2013-05-14

KRYEVEPRA E KADARESË, QË NUK IA PËRMËND ASKUSH

RIZA LAHI

Në një artikull botuar në “Tirana Observer” në gushtin e 2009, me titull “ Bohemi I Tironës përballë shtresës së tmerrëshme të “politikanë profesionsitë”, kemi vënë në dukje se e tër kjo shtresë ka folur me një zë dy herë: në mbrojtje të Kosovës dhe duke sharë Sllobodanin,e para, dhe per të hequr qafe Edvin Ramën nga politika. Dihet që këtë të fundit e futi në vorbullën e politikës , ai që për habinë masive të popullit shqiptar, pat thënë , si qe prezantuar me emër dhe mbiemër, si të ishte para zyrës së rekrutimit, pat thënë “ Unë jam…Prapa më vjen prapa historia “ .
Kur “Edvini “- PS , nuk fitoi në garën zgjedhjeve të vitit 2009, ne na pat lënë syhapur edhe diçka tjetër. Edhe përpara se të valaviste me forcën maksimale flamrin e fitores zoti Berisha, I kampit tjetër, tre - katër nga të kampit të tij, I patën kërkuar kryetarit që të dorëzonte menjëherë, me një frymë, tëkfëk,çelësat e zyrës së Kryetarit të Partisë.
Me çmotive?
E kush mund të hyjë në zermën e tjetrit! Ata caste, emri I njërit prej këtyre “socialsitëve të zellshëm” na kujtoi një sokëllimë të tij të dikurëshme prej fshatari luftëtar - “ t’ua kthejmë kokat në kafka”.
Sot është pikërisht ky “idividum”, që e ka emrin nga epopeja skënderbejane dhe mbiemrin nga epopeja sulltanore, , që është renditur për të kërkuar vota prej atyre shqiptarëve , që dikur donte t’u thyente “kafkat” …
Gjithsesi, në vazhdën e analizës së kësaj shtrese “kollarexhinjësh” ja, le të japim diçka nga artikulli që.përmendëm më lart.
“Na është krijiar përshtypja që Edi Rama... ndërmori një sulm të madh kundër shtresës së tmerrëshme të “politikanëve profesionistë”. Ca nga ata, ta zëmë të partisë që e vuri në krye, a i kemi parë se me sa zell duan t’ia këndojnë ”kolufruthin”, që të kujtojnë ata burrat që, kur e shikojnë nusen që po lëngon, mendojnë për të gjetur një tjetër, sapo të vdesë ajo.
E çfarë tjetër nuk pret njeri nga kjo shtresë kur, në traditën tonë, shokun e plagosur të së njëjtës llogoreje, e marrim në shpinë, i japim ujë, bukë dhe frymë nga fryma e jonë a, së paku, i vëmë një nënkrese para se ta braktisim.
Sigursht që unë nuk jam ndonjë fans i Edi Ramës; as më njeh e as e njoh, as bëj pjesë në partinë e tij e as në ndonjërën nga partitë...mirëpo, kur shikoj se si janë hedhur të gjithë “profesionistët” kundër tij, siç hidhet një kope ujërish mbi një ujk që i është thyer këmba dhe duan ta shqyejnë, më shtie në mendime se , ja çfarë e gjeti një artist idealist, bohem tirone, që dikush e mori nga mënga një ditë dhe e futi në strofullën e djajve të “politikanëve profesionistë”... Edi Rama rezistoi sa mundi. Me çfar kish lexuar, me çfar i thosh mëndja e intuita prej artisti, si edhe përvoja e vet individuale e filluar me rrahje të tmerrëshme rrugëve të qeta të kryeqytetit e deri te endjet nëpër Paris.
Ndryshe nga “profesionsitët” me zyra, poste, vetura, vula por pa asnjë anëtar, ai u kujtoi të gjithëve se nuk ishte politikan. Dhe kjo tregoi thelbin e furisë së vet për t’i dhënë atdheut të tij një dhuratë nga më të çmuarat, siç duan me shpirt artistët në mbarë botën – të hiqte nga skena këtë shtresë të tmerrëshme që i kanë kthyer partitë shqiptare në NGO, që nuk i heqin kryetarët asnjëherë dhe ua mbajnë vulat në sirtarët e shtëpisë gratë e tyre. Mirëpo...”
Po…Ku hyn Ismail Kadareja, xhanëm? Kryevepra e tij?
