2013-08-11

Një foto e rrallë, Bajram Curri i vrarë te shpella e Dragobisë

description

Para disa kohësh, gazeta “Shekulli” publikoi për herë të parë pasaportën origjinale të Heroit të Popullit Bajram Curri. Një e dhënë historike që duhej studiuar nga historianët dhe që kërkohej përgjigje nga lexuesit, ishte data e lindjes. Në të gjitha dokumentet historike për jetën e Bajram Currit, lindja e tij daton viti 1862,kurse në pasaportën e zbuluar ai është lindur në vitin 1866. Në fakt asnjë nga studiuesit apo Akademia e Shkencave nuk u mor me studimin e këtyre fakteve që dilnin në dritë për Plakun e Maleve, Heroin e Popullit, Bajram Curri. Shumë e shumë këngë popullore, shumë e shumë data e ngjarje historike duhet të ndryshojnë, duke iu qasur realitetit historik e për t’u shkruar ashtu siç duhet historia e kombit tonë. Kjo gazetë ka sjellur edhe një tjetër fakt interesant të Bajram Currit: një foto ku shihet i shtrirë vetëm pak çaste pasi kishte vdekur. Akoma nuk është studiuar ( për sa jemi në dijeni ), se kush është autori i fotografisë, e kush kishte aparat me vete në shpellën e Dragobisë në momentet kur Bajram Curri ia shkrepi vetes, por kjo foto vlen sa njëmijë fjalë dhe duhet vlerësuar si material historik dhe me vlera. Në një intervistë para disa vitesh, Nehat Zherka nga Gjakova, flet për gjyshin e tij fotograf dhe negativat e filmave të ruajtur, e ku Ahmet Zherka ka fiksuar në celuloid këto pamje të Bajram Currit vetëm pak çaste pas vetëvrasjes. Por ky fakt mbetet i pazbuluar. Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme. Në një nga negativet e pazhvilluar ndonjëherë tregon për një njeri të shtrirë që sipas Nehatit, është Bajram Curri i vrarë. Sidoqoftë u mbetet historianëve të eksplorojnë më shumë në gjenezën e Bajram Currit, “Heroit të Vegjëlisë”siç e ka cilësuar populli. Familja Curri etnogjenezën e ka nga malësitë e veriut të Shqipërisë e që lidhet me pinjollin e saj Hysen Kurt Currin, i cili ka vepruar në Nikaj me fisin e Krasniqes që ishte veprimtar dhe njeri me ndikim te madh në krahinë. Për këtë arsye edhe sot në fshatin Curraj gjenden toponimet që nxjerrin në dritë prejardhjen e tij, si “Ara e Hysen Kurtit, "Shkalla e Currit", etj. Mosbindja e familjes Curri ndaj pushtetit osman ,e detyroj Hysenin të marrë rrugën e kurbetit. Ai,pas shumë peripecish, largohet nga malësia e Nikajve dhe vendoset në Gjakovë, ku gjeti dhe përkrahjen e gjakovareve. Kështu, me ndihmën e tyre e ngritën kullën rrëzë Çabratit që u bë kala , duke mos u përkulur para armiqve që në atë kohë ishin të shumtë, si Perandoria Osmane, Serbia dhe Mali i zi. Si familje Currajt nuk kanë pasur pasuri e pushtet, nuk ishin as bajraktar, por ishin të vlerësuar nga populli për shkak të vlerave të larta patriotike dhe luftarake në mbrojtjen e çështjes kombëtare.
Bajramcurri foto.jpg

Bajram Curri (1862-1925) ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. [1], Hero i Popullit shqiptar nga Malësia e Gjakovës.


U mbrujt me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që e përjetoi mjaft të afërt si periudhë, me vrasjen e t'atit, Shaqir agës. Shtëpia e Currve të Gjakovës, kanë qenë zotní, të cilësuar me këtë titull, të Krasniqes. Titullin deri tek Bajrami, familja e pati Agë. Prej qëndresës së të atit ndaj trupave turke më 1860 në malësitë e Krasniqes, Mahmud Pasha shtrëngohet të tërhiqet në Gjakovë ku rreshtoi disa anëtarë të familjes së tij dhe parinë e vendit për t'i burgosë në Krushën e Madhe, katund në rrugën Gjakovë-Prizren.
Këtu i burgosur, lindi më 1862 Bajram Curri. Pas gjashtë muajsh Sulltan Abdyl Hazizi vendon t'i lirojë kosovarët. Duke qenë se Bajramit me kohën iu dëgjua zëri në krahinën e tij, si për kundërshtitë ndaj bejlerëve të Kryeziut, një komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së mbrami kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesor të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit "Bashkimi" të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës.
Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar popullorë që theu ushtritë osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912, dhe në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup. Mbresëlënëse në futjen në dorë të Shkupit është besa e përgjithëshme që u vendos për të mos cënuar rendin e rehatinë e qytetarëve.
Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve antikombëtare e separatiste të Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Me të hyrë ushtritë austriake në Gjakovë më 1916, shkon në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë, dhe për zhvillimin arsimor.
Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencës së Paqes në Paris (1919) në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë shqiptare në Kosovë t'i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura.
Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste. Me anë të ndikimit të tij bën të mundur që të dërgojë jashtështeti me bursë shtetnore të rinj premtues, si Rexhep Krasniqi, Xhevat Kortsha e Krist Maloki. Ishte kundër forcimit të pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij qysh në fillim. Në ndihmë të qeverisë së Tiranës bashkëpunon për paqsimin e situatës në Revoltën e Mirditës. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë disa ditore të Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut ndaj masave të çpopullimit që kishin ndërmarrë serbo-malazezët. Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut, bashkë me Elez Isuf Ndreun dhe M. Krujën me emrin "Lidhja e Shenjtë".Krijoi një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku kërcënonte qeverinë e Tiranës dhe bashkëpunoi me çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar.
Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hap rrugën fitores së Lëvizjes së Qershorit 1924. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit.
U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi të prirë nga Ceno Kryeziu e Kadri Malsori Mehmeti, më 29 mars 1925.

