2013-05-05

Keqperdoruesit në internet shantazhojnë qytetaret...

KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME

Nga FLORI BRUQI






Themelues i kibernetikës është Hajnc fon Ferster (Heinz von Foerster), "Sokrati kibernetikes".

 (Në foto)..



Krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë.

Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme.





Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund të prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale.


Më 11 shkurt 2013 , “Washington Post” raportoi se Vlerësimi i Inteligjencës Kombëtare (VIK) kishte arritur në konkluzionin se Shtetet e Bashkuara janë kthyer në shënjestrën kryesore të fushatave masive të spiunazhit kibernetik që kërcënojnë të ardhmen ekonomike.





Raporti i ri VIK nuk është nxjerrë publikisht, kështu që është ende e paditur se çfarë sulmesh apo kërcënimesh specifike janë dokumentuar, por nga sulmet e fundit evidente duket se vijnë nga një milici kibernetike, e cila e quan veten Luftëtarët Kibernetikë Iz a-Din al-Qassam. Në shtator të vitit të kaluar, ky grup deklaroi hapur se kishte ndërmarrë një sërë sulmesh kundër disa bankave amerikane si kundërpërgjigje ndaj “Pafajësisë myslimane”, një video që ndezi protesta të dhunshme në Lindjen e Mesme më 11 shtator 2012.



Sulmi i al-Qassam-it është një nga viruset DDOS (bllokim i shërbimit) më të mëdhenj dhe më rezistent i njohur deri më sot, duke lënë pas edhe sulmin e milicisë kibernetike ruse të vitit 2007 që shkatërroi Estoninë. Autoritetet e kanë përshkruar al-Qassam-in si një organizatë me kapacitete të larta në nivel ushtarak, madje kanë spekuluar lidhur me aftësinë e këtij grupi për të shkatërruar ekonominë jo shumë të fortë amerikane. Këtë muaj, pas pothuajse gjashtë muaj sulmesh të vazhdueshme, ekspertët e sigurisë kibernetike kanë arritur në konkluzionin se al-Qassam është një organizatë e ngritur, një sulm kibernetik iranian kundër sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara.


Referencat e raportit të ri VIK lidhur me fushatën al-Qassam-Iran, tregojnë qartë se sulmet e tilla janë kthyer tashmë në strategjinë kryesore të vendeve që kërkojnë të godasin Shtetet e Bashkuara apo vendet e tjera aleate, por mund të flitet gjithashtu për një sulm pothuajse të pamundur për të mbrapsur apo shmangur. Strategjia përfshin krijimin e grupeve autonome të hakerave nëpër lokalitete të ndryshme të botës për të shmangur përgjegjësinë që buron në mënyrë direkte apo indirekte nga shteti sponsorizues i fushatës. Edhe pse duket e pumundur që një teknikë kaq e thjeshtë të funksionojë, gjatë dekadës së fundit kjo strategji është përdorur nga një sërë shtetesh për të kamufluar aktet agresive që do të mund të konsideroheshin si hakmarrje ligjore apo diplomatike. Tashmë është mëse e qartë se kjo qasje e re ndaj luftës kibernetike është duke dëmtuar ekonominë e Shteteve të Bashkuara ashtu siç raporton edhe “Washington Post”.

Edhe pse diçka e tillë diskutohet rrallë, përdorimi i milicive kibernetike nga ana e shteteve të ndryshme është kthyer në një dinamikë të pamohueshme të marrëdhënieve ndërkombëtare. Teksa revolucioni kibernetik maturohet gjithnjë e më shumë, milicitë kibernetike janë kthyer në strategjitë pirate më joshëse dhe më të kamuflueshme të historisë së njerëzimit. Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e tregtisë botërore dhe infrastrukturës ushtarake kanë hyrë tashmë në hapësirën kibernetike. Nga ana komerciale, bota e zhvilluar e ka transferuar një pjesë të mirë të industrisë së saj fizike jashtë vendit dhe është fokusuar që të zhvillojë më shumë pronësinë intelektuale, e cila ruhet pothuajse tërësisht në rrjet. Në të njëjtën kohë, transfertat financiare janë zhvendosur nga letrat në sistemet kompjuterike. Nga ana ushtarake, planet për armët më të fuqishme janë tërësisht të ruajtura në kompjuter dhe kur ndërtohen ato përdorin një sistem kontrolli të lidhur direkt me hapësirën kibernetike. Nga ana strategjike, rrjetet elektrike, gazsjellëset dhe infrastrukturat e tjera jetike janë tashmë të monituruara dhe të ruajtura në hapësirën kibernetike. Gjatë viteve të fundit, shtetet që kanë arritur me sukses të tranferojnë të gjithë infrastrukturën në këtë hapësirë, kanë arritur gjithashtu të përmirësojnë pozicionin e tyre financiar dhe ushtarak.

Ndërkohë që shtetet përpiqen të zotërojnë dhe manipulojnë të gjithë pasurinë dhe pushtetin që zotëron hapësira kibernetike, arsyeja përse bandat kriminale i janë drejtuar tashmë milicisë kibernetike është se kjo e fundit ka aftësinë e jashtëzakonshme që të fshehë fajtorin dhe të kamuflojë aktin e jashtëligjshëm. Arsyeja që i pengon shtetet që shpresojnë të përdorin armët kibernetike me qëllim përfitimi apo influence është e njëjta arsye që i pengon ata të përdorin armët e tjera tradicionale: shtetet e tjera aleate nuk pëlqejnë që të përdoret forca apo mashtrimi kundër shteteve të tjera fqinje.

Ndërkohë që është shumë më e vështirë që të përcaktohet burimi nga lëshohet një sulm kibernetik krahasuar me një sulm tradicional, atribuimi i fajit gjithmonë është i pamundur. Edhe kur viktimat nuk arrijnë të gjurmojnë sulmin duke përdorur ekspertizën kibernetike, ka gjasa që t’ja arrijnë qëllimit duke përdorur metoda më tradicionale. Për shtetet që kërkojnë të grabisin apo të shkatërrojnë pronësinë intelektuale të shteteve të tjera, zbulimi i këtyre sulmeve është një pengesë e madhe dhe ka patur shumë raste të sulmeve kibernetike të mbështetura nga qeveria, të cilat janë bërë publike. İmplikimet ligjore dhe diplomatike janë të pashmangshme.

Ndërkohë që universi kibernetik zgjerohej, milicitë kibernetike u bënë instrumentet kryesore të politikës së jashtme të disa shteteve. Përgjatë gjithë viteve 2000, shtetet kanë lidhur ngushtësisht kapacitetet e tyre financiare, ushtrake dhe civile me internetin, duke u bërë më të cenueshme nga armët e reja kibernetike. Në vitin 2007, gjatë një konflikti të ashpër diplomatik mes Estonisë dhe Rusisë, milicitë kibernetike ruse lëshuan një sulm DDOS kundër Estonisë, që paralizoi sistemin bankar të vendit së bashku me gjithë shërbimet civile. Ndërkohë që sulmi bëhej gjithnjë e më i ashpër, Estonia përdori nenin 5 të statutit të NATO-s, i cili thekson se një sulm i armatosur kundrejt një anëtari të NATO-s është një sulm kundër të gjithë vendeve anëtare, duke bërë thirrje për ndihmë dhe mbështetje aleancës. Rusia natyrisht e mohoi përgjegjësinë e saj dhe Estonia nuk arriti të provonte burimin e sulmit të lëshuar kundër saj, por gjithçka u bë evidente kur Rusia mori të gjitha përfitimet që do të merrte nga një sulm tradicional kundër shtetit fqinj, por pa kosto diplomatike dhe ligjore. Me gjithë prakticitetin e mundshëm, Rusia kishte zbuluar një mënyrë tepër efikase për të dëmtuar Estoninë pa mbajtur asnjë përgjegjësi.

Në vitin 2008, gjatë konfliktit me Gjeorgjinë, Rusia zbuloi një mënyrë akoma më luftarake për të përdorur milicinë kibernetike. Para dhe gjatë luftës, milicitë kibernetike ruse çaktivizuan pjesët kryesore të sistemeve të komunikimit të Gjeorgjisë, duke lehtësuar kështu operacionet ushtarake kundër saj. Duke qenë se sulmi ushtarak kundrejt Gjeorgjisë u bë mëse i hapur, është e çuditshme përse Rusia zgjodhi të përdorë milicinë në vend të organizatave të fuqishme shtetërore kibernetike që kontrollon. Megjithatë arsyet e kësaj zgjedhjeje janë të shumta. Në mënyrë që të godiste sistemet kibernetike të Gjeorgjisë, milicivë iu desh të sulmonin sistemet civile të disa shteteve që nuk ishin palë në konflikt. Nëse Rusia do të përdorte ushtrinë e saj, do të kishte dhunuar ligjin e konflikteve të armatosura. Në këtë mënyrë, Rusia mundi të ndërpresë të gjithë komunikimin e Gjeorgjisë me botën e jashtme, ndërkohë që përdorte milicinë kibernetike për të kamufluar sulmin.

Rusia e përdor milicinë kibernetike kundër shteteve të vogla, por nga perspektiva amerikane, rëndësia gjeostrategjike e milicisë kibernetike ndodhet diku tjetër. Gjatë dekadës së fundit, si Kina ashtu edhe Rusia kanë ushqyer milicinë që i është dedikuar krimit. Në rastin e Rusisë, organizatat e përdorura kundër Gjeorgjisë kanë lidhje të forta me mafian dhe ndërveprojnë me qeverinë nëpërmjet një rrjeti të fuqishëm korrupsioni që ka lidhje direkt me agjencitë e inteligjencës dhe ato ushtarake. Operacionet e mafies kibernetike të Rusisë i lejojnë organizatat të koordinojnë aktivitetin kriminal dhe të përdorin pasurinë kibernetike të të gjithë botës në operacione me vlerë disa biliona dollarëshe çdo vit. Në këtë rast, kostoja e shtetit është minimale dhe përgjithësisht kufizohen vetëm në mbylljen e njërit sy nga ana e institucioneve të zbatimit të ligjit, por viktimat e vërteta ndodhen jashtë shtetit.

Ashtu si Rusia, Kina përdor mafien kibernetike për të kryer krimet që turbullojnë ujërat dhe mbrojnë qeverinë. Por, në Kinë lidhja e mafies kibernetike me shtetin është edhe më e hapur. Kjo ndodh ose për shkak se nuk ka kapacitetin e nevojshëm për ta fshehur ose nuk beson se është diçka që vlen të fshihet. Kina nuk është përpjekur aspak që të kamuflojë mënyrat se si fuqizon dhe mbështet milicitë kibernetike. Aktualisht, sulmet në drejtim të sistemeve financiare dhe tregtare të Shteteve të Bashkuara vijnë më shumë nga Kina se nga të gjitha shtetet e tjera së bashku.

Në perspektivën gjeostrategjike, përdorimi i mafies kibernetike ka patur tri efekte thelbësore në politikën globale. Efekti më i rëndësishëm është ai ekonomik. Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera të zhvilluara e kanë transferuar një pjesë të mirë të industrisë fizike drejt vendeve në zhvillim, ndërkohë që përqendrohen më shumë në zhvillimin e pronësisë intelektuale. Por sot, penetrimi kibernetik nga ana e Kinës në firmat që zhvillojnë pronësinë intelektuale është bërë aq prezent saqë ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Richard Clarke deklaroi se çdo kompani në Shtetet e Bashkuara është bërë shënjestër e hakerave. Gjenerali Keith Alexander, drejtues i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare e ka quajtur vjedhjen e pronësisë intelektuale si transferimi ilegal i pasurisë më të madhe në historinë e njerëzimit.

Një shembull se si vjedhja e pronësisë intelektuale lë pasoja në industrinë amerikane ështe edhe rasti i avionit luftarak të padukshëm F-35, programi i prokurimit më të madh ushtarak në historinë amerikane. Sipas republikanit Michael McCaul, hakerat kinezë kanë vjedhur planet e këtij avioni shumë vite më parë. Më pas në nëntor, Kina publikoi një video të avionit të saj luftarak J-31, i cili duket, të paktën në sipërfaqe, si kopja e F-35-ës. Hakerat gjysmë autonomë të Kinës janë të aftë të zhvillojnë një program top sekret të vjedhur nga një shtet tjetër, një aftësi që ata e përdorin edhe në fushën e tregtisë. Hakerat kinezë shpeshherë vjedhin dizenjot e produkteve, më pas i ndërtojnë dhe i shesin para se prodhuesit origjinalë amerikanë të përfundojnë produktin e tyre dhe ta nxjerrin në treg.

Është e vështirë të llogaritet se sa dëme i ka shkaktuar dhe po i shkakton vjedhja e pronësisë intelektuale Shteteve të Bashkuara. Gjatë një fjalimi në vitin 2009, Presidenti Obama paralajmëroi se kriminelët kibernetikë i shkaktojnë ekonomisë amerikane më shumë se një trilion dollarë dëme në vit. Kjo është një shifër që tejkalon edhe vlerën e buxhetit të sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe Kinës të marra së bashku. Është një shifër e mjaftueshme për të punësuar 30 milionë amerikanë me pagë mesatare në një kohë kur të papunët në Shtetet e Bashkuara mendohen të jenë 12 milionë individë. Edhe nëse shifra e vërtetë është sa gjysma e vlerës së deklaruar nga Presidenti, me kalimin e kohës, vjedhja e pronësisë intelektuale do të ndryshojë në mënyrë radikale balancën e pushtetit ekonomik në botë. Duke patur parasysh nivelin e lartë të vjedhjes, nuk është e qartë nëse modeli ekonomik aktual i vendeve të zhvilluara do të arrijë të ketë sukses. Ndërkohë që mafia kibernetike nuk është përgjegjëse për të gjitha vjedhjet kibernetike, ajo dhe sistemi shtetëror që e lejon të përvetësojë pronësinë intelektuale është përgjegjëse për pjesën më të madhe.

Efekti tjetër gjeostrategjik i mafias kibernetike ka qenë fuqizimi i ushtrisë së vendeve të dobëta në dy mënyra. Fillimisht, ata ngrijnë një “perde” pas së cilës shteti mund të lëshojë një virus kundër një shteti tjetër që përbën kërcënim për infrastrukturën e tij ushtarake apo civile. Më pas, ata bëjnë të mundur që shtetet sulmuese të shmangin implikimet ligjore dhe përgjegjësinë. Ndërkohë që Rusia e përdori e para këtë strategji kundër Estonisë shtetet e tjera më të vogla, të cilat nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme për një sulm ushtarak kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin këtë taktikë më të lehtë. Për shembull, milicia kibernetike në Estoni, Latvi, Lituani, Gjeorgji dhe Kirgizistan kanë kërcënuar se do të sulmojnë infrastrukturën në Rusi nëse ajo përdor armë kibernetike apo kinetike kundër tyre. Edhe pse asnjë nga këto shtete nuk ka mundësi reale të dëmtojë Rusinë nëpërmjet forcave ushtarake, një sulm i suksesshëm kundër infrastrukturës energjetike të Rusisë mund të shkatërrojë ekonominë dhe të rrëzojë partinë në fuqi. Në të njëjtën kohë, vendet sulmuese mund të mohojnë me shumë lehtësi përgjegjësinë e sulmit.

Mënyra e tretë sesi mafia kibernetike ndikon në gjeopolitikë rrjedh direkt nga e dyta dhe është më e frikshme. Për të fuqizuar milicinë kibernetike, shtetet duhet të lehtësojnë aftësinë e tyre për të krijuar armë kibernetike dhe të krijojnë institucione që reduktojnë kontrollin e shtetit. Duke reduktuar kontrollin e shtetit, milicia dhe mafia kibernetike fiton kështu një nivel të konsiderueshëm autonomie.



 Nëse milicia e financuar nga shteti vendos të ndërmarrë në mënyrë tërësisht autonome një sulm kibernetik mund të dëmtojë centralet bërthamore, sistemet e kontrollit të trafikut ajror, gazsjellëset, sistemi bankar apo rrjetet elektrike pa asnjë implikim ligjor, por që dëmton në mënyrë direkte sigurinë kombëtare të shtetit tjetër. Edhe pse nuk dihet ende nëse milicia ka kapacitetet e nevojshme për një sulm të tillë, zhvillimi i menjëhershëm i armëve kibernetike tregon se mund të arrijnë kapacitetin e duhur në të ardhmen e afërt. Shtetet financuese duhet të marrin parasysh rreziqet e sulmeve potenciale autonome të milicisë që ushqejnë. Se si do të reagonin Shtetet e Bashkuara, Rusia apo një nga fuqitë e tjera të mëdha ndaj një sulmi të tillë lë shumë vend për imagjinatë.



Kosova dhe krimi kibernetik

http://www.youtube.com/watch?v=ReHkCYLtkVU

Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke qenë një teknologji "e liberalizuar" prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie.

Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë të vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës.

Në këtë artikull do të përqendrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit).

Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminalë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik.

Në njërën anë, kemi përdoruesin e përditshëm, i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që "e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët". Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga e kundërta, domethënë që "të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qenit objekt i një sulmi kriminal". Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij.

Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.

Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike. Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtëteknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë.

Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".

Jo thjesht krim informatik Pra, ç’është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni?

Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj., mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network).

Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën

ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.



Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur. Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër, prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP2 etj., nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë të arsyeshëm kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim, teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Përsa i përket Internetit, disa faktorë të tjera bëjnë që kjo teknologji të jetë e cënueshme dhe për rrjedhojë një terren shumë fertil për zhvillimin e krimit.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike dhe e hapur për të tërë.

Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çka mundëm" për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Imagjinoni një pirat informatik që kryen aktin e tij kriminal nga Kina le të themi, duke sulmuar një bankë në Zvicër dhe duke derdhur shumën e vjedhur elektronikisht në Itali.

Cili institucion gjyqësor dhe cili ligj është kompetent në këtë rast?

Kina, vendi nga i cili autori kreu krimin; Zvicra, vendi ku ndodhet viktima; apo Italia, vendi ku u realizua rezultati?

Tre vende kaq të ndryshme përsa i përket vendndodhjes, kulturës juridike dhe perceptimit të nocionit të krimit a do të munden të bien dakord për përndjekjen dhe gjykimin e këtij akti?

Përgjigjja nuk është shumë e evidente.

Së fundmi, në qoftë se konsiderojmë problemin nga një këndvështrim i përdoruesit, atëherë kemi prekur thembrën e Akilit.

A është përdoruesi i ndërgjegjshëm për pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i Internetit?

Përgjigjja është negative në më të shumtën e rasteve. Edhe bankat të prekura Në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të "thyhen", gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës.

Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet,siç është dhe rasti i‘e-banking’,

i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në programet e bankës.

Ka dhe një fakt tepër të rëndësishëm që duhet theksuar: krimi do të kërkojë të godasë viktimën më të dobët,më të papërgatitur, pra shënjestrën më tërheqëse për të.



Keqperdorimet e femrave në internet...

Eksperienca na tregon që mbi 50% e sulmeve kanë si objekt personin. Por edhe nëse marrim në konsideratë organizmin e bankës më vete dhe faktin e programeve të sofistikuar, eksperienca në fushën e krimit kibernetik ka treguar se mbi 70% e sulmeve kanë zanafillë të brendshme.

Kjo mund të vijë nga një vartës i pakënaqur, një vartës i prirur thjesht nga përfitimi etj.

Lista e motivimeve është e gjatë. Në këtë aspekt kompleksiteti teknologjik nuk ndihmon shumë dhe është struktura administruese e institucionit dhe gjithë aspektet përbërëse të saj që marrin një rëndësi të veçantë.

Në emisionin në fjalë u soll si shembull me të drejtë niveli i kontrollit shumë rigoroz mbi personelin që njihet si "administrimi nëpërmjet frikës" (fear management).

Por në të njëjtën kohë rezultatet e kësaj strategjie janë shumë të diskutueshme në rrethet e profesionistëve të burimeve njerëzore.

Për mendimin tonë, duke konsideruar shkallën e lartë të rëndësisë së sistemeve të informacionit në mbarëvajtjen dhe mbijetesën e organizmit, do kishim anuar më shumë në një stil administrimi të përqendruar mbi komunikimin, edukimin dhe sensibilizimin e vartësve mbi pasojat si në nivel personal, ashtu dhe atë profesional.

Kjo, duke shpjeguar se teknologjia nuk mundet të zgjidhë e vetme problemet që lidhen me sigurinë informatike dhe me krimin informatik dhe që faktori njerëzor ka një rëndësi të rangut të parë.

Teoria e trekëndëshit Për t’iu rikthyer nocionit të krimit kibernetik dhe për të kuptuar atë që quhet modus operandi të kryerjes së krimit duhet t’i referohemi teorisë së trekëndëshit që citohet shpesh në literaturën e kriminologjisë.

Kjo teori na tregon se për të kryer një krim duhet që në të njëjtën kohë të kemi një bashkërendim të tre faktorëve: të një krimineli të motivuar, të një objekti vulnerabël,të cilët ndodhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.

Duke u nisur nga kjo teori dhe duke konsideruar elementët që cituam më sipër:

në njohjen e kufizuar të Internetit nga ana e përdoruesit;në motivimin, mundësinë dhe lehtësimet që kanë kriminelët për të kryer aktin kriminal nëpërmjet Internetit;

në vendin e takimit ideal dhe konstant siç është rrjeti; mund të nxjerrim përfundimin, që krimi kibernetik është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë një terren shumë tërheqës për kriminalitetin.

Praktika tregon që krimi i organizuar ka kuptuar tashmë rëndësinë dhe përfitimin nga fenomeni i krimit kibernetik. Anonimiteti që ofron Interneti, bën që krimi i organizuar po fillon dalëngadalë të interesohet dhe të marrë në dorë frenat e këtij fenomeni.

Si shembull, mund të marrim rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit ‘e-banking’ të bankës.

Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Pasi përvetësuan shumën në fjalë, ata përdorën servise të tjera bankare ‘on-line’ për t’i pastruar këto para dhe për të humbur gjurmët duke implikuar banka të njohura si Bankën e Vatikanit, disa banka në Zvicër dhe në Portugali.

Në këtë fazë duhet theksuar dhe fakti që për të mos rënë në sy, shumat e përvetësuara nga krimi kibernetik, janë në më të shumtën e rasteve, shuma të vogla parash.

Sipas raportit IC3 2004 Internet Fraud – Crime Report4, 43% e shumave të përvetësuara nuk janë më shumë se 100 $ për akt dhe 25.6% nuk e kalojnë 1000$. Pra, është shumë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e specialistëve apo për të justifikuar një procedurë gjyqësore.

Është e kuptueshme që një artikull nuk mund të trajtojë në detaj gjithë përbërësit e fenomenit të krimit kibernetik.

Mesazhi, i cili deshëm të përcillnim, është që krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë etj.

Krimi kibernetik është pra, një fenomen kompleks dhe e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë do të ishte një mënyrë globale e trajtimit të problemit.

Për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë ekspertëve të fushave të sipërpërmendura për të shmangur zgjidhjet segmentare.

Për këtë është e rëndësishme të konceptojmë një arkitekturë globale të sigurisë së informacionit që të marrë në konsideratë brenda saj dimensionin teknik dhe operacional,dimensionin juridik dhe rregullator, dimensionin organizativ dhe ekonomik, duke mos harruar dimensionin njerëzor.

Lexoni edhe këtë:


 



Vendi i sigurisë së informacionit në strategjinë e sigurisë kombëtare

Solange Ghernaouti – Hélie**

Në njërin krah siguria kombëtare si koncept, konsiderohet si garante e ushtrimit të të drejtave të njeriut e si e tillë është një nga detyrat më të rëndësishme të një shteti. Kjo garanci, sipas nenit 12 të deklaratës së të drejtave të njeriut, duhet të përmbushet nga një forcë publike e cila të mbrojë në mënyrë të barabartë interesat e gjëra të gjithë popullsisë dhe jo vetëm të atyre të cilëve ajo ju është besuar.

Në krahun tjetër, në këtë fillim të shekulli të XXI-të, informacioni, i trajtuar në të gjitha format e

mundshme, elektronike apo tradicionale, përbën një pasuri të vërtetë si për individët ashtu dhe për organizmat privatë apo shtetërorë dhe konsiderohet si një burim strategjik rreth të cilit zhvillohet ajo që sot quhet shoqëria e informacionit. Nuk është hera e parë që teknologjia dhe inovacionet e lidhura me të, janë në bazën e ndryshimeve të thella për shoqërinë : dje, me inovacionet në fushat e energjisë dhe sot, me mënyrat e larmishme të komunikimit të njohurive dhe informacioneve nëpërmjet teknologjive të reja të telekomunikacionit.

Në foto:Norbert Wiener


Ky koncept i shoqërisë së informacionit, si një vazhdimësi e shoqërisë industriale të disa viteve më parë, vë në qendër të saj informacionin dhe njohuritë, si dhe mënyrën e përcjelljes së tyre pa limite gjeografikë dhe kohorë.

Teknologjitë e telekomunikacionit (dhe ndërmjet tyre më e përdorura është Interneti) duke qenë të përdorura gjerësisht, janë një vektor shumë i rëndësishëm dhe i pashmangshëm për shumicën e aktiviteteve.

Ky realitet ilustrohet me vendin gjithnjë e më të rëndësishëm që po zë në jetën tonë të përditshme ajo që quhet hapësira virtuale (cyberspace), e cila po ndryshon gjithnjë e më shumë kufijtë tradicionalë kohorë dhe gjeografikë dhe mënyrën e të jetuarit e të menduarit në ditët e sotme.

Në këtë prizëm, informacioni si një motor ekonomik i zhvillimit, është një e mirë jo-materiale që

kërkon një mbrojtje në lartësinë e vlerave dhe rëndësisë së tij, nga ana e individëve, organizmave dhe mbi të gjitha, të Shtetit.

Krimet që synojnë manipulimin, fshirjen, modifikimin, survejimin, spiunazhin e informacioneve që qarkullojnë në rrjetet e komunikimit mund të prekin direkt interesat e një individi, të një organizmi, apo dhe të një Shteti.

Kështu, siguria e informacionit është e lidhur direkt me sovranitetin e një shteti e cila kalon nga mbrojtja e infrastrukturave kritike, e sistemeve dhe e rrjeteve, e pasurive kulturore të kombit, e të mirave materiale dhe jo materiale, e përmbledhur në një fjalë të vetme : mbrojtja e vlerave.

Në rrethet e specialistëve të sigurisë, marrja në konsideratë e problematikës së sigurisë së

informacionit, shpesh herë trajtohet si problem i lidhur tërësisht me një dimension teknik e shpesh herë si një demagogji apo problematikë virtuale. Fatkeqësisht, faktet i kanë dhënë të drejtë vetëm pjesërisht kësaj mënyre të menduari.

Në të vërtetë, këto sulme virtualë kanë pasur rezultate më se realë, me një bilanc shumë negativ për organizmat publike apo privatë. Sa për të ilustrim, le të marrim shembullin e Estonisë, një shtet sovran dhe anëtar i organizmave euroantlantike, siç përmblidhen sot rëndom në gjuhën e politikës që konsumojmë përditë, organizmat e Komunitetit Evropian dhe të NATO-s.

Pas heqjes së statujës së ushtarit sovjetik nga një park i kryeqytetit të Estonisë, një sulm masiv mbi infrastrukturat e informacionit të Estonisë, bëri që këto infrastuktura të ndalonin së funksionuari duke krijuar kështu një kaos total në ekonominë e vendit.

Në foto:Norbert Wiener

Ky sulm përdori një teknikë jo shumë të komplikuar « përmbytjeje » (flooding) nëpërmjet kompjuterave fantazmë (bootnets) mbi infrastikturën estone, gjë e cila mbingarkoi rrjetin në një mënyrë të atillë, saqë ky i fundit nuk mundi ta përballonte ngarkesën dhe pushoi së funksionuari.

Ministri mbrojtjes së Estonisë Jaal Aavisko do të deklaronte për gazetën « The New York Times »1 : Kemi të bëjmë me një situatë që prek sigurinë kombëtare, të krahasueshme me një situatë ku portet tuaja bombardohen nga deti. Në këtë prizëm rezultatet e një sulmi virtual janë efektivisht më shumë se realë.

Dhe me të vërtetë dezinformacioni po përdoret gjithnjë e më shumë si një pjesë integruese e politikave strategjike të organizmave dhe shteteve.

http://www.nytimes.com/2007/05/29/technology/29estonia.html

Interneti nga specifika e tij, është një terren ideal për të përhapur e pëshpëritur dezinformim si dhe për të manipuluar masa të mëdhaja njerëzish me qëllimin për të mbjellë pasiguri. Në 2006, rrjeti i Ministrisë së Mbrojtjes së një shteti sovran, u bë objekt i një sulmi nga ana e disa hacker-ve, të cilët arritën të fusnin në këtë rrjet disa komunikime zyrtare për shtyp me informacione të pavërteta në lidhje me një skandal korrupsioni të pavërtetë që gjoja kishte përfshirë ministrinë në fjalë.

Specialistët arritën ta zbulonin këtë fakt, por fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pasi e panë të botuar lajmin nëpër shumë gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëmi ? Jo-material (i ngjashëm me sulmin) dhe shumë i vështirë për t’u llogaritur, por me rezultate të prekshme mbi imazhin e kësaj ministrie brenda dhe jashtë vendit.

Domosdoshmëria për të përndjekur, mbikqyrur dhe dënuar krimin kibernetik vjen si rrjedhojë e

postulatit « Çfarë është ilegale jashtë rrjetit, mbetet ilegale dhe brenda tij ». Lufta kundër

kriminalitetit të çfarëdo natyre qoftë ai, i përket organizmave të sigurisë, të financuara më së shumti nga taksapaguesit e vendit.

Si një krim i njëjtë me atë « tradicional », krimi kibernetik duhet marrë parasysh e trajtuar me të njëjtin seriozitet. Krimi kibernetik duhet konsideruar si një adaptim i mënyrës së të

vepruarit të kriminelëve ndaj realitetit të sotëm të cilin e përshkruam më sipër.

Si rrjedhim dhe lufta kundër tij duhet të jetë në përputhje me realitetin. A nuk do të ishte një çështje e sigurisë së brendshme mbrojtja e infrastrukturave dhe kredibilitetit të institucioneve financiare të vendit apo mbrojtja e integritetit të fëmijëve ndaj fenomenit të pedofilisë ? Jo pa qëllim zgjodhëm këto dy fenomene, të cilat në botën e interkonjektuar kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm.

Po cilat janë karakteristikat që e bëjnë Internetin dhe botën e ndërlidhur në të cilën jetojmë, një terren fertil për farën e krimit ?

Natyra dhe specifikat e krimit Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtë teknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".

Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit

informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi, mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur e cila mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike e hapur për të tërë. Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë, përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çfarë mundëm" për të arritur në rezultatin e

dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të, nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të

caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Me të tilla karakteristika, rrjeti nuk mund të mos jetë një terren pjellor për krimin.

Së pari, krimineli do të shkojë atje ku gjenden vlerat më të çmueshme. Të mbështetur mbi këtë logjikë besoj se të gjithë biem dakort mbi faktin që vlera më e çmuar, si për organizmat privatë, ashtu dhe për ata shtetërorë, gjendet tek informacionet e përcjella gjithnjë e më shumë nga teknologjitë e informacionit.

Së dyti, organizmat kriminalë duke vepruar në një mënyrë racionale do të veprojnë në terrenin më të favorshëm, me një raport përfitimi më të madh dhe më pak të rrezikshëm duke goditur shënjestrën më të lehtë.

Kush më shumë se një terren opak dhe anonim, si ai i Internetit mund të ofrojë të tilla mundësi ?

Pyetje shumë normale e të lidhura shumë ngushtë me luftën kundër krimit janë shumë të

vështira për të gjetur përgjigje në botën virtuale. Si të tillë mund të përmendim problematikën e

shenjave dhe provave në botën numerike.

Cila do të ishte vlera e një prove numerike në një sistem gjyqësor të caktuar, në raport me provat materiale "tradicionale" ? Çështje teknike apo çështje sigurie ?Krimi tradicional mund të cënojë sigurinë e brendshme të një vendi, po ashtu edhe krimi kibernetik mund të këtë pasoja pasoja të rënda në këtë aspekt.

Përmendëm më sipër një fenomen shumë shqetësues dhe objekt të rëndësishëm të sigurisë së brendshme, si pedofilia, e cila është amplifikuar me përdorimin në masë të teknologjive të reja. Po sa të përgatitur janë fëmijët tanë në lidhje me këtë fenomen ?

Çfarë mjetesh apo strategjish u ofrojmë ne atyre për të mos rënë pré e këtij akti katastrofik

për jetën dhe integritetin e tyre? E pra, është fakt që më shumë se 70% e kontakteve të para ndërmjet kriminelit dhe fëmijës, bëhen nëpermjet teknologjive të chat-it dhe të forumeve të ndryshme virtuale shqiptare.

Sa kafe Internet ekzistojnë në territorin tonë (Shqipëri,Kosovë,Iliridë,Malësi të Malit të Zi,Luginë të Preshevës )dhe cila është pjesa më e madhe e klientelës ?

Cila është përgjegjesia e këtyre bizneseve në këtë kontekst ?

A janë të ndërgjeshëm këta biznese për rrezikun që mund të vijë nga aktiviteti i tyre ?

