2013-05-15

Publikohet videoja e arrestimit të spiunit amerikan në Moskë


Kanali televiziv “RT” postoi në YouTube fragmente të filmimit operativ, në të cilin është xhiruar momenti i arrestimit të spiunit amerikan Ryan Christopher Fogle.
Video përfshin gjithashtu fillimin e dorëzimit të Ryan Christopher Fogle palës amerikane. Nga fjalët e artikuluara në këtë filmim prej përfaqësuesit të shërbimeve ruse të zbulimit rezulton se Ryan Christopher Fogle është përpjekur të rekrutojë një bashkëpunëtor të Shërbimit Federal të Sigurimit, i cili merrej me luftën kundër terrorizmit në Kaukazin e Veriut.
Siç u njoftua më parë, Ryan Christopher Fogle u arrestua në Moskë natën e datës 14 maj nga oficerët e kundërzbulimit rus.


Pse po na dështon shteti?



Bisedoja me drejtorin teknik të Klan Kosovës për hapjen e programit të dytë të RTK-së. Kanë konkurruar disa montazherë, kameramanë të medieve private të Kosovës. Televizioni publik me aq shumë para që merr nga taksat tona dhe i vjedh ato, Fakulteti i Gazetarisë, gjithashtu, nuk kanë arritur për kaq vite të krijojnë stafin e vet teknik për të plotësuar vendet e reja të punës që po krijohen.

S’ka gjë të keqe që njerëzit të ikin nga një vend i punës në një vend tjetër. Por duhet të ketë një arsye parimore, me substancë për ndërrimin e vendit të punës.

Në të njëjtën kohë, përveç në institucionin publik televiziv, dy gazetarë tjerë të Klan Kosovës po kalojnë në institucione publike (gjykata). Natyrisht, pyetja që iu shtrohet atyre ka të bëjë me arsyen e ikjes dhe kalimin e tyre në institucione publike. Përgjigjja që ata japin është e ngjashme! Krejtësisht e ngjashme!
Po shkojmë në institucione sepse aty punohet më pak. Kemi shumë ditë të pushimeve shtetërore; Nuk kemi nevojë me dhënë llogari dhe e kemi rrogën e sigurt me datë një! Ka edhe arsye tjera që janë krejtësisht banale dhe keqdashëse për shtetin dhe institucionet shtetërore.