Literatura
^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 - Republika e Shqipërisë KUVENDI. Tiranë 2005.
^ Letërkëmbim (1947-1958) fq. 141, Camaj-Pipa Shkodër 2006
^ a b c Dr. Krasniqi R., Jeta dhe vepra patriotike e Bajram Currit, Hylli i Dritës, 3/1944
^ Kodra M., Çështja shqiptare në analet diplomatike amerikane në vitet 1918-1945, faqe 49

Shpëtimtari gjysmëperëndi dëshmon veten si hero

description

Logan Lerman përsërit rolin e tij kryesor si djali gjysmëperëndi i Poseidonit i profetizuar për të shpëtuar botën dhe fëmijëve të tjerë të perëndive me njerëzit. I prodhuar nga Kris Kolombus, radha e suksesshme e filmave të mëdhenj të të cilit përfshijnë filmat ‘Harry Potter’, ‘Percy Jackson: Lightning Thief’, ‘Fantastic Four :Rise of Surfer’, ‘Night at the Museum’ dhe ‘Night at the Museum: Battle of Smithsonian’, ky film u adaptua nga libri i dytë i Rik Riordanit nga seria e njohur e librave bestseller ‘Percy Jackson and The Olympians’.

Persi niset në ‘odisenë’ e tij

Ngjarja zhvillohet nga përballja me zbulime shokuese familjare, shpëtimi i mikut të tij Groverit nga një ciklop dhe beteja me ndihmën e gjysmëperëndive miq të tij, për të ndaluar përfundimisht Kronosin nga shkatërrimi i botës së tyre. Në ‘Percy Jackson: Sea of Monsters’ , Orakulli edhe më tutje e komplikon ndjenjën e detyrës që ka Persi mbi krahët e tij, kur i thotë atij se ai ose do ta shkatërrojë Olimpin, ose do ta shpëtojë atë. Ai nuk është i sigurt nëse mund të pranojë një gjë të tillë. Ai ka shumë për të humbur prandaj duhet të veprojë me shumë kujdes. Ai mundohet të shpëtojë kampin e gjysmë-perëndive dhe ta dëshmojë veten si hero. Ai është larguar me babanë e tij, i cili nuk u përgjigjet kërkesave të tij për ndihmë. Persi niset në ‘odisenë’ e tij për dy arsye: për të shpëtuar shtëpinë e tij, dhe për t’u siguruar nëse është vërtetë një hero.

Luftëtari i mendueshëm

Në udhëtimin e tij për të luftuar gjysmëperëndinë Luk (që luhet nga Xhejk Abel) dhe për të marrë Brinjët e Artë, Persi zbulon se ai ka një gjysmë-vëlla, Tajsonin (Douglas Smith) që është një ciklop. ‘Nëse në shumicën e rasteve ciklopët shihen si përbindësh, duhet thënë se Tajson është pikërisht i kundërt me çdo përbindësh. Ai është një adoleshent i ëmbël’, thotë regjisori Thor Freudental. ‘Tajson është një lloj luftëtari i cili është i mendueshëm tërë kohën. Ai është një nga ata njerëz që duket shumë i thjeshtë, por në fakt e ka një urtësi të thellë brenda vetes’, thotë aktori që e luan rolin e tij, Douglas Smith. Si Persi Tajson është bir i Poseidonit, por derisa nëna e Persit është njerëzore, nëna e Tajsonit ishte një nimfë deti. Filmi fillon të shfaqet në kinematë botërore nga data 7 gusht.

Brirët në ballin e Skënderbeut, sipas folklorit shqiptar



Ali Suf Krashi tregonte se paskan jetuar edhe tre kreshnikë shqiptarë me brirë në ballë, pas Skënderbeut, në kohë shumë të vona, e paskan luftuar edhe këta për liri kundër batalioneve të Turqisë

Ali Zejneli, atë ditë që isha në shtëpi të tij, më 22 gusht 1929, më dha portretin e Fatosit ose të them më mirë ma bëri prosopografinë e tij, e cila është fort e çuditshme dhe afërmendsh; e paraqet atë cok si përbindësh e po e parashtroj tekstualisht: "S'ka pasë si Skandërbegju në dynja, se i kanë dalë brinja si kaprollit. Ka qanë nishanlli në botët; si Ai asnjëa tjetër. Skandërbegju ka qëanë me brinja, me dy brinja në lule të ballit. Ka pasë ene fletë për nënë sqetull. Mustaqet e zeza Skandërbegju, mas fjalës së vjetër, i ka pasë më njëanën ané katër pëllamë e më tjetrën katër pëllamë të mëdhoja, çi ja kanë maot Skandërbegjut. Kur luftonte Skandërbegju i baonte syët të përxhakun ene çitte dum prej gojet: çaq i zoti çi ka qëanë në luftë. Ka pasë fuçi sa shtatë evliarë bashkë".

