për karshillëk, i kanë mbushur Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Elbasanit me yjet e kuq, simbole të komunizmit, thuajse vetëm komunistët mund të jenë dëshmorë. Kjo stonon, aq më tepër kur Europa, anëtare e së cilës ne aspirojmë të bëhemi, ka vite që kërkon dënimin e krimeve monstruoze të komunizmit nga vendet ish-komuniste.
Me historinë të merren historianët. Dakord, po si t’ia bëjmë që ata nuk duan të zgjohen nga gjumi? Ka ardhur koha që ata të zgjohen, ta shkruajnë historinë ashtu siç në të vërtetë është. Ka ardhur, madje ka kaluar koha, që këta shkencëtarë, nëse janë vërtet të tillë, të çlirohen nga komplekset, që dijet e vërteta shkencore t’i rrezatojnë jashtë mureve të universitetit, jashtë sallave të konferencave, në qytet, në emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve.
Historia duhet rishkruar. Vetëm kështu mund të drejtojmë atë që është deformuar, vetëm kështu mund t’ua kthejmë meritat e mohuara figurave të shquara, vetëm kështu mund të çlirojmë atë që padrejtësisht është uzurpuar. T’u japim të gjithëve atë që meritojnë. Në fund të fundit, duhet t’i kthejmë historinë Shqipërisë.

Prostitucioni, plagë për Kosovën



Arlind A.Bajra

Qasja sociale që i bëhet fenomenit mjaft shqetësues dhe problematik të prostitucionit në Kosovë, i cili vuri bazat e organizimit dhe zhvillimit në kuadër të prirjeve devijante dhe destruktive në njërën anë dhe krimit në anën tjetër kuptohet si përpjekje për të theksuar fillimisht humbjen tradicionale të vlerave shoqërore kosovare e që ndërlidhen me periudhën e pasluftës gjerë tek aspekti i trajtimit nga këndi i një lloj profesioni komercial ilegal. Prostitucioni në fakt determinon një marrëdhënie seksuale në këmbim të shpërblimit. I ashtuquajturi “profesioni më i vjetër në botë”, ky fenomen historikisht daton qysh nga antikiteti i mëshiruar me të ashtuquajturat konkubina-dashnore, të cilat njiheshin me klientët ndërmjet tyre, ndërsa sot në shoqëritë bashkëkohore prostitucionin si një lloj industrie të seksit e përbëjnë të trafikuarat e prostituara, por që në fakt me klientët e tyre ofrojnë shërbime seksuale të rastit në të shumtën e rasteve pa u njohur. Derisa prostitucioni mund të jetë selektiv në lidhje me llojet e aktiviteteve seksuale, paraja mbetet lubrifikanti kryesor i përcaktimit dhe këmbimit të objektit me subjekt. Ky lloj trendi dhe zanati i cili po zhvillohet me hapa gjigand edhe në Kosovë, në një vend si ky I yni me probleme të shumta rrezikon të shndërrohet në një gangrenë shoqërore duke rrezikuar jo vetëm viktimat të cilat janë pjesë e rrjeteve të tilla, por njëherazi duke krijuar predispozitat që një ditë Kosova të shndërrohet në një “Moldavi” të vogël sa i përket eksploatimit të detyruar seksual . Praktika e prostitucionit është e ndërlidhur edhe me përhapjen e sëmundjeve të transmetuara seksuale prandaj të dhënat empirike në Kosovë flasin për një shqetësim serioz në këtë aspekt Statusi ligjor i prostitucionit është i ndryshëm në vende të ndryshme, ku në disa vende praktikohet edhe ekzekutimi me vdekje ndonëse ka edhe të atillë të cilët mendojnë se është i dobishëm shoqërisht dhe ekonomikisht, megjithatë mendimet e tilla shkojnë kryesisht në favore të atyre të cilët e ushtrojnë një veprimtari të tillë të paligjshme dhe ilegale. Në shoqërinë kosovare si me ligjet e brendshme po ashtu edhe me ato ndërkombëtare është duke u punuar pak në këtë drejtim, prandaj mbi këtë bazë shumë të drejta të njeriut janë të cenuara, pra në shënjestër të prostitucionit të dhunshëm nuk kursehen as të miturat. Në vitet e fundit në Kosovë numri i bordeleve dhe shtëpive publike qoftë në hapësirat urbane apo edhe në ato rurale është evidente dhe paraqet një formë të krimit të organizuar përmes rrjeteve vendore dhe ndërkombëtare të cilat nëpërmjet kërcënimit, mashtrimit, detyrimit dhe transportimit të këtyre viktimave krijojnë benificione mbi trupin e tyre. Prostitucioni i detyruar në Kosovë është bërë problem serioz kur ja shtojmë kësaj edhe viktimat që vijnë nga Rumania,Ukraina, Moldavia e Bullgaria si rajonet më të varfra të Evropës Lindore. Në këtë problem kishte kontribuar edhe prania ndërkombëtare përgjatë këtyre viteve ku sipas një hulumtimi të fundit mbi këtë çështje frekuentuesit më të mëdhenj të klubeve të tilla të natës janë akterë nga misioni ndërkombëtarë në Kosovë. Klubet e natës dhe “kafenetë” e mbira në Kosovë të çojnë në një përfundim të hidhur se frika për kriminalizimin e shoqërisë në këtë drejtim po vazhdon. Lufta e përcjellur me brishtësinë e aspektit kulturor ekonomik e social ka ndikuar po ashtu dukshëm në thellimin dhe shtrirjen e kësaj “plage” në Kosovë, dhe si e tillë pashmangshëm ka reflektuar ndoshta edhe si burimi kryesor jo vetëm I këtij fenomeni por edhe I gjendjes në përgjithësi jo të dëshiruar. Nga kjo del konstatimi se shkaqet e prostitucionit në Kosovë ndërlidhen ngushtë me faktorët socio-ekonomik por edhe arsimor si çështje bazë për të ndikuar në stabilitetin dhe shmangien e viktimave të mundshme. Përpjekjet për ta luftuar prostitucionin janë thuajse minimale në raport me standardet që kërkohen dhe fushatat operacionale duhet të jenë në fokus të prioriteteve shtetërore kosovare. Kosova gradualisht po bëhet “çerdhe” për të gjitha llojet e veprimtarive kriminale dhe kështu ajo po bëhet po ashtu destinacion jo vetëm për kontrabandimin e mallrave por edhe të femrave. Gjatë këtyre viteve të fundit në Kosovë përveç adresimit të prostitucionit të femrave janë injoruar thuajse në tërësi marrëdhëniet e këtij fenomeni me praktikat e tjera të dhunës dhe shfrytëzimit seksual. Problemi i prostitucionit në shoqërinë kosovare po bëhet edhe më i vështirë ngase ka edhe femra të cilat për ti rezistuar presioneve ekonomike dhe familjare “detyrohen” për të hyrë në labirintet e prostitucionit, labirinte prej të cilave pastaj viktimat e kanë të vështirë të dalin. Jo vetëm organet e brendshme duhet të marrin masa ndaj këtyre fenomeneve duke marr parasysh kontributin që mund ta bëjë shoqëria civile,gazetaria hulumtuese dhe i gjithë spektri i gjerë profesional dhe intelektual në drejtim të ndërgjegjësimit dhe zbatimit efikas të masave të nevojshme për të siguruar një shoqëri të shëndoshë pa prostitucion dhe sjellje tjera patologjike me prirje destruktive.