Dmth; Shteti në vend që të krijojë mundësi në shkollimin e kuadrove për institucionet private, ai as nuk ka fuqi të shkollojë as nuk krijon mentalitet pune ku respektohet orari, por i merr kuadrot e gatshme që krijohen dhe shkollohen nga ne, i punëson dhe i kthen ata në pa punëtor.
Dilema kryesore që shtrohet, kur dëgjon kësi përgjigje nga njerëzit që për vite kanë punuar me ty, është e thjeshtë dhe ka një konstatim aksiomë: Shteti nuk punon!
Percepcioni që ekziston në publik për vendet e punës në institucionet publike dhe shtetërore le shije të keqe. Dhe konstatimi që mund të vjen është se si mund të mungojë një kod moral dhe profesional në institucionet e shtetit për mënyrën se si trajtohet orari i punës dhe punësimi. Pse njerëzit që ikin nga institucionet private e kanë mendimin aq të keq për shtetin dhe njerëzit që e udhëheqin atë. Njerëzit në të cilët investohet punë mund dhe para ikin në një vend tjetër-shtetëror apo publik, ku punohet më pak, ku ka ditë të panumërta pushimi të panevojshëm, ku shefat janë të pakualifikuar dhe tolerant dhe ku pagat janë shumë më të larta se sa puna që kryejnë. Kjo është pika më e ultë e vetëdijes së një shoqërie ku arsye e ikjes nga puna është qe të kesh mospunë dhe të kesh ditë pushimi të pamerituara. Krejt kjo konsiderohet kualitet jetësor edhe i punës.
Në anën tjetër e keçja bie edhe mbi ne që po mundohemi të bëjmë për shtetin diçka jashtë institucioneve të shtetit por për shtetin. E gjithë kasta jonë e gazetarëve dhe të tjerëve po dobësohet përpara ekspozimit të papërmbajtur të fuqisë së shtetit sepse joshja është më e madhe se sa mundësitë tona për të ofruar të pamundurën. Pra mospunën, ditët e panumërta të festave shtetërore, oraret me katër orë punë në ditë, restorantet dhe kafet plot me njerëz me kravata pa ditur pse i veshin dhe pse ushqehen dhe natyrisht pinë me orë të tëra nëpër restorante pa punuar asgjë.
Kjo mënyrë e komunikimit të shtetit me opinionin publik dhe me (mos)punën është sikur të bësh prerjen e degës ku qëndron. Shpjegimi më i mirë për politikën e orarit të punës mund të përmblidhet me një fjali të vetme: Është e vështirë për njerëzit të kuptojnë se ajo që ishte arritur aq shumë dhe aq shpejt në ndërtimin e institucioneve, të dinin se ku po e çojnë shtetin me mentalitetin e jo punës. Vendi i punës është aq i vështirë për t’u krijuar dhe për t’u bërë funksional, në një vend ku papunësia është aq e madhe, sa është dashur të jesh shumë i pacipë ta dëmtosh dhe ta shkatërrosh në këtë derexhe - konceptin e vendit të punës.
Rasti i fundit me disa njerëz të stafit të medieve të Kosovës nxori në pah gjithçka të fëlliqur të racës së njerëzve që udhëheqin institucione shtetërore dhe vë në pikëpyetje funksionimin e shtetit në të ardhmen. Vë në pikëpyetje etikën, profesionin, të vërtetën për punën. Shtrohet pyetja se kë duhet të kritikojmë, dhe a kemi të drejtë tash e tutje ta kritikojmë dikë sepse na pamundëson punën.
Fakt është, se krejt kjo do të qëndronte e pavërejtur dhe nuk do të ishte fare shqetësuese sikur kjo sëmundje të mos shpërndahej si virus në tërë institucionet. Kriteret e bëra dhe të vendosura nga shefat e institucioneve publike, po bëhen lajtmotiv profesional. Po bëhen apo thënë edhe më realisht dhe fatkeqësisht, janë bërë udhërrëfyes profesional dhe kriter i bërjes së punës!
Secili njeri në Kosovë qoftë ai i zakonshëm apo publik mund të drejtojë gishtin nga shteti dhe të pyes hapur: Kush janë njerëzit që po varrosin idenë e punës, orarit, mirëqenies publike, profesionalizmit, duke i zëvendësuar këto me të kundërtën e tyre?
Përgjigjja është e lehtë: Janë ata që s’kanë parë kurrë më parë si ndërtohet institucioni! Si funksionon menaxhimi. Nuk kanë përjetuar transformim nga primitivja në të kultivuarën.
Rasti i fundit me RTK 2 na nxori edhe një të veçantë dhe njëkohësisht një gjë të tmerrshme: Që askush nuk do të dijë ta zbërthejë dështimin. Rastet e tilla shënojnë thyerje drastike të besimit se në këtë vend puna është vlerë e jo mos puna. Ky mentalitet i punësimit dhe e keqja e tij mund të quhet i pakthyeshëm për të ardhmen. Ky është modeli i së keqes së profesionit dhe modeli i shënimit të turpit profesional. Model se si mund të shitet profesioni pa asnjë rezistencë profesionale.
Ky shkrim u dedikohet kolegëve. Kurse lexuesit duhet një shpjegim të veçantë se çka në të vërtetë po ndodh me mediumet dhe me televizionet në veçanti.
Shteti dhe institucionet e tij po tregojnë se zhvillimi i tyre profesional ka qenë dhe vazhdon të jetë huqje e madhe. Ka qenë dhe është një falsifikim. Është një ide e pambaruar. Ka qenë një ide pa vazhdimësi dhe pa aktorë që e vlerësojnë profesionin si një pasion të shenjtë. Tash mund të flasim vetëm për të punësuar që nuk dëshirojnë të punojnë ose sa më pak që është e mundur. Të gjithë dëshirojnë të jenë me kravata, këshilltar me 24 vjet moshë, portier, sekretare, telefonist(!) dëgjues apo shikues i zakonshëm. Dhe kushti kryesor sa më pak punë dhe sa më shumë pushim dhe një rrogë që vikendeve ikin në Shqipëri. Ky është shteti ynë.

Baton Haxhiu

15 vjet nga Epopeja e Grykës së Llapushnikut


                   Prof.dr.Ibrahim Gashi

Të shkruash për një ngjarje heroike nga një distancë relativisht e shkurtër historike, në kohën kur shumë nga protagonistët e saj janë të gjallë, është një përgjegjësi dhe punë sfiduese. Përgjegjësia konsiston në prezantimin sa më autentik dhe sa më origjinal të ngjarjes, duke i ikur çdo lloj ndikimi apo subjektivizmi dhe duke e paraqitur në përmasën e saj reale rezistencën e formacioneve të para të UÇK-së (Pëllumbi, Çeliku, Guri dhe Lumi), më vonë Brigadës 113 dhe 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të fshatrave të Grykës së Llapushnikut, të tërë rajonit të Llapushës dhe të krijimit të zonës së parë të lirë të UÇK-së.

Përgjegjësi e konsiderueshme për secilin historian në këtë rast do të ishte edhe përshkrimi i plotë, i paanshëm dhe i saktë i kontributit që kishin ata që njihen heronj të Grykës, të cilët me gjakun e tyre ishin bërë mburojë për ta penguar kalimin e ushtrisë, të policisë dhe të formacioneve paramilitare serbe përgjatë aksit magjistral Prishtinë-Pejë, që kalonte nëpër Grykën e Llapushnikut.
Në vijim të këtij shkrimi analitik mbi rëndësinë, përmasat dhe vendin që kanë betejat e Grykës së Llapushnikut në historinë e Luftës Çlirimtare do të përqendrohem që të nxjerrë disa konstatime të qëndrueshme dhe objektive, që mbase do të mund të shërbejnë si model edhe për të gjithë ata autorë që shkruajnë shkrime autoriale apo studime monografike për ngjarje a personalitete të Luftës së lavdishme Çlirimtare.