Fshehja e brirëve nga kreshnikët

Ndër këto tipare të jashtëzakonshme na tërheqin fort vërejtjen, e madje na çudisin shumë brirët në ballë të Skënderbeut. Si është e mundur të dalin brirë në ballë të njeriut? Në folklorin tonë a ekziston ky motiv absurd? Dhe në qoftë se ekziston është i ri apo i vjetër? Po shohim: "Kuptova se motivi i brirëve në ballë të njeriut është i gjallë në folklorin tonë dhe u binda sidomos pas vitit 1956, kur dëgjova me veshët e mi të flitet për një malësor injorant, i cili, kur doli partizan, njërin prej heronjve të luftës sonë legjendare e pandehte se kishte brirë në ballë… dhe në janar të vitit 1962, një dibran prej, si dhe Ali Suf Krashi, që erdhi mik në shtëpinë time, më tregoi se paskan jetuar edhe tre kreshnikë shqiptarë me brirë në ballë, pas Skënderbeut, në kohë shumë të vona, e paskan luftuar edhe këta për liri kundër batalioneve të Turqisë. Dhe ja ç'më tha fjalë për fjalë:
Lam Daci i Kalisë së Lumës, kundër Turkies, ka çanë me brina në Ballë; ene Nazif Grezhdani prej Grezhdani, kundër Turkies, e Zeledin Seferi prej Luznie të Dibrës, afër Selishtës, kundër Turkies, kanë çanë me brina në ballë. Jallah, si u dalin këto brina këtyne! I mshehin me një kësule të madhe, të bardhe, e nuk u shifen. Po kur t'u binte një fashkare (shuplakë) qafës, atëhere vup u dalin brinat e njaten nji pash e me të kapë me ato brina të faekin… Dy tjerët kanë qanë ma vonë, në kohë të Sulltan Hamidit….
Sipas fjalëve të kallëzonjësit, këta kreshnikë kanë jetuar e vepruar, para dhe pas Lidhjes së Prizrenit; e kuptojmë se Nazifi e Zeledini kanë luftuar në kohë të Sulltan Hamidit. Është shumë interesante dhe fshehja e dalja e brirëve, që na paraqitet si mekanizëm biologjik, i ngjashëm me atë të kthetrave të kafshëve, si fjala vjen luani e tigri. Kreshnikët i mbanin fshehur brirët, po, si duket, i nxirrnin menjëherë, kur përlesheshin me armiqtë e tyre. Këtë përkujtim do të këtë pasur sigurisht dhe Ali Zejneli për brirët e Skënderbeut.

Skënderbeu dhe lëkura e cjapit

Ali Zejneli, në vrullin e entuziazmit të tij, e imagjinon Skënderbeun si përbindësh me brirë në ballë, po në të vërtetë këta brirë janë vendosur në përkrenaren e Atij dhe fshatarët e buzës së Detit, që prej Ishmi gjer në Shëngjin dhe të Kurbinit dhe të Malësisë së Lezhës me anë të legjendash të bukura na tregojnë dhe arsyet pse Fatosi i ka ngulur ato në përkrejsen e tij të famshme. Me dy legjenda të këtilla, për fat rashë dhe unë më 20 tetor 1960. M'i dha shoku Faslli Sinica, prej Devolli, i cili më 1945 e 1946 ka qenë komandant i batalionit të ndjekjes dhe e ka dëgjuar në katundin Laç të Krujës tekstualisht:
"Njëherë n'atë kohë turqit e rrethuan Skënderbenë me gjithë ushtrinë në një katund. Turqit kishin fuqi të madhe dhe që të çante rrethimin, Skënderbeu, qe e pamundur.
Atëherë, ky siç ishte i rrethuar brenda në katund, mori një cjap të madh e theri, e rropi dhe e veshi lëkurën e tij. Katundarët u thanë Turqve: "Po na ngordhin bagëtia, na lejoni t'i nxjerrim të kullosin". Turqit i lejuan që t'i nxirrnin bagëtinë, po bashkë me dhitë dolli dhe Skënderbeu duke ecur këmba doras si dhi me lëkurën e cjapit veshur e si cjap me brirë. Turqit s'e pikasën. Mirëpo, Skënderbeu me të dalë nga rrethimi përgatiti shpejt një ushtri të mirë, u ra turqve prapa krahëve dhe i detyroi të largohen. Kështu e shpëtoi ushtrinë e tij që ishte e rrethuar".
Në një katund të Lezhës ka dëgjuar edhe këto për stemën e Skënderbeut:
Në ato kohë u afruan turqit me anijet e tyre për të zbarkuar në Shëngjin. Po Skënderbeu, me qëllim që t'i frikësonte Turqit, mblodhi një tufë të madhe me dhi dhe në brirët e çdo dhie vuri nga një qiri të ndezur dhe i lëshoi natën nga mali në drejtim të Turqve, që ishin në buzë të detit. Turqit, duke parë gjithë ato drita që po u turreshin, u frikësuan fort dhe ikën me anijet e tyre nga kishin ardhur. Kështu Skënderbeu e shpëtoi Shëngjinin dhe për kujtim të asaj fitoreje, vuri për stemë brirët e dhisë, se dhitë ua dhanë datën turqve".

Përkrenarja me brirët e dhisë

Përkrenarja e Skënderbeut, me brirët e dhisë, i jep Heroit tonë, një bukuri të veçantë, një origjinalitet e madhështi njëkohësisht dhe i ka tërhequr vërejtjen e i ka ngjallur kureshtjen popullit tonë kurdoherë.
Aliu, në përshkrimin e tipareve të Skënderbeut, më tha se Fatosi ka pasur dhe fletë për nënsqetull. Këtu po i biem shkurt, duke përfunduar se Skënderbeu, ka pasur fletë për nën sqetull, që qoftë e fluturonte mal më mal, e kep më kep, me kalë e me mushkë, bile dhe me gomar, sipas një besimi që njihet tashmë dhe vërtetohet me provat materiale të gjurmëve të kalit e të mushkës të ngulura në shkëmb. Na bind për këtë edhe Barleti, që shkruan për fluturimet e tij. Na mbushet mendja se legjendat popullore në fillim e përfytyrojnë Skënderbeun si dragua, e kështu, mitologjia që po krijonin ata për Skënderbeun, ka pasur lidhje me mitologjinë e vjetër shqipe. Kështu, fshatari i thjeshtë prej Urxallës së Macukllit të Matit po na del mbartës e zbulonjës i besimit popullor shumë të vjetër, e kështu fjala e tij është e saktë e ka rëndësi të madhe për Mitologjinë Skënderiane.
Legjendat popullore na thonë se Fatosi ka kaluar me kalë e me mushkë në shumë vende të malësisë, kep më kep e ka fluturuar mal më mal edhe gjurmët e kafshës së tij, të rrasura nëpër shkëmbinj, na kanë mbetur gjer më sot si prova të gjalla e tregohen. Po këto gjeste të mbinatyrshme, në ç'baza i ka mbështetur imagjinata popullore; a mos i ka marrë nga feja myslimane? - po shohim:
Jam i bindur se të parët tanë, në etapën e parë të krijimit të legjendave kanë besuar se Ai duhet medoemos të ketë të hofme të mëdha, doemos ka pasur fletë për nënsqetull, pra ka qenë dragua, siç e ka parë në ëndërr e ëma para se ta lindte. Por, në etapën e dytë "……….. me përhapjen e myslimanizmit në masë, figura e dragoit u zëvendësua prej evliarëve e të dashmëve të Allahut dhe Mitologjia Skënderiane mori tjetër drejtim….. si na paraqitet sot. Fluturimet e rrufeshme dragonjtë i kryejnë në sajë të fletëve që kanë nën sqetull. Pra, del si rrjedhim që legjendat e etapës së parë kanë pas treguar sigurisht se Ai ka pasur dhe drangoj si bashkëluftëtarë, e këta drangoj në etapën e dytë u zëvendësuan prej evliarësh dhe se Fatosi, pra, duket të ketë pasur fletë nën sqetull, na bind edhe Barleti e Frang Bardhi".
Por, Ali Zejneli ka ruajtur atë të vjetrën që Skënderbeu ka pasur fletë për nënsqetull, e pra ka qenë dragua dhe kështu na bind se pushteti i mbinatyrshëm i Kreshnikut arbëror për të hofmet e për të fluturuarat e ka bazën në mitologjinë shqipe të vjetër e jo në atë myslimane, siç paraqitet sot malësori në fjalë, që duhet çmuar se na ka ruajtur edhe këtë motiv ndër sa e sa të tjerë.