Në ditën e pashkëve me shkas:Janullatosit e djeshëm dhe të sotëm


Nga Rasim Bebo



Shkolla shqipe qёndron mbi eshtrart e patriotёve tonё me var dhe pa var. Figura tё shquara, pёr çёshtjen e shёnjtё tё atdheut, shkrinё gjithё jetёn e tyre dhe nuk u pёrkulёn pёrpara asnjё vёshtirёsie deri nё flijimin e jetёs sё tyre. Klerikё ortodokёs u benё martirё tё kombit si: Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri e tё tjerё, u ndoqёn tёrё jetёn, u burgosёn, u torturruan, u helmuan, u vranё barbarisht nga armiqtё e kombit, sidomos nga grekёt, vetёm e vetёm se donin ashtu si nё familje, edhe nё shkollё e nё kishё, shoqёri e kudo tё flitej e tё shkruhej nё gjuhёn shqipe.
Naum Veqilharxhi 1797-1846, ёshtё pionieri i parё i lёvizjes sonё kulturore patriotike tё shek. XIX. Ai ёshtё ideollogu i parё i Rilindjes nё Shqipёri, njё nga ata qё hapёn udhёn e ideve tё reja politike e kulturore e kombёtare. Krijoi njё alfabet origjinal me 33 shkronja. Mё 1844 botoi me titull “Evetar”. Me kёtё alfabet hartoi libra pёr mёsimin e shqipes. Mё 1845,botoi tё pёrpunuar e tё zgjeruar, me titull “fare i ri evetar shqip pёr djelm nismёtar”. Kёto libra u pritёn me entuziazёm nga patriotё brёnda dhe jashtё Shqipёrisё. Shumё njerёz mёsuan tё shkruanin me alfabetin e tij. Veqilharxhin rilindasit e njifnin si paraardhёs dhe ushqenin pёr tё njё nderim tё madh, por armiqtё e Shqipёrisё veçanёrisht ajtollahёt grekomane tё kohёs e helmuan mё 1846. Kёshtu duke qёnё jo vetёm i pari ideollog, por edhe i pari dёshmor i Rilindjes Kombёtare. (1).
Koto Hoxhi 1824-1895, nga Qestorati i Gjirokastrёs, ishte njё prej lёvruesve tё gjuhёs shqipe, pionier i arsimit shqiptar. Ai ishtё njё nga pёrgatitёsit e truallit pёr shkollat e para shqipe, si dhe tё “Alfabetares sё gjuhёs shqipe” gjatё Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit mё 1879.
Koto Hoxhi i cili ishte emёruar mё 1873 mёsues nё shkollёn teollogjike tё Qestoratit, nё orёt e lira u mёsonte fshehurazi nxёnёsve shqipen dhe u ngjallte dashurinё pёr gjuhёn, pёr atdheun. Kjo veprimtari patriotike e futi Koto Hoxhin ne grindje me konsullin grek dhe me peshkopin e Gjirokastrёs. Peshkopi e shkishёroi dhe i vuri njerёz ta sulmonin. Por ai nuk u tёrhoq. Kёshtu nga shkolla e Qestoratit nuk dolёn vetёm mёsues fanatik helenistё, por edhe atdhetarё si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi, tё cilёt ndoqёn rrugёn e Koto Hoxhit. (2)
Pandeli Sotiri 1852-1890. Nga fshati Selçkё i Gjirokastrёs. Ishte themeluesi i parё i shkollёs shqipe nё Korçё, njё ndёr rilindasit shqiptarё qё kontribuan nё pёrhapjen dhe mёsimin e gjuhёs shqipe. Vitet e fundit tё jetёs, i kaloi i internuar nё Selanik. Punoi pёr hartimin e abetares sё parё nё gjuhёn shqipe. Ai ishte martuar me njё grua greke e mbesa e njё despotit tё kishёs ortodokse greke. Me ketё fakt lidhet edhe vdekja e tij tragjike. Gruaja e tij, duke mos qёnё dakord me veprimtarinё atdhetare prej shqiptari tё Pandeli Sotirit, e spiunoi nё njё ditё kur ai ishte nё shtёpinё e tij. Nё kohёn qё njerёz nga kisha greke shkuan pёr tё vepruar me dhunё kundёr tij, pёr t’i rrёmbyer dhe shkatёrruar dorёshkrimet, ai i pikasi, i dogji, pёr tё mos u rёnё nё dorё tё tyre, si dhe pёr tё evituar torturrat, pёr tё cilat ishte i sigurtё qё do ti ndodhnin, u hodh nga kati i tretё i ndёrtesёs ku banonte, duke gjetur nё kёtё mёnyrё vdekjen. Eshtrat e tij nuk u gjetёn. Mbeti pa var si Koto Hoxhi. Kёshtu vepruan si xhelatё kundra gjuhёtarёve tё gjuhёs shqipe. (3). Papa Kristo Negovani 1875-1905. Kishte kthyer nё kёshtjellёn e patriotizmit shqiptar. Kishёn e kishte kthyer shqip, shtёpinё e vet e kishte bёrё shkollё shqipe me 100 nxёnёs qё i mёsonte vetё. Tё dilje kaq i vendosur para shovenizmit tё tёrbuar grek me flamurin e patriotizmit shqiptar nё dorё, si Papa Kristo, ishte njёsoj sikur tё hidheshe nё grykёn e mitrolozit tё armikut.
Mё 10 shkurt 1905, erdhi vetё nё Negovan dhespoti i Kosturit, Karavangjeli, por Papa Kristo, si zakonishtё e dha meshёn shqip edhe para dhespotit! I egёrsuar nga ajo qё i panё sytё, “njeriu i zotit” doli nga kisha duke mallkuar priftin “e nesёrmja mos tё tё gjёjё i tha”, dhe para se tё largohej nga Negovani, urdhёroi fshehur çetёn andarte tё Jan Bullatёs, qё brёnda 24 orёve, tё vrisnin 25 vetё! Mё 12 tё kёtij muaji, tё shtunёn mbrёma, u rrethua fshati me 40 gjakatarё. Mё 3 tё natёs thirrёn Papa Kriston, jo larg shtёpis sё tij e qёlluan me sopatё dhe e bёnё copё copё, mё pas moren tё vёllanё Theodhosin dhe kater tё tjerё, i vrane dhe kёta me sopatё, tё tjerёt nuk i kapёn se u fshehёn. Çeta e ngrehur nga Komuniteti i Manastirit fill pas ngjarjes se Negovanit i dha njё plub Fotit, dhespotit shovenist tё Korçes, pёr tё marrё gjakun e kёtij heroi, Bajo Topulli thotё: “duhej tё merrej pёr nder e fitim tё tё gjithё kombit” (4)
At Stath Melani 1858-1917, u bё prift nё Amerikё mё 1899, qё t’i shёrbente mё tepёr lёvizjes kombёtare. Nё fillim tё shekullit tё ri u kthye nё Atdhe ku punoi pa u kursyer pёr levizjen kombёtare, duke demaskuar shovenizmin grek. Peshkopi qё i tёrhoqi vёrejtjen pёr gjuhёn shqipe dhe shkollat shqipe, iu pёrgjigj kёshtu: “Hirёsi, shqiptarёt merren vesh me Perёndinё, mё mirё dhe mё shpejt, me shqipen se sa me greqishten!” Dhe kur peshkopi e mallkoi, ai u pёrgjigj: “Do t’ju isha mirёnjohёs, hirёsi, tё mё dёrgonit nё sketerё, pasi atje nuk do tё kisha zotёrinё tuaj, e kёshtu do tё mёlinit tё qetё sёpaku atje.”. Bandat greke e zunё dhe e masakruan kur po kthehej nё shtёpi nё fshatin Melan, mё 24 dhjetor 1917. (5).
Petro Nini Luarasi, Martiri i gjuhёs shqipe 1865-1911. “Mёsuesi i Popullit”. Lindi mё 22 prill 1865 nё Luaras tё Kolonjёs…Kreu shkollёn pedagogjike te miku i babajt Koto Hoxhi nё Qestorat Lunxhёri tё Gjirokastrёs, ai mёsoi privatisht shkrim e kёdim nё shqip. Mё 1882 filloi punёn si mёsues, dha mёsim shqip nё disa fshatra ku pёrgatiti mёsues tё ardhshёm tё gjuhёs shqipe. Nё shtaor 1887 hapi shkollё shqipe private nё Ersekё mё pas drejtoi Mёsonjtoren shqipe tё Korçёs dhe tё Negovanit. U pёrndoq, u mallkua, dhe u shkishёrua familjarisht nga tre dhespotet e Kosturit: mё 1887 nga Qirili, 1889 nga Gregori dhe mё1892 nga Fillareti. Me 1904 arratiset nga burgu dhe shkon nё Amerikё si emigrant. Krijoi shoqritё e para patriotiko-amerikane: “Pellazgu” dhe “Malli i Mёmёdheut”, ndihmoi Sotir Pecin pёr botimin e gazetёs “Kombi” dhe Fan Nolin qё tё bёhej prift. Themeloi librarinё e parё me librat shqip. Mё 1908 u kthye nё Shqipёri pёr tё luftuar si komit, duke krijuar njё çetё nё bashkёpunim me Çerçis Topullin, veprimtaria e tij pёr themelimin e njё komiteti pёr bashkimin e tё gjitha çetave nё Shqipёrinё jugore dhe sidomos libri “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe shpёrfolja e shqiptarёve”, qё goditi rёndё politikёn shoveniste tё klerit nё Shqipёri, bёnё qё mё 17 gusht 1911 agjentёt e dhespotit tё Korçёs Joakim ta helmonin, te shpallnin se vdiq nga kolera dhe tentonin pёr t’ia djegur edhe kufomёn me gelqere. Janё gdhendur nё historinё e popullit tonё amanetet legjendare: “Ruamani gjakun, se do tё duhet pёr shkrimin e gjuhёs shqipe …! “dhe”. Edhe 99 herё tё rrёzohem, pёrsёri do tё ngrihem!” (6).
Spiro Kosturi “…Lajmin e hidhur pёr vrasjen e tё shtrenjtit mёmёdhetar dhe dёshmorit Spiro J. Kosturi, armiqt e poshtёr dhe gjakpirёs grekё e vranё nё mes tё Selenikut, mё 11 tё vjeshtёs sё tretё 1906, ditёn e shtunё. Qё nga viti 1982, kur shoqёria e Bukureshtit “Dituria” zgjodhi tё ndershmit tregёtar tё Korçёs, Jovan Kosturin pёr tё pёrhapur Biblat shqip pёr dituri midis gjithё shqiptarёve nё Shqipёri. Zoti Jovan Kosturi me djemtё, mori pёrsipёr dhe me guxim tё madh zuri tё shpёrndante Vivllat (abetaret) nёpёr gjithё shqiptarёt, sa i vinin nё magazinёn e tija, falas”.
Peshkopi dhe priftёrinjtё e Korçёs, duke parё se po pёrparonte gjuha shqipe, zunё tё mallkonin nёpёr kisha: “Kush mёson kёtё gjuhё tё masonёve qoftё i mallkuar dhe i larguar nga kisha ortodokse. Kёshtu, dhespoti i Korçes dhe i Manastirit, armiq tё mёdhenj tё gjuhёs shqipe vendosin e vrasin Spiron, djalin dhe bashkёpuntorin e Jovan Kosturit. Pёr kёtё shqiptarёt e Sofjes u mblodhёn pёr pikёllimin dhe kujtimin me njё lutje pёr tё flaktin mёmёdhetar Z. Spiro. Vrasjet qё drejtojnё peshkopёt grekё, pёr kundra gjuhёs e kombit shqiptar shton urrejtjen nё njё luftё tё pashmangshme tё çdo shqiptari. (7).
Kryepeshkopi Visarion Xhuvani. Kryepeshkopi i parё i Autoqefalisё tё kishёs OASH. U burgos dhe u torturrua mizorisht nga regjimi komunist. Vdiq i izoluar nё manastirin e Shёn Gjonit.
Katёr ish tё burgosur politik tё besimit mysliman, ne njё letёr pёr At Artur Liolinin, qё nuk shkoi dot nё destinacion, i kёrkonin kёtij tё fundit tё shkonte nё Shёn Gjon me shpenximet e tyre dhe tё bёnte njё pёshpёritje mbi varrin e tij, tё cilin e kishin gjetur dhe sistemuar. Ata tregonin se fjala e tij e ёmbel, pathyeshmёria para torturrave dhe besimi i tij nё tё ardhmen i kishte frymёzuar qё tё qёndronin nё atё ferr tё pёrbindshёm. Fatkeqёsisht, edhe sot kёtij martiri tё Kishёs dhe tё kombit tonё ende nuk i ёshtё bёrё njё varr i denjё, ku besnikёt dhe patriotёt tё venё e t’i bёjnё homazhe. (A. Kotini, “Tre gurёt e zes ne Preveze”, bot.2001, f. 310).
Kristofor Kisi Ishte njё nga klerikёt mё tё kulturuar tё vendit tonё. Ai ishte i mirёnjohur jo vetёm pёr pёrgatitjen teollogjike, po edhe pёr njohuritё e tij shkencore. Njё pjesё tё mirё tё kohёs sё lirё e kalonte me eksperimente fizike dhe ato tё elektricitetit. Ai kishte njё labotrator tё pasur qё e kishte krijuar vetё.
Kisi, i bёri pastrimin e aparatit kishtar nga elementёt antikombёtar.