Pse e quajmë Epopeja e Grykës së Llapushnikut?
Pas betejës heroike të Jasharajve, në fillim të marsit 1998 dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të familjes Jashari, Lufta Çlirimtare po hynte në fazën e masovizimit të saj. Qindra vullnetarë i mësynë malet. Likofci dhe mbarë Drenica ishin shndërruar në qendra stërvitore për regrutët që vinin nga të gjitha anët e Kosovës. Shqiptarët e shtypur, të përvuajtur dhe të persekutuar pothuaj për një shekull tashmë përfundimisht kishin hyrë fuqishëm në rrugën e lirisë. Momenti kishte ardhur. Pushtimi serb mund të hiqej vetëm me luftë të armatosur. Akti i rënies heroike të familjes emblematike Jashari i kontribuoi krijimit të këtij momenti. Përgjegjësia dhe ndjenja atdhetare kishte prekur thellë ndërgjegjen e secilit shqiptar që kishte provuar dhunën e pushtuesit qoftë vetëm një herë gjatë shekullit të robërisë. Pas marsit të vitit 1998, celulat e vogla të UÇK-së po shndërroheshin në njësite dhe formacione të rregullta.

Në fillim të muajit maj 1998, në të dyja anët e rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë, në fshatrat e Grykës së Llapushnikut (Llapushnik, Arllat, Gjergjicë) dhe në fshatrat në prapashpinë të tyre (Negrofc, Vuqak, Terpezë, Berishë) ishin krijuar njësitet e para të UÇK-së (Çeliku, Pëllumbi, Guri dhe Lumi). Autoritet policore dhe ushtarake serbe pa dyshim se kishin të dhëna për ekzistimin e këtyre grupeve, ndaj edhe i kishin dhënë shumë rëndësi mbajtjes nën kontroll të aksit magjistral për të lëvizur edhe në drejtim të zonave të luftës, edhe në Dukagjin. Njësitet e përmendura të UÇK-së kishin vendosur tashmë koordinimin e veprimeve midis tyre dhe po përgatiteshin për mbyllje të Grykës. Më 8 maj, forcat e UÇK-së, që vepronin në këtë pjesë, e kryen sulmin e parë ndaj një kolone të forcave serbe në fshatin Gjergjicë. Ky konsiderohet fillimi i operacioneve luftarake në fshatrat e Grykës dhe këto operacione e veprime ushtarake patën një vazhdimësi të pandërprerë deri në qershor të vitit 1999. Të nesërmen, më 9 maj 1998, në një aksion të madh të forcave serbe për t’u hakmarrë ndaj fshatrave të Grykës, UÇK-ja bëri rezistencën më të madhe deri atëherë ndaj forcave serbe. Forcat serbe për disa orë morën pikën strategjike te Guri i Llapushnikut, në pjesën më strategjike të Grykës, në të majtë, përbri shkollës fillore të fshatit Llapushnik.

Nga kjo pikë ata mund ta kontrollonin magjistralen në tërë gjatësinë e saj përgjatë Grykës. Mirëpo, pasditen e kësaj dite, njësitet e UÇK-së, Pëllumbi, Çeliku, Guri, Lumi, luftëtarët e shquar nga Shtabi i Përgjithshëm në Likofc, me një sulm të sinkronizuar nga të dyja anët e Grykës sulmuan pikën te Guri dhe rreth orës tre pasdite i detyruan forcat serbe të tërhiqeshin me humbje të konsiderueshme (të vrarë dhe të plagosur, por që trupat e tyre arritën t’i tërhiqnin), një pizgauer të djegur dhe shumë municione të lëna në tërheqje e sipër.
Në vijim të këtij shkrimi do të përqendrohem për të bërë një analizë të rëndësisë që kishte rezistenca e UÇK-së në Grykën e Llapushnikut dhe në fshatrat përreth.
Lufta e parë frontale

Pas betejës së 9 majit, njësitet ushtarake Çeliku, Guri dhe Pëllumbi u pozicionuan në të dyja anët e rrugës magjistrale në mbrojtje të fshatrave të Grykës, duke e marrë plotësisht nën kontroll këtë Grykë dhe duke vendosur një barrikadë të madhe me zhavorr mbi magjistralen te pjesa më e ngushtë e Grykës (pranë shkollës fillore, te Lapidari i Dëshmorëve të Grykës).
Në ditët në vijim, njësitet e përmendura të UÇK-së e filluan pozicionimin dhe fortifikimin në një gjatësi të frontit, duke hapur një vijë të istikameve dhe të bunkerëve me një shtrirje rreth 10 km, në pjesët më frontale të vargmaleve të Kosmaqit dhe të Gradines dhe me pikëqëndrim në fshatin Llapushnik. Të gjitha këto vija fortifikimi dhe pozicionimi kishin një shtrirje të tillë me shikim drejt pozicioneve serbe në udhëkryqin e Komoranit (Bushatit) dhe në Çukë të Zabelit të Lartë.

Për disa muaj me radhë, deri në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, pozicionet e UÇK-së në Grykën e Llapushnikut ishin shumë stabile dhe nisur nga strategjia që përdorej, operacionet e palëve ndërluftuese mund të konsideroheshin luftë e parë frontale e UÇK-së me forcat armike. Mësymjet e armikut për ta thyer rezistencën e UÇK-së në fshatrat e Grykës dhe për të rihapur aksin magjistral kishin karakter të plotë të formës frontale, duke përdorur në betejën kryesore të 24 dhe 25 korrikut një arsenal artiljerësh prej më se 120 tankeve dhe mjeteve të blinduara, duke i sulmuar pozicionet e forcave tona në gjerësinë rreth 8 km të frontit. Me këtë rezistenca dhe lufta e UÇK-së ndoshta për herë të parë filloi të mos cilësohej vetëm si luftë guerile, por luftë e kombinuar me elemente të luftës guerile dhe të luftës frontale. Ky është një element që ndikoi në rritjen e rëndësisë dhe trajtimit të luftës së UÇK-së nga faktori ndërkombëtar. Për herë të parë diheshin qartë pozicionet e UÇK-së, pra dihej adresa e tyre, në të cilën u drejtuan shumë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.