A kanë këta të fundit një obligim monitorimi mbi aktivitetin që zhvillohet në kompjuterat e tyre ?

Këto pyetje të shumta mund të gjejnë apo jo një përgjigje nga ana e të interesuarve. Por një gjë është e sigurtë, shteti ka për detyrë të mbrojë fëmijët dhe për këtë duhet të verë në lëvizje gjithë mekanizmat e tij që të këtë sa më pak krime të kësaj natyre.

Po krimi ekonomik nuk përbën një fushë që do të cënonte rëndë sigurinë kombëtare të një shteti

sovran ?

Çfarë vendi zë fenomeni i korrupsionit dhe lufta kundër tij në strategjinë e sigurisë së

brendshme ? Një gjë është e sigurt dhe për këtë shifrat na japin të drejtë – krimi ekonomik po e

zhvendos gjithnjë e më shume fushën e tij të veprimit në aktivitete on-line, si mënyra më e lehtë dhe më fitimprurëse.

Edhe më lartë kemi përmend rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit « e-banking » të bankës. Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Le të mos shkojmë më larg se 2 javë më përpara, ku 420 shtetas shqiptarë u mashtruan me një skemë vjedhjeje, tashmë të njohur si ajo e lotarisë, dhe falën kursimet e tyre kush e di se ku e kujt ? Kush janë përgjegjësitë në këtë ngjarje ?

Para disa ditësh nga ana e Qeverisë u komunikua lajmi i mirë që tani aplikimet për tendera do të bëhen nëpermjet Internetit. Kjo natyrisht do të thotë shërbim më cilësor e më i shpejtë. Po cilat janë rreziqet që një ndërrmarrje e këtillë të bjerë pré e sulmeve të personave të interesuar për destabilizim e përfitim ? Sa jemi të përgatitur për të përballuar këto sulme dhe mbi të gjitha nqs sulmi fatkeqësisht del me sukses, çfarë jemi gati të humbim dhe çfarë ka vlerë më të madhe ? Pa u përgjigjur këtyre pyetjeve, nuk mund të imagjinojmë masat teknike që duhen marrë.

Le t’i kthehemi pak çështjeve më tradicionale të sigurisë kombëtare si psh mbrojtja e kufirit,

parandalimi i kriminalitetit transfrontalier, apo dhe mbrojtja e infrastrukturave kritike (siç janë

burimet e energjisë, të ujit të pishëm, kontrollit të mallrave ushqimorë apo mjekësorë etj).



Pavarësisht që këto që permendëm mund të jenë shumë të ndryshme në natyrën e tyre, një gjë

i bashkon në epokën ku jetojmë – manaxhimi nëpërmjet teknologjive kompjuterike. Dëmi do

të ishte i njëjtë si ai i një eksplozivi në një nga infrastrukturat, ashtu dhe dhënia e një komande

të gabuar në sistemin e drejtimit.

Dëmi do të ishte i njëjtë si kalimi natën i një krimineli dhe futja e tij në territorrin tonë, ashtu dhe fshirja e të dhënave të tija kompromentuese në kompjuterat apo serverat e policisë. Dëmi do të ishte po i njëjtë si futja e mallrave të skaduara apo të rrezikshme në territorin tonë, ashtu dhe falsifikimi i të dhënave në lidhje me këto mallra.

Një nocion shumë i përfolur këto kohët e fundit është dhe ai terrorrizmit kibernetik

(cyberterrorism). Dhe këtu spekulimet janë të shumta : disa e quajnë demagogji, disa e quajnë

realitet.

Në fakt është e vërtetë, me Internetin nuk mundesh të vrasësh njerëz direkt.

Po indirekt ? A nuk ekzistojnë vallë me miliona website të financuara kush e di nga kush që

bëjnë një propagandë aktive ne favor të kësaj apo asaj organizate ? Më keq akoma a nuk

ekzistojnë me qindra website që të mësojnë se si të fabrikosh bomba artizanale ? Kundër kujt

do të përdoren ? Komenti mbi këtë realitet do të ishte tepri, ajo çfarë nevojitet është

kundërpërgjigja e organeve të specializuara.

Po Interneti a mund të konsiderohet si infrastrukturë kritike e denjë pra për tu mbrojtur ?

Ndoshta një përgjigje më realiste mund t’ua japë qeveria e Estonisë apo ministri i tyre i

brendshëm, apo i mbrojtjes.

Integrimi i strategjisë së sigurisë së informacionit Shpesh herë siguria trajtohet në një mënyrë segmentare, duke implementuar zgjidhje të veçanta për probleme të shkëputura. Specialistët e sigurisë bien të gjithë dakort mbi faktin që, elementi siguri, qoftë ky në kuptimin tradicional të fjalës apo në atë kibernetik ose virtual duhet vendosur e ideuar në themelin e strukturës të cilën duam të mbrojmë.

Për të realizuar sa më mirë këtë objektiv, një strategji gjithëpërfshirëse nevojitet. Pa këtë strategji nuk do të mundemi të implementojmë zgjidhjet më efikase dhe të kemi rezultat.

Nga mungesa e një strategjie, turizmi ynë përfaqësohet nga një natyrë e mrekullueshme të cilën dalëngadalë po e betonojmë e po e prishim me ndërtime vend e pa vend e mbi të gjitha, pa harmoni. Le të mos bëjmë të njëjtin gabim.

Reflektimi i një strategjie të sigurisë kombëtare që të përmbledhë brenda saj dhe një strategji

mbi sigurinë e informacionit është e domosdoshme. Kjo strategji do na detyrojë të reflektojmë

mbi natyrën e vlerave që ne dëshirojmë dhe gjykojmë që duhen mbrojtur.

Në kuadrin e një strategjie gjithëpërfshirëse mund të përcaktojmë se cilat janë rreziqet që na

kanosen, cili është realiteti që ne duhet të përballojme, cili është probabiliteti që këto rreziqe

të realizohen dhe cili do të jetë impakti i tyre mbi vlerat apo asetet që duam të mbrojmë.

Vetëm në këtë mënyre do të mundemi të vemë në vend, mjetet më efikase për parandalimin e

rreziqeve.

Vetëm ndërtimi i një strategjie koherente do të na mundësojë të kuptojmë në cilin

segment gjendet ajo hallka e dobët që rrezikon gjithë systemin. Dhe e gjitha kjo nuk mund të

zgjidhet vetëm me një implementim të masave teknike, por duke kuptuar dhe integruar

funksionimin e teknologjisë, proçeseve dhe faktorit human.

Të luash me frikën e njerëzve është një metodë jo pak e përdorur nga organet e sigurisë të

prirura shpesh herë nga një rritje e buxhetit apo përfitime të natyrave të ndryshme. Megjithatë

logjika e këtij refleksioni u motivua nga diçka diametralisht e kundërt.

Thonë që po të mos e dish e të mos veprosh është gabim, por po të dish e të vazhdosh të mos veprosh, është faj thotë studiuesi kibernetik Igli Tashi.* Economist / Master of Law in legal issues, crime and IT security Postgraduated research and teaching assistant Faculty of Business and Economics – University of Lausanne

http://www.hec.unil.ch/faculty/itashi

** Professor

Faculty of Business and Economics – University of Lausanne.

International Expert in Cybercrime and Cybersecurity Issues

Member of High Level Expert Group – International Telecommunication Union

http://www.hec.unil.ch/sgh

Dëgjoni:



Shqiperia dorezon kerkesen ne BE

http://www.youtube.com/watch?v=cwm_xtwTAUM



Ministria e Drejtësisë propozon ndryshime në Kodin Penal për krimet kibernetike

Ndëshkim për keqpërdorimin e të dhënave dhe ofrimin e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë

Piratët e sistemeve kompjuterike për qëllimeve përfitimi apo për kryerjen e veprave të ndryshme penale dhe kriminale do të dënohen me burgim deri në 15 vjet. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar së hartuari një projekt që parashikon dënimin e personave që keqpërdorin sisteme dhe të dhënat kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "krime kibernetike".

Masa e dënimit sipas propozimeve të ministrisë është parashikuar në varësi të informacionit që dëmtohet apo keqpërdoret.

Përgjimi

Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike i të dhënave kompjuterike përbën vepër penale sipas ndryshimeve që dikasteri i Drejtësisë ka propozuar për Kodin Penal, dënohet me burgim nga tre vjet deri në 7 vjet. Në rastin kur kemi të bëjmë me sisteme kompjuterike ushtarake, që lidhet me sigurinë kombëtare, të rendit publik, kjo masë dënimi është e lartë dhe shkon minimalisht 7 vjet dhe maksimalisht 15 vjet. Ndërsa ndryshimi i të dhënave kompjuterike për t’i paraqitur ato si autentike dënohet deri në 6 vjet heqje lirie dhe 10 vjet, nëse kjo vepër kryhet nga personi që ka detyrë të ruajë pikërisht këto të dhëna kompjuterike.

Masë më të vogël dënimi jepen për ata persona që sipas ndryshimeve që i bëhen Kodit Penal hyjnë në mënyrë të paautorizuar në një sistem kompjuterik. Kjo vepër dënohet me 3 vjet dhe me 10 vjet, nëse hyrja e paautorizuar kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake apo në çdo sistem tjetër kompjuterik me rëndësi publike. Po kështu krijimi i pengesave të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik ndërmjet dëmtimit të të dhënave dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Ashtu si edhe në rastet e veprave të tjera të mësipërme, kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike apo me të dhënat në sistemin ushtarak apo kudo me rëndësi publike, masa e dënimit në këtë rast shkon nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkohë prodhimi, shitja dhe dhënia në përdorim e programeve kompjuterike, kodeve apo fjalëkalimeve që janë krijuar për të hyrë në një sistem kompjuterik dhe që përbën një nga veprat penale të sipërpërmendura, përbën sigurisht një vepër penale dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet heqje lirie.

Projekti

Ndryshimet e reja që janë parashikuar për Kodin e Penal, sipas juristëve që e kanë hartuar atë, erdhën si domosdoshmëri e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë evropian dhe mbi të gjitha me realitetin bashkëkohor, për sa i takon krimit kibernetik. Mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga krimi kibernetik, adaptimi i legjislacionit dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit në fushën e kibernetikës, janë 3 arsyet kryesore që ka shtyrë Ministrinë e Drejtësisë t’i propozojë qeverisë dhe më pas Kuvendit këto ndryshime.

Po sipas juristëve, krimi kibernetik është kategoria e krimit që ka shënuar rritje në këto vitet e fundit në vendin tonë. Keqbërësit me sistemet kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "piratët", shpërndajnë përmjaltje ilegale apo lidhen edhe me terrorizmin elektronik, duke sfiduar në këtë mënyrë edhe sistemin e drejtësisë.

Masë administrative me gjobë deri në 600 mijë lekë për mashtruesit

Racizmi dhe ksenofobia burg deri në 6 vjet

Shpërndarja e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë përmes kompjuterit përbëjnë një tjetër kategori veprash penale të dënueshme sipas ndryshimeve të reja të hartuara nga institucioni e Alibeajt. Ofrimi në publik i materialeve që mohojnë, minimizojnë në mënyrë të ndjeshme apo justifikojnë akte që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit dënohet me 3 deri në 6 vjet heqje lirie.

Ndërsa kanosja për vrasje që i bëhet një personi nëpërmjet sistemeve kompjuterike për shkak të përkatësisë së tij etnike apo fesë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Për sa u takon materialeve raciste ose ksenofibike, shpërndarja e tyre apo ofrimi te publike përmes rrjeteve kompjuterike përbën gjithashtu kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Ndërsa fyerjet me motive të tilla, pra racizmi apo ksenofobike, gjithashtu përmes sistemit kompjuterik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet

Mashtrimet

Mashtrimi përmes sistemit kompjuterik për përfitime ekonomike dënohet me masë administrative, gjobë nga gjashtëdhjetë deri në 600 mijë lekë. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet dhe me gjobë nga 500 000 deri në 5 000 000 lekë", - thuhet në draftin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë.

Draftet, pasi të miratohen nga qeveria, do të marrin edhe gjykimin e ligjvënësit. Muajt e fundit ministria e Drejtësisë i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, fenomen ky që sipas deputetëve është vlerësuar pozitivisht, por nga ana tjetër ata kanë propozuar paraqitjen e hartimin e një Kodi të ri Penal, referuar ndryshimeve të shumta që i janë bërë atij gjatë këtyre 10 vjetve të fundit.

Ndryshimet në Kodin Penal

Burgim 3-6 vjet për shpërndarje të materialeve të gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit

Gjobë ose burgim deri në 3 vjet për kanosjet me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

Gjobë ose me burgim deri në 2 vjet për shpërndarjen e materialeve raciste ose ksenofobike, nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe për fyerje me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemeve kompjuterike.

Burg gjobë deri në 10 vjet për personat që heqin të dhëna kompjuterike pa të drejtë për krijimin e të dhënave të rreme.

Gjobë deri në 10 vjet burg për hyrje të paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij.

Burgim deri në 15 vjet burg për përgjime të paligjshme të të dhënave kompjuterike.

Burgim nga 3 deri në 15 vjet për personat që krijojnë pengesa serioze dhe të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik nëpërmjet ndryshimit të të dhënave.

Burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet për prodhimin, mbajtjen, shitjen apo dhënien në përdorim të një pajisjeje, siç janë programet kompjuterike, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, "krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia.

Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet.



Keqperdorimet në internet...

Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate(Kosovë,Shqipëri,Serbi,Maqedoni etj) apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve". Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare ,fjala vjen në Policinë speciale të krimeve ekonomike të Kosovës si dhe atë të EULEX-it.

Krimi i organizuar

Sipas raportit "CARPO 2007", "krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në përgjithësi kërcënojnë të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, sigurinë shtetërore, ekonominë dhe demokracinë në Europën Juglindore". Mbi këtë situatë dhe bazuar nga informacionet e mbledhura gjatë periudhës 2004-2006, raporti tregon se krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në Europën Juglindore, ashtu si edhe në vende të tjera, paraqitet në një koncept dinamik, që vazhdon t’i përshtatet një mjedisi të ri gjithnjë në ndryshim. Sipas raportit, krimi i organizuar "strukturohet gjithnjë e më tepër në nivelin e shumëkombësisë dhe të të qenit heterogjen". Më tej thuhet se krimi është shumë i ndryshueshëm dhe variabël, i drejtuar drejt sipërmarrjes dhe duke përfshirë një gamë të madhe aktivitetesh kriminale, kryesisht të trafikimit të drogave, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e njerëzve, si dhe krimin ekonomik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia. Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet. Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate, apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve. Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare "FIU".

Shërbimet e inteligjencës angazhohen kundër krimit ekonomik

Vendet e Europës Juglindore, të prekura në masë nga krimi ekonomik që është sofistikuar në vitet e fundit, kanë nisur organizimin e strukturave të specializuara për luftën ndaj tij. Në të gjitha këto vende janë miratuar kuadro të posaçme ligjore të modernizuara, janë miratuar strategji gjithëpërfshirëse, janë zhvilluar plan-veprime, si dhe strukturat e duhura organizative. Kështu, pas krijimit të njësive "FIU", që shërbejnë posaçërisht për luftën ndaj krimit ekonomik, edhe të tjera organizma shtetërore dhe ndërshtetërore kanë nisur që të veprojnë në këto vende. Një shembull i tillë, që për mendet edhe në raport, është projekti i "Kartës së Adriatikut", ku Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë bashkuar për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme si dhe për anëtarësimin e përbashkët në NATO. Anëtarësimi në këtë të fundit i këtyre shteteve do t’i shërbente atyre ndër të tjera jo vetëm për krijimin e një ushtrie të specializuar, por edhe për krijimin e strukturave të tilla kundër krimit të organizuar.

Vendet në tranzicion të Europës Juglindore mbeten sërish "viktima dhe të varura" nga krimi i organizuar dhe ai ekonomik në veçanti, ku është mjaft e vështirë që ta shkëputësh këtë sistem nga mentaliteti i shoqërisë. Në bazë të këtij raporti të përgatitur nga institucione të specializuara të Këshillit të Europës, merret në analizë situata kriminale në vendet e Europës Juglindore. Ndër këto vende një analizë e detajuar është bërë edhe për Shqipërinë, për të cilën pretendohet se krimi i organizuar është në struktura tepër të sofistikuara. Sipas raportit, "grupet shqiptare të krimit të organizuar në rajon, por kryesisht në Shqipëri, kanë krijuar marrëdhënie të ngushta me grupet kriminale nga Turqia, Maqedonia, Serbia apo dhe vende të tjera të këtij rajoni". Shumë nga këto grupe karakterizohen nga ekspertët e krimit në BE, si grupe "fluide", "të rrafshta", "të strukturuara në formë celulash" ose "të ngjashme me rrjetin". Por i habitshëm mbetet fakti se si këto organizata, në vend të pakësimit dhe të eliminimit të tyre, për shkak të luftës intensive kundër krimit dhe korrupsionit nga ana e qeverisë, e kanë shtuar edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal.