Ja, edhe pak!
Jo pak nga e ashtuquajtura “shtresa e politikanëve profesionistë” I ndanë një hendek I qartë dhe I madh nga populli I tyre. Shumë prej tyre kanë degjeneruar deri në atë masë, sa janë sikur të mos I ketë lindur një nënë shqiptare, por barku I ndonjë shtrige të ngjizur me djallin.
Kemi , ta zëmë , të “djathtë” që nuk kanë lënë gjë pa thënë për Berishën, more deri agjent sërb e shkuar agjentit e kanë bërë dhe, kur ai u ka zgjatur një kockë, goxha kockë, xhanëm jo të vockël, si ta zëmë , ndonjë vënd ambasadori, atasheu, ministri etj, jo vetëm kanë rënë skllukë në prehrin e “agjentit” , por edhe I dalin në mbrojtje me metodat e mësuara tanimë prej “politikani profesionist”, si të ishin Juda që qante duke parë Krishtin e spiunuar nga ai teksa e arrestonin. Ndonjërin nga ata që drejton parti që zoti e din se sa dhjetra ka, jo vetëm që nuk e shikon më njeri të shajë Berishën por e shikojmë se e paska bërë Berisha ambassador. Biles jo vetëm atë, por edhe djalin e tij! Allahalaaaahhhh!!!!!Njëri ambassador në perëndim të “Tironës “, e tjertri ambassador në lindje të saj.
Një tjetër qejfmbetur se nuk u fut në listë, uuuuu, mua jo? Baaahhhh!!!Mirë, mirë! do të vete të flë me mullixhiun…pardon…do të konkuroj I pavarur…jojo, jo krejt si ai
“ eshtrathyesi”, siç e kishte llagapin njëri prej sulltanëve osmanë që shkruante vjersha të bukura.
Për “Këngën e “Xhuvelërisë” “, ja, e kam në shtëpi një libër…
Mbase fytyra më pa makiazh e politikës “profesioniste” shqiptare, e kësaj shtrese përgjithësisht të pacipë, të padinjitet; kësaj turme burracakësh të pa din e iman, që dijnë vetëm të mburren para popullit të tyre e të rrijnë si pulë para çfardo mesatari të institucioneve ndërkombëtare të vendosur në Tiranë; që mjelin fisërisht çfar u del përpara e çfar ka mbetur nga kjo copë Shqipërie mjerë, sikur ajo ka mbetur vetëm në dorë të këtyre – “politikanëve profesionistë”; është vetë Fatos Nano., Pasi I bë 4 – 5 herë kryeministër, copash u bë, gati duke tundur këmbët si kalaman, për t’u bërë president. Ta ulë veten burri deri në atë farë feje, qoftë edhe për karrigen e presidentit?
Po…Kadareja dhe kryevepra e tij, çfar hyn, xhanëm?
Le ta lëmë për pastaj!
Unë e besoj plotësisht thënien se, “ unë hap menjëherë 100 mijë vënde pune!”. Pse? Sepse, nja të marrë bashkinë apo mnistrinë, ky premtonjës do të zevëndësojë gjithkënd atje, deri dhe te roja që “ka votuar për partinë time” që do të thotë t’u lësh fëmijët pa bukë të 100 mijëve të sapo zevëndësuar.
Ja, se ç ‘vjen nga mëndja e këtyre përbindëshish të serës “politikanë profesionistë”.
Këta njerëz I kemi para se si kapardisen për t’i dhënë mënd një populli filozof siç janë shqiptarët.
Adhurimi prej plebeu që kanë disa njerëz ndaj kësaj shtrese, ka bërë të vijnë drejt tyre me sy të adhuruar edhe poetë. Sigurisht që këta poetë, humbin shumë duke u vënë nën hyqmin e politikës me cilësinë e pajës së tyre private – atë të poetit. Xhengis Khani , ky thyerës i vërtetë krenash, kishte një njeri që e mbante pranë , që e linte të fliste gjithçka dhe që pranonte prej ti çdo të sharë. Ky ishte një poet.
Të tillë kompetenca kanë patur poetët edhe nga sulltanët e gjeneralët otomanë.
