2013-05-18

Stervinat politike në Partinë Socialiste sipas ish kryeministrit shqiptar z.Fatos Nanos


Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano tregon arsyet pse i dha fund armëpushimit të tij me vetveten, siç thotë, pasi në PS po goditeshin njerëz me kontribute siç është Arben Malaj.



Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, Nano e sheh të rëndësishme votën kundër klaneve, siç i cilëson ai, “masonike të Sali Berishës apo Edvin Kristaq  Ramës”. Duke folur për mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve për zgjedhje dhe mungesës së debatit në këtë proces, Fatos Nano atakoi figura të rëndësishme në Partisë Socialiste(PS) me një histori 20- vjeçare. Sipas tij, hartimi i listave në Partisë Socialiste  u bë përmes “teknologjisë të hiles së orës së fundit”, ndërsa “emrat me përvojë politike 20-vjeçare, që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko e Bashkim Fino e të tjerë, paradoksalisht sillen si stervina (kufoma) politike që gëlltisin pilula të helmatisura, që do të kenë efekte shumë negative më 23 qershor 2013 , kur publiku dhe militantët do t’i nxjerrin si jashtëqitje”.

Duke krahasuar përzgjedhjen e listave për kandidatë gjatë kohës që ai drejtonte Partinë Socialiste -në dhe tani, Ftaos Nano shikon një ndryshim si “nata me ditën”, pasi ato nuk bëheshin të fshehta, ndërsa sot ato, për shkak edhe të sistemit zgjedhor të listave të mbyllura, janë atribut vetëm i kryetarit. Sipas  Fatos Nanos, mungesa e konsultimit me bazën socialiste dhe strukturat e partisë do të japë efekte të dukshme në votat e 23 qershorit të 2013-shës..

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...