Historia e dashurisë angleze

description

Në janar të vitit 1930, një grua 27-vjeçare e kishte publikuar një shpallje në “Matrimonial Post”. Ndoshta ky veprim ishte pjesë e ndonjë premtimi për vitin e ri, pasi ishte bezdisur nga familjarët gjatë Kërshëndellave. Prandaj, shtrohet pyetja, çka shpreson kjo grua e re, e cila e përshkruan veten si “në biznes”? “Dëshiron ta takojë një mashkull të pastër, qoftë edhe jo të hijshëm, të paktën të këndshëm, që fiton rreth 5 funte në javë”. Ky ishte një standard i shpeshtë në gazetat që publikonin shpallje për çifte që nga fundi i shekullit XIX. Një grua tjetër donte “një burrë shtëpie, jo tepër të trashë, të edukuar mirë dhe që nuk dehet”.

Përvoja emocionale

A duhet të na bëjnë të qeshemi, të qajmë, apo të ndjejmë keqardhje në lidhje me këto kërkesa? Historiania sociale Kler Langhamer punon me vëmendje nëpër ditarë dhe revista, në kërkim të tendencave dhe risive të dashurisë romantike të mesit të shekullit XX në Angli. “Dashuria ka një histori”, shkruan ajo, gjë që ka shumë rëndësi, duke pasur parasysh tendencën tonë që të mendojmë rreth dashurisë si një emocion, i cili nuk ka të bëjë me historinë dhe gjeografinë. Nëse dashuria ndryshon, atëherë ekziston rreziku që sonetet e Shekspirit të bëhen demode. Por, në fakt, ajo shumë rrallë i afrohet shumë përvojës emocionale. Nuk ka logjikë që “të rënit në dashuri” ishte i ndryshëm gjatë viteve 1920, krahasuar me vitet 1970. Ajo që Langhamer ka për qëllim të thotë, ka të bëjë me infrastrukturën dhe shprehitë e dashurisë: rregullat shoqërore, të cilat përcaktojnë se në kë mundesh, e në kë nuk mund të dashurohesh; pastaj si mund të takoheni dhe t’i vardiseni njëri-tjetrit, apo edhe të martoheni. Tanimë jemi kthyer në një territor të sigurt. Gati të gjithë pajtohen se praktika e vardisjes ka një histori të gjatë dhe se kultura e sotme, e caktimit të takimeve në internet (e inauguruar në vitin 1966) shumë shpejt do të evoluojë në diçka më të re. Vardisja ndryshon, sikur që ndryshojnë edhe motivet për zgjedhjen e partnerëve jetësorë. Ka kohë që historianët tregojnë versionet e ndryshme të këtij tregimi.

Gjetja e dashurisë së jetës

Megjithatë, Langhamer rendit dëshmi për ndryshime të vogla, të cilat rezultojnë me diçka aq radikale, që ai e quan revolucion. Gjuha e “Zemrave të Vetmuara” të para Luftës së Dytë Botërore, është zëvendësuar nga bisedat e përmbushjes emocionale. Në vitet 1950 dhe 1960 ju më nuk do të kërkoni një mashkull i cili, të paktën është “i këndshëm”. Ju shpresoni ta takoni shpirtin tuaj binjak, dashurinë e jetës tuaj. Dhe, gjithnjë e më shumë, mendohej se dashuria e vërtetë duhet të përfshijë tërheqjen fizike. Nëse në takimin e parë nuk do të kishte “reaksione kimike”, atëherë nuk kishte kuptim që të vazhdohej më tej edhe nëse ai mashkull kishte të ardhura të majme. “Intimiteti emocional fitoi një vlerë gjithnjë e më të madhe si çelës i lumturisë”, shkruan Langhamer. Ndoshta gjithmonë njerëzit e kanë ndier këtë, por trendi kah ajo që shumica e njerëzve ta ndjenin dhe ta shprehnin atë, është mahnitës. Nën këtë paraqitje të gjerë, dëshmitë na çojnë në të gjitha drejtimet. Gjetja e një partneri të përshtatshëm në vitet 1930 dhe 1940 në përgjithësi nënkuptonte ta gjeje dikë si vetja jote, përpos, natyrisht, që ishte i gjinisë së kundërt. (Langhamer nuk merret me dashurinë ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë). Nëse dukej të kishte një dallim në moshë, atëherë burri duhej të ishte më i moshuar se gruaja. Gratë më të vjetra se burri nuk preferoheshin, meqë ato shkaktonin huti në lidhje me rolin e caktuar të burrit si udhëheqës dhe edukues. E, çka me të huajt? Komentuesit vazhdonin që të bënin vërejtje kundër ushtarëve amerikanë, por anglezet vazhdonin që të binin në dashuri me ta, duke bërë që, deri në fund të luftës, rreth 40 000 angleze të martoheshin me ushtarë amerikanë. Gruaja e një famullitari këshillonte gratë që të iknin nga ushtarët zezakë amerikanë. Shumë fshatarë mendonin se një gjë e tillë paraqiste ofendim. Në skenat e vogla sikur kjo, mund të vërehen rregullat që ndryshoheshin nga njerëzit që mendonin praktikisht dhe ideologjikisht.