Poetët tanë Besnik Mustafaj dhe Preç Zogaj, dakord, kanë humbur nga poezia e tyre e kohës kur nuk e kishin hedhur atë bukuroshe në tregun e politikës, por ata erdh koha, një ditë, dhe rebeluan. Një poet, sa të ketë pa I ngordhur ai I shkretë nervi poetic, edhe rebelon. “Poeti edhe mëkaton, por nuk din të gënjejë”, thotë një aforizëm jo fort e njohur. Mirëpo poeti tjetër, në vënd që të interseohej se përse e kishin ndjerë veten të poshtëruar këta dy poetë – ish ministra, e pranoi karrigen e ministrit në një ministri me katër valenca dhe me shumë probleme financiare. Kur mund të mos e pranonte së paku,. për hir të dinjitetit të poeziv të tija dhe të emrit thuajse hyjnor “poet”. Pranimi I ofertave të politikanëve nga poetët pikërisht se ata janë poetë, ne na lë përshtypjen e dikujt që ka hedhur bijën e tij në tregun e prostitutave.
Po…kryevepra e Kadaresë, more, cila qënka? Që edhe nuk e përmendkërka askush?
Ja, edhe pak.
Një gazetar britanik shkruante me një dozë humori të lehtë për një tipar prej fshatarakësh trima që paskërkan shqiptarët. Pra…: “ Në Shqipëri, në dy veta, njëri është nishanxhi I mbaruar; në çdo dhjetë vetë, njëri është lider I lindur”.
E…janë mbledhur një turmë “liderësh të lindur”, që pranojnë çdo pafytyrësi, çdo poshtërim, çdo zvetënim, që janë gati të shesin edhe “gozhdat e Krishtit” për një karrige.
Këtyre, se fundja, edhe këta janë bij të Shqipërisë, të këtij populli; edhe ata kënë njerëz e halle e gëzime shoqërore përqark; kësaj shtrese të “politikanëve profesionistë” I hyn më shumë se kurkujt në punë kryevepra e shkrimtarit, poetit dhe përkthyesit tonë të madh - Kadaresë. Kjo shtresë që me diletantizmin e saj dhe etjen e frikëshme për karrige e për t’u rrethuar nga “yesmenë”, duhet të jetë , besojmë, e ndërgjegjëshme se, shprehjen që e kemi ndeshur të thonë disa të huaj për vëndin tonë si “devil’s land”, e kemi kryesisht “peshqesh “ prej tyre; sigurisht edhe nga “lumpenët” që shtohen përditë nga polarizimi I tmerrshëm I pasurisë e korrupsioni galopant. Shtresa që I duket vetja se ka lindur t’I japë mënd popullit shqiptar para kamerave, tribunave, në shtyp, në takime shokësh, etj, duke ndënjur më shumë me këmbë në zyra e makina, ndryshon shumë nga populli I tyre , që vazhdon të jetë pafund I mrekullueshëm. Kjo mrekulli e popullit tonë ka shtangur kushedi se sa të huaj të tromaksur fillimisht nga djallëzirat e “politikanëve profesionistë”; I ka shtangur dhe më pas, I ka bërë të bien në dashuri të sinqertë me popullin shqiptar.
Kapardisjet, dinakëritë, lajkat dhe intrigat e “profesionistëve “ tanë të sëmurë nga makutëria për famë, pasuri dhe servilë, që do t’ua kishin zili edhe Ali Pashë Tepelena me Esat pashë Toptanin. Ata janë krejt të ndryshme nga zemra e bardhë, ndjenja e humorit , mirësia, bujaria, dinjiteti, burrëria e fjalës së dhënë dhe miqësia pa interes që populli shqiptar, I ka në gen.
Po…Cila , pra, është kryevepra e Kadaresë? Cili roman është? Cila novelë? Cili përkthim? Cila esse?
Oh, asnjëra nga ata. Shkrimtari ynë i madh është ende I fortë, vital, e do të shkruajë gjëra ende më të bukura.
Por kurr më si kryevepra e tij.
Që e ka vulosur përjetë.
Që e dijnë të gjithë dhe që nuk ia përmend askush, kur duhet ta shpallnim nëpër planet dhe ta kishim të shkruajtur diku pranë dokumentit të indentifikimit tonë.
Shkrimtari ynë i madh ka refuzuar më shumë se dy herë ofertën e sigurt të karriges së presidentit të vëndit.

RIZA LAHI
Antar i Shoqatës Botërore të Poetëve

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...