Sigurisht, njё kryepeshkop i tyllё ishte pengese pёr regjimin komunist, qё donte njerёz tё bindur dhe pa personalitet. Nё vitin 1947, darkёn e Pashkёs sё Madhe, nё katedralen e Tiranёs u kurdis njё provokacion brenda nё kishe nga regjimi komunist. Njё grup sigurimsash u futёn nё kishё, filluan tё thёrrasin, e tё tallen dhe tё ngacmonin besimtarёt. Atёhere njё nga epitropёt u tёrhoqi vёmёndjen … por menjёherё e arestuan me britma dhe ofendime … Tё nesёrmen Kryepeshkop Kisi, shkoi tё ankohej te Ministri i Brёndshёm, Koçi Xoxi, i cili nuk e pranoi ta dёgjonte. Mbas disa ditesh, Kisin e zёvendёsuan me njё prift partizan pijanec, Pajisi Vodicen … Kisi u mbajt nё njё si biçim burg shtёpie te kodrat e Liqenit Artificial. Nё vitin 1964 erdhi nga SHBA-ja njё prift amerikano-shqiptare qё tё kurorёzohej peshkop nё Shqipёri. Peshkopi i ri parashtroi njё lutje tё Fan Nolit qё regjimi tё jepte leje tё largohej pёr nё Amerikё kryepeshkop Kisi. Fuksionarёt shtetёror iu pёrgjigjёn se pёr kёtё duhej pyetur vetё Kisi. Tё nesёrmen nё mёngjes, kur shkuan ta pyesnin e gjetёn tё vdekur nё mes tё laboratorit tё tij. Vdiq vetё Kisi … apo e vranё? (8).
Janullatosit e djeshm vranё individin, Ndёrsa Janullatosi i sotshёm duan tё vrasij kombin. Megjithёse Janullatosi nuk kishte as kombёsin as nёnshtetёsin shqiptare, por i ngarkuar nga kisha greke qё tё fronёzohej Kryepeshko i Kishёs Shqiptare. Mё 2 gusht 1992 u zhvillua nё kishёn katedrale tё Tiranёs ceremonia solemne per fronёzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASH. Ndodheshin tё ftuar mitropolitё tё ardhur nga Kostandinopoja, nga Athina, priftёrinj minoritarё e besnikё tё Janullatosit. Pjesёmarrёsit duhet t’i pёrgjigjen pyetjes pranohet me fjalёn bizante “aksios” ose nuk pranohet “anaksios”, nje pjesё iu pёrgjigj pyetje aksios, por njё pjese e tyre iu pёrgjigjёn edhe pyetjes anaksios qё nuk pranohet si kryepeshkp grek, dhe buçiti kёnga e rilindjes pёr mёmёdhenё pёr mёmёdhenё. Kёshtu Janullatosiu largua menjёherё nga katedralja sёbashku me njё grup tё vogёl pasuesish tё vet shkoi nё hotel “Tirana”, ku celebroi fshehur fronёzimin e tij si kryepeshkop i Shqipёrisё. Gazeta “telegraf” mё 3 gusht njoftoi botёrisht se nё ceremonin kishtare Janullatosi nuk u pranua si kryepeshkop i Shqipёrisё. Por Janullatosi tregoi fytyrёn qё nё fillim si gёnjeshtar dhe mashtrues pёr tё uzurpuar KAOSH. (9)
Asnjёherё prifti grek qё nga viti 1991 deri sot nuk bёri njё meshё, nuk foli pesё fjalё, nuk shkroi njё artikull pёr tё pёrkujtuar: rilindasit tonё, po ortodokёs qё u torturruan dhe dhanё jetёn pёr gjuhёn shqipe nga peshkopёt e mallkuar grek. Megjithёse ju kёrkua njё meshё pёr masakrrёn dhe debimin e çamёrve ai nuk pranoi.
Prof. Dr. Vedat Shehu thote: “Janullatosi ёshtё ngarkuar posaçёrisht qё myslimanёt shqiptar tё quhen turq, qё tё lehtёsohet realizimi pёr ti kthyer zonat myslimane tё Shqipёrise sё jugut si Çamёrin …”. (10)
Media greke ka komentuar me tё madhe, se: “Futja nё dorё tё kishёs shqiptare ёshtё fitoria mё e madhe e jona nё Shqipёri nё shek. e XX”. Dhё mё tej. Prof. Dr. Eshref Ymeri shkuan: “Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit greko karagjoz, kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombёtar. Nё kёto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet tё demaskoje rёnde nё sytё e opinionit shqiptar kёtё bandё tradhtarёsh”. (11). Ёshtё fatkeqёsi e jonё se kemi patur dhe kemi njё udheheqje tradhtare tё qelbur, qё pranuan kёtё murtje, qё don tё ngrejё “Fenё Greke” apo “Kishёn Greke” mbi Kombin Shqiptar. Ёshtё fakt i kёsaj tradhёtie se nёpёrmjet firmave vodhi paret e popullit qё pёrfunduan nё Greqi, i fali “koridorin 8” Greqis, i fali pjesё tё sipёrfaqes detare, po aplikohet formula greke: Helenizim = kishё greke + shkollё greke, mbushen sarkofaget pёr ushtare greke tё humbur me zhvarime tё shqiptarёve etj etj., pёr besnikёri mё 28-12-2011 Kisha Greke i jep Sali Berishёs, titullin e lartё “BEKIMI YNЁ I ARTЁ”, “pёr shёrbime tё shquara ndaj Greqisё”.
Prof. Dr. E. Ymeri lajmeron se: “Tradhetia e klases politike tё Tiranёs, e ka konkretizuar heshtjen e saj para sulmit grek pёr greqizimin e shqipёrisё sё jugut, njё ditё tё bukur ka pёr ta futur vendin tonё nё njё luftё tё tmerrshme civile, ku shqiptarёt nacionaliste do tё kenё rrёmbyer armёt kundra tradhtarёve tё blerё me erot greke. Mbajeni mёnd kёtё llaf qё po ju them! Ende pa ndodhur gjёma. Po nuk u shpor Janullatosi nga Shqipёria, reziku i pёrsёritjes sё trazirave nё vendin tonё do tё jetё i pёrhershёm “. Janullatos e ke mbushur kupёn, nuk duam tё tё shohim nё tribunёn e pamvarёsisё.
Ёshtё fakt kur nё kasaphanёn e vitit 1997 politika e pregatutur nga fqinjёt tonё me qeveritarёt tonё tradhёtarё vrau 3500 dhe 11000 qytetarё tё plagosur. Djetё here mё shumё se Egjypti me 80 milion banor. Kur dipllomacia amerikano – europian pёr 300 tё vrarё nё Egjypt shkarkoi presdentin Mubarak dhe e arestuan. Ndёrsa qeveritarёve tonё nuk u ka ratё pikё gjaku nga hunda . (historia do ta zbёrthejё tё vёrtetёn) (12). Lambert: “Europa duhet tё jetё krenare qё tё kete nё gjirin e saj kombin shqiptar. Dhe me tej. … askush nuk mund t’u ndёrrojё bindjen shqiptarёve pёr dinjitetin e tyre tё shquar as edhe pёr indetitetin e tyre kombёtar, pёr tё cilin ata kanё tё drejtё tё jenё krenarё”. (13).