Lidhja ndërmjet personave të racave të ndryshme

Mund të shpresosh që ka pasur të paktën një lidhje të lumtur të dashurisë midis personave të racave të ndryshme në fshatin Uorl të Somersetit verior. Por, dëshmitë e Langhamerit tregojnë se dashnorët asokohe ishin konservatorë në përzgjedhjen e partnerit. U bë e mundur të dashuroje haptazi jashtë kufijve të klasës shoqërore, besimit, moshës dhe racës, por në praktikë njerëzit vazhdonin që të martoheshin me ata që i bënin të ndiheshin “si në shtëpi”. Një pjesë e madhe e materialit burimor vjen nga Arkivi “Mass Observation”, një projekt i jashtëzakonshëm që filloi në vitin 1937 e që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ideja ishte që të ofrohej një ndihmë për njerëzit “e rëndomtë” që mblidhnin të dhëna rreth jetës së anglezëve - të dhëna të të gjitha llojeve, duke filluar nga shprehitë e festave e deri te preferencat e depilimit. Njëri nga themeluesit, Tom Harrisson, ishte ornitolog i famshëm. Vëzhguesit në kafene shkruanin sikur të ishin duke pritur në ndonjë shkurre që të fillonte rituali i ndërzimit. Por, ata shkuan përtej kësaj, duke mbajtur ditarë dhe duke paraqitur jetët e tyre personale. Rezultat i kësaj është një “fushë e arit” për historianët socialë. Por, ky material mund të jetë problematik, meqë nuk dimë shumë rreth vëzhguesve, për të vlerësuar motivimet e tyre. Një nëpunës i forcave ajrore në vitin 1943 shkruan se partnerët bashkëshortorë duhet të kenë pikëpamje të përbashkëta fundamentale rreth çështjeve politike dhe sociale. Në këtë mozaik të statistikave, anekdotave dhe jetëve të vërteta, është vështirë të kuptohet domethënia e vërtetë e këtyre deklaratave. Zërat të cilët i dëgjojmë më së shpeshti, që u referohen bashkimeve në momentet e dyshimit, janë ata të “hallave të agonisë” nga revistat e grave. Faqja e problemeve me gjasë ishte shpikur në vitin 1691 nga “kurorëshkelësi problematik”, Xhon Danton.

Thirrjet për ndryshim të ligjeve të shkurorëzimit

Është mëkat që pronësia akademike e kufizon Langhamerin për ta bërë një analizë objektive në një gjuhë neutrale. Citimet shpesh duken të tepërta. Problemi është se, me një material kaq eklektik, me përjashtimet që janë më të shpeshta sesa rregullat, konkludimet doemos janë tepër të përgjithësuara. Langhamer përfundon një kapitull duke thënë se “dashuria e mesit të shekullit ishte e pasur dhe e shumanshme, e përzier me shpresa komplekse dhe me dëshira problematike”. Kjo duket si diçka që më së paku mund të thuhet rreth dashurisë në çfarëdo epoke të mundshme. Megjithatë, me dëshirë do ta lexonim një vazhdim të këtij libri, që do të fliste rreth dashurisë angleze në shekullin XXI. Langhamer thotë se, deri në vitet 1970, pritjet për vetë-përmbushjen romantike ushtronin një presion aq të madh ndaj lidhjeve, të cilin presion ato shpesh nuk mund ta bartnin. Nuk ishte e rastësishme që në këtë kohë ishin shpeshtuar thirrjet për ndryshim të ligjeve të shkurorëzimit. Langhamer këtë e sheh si përfundim të epokës së artë të martesës. E tani, ku gjendemi? Libri “The English in Love” ka mundësi t’i shndërrojë lexuesit në antropologë amatorë, në vëzhgues të kulturës së tyre.

Hasan Prishtina, figurë madhore e historisë shqiptare



Edhe pak ditë dhe mbushen plot 80 vjet nga vrasja e Hasan Prishtinës nga ana e Ibrahim Çelos në Selanik të Greqisë. Ndërsa, më 27 shtator mbushen 140 vjet nga lindja e këtij heroi të popullit shqiptar. Institucionet tona shtetërore kulturore janë duke përgatitur aktivitete për t’i kujtuar këta dy përvjetorë. Ndërsa, historianët çmojnë lart figurën e Hasan Prishtinës, duke konsideruar se ai ishte dhe mbetet figura kyçe e luftës çlirimtare të shqiptarëve në pjesën e parë të shekullit XX, duke thënë se historiografia shqiptare edhe pse e ka trajtuar gjerësisht dhe e ka vlerësuar kontributin e tij, ka ende çfarë të thotë për këtë patriot të madh.

Vizitë në shtypin në Selanik

Emri i tij tashmë mbahet nga shumë institucione arsimore publike në Kosovë, ndërsa tani, edhe Universiteti Publik i Prishtinës e mban emrin e tij, andaj edhe zyrtarë të këtij universiteti kanë bërë gati aktivitete për shënimin e 80-vjetorit të vrasje së Prishtinës dhe 140 vjetorin e lindjes. Zyrtarë të Rektoratit të Prishtinës kanë thënë për “Kosova Sot” se zyrtarët e lartë të këtij institucioni arsimor do ta vizitojnë shtëpinë e Prishtinës në Selanik, ndërsa aktivitete kanë përgatitur edhe për ditëlindjen e tij. Kjo është konfirmuar edhe nga Ardian Kastrati, zëdhënësi i rektorit Ibrahim Gashi. “Rektori do ta vizitojë shtëpinë e Hasan Prishtinës së bashku me Dekanin e Fakultetit Filozofik javën tjetër në Selanik, kur edhe shënohet simbolikisht 80-vjetori i vrasjes se tij. Kurse, për ditëlindjen e tij do ta kemi një aktivitet për të cilin mediet do të informohen me kohë”, ka thënë Kastrati në një prononcim për “Kosova Sot”. Në anën tjetër, në një prononcim për “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami ka thënë se Hasan Prishtina është një ndër figurat më madhështore shqiptare gjatë tërë historisë sonë mijëravjeçare. Sipas tij, Prishtina është figura kyçe poetike e ushtarake shqiptare në pjesën I të shekullit XX dhe këtë e vërteton fakti se që nga braktisja në mënyrë demonstrative e Parlamentit osman dhe mbajtjen e Takimit të Taksimit, Prishtina në asnjë moment nuk do të zmbrapsej dhe deri në frymën e fundit do të punojë për shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe luftën për bashkimin e trojeve të shkëputura nga shteti amë. “Edhe Pavarësia e Shqipërisë më 1912 është produkt kryekëput i luftës së Hasan Prishtinës, sepse ai ishte organizatori kryesor i kryengritjes më të fuqishme të shqiptarëve në shekullin XX kundër osmanlinjve. Më vonë, Prishtina do të bëhet një ndër udhëheqësit kryesorë kundër okupimit të Serbisë, e cila e burgosi në nëntor të 1912-ës dhe e mbajti në prill të 1913-ës në Beograd”, ka thënë ai, duke shtuar se Hasan Prishtina do të shquhet gjithmonë për shkollën shqipe, për emancipimin kombëtar, për atë kulturor dhe tolerancën kombëtare. Ndërsa ishte mik dhe bashkëpunëtor i partitive më të mëdha dhe të njohura që ka nxjerrë kombi shqiptar nga Jugu në Veri.

Themeluesi shkollave shqipe

Bajrami ka thënë se edhe pse Prishtina nuk ishte më 1918 në Kuvendin themelues të Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, ai prej 1915-ës e deri më 1918 u shqua për themelimin e shkollave shqipe në Vushtrri, në Mitrovicë, në Pejë, në Gjakovë e vende të tjera. “Prishtina shquhet edhe për luftën e tij se Shqipëria duhet të frymojë si Një dhe se Evropa padrejtësisht i ndahu trojet shqiptare. Më 1921 ai themeloi edhe një kabinet qeveritar, por për shkak të intervenimit të jashtëm dhe divergjencave të brendshme, pas 4 ditëve dha dorëheqje dhe nga ajo kohë e derisa u vra më 1933, mbeti në opozitë”, ka pohuar historiani Bajrami. Bajrami ka thënë se për Prishtinën është shkruar shumë dhe historiografia shqipe ka bërë shumë për të, por ende ka hapësira për të. “Për Prishtinën, në saje e rrethana që i kemi pasur, edhe Tirana edhe Prishtina kanë bërë mjaft. Në Tiranë, më 1964, u botua libri “Hasan Prishtina” i Ajet Haxhiut, libër i cili na shërbeu neve studentëve dhe studiuesve të saj në Kosovë për të mësuar për Hasan Prishtinën”, ka pohuar ai, duke shtuar se për figurën e tij kanë shkruar historianët më në zë shqiptarë.

Hasan Prishtina, diplomat

Ndërsa, në një prononcim për “Kosova Sot”, historiani Nuridin Ahmeti ka thënë se historiografia shqiptare ende ka punë në zbardhjen e fakteve për jetën dhe veprën e personalitetit të Hasan Prishtinës. Sipas tij, vetëm po ta shikoni një numër të posaçëm që njëra nga revistat që del në Maqedoni me emrin “SHENJA”, që i është kushtuar Hasan Prishtinës, do ta shikoni se sa fakte të reja ka mbi jetën dhe veprën e këtij personaliteti. “Deri më sot, është folur për anën nacionaliste të tij, por jo edhe atë diplomatike, që Prishtina i shpërfaq, në raport me fqinjët tanë serbë dhe grekë në dy editoriale të botuara në gazetën “Dajti” të Tiranës, në vitin 1924, me titull “Sjelljet e Serbisë kundrejt Shqipnis” dhe “Sjelljet e Greqisë kundrejt Shqipnis”, ka thënë historiani Nuridin Ahmeti, hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ndërsa Fitim Rifati, hulumtues i pavarur shkencor në Institutin e Historisë, aktualisht edhe kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, ka thënë për “Kosova Sot” se Hasan Prishtina mbetet një ndër figurat më madhore në historinë e popullit shqiptar të shekullit XX. Sipas tij, Shumdimensionaliteti i tij në çështjen kombëtare shqiptare ka reflektuar pozitivisht në ngritjen dhe avancimin e aspiratave kombëtare. “Kundër Perandorisë Osmane dhe regjimit xhonturk, ai veproi si një ndër deputetët më të zëshëm shqiptarë në Parlamentin osman, ku denonconte hapur padrejtësitë dhe reaksionin xhonturk ndaj shqiptarëve”, ka thënë Rifati, duke shtuar se Prishtina nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), njësoj sikur që nuk u pajtua as me vendimet e Konferencës së Paqes në Paris (1919).

I. Vatovci

Toleranca Fetare dhe Paqja


Nga Mimoza Dajçi

Në muajin korrik të këtij viti u mbajt në Washington, D. C. Programi Veror një javor për të rinjtë e besimeve të ndryshme fetare me Temë “Shërbesat e ndryshme fetare për të rinjtë”. Pjesëmarrës ishin fëmijë ambasadorësh të akredituar në SHBA si dhe studentë nga vende të ndryshme të botës. E pranishme ishte gjithashtu edhe studentja shqiptare Enareta Bezati.

Eshtë i dyti vit që ky lloj programi mbahet mes të rinjve nga e gjithë bota. Vjet u organizua në Tiranë, ku inisiatore e mbikqyrese e kësaj veprimtarie të rëndësishme për tolerancën fetare e paqen botërore ishte Drejtoresha e Federatës Universale për Paqen në SHBA Znj. Tomiko Duggan.

Kjo veprimtari synon në njohjen e vlerësimin që duhet të kenë të rinjtë për besimet e ndryshme fetare dhe respektin që duhet të japin ndaj çdo besimtari qoftë katolik, mysliman, kristan, budist, hindy, etj, pra rëndësi ka paqja mes tyre harmonia dhe toleranca.

Studentët ndoqën për një javë takime tepër interesante në Washngton, D.C. duke u njohur me qendra muzeale, institucione qëndrore të rëndësishme amerikane, kisha e kulte fetare si dhe vizituan Capitol Hill. Takuan kongresmenë, senatorë, përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, e organizatave jo qeveritare, profesorë që meren me studimin shkencor të fesë, etj. Ata vizituan gjithashtu Godinën Washington Times, Zyrën e Rev. Dr. Sun Myung Moon, Muzeumn e Holokaustt, Bazilikën e famshme ku brenda saj ndodhej edhe Statuja e Nënë Terezës.

Enareta Bezati u përfaqësua në këtë program veror nga Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë dhe Paqe” me të gjitha vlerat e saj si shqiptare dhe intelektuale. Pasi përfundoi me sukses gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë ajo po ndjek studimet për financë në Kolegjin Amerikan “Baruch” në New York si studente internacionale.


 Enareta është një vajzë e zgjuar, zotëruese e disa gjuhëve të huaja, veprimtare e komunitetit tonë, si dhe një vajzë me aftësi humanitare. Në vitin 2008 ka marë pjesë në një seminar humanitar 8 ditor në Slloveni nga Kryqi Kuq Ndërkombëtar, ku ndoqi Projektin, “Si mbrohen të drejtat e njeriut në kohë lufte”.

Pas vizitave të ndryshme nëpër institucionet amerikane studentët në këtë takim një javor patën rast të shijonin gatimet e vendeve të ndryshme, të lexonin e të mësonin lektura mbi fenë, të njiheshn me kërcimet e tyre tradiconale, të bënin joga e ushtrime sportive.

 Në kampin veror të fëmijëve “Shalom Peace Garden” pranë Jewish Center në Silver Spring - Maryland ata mbollën trëndafila e tulipanë. Për të gjitha këto aktivitete të rinjtë ndiheshin shumë të emocionuar, momente që ata i vlerësuan si një experiencë të veçantë e të paharuar.


Për kujdesin, interesimin e inteligjencën që treguan të rinjtë në Seminarin e paqes dhe tolerancës fetare ditën e fundit u vlerësuan nga Federata Unversale e Paqes me Çertfkatën e Mirënjohjes si “Ambasador të Paqes”, një vlerësim të tillë meritoi edhe studentja jonë shqiptare Enareta Bezati, për të cilën të gjithë ne duhet të ndIhemI krenar për brezIn e ri që na përfaqëson me dinjitet në të gjitha fushat e jetës, qofshin fetare, shkencore, kulturore e artistike në themelel të të cilave është toleranca e bashkëjetesa paqësore.

Vetë organizatorja e kësaj veprimtarie humanistja e misionierja e paqes Znj. Tomko Duggan duke parë se sa rol të rëndësishëm luajnë këto takme, vizita e biseda mes të rinjve me kombësi të huaj e shikon të arsyeshme që këto shërbime fetare mes të rinjve të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme në shtete të tjera të SHBA apo në botë.

Gusht, 2013

5094-rys-dc_02
5094-rys-dc_03
5094-rys-dc_04
5094-rys-dc_05
5094-rys-dc_06
5094-rys-dc_07
5094-rys-dc_08
5094-rys-dc_09
5094-rys-dc_10
5094-rys-dc_11
5094-rys-dc_12
5094-rys-dc_13
5094-rys-dc_14
5094-rys-dc_15
5094-rys-dc_16
5094-rys-dc_17
5094-rys-dc_18
5094-rys-dc_19
5094-rys-dc_20
5094-rys-dc_21
5094-rys-dc_22
5094-rys-dc_23
5094-rys-dc_24
5094-rys-dc_25
5094-rys-dc_26
5094-rys-dc_27

DY JAVË LEJE PËR DASMËN E TIJ



Mbresa nga familja e dëshmorit të UÇK së Habib Jakup Gashi.Botuar në gazetën “Ushtria “,e shtunë, 12 qershor, 1999, dy ditë pas vizitës së përshkruar.

-Duhet me I hekë këpucët – më pëshpëriti në prag të derës me sytë paralajmërues Hilmi Krasniqi, arsimtari që ka dëshëruar të jëpte mësim për ferishtet shqiptare qysh në vitin 1985, kur u ndalua nga pushtuesit e Kosovës.

Në dhomën e madhe të shtruar me tapet të shtëpisë së ngritur në tokën e aerodromit të Tiranës, po prisnin , po prisnin të gjithë meshkujt e familjes, nga më të moshuarit, babai dhe xhaxhai I dëshmorit të rënë vetëm pesë ditë më parë e deri te më të rinjtë e deri te fëmijët – vetëm meshkuj, që të gjithë, përfshirë edhe Përparimin e vogël që nderonte me dorën në zemër.


Më tej – një tufë e madhe me paketa cigaresh.

Babai I dëshmorit rri gojëkycur e nofullmbërthyer, ndërsa sytë I lëngëzojnë. Mirëpo, Jakup Gashin, nuk e lë në baltë I vëllai, Nuredini, dhjetë vjet më I madh nga ai, I cili e nis muhabetin kësisoj:” Nuk u vra pështetë për zidë ( mur), por o vra me pushkë fyt për fyt”.

Gashët janë njoftuar për rënien e birit të tyre qënga Gjermania.E kish nisur për në rrafshin e aerodromit të Tiranës atë telefonatë makabre një luftëtar me disa plumba në shtat që ish nisur për t’I shëruar atje qënga Tirana Milaimi, djali I drejtuesit të palodhur të bisedës, Nuredinit. Për rënien heroike të luftëtarit “të kyÇur në brigadën 124 qysh tash nand muj”, njoftimi kish ardhur në Gjermani te I plagosuri nga komandanti I brigadës, Skënder Hoxha.

“Habibi e pat ba beimin para komandant Xhelal Hajras, por Xhelali u vra e , tash, në krye të brigadës asht Skenderi e, I të tanë zonës së Pashtrikut, asht nji oficer , qi e ka emnin Tahir Sinani”.
A mund të takoja nënën e Habibit?

Meshkujt vështrojnë njeritjetrin në sy dhe heshtin.jakup Gashit I takon të vendosë.
- Posi!!!
- Tani?
- Thirre Hatixhen!!!
Dikush pëshpërin se nëna do të nisë të qajë.sikur¼Një herë tjetër, a ishte e mundur?
Mirëpo urdhëri qe dhënë

Me një shami në kokë dhe pa I lëvizur asnjë muskul I fytyrës, hyri pas pak nëna që s’e ka parë të birin ta shtinin në varrin që askush në atë banesë nuk e di.Ajo është e shoqëruar nga një vajzë e pashme që I rri krah për t’I dhënë zemër.Vajza nuk është e veja e trimit, por e motra e tij .

“ Poo.M’ka thon , oj nanë, po due me dalë me liftue me shkie, e un ia kom dhon hallallekun

E? Me ardh me m’pa,a?Paj, po. Vinke ka I herë e ndrrojke teshat e nxina prej të palamit e merrke bukë.”Mir, oj nanë, jena të tanë”, më thojke e më merrke me të mirë tuj m’thonë se tash po kena me e gzue Kosovën e lirë Gjithsej ka fjetë n’shpi qato dy javë, qi komandanti I dha leje për dasmën e tij me nuse¼”
vështrimi I rreptë I Jakup Gashit që e shoqja duhet t’I mbajë detyrimisht lotët është I panevojshëm.
Me cilin nga tër këta burra në këtë dhomë ka patur më shumë muhabet Habibi?

Të gjithë vështrojnë nga një djalosh I pashëm. Muhamet Gashi u përgjigjet kryqëzimit të vështrimeve :“Po, kem punue për luftën qysh me krijimin e celulës së tretë luftarake”.

Nuredini përfiton nga heshtja për të shtuar dicka.

- Janë të rinj, bre. A e dini se cka u kom bo ni her? Po m’thojshin se , mixhë, dona me I xon prit shkive qetu. Jo, u thashë, po qatje me I xanë pritë shkive qi t’vijnë.

Me liftue sa t’mujshi e mandej me u largue si era e me I gjue prap si rrfeja dikund tjetër. Desh më shkyen,more. I pari, qaj thmiu em, Milazimi. Por kur ja nxorra bumjen qi kisha msheh nen xhaketë për me liftue edhe vetë, ata u qetuen.Por mendjen e kishin prap mos me e nis luften atje ku u thashë unë.”Po, së paku, mbushni do thasë me zall, more djelm, e thyeni të tana dritat e rrugës”. “Ahaaa, qashtu, po”.

Nuredin Gashi ka qënë partizan në Luftën e Dytë Botërore, në brigadën e 7 kosovare.
Ndërkohë¼Një telefonatë për atin e dëshmorit. Plaku e mposhti tundimin me fjalët” Fol ti!

 Thueji se ka mysafirë”.Pas pak, ai detyrohet të ngrihet e të flasë në telefon me djalin e vetëm që I ka mbetur e që ka kohë pa e parë, Fatmirin.

- Një herë Habibi ka ecë pa ia da 14 orë me thasë me armatim në shpinë shkrep për shkrep deri në Kosovë¼ai mbas dasmet I ka veshë teshat e luftës se nuk ka pasë, as aj, e as shumë shokë të tij”, flet e motra , Zeinia, e cila tregon më pas se babai I tyre kish nisur t’I përgatiste për luftë që pas dështimit të demonstratave paqësore të 1981 shit.

 E vetmja fotografi e dëshmorit Habib Jakup Gashi ishte ajo e dasmës së tij.Fotografitë e tjera, ishin djegur që të gjitha , kur ia dogjën shtëpinë në NagaÇ; djegur dhe rrafshuar.

-NagaÇi,Krusha, HoÇa e Vogël dhe Brestovci (Zona e Podrimjes, komuna e Rahovecit) janë fshatrat mbase më të masakruemit në të tanë Kosovën. Janë fshatra ku janë djegur njerëz të gjallë – më thotë Hilmiu duke më dorëzuar fotografinë e ciftit që e gëzoi njeritjetrin vetëm dy javë, fotografinë, për ruajtjen e së cilës, mua më duhet të përgjigjem me kokë. Para familjes e, pse jo, edhe para historisë së Kosovës.

Ishte e vtmja fotografi të cilën e kishte shpëtuar nusja duke e fshehur në gji. Fotografia e luftëtarit që ra duke luftuar me tanke për lirinë e Kosovës.

Ps.

Pas botimit të artikullit, unë renda me gazetën e sapo dalë në dorë drejt repartit tim, në truallin e të cilit banonte familja në fjalë. Kur¼në hyrje të shtëpisë dëgjova të qara që të këpusnin shpirtin. “S’due breeehhh.due me vdekë në kët shtëpi, bre,ku a kanë fati jem¼a keni shpirt bre Paj jom gruja e atij qi dha shpirtin për Kosovë¼Mos bre babë, pash jetën teme”.

Atë ditë, sic është ligji I pashkruar I shqiptarëve të traditës, mbi bazën e marrëveshtjes, kishin ardhur ta merrnin bijën e vejë POR PA FËMIJË njerëzit e të atit. Për ta cuar në derën e tij, nga ku, gjithnjë sipas traditës zakonore, asaj duhej t’I sajonin një fat tjetër.

- Nuk e kom ndie vedin ma ngusht edhe kur m’osht vra Habibi – dëgjova si nëpër mjergull një zë burri në veshin tim, dhe në mes të buzëve, ndjeva të më hynte një cigare.

RIZA LAHI

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...