"Shqipëria, në vitin 2006, 4000 autorë krimesh"

Edhe pse raporti bën me dije se "është e vështirë që të përcaktohet qartë numri i grupeve dhe anëtarëve të tyre që veprojnë në vendet që kanë lidhje edhe me Shqipërinë", përsëri të dhënat flasin për një numër relativisht të madh organizatash dhe elementësh kriminalë. Sipas të dhënave, "numri i kriminelëve të përfshirë në grupet e krimit të organizuar llogaritet të shkojë nga 2000 deri në 3000 anëtarë, duke iu referuar statistikave bazë të vitit 2005". Por raporti bën të ditur se "vetëm gjatë vitit 2006, vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia kanë hetuar veçmas rreth 3500 çështje kriminale dhe më tepër se 4000 autorë krimesh, çfarë do të thotë që në të gjitha zonat e mësipërme numri i kriminelëve aktivë është mjaft i madh dhe është rritur me më tepër se 50 për qind ,krahasuar me shifrat e raportuara nga po të njëjtat institucione ndërkombëtare gjatë vitit 2005. Kjo gjë tregon se edhe numri i grupeve kriminale në vendet që kanë lidhje me Shqipërinë mund të ketë shkuar deri në 500 të tillë".

Fjala vjen ne Serbi keto dite web faqet me te vizituara jane ne krize te madhe , nje komplot i hakerave shqiptare nga Kosova i kanë shkateruar totalisht.

Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon. Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj.

Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt 2008.

Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedi...

Hackerët te cilet prezentohen si "Grup i Hackerëve Nga Kosova" ne web faqen e Kompanis malazeze te fluturimeve kan vendosur flamurin shqiptar dhe me mesazhe ne gjuhen shqipe dhe angleze si: Shqipëria e bashkuar" qoft e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, Duam bashkimin...

Gjatë tre diteve et fundit,faqet e interentit te kompanis kobëtare malazeze "Monotenegro Airlines" dhe gazetes me tirazhin me te madh ne mal te Zi "Vjesti" Janë manipoluar nga hackeret shqiptarë.

E perditshmja "vjesti" e cila ka shkruar per sulmin e hackerave ishte dhe vete ne shenjester te tyre, grupi KHG ne webfaqen e gazetës tiraxhin me te madh në mal te zi ka vendosur flamurin shqiptar harten e kosoves dhe mesazhin gjuhen shqipe "jemi Krenar qe jemi shqiptar dhe tër kjo shoqrohej me tinguj me muziken shqiptare.

Kryeredaktori Dhe redaktori pergjegjës i "Vjestit, Ljubisha mitroviq thotë se sulmet e hackerave nuk e kanë prapavije politke "kete Ne e shohim si logo te hackerave nga kjo nuk ka mbrojtje te qindperqind ,asnje kompani nuk mund te mbrohet ne menyrë apsolute tha ai.

Nderkaq mjeshtri dhe antari i webfaqes se gazetës "vjesti" Andrej Minevaski sqaron per shkak te moskujdesit te administaratorit se faqes hackerët e kan leht te kryejn punen e vete, thot ata nuk kan bere asgje te menqur ka qen fjala per fjalkalime per shembull indefikimi qe ka qen maks edhe fjalkaimi ka qen marks".

Ekspertët tregojn se kompanite malazeze investojn shum pak ne sigurim e prezentimve te tyre ne internet.

Perveq kesaj policia malzeze nuk eshte ne gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike qe te luftojn me kete lloj kriminalitieti.




Ilustrim

E drejta ndërkombëtare për një kohë të gjatë kishte arritur t’i administroj konfliktet ndërmjet shteteve dhe kombeve. Por, a mund të thuhet se këtë po e bënë edhe për luftën kibernetike?

Po ashtu, shtrohet pyetja se çfarë ligjesh zbatohen në këtë luftë?

Një udhëzim i ri përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Një panel prej 20 ekspertësh të së drejtës ndërkombëtare i ka kaluar disa vitet e fundit duke u marrë me çështje të së ashtuquajturës luftë kibernetike, me ç’rast janë shqyrtuar tekstet juridike siç janë Konventat e Gjenevës, e Hagës dhe Karta e Kombeve të Bashkuara.

Konkluzionet e tyre tashmë janë publikuar si “Doracaku i Talinit”, me afro 300 faqe, ku shpjegohet se si ligjet ekzistuese mund të zbatohen në luftën në Internet.

Michael Schmitt, profesor në Kolegjin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, e ka kryesuar këtë panel.

Ai i ka kaluar më se 25 vite si këshilltar juridik i Forcave Ajrore dhe i ushtrisë amerikane. Sipas tij, ky doracak u kushtohet juristëve ushtarakë, që i këshillojnë zyrtarët e mbrojtjes, të cilët ballafaqohen me sulme kibernetike.

“Ky udhëzim është për mua, për arsye se unë mund ta hapë atë dhe të them, ky është ligji që zbatohet, ose aty janë disa fusha të paqarta; Më duhet tu them politikbërësve dhe komandantëve se kjo do të jetë pak si e përgjithshme në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare. Pra, ajo që ata përpiqen ta bëjnë është tu japin një mjet njerëzve që i këshillojnë juridikisht , se ata mund ta përmirësojnë cilësinë e këshillës së tyre”, tha Michael Schmitt.

Ky libër udhëzues është porositur nga Qendra Mbrojtëse Kibernetike e NATO-s, por nuk është dokument politik i NATO-s dhe nuk është dokument zyrtar.

Ky panel e kishte filluar punën pak kohë pasi Estonia ishte goditur nga një sulm masiv kibernetik në vitin 2007. Faqet në Internet të Parlamentit, Qeverisë, ministrive, bankave dhe mediave ishin bllokuar krejtësisht. Në atë kohë Estonia e kishte akuzuar Rusinë për orkestrimin e këtij sulmi.

Atëherë, Micheal Schmitt ishte udhëheqës i një qendre të sigurisë në Gjermani.

Duke e përkujtuar atë kohë, ai thotë:

“Në kuptimin e plotë të fjalës, juristët ndërkombëtarë ishin zënë ngushtë duke mos pasur një gjurmë që do të jepte përgjigje nëse udhëheqësit e tyre do të thoshin se ky ishte një sulm i tillë që nën Nenin 5 të Marrëveshjes Veri-Atlantike, ne mund ta zbatojmë për ta mbrojtur Estoninë. Në këto pyetje atëherë nuk kishte kurrfarë përgjigjesh. Kjo është ajo që e motivoi punën tonë“, thotë Schmitt.

Parimi kryesor i këtij doracaku udhëzues është se nuk mund të thuhet se lufta nuk është luftë, për arsye se ajo zhvillohet në Internet.

Juridikisht, programi kompjuterik, që e shkatërron sistemin e kontrollit ajror kombëtar dhe i dërgon aeroplanët të rrëzohen nga qielli, prodhon katastrofë të njejtë sikur edhe raketat(F.Bujupi)



Krimi kibernetik – sfidë për shoqërinë e sotme 


Përdorimi i teknologjive të reja të informacioni  dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme. Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund te prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale. Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke qenë një teknologji “e liberalizuar” prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie. Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë te vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës.


 Në këtë artikull do të përqëndrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit). Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminelë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik. Në njërën anë kemi përdoruesin e përditshëm i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që “e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët”. Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga kundërta, domethënë që “ të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qënit objekt i një sulmi kriminel”. Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij. Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.

 Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike. Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtë teknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: “ E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë”.

Pra ç’është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni? Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj, mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në fakt krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik. Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik pra është në këtë prizëm një nën kategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi te evidentojmë që qënia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

 Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një organizëm jokonkurrent. Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik është dhe teknologjia e përdorur. Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP etj., nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë koherentë kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin. Përsa i përket Internetit, disa faktorë të tjera bëjnë që kjo teknologji të jetë e cënueshme dhe për rrjedhojë një terren shumë fertil për zhvillimin e krimit. - Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike dhe e hapur për të tërë.

Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre. Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin e që kishin besim tek njëri tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji “best effort”. Kjo do të thotë që në konceptimin e saj “bëmë atë ç’ka mundëm” për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij. - - Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit. Jo më kot Interneti identifikohet si “rrjeti i rrjeteve” dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.
Fotografi ilustruese
 - Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë te parë sanksionohet nga një ligj. Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykate kompetente e nje shteti të caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit pra me kufijtë shtetërore. Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Imagjinoni një pirat informatik që kryen aktin e tij kriminal nga Kina le të themi, duke sulmuar një bankë në Zvicër dhe duke derdhur shumën e vjedhur elektronikisht në Itali. Cili institucion gjyqësor dhe cili ligj është kompetent në këtë rast? Kina vëndi nga i cili autori kreu krimin, Zvicra vendi ku ndodhet viktima apo Italia vendi ku u realizua rezultati? Tre vende kaq të ndryshme përsa i përket vendodhjes, kulturës juridike dhe perceptimit të nocionit të krimit a do të munden të bien dakort për përndjekjen dhe gjykimin e këtij akti?

 Përgjigjja nuk është shumë evidente. - Së fundmi, në qoftë se konsiderojmë problemin nga një këndvështrim i përdoruesit atëherë kemi prekur thembrën e Akilit. A është përdoruesi i ndërgjejgjshëm për pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i Internetit? Përgjigjja është negative në më të shumtën e rasteve. Në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të “thyhen”, gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës. Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet, siç është dhe rasti i e-banking i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në software-t e bankës.


Ka dhe një fakt tepër të rëndësishëm që duhet theksuar : krimi do të kërkojë të godasë viktimën më të dobët, më të papërgatitur, pra shënjestrën më tërheqëse për të. Eksperienca na tregon që mbi 50% e sulmeve kanë si objekt personin. Por edhe nëse marrim në konsideratë organizmin e bankës më vete dhe faktin e software-ve të sofistikuar, eksperienca në fushën e krimit kibernetik ka treguar se mbi 70% e sulmeve kanë zanafillë të brendshme. Kjo mund të vijë nga një vartës i pakënaqur, një vartës i prirur thjesht nga përfitimi etj. Lista e motivimeve është e gjatë.
Ilustrim
 Në këtë aspekt kompleksiteti teknologjik nuk ndihmon shumë dhe është struktura manaxheriale e institucionit dhe gjithë aspektet përbërëse të saj që marrin një rëndësi të veçantë. Në emisionin në fjalë u soll si shembull më të drejtë niveli i kontrollit shumë rigoroz mbi personelin që njihet si “manaxhimi nëpërmjet frikës” (fear management). Por në të njëjtën kohë rezultatet e kësaj strategjie janë shumë të diskutueshme në rrethet e profesionistëve të burimeve njerëzore. Për mendimin tonë, duke konsideruar shkallën e lartë të rëndësisë së sistemeve të informacionit në mbarëvajtjen dhe mbijetesën e organizmit, do kishim anuar më shumë në një stil manaxhimi të fokusuar mbi komunikimin, edukimin dhe sensibilizimin e vartësve mbi pasojat si në nivel personal ashtu dhe atë profesional.

 Kjo, duke shpjeguar se teknologjia nuk mundet të zgjidhë e vetme problemet që lidhen me sigurinë informatike dhe me krimin informatik dhe që faktori human ka një rëndësi të rangut të parë. Për t’ju rikthyer nocionit të krimit kibernetik dhe për të kuptuar atë që quhet modus operandi të kryerjes së krimit duhet t’i referohemi teorisë së trekëndëshit që citohet shpesh në literaturën e kriminologjisë. Kjo teori na tregon se për të kryer një krim duhet që në të njëjtën kohë të kemi një konkordancë të tre faktorëve: të një krimineli të motivuar, të një objekti vulnerabël të cilët ndodhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.
Ilustrim
 Duke u nisur nga kjo teori dhe duke konsideruar elementët që cituam më sipër: - njohjen e kufizuar të Internetit nga ana e përduruesit, - motivimin, mundësinë dhe lehtësimet që kanë kriminelët për të kryer aktin kriminal nëpërmjet Internetit, - vendin e takimit ideal dhe konstant siç është rrjeti mund të konkludojmë që krimi kibernetik është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë njër terren shumë tërheqës për kriminalitetin. Praktika tregon që krimi i organizuar ka kuptuar tashmë rëndësinë dhe përfitimin nga fenomeni i krimit kibernetik.

 Anonimiteti që ofron Interneti bën që krimi i organizuar po fillon dalëngadalë të interesohet dhe të marrë ne dorë frenat e këtij fenomeni. Si shembull, mund të marrim rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit e-banking të bankës. Kështu arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milionë $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Evropian për zhvillimin rajonal. Pasi përvetsuan shumën në fjalë, ata përdorën servise të tjera bankare on-line për t’i pastruar këto para dhe për të humbur gjurmët duke implikuar banka të njohura si Bankën e Vatikanit, disa banka në Zvicër dhe në Portugali. Në këtë stad duhet theksuar dhe fakti që për të mos rënë në sy, shumat e përvetësuara nga krimi kibernetik, janë në më të shumtën e rasteve, shuma të vogla parash.

Sipas raportit IC3 2004 Internet Fraud – Crime Report 43% e shumave të përvetsuara nuk janë më shumë se 100 $ për akt dhe 25.6% nuk e kalojnë 1000$. Pra është shumë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e specialistëve apo për të justifikuar një procedurë gjyqësore. Eshtë e kuptueshme që një artikull nuk mund të trajtojë në detaj gjithë përbërësit e fenomenit të krimit kibernetik. Mesazhi i cili deshëm të përcillnim është që krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë etj. Krimi kibernetik është pra, një fenomen kompleks dhe e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë do të ishte një mënyrë globale e trajtimit të problemit. Për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë ekspertëve të fushave të sipërpërmendura për të shmangur zgjidhjet segmentare. Për këtë është e rëndesishme të konceptojmë nje arkitekturë globale të sigurisë së informacionit që të marrë në konsideratë brenda saj dimensionin teknik dhe operacional, dimensionin juridik dhe rregullator, dimensionin organizativ dhe ekonomik duke mos harruar dimensionin human.

Lexoni edhe këtë :

Trajnim për krimin kibernetik për gjyqtarë dhe prokurorë: një koncept 




Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shkëmbyer akuza ndërmjet vete, pas një vale sulmesh kibernetike, të cilat kanë goditur agjencitë qeveritare të SHBA-së, organizatat e mediave dhe firmat private.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur vazhdimisht shqetësimet me zyrtarët e lartë kinezë.

Ministria e Jashtme e Kinës ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje të qeverisë në sulme, duke thënë se janë “të pabaza”.

Ministria ka thënë se Kina ka qenë vetë viktimë e sulmeve të hakerëve dhe, sipas saj, shumica e tyre e kanë pasur origjinën në Shtetet e Bashkuara.

Akuzat pasojnë njoftimin e kompanisë elektronike Apple, se është sulmuar nga hakerët. Kompania me seli në SHBA ka thënë se nuk ka të dhëna për vjedhjen e informacioneve të konsumatorëve.

Ministria e Jashtme e Kinës ka lëshuar deklaratën e saj, pasi një kompani për siguri e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një raport, i cili akuzon një njësi ushtarake në Shangai se qëndron prapa sulmeve kibernetike në Qeverinë e SHBA-së, korporatat dhe kompanitë e mediave.

Raporti i kompanisë “Mandiant” konstaton lidhje të “Njësisë 61398” të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit me sulmet në së paku 141 organizata, të cilat datojnë nga viti 2006.

Gjetjet vënë në pah se shumica e organizatave të prekura ndodhen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një numër më i vogël i tyre në Kanada dhe Britani. Kompania thotë se informacionet e vjedhura nisin nga detajet mbi blerjet deri të email-et e punonjësve të lartë.

Raporti thekson se ushtria e Kinës punëson së paku qindra ekspertë të hakerizmit.

Ministria e Jashtme e Kinës ka hedhur poshtë raportin në fjalë, duke thënë se bazohet në “të dhëna ta pazhvilluara”.

Zëdhënësi Hong Lei ka thënë se në vitin 2012, hakerët e huaj kanë përdorur viruse dhe programe të tjera të këqija, për të marrë kontrollin e 1,400 kompjuterëve dhe 38,000 ueb-faqeve në Kinë. Ai ka thënë se hakerët në Shtetet e Bashkuara kanë kryer numrin më të madh të sulmeve.

“Kina kundërshton fuqishëm sulmet e hakerëve. Ajo zbaton ligje dhe rregullore përkatëse, si dhe ka miratuar masa të rrepta për të parandaluar aktivitetet e hakerëve. Kina është po ashtu viktimë e sulmeve të hakerëve në Internet”, ka thënë Hong.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se autoritetet amerikane janë në dijeni për raportin e “Mandiant”-it, por nuk ka pranuar të komentojë në mënyrë specifike për të.