Referenca:

1. Selim Islami “Historia e Shqipёrisё”, bot 1957, f. 134.
2. Ismet Toto, Rilindasi Koto Hoxhi, “Revista Ylliria”, Tiranё 1936 nr. 42.
3. Burimi: htt//historia e shqipёrisё.com/rilindja/kreu-6.
4. Albert Kotini “Papa Kristo Negovani”, “Tre guret…”,bot. 2001, f. 307,
5. Apostol Kotani, “At Stath Melani”, fig 1.jpg (73.92 KB).
6. Jacques Edёin, nёndor 1994 “The Albanians an ethnic …” histori…”
7. Albert Kotini, “Spiro Kosturi”, “Tre guret e zes….” bot. 2001, f. 311.
8. Rasim Bebo, “Kristofor Kisi”, “Dodona….”, bot. 2007, f. 241.
9. Kristo Frasheri, “SHQIP. DK, Besimet fetare nё Shqipёri”, 16-10-2010.
10. Prof. Dr. Vedat Shehu, “Janullatosi nё mbrojtje tё krimin…”. 11-8-011
11. Prof. Dr. Eshref Ymeri, Janullatosi guvernator grek nё Tiranё” 7-9-2011.
12. Internet.
13. Dr. Aleksander Lambert, “Europa duhet tё jetё krenare …”, 22-10-2011

NGA LËVIZJA GJITHËPOPULLORE E PAJTIMIT TË GJAQEVE DERI TE USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS



Prof.Dr. Myrvete Dreshaj – Baliu Universiteti i Prishtinës


Në historinë kombëtare të popullit shqiptar janë disa momente të rëndësishme të cilat na bëjnë të kujtohemi për të kaluarën tonë dhe për disa rrjedhoja e bashkrëndime të këtyre proceseve. Takimi i sotëm në kujtim të Brigadës 136 “Rugova”, na bën të besojmë se asgjë në lëvizjen tonë çlirimtare nuk ka qenë e rastit dhe se as bardët e kësaj Brigade nuk e kanë marrë rastësisht një mision të tillë. Në historinë e popullit shqiptar, së paku gjatë 500 vjetëve të fundit, mbahen mend disa momente të pajtimit të gjaqeve ndër shqiptarët. Aksione të tilla i kanë organizuar individët me ndikim në viset ku kanë jetuar, grupe të caktuara e të dalluara në lëvizjen e përgjithshme kombëtare, institucione të organizuara kombëtare etj. Është e kuptueshme prandaj, pse që nga koha e Skënderbeut e deri më tash edhe misioni, suksesi dhe reflektimi i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve ka qenë i ndryshëm dhe ka pasur veçoritë e tij historike, politike, ushtarake, humane, kulturore dhe kombëtare. Deri në vitin 1990 aksionet individuale dhe Lëvizjet e grupeve të caktuara, shpesh kanë pasur karakter të kufizuar edhe për nga misioni edhe për nga numri i tyre. Bie fjala, mund të thuhet se misioni i pajtimit në kohën e Skënderbeut kishte karakter politik dhe ushtarak; pajtimi në prag të Lidhjes së Prizrenit kishte karakter politik, ushtarak dhe kulturor; pajtimi i gjaqeve në prag të Lidhjes së Pejës kishte karakter politik; misioni i pajtimit të gjaqeve në Malësinë e Mbishkodrës (që është i njohur si pajtim në Malësinë e Podgoricës), në fillim të viteve ’70 kishte karakter kulturor e human; dhe misioni kryesisht individual i të përndjeku*rve politikë, kishte para se gjithash karakter politik. Vetëm aksioni i fundit, Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve 1990-1992, do të arrijë t’i përmbledhë, disa nga elementet më të rëndësishme të Lëvizjes kombëtare, të nxitura më parë në kohë dhe në histori. Po të shohim vetëm organizatorët, luftëtarët, martirët dhe dëshmorët e Brigadës 136 “Rugova” nuk është vështirë të shohim se ata vinë pas një përvoje te madhe në Lëvizjen Ilegale të Kosovës dhe nga veprimtaria e palodhshme në disa misione të mëdha kombëtare, duke përfshirë këtu edhe Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve. Pse mund të thuhet kështu? Pse mund të thueht se më parë se sa Ushtria Çlirimtare e Kosovës homogjenizimin dhe bashkimin e popullit shqiptar kundër Serbisë e ka bërë Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve, e në Brigadën 136 Rugova mund të gjesh shembuj emblematikë. Le të kujtojmë këtu dëshmorin Selman Lajçi, komandantin e saj Sali Lajçi, Brahim Dreshaj, Hysen Dreshaj, Isë Nikçi, Zyrafet Muriqi e shumë të tjerë, biografia e të cilëve përfshinë një hapësirë të gjerë kohore në Lëvizjen kombëtare, në organizimin e celulave ilegale, në përpjekjen e gjithasnhme për pajtimin dhe homogjenizimin e shqiptarëve për një Lëvizje të re, për një luftë të re, për një luftë çlirimtare. Bardët e kësaj Brigade, djem dhe vajza, kryesisht ish të burgosur politikë apo pjesëtarë të Lëvizjes ilegale, bijë të familjeve me një traditë epike në historinë e këtyre trojeve, që në fillim patën vlerësuar lart misionin për faljen e gjagjeve, prandaj që në fillim morën iniciativën për ta shtrirë Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve edhe në krahinën e Rugovës me rrethinë. Dhe kishin arsye. Krahina e Rugovës, si dhe pjesa tjetër e Kosovës nuk mund të ishin pa trashëgiminë e gjakmarjes së brendshme, ashtu sikur nuk mund të ishin indiferentë ndaj misionit të luftës së përhershme kundër okupimit sllav, për të mos harruar faktin, se më shumë, se asnjë krahinë tjetër etnografike e Kosovës, pikërisht në Rugovë me shekuj janë murosur në eposin e saj kujtimet e largëta dhe të afërta të luftës së përhershme antisllave në Ballkan. Bijtë e bijat e këtij trolli, këto vlera ditën t’i shtrijnë edhe në prag të fillimit të luftës së armatosur në Kosovë duke themeluar Brigadën 136 Rugova, sepse sikur është thënë edhe më parë, më shumë se sa mision humanitar, kulturor dhe politik, Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve me veprimet e saj pretendonte misonin historik të Lëvizjes për çlirimin kombëtar, dhe ky ishte misioni ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Besoj se nuk është e tepërt të theksohet këtu se pjesëtarët e kësaj Lëvizjeje kurrë nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre të armatosur, ndërsa me daljen e hapur në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata u bënë ushtarët e urtë të saj. Pjesëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve nga Rugova dhe Peja përgjithsisht kanë zhvilluar shumë aktivitete, jo vetëm brenda qytetit të Pejës apo Krahnës së Rugovës, por edhe në shumë vise shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni. Dua t’ju përkujtoj se pjesëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve për herë të parë në lëvizjen tonë kulturore, shpirtërore dhe kombëtare do t’i hapin dyert dhe do të bëjnë të mundur që shqiptarët ‘e muslimanizuar’ në Sanxhakun e Novi Pazarit haptazi të shfaqin përkatë*sinë kombëtare shqiptare, duke hapur arkat e vjetra qindvjeçare për të nxjerrë flamurin e mbyllur që më 1912. Për herë të parë, veprimtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, duke zhvilluar aktivitetet e tyre në pajtimin e shqiptarëve në zonat më të thella të Malësisë së Tetovës e të trevave të tjera shqiptare në Maqedoni, do të rihapin shumë shtëpi shqiptare, të cilat nën trysnitë politike e policore të Shkupit, po zhbëheshin viteve të fundit. Më shumë se kaq, lëvizja do të rilidhë shumë familje, të cilat historikisht kishin zhvilluar aktivitete kombëtare kundër pushtuesve sllavë; do të shenjëzojë shumë shtëpi, në të cilat më vonë, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të gjejnë shumë vullnetarë për radhët e tyre ushtarake; do të gjejnë strehë, pa frikën se kanë trokitur në derë të pasigurt, për qindra ushtarë të plagosur, ndihmës të tyre e qytetarë të dëbuar; do të kalojnë në çdo rrugë e qafë mali, pa frikën se hasmi ua ka zënë pritën; do të dalin hapur edhe në krye të kolonave ushtarake, pa frikën se hasmi do ta adresojë policinë dhe ushtrinë serbe në familjet e tyre etj. Nëse sot mund të thuhet se Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve një prej misioneve të saj e kishte edhe atë ushtarak, Brigadën 136 Rugova dhe luftëtarët e saj i ka dëshmitarët më të mirë.
Prishtinë, 24 prill 2012