Krijimi i zonës së lirë
Një element tjetër që e bën shumë të rëndësishme rezistencën e Grykës së Llapushnikut pa dyshim se ishte mbyllja e magjistrales Prishtinë-Pejë. Kjo mbyllje shumë shpejt u pasua nga sulme të UÇK-së edhe në pika të tjera, si në fshatrat e rrethit të Klinës, duke e mbyllur atë në Grykën e Dollcit, me çka praktikisht u krijua një hapësirë e gjatë e aksit magjistral që tani kontrollohej ekskluzivisht nga forcat tona. Pas këtyre veprimeve, Shtabi i Përgjithshëm koncentroi forca në dalje të Rahovecit (te Rrasa e Rahovecit) dhe në fshatin Bllacë, duke mbyllur edhe rrugën tjetër rajonale me qëllim të krijimit të një zone të lirë, ku forcat armike nuk kishin asnjë qasje fizike dhe ku ishte koncentruar popullata e shpërngulur nga zonat e luftës. Ky moment përbën një element tjetër tejet të rëndësishëm, sepse një qendër municipiale, pra Malisheva, filloi të luajë rolin e një qendre administrative të zonës së lirë, ku për herë të parë qytetarët filluan ta ndjejnë efektin e Luftës Çlirimtare. Për disa muaj në këtë qendër filloi të zhvillohej një jetë paralele, e pavarur plotësisht dhe me elemente të një rregullimi të ri administrativ, që mund të konsiderohet si një celulë e parë e shtetësisë sonë.
Vazhdimësia e rezistencës

Pas betejës heroike të 24 dhe 25 korrikut, kur formacionet tona u sulmuan me një arsenal tepër të madh, forcat serbe arritën të thyejnë rezistencën e pozicioneve të para të forcave tona, por sapo tentuan të ngjiten në lartësitë e këtyre fshatrave, ato hasën në rezistencën e njësiteve të UÇK-së dhe deri në fund të luftës pjesët më të larta të fshatit Llapushnik, fshatrat: Terpëzë, Lladrofc, Berishë, Fshati i Ri (Novosellë), Divjakë dhe Kleqkë, mbetën të pamposhtura. Këtu vazhdoi një rezistencë, me mësymje të vazhdueshme të armikut, granatime të përditshme dhe luftime dhëmb për dhëmb, shpeshherë nga afërsia. Janë të njohura luftimet te Gradina e Llapushnikut, në Terpezë dhe në Lladrofc, ku luftëtarët tanë shpërfaqën në njëmendësi heroizmin që e kemi mësuar nga legjendat, ku në një përballje tepër të pabarabartë numerike dhe teknike në krahasim me forcat armike arritën të qëndrojnë të pamposhtur në pozicionet e tyre. Kjo përbën elementin më të rëndësishëm të luftës së UÇK-së, që demantoi thëniet e diktatorit serb se shpejt do të mbarojë punë me “grupet terroriste” shqiptare dhe do të bisedojë me “shqiptarët e ndershëm” për çështjen e Kosovës. As thënia e kryenacionalistit dhe kryekriminelit serb V. Sheshelj, se shpejt do të pijë kafe në Berishë, nuk u bë asnjëherë realitet.

Zona ku veproi Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së deri në fund të luftës
Fshatrat e Grykës së Llapushnikut dhe ato që fizikisht lidheshin me to, si Berisha, Fshati i Ri, Divjaka dhe Kleçka, kanë hyrë në historinë e Luftës Çlirimtare si zona që asnjëherë nuk janë pushtuar nga forcat armike. Në periudhën më të vështirë të luftës, në këtë zonë ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Spitali Ushtarak dhe mbi 100.000 të zhvendosur. Këtu u bë një rezistencë për jetë a vdekje në kuptimin e plotë të fjalës. Nga kjo rezistencë varej fati i luftës. Nga këtu u nis delegacioni i UÇK-së për në Rambuje, nga këtu vepronte Agjencia e Lajmeve dhe Radio Kosova e Lirë. Këtu ishte zëri i vërtetë i luftës, që asnjëherë nuk u ndërpre. Këtu u morën vendimet e rëndësishme për rrjedhën e luftës. Shikuar nga rëndësia që kanë të gjitha këto momente që i përmenda, mund të konstatohet se pa qëndrueshmërinë e UÇK-së në këtë zonë, rrjedha e ngjarjeve për Kosovën do të ishte shumë më e disfavorshme.