Carney ka kujtuar se presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij vjetor, ka shpallur urdhrin ekzekutiv për mbrojtje më të mirë të agjencive amerikane, kompanive dhe infrastrukturës kritike, nga sulmet kibernetike.

“Është një sfidë e madhe për ne në fushën e sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime në rritje për kërcënimet e ekonomisë dhe të sigurisë kombëtare nga ndërhyrjet kibernetike”, ka thënë Carney.

Kompanitë amerikane, përfshirë The New York Times, The Wall Street Journal, Facebook, Twitter dhe tani Apple, janë në mesin e firmave të mëdha që kanë thënë se janë sulmuar nga hakerët.


Kompjuter i infektuar me virusin "Flame"

Kompjuter i infektuar me virusin "Flame"


Flame është një virus kompjuterik, për të cilin, Teherani thotë se i ka infektuar kompjuterët e tij dhe për të cilin, ekspertët e pavarur thonë se është virusi më i fuqishëm deri më sot.

Virusi duket se paraqet një përshkallëzim të madh në luftën kibernetike dhe disa qeveri, që janë të shqetësuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit, dyshohet se ia kanë mësyrë Teheranit për të sabotuar përparimin e tij.

Virusi infekton kompjuterët me qëllim të marrjes së informacioneve për përdoruesit, për të vjedhur informacionet sekrete dhe shkakton fshirje masive të të dhënave.

Ai e bën këtë duke nuhatur rrjetin e trafikut, duke marrë pamjet kompjuterike, duke incizuar me zë bisedat, duke ndërprerë aktivitetin e tastierës. Të dhënat që mblidhen, i kalojnë krijuesit të virusit.

Cilët kompjuterë ka goditur dhe sa ka shkaktuar dëme në Iran, nuk dihet ende. Ekspertët iranianë e kanë zbuluar virusin në në muajt e fundit në kompjuterët e Ministrisë së Naftës dhe të Kompanisë Kombëtare të Naftës, derisa zbulimi është bërë publik vetëm këtë javë, pasi që Teherani ka kërkuar nga një agjenci e OKB-së ndihmë për të kryer hetimet.

Agjencia ka kërkuar nga kompania ruse e antivirusëve Kaspersky Lab në Moskë për t’ia hedhur një vështrim virusit dhe Lab publikisht e ka përshkruar atë si “një nga kërcënimet më komplekse të zbuluara deri më tash”.

Magnus Kalkuh nga Kaspersky Lab thotë se virusi mund të jetë zhvilluar pa u vërejtur për vite të tëra.

“Puna e tij, duket të jetë spiunimi në kompjuterë, të cilët nuk janë ekstra të rinj, kemi parë këtë gjë, edhe me malware tjerë, por, ajo që ka qenë shumë interesante është se këtë gjë po e kryen për rreth 2 vjet dhe askush nuk e ka zbuluar deri më tash”, thotë Kalkuh.


Çka ka të re në lidhje me Flame?


Flame bën me një virus, atë që luftëtarët kibernetikë është dashur ta bëjnë më pare, me një seri virusesh.

Kjo plotësi do të thotë se mund t’iu japë operatorëve një pamje më të integruar se kurrë më parë, në lidhje me atë se për çfarë po përdoret një kompjuter i caktuar.

Boldizhar Benhaht, një ekspert kompjuteri në Laboratorin e Kriptografisë dhe Sistemeve të Sigurisë në Universitetin e Budapestit ka analizuar virusin pasi që disa përdorues po ashtu kanë zbuluar se Flame po vëzhgon kompjuterët e tyre në Hungari.

Ai thotë se gjërat që Flame bën nuk janë unike ose të panjohura. Por, ajo që është unike është vënia e të gjitha funksioneve në një paketë softuerike jashtëzakonisht të madhe.

“Në përgjithësi, funksionaliteti i Flame është i ngjashëm me komponentët e malware-ve tjerë, për shembull përcjellja e aktiviteteve të tastierës. Por, e pazakonta këtu, është se Flame është kompleks, shumë i ndërlikuar. Kjo do të thotë se ka module të ndryshme të funksioneve në kod dhe për këtë arsye kodi është jashtëzakonisht i madh," tha Benhaht.

Kaspersky Lab thotë pakoja softuerike Flame arrin pothuajse në 20 Mb në madhësi kur integrohet plotësisht. Kjo është befasi e madhe në krahasim me shumicën e viruseve, të cilët zakonisht shfrytëzojnë hapësirë të vogël të softuerit në mënyrë që të fshihen më lehtë.


Kush e ka zhvilluar Flame-in dhe pse?


Është shumë herët të dihet. Por kompleksiteti i paketës softuerike tregon se ai është zhvilluar gjatë një periudhe prej disa viteve dhe në mënyrë specifike nga një qeveri për qëllime spiunazhi dhe jo nga një grup kriminal apo nga hakerët.

Irani tha të hënën se Flame lë të kuptojë se ka një "marrëdhënie të ngushtë" me Stuxnet, një virus që sulmoi programin bërthamor të Iranit në vitin 2010, për të cilin Teherani e ka akuzuar më parë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Por, Kaspersky Lab, që e cilëson "Flame 20 herë më të komplikuar se Stuxnet”, thotë se nuk ka informacione në kodin e virusit që mund ta lidhë atë me ndonjë shtet të caktuar.


A mund të ma sulmojë Flame kompjuterin tim shtëpiak?


Flame është raportuar të ketë infektuar kompjuterët në Iran dhe Kaspersky Lab e ka zbuluar atë në kompjuterët e disa prej klientëve të tij në vendet e Lindjes së Mesme – në Izrael, në territoret palestineze, në Egjipt, Sudan dhe Siri. Ai gjithashtu është gjetur në disa kompjuterë në Hungari, me sa duket, që kanë lidhje me Lindjen e Mesme.

Por, të gjitha shenjat janë se infeksionet janë sulme që vënë në shënjestër dikë për qëllime të veçanta.

"Ky është një sulm i shënjestruar. Ky mjet është përdorur për shënjestra të caktuara, që do të thotë se kompjuterët normalë në shtëpi, sipas të gjitha gjasave nuk janë në ndonjë rrezik”, tha Benhaht.


Lexoni:

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=ARTKULTUR%C3%8B&article=8172

Roman kundër frikësimit, nënshtrimit e përbuzjes së gruas


Prof.Salih Kabashi


Diaspora shqiptare përditë shton fondin letrar shqiptar. Të ikur shumë herët apo këto vitet e fundit, atje numri i poetëve e prozatorëve, si i skulptorëve e piktorëve dhe shumë figurave të tjera nga fusha të ndryshme të artit e të dijeve po shtohet dita ditës.

Nga një distancë fizike por jo edhe shpirtërore, ngaqë siç thuhet atdheu mbahet në shpirt, ata sjellin në veprat e tyre imazhe e pasazhe të Kosovës e të Shqipërisë së djeshme e të sotme.

Numrit të poetëve e të shkrimtarëve shqiptarë në që janë instaluar në dhe të huaj dhe që nga atje veprojnë i është shtuar edhe një emër jo krejt i panjohur, ai i poetës dhe prozatorës së talentuar Mehrije Daci.

Kush është Mehrije Daci ?

 Nga romani i saj Shpellarët, i sapodalë nga shtypi, kuptojmë sa vijon : Ka lindur më 1968 në Shkup në kohën kur familja e saj priste vizat për shpërngulje në Turqi.

Fatbardhësisht pas tri vitesh ndodh kthimi në Pejë ku ajo mbaron shkollën fillore dhe të mesme. Në Prizren kryen Shkollën e Lartë Pedagogjike, ndërsa në Prishtinë studjon pedagogjinë sociale ne Faklutetin Filozofik. Ka punuar gazetare, këshilltare për viktimat e dhunës, edukatore, mësuese.

 Deri më tani ka botuar :

Rri e ndrit terrin (poezi), më 2009, Dukagjini, Pejë.

Prapa mureve (prozë anglisht, gjermanisht, shqip), 2010, Agimi DE, Deçan.

Vargu i absurdit (poezi), 2010, Litografia Gjakovë , libër që mori çmimin letrar të DKRS (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport) të Pejës. Tash ajo jeton në Gjermani.



Libri Shpellarët i Mehrije Dacit dëshmon dhimbjen dhe revoltën e njeriut të mirë, të ndershëm e të guximshëm. Është një rrëfim krejt tjetërsoj nga produksioni i njohur deritmëtani në prozën e Kosovës. Gjithë zhvillimet, të gjithë personazhet janë figura të regjimit të ri të instaluar me nxitim përmes një legjitimiteti të mangët elektoral dhe të një pranie indiferente ndërkombëtare.

Arena ku ndodh gazi i botës është qyteti në Perëndim të Kosovës, i njohur gjithmonë për qetësinë dhe paqen shembullore. Filli i dramës fillon në Qendrën e Gruas. Atje njëra nga udhëheqëset vë re disa anomali dhe shpërdorime. E stolisur me virtyte morale dhe me ndjenjë të zhvilluar drejtësie, ajo vendos me shumë bindje që institucionalisht të krijojë diga kundër vjedhjeve e abuzimeve.

Ka iluzionin se tashti vendi ishte i lirë dhe se të lira dhe pa ndikime partiake e të grupeve të interesit ishin apo duhet të ishin edhe institucionet e organizmat e hetimeve, të prokurorisë dhe të gjyqeve. Ajo besonte plotësisht se bartësit e funksioneve publike do të duhej të ishin njerëz me responsabilitet e ndershmëri domosdoshmërisht të të lartë.

Tevona ajo u bind se buzë Bistricës pushteti ishte në duar pothuajse kadirovësh putinistë çeçenë e të cilët nga oligarkët rusë e prorusë i dallonte vetëm gjuha që e flisnin. Këta ishin të lidhur ndërmjet veti dhe pasuroheshin çdo ditë e më shumë, ndërkohë që pjesa dërmuese e popullit varfërohej skajshmërisht dhe përditë e më shumë. Në dy brigjet e Bistricës sikurse përgjatë shekullit të kaluar edhe tash shumica absolute shkelej, një pjesë e vogël përgdhelej.

Vjedhjet e institucionalizuara, vrasjet e dirigjuara, imoralitetet e përditshme, obsesionet dhe orgjitë seksuale, korrupsioni kombëtar-ndërkombëtar, analfabetizmi politik, karakurvat e veshura me pushtet e përgjegjësi publike, një shkretëtirë karikaturale kulturore, administratorë e funksionarë komunalë që përditë kryejnë agresione seksuale mbi ato që kërkojnë ndihmë e drejtësi nga ata…, ja kjo është ajo saharaja që ka sjellë regjimi i ri, tek i cili njerëzit kishin varur aq shumë shpresa.

Zhgënjimi i autores nuk ka si të jetë ndryshe pos tmerrësisht i thellë dhe i dhimbshëm. Ajo më në fund kupton se në Qytetin Perëndimor, në qytetin e saj të dashur gjithçka mbahet në duart e ronxhobonxhove që deri dje nuk kishin as lesh mbas veshi, të tregtarëve kontrabandistë, të politikanëve të korruptuar që shoqërohen nga njerëz me precedente penale, me trafikantë droge e mishi të bardhë…

Nga gjithë ky shtrembërim e përçudnim shoqëror në këtë vend është strukturuar një shtresë heterogjene sundimtarësh dhe zingjinash, e cila mbahet në pushtet me marrëveshjen « qytetare »-« katundare » e titisto-uçkiste: le të vjedhim, le të mashtrojmë, le të bëjmë një mijë të zeza, shoqi-shoqin mos ta pengojmë dhe plaçkën le ta ndajmë bashkë... Liria e keqpërdorimeve ka arritur kulmet. Këtu ka vend për gjithçka. Por këtu nuk ka vend për njerëzit e ndershëm e punëtorë. Sidomos nuk ka vend për ata që guxojnë të ankohen e të hedhin dyshime në ndershmërinë e uzurpatorëve, kodoshëve, kurvave e kurvarëve, të horrave e të dilinxhinjve.

Libri i M. Dacit me siguri se do të bëjë jehonën e duhur. Por, janë të vogla shpresat se Bistrica do të ndalë vajtimin e gjamën që asaj ia shkaton deregjia në të cilën qytetin mbui brigje të saj e kanë sjellë dhjetë vitet e transicionit shkatërrimtar e të dështuar. Edhe shpresa se autorja do të jetë e mirëseardhur në kthimin e saj eventual në atdhe, poashtu janë të pakta. As ky regjim i ri nuk i do rebelët që nëpërmjet shkrimesh zbulojnë të vërtetat e hidhura të një epoke dhe të pabërat e pushtetarëve, të cilët shekullit të ri të ëndrrave tona i vodhën më shumë se një dekadë të çmueshme, duke i shkaktuar popullit e vendit dëme kolosale dhe të pariparueshme.

Ata që sadopak njohin garniturën dirigjuese të sotme në Qytetin tonë Perendimor, nuk do ta kenë vështirë të kuptojnë cilët janë tipat që në libër janë dhënë me emra të pazakonshëm si : i këndueshmi, kryekodoshja, ronxhobonxhot, kryeshpellari, ajo që e drodhi, ai që drodhi, ajo që nuk erdhi, i urti dhe i buti…
Shpellarët janë prozë moderne që imponon me sentimenalitetin e njëherit me guximin e shprehjes. Ajo mund të konsiderohet edhe roman fragmentesh të lidhur që përçojnë alarmin qytetar për keqpërdorimet, të zhgënjimit e dëshprimit, siç do të mund të cilësohet edhe si proza e parë në masë bukur të madhe edhe feministe në literaturën tonë.

Mehrije Daci e ka hedhur J'accuse-n e saj. Tashti do të shohim reagimin qytetar dhe reflektimin eventual, gjithsesi pak të pritshëm të vehtjeve të akuzës. Sidoqoftë, libri tash mori rrugë drejt lexuesve të tij.
Autorja e ka shfryer mëllanin e saj. Duke përdorur librin dhe diskursin letrar si armë kundër deviacioneve e deformimeve morale e shoqërore, ajo edhe bën gjestin e rrallë të denoncimit, së bashku me aktin e guximshëm e të pëlqyeshëm dhe deri më tani tepër të mungueshëm moral dhe intelektual.
Pse do të mbahet mend gjatë ky libër ? Sepse autorja idesë së nënshtrimit, frikësimit, dëgjueshmërisë, shfrytëzimit e përbuzjes ka vënë idenë e lirisë e të drejtësisë, të dinjitetit njerëzor, të guximit femëror veçanërisht. Autorja ka bërë një luftë përmes shkrimit me qëllim që nëse nuk mundi vetë, atëherë së paku të tjerët të kenë mundësi të marrin frymë lirisht.

Lojë me historinë shqiptare në Ballkan




Na mësuan mësuesit tonë dikur e ne vazhduam t’i mësojmë nxënësit tonë për historinë e lavdishme të kombit . Kush nuk ndihej krenar me gjithë këtë histori ? Kush nuk merrte pjesë në korin milionësh të këngëve atdhetare kushtuar datave e personazheve të historisë sonë? Këngët për trimat e atdheut u kënduan edhe në vitet më të vrara të Kosovës . U kënduan për të mbajtur gjallë kujtimin për trimat dhe betejat e mëdha dhe e kishin arritur qëllimin sepse me dekada e dekada e madje edhe me shekuj identiteti shqiptar po ruhej dhe po mbrohej. Edhe në betejat më të lavdishme të luftës për lirinë e Kosovës djelmosha e vajza shqiptare me këngën për trimat e për Shqipërinë kanë rrugëtuar drejt qëllimit sublim. Shekujt krijuan me ngjarjet e ndodhura historinë dhe shqiptarët as edhe një herë nuk ishin fajtor pse po ngjanin katrahura e tmerre. Pse po ngjanin luftëra , djegie , masakra e vrasje masive. Shqiptarët as edhe një herë nuk kanë vrarë e djegur civilë të pambrojtur e fqinjët e tyre këtë e kanë bërë me qindra e mijëra herë qe besa. Por, në kohë e hapësirë me fajin e inatin mes nesh shqiptarët u barazuan me vrasësit e hijet e zeza sepse vetë kontribuuan për këtë.

Shqiptarët në Kosovë, një pjesë e tyre, kanë bërë tani e sa vite lojë me historinë tonë dhe për të marrë nga ca para në emër të projekteve për pajtim krijuan atmosferë se duhet harruar e kaluara dhe se duhet krijuar filma e projekte të rrejshme të pajtimit. Pa u kthyer ende eshtrat e njerëzve të vrarë e të tretur nga bandat vrastare serbe dolën e po dalin individë, shoqata bastarde e kolumnistë që duan të na shpallin kosovar dhe që kërkojnë të harrojmë historinë thua se ne jemi fajtor për gjithë tmerret në Ballkan me vite e dekada.
Duke parë këtë pozicionim tonin fqinjët vazhduan me talljet dhe lojën ndaj historisë sonë. Maqedonia e bëri Shkupin fragment të mesjetës dhe e krijoi ambientin më të tmerrshëm antishqiptar. Nuk u mjaftua me kaq po edhe botoi tekste shkollore për nxënësit shqiptarë me fyerjet nga më të rëndat për kombin e tyre dhe asgjë nuk ngjau. Individë e njerëz me emra shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë shprehen indinjatë dhe u mjaftuan me kaq. Nxënësi shqiptar atje do të mësojë ne ato libra dhe sa më shumë që e fyen e shanë kombin e tij aq më të mirë do ta marr notën në ditar. Loja dhe tallja me historinë shqiptare po vazhdon në Ballkan e për këtë gjendje , më shumë se armiqtë, fajin e kanë shqiptarët sepse nuk janë të bashkuar dhe punojnë që ta zhdukin një pjesë të historisë. Punojnë e japin para që ta shkruajnë pjesën tjetër të historisë duke vënë si kryepersonazh vetën e tyre e duke mohuar gjithë të tjetët. T’i shikojmë bashkë tekstet shkollore të letërsisë, historisë e muzikës dhe do të shohim se jemi bërë komb me histori të harruar e të ndarë në fragmente.

Fjala poetike e Podrimes


BEHAR GJOKA

Shtegtimi i poetëve, në kufirin e jetës dhe amshimit, që këngëtuan prej dëshire dhe aspirate, prej makthit dhe nevojës së lirisë, më tepër i përkojnë pranisë në pakohësi ose më gjasë shumëkohësisë, ku pa mëdyshje nuk mbërrijnë të gjithë ata, që lëkunden nër ethet e poezisë si art dhe magji, si frymë dhe dëshmi e qenësisë së atdheut rrëzëllitës të poezisë. Po kaq, Ali Podrimja, një zâ origjinal dhe i vetëmjaftueshëm, një bard modern i fjalës shqipe dhe fjalës poetike veçmas, me librat e shumtë poetikë, mbase diç më shumë me poetikën e gdhendur ndër vargje, kushtuar atdheut, kudo që frymojnë shqiptarët, e jo vetëm Kosova, djepi që e përkundi në gjallje dhe që tashmë në amshim e ka mbështjellë në kraharorin e vet, e ku me garanci hyjnore gjumojnë në paqen e amshimit, bashkë me Lumin, djalin e shuar më herët, në kërkim të dritës së përmatanshme, që rrezaton e ngrime në buzë, në fjalë dhe shkronjë. Podrimja, me fjalën e gdhendun si letërsi, në shkrimin e prozës, e materializaur në librat “Burgu i hapur” dhe “Harakiri”, të eseve të shumta, ku zien një natyrë e shqetësuar për çka gjëllin përqark tij, afër dhe larg, veçmas me artin poetik, ka hyrë dhe do të mbetet në sojin e atyre mjeshtërve të shkrimit letrar, që për arsye letrare hyjnë në histori qysh në gjallje, dhe në cakun e fillimit të jetës së përmatanshme, nis gjallimi dhe fluturema reale e poezisë dhe artit, për të mbetur kështu pjesë e udhëtimit në kraholin e poezisë, ka gjasa gjer në pambarim. Vargjet parake, të hedhura shkujdesur dhe me kurajë: “Qaj rrafshi im i dashur, qaj! / Diellin tënd verbuar e kanë tytat/ E vatrat shkimbur deri më një…” shkëputur nga poemthi “Hija e tokës”, menjëhershëm e vendosin fatin e poetit të pandarë nga fati i Kosovës dhe bashkëkombësve kudo që jetojnë, duke u kthyer kështu në zë dhe kumt i fatit të qenies shqiptare, në fjalë shkreptimë e andrrave të preme në mes, sepse vargjet e shkruara sjellin në vëmendjen tragjedinë e rrafshit të Dukagjinit, moteve ’60 të shekullit të kaluar, kohës kur me qindra shqiptarë shkuleshin dhe shpërnguleshin nga trojet e tyne, për ta vijuar kangëtimin e vet, të nginjur me vargje dhimbje dhe krenarie, tanimë për të gjithë hapësirat ku edhe gjallonin shqiptarët, në fatin e hidhur dhe në kërkim të një fatlumnie. Megjithatë, kryefjalë e poezisë dhe poetikës së Podrimes, në të gjitha vitet e jetës dhe të kohës së pamatshme të shkrimit letrar, si klithmë dhe krenari, si kangë dhe mall, si përgjëratë dhe thirrje për të mbijetuar me çdo çmim, ishte Kosova, mëma dhe ati i trimërisë shqiptare, djepi i themeleve të shtetit dhe pavarësimit të Shqipërisë, çka të fanitet përnjeherit nëse ndërmend Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, besatimin e shqiptarëve të të gjithë trojeve, që prushon si gjurmë dhe kangë në librat dhe poezitë e jashtëzakonshme atdhetare, por që ende edhe sot e gjithë ditën bart peshën e gurit dhe përfaqëson emblemën e poetikës atdhetare, të shkrimit poetik të gjuhës shqipe, të kohëve moderne, ka mbetur vargu: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, që më shumë se fatin përçon idealin dhe aspiratën e sakrificës sublime në emër të atdheut, të gjakut që do të duhej të spërkaste themelet e lirisë dhe të ëndrrës së pavarësisë. Prandaj, ma së pari poeti Ali Podrimja, në hapësirat e shkrimit poetik, mbruajti dhe seliti, me duresë dhe angshti, me përmallim dhe përgjëratë, kangën e lirisë së trojeve, kangën e atdheut të pranishëm, kangën e jetës së merituar edhe për qenien shqiptare, por edhe të dhunuar nga pushtimi, por njëherit edhe të vrarë dhe larguar nga jeta dhe lumnia. Moria e librave poetikë, shkruar prej tij nëpër vite, kur prekim dhe shijojmë magjinë e shkrimit, të thadrimit të poezisë vetanake, si frymë dhe atmosferë, si vjershërim i lirë nga skemat dhe dogmat mentale dhe formaliste, në të gjitha rastet dhe momentet, e ruajti në sepetet e shpirtit të poetit, një fjalë a varg, një kangë a thirrje për Nanloken Kosovë, që dhunuar dhe e vrarë, me vajë në buzë dhe sy, nuk e shuajti kandilen e shpresës dhe besimit, se do të ndryshonte kahja dhe do të vinte shekulli i shqiptarëve, shekulli kur e prekëm një pjesë të mrekullisë, mëvetësimin e Kosovës, një akt kangëtimi i shpallur qysh me përmledhjen “Thirrje”, për të vijuar me veprat e tjera: “Shamijat e përshëndetjeve”, “Dhimbë e bukur”, “Sampo”, “Torzo”, për të mbërritur deri tek vëllimet “Zari”, “Buzëqeshje në kafaz”, ku do të ketë vend dhe hapësirë për një këngë për atdheun e pushtuar, por njëherit, ku gjuha dhe stili i ligjërimit poetik do të vijë duke u thelluar në krahët e metaforës dhe simbolikës, që në rastin e Podrimes, natyrisht të shkrimit poetik, nuk ka si lartsynim që ta fshehë mendimin dhe idealin, për shkak të rrethanave, madje siç edhe ngjau me një pjesë të poezisë shqipe të atij krahu të shqiptimit letrar, përkundrazi nëpërmjet përftesave të këtilla, kërkon dhe madje ia arrin edhe ta identifikojë fatin e qenies, të qenies shqiptare që edhe lëngon nën kthetrat e pushtimit, njëkohshëm edhe mban ndezur andrrën e lirisë, por të përcjellë edhe me fuqi figurshmërie, me vargun qe aty qetësonte, aty ndizte shpresën dhe dëshirën për të shpërthyer telat me gjemba të pushtimit, të vrasjes së lirisë, të vrasjes së andrrës së pavrarë në asnjë dekik. Bashkëlidhja e poetit të natyrës epike, pra që i këndon atdheut dhe qenies shqiptare, kudo që gjallon, me notat e zemëratës kundër padrejtësive, që shpërthejnë shpeshherë gjer në sarkazëm, e sidomos të zërit thinjosh, krejt lirik, të derdhun në një lirizëm tragjik, siç ngjet me pozitë elegji për të birin, për Lumin, plagën që nuk u mbyll në gjallje, makthin që e mori me vetë në përjetësi, që shpërthen në mall dhe përmallim, në fjalë dhe uratë të dhimbës atrore, që i kalon edhe caqet e së pamundshmes, që na vijnë në vargjet e poezisë: “Ti dhe uji, Diellin ta shikosh nga hija e plepit,/ Dhe ta matësh/Besnik i madh i Njeriut/Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh/Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi/Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd”, të cilat përbëjnë një testament poetik, unik dhe autentik, të bisedimit të të gjallit me të ndjerin, të atit me birin, të një bashkëbisedimi që tanimë vazhdon në botën e përmatanshme, të derdhura me thjeshtësi dhe magji shkrimore, ku këmbim i fjalëve dhe vargjeve, gjendjeve dhe kulmeve, sendeve dhe frymës shpirtërore, vjen si një lumë i qetuar në dhimbë të pashprehshme, në dhimbë pa cak, në kangën e mbrame, që kurrë nuk reshti së lëshuari vargje dhe fjalë, letra poetike të padërguara, mbase edhe epitafe në gurin e varrit, të Lum-lumit. Kurorë e testamentit poetik të Podrimes është edhe shpalimi metaforik i unit dhe botës së poetit, çka na vjen e beftë dhe ledhatare në vargjet e poezisë: “Metafora e jetës sime, nëse s’flas/ jeta ime s’ka qetësi/ fjala ime bëhu/Unë/heshtja të të mos shtypë/në gurë mulliri”, ku prekim shpirtin e paepun të poetit, dyfishësinë e tij, ka gjasa praninë e pashqitshme, të udhëtimit shpirtëror dhe poetik, të Podrimes, që e la një fjalë të pathënë, magjikën e shkrimit të unit poetik, që me siguri rrok universin e shenjtërimit të dhimbës dhe fjalës, që sapo ka nisur dritëzimin e amshimit… Poeti dhe poezia, si me rrallë tjetërkënd në letrat shqipe bashkëkohore, ishin dhe janë të përputhura në rastin e Podrimes, si njeri dhe tingull metaforik dhe si një thadrues i poetikës së fjalës së lirë.

LYPSARIA, NJË KAMBANË ALARMI PËR TË GJITHË




Nga Ilir Çumani*



Fenomeni i lypsarisë është një fenomen shumë i debatuar në këto vitet e tranzicionit shqiptar nga shumë aktorë institucional dhe politikbërës, qeveritar dhe joqeveritar. Trajektorja me shumë kurba, me ulje dhe ngritje që ka kaluar shoqëria shqiptare në këto 23 vjet, e shoqëruar edhe nga mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, përfshirë familjet pa të ardhura dhe me shumë fëmijë, ka bërë të mundur lulëzimin dhe institucionalizimin e fenomenit të lypsarisë, që është një plagë e rëndë sociale dhe një problem shumë kompleks për shoqëritë e konsumit që kalojnë nga njëri sistem në një sistem tjetër. Sigurisht, fëmijët që vijnë nga familjet e varfëra dhe me status të dobët social, romët, fëmijët jetimë dhe ata pa kujdesin prindëror, kanë qenë dhe janë viktima të lypsarisë, si rezultat i abuzimit permanent të prindërve të tyre, apo tutorëve, të cilët i shfrytëzojnë maksimalisht, duke u shkaktuar këtyre fëmijëve një traumë të rëndë të aspektit psikoemocional, e për rrjedhojë edhe një rrezik potencial të shëndetit fizik dhe atij mendor.

Edhe pse janë bërë shumë përpjekje për të minimizuar dhe parandaluar këtë fenomen me anë të masave të marra nga qeveria dhe aktorët joqeveritarë (OJF), ku janë realizuar me dhjetra e dhjetra tryeza të rrumbullakëta nga institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendror, ku nuk ka munguar edhe prezenca dhe ekspertiza e institucioneve të huaja, rezultatet janë të papërfillshme, madje do të thosha se janë dëshpëruese.

 Kurrë ndonjëherë Shqipëria, dhe veçanërisht qytetet e mëdha urbane si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Berati, etj, nuk ka njohur një fluks dhe dyndje migratore të fenomenit të lypsarisë sa në këto 2 -3 vitet e fundit. Grup-targeti më i madh në numër i lypsarisë janë fëmijët e mitur nga komuniteti rom, fëmijët jetimë dhe të moshuarit e braktisur të moshës së tretë, të braktisur nga të afërmit e tyre dhe pa asnjë të ardhur apo pension pleqërie, si edhe invalidët. Kjo panoramë e dhimbshme migjeniane, me objekt shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, flet qartë për sfondin gri social në të cilën ndodhet dhe prezantohet sot Shqipëria, anëtare me të drejta të plota në NATO dhe vend aspirant i BE – së.

Kohët e fundit, numri i fëmijëve të mitur që lypin ka ardhur duke u rritur dita ditës. Lokalet e shumta të kryeqytetit në këto muajt e nxehtë të verës janë “pushtuar” nga armata e madhe e “ushtrisë” së lypsarëve të të gjitha kategorive. Situata duket se është jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa serioze. Piksëpari, ky fakt duhet të alarmojë institucionet përgjegjëse shtetërore për të ndërhyrë me masa konkrete, duke përdorur mekanizmat ligjorë dhe administrativ, dhe për të frenuar e parandaluar fluksin në rritje të lypsave, veçanërisht në qytetet e mëdha urbane.

Problemet e mëdha sociale që po kalon sot shoqëria shqiptare, si papunësia, varfëria, divorcet, emigracioni, shtuar këtu edhe efektet e ndjeshme të krizës ekonomike globale ku vendi ynë assesi nuk mund të përjashtohet, kanë shtuar edhe arsyet e krizës brenda bërthamës familjare. Si rezultat i kësaj, është rritur shkalla e konfliktualitetit, e dhunës dhe e destruktivitetit të familjes. Në shumë raste, këto konflikte kanë përfunduar me krime të rënda dhe humbje jete të njërit apo të dy bashkëshortëve, duke i lënë këta fëmijë në mëshirë të fatit. Ky është kontigjenti më i riskuar dhe më i përdorur për lypsari nga të afërmit dhe tutorët e këtyre fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror.

Statistikat janë tronditëse. 700.000 deri në 1.000.000 persona janë aktualisht në një varfëri ekstreme për shkak të krizës e papunësisë. Nga 700.000 shqiptarë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë në nevojë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë jetimë. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve raskapitëse për mbijetesën. Por, më të prekurit nga ky ekstrem varfërie e përpjekjesh mbeten fëmijët jetimë. Një pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale.

Kjo asistencë që garantohet nga shteti mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetës së tyre. Nga 31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale shtetërore dhe 360 të tjerë në 16 qendra private (OJF). 100.000 persona janë me aftësi të kufizuara, mes të cilëve, një numër i madh jetimësh gjenden në të njetën situatë varfërie e përpjekjesh për mbijetesë. Pjesa më e madhe e fëmijëve, kontigjent i lypsarisë, janë fëmijë dhe të moshuarit e braktisur – endacakë të kequshqyer.


Një pjesë e tyre sot vuajnë nga sëmundjet e gojës, ezofagut, stomakut, zorrës së hollë, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit, që në disa raste të çojnë në MALABSORBIM (keqthithjen e ushqimeve).

Me kalimin e kohës, kjo degjeneron në kequshqyerjen e organizmit që në gjuhën mjekësore quhet MALNUTRICION. Është një kambanë alarmi për institucionet e shtetit shqiptarë, veçanërisht për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale që, që nëpërmjet zyrave rajonale të tyre, të marrin të gjitha masat e duhura për të shpëtuar nga kthetrat e sëmundjes këta fëmijë të abuzuar, por edhe të moshuarit e braktisur – endacakë që janë kontigjent i lypsarisë për shkak të varfërisë ekstreme dhe pamundësisë së ushqyerjes. Nuk është turp për asnjë shtet, sado i fuqishëm të jetë ai, që në situata të tilla ku vihet re një krizë e thellë ekonomike dhe sociale që rrezikon jetën e qytetarëve të varfër dhe të pamundur, të ngrejë pse jo, edhe “mensat e supës”.

A nuk ndodh sot kjo me vendin fqinj, Greqinë…!?

 Shumë qytetarë grek kanë humbur vendin e punës e për rrjedhojë edhe strehën e tyre, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë e banesës. Për rrjedhojë ata s’kanë as të ardhura për t’u ushqyer. Në njëfarë mënyre qeveria aktuale e Greqisë me mundësitë e veta i ka marrë në mbrojtje këto shtresa së paku për t’u siguruar një shtrat dhe 1 – 2 vakte ushqimore në ditë në mensat e ngritura enkas për ta.