MAQEDONIA PARAQET RAPORT FORCASH SHQIPTARO-MAQEDONASE



XHELAL ZEJNELI



Që nga viti 1990 e këndej, Maqedonia ka qenë një vend me numër tejet të madh incidentesh. Pothuajse s’ka pasur vit të ketë kaluar pa incidente. Incidentet në Maqedoni janë përshkuar nga dhuna, nga ndërhyrjet policore dhe nga ndërhyrjet e njësive speciale të forcave “të rendit”. Shumë incidente kanë përfunduar me rrahje, me lëndime, me plagosje dhe me vrasje. Pas incidenteve kanë pasur arrestimet, hetimet, aktakuzat, proceset gjyqësore dhe dënimet drakonike. Viktimë e të gjitha incidenteve të dy dhjetëvjeçarëve të pluralizmit politik dhe ideologjik, rëndom kanë qenë shqiptarët, ndërkaq ushtrues dhune kanë qenë sllavo-maqedonasit. Mbi shqiptarët në Maqedoni është ushtruar dhunë: - prej grupeve sllavo-maqedonase; - prej organeve shtetërore. Me fjalë të tjera, në periudha të caktuara të njëzet viteve të fundit, mbi shqiptarët në Maqedoni shteti ka ndjekur politikë represive dhe opresion. Dhuna është ushtruar në shumë mënyra: janë sulmuar nxënësit nëpër shkolla apo nëpër autobusët e qarkullimit qytetor; me pretekste të ndryshme, janë bastisur shtëpitë e shqiptarëve; nga forcat e armatosura - në kohë paqeje - janë sulmuar zona të caktuara të hapësirave shqiptare. Vrasje të caktuara dhe rrëmbime individësh, deri më sot kanë mbetur të pasqaruara. Gjatë qeverisjes së kryeministrit të përtashëm – Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së së tij, në periudhën e viteve 2006-2012, në Maqedoni u zbatua një politikë ultranacionaliste. Me fjalë të tjera, ultranacionalizmi sllavo-maqedonas u bë politikë e shtetit, d.m.th. e qeverisë. Pjesë e qeverive të viteve 2006-2012 ka qenë edhe faktori politik shqiptar. Nga kjo del se në zbatimin e politikës ultranacionaliste sllavo-maqedonase, duke qenë pjesë e qeverisë, ka marrë pjesë edhe vetë faktori politik shqiptar në Maqedoni. Me fjalë të tjera, faktori politik shqiptar në Maqedoni, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, duke qenë pjesë e qeverisjes, bëhet kreator dhe zbatues i politikës nacionaliste antishqiptare të partnerit të bashkëqeverisjes – VMRO-së dhe të kryeministrit Gruevski!! Shkupi kontestohet nga boshti anti-maqedonas Beograd-Athinë-Sofje: Serbia e mohon Kishën Ortodokse Maqedonase; Greqia e mohon emrin e shtetit, e rrjedhimisht edhe emrin e gjuhës dhe të kombësisë; Bullgaria e mohon gjuhën, kombësinë dhe historinë sllavo-maqedonase, duke thënë se sllavo-maqedonasit janë bullgarë, gjuha që flasin është bullgarishtja, ndërsa historia e tyre nuk është veçse histori bullgare. Duke qenë të mohuar prej fqinjëve që e rrethojnë, është vetëkuptueshme që sllavo-maqedonasit janë në krizë identiteti. Politika e VMRO-së dhe e Gruevskit - historikisht e vonuar - ka për qëllim të krijojë kombin maqedonas. Për ta tejkaluar krizën e identitetit, disa akademikë sllavo-maqedonas, prejardhjen e bashkëkombësve të tyre e ndërlidhin me maqedonasit e lashtësisë. Sipas këtyre pseudo-akademikëve, po qe se maqedonasit e sotëm nuk ndërlidhen me ata të lashtësisë, atëherë komb maqedonas në Ballkan nuk ka. Me regjistrimin e popullsisë në Maqedoni, të kryer para dhjetë vjetësh, sipas të dhënave zyrtare, 25.17 % e popullsisë së këtij vendi janë shqiptarë. Ka që thonë se kjo shifër arrin rreth 30%. Rrjedhimisht, Gruevski dhe partia e tij pengesën më të madhe për ta krijuar kombin maqedonas e shohin te shqiptarët. Përse?! Kështu sepse barazia e plotë e shqiptarëve pashmangshëm do të shpinte ne federalizmin e Maqedonisë. Barazia e plotë do t’u mundësonte shqiptarëve të fitojnë statusin e popullit shtetformues. Federalizmi i Maqedonisë dhe statusi i popullit shtetformues të shqiptarëve do t’i shuante përfundimisht ëndrrat e VMRO-së për një Maqedoni unitariste, monoetnike dhe centraliste. Maqedoni federale do të thotë Maqedoni dyetnike – shqiptaro-maqedonase. Për këtë arsye, Gruevski dhe partia e tij, përballë shqiptarëve në Maqedoni kanë kompleks inferioriteti. Për ta kapërcyer këtë kompleks inferioriteti, Gruevski dhe partia e tij, ndaj shqiptarëve në Maqedoni ndjekin politike ultranacionaliste. Nacionalistët maqedonas nuk kanë kapacitet të ballafaqohen me aspiratat grabitqare të boshtit Beograd-Athinë-Sofje. Me shqiptarët ndërkaq, mendojnë se mund t’ia dalin lehtë. Duhet thënë se për arsye pragmatike dhe mbi bazën e antishqiptarizmit të përbashkët, politika e Gruevskit është e afërt me Beogradin. Shkupi e di se pretendimet historike të boshtit anti-maqedonas Beograd-Athinë-Sofje nuk mund të vihen në veprim për shkak të SHBA-së. Rrjedhimisht, me fqinjët që e kontestojnë, Shkupi s’ka arsye të përplaset. Sovraniteti dhe tërësia tokësore e Maqedonisë janë nën kujdesin e Uashingtonit. Sipas nacionalistëve të Shkupit sllavo-maqedonasit mund të maten dhe kanë arsye të maten vetëm me shqiptarët brenda. Ndaj, politika nacionaliste e Shkupit nuk manifestohet ndaj fqinjëve që e kontestojnë, por ndaj shqiptarëve brenda. Që nga viti 2006 e këndej, në Maqedoni janë duke u zhvilluar dy procese: - e para, krijimi i kombit maqedonas, - e dyta, shndërrimi i shqiptarëve në pakicë të papërfillshme. Procesi i shndërrimit të shqiptarëve në minoritet të nëpërkëmbur mund të ndikojë: - në diskreditimin e luftës së 2001-shit; - në diskreditimin e Marrëveshjes së Ohrit; - në diskreditimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Pjesë e pandarë e kësaj politike dhe strategjie të Gruevski është edhe varfërimi ekonomik i shqiptarëve. Si rrjedhojë e mosinvestimit në viset veri-perëndimore, shqiptarët shpejt do të ballafaqohen me papunësi përmasash tronditëse dhe me probleme sociale shqetësuese. Për të mbijetuar, të rinjtë shqiptarë do t’i marrin rrugët e mërgimit. Politika e krijimit të kombit antik (!!) sllavo-maqedonas, realizohet kryekëput në dëm të shqiptarëve. Kjo politikë e Shkupit krijon një Maqedoni unitariste, centraliste, monoetnike dhe antidemokratike – përkundër përbërjes së saj dyetnike. Klasa politike dhe inteligjencia shqiptare në Maqedoni janë në letargji të plotë. Shqiptarët në Maqedoni merren me mikrovlera, me mikrostruktura dhe me mikrosisteme. Veprojnë në mikroplan. Çështja shqiptare në Maqedoni nuk mund të reduktohet në ndërtimin e sallave të fizkulturës në ndonjë shkollë katundi. Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje politike, kërkesat kanë qenë dhe duhet të jenë politike, arritjet po ashtu duhet të jenë politike.Në vitet 2002-2006, shqiptarët në Maqedoni - në frymën e Marrëveshjes së Ohrit - realizuan kërkesa të caktuara politike. Në vitin 2006, nacionalistët sllavo-maqedonas ngritën zhurmë të madhe duke thënë se shqiptarët fituan shumë. Për këtë e fajësuan LSDM-në, që sot është në opozitë. Që nga viti 2006 e këndej, kërkesat e faktorit politik shqiptar kanë hasur në vesh të shurdhët - vox clamantis in deserto. Që atëherë LSDM-ja vazhdimisht është duke i humbur zgjedhjet. Nacionalizmi maqedonas zbriti në popull. Tragjedia e shqiptarëve në Maqedoni qëndron në faktin se kërkojnë të drejta. Në të vërtetë shqiptarët, duke qenë popull autokton, nuk duhet të kërkojnë të drejta prej askujt. Aq më pak nga pala sllavo-maqedonase. Shqiptarët në tokë të vet, të drejtat e veta - historikisht të justifikueshme - duhet t’i realizojnë pa i kërkuar prej ndokujt. Kërkesat për të drejta drejtuar palës maqedonase jepen vetëm në shtratin e Prokrustit.

* * *

Terri informativ që imponon qeveria e përtashme - Politika e qeverisë së Gruevskit çon në krijimin e një shteti diktatorial, me tendencën për t’i vënë nën kontroll të caktuar edhe mediumet. Të ndalohet liria e shtypit, liria e fjalës, liria e të shprehurit në kohën e antenës satelitore, të telefonisë celulare, të internetit dhe të telefaksit është absurdedhe punë Sizifi. Të imponosh errësirë informativ në shekullin XXI, në një vend me pozitë gjeografike në Evropë, që i aspiron euro-integrimet - nuk i bën nder botës demokratike. T’u kanosesh mediumeve me fjalët: “... mediumet të cilat do të botojnë shkrime që mbjellin urrejtje ndëretnike do të ndëshkohen...” do të thotë të bësh ndërrimin e tezave. Nuk janë mediumet ato që i shkaktojnë incidentet, por është politika e papërgjegjshme e Gruevskit dhe e partisë së tij që krijojnë terren për incidente të vazhdueshme. Sipas apelit të sipërthënë të qeveritarëve të përtashëmtë Shkupit, mediumet në Maqedoni u dashka të botojnë vetëm tekste për hurmat dhe për salep-shitësit e Lindjes së Afërt. Sipas tyre, drejtuesit e mediumeve duhet të shndërrohen në punëtorë me mëditje që luftojnë për bukën gojës dhe jo të jenë kreatorë të mendimit politik, të kritikës politike apo të kritikës sociale. Gazetaria në botën e lirë ku mëton të hyjë ky vend, është veprimtari kreative dhe jo përulje para pushtetarëve injorantë. Kjo të përkujton bolshevizmin e Josip Visarionoviç Stalinit të paraqitur në veprën e Aleksandër Solzhenjicinit – Arkipelagu Gulag. Qeveria e Gruevskit, në kohën e pluralizmit, synon të imponojë njëmendësi politike dhe ideologjike. Në shërbim të politikës antishqiptare të Shkupit, drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, vihen edhe disa të ashtuquajtur analistë dhe krijues të opinioneve. Këta farë analistë dhe opinion-bërës nuk janë veçse kuislingë, mercenarë dhe antishqiptarë. Nuk janë veçse instrumentë të shtetit, në funksion të krijimit të një Maqedonie monoetnike. Sipas qeverisë së përtashme të Gruevskit, mund të shkruash çmos, por jo edhe ide dhe ideologji kombëtare. Mund të shkruash çmos, por jo edhe të kritikosh – qoftë edhe në mënyrën më të butë – pushtetarët dhe qeveritarët. Qeveritarët dhe pushtetarët e Shkupit nuk duhet të harrojnë se një prej detyrave të një qytetari, për të mos thënë të një intelektuali - është kritika politike dhe kritika shoqërore. Krejt kjo, në funksion të zhvillimit të proceseve demokratike në shoqëri.Dihet cilat shkrime nuk duhet të gjejnë hapësirë në mediume: ato që mbjellin gjuhën e urrejtjes, sugjerojnë mjetet violente, propagandojnë ksenofobi, nxisin jotolerancë ndëretnike, fetare, sociale dhe racore, gjykojnë me stereotipe dhe paragjykime. Praktika e ka dëshmuar se një politikë është e fortë vetëm kur e lejon kritikën politike. Një shoqëri forcohet vetëm kur i kërkon në vetvete të metat e saj. Lirinë e fjalës e kanë sugjeruar iluministët francezë qysh në shekullin XVIII: Volteri, Rusoi, Didëroi, Dalamberi dhe enciklopeditët.

Si do të hyjë ky vend në NATO dhe në BE me një ideologji kombëtare të tipit të shekullit XIX?! Politika e sotme e Shkupit i komprometon dhe i diskrediton: faktorin ndërkombëtar, qendrat politike shqiptare të vendosjes – Tiranën dhe Prishtinën, si dhe faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Politika e Gruevskit ka për synim t’i disiplinojë shqiptarët. Dhuna që është ushtruar mbi shqiptarët vitet e fundit, nuk është ushtruar as para vitit 2001. Ka edhe të tillë që thonë – as në kohën e komunizmit. Duke qenë se Maqedonia është një vend dyetnik, atëbotë puna e parë që duhet të bëjnë qeveritë e saj është kujdesi maksimal për ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike të shëndosha. Politika e Gruevskit e bën të kundërtën – marrëdhëniet ndëretnike i rrënon në themel. Nacionalizmi i VMRO-së krijon klimë antishqiptare. Të rinjtë sllavo-maqedonas edukohen dhe rriten nën frymën e antishqiptarizmit. Antishqiptarizmi është në fakt produkt i politikës nacionaliste të Gruevskit dhe të partisë së tij. Nga ky këndvështrim duhet parë të gjitha incidentet që ndodhin në Maqedoni. Me fjalë të tjera, edhe incidentet në këtë vend janë pjellë e politikës nacionaliste të Gruevskit dhe të partisë së tij. Politika e Gruevskit vetvetiu gjeneron krizë, saqë krizat në Maqedoni janë bërë normale. Ky vend është mësuar me kriza. Ato janë përditshmëri e tij. Çdo dy-tre muaj ndodh nga një incident dhe herë-herë me pasoja tragjike. Brohoritjet e shpeshta të të rinjve sllavo-maqedonas nëpër stadiume dhe në hapësira të tjera publike, me përmbajtje antishqiptare, si: - Vdekje shqiptarëve; - Dhoma gazi për shqiptarët; - Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur; cenimi vulgar i integritetit dhe i dinjitetit të femrës shqiptare, si dhe parulla të tjera me përmbajtje shoviniste, duhej ta alarmonin me kohë qytetarinë maqedonase, klasën politike dhe qeverinë. Ndërhyrjet e organeve të rendit dhe atyre të gjyqësisë, në raste të tilla është puna e fundit që duhet bërë. Cili shqiptar pas këtyre parullave antishqiptare do ta ndjejë Maqedoninë si shtete të vetin?! Nacionalizmi sllavo-maqedonas, me automatizëm nxit nacionalizmin shqiptar. Thelbi i nacionalizmit maqedonas është: Maqedonia është shtet nacional i maqedonasve, të gjithë të tjerët janë minoritet. Sipas kësaj ideologjie, shqiptarët në Maqedoni e kanë Shqipërinë dhe Kosovën; këtu nuk janë veçse minoritet. .Nacionalistët maqedonas duhet ta dinë se Maqedonia paraqet raport forcash shqiptaro-maqedonase. Jashtë këtij raporti,nuk ka Maqedoni. Jashtë këtij raporti ka vetëm një Maqedoni jostabël, me tensione ndëretnike permanente. Pas çdo incidenti në Maqedoni, pasojnë edhe interpretimet: - incidentet i shkakton qëllimisht Gruevski, në shenjë trysnie para samitit të NATO-s në Çikago...; - incidentet i shkakton qëllimisht qeveria për t’ua tërhequr vëmendjen qytetarëve prej problemeve reale; - incidentet i shkakton Serbia, për ta destabilizuar Maqedoninë dhe rajonin; - incidentet janë pasojë normale e krizës ekonomike dhe sociale; - incidentet i shkakton Gruevski për të gjetur pretekst për të ushtruar represion dhe opresion mbi shqiptarët. Me rëndësi është një gjë: politika e Gruevskit dhe e VMRO-së, duke qenë ultranacionaliste dhe antishqiptare, është vatra e krizës, gjeneron krizë dhe është kriza vetë. Pas çdo incidenti në Maqedoni pasojnë edhe klishetë dhe refrenet e faktorëve të caktuar: - Faktori politik shqiptar në Maqedoni gjithmonë del me të njëjtën deklaratë: “...ruani gjakftohtësinë dhe mos bini pre e provokimeve...”- Autoritet e Tiranës dalin me prononcimin: “...ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera...” - Udhëheqja e Prishtinës del me deklaratën: “...ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë mbizotërojnë marrëdhënie të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë...”; - Faktori ndërkombëtar apelon: “...të zihen fajtorët dhe të nxirren para drejtësisë...” Për hir të perspektivës së përbashkët nacionalistët sllavo-maqedonas duhet: - të heqin dorë nga krijimi i një kombi artificial; - të rishqyrtojnë politikën nacional-romantike të tipit të shekullit XIX; - të heqin dorë nga politika antishqiptare; - ta pranojnë realitetin shqiptar dhe t’ua njohin shqiptarëve statusin e popullit shtetformues; - të kultivojnë marrëdhënie ndëretnike të shëndosha; - ta ndërrojnë emrin, në kompromis me Greqinë; - të krijojnë një Maqedoni stabile, si parakusht për sjelljen e investimeve të jashtme; dhe - të integrohen në botën euroatlantike. Marrëdhënie të mira ndëretnike, me shqiptarë të shtypur, të përkujton utopinë e Josip Broz Titos mbi vëllazërim-bashkimin midis kombeve dhe kombësive. Vetëm dy popuj të barabartë mund të bashkëjetojnë në paqe, në harmoni dhe në prosperitet.
Ndryshe, krizat në Makondon markeziane do të riciklohen prore.

* * *

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...