Koordinimi i operacioneve të UÇK-së me forcat e NATO-s
Një moment tepër i rëndësishëm për të përcaktuar në masë të konsiderueshme epilogun e luftës ishte padyshim ndërhyrja e forcave të NATO-s me sulme nga ajri mbi caqet ushtarake serbe. Në kohën kur filluan sulmet e NATO-s, u intensifikuan edhe veprimet ushtarake të forcave tona për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar dhe për të filluar një aksion të përgjithshëm për çlirimin e vendit. Operacioni “Shigjeta” dhe Beteja e Koshares mbetën të një rëndësie të veçantë, por ekzistimi i një rezistence të organizuar të UÇK-së në brendi të Kosovës, në Kleqkë dhe në Divjakë, ka edhe një dimension tepër të rëndësishëm, atë të koordinimit të sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike, duke ofruar informacione për vendndodhjen, përmasën numerike, teknologjinë dhe shumë të dhëna të tjera tepër të vlefshme. Nga Shtabi i Përgjithshëm NATO-ja furnizohej me të gjitha të dhënat e nevojshme dhe në fakt kishte veprime shumë të koordinuara mes tyre. Njësitet tona sulmonin nga toka për të nxjerrë nga pozicionet e maskuara artilerinë serbe dhe gjatë rrjedhës së luftimeve ndodhnin bombardimet e NATO-s, duke asgjësuar arsenale të tëra të armikut. Për rreth tre muaj të sulmeve të NATO-s, nga kjo zonë ishte vendosur një komunikim i rregullt ditor mes Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Komandës së NATO-s. Nga këtu ishte hartuar edhe plani i përmbylljes së sulmeve dhe hyrja e forcave aleate nga toka.

Në fund të këtij shkrimi dua që me theks të veçantë të përsëris atë që thash në fillim, se meritat për rezistencën e pashuar të forcave tona në fshatrat e Grykës së Llapushnikut janë të të gjithë atyre luftëtarëve dhe heronjve të lirisë që kishin vënë në shërbim të çlirimit të atdheut më të shtrenjtën, jetën e tyre, dhe e të gjithë udhëheqësve dhe komandantëve të kësaj zone dhe e Shtabit të Përgjithshëm që me sukses e drejtuan këtë luftë, duke e mbajtur lart flamurin e fitores dhe idealin e lirisë. Merita u takon edhe të gjithë atyre banorëve të këtyre zonave që ofruan gjithë çfarë kishin, përfshirë edhe familjet e tyre, për të ndihmuar lutën dhe në fund një meritë të veçantë e ka ndihma e aleatëve perëndimorë, që me sulmet e NATO-s e shndërruan këtë qëndresë në fitore.

