2013-10-03

Për librin “Gërsheti i prerë“ i poeteshës Vojsava Nelo


Prof. Dr. JOSIF PAPAGJONI 

image

Vojsava Nelon e njoh herët, qyshkur botonte ciklet e para në gazetën “Drita” dhe revistën “Nëntori” në vitet ‘70. Ishte një poete e re, e butë, e brishtë, e çiltër sa dhe e bukur, që vinte diku thellë nga Jugu, nga qyteti i Delvinës. Vinte me ëndrra, por edhe me një brengë, diçka të trishtë si zhgënjim, sepse fati nuk ia pat dhënë prore kupën e lumturisë. Por ajo besonte fort te mirësia e njerëzve, ndaj dhe mëkoi shpresën, iu përfal rikthimit të asaj që kish humbur udhë: në jetë, në dashuri, në aspirata, në synime. Ajo i ka thënë dhe i thotë botës: cicëri! Cicëri bilbil, kanarinë! Cicëri njeri i mirë! Mirësi, cicëri!

Vojsava e solli pastërtinë e ndjenjës, edhe lirikën, ashtu paqësisht, siç buthton sythi dhe lulja në degëzën e ngopur nga lëngu i pranverës. Pranverës së moshës rinore, më saktë shpirtit të ri. Pranverës së dashurisë. Dashuria, ky liman ku poetesha, pas zhgënjimeve, tradhtive, ligësisë, vrazhdësisë, ankoronte mendjen e lodhur, zemrën e vrarë. Thyente qelqet e një iluzioni, shihte se si tretej në mug silueti i dikujt, si vala ikanake diku nëpër oqean merrte me vete një brengë njerëzore, si putheshin njerëzit, madje edhe lypsarët. E njëjta melodi, e përjetshmja melodi: dashuria, kjo mistikë e padeshifrueshme, e saj, e jona, e të gjithëve. Ajo e ndoqi Vojsavën viteve. Mori dashuri dhe fali po aq, madje më shumë dashuri. E them këtë sepse, veç miqësisë që më lidh me poeteshën, është edhe i shoqi, profesori i njohur i letërsisë dhe antropologjisë, Adem Jakllari, i cili, shpresoj, ka qenë bash ajo nënkresa ku Vojsava ka gjetur jo thjesht një çlodhje a një prehje zemre të ngarkuar nga vuajtja e botës, por edhe lexuesin e vëmendshëm, konsulentin, kritikun, pra dhe të parin dhe të fundit të mirëbesuar të poezisë së saj. Pos dashurisë, vargu i poetes ka dhe një tjetër “buall” që e tërheq: mirësinë. Mirësinë e njeriut që e kërkon botën ashtu të bukur, ashtu të qashtër, ashtu të prajshme. Mirësinë e gruas që e sheh bashkëshortin, mikun, të dashurin, djaloshin e humbur tej në tis, burrin, fantomën mistike të “dikujt” që bëhet më pas “dikush”, shi në bebe të syrit, aty ku pikon loti dhe ku kripa e lëngatës rravgon shpirtin e pafaj. Dhe vargu i përulet me respekt kujtesës, hijeve që treten e humbasin valëve, murmurimave që të ndjekin. Dhe ti i jep dorën e besimit. Dorën e pafajësisë.



Vojsava Nelo ka botuar 9 vëllime poetike si dhe tre romane. Libri i saj të fundit “Gërsheti i prerë” është vijim dhe pasurim i asaj çka ajo ka krijuar këta 30 e më shumë vjet. Libri është konceptuar 7 cikle: cikli kushtuar dashurisë me nëntitullin “Si të bëj pa shikimin tënd?!”, cikli i fëmijëve me nëntitullin “Ninullojnë”, cikli i vendlindjes “Delvina”, cikli i nënës “Nën hijen e jargavanit”, cikli i dhimbjes “Gërsheti i prerë”, cikli i indinjatës “Pse heshtin poetët”, cikle të ndryshme “Shikime që pikojnë nga yjet”. Nuk i lidh stili i poezisë, as koha e shkrimit, por përjashtimisht motivi, “brahma” ngjizëse e përjetimeve, materia ideore që plazmohen aty.

“Vojsava Nelo, - shkruan Dritëro Agolli, - është një poeteshë origjinale, e veçantë… Poezia e saj e e natyrshme, e bukur… Vjershat e saj janë vjersha të një femre delikate, të brishtë, të ndjeshme…”

“Po dashuria, - pyet aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, që ka recituar mjaft nga poezitë e Vojsavës, - dashuria ç’vend zë në krijimtarinë e poetes Vojsava Nelo? Fund e krye. Ndjenja e dashurisë pulson në çdo varg, në çdo poezi, në çdo libër, në çdo pikë e në çdo presje. Vetë Vojsava, gjithë qenia e saj duket si e gatuar prej kësaj ndjenje”.



Libri fillon me një poezi vërtet të bukur, të tejdukshme, si në një marramendje:



…Sikur ta dije,

Se ai muzg,

Që merrte flakë,

Tutje në male,

Ndizej prej meje,

Sikur ta dije,

se ai muzg

që merrte flakë,

tutje në fusha,

ndizej prej meje,



se ai muzg,

që merrte flakë

tutje në dete,

ndizej prej meje,

vërtik do vije,

dhe me një puthje

do fikje zjarrin.

………………

Por ti s’e dije…,

dhe muzgjet digjen

përjetësisht,

tutje në male…,

tutje në fusha…,

tutje në dete… (Sikur ta dije…)



Vargje të tilla kaq të ndjera, që ani pse të përsëritshme si në një rit dhe nga pikëpamja e hapësirë vijnë duke u zgjeruar gjer në pafundësi (muzgu-mali-fusha-deti), janë derdhje shpirtërore që rrallë vijnë me kaq finesë e sqimë poetike. Poezia e Vojsavës është poezia e dashurisë kur në ekstazë njeriu lumturohet, kur në vlerat etike e morale shpirti sublimohet, kur në hapje plagësh nga fyerja, tradhtia, vetmia, largësia gruaja e fyer dëshpërohet, pikëllohet e mallohet. Ajo e do natën, veçse kur drita hyn aty në formën e një burri të dashuruar (Pastaj u bë natë…/ Një natë e ngrohtë…, e paqtë…,/ ti erdhe tinëz, tek unë,/ në shtrat,/ dhe më përfshive me afsh!). Dhe prandaj poetja i beson mirëfilli veçse ndjenjës (Deklaratat janë thjesht mërzi./ Dashuria është vetëm ndjenjë,/ dhe këtë, besoj,/ e di dhe ti.). Madje, kur është e strukur në gji të të dashurit, vetë jeta ndryshon, fiton tjetër përmasë, transcendentohet dhe “misteret shndërrohen në realitete dhe realitetet në befasi”. Poetja ka një komunikim të shpenguar me lexuesin, është transparente në ndjenjat e saj dhe dashuria bëhet çuditërisht e “butë”, sikur të ishe në një bisedë me vetveten. Dashuria bëhet ajër, dritë, ekzistencë (Ta kam thënë dhe ta them prapë./ Më tmerron vetmia,/ lebetitem, / dhe ia mbath).



Poeten e zë malli për vendlindjen, shtëpinë, një grua plakë që largohet nga jeta, një trëndafil që vyshket, një mace që shfaqet shtëpisë së vjetër, njerëz të plakur e të rrëgjuar nga vrazhdësia e jetës, një shatërvan i vogël në oborrin e shtëpisë, një qytet i zbrazur mbushur me fytyra të trishta e pleq, dhe ajo, nëna dhe poetja, që cicërimën e një zogu nuk e zëvendëson me kafen që ia jep djali i saj, malli për nënën që shfaqet befasisht si mungesë, në një foto stampuar mbi pllakën e mermertë të varrit (Asnjë rrudhë. Asnjë thinjë./ Asnjë brengë/ nuk shtohet më./ Kështu e gjej./ Kështu e lë./ Dhe qaj nën zë...!). Dhe... ja se si metafora “digjet” ngarendur pas një grushti xixëllonjash që feksin natën te shtëpia e vjetër, tek ato rrënoja mbuluar nga bari. Përveç lotit të nostalgjisë dhe një malli që nuk shuhet, vargjet fitojnë përmasën e “dritës”, e të pastrës, e vrapit të kohës dhe ndryshimit të njeriut në të, tok me nevojën për të rendur drejt dritës e në shpirt thellë atë ta mbash, ashtu si fëmijërinë tënde të bardhë. (Xixëllonjat)

Prerja e gërshetit, prej nga e merr shtysën edhe titulli i librit, ani pse i rëndomtë në dukje, fsheh brenda një brengë dhe një ndryshim: bota “moderne”, “qytetare” ka triumfuar ndaj botës së brishtë, të sinqertë, të bukur, mbase edhe naive, provinciale, paksa e përgjumur, ku kishte buisur dikur fëmijëria, adoleshenca dhe rinia e poetes Nelo. Shkapërcimi nga një gjendje në tjetrën, ku trishtimi dhe pezmi bëhen prore të nënkuptueshme, rivlerësojnë një moshë e një kohë që s’kthehen kurrë më, por që vragën të thellë në shpirt e lënë... Zëra sorrash që krakarijnë mes acarit janë po kaq të trishta për shpirtin e lënduar e bosh të poetes sa dhe kënga e një endacaku-lypës rrugëve të Bostonit, sepse ajo vuan brengën e njeriut që i dhemb fati i tjetrit, fati i botës, përthyer në fatin e saj. Në pamje të parë asgjë “s’ndodh” në vargjet e poezisë Kur të bjerë bora flokë-flokë, por pas thurjes së një shalli ku ka aq dashuri dhe ftohtësisë a ndoshta shpërfilljes së tjetrës, që as emrin s’ia ka mësuar poetes grua e nënë, ne e kuptojmë se aty ka një plagë që në heshtje kullon gjak e që fshehtas ndez një brengë: është mungesa e solidaritetit, e mirënjohjes, e dashurisë. Vjersha “Nusëria”, paçka se tejet autobiografike, ridimensionohet në caqet e një nostalgjie, që mjaltin dhe zeherin e ka bashkë, duke përcjellë dhimbje prej femre dhe një “Ah!” që të flladit. Ti ndjen rrëqethjen e lëkurës, sepse më e bukura gjë e femrës, nusërimi, mund të ishte,ndofta, ndryshe. Vargjet strukturohen gjegjësisht përplasjes së imazhit paraprak për nusërinë-ëndërr dhe ëndërr-thyerjen në realitetin e vrazhdët ku ajo frullon, pasuar sa nga trishtimi pse ajo “nusëri” mbiu e u ngjit aty mes gërxheve të Skraparit aq dhe nga malli se ajo mbeti përjetësisht e pastër, ashtu e pafajshme, ashtu e bukur, ashtu e brylltë... Me tre strofa në vjershën Miliona njerëz lexuesi ndjen humbullimin e qenies si një trazim i vazhdueshëm ulje-ngritje në lojën mes zhgënjimit dhe besimit, shqetësimit dhe paqtimit, trishtimit dhe riafirmimit. Dhe poetja kërkon një dorë shoqërimi nga shpirti i poetit hungarez Petëf si për të bashkuar dy ndjesi: të gjallën e “vdekur” zhytur në trishtim dhe të vdekurën e “gjallë” shfaqur si rijetësim. Poetja ngazëllehet dhe rrëmbehet teksa sheh një trumb zogjsh që prej saj s’kanë frikë, dhe ashtu si zogjtë, si për t’i hequr frikën njeriut të vetmuar e të kërcënuar, ajo i drejtohet botës: Botë, moj botë, botë: Cicëri! (Botë cicëri)

Poezitë e peizazhit janë të shumta, por mua më ka mbetur në sy njëra syresh: “Erë e vjeshtës”. Nuk është vetëm gjethnaja e vjeshtës që bie prej pemëve, por edhe era që fryn në shpirtin e poetes. Kësodore peizazhi fiton konotacion, ai animohet, mbivendoset mbi të një kuptim i ri asociative, imazhi i përftuar dhe regjistri i përjetimit bëhen dy spikama e dy të shënjuara që e tejkalojnë tekstin duke u rropatur shpirtit në ekstazën poetike që shijon (më në fund!) çastin e lumnueshëm...

Në ciklin “Pse heshtin poetët” V. Nelo e harron lotin, mallin, dhimbjen, delikatesën femërore, nënën e dhembshur, dëlirësinë prej gruaje, vetminë pikëlluese dhe turret gjithë mllef e zëmërim ndaj dukurive të pista që kanë pushtuar e ndotur krejt shoqërinë, shtetin. Ajo kreshpërohet, rebelohet, e përfshin inati. Mërisë nuk i bishtnojnë dot asi femrash snobe, mendjefyl e të shpëlara që zënë kolltukë me rëndësi të shtetit jo nga merita por nga të tjera arsye, nga shtirja dhe “loja”; përtallet hipokrizia e qeveritarëve ndaj të mjerëve dhe mjerimit, fëmijëve jetim apo njerëzve pa strehë; ironizohet hidhtas dekori formal i një qeverie me qeveritarë të korruptuar që mbrohen nga “rojet” si “relikte” muzeu, me zyrtarë që s’i tund kush nga karrigia, e gjithë ajo skotë e neveritshme që u rrinë shefave nga pas si miza në b... të kalit, zorzopë mosmirënjohës e kolltukofaqë sahanlëpirës, fytyra të shpëlara si zonja X apo zonja Hiç, të cilat veç ligësi kanë e neveri të ndjellin. Në vargje fare të shkurtër ngritur mbi parimin e antinomisë, poetja sjell filozofinë e dritë-hijes së njeriut, ontologjinë e vetë qenies (vjersha: Njeriu). Po e citoj:



Të shoh në skenë,

Ndrin

Të njoh në jetë

Nxin!



Kaq bardhë e zi,

i ziu njeri.



Kaq natëditë

Kaq ditënatë,

Njeriu i ngratë?!



Në mijëra vjet

Si nuk u zbut?!

Si nuk u zbut

Qoftë dhe pak?!



Njeriu i shkretë

Njeriu i ngratë!





Poezia e Vojsava Nelos nuk është e vështirë të dekodohet, s’ka mbingarkesa kuptimesh të shumëfishta, ambiguitete, hermetizëm, ngujim nëpër skutat e misterit a transcendentales. Është e bardhë. Është e tejdukshme. E rrokshme qysh në shqiptimin e parë.Si mall i ikur. Si një kafe mëngjesi. Kjo mbresë m’u krijua ca më shumë kur ndoqa mbrëmjen poetike “Le të duhemi” me vargjet të zgjedhura të saj. Aktorët e njohur që recituan si Margarita Xhepa, Fatos Sela, Yllka Mujo, Anila Bisha, Rozi Kostani, Kastriot Ramollari, patën mundësinë që ta lartësonin ndjeshmërinë e tyre artistike në ndoca rima, ritme, tingëllima, kadenca, vallëzime imazhesh e nebuloza poetike që trokisnin lehtë-lehtë, thuajse të pabëzajta, përtej çdo zhurme e vikame, aty, në intimitetin tonë, aty, ku porta s’hapet aq kollaj sepse lipset një kod tjetër: kodi i mirëkuptimit. Ky kod, qoftë pse jo fort i vështirë e me një mori kyçesh, në veprimtari kësilloj gjakonte pikërisht simbiozën midis poezisë së thjeshtë, të brishtë e lirike me stilin po të këtillë të recitimit, çka u realizua hijshëm në këtë mbrëmje poetike elegante. Dhe siç ngjet zakonisht, vargjet duhej të nusëronin me ndoca tinguj. Violonçeli në duart e Iliard Shabës krijoi dridhmën e vargjeve, atë fluturim në mugun e tingujve rënkimtarë a flatrahapur të fantazisë, pasuar nga një interpretim, madje një gjestikulacion shprehës të vetë instrumentistit të talentuar.

Doja të shtoja për këtë mbrëmje poetike jo thjesht për Vojsavën, as vetëm për interpretimin e ngrohtë të aktorëve të shquar të teatrit, por edhe për mënyrën e përcjelljes dhe sendërtimin e asaj çka fjala e fsheh dhe loja e aktorit e shpërfaq. Koncepti i interpretimit të vargjeve dhe vendosjes së lëvizjes, gjestit, heshtjes, ritmit, dridhërimës, ruajti intimitetin falë një ndërveprimi mes aktorësh nga poezia në poezi, deri në formë dialogimi, për t’i bërë ato me të prekshme, gjithashtu duke u hedhur sipër velin e teatrores. Përtej gjithë këtyre gjërave, më e çmuara sosh për mua është nevoja që kemi ne si lexues të poezisë për të organizuar mbrëmje të tilla midis miqsh e dashamirësish të saj rëndom të munguara në rrethet tona intelektuale, diçka që të sjellin ndër mend sqimën dhe veskun aristokratik në një shoqëri fatkeqësisht ende të traumatizuar. Ndonëse pa trompeta dhe bujë mediatike, të tilla performanca poetiko-teatrore, ashtu të paqme e të thjeshta, të vetëmjaftueshme, mua sepse më ngjajnë me ato përroskat a vijëzat e holla të ujit pas shkrirjes së borës që herë ngarendin pjerrësive, herë bulojnë e kullojnë dherave të lagështa e herë tjetër ndjekin udhën e gjatë zhguallit të tokës, pyjeve, skërkave, për t’u thërrmuar më tutje në mijëra tinguj, pasione njerëzore e hove zemre nëpër zgripet e theqafjet e ndjeshmërisë poetike, të ideve pllenuese a tharmit ekzistencial të qenies, për të krijuar thuajse heshturazi atë lumin e madh, tanimë plot zhurmë, plot jehona e rrokullima që quhet ndryshe letërsi, art, kulturë shqiptare.



Unë i ndjeva që të dyja: fëshfërimën lirike të një shpirti të bukur gruaje poete dhe letërsinë shqipe ku prehet ky shpirt, pjesë e të cilës ajo është. Po, Vojsava Nelo është një grua e thjeshtë, tejet e dashur; lirizmin e ka brenda vetes, edhe mallin, edhe dhimbjen, edhe pikëllimin e heshtur. E çduhet më shumë që një shpirt poetik si i saj të derdhet në vargje? Ajo thotë se harresa do ta gëlltisë pas 30 vjetësh. Ndoshta. Por kush i njeh tekat e kujtesës?! As të ardhmen se ftojmë dot në banketin e sotëm të gjykimit kritik, ca më pak unë. Jo! Poeti shkruan sot, jo për nesër. Nesër është mot tjetër, të tjerë njerëz. Vojsava shpirtin e saj tashmë e ka “shkruar” dhe vazhdon ta “shkruaj”. Kaq mjafton...

91 VJEÇARI REXHEP GALI BALIDEMAJ: “MANDELA I PLAVË-GUCISË” –

image
 




 

 

 















Lindi me 19 Dhjetor të vitit 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë. Katër vitet e shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa katër vitet e tjera, të cilat atëherë quheshin gjimnaz, i kreu në Plavë në gjuhën serbe, pasi nuk ekzistonin shkolla me mësim në gjuhën shqipe.


Rexhepi ishte djalë i shkathët e i mprehtë dhe si i tillë ra në sy te ministrit shqiptar, i cili në vitin 1941 i vizitoi këto treva. Me iniciativen e ministrit Qazim Koculi shkoi në Tiranë, ku u regjistrua në gjimnaz. Rexhepi ishte i brumosur me ndjenja patriotike andaj së shpejti ra në kontakt me të rinjtë anti-fashist shqiptarë si Kajo Karafili, Qemal Stafa e të tjerë, ku sëbashku me ta mori pjesë në disa aksione antifashiste.


Në verën e vitit 1943 Rexhepi u kthye në vendlindje, ku u angazhua në lëvizjen rinore të Plavës e Gucisë e në vjeshtën e atij viti, u regjistrua në arradhët partizane me të cilat luftoi gjërë në Trieste në Slloveni.


Pas kapitullimit të Gjermanisë ai vazhdoi të edukohet dhe në Beograd kreu kursin për shifrant, ndërsa ne vitin 1946, pas i kaloi të gjitha testet e aftësive fizike dhe mendore e dërguan ne Kiev të BRSS-së, ku qëndroi dy vite dhe u aftësua për pilot.

 Në vitin 1948 kthehet në Zagreb të Kroacisë dhe fillon punën si pilot ushtarak.
Me daljen e Rezolutës së Informbyrosë në vitin 1948 ai u përcaktua për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare, sepse në anën e Rezolutës ishte Shqipëria, andaj sipas bindjeve të tij, ku ishte Shqipëria ishte edhe Rexhep Balidemaj.


Në vitin 1949 arrestohet si Informbiroist dhe dënohet me 6 vite burg. Dënimin e vuajti në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë, në Goli Otok. Në burg e keqtrajtuan jo vetëm si Informbiroist, por edhe si shqiptar, megjithatë Rexhepi i përballoi të gjitha dhe pas vuajtjes së dënimit në vitin 1956 u kthye në vendlindje.


Nga UDB-ja ai tani përcillej vazhdimisht, e cila mori si pretekst një rast kur Rexhepi doli në mbrojtje të një bashkëfshatari të tij, të cilin donin ta arrestonin. Kjo u mjaftoi që ta akuzonin dhe në bazë të nenin 133 për propagandë armiqësore me gojë e dënojnë me 3 vite burg, të cilat i vuajti në burgun e Kotorrit.


Pas vuajtjes së këtij dënimi përsëri kthehet në vendlindje, ku me ndihmën e disa të afërmëve të tij punësohet si rojtar pyjesh.

 

 Pavarësisht se nuk kishte asnjë mundësi veprimi UDB-ja vazhdimisht i krijonte insinuate dhe pas tre viteve përsëri e arrestojnë dhe e dënojnë me dy vite burg, të cilat i mbajti në ishullin Gërgur. Pas daljes nga burgu megjitheqë tanimë ishte i martuar e me dy fëmijë nuk kishte kurrëfarë mundësie të punësohej.

 

Në konferencën e Brionëve të vitit 1965 u aprovua një Rezolutë në bazë të së cilës u ndalua ndjekja e të dënuarëve si Informbiroist. Disa bashkëvendas të tij, të cilët jetonin dhe punonin në Prishtinë e punësuan në ndërmarrjen “Ramiz Sadiku”, ku punoi deri në vitin 1981.

 

 Rexhepi Gali Balidemaj, megjithëqë tanimë ishte i moshuar në shpirt ndjehej akoma i ri dhe burgimet e torturat në vend që ta ligështonin dhe e kishin kalitur fort. Me të dëgjuar për demonstratat e studentëve të vitit 1981 iu bashkangjit atyre, ku sëbashku me shumë të rinj përsëri arrestohet nga policia serbe.

Megjithëqë ishte i moshuar me procedurë të shkurtuar e dënojnë me dy muaj burg, të cilat i mbajti në burgun e Lipjanit.

 

Rexhepi qëndrimin e tij në burg e shfrytëzoi për t’u njohtuar me veprimtarë të rinj të çështjes shqiptare dhe pasi doli nga burgu e vazhdoi veprimtarinë e tij. Në atë kohë ishte vështirë të veprohej, por veprimmarët shqiptarë kishin zbuluar një formë të re veprimi, e cila quhej „treshe“. Treshet ishin grupe të vogla prej tre aktivistësh, ku secili prej tyre ishte pjestar i një tresheje tjetër për të cilen shokët e treshes së tij nuk kishin dijeni. Ky sistem u tregua efikas, sepse të arrestuarit edhe po të donin mund të tregonin vetëm për veprimtarët e treshes së vet, kështuqë këputej zinxhiri i arrestimeve.

 

Rexhepi Gali Balidemaj, megjithëqë në moshë të thyer, por nga pamja fizike dukej vital,  u bë pjesëtarë i treshes ku veproi gjer në vitin 1983, kur e arrestojnë përsëri dhe e dënojnë me 5 vite burg me akuzën për agjitacion e propagandë armiqësore.

 

Tanimë për veprimtatinë e Rexhep gali Balidemaj kishin dëgjuar të gjithë, andaj atë e mrri në mbrojtje avokati i njohur Bajram Kelmendi dhe falë angazhimit të tij dënimin ia zbritën nga 5 në 3 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit.

 

Ishte bërë tanimë pjesë e jetës së Rexhep Gali Balidemajt që të mos dorëzohej, andaj ai merr pjesë në protestën, e cila organizohet me rastin e vrasjes së dëshmores Ylfete Humolli dhe për këtë arsye nga gjykata për kundravajtje denohet me dy muaj burg.

 

91 vjeçari Rexhep Gali Balidemaj është një nga shembujt më kuptimplotë, që në mënyrë figurative e përmbushë shprehjen „një jëtë në shërbim të çështjes kombëtare“. Ai ishte dhe mbetet simbol e burim frymëzimi për të rinjtë, jo vetëm nga Plava e Gucia, por për hapësirën gjithëshqiptare. Populli i Plavës e Gucisë e sidomos të rinjtë e këtyre trevave, Rexhep Galin Balidemaj e quajnë me krenari “Mandela i Plavës e Gucisë“.

 

Esad GJONBALAJ

Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci

Nju Jork – SHBA

Nga Fatmir Terziu-Nëntë Malet e Dibrës



 



Retë krihen e rrufetë rendin macallug,
llovrak tërhiqet qielli mbi fushë,
kanë zbritur yjet, kanë dalë në rrugë,
është fryrë Drini deri në gushë,
llucit Hëna me një furkë,
ej, burra Nëntë Malet, janë prush.

Llurbë e fjalës pluskon ngjeshur në boshllëk,
hiçi i hiçtë frymon gjallërisht në plotësi,
çdo metaforë sjell pas një kallabëllëk,
kënga e trishtë blirët ka nxirë,
‘s’po i dilet me këtë soj arnautllëk,
bërtet Pashai barkfryrë’.


image
Peshkopia

Të nënta ngrihen në këmbë, shkrihen një,
shtatë Teqe, katër Oxhaqe, bëhen palë,
mes vargut vërtet janë të heshtura, pa zë,
kapakëve të historisë mbetesh pa fjalë,
Nëntë Malet e Dibrës s’i nxë,
as edhe muzeumi më i madh.

Madem i gjallë është krejt mjedisi,
e shenjtë është fjala, e artë besa,
kur flet burri, nuk flet mexhlisi,
nga e shkuara ndoshta ka pak kthesa,
se modën ka ndërruar edhe lisi,
por kush i pa e s’i lanë mbresa.

E struka mes vargut bukurinë e tyre,
shoh si ngrihen në bedena mrekullitë,
janë si nëntë gonxhe trëndafili para syve,
dhe kur ‘kursehen’ të flasin poezitë,
Nëntë Malet e Dibrës janë copëza pasqyre,
ku krihen ditënatë edhe Perënditë.

TRIMËRIA E NËNTË MALEVE TË DIBRËS - SHTATOR 1913, NË SHTYPIN E KOHËS.

Me rastin e 100 vjetorit

Nga Abdurahim Ashiku

Dibra, kryengritja popullore kundër pushtuesve serbë dhe politika e egër e gjenocidit ndaj shqiptarëve që ushtronin shovinistët serbë, zë, në prag të Luftës së Parë Botërore, faqet e para të shumë gazetave të kohës që botoheshin brenda dhe jashtë vendit.
Jehonë të gjerë bëri veçanërisht kryengritja popullore e shtatorit e vitit 1913.
Gazeta “Shqypnia e re” e cila dilte dy herë në javë, mundohet ta pasqyrojë kryengritjen popullore në Dibër gjerësisht. Në lajmin me burim nga Vlora të datës 25.IX, gazeta jep sihariqin: “Dibra asht marrun me nji luftë të rreptë të shqiptarëve, të cilët e kanë ndjekun anmikun deri në fushë të Ohrit”
Në lajmin e po asaj date, por tashmë në mbrëmje dhe nga një burim tjetër, Elbasani, theksohