Debatik Shala është vetëm një djalosh 12 vjeçar i cili ka nevojë për ndihmën tuaj. Dabatiku është i diagnostifikuar me Dg: Leucemia acuta lymmphoblastica high risk, me ç’rast i nevojitet transplantimi i palcës kurizore që kushton 200.000 euro.
Debatikut tashmë i duhen edhe 150.000 euro për ta paguar shërimin, shumë kjo që është e papërballueshme për familjen e tij.
Së fundmi janë organizuar disa evenimente bamirësie për të mbledhur fonde të mjaftueshme për ta ndihmuar vogëlushin.
Familja bënë apel që të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar mund të kontaktojnë babain e Debatikut , Xhavit Shalën, në numrin kontaktues +377-44962773, në gjirollogarinë e Raiffeisen Bank: 1506011001728818 ose mund të dërgoni sms në Vala në numrin 55244.
Ta hapim zemrën të gjithë, ti ndihmojmë Debatikut ti rikthehet buzëqeshja.
“Jemi shqetësuar kur dëgjuam lajmin se Debatiku është në gjendje kome. Realisht ai është duke u trajtuar në Turqi, dhe nuk ndodhët në gjendje kome. Ne i falënderojmë të gjithë donatorët”, tha një i afërt i Debatikut.
(Floripress)