Terrorizmi, Putin dhe trashëgimia e luftës së ftohtë


Nina Khrushcheva/Reuters

Terrorizmi gjithmonë komplikon marrëdhëniet diplomatike. Që nga shpërthimet në maratonën e Bostonit, dyshimi i veprës së dy vëllezërve me background çeçen, zyrtarët e sigurisë ruse dhe amerikane janë përqendruar në një lojë të fajit.
A mund të shmangeshin këto shpërthime po të ishte bashkëpunimi më i mirë midis FBI-së dhe FSB-së (pasuesja e GBS-së)? Cili shtet është përgjegjës për kasaphanën? Shtetet e Bashkuara, të cilat Rusia i paralajmëroi në vitin 2011 në lidhje me Tamerlan Tsarnaev, vëllai më i vjetër i cili u vra në përleshje me policinë disa ditë pas bombardimeve? Apo Moska, e cila i dha Uashingtonit prova të pakta për të ndjekur në atë pyetje?
Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara konsideronin njëra-tjetrën me një përzierje të dyshimit dhe përçmimit. Kjo trashëgimi e vazhdueshme mund të jetë arsye për dështimin e dy shërbimeve të fshehta të informacionit për të komunikuar këtu.
Amerikanët, të bindur se ana tjetër fshihte informacione, duket se nuk i kanë besuar të dhënave të pasakta ruse. Pra, FBI mund të ketë vendosur për të bërë minimumin. Madje edhe departamenti i policisë së Bostonit nuk ishte informuar për atë që ne po lexojmë tani se ishte një hetim i përciptë nga FBI-ja e Tsarnaev e moshuar në vitin 2011.
Mosmarrëveshjet politike historike të Uashingtonit dhe Moskës mund të kenë ndihmuar të çojë në tragjedinë në maratonën e Bostonit, ku tre persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën. Të mbijetuarit e rinj Tsarnaev, Dzhokhar, tani përballen me akuzat e përdorimit të një arme të shkatërrimit në masë dhe një dënim të mundshëm me vdekje.
Një arsye kryesore që Uashingtoni nuk ka besim në Moskën është Vladimir Putin. Uashingtoni e sheh presidentin rus, si një ish-kolonel të KGB-së, si tejet të pasigurt. Për dekada të tëra, marrëdhëniet amerikano-ruse kanë ngjarë një lavjerrës lëkundje - me Putinin që tani konsiderohet si i pandershëm dhe manipulues si Boris Jelcin, paraardhësi i tij antikomunist, shihej si i zemërmadh dhe i çiltër, nëse kaotike në aspiratat e tij kapitaliste.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia e Jelcinit u lidhën si aleatë mbi çështjet që variojnë nga luftërat ballkanike për të krijuar një sistem kapitalist në Rusi. Perëndimi u mor lehtë edhe në trajtimin me e luftës së “parë” çeçene - kur Jelcin në vitin 1994 urdhëroi pushtimin e Çeçenisë, një republikë ruse që konkurronte për pavarësi, për të sjellë revolucionin e tij demokratik atje në fuçinë e një armë. Për Uashingtonin, qëllimi i Jelcinit për të përhapur demokracinë ishte më e rëndësishme se çdo brutalitet i lokalizuar në familje.
Por kur Putin zhvilloi luftë e vet çeçene në vitin 1999, protesta ndërkombëtare ishte e madhe. Kjo luftë, ashtu si e Jelcinit, shkeli konventat humanitare. Por kjo luftë ishte shumë e ndryshme - Çeçenia u bë skena e një anarkie ekonomike dhe politike, me kryekomandantët islamikë që kërkonin të krijonin një kalifat në të gjithë Kaukazin e Veriut. Dhe asnjë vend nuk dëshironte një shtet fundamentalist brenda kufijve të saj. Ky mesazh nga rusët ishte veçanërisht i dobishëm për Uashington pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.
Por të drejtat e njeriut të Putinit - gjyqet farsë kundër manjatëve të naftës, gazetarëve të vrarë dhe protestuesve të persekutuar - nxitën mbrojtjen e ofruar për veprimet e tij në Çeçeni. Edhe pse ka pasur një shqetësim të qartë të përbashkët të sigurisë, dyshimi kundër Putin dominoi.
Uashingtoni e trajtoi Çeçeninë si një çështje unike ruse – dhe arsyetoi luftime etnike për pavarësi nga zotëria i tij perandorak. Fillimisht, Shtetet e Bashkuara kishin pranuar një ofertë ruse për bashkëpunim pas pushtimit të Afganistanit, por nga mesi i viteve 2000, atëherë nënpresidenti Dik Çeni solli përsëri në marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë me kundërpadi të ndërsjella. Ai denoncoi Rusinë e Putinit, duke thënë se "në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme po kufizon të drejtat e popullit të vet".
Putin, u ndje i tradhtuar dhe u përgjigj fuqishëm me anti-amerikanizëm. Ai e krahasoi promovimin e demokracisë së presidentit Xhorxh W. Bush në Lindjen e Mesme si një formë e re e kolonializmit.
Në vitin 2009, Presidenti Barak Obama u përpoq të"resetoj " marrëdhëniet me Rusinë, por kishte shumë pak rezultat pozitiv. Në vitin 2010 një tjetër skandal shpërtheu - Uashingtoni zbuloi 12 spiunë rusë, të mbjellë nga FSB ruse një dekadë më parë. Aventura e lojës së Luftës së Ftohtë ishte kthyer.
Kjo ishte afër zbulimit e shpartallimit të spiunit që FSB e dërgoi kërkesën e saj për hetimin e FBI-së në lidhje me Tamerlan Tsarnaev. Në versionin e FBI-së, Tsarnaev u hetua si i dyshuar lidhur me terrorizmin. Por nuk gjeti asnjë lidhje të prekshme, dhe FSB nuk ofroi asnjë informacion shtesë, dhe rasti i tij ka skaduar. Kjo është ku të qenit në termat folëse mund të ketë bërë një ndryshim në mes jetës dhe vdekjes. Amerikanët nuk deshën të dëgjojnë, dhe rusët dështuan të shpjegojnë se ata, gjithashtu, kanë pasur pak informacion për të vazhduar.
Së pari, Moska raportohet se ka zbuluar vetëm disa shkëmbime të internetit të Tamerlan me disa radikalë islamikë nga pyjet malore në Kaukaz. Udhëtimi i tij në Dagestan në vitin 2012, ku për gjashtë muaj u përpoq të bashkohet me kryengritësit, ka ende për t'u analizuar plotësisht.
Xhihadi nga Facebook nuk është siç është luajtur loja në Kaukaz. Kur dy kontaktet e Tsarnaev - Mahmoud Mansur Nidal, një xhihadist nga Dagestani, dhe William Plotnikov, një emigrant rus në Kanada që u kthye militant islamik - u vranë vitin e kaluar në bastisje ushtarake, Tsarnaev u kthye në Shtetet e Bashkuara.
Sot, Moska dhe Uashingtoni të dyja pretendojnë se mungesa e bashkëpunimit të tyre ishte një keqkuptim ligjor. Në Shtetet e Bashkuara, për pjesën më të madhe, kjo mungesë e provave do të thotë se nuk ka rast. Edhe pse duket e çuditshme se FBI nuk do të kishte pranuar se paralajmërimi rus, dhe vizita Tsarnaev në Rusi, mund të përbëjë një rast për të mbajtur sytë në të.
Për rusët, të cilët shpesh kanë qenë të shkujdesur, ku ligjshmëria është shqetësuese, çdo lidhje me kryengritjen e Kaukazit ishte një burim i fortë për vigjilencën e vërtetë. Por ligjore apo jo, kishte informata të ngjashme që vijnë nga, të themi, Pakistani, që po luan një lojë të dyfishtë të xhihadistëve të dyve mbështetëse dhe shtypurve, dhe FBI mund të ketë reaguar më ndryshe.
"Terroristët pakistanezë" tani kanë kapur imagjinatën amerikane dhe hetimet urdhër shterues, të kontabilitetit për disa parandalime të suksesshme - si pakistanezë-amerikanët të cilët nuk arritën të hedhur në erë New York Times Square.
Pyetja e madhe për Shtetet e Bashkuara, tani që po ballafaqohet me fondamentalizmin islamik në mesin e qytetarëve dhe banorëve të vet, është: A mund Uashingtoni të vazhdojë të fokusohet në të kaluarën e KGB-së së Putinit dhe trashëgimisë së Luftës së Ftohtë?
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë në gjendje të menaxhojnë një ricilësim gjithë-përfshirës, por dy shërbime profesionale të fshehta duhet të jenë në gjendje të gjejnë një mënyrë për të ndarë informacionin e besueshëm.
Para se gjithash, kur rregullat e Luftës së Ftohtë aplikoheshin ende, amerikanët paralajmëruan liderin sovjetik Mikhail Gorbachev, kur ambasada e tyre në Moskë zbuloi komunistët e linjës së ashpër komplotimi të një grushti shteti në vitin 1991.

Apel publik për ndihmë humanitare , Debatik Shala nuk është në gjendje kome





Debatik Shala është vetëm një djalosh 12 vjeçar i cili ka nevojë për ndihmën tuaj. Dabatiku është i diagnostifikuar me Dg: Leucemia acuta lymmphoblastica high risk, me ç’rast i nevojitet transplantimi i palcës kurizore që kushton 200.000 euro.

Debatikut  tashmë i duhen edhe 150.000 euro për ta paguar shërimin, shumë kjo që është e papërballueshme për familjen e tij.



 Së fundmi janë organizuar disa evenimente bamirësie për të mbledhur fonde të mjaftueshme për ta ndihmuar vogëlushin.



Familja bënë apel që të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar mund të kontaktojnë babain e Debatikut , Xhavit Shalën, në numrin kontaktues  +377-44962773, në gjirollogarinë e Raiffeisen Bank: 1506011001728818 ose mund të dërgoni sms në Vala në numrin 55244.
Është knaqësi e madhe të shpëtohet një jetë, pjesëmarrja juaj ndihmon një jetë.
Ta hapim zemrën të gjithë, ti ndihmojmë Debatikut ti rikthehet buzëqeshja.





Familjarët e Debatikut kanë hedhur poshtë lajmin se djali tyre është në gjendje kome. Ata thanë   se Debatiku është duke u trajtuar nga sëmundja në Turqi.

“Jemi shqetësuar kur dëgjuam lajmin se Debatiku është në gjendje kome. Realisht ai është duke u trajtuar në Turqi, dhe nuk ndodhët në gjendje kome. Ne i falënderojmë të gjithë donatorët”, tha një i afërt i Debatikut.


(Floripress)

Lidhur me "Afërditën..." e dashurisë dhe me kopertina


Senad Guraziu


 (Ars Poetica Blog - 14 Maj 2013)

Info, ose pak fjalë me "shkas" - Më duheshin 2 kopertina, per 2 librat e mi (që janë në përgatitje për botim, njëri si vëllim me poezi "Medium dhe Flutura" dhe tjetri "Opinione dhe vështrime"). 
Për vëllimin poetik megjithatë zgjodha të bëj një "crop" të Venerës nga piktura e William B. Richmond (1842-1921) - Venera dhe Ankhise - (Walker Art Gallery, Liverpool, United Kingdom)

Mendoj se askund tjetër, në asnjë pikturë tjetër gjatë gjithë historisë së artit, Venera nuk është pikturuar më bukur se nga Richmond. Ndoshta sa i përket "rangimit" për të bukurën e paraqitjes, mund të bëhet ndonjë përjashtim, bie fjala me Veneren e Bouguereau, ose më mirë të thuhet - dua të them - këso "versione" s'është nevoja as të krahasohen mes vete... 
Psh. që të jem më i qartë, kur është fjala për "Venerat nudo" edhe "Lindja..." (Nascita di Venere) e Botticelli-t (madje përkundër mangësive kompozicionale-teknike të pikturës, siç është krahu i majtë i deformuar ose i "stërzgjatur" i Venerës), edhe "Lindja..." (Naissance de Venus) e Buguereau, edhe "Lindja..." (Naissance de Venus) e Cabanel, edhe "Lindja..." (Naissance de Venus) e Duval, e madje dhe ndonje "Birth..." tjetër e klasikeve dhe joklasikëve, janë thjesht perlash të pakrahasueshme artistike.

Për mua personalisht, në kuptimin artistik si pikturë Venera e Cabanel ndoshta është më "favoritja" sa i përket "Lindjes...", por them NDOSHTA. Sepse po aq "favorite" ndonjëherë mendoj është ajo e Duval, dhe ajo e Bouguereau. Shi për këtë mendoj se as nuk duhet "ngatërruar" me krahasime kur është fjala për perlat e artit, është i pakuptimtë krahasimi i perlave ashtu-kështu! Këtë pra desha të them, me gjithë këto fjalë - tjeter eshte kur na duhet te zgjedhim dic per nje kopertine!