 Kjo do të thotë se, edhe në vendin tonë, në situata të tilla, këtyre njerëzve pa të ardhura, të pangrënë, le t’u ofrohet falas nga shteti 1 – 2 vakte ngrënie në këto mensa me qëllim që ky kontigjent i popullatës të shpëtojë nga kthetrat e sëmundjeve dhe të vdekjes të shkaktuar nga uria. Kjo gjë mund të realizohet në disa qytete të Shqipërisë ku është prezente fenomeni i varfërisë dhe e lypsarisë të këtij grup – targeti, nëpërmjet institucioneve të pushtetit lokal në bashkëpunim dhe mbështetjen edhe të institucioneve fetare që janë prezente në vendin tonë.

Është detyrë kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike në mbarë botën, e parashikuar kjo edhe në marrëveshjet dhe Konventat Ndërkombëtare (sipas të Drejtës Ndërkombëtare), që çdo qeveri t’ju asistojë grupeve të popullatës të riskuar dhe në nevojë me programe sociale mbështetëse dhe plane masash konkrete, për t’i shmangur qytetarët e tyre nga shkalla e rrezikut, me qëllim që ata të mos jenë të privuar dhe të margjinalizuar, por të bëjnë një jetë të dinjitetshme si të gjithë qytetarët e tjerë.

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, por edhe shumë aktorë serioz nga shoqëria Civile që merren me mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të vazhdueshme për të qenë aktiv, kontribues dhe komplementarë në përpjekjet e përbashkëta edhe me institucionet shtetërore, për të gjetur rrugët dhe mekanizmat efikase për zbutjen dhe parandalimin e këtij fenomeni. Por, fatkeqësisht deri tani, nuk është mundur arritja e një rezultati konkret. Edhe pse janë ndërmarrë herë pas herë operacione dhe fushata sporadike nga Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal, për të larguar nga rruga këta lypës, situata është tepër e nderë dhe alarmante. Mendoj se nuk është kjo rruga e duhur për të minimizuar dhe për të shmangur njëherë e përgjithmonë këtë fenomen. Herë pas here, janë hartuar strategji në planin kombëtar dhe janë realizuar seminare e tryeza të rrumbullakëta që kanë kushtuar jo pak, por dhjetra e qindramijëra euro…

 Më pas janë përgatitur raporte periodike dhe janë sinjalizuar institucionet përgjegjëse dhe institucionet politikbërëse dhe ato të ligjit zbatues, për të marrë të gjitha masat e duhura që fenomeni i lypsarisë të luftohet duke gjetur shkaqet e vërteta që e lindin dhe e sjellin këtë fenomen në mjedisin tonë, siç janë mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, varfëria masive tek shtresat e gjëra të popullatës nëpër zonat rurale, të cilat me shpresën për t’iu shmangur s’kamjes dhe kthetrave të vdekjes nga uria, shpresojnë për një jetë më të mirë, duke vërshuar pa orientim në një migracion kaotik drejt qendrave urbane. Pra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Ajo që duhet të ndryshojë ka të bëjë me ndërgjegjësimin dhe politikbërjen. Është i domosdoshëm hartimi dhe zbatimi i programeve sociale nga bashkitë, komunat, qarqet, të cilat problemet e mëdha sociale të shtresave në nevojë i prekin nga afër dhe e kanë më të lehtë të identifikojnë rastet e riskut, me qëllim për t’i shmangur nga kufiri i rrezikut duke u asistuar me programe sociale mbështetëse dhe integruese. Me një fjalë, puna me pushtetin lokal është kyçe dhe vendimtare për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen sociale të grupeve shoqërore që janë në nevojë. Pra, do të thosha se vihet re mungesa e vullnetit politik e atyre njerëzve që kanë marrë votëbesimin e popullit dhe e shpërdorojnë votën e qytetarëve që i kanë votuar.

*Ilir Çumani është drejor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Kirurgu “i krisur” amerikan dhe mjekësia e sotme

ISUF KALO

Asnjëri nga kolegët që po e dëgjonin në Boston atë ditë të vitit 1905 kirurgun amerikan Ernest Kodman, nuk e mori dot me mend se ato që ai po u propozonte për përmirësimin e shërbimit spitalor do të shndërroheshin një shekull më pas në një lëvizje transformuese cilësore të sistemeve shëndetësore kudo në botë. Ata ishin mërzitur duke dëgjuar herë pas here prej këtij kirurgu të talentuar por “turbullues”, ide dhe propozime të çuditshme. Dhe nuk do të kalonte shumë kohë që Kodmani do t’i paguante shtrenjtë “andrallat dhe shqetësimet” që u krijonte kolegëve dhe drejtuesve të spitalit me vizionet për ndryshimin dhe përkushtimin pasionant të tij për t’i vënë ato në zbatim.

I KEQKUPTUARI I MADH

I lindur në një familje intelektuale elitare, i diplomuar “cum laude” në Kolegjin e Harvardit e pastaj në shkollën e mjekësisë së Harvardit, “heretiku” Kodman me gjenerimin e një sërë idesh transformuese të shprehura këto në mbi 100 libra e botime, ishte megjithatë i gjithëpranuar si një nga kirurgët më të e mëdhenj të shekullit të 20-të. Emri i tij është i memorizuar në një sërë aspektesh të veprimtarisë së tij të larmishme profesionale: “Tumori Codman”, “Shpatulla Codman”, “Ushtrimi fizio-terapeutik Codman”, “Simptoma Codman”, “Paradoksa Codman”. Por, mbi të gjitha, ai do të hynte në historinë e mjekësisë moderne si reformatori i madh e brilant i sistemeve shëndetësore dhe njëkohësisht si novatori më fatkeq, më gjatë i keqkuptuar nga bashkëkohësit e tij. Themelues dhe president i parë i Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë Klinike, Ernest Kodmani u bë pionieri i standardeve të cilësisë në kujdesin spitalor. Ai promovoi kulturën dhe metodat e matjes së cilësisë dhe sigurisë në praktikën mjekësore, e cila do të përhapej shumë shpejt në të gjithë rrjetin e sistemit shëndetësor. “Standardet e cilësisë së kujdesit mjekësor duhen përcaktuar dhe duhen matur jo thjesht për t’i ditur, por për t’i rritur”, thoshte ai. Në vitin 1917, në krye të Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë Klinike, ai ideoi dhe udhëhoqi programin e parë të standardizimit spitalor, i cili shpejt do të përhapej edhe në vende të tjera anglishtfolëse: Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Angli. Me to filloi edhe epoka e një mekanizmi të ri përmirësues të cilësisë në shëndetësi, ajo e Akreditimit të institucioneve dhe qendrave mjekësore, e cila është tashmë një lëvizje e pandalshme në Europë dhe në botë.

IDE TË REJA – QASJE E VJETËR

Në takimin me kolegët e tij kirurgë në vitin 1905, Kodmani pati shpalosur së pari para tyre atë që ai e quajti “The End Result Idea”. Në thelb të saj ishte kërkesa për “transparencën e eficiencës spitalore”, ose, e thënë ndryshe, e matjes dhe raportimit sistematik të rezultateve spitalore vjetore direkt te pacientët, qytetarët dhe publikun e gjerë. Kodmani kërkoi nga spitalet të vendosin detyrimisht sisteme monitorimi të vazhdueshme të rezultateve të kujdesit mjekësor të çdo rasti, në mënyrë që të dhënat për to të jenë të disponueshme për t’u vlerësuar nga profesionistët, nga administrata e spitalit, nga siguracionet shëndetësore, ose çdo inspektor tjetër i autorizuar. “Çdo spital duhet të monitorojë rezultatet te secili pacient i shtruar, me qëllim që të vlerësohet nëse shërbimi e kujdesi ndaj tij kanë qenë të suksesshëm apo jo. Dhe nëse jo, të analizohet përse jo. Kjo do të mundësojë, – vazhdonte ai, – që të identifikohet praktika më e mirë dhe të parandalohen gabimet e dështimet e ngjashme në të ardhmen”. Qasjeve nervoze të kolegëve të pakënaqur me këto kërkesa të padëgjuara më parë ai iu kundërvuri kredon e tij të palëkundur: “Është në të mirë të të sëmurëve dhe në të mirën tonë që të matim e t’i dimë rezultatet tona. Dhe t’i bëjnë ato publike. Pa njohur vërtetësisht vetveten, nuk do të mund të përmirësohemi”, besonte ai. Dhe Kodmani këmbëngulës nuk i ndante fjalët nga veprat. As predikimet nga shembulli i tij konkret.

BËNI SI THEM UNË, BËNI SIÇ BËJ UNË

Kodmani pranoi haptazi publikisht disa nga gabimet e kryera prej vetë atij në praktikën klinike kirurgjikale. Ky ishte hap i parë i asaj që do të bëhej një shekull më pas kërkesë imperative për spitalet: regjistrimi dhe raportimi vullnetar i gabimeve humane profesionale. Synimi ishte minimizimi dhe evitimi i përsëritjes së tyre në të ardhmen. Ndërkohë, në një analizë që u bëri pas daljes nga spitali mënyrës si ishin mjekuar 337 të sëmurë të shtruar në të, ai gjeti se 123 prej tyre ishin mjekuar në mënyrë jokorrekte, madje të gabuar. Ky ishte ndër të parat auditime të brendshme spitalore të praktikuara në mjekësi, si dhe shembull konkret i transparencës publike që ai predikonte për rezultatet e një spitali. Kodmani madje propozoi të krijohen regjistra kombëtarë për secilën sëmundje apo specialitet specifik, ku të pasqyroheshin si sukseset, ashtu dhe dështimet lidhur me rezultatet e pritshme. Këto do të shërbenin më pas për të analizuar çdo vit veprimtarinë e secilit prej tyre dhe për të nxjerrë konkluzione, mësime dhe detyra drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë. Pa i ndarë asnjëherë fjalët nga veprat, Kodmani inicioni vetë i pari një regjistër të tillë për tumoret kockore, fushë për të cilën ai kishte interes të veçantë profesional. Regjistrat e tillë për sëmundje specifike përbëjnë tashmë në Europë dhe në botë një nga mjetet e frytshme për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe cilësisë së kujdesit, si dhe të perfeksionimit të vazhdueshëm profesional të stafit mjekësor. Danimarka për shembull, ka në funksionim regjistra të tillë për 81 sëmundje, Suedia 58 etj. Por, ambienti mjekësor konservator dhe fanatik, i mësuar me fshehtësinë profesionale, i priti me armiqësi dhe irritim novacionet e Kodmanit. Të bezdisur dhe të shqetësuar me të për ndryshimet “ekscentrike” që propozonte, kolegët dhe drejtuesit e institucionit i imponuan atij të dorëhiqej nga spitali. Në fakt, ky ishte reagim i pritshëm. Thuajse kudo e kurdo novatorët që trazojnë në mënyrë pasionante rutinën, inercinë dhe limontinë e veprimtarisë së përditshme, pësojnë të njëjtin fat.

PARASHIKIM I SAKTË

“Më kanë quajtur ekscentrik, – do të shkruante pas kësaj i dëshpëruar Kodmani, – sepse kam thënë publikisht që spitalet, nëse dëshirojë seriozisht të përmirësohen, duhet së pari të njohin çfarë rezultatesh kanë, duhet t’i analizojnë ato, të gjejnë pikat e forta dhe të dobëta të tyre, duhet t’i krahasojnë rezultatet e tyre me ato të spitaleve të tjera, duhet të shpërblejnë stafin në bazë të asaj çka ata kanë bërë dhe arritur me pacientët e tyre. Jam i sigurt që mendime të tilla nuk do të jenë më ekscentrike pak vite më pas”, parashikoi ai. Dhe parashikimi u vërtetua. Gati një shekull më pas, në revistat mjekësore amerikane, Dr. Stewenson dhe Dr. Cortese do të pranonin përulësisht se “Kodmani kishte të drejtë atëherë dhe ai ka të drejtë edhe tani”. “Transparenca ishte në atë kohë problem madhor i profesionit mjekësor amerikan; dhe transparenca është problem i profesionit mjekësor amerikan edhe sot”, pohuan ata. Agjencia amerikane e akreditimit të spitaleve, e para e tillë në botë, e ngritur që në vitin 1917 mbi standardet e krijuara nga komisioni që kryesonte Kodmani, me të drejtë e quan atë si babain e Standardizimit dhe Akreditimit në shëndetësi. Në nderim të tij ajo botoi në vitin 1996 veprën e tij “Eficienca spitalore”, e cila është tashmë një lloj bible e menaxhimit të cilësisë, sigurisë dhe performancës të sistemeve së sotme shëndetësore.

“GJEMBAT” E MJEKËSISË

Vizioni i Kodmanit për transparencë publike të profesionit mjekësor lidhur me rezultatet e kujdesit shëndetësor ishte për kohën tejet i avancuar krahasuar me mentalitetin e trashëguar mbizotërues në të. Ai prekte një tabu sensitive të mjekësisë që lidhet me prestigjin, krenarinë profesionale dhe fshehtësinë e brendshme të veprimtarisë të saj. Tradicionalisht, veprimtaria mjekësore është e bazuar në besimin paraprak të pacientëve dhe qytetarëve, që mjekët bëjnë për ta gjithçka të mundur me vullnetin e dëshirën më të mirë. Mjekët punojnë sipas motos kristiane: “Çdo gjë na falet përderisa është kryer me zemër të pastër dhe qëllim të mirë”. Prandaj çdo kërkesë për të nxjerrë para publikut të gjerë të vërtetat e fshehura brenda saj, ajo i ka kundërvënë si mburojë “paprekshmërinë e autonomisë së saj profesionale”. Por, “gjeni institucional” i praktikës mjekësore është mjaft i fortë. Ai imponon përsëritjen e pandërprerë të vetvetes me të njëjtën rutinë e me të njëjtat shprehi. Kodmani guxoi ta prishë këtë rregullsi. Dhe pagoi haraçin e shtrenjtë. Mirëbërësi i madh u mallkua si “djali plëngprishës i mjekësisë”.

TRANSPARENCA SI MJET, JO SI QËLLIM

E vërteta është që transparencën lidhur me rezultatet e kujdesit mjekësor Kodmani nuk e synonte si qëllim në vetvete, por si mjet për të promovuar dhe arritur tri qëllime madhore në dobi të sistemit shëndetësor: Së pari: përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Nocioni i Kodmanit për cilësinë në kujdesin spitalor ishte më i avancuar se sa thjesht ai i “kontrollit” apo i “sigurimit të cilësisë” që praktikon industria për produktet. Ai e shikonte vlerësimin e cilësisë jo si fotografim të çastit, jo si akt verifikimi episodik dhe statik, por si proces i vazhdueshëm përmirësimi dinamik drejt perfeksionimit të pafund. Pikërisht ky nocion do të adaptohej më pas edhe nga industria e automobilave në “ciklin e Demingut” dhe në programin e OBSH-së në vitet 1980 për zhvillimin e cilësisë dhe performancës në sistemet shëndetësore. Qëllimi i dytë madhor i Kodmanit lidhur me transparencën e rezultateve ishte të ndihmonte pacientët të bënin zgjedhjen duhur të praktikës mjekësore cilësisht më të mirë. Në fakt, “kështjella misterioze” e mjekësisë pati qenë në kohën tij thuajse krejtësisht e mbyllur për pacientët dhe publikun e gjerë lidhur me cilësinë dhe rezultatet profesionale. Hapja që ai propozonte qe element thelbësor i demokratizimit të brendshëm të saj. Edhe në këtë drejtim, Kodmani mund të quhet pionier i “vendosjes së pacientëve në qendër të sistemit shëndetësor”, çka përfaqëson sot një nga trendet konceptuale bashkëkohore të reformimit të sistemeve shëndetësore. Transparenca mjekësore u mundëson pacientëve të bëjnë përzgjedhje dhe të jenë konsumatorë aktivë e racionalë në tregun konkurrues të shërbimeve shëndetësore. Në këtë kontekst, një organizëm europian, “Health Consumer Index”, është ngritur dhe funksion që nga viti 2008 për të matur, krahasuar dhe publikuar në interes të pacientëve rezultatet e kujdesit shëndetësor në vendet e BE-së. Në të, si përjashtim që nga viti 2010, merr pjesë edhe shëndetësia jonë. Një mekanizëm tjetër i iniciuar prej Kodmanit në ndihmë të pacientëve për zgjedhjen e praktikës apo qendrës mjekësore cilësisht më të mirë është akreditimi i qendrave shëndetësore. Certifikata e Akreditimit në murin e institucionit shëndetësor u konfirmon pacientëve që aty kujdesi mjekësor është cilësor dhe i sigurt në përputhje me standardet. Qëllimi i tretë i Kodmanit për transparencën e rezultateve mjekësore ishte të ndihmonte mjekët në procesin e kualifikimit e perfeksionimit të vazhdueshëm profesional nëpërmjet mësimit nga eksperiencat pozitive, si dhe nga gabimet e dështimet e njëritjetrit. Duke vënë në bazë të edukimit profesional faktet konkrete të arritura në praktikën mjekësore, Kodmani hodhi hapin parë në krijimin e Mjekësisë të Bazuar në Evidencë Shkencore, e cila do të institucionalizohej në formën e plotë vetëm në vitin 1973 nga një koleg tjetër i shquar, Archie Conchrani.

KOHA E KODMANIT?

Natyrisht ai nuk qe profet. Dhe as e pretendoi të ishte i tillë. Qe një vëzhgues i përgjegjshëm dhe një pasionant i ndryshimit të vazhdueshëm, një guximtar i paepur që u ngrit mbi rutinën e praktikës mjekësore, mbi vogëlsitë e aspekteve klinike të këtij e atij specialitetit të ngushtë dhe hodhi vështrimin në tërësinë e sistemit shëndetësor. Ai mundi të shquajë në horizontet e largëta të ardhshëm ato që ishin të padukshëm për kolegët e tjerë. E gjithë jeta e tij qe histori sfidash, arritjesh dhe e një keqkuptimi të madh. Dhe më në fund, e një kthimi të madh. Sepse konceptet reformuese të Kodmanit po zbatohen sot gjerësisht në mjekësinë bashkëkohore në SHBA, në Europë edhe në botë. Ato gjetën rrugë për të ardhur edhe në Shqipërinë tonë. Idetë e tij dhe qëllimet që synoi në dobi të përmirësimit cilësor të sistemeve shëndetësore janë iniciuar në njërën apo tjetrën masë edhe te ne. Standardet e cilësisë së Kujdesit shëndetësor, të cilat ai i propozoi i pari, janë tashmë të përcaktuara e të botuara 5 vitet e fundit në Shqipëri jo vetëm për spitalet, por edhe për kujdesin parësor, atë stomatologjik, farmacinë dhe laboratorët klinikë. Mbi bazën e matjes së tyre është ngritur, institucionalizuar dhe legalizuar akreditimi i detyruar i qendrave shëndetësore për t’u konfirmuar pacientëve kompetencën dhe cilësinë e shërbimeve që ato ofrojnë. Performanca e spitaleve dhe e qendrave shëndetësore maten në bazë treguesish të përbashkët dhe monitorohen sistematikisht, ndonëse transparenca e raportimit të tyre publik për informim të pacientëve dhe qytetarëve ende çalon. Propozimi i Kodmanit që personeli mjekësor të paguhet sipas rezultateve të arritura, është vënë tashmë në sistem nga ISKSH si mekanizëm shpërblyes i performancës më të mirë në kujdesin parësor. Ndërkohë, demokratizimi i brendshëm i mjekësisë dhe hapja ndaj pacientëve ka bërë hapa sinjifikativë përpara. Ekziston tashmë që në vitin 2010 “Karta Shqiptare e të Drejtave të Pacientëve”, në të cilën, ndër të tjera, janë kodifikuar e drejta e tyre për informim dhe ajo e zgjedhjes së praktikës mjekësore. Procesi i kualifikimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve po kështu është institucionalizuar, ndonëse shkëmbimi i rezultateve mes qendrave mjekësore ende nuk është shprehi. Hapat e parë të “Mjekësisë të Bazuar në Evidencë” janë hedhur dhe falë saj, 104 udhërrëfyesit e parë të praktikës mjekësore më të mirë bazuar në faktet e besueshme shkencore janë hartuar e vënë në dispozicion të shëndetësisë tonë.

NJË EKSCENTRIK TJETËR?

A ka bust a përmendore të Kodmanit në ndonjë spital ose shesh? A njihen e nderohen nga kolegë të tij kirurgë, drejtues spitalesh apo mjekët e tjerë emri dhe kontributet e tij? Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Ernest Kodmani është sot prezent kudo në botë në reformimin e sistemeve shëndetësore me vizionet, idetë dhe bindjet gjeniale të tij. Një falënderim të madh Dr. Kodman edhe nga Shqipëria. Mjekësia e sotme do të ishte me fat të kishte një tjetër “ekscentrik” si ty.

Dy gisht letër nga Atdheu



HAMDI JUPE

Rastësisht u bëra dëshmitar i një situate të trishtuar. Natyrisht, e trishtuar për mua dhe mendoj edhe për shumë shqiptarë të tjerë që mendojnë si unë. Sepse për dikë tjetër, kjo që do të tregoj mund të duket krejt normale. Dhe e keqja fillon pikërisht këtu, te ky “normalitet” anormal i autoriteteve të larta të arsimit shqiptar ndaj atyre mijëra studentëve shqiptarë që kanë mbaruar shkollat jashtë vendit. Në muajin shkurt të këtij viti erdhi nga Greqia një e afërmja ime, një vajzë e re që ka mbaruar studimet në një nga universitetet prestigjioze të Athinës. Si shumë shqiptarë të tjerë, ka emigruar me familjen atje që kur ishte fëmijë. Tani kthehet e diplomuar, për të parë mundësinë e punësimit këtu, sepse në Greqi e ka marrë ferra uratën. Me këtë rast, duhet aplikuar në Ministrinë tonë të Arsimit dhe Shkencës edhe për njohjen e diplomës së marrë në vendin fqinj, sepse kudo që të trokasësh për punë, ta kërkojnë diplomën. Bashkë me diplomanten e re, e cila nuk i di rrugët e Tiranës, aq më pak Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, trokasim në dyert e kësaj të fundit. Na presin mirë. Na thonë se çfarë duhet të bëjmë, dokumentet që duhen paraqitur, paratë që duhen paguar në bankë për njohjen e diplomës e të tjera formalitete si këto. I kryejmë të gjitha ato që na kërkohen dhe shkojmë, unë në punën time, çupa e sapodiplomuar në “punën” e saj, d.m.th. e papunë në Greqi. Atje gjërat janë zi e më zi. Administrata shtetërore po shkurtohet përditë, sipas kërkesave të financuesve të huaj. Këto i dimë edhe pa vajtur në Greqi. Le që kush i afron shqiptarët në adiministratën shtetrore atje? Ndërsa në bisneset private, shkurtimet e punonjësve janë akoma më të mëdha. Prandaj duhet mbajtuar një vesh dhe një sy nga atdheu. Mbase ai nuk na ka harruar që jemi shqiptarë, pavarësisht se jemi rritur e shkolluar në vend të huaj. Me këto mendime u largua e sapodiplomuara. Ministra e Arsimit dhe e Shkencës është transparente lidhur me procesin e njohjes së diplomave të studentëve që kanë mbaruar shkollat në vendet e huaja. Në ueb-sajtin e saj e gjen lehtë ruprikën “Njehsimi i diplomave”. Herë pas here, kur jam i ngeshëm, e hap faqen e mësipërme dhe lexoj ato që më interesojnë për problemin në fjalë. Ja, për shembull, udhëzimi i ministrit Myqerem Tafaj, i vitit 2009. Udhëzimi nuk ka as numër protokolli dhe as datë, por kjo nuk ka shumë rëndësi për mua; ai është në faqen zyrtare të kësaj Ministrie. Rëndësi ka se kur do të ndodhë njohja e asaj dilpomës për të cilën ka aplikuar e diplomuara në Athinë. Udhëzimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, pika 4 e tij, thotë shprehimisht: 4.3. Dosja e aplikantit i paraqitet Komisionit të Njohjes së MASH-it jo më vonë se 35 (tridhjetë e pesë) ditë nga mbërritja e saj në MASH, kur ajo është e plotë. Brenda 1 (një) jave nga marrja e dosjes, Komisioni i Njohjes mund të marrë vendim sipas përcaktimit në pikat 4.1; 4.2, ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen SENJOD-it për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas këtij udhëzimi. 4.4. Në përfundim të procedurës, aplikantit i lëshohet një dëshmi njohjeje nga MASH, jo më vonë se 1 (një) javë nga përfundimi i procedurës… Sipas aritmetikës sime, njohja e diplomës duhet të bëhet brenda pesëdhjetë ditëve. Kështu thotë udhëzimi i ministrit. Po këto janë hollësira pa shumë vlerë. Për mua nuk është problem afati i njohjes. Për të diplomuarën në Athinë, ndoshta po. Sidoqoftë, le të presim. Më në fund, në datën 23 korrik, në ueb-sajtin e Ministrisë publikohet lista ku është edhe emri për të cilën po interesohem. Kanë kaluar plot pesë muaj, ose 150 ditë, nga pesëdhjetë ditë që thotë udhëzimi i ministrit. Po, në fund të fundit, kush i lexon udhëzimet e ministrave? Lajm i mirë është se më në fund, diploma është njohur nga qeveria shqiptare. Lista e publikuar është me 130 veta. Por, në muajin korrik janë njohur diplomat edhe për shumë studentë të tjerë. Në tri listat e publikuara në këtë muaj, dhe ku përfshihen diplomat e atyre që kanë aplikuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë plot 402 persona, djem e vajza shqiptare që kanë mbaruar studimet jashtë shtetit dhe që u janë njohur diplomat në vendin e tyre. Shifër jo e vogël vetëm për një gjashtëmujor. Për vitin e kaluar, 2011, janë njohur më shumë se gjashtëqind e pesëdhjetë diploma. Kjo do të thotë se këtë vit numri do të shkojë në mbi 800 veta të diplomuar jashtë vendit, që do t’u jenë njohur diplomat këtu, në atdhe. Entuziazmohem nga këto shifra. I gëzuar drejtohem për në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për të mësuar se kur do të shpërndahen këto diploma të njohura. A do të ketë ndonjë ceremoni simbolike për këtë, apo jo? Sepse në verë është një rast i mirë që dikush nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të takojë qoftë edhe një pjesë të këtyre të sapodiplomuarve. Pse jo, edhe vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës. Pse jo, t’u ofrojë studentëve më të mirë, p.sh. 10 për qind të tyre, nisur nga shkolla që kanë mbaruar dhe nga rezultatet, nga një vend pune në administratën shtetërore, si shenjë se atdheu po mendon për ta, se atdheu i ka sytë edhe tek ata; se ata mund ta ndërtojnë këtu jetën e tyre duke kontribuar për atdheun. A nuk ka folur vetë Kryeministri ynë për “ekselencën” e të diplomuarve? Vetë ministri aktual i Arsimit është një i kthyer nga Gjermania, ku ka punuar si “refugjat” për vite me radhë, për t’u bërë pastaj ministër në atdhe. Tani, në sezonin e verës, një numër i madh i këtyre të diplomuarve jashtë vendit vijnë në Shqiperi për të takuar të afërmit e tyre. Janë nga ata që kanë emigruar me gjithë familjet vite më parë, ose janë shkolluar në Shqipëri deri në shkollën e mesme, ndërsa shkollën e lartë e kanë kryer jashtë vendit. Vera është rasti, pra, kur atdheu i mbledh këta zogj të shpërndarë anë e kënd globit. ¨shtë edhe rasti që institucionet përkatëse shtetërore të takohen me ta dhe t’u përcjellin disa mesazhe të ngrohta. T’u thonë p.sh. se këtë vit në atdhe po festohet 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë dhe për këtë edhe ata duhet të ndihen krenarë kudo që të jenë etj. Këta të rinj e të reja, të shkolluar jashtë shtetit, shpeshherë me shumë mundime e sakrifica financiare dhe të natyrave të tjera, e duan njohjen e diplomës pikërisht sepse e shikojnë atë si një mundësi për të punuar në atdhe. Gjetkë nuk bën punë kjo njohje. Ata, pra, në një farë mënyre, duke kërkuar njohjen e diplomës, i kanë ofruar atdheut gatishmërinë e tyre për t’u kthyer e punuar këtu. Por kjo gatishmëri nuk gjen përgjigjen e merituar nga qeveria shqiptare. Me ta nuk ka as takime, as fjalime, as premtime. Ata kanë mbaruar shkolla të mira jashtë vendit. Atje nuk e kanë marrë diplomën me mik e as me para. Diplomat e tyre nuk janë të ”kristalizuara”, siç ndodh në vendin tonë. Kjo, natyrisht që do të mund të bëhej nëse qeveria do të mendonte prej kohësh për këtë problem. Dhe jo vetëm do të mendonte, por edhe do të vepronte. Por për këtë nuk po e vë kush ujët në zjarr, me gjithë disa deklarata për “eskelencën” nga ana e Kryeministrit. Ashtu i ndrojtur, me dokumentet në dorë, drejtohem për te Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Pritja atje, si përherë, është “e ngrohtë” dhe shpejt hyj në zyrën në katin e parë, krahu i majtë, ku një punonjëse më pret me mirësjellje. “Vërtetimin e diplomes? – pyet ajo? – Kërkoje te ai grumbulli atje”. Dhe më bën me dorë nga një tavolinë e mbushur me letra. “Atje” janë një grumbull fletësh formati, me tri rreshta shkrim mbi to. “Vërtetohet njohja e diplomës së …, lëshuar nga …, me program 4–vjecar në…. Kjo diplomë njësohet si Master Profesional në Republikën e Shqipërisë”. Dy firma dhe një vulë. Kaq. Ky është tekstualisht vërtetimi i njohjes se diplomës. Letrat nuk kanë fotografi të aplikantit, megjithëse nga ana jonë janë dorëzuar dy fotografi kur është bërë aplikimi. Letra ka një njollë me boje të zezë në krye të saj, e cila nga unë kuptohet që është shenja e stemës së Republikës, e dalë nga fotokopja me ngjyra bardhezi. Them nga unë, sepse nga ata mijëra të rinj që janë rritur larg atdheut, zor se kuptohet kjo. E gjej fletën për të cilën jam i interesuar. “Kjo është?” – pyes punonjësen, për t’u siguruar. “Po”, – më përgjigjet ajo dhe më kërkon të firmos për marrjen e saj. Jam disi i zhgënjyer dhe i trishtuar. Prisja të merrja në dorë diçka tjetër më serioze, më solemne, më dinjitoze, më shprehëse, më fymëzuese. Kam vite që e kam mbaruar shkollën e lartë, por jam në gjendje të përfytyroj emocionet e marrjes në dorë të diplomës prej studentëve të sapodiplomuar. Kështu e përfytyroj unë këtë dokument. Kur kam marrë diplomën time më shumë se tridhjetë vjet më parë, gjërat kanë qenë shumë më serioze se kjo copë letër formati e fotokopjuar bardhezi si sot. Entuziazmi im bie në fund të këmbëve. Nuk më rrihet dot pa pyetur. “Po nuk u gjet dot një copë karton me ngjyra për diplomën e njohur?” – pyes punonjësen e Ministrisë. “Kemi patur, por na ka kanë mbaruar”, – përgjigjet ajo, si e zënë në faj. Firmos dhe largohem. Nuk kam çfarë t’i kërkoj më kësaj punonjëseje. E di që nuk është fajtore ajo. Kur u ktheva në shtëpi dhe i hodha një sy prapë ueb-sajtit të Ministrisë, vura re se letra model për njohjen e diplomave është e miratuar nga vetë ministri i Arsimit dhe i Shkencës, dhe nuk është çështje e mbarimit të kartonëve me ngjyra në Ministri. Për këtë lexuesi mund të bindet duke parë në ueb-sajtin në fund të udhëzimit nr. 6, datë 06.04.2012, për disa ndryshime në udhëzimin nr. 41, datë 08.12.2009, “Për procedurat dhe kriteret e njohjes së diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë”. “Shtojca nr. 1. – Formati i Vërtetimit të Njohjes dhe Njehsimit”. ¨shtë vetë ministri, pra, që e ka miratuar formatin e atyre dy gisht letër të mjeruar, pa fotografinë e të diplomuarit, pa stemën e Republikës, që është “një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut”. (Neni 14, pika 3 e Kushtetutës). Në vend të tri ngjyrave të bukura që thotë Kushtetuta, është vetëm një njollë e zezë boje, me të cilën pajisen të rinjtë shqiptarë që diplomohen jashtë vendit nga shteti i tyre amë. Vetëm kaq. Dhe kjo letër do të duhet të ruhet prej tyre për nja dyzet vjet, derisa këta të rinj të dalin në pension. “Atdheu” nuk u jep atyre as dy gisht letër për të qenë, jo më shumë. I vetmi problem tani është se si do t’ia servir copën e letrës që mora në Ministri së diplomuarës në Greqi, kur ajo të kthehet në atdhe. “Kjo është diploma?!” – do të pyesë ajo e habitur. Dhe unë do t’i përgjigjem me një “po” të mjerë dhe i turpëruar, sikur të isha unë fajtor për këtë. Natyrisht, jo për fajin tim.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...