Piktori britanik William Richmond në tabllon e tij “Venus and Anchises” na e paraqet takimin e Afërditës (ose Venerës, sipas versionit mitologjik romak) me dashnorin e saj tokësor, bariun trojan, Ankhise. Ata takohen gjatë natës në malin Ida. Venera (Afërdita), e veshur me ngjyra të ndezura, si e praruar, ecën në drejtim të dashnorit. Ai, i veshur me një këmishë të kuqe, duke mbajtur një harpë, duket aty nën një pemë ku deri para pak çastesh sikur po priste perëndeshën të vinte apo të shfaqej. Zakonisht, dënimi për vdekatarët, për shpirtrat e "rëndomtë" nëse ta shihnin një perëndi apo perëndeshë ishte të ktheheshin në gur. Mirëpo kjo nuk vlente për një dashnor të vetë Venerës, perëndeshës së dashurisë. 

Piktura në mënyrë të shkëlqyer figurative sikur e demonstron fuqinë transformuese të dashurisë dhe të bukurisë. Sfondi i pikturës është i errët, në këndin e djathtë shihen përtokë gjethet e zverdhura të vjeshtës, por kudo që Venera shkelë errësira, zymtësia kthehet në dritë, ajo rrethohet nga lule të pranverës dhe ngjyrat e jetës përndizen. Perëndesha paraqitet e shoqëruar nga luanët dhe, në fluturim, nga një grup pëllumbash e harabelash të shpërndarë. Sipas mitologjisë, nga takimet mes Venerës dhe Ankhise, nga dashuria e tyre, pati ardhur në jetë Enea, paraardhësi legjendar i Romakëve.

Thuhet që kjo tabllo pikturale të ketë qenë inspiruar nga një strofë e poetit Shelley (Percy Shelley), nga një poezi e tij me titull 'Epipsychidion'.

ja dhe kopertina (si detaj)


më poshtë piktura e plotë e Richmond


Për ta parë tabllon në rezolucion më të lartë vizito këtë faqe të ARC - Art Renewal Center:
http://www.artrenewal.org/pages/artwork.php?artworkid=42612
ose nëse keni dëshirë akoma më të madhe, version Super HRES, kërko duke shtuar në titullin kerkues "google art project", padyshim do te shfaqet faqja e google art project dhe tutje...versioni prej disa MB

***
Sa i përket kopertines për librin me shkrimet diskursive, edhe pse pata menduar "pih... s'është problem, e lehtë" nuk më doli ashtu, u desh të merresha më gjatë me të, sepse për të qenë sadopak më afër idesë pata dëshirë t'i kombinoja 2-3 imazhe në 1 (ashtu dhe bëra, zgjodha 3 sosh, aso "stockphotos" nga Shutterstock dhe i kombinova në 1), ja dhe kopertina përfundimtare e "kombinuar", dmth e kam fjalën për ballinën e librit



2013-05-14

KOSOVA E PAVARUR NË SYTË E STUDENTËVE


KOSOVA E PAVARUR NË SYTË E STUDENTËVE



(Konferencë shkencore për Kosovën në Universitetin e Varshavës)



Nga data 13-27 maj 2013, me ftesë të Universitetit të Varshavës një grup studentësh të Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të udhëhequr nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu, i cili është edhe bashkëmentor i projektit të studentëve polakë, do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria – kultura – politika).

Kësaj Konference i ka prirë hulumtimi njëmujor i gjashtë studentëve polakë gjatë nëntorit 2012 në Kosovë, të cilët kanë vjelë materialin për temat e masterit për kulturën, jetën politike, historinë dhe shoqërinë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të shoqëruar nga studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët tani janë ftuar të marrin pjesë me projektet e tyre në Universitetin e Varshavës. Studentët nga Kosova: Arben Mehmeti, Xheneta Brajshori, Besim Berisha, Abdullah Aliu dhe Besart Rexhepi do të prezantojnë tri kumtesa për luftën e fundit në Kosovë, simbolet kombëtare e shtetërore, identitetet kombëtare, si dhe pozitën e gruas shqiptare në Kosovë, ndërsa studentët polakë do të prezantojnë gjetjet e tyre për Betejën e Kosovës, kulturën tradicionale shqiptare, si dhe Kosovën në integrimet europiane.

Kjo është konferenca e dytë shkencore që organizohet nga universitetet polake për Kosovën brenda brenda dekadës së fundit. mit dh�"�FH`8�j të Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të udhëhequr nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu, i cili është edhe bashkëmentor i projektit të studentëve polakë, do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria – kultura – politika).
Kësaj Konference i ka prirë hulumtimi njëmujor i gjashtë studentëve polakë gjatë nëntorit 2012 në Kosovë, të cilët kanë vjelë materialin për temat e masterit për kulturën, jetën politike, historinë dhe shoqërinë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të shoqëruar nga studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët tani janë ftuar të marrin pjesë me projektet e tyre në Universitetin e Varshavës. Studentët nga Kosova: Arben Mehmeti, Xheneta Brajshori, Besim Berisha, Abdullah Aliu dhe Besart Rexhepi do të prezantojnë tri kumtesa për luftën e fundit në Kosovë, simbolet kombëtare e shtetërore, identitetet kombëtare, si dhe pozitën e gruas shqiptare në Kosovë, ndërsa studentët polakë do të prezantojnë gjetjet e tyre për Betejën e Kosovës, kulturën tradicionale shqiptare, si dhe Kosovën në integrimet europiane.

Kjo është konferenca e dytë shkencore që organizohet nga universitetet polake për Kosovën brenda brenda dekadës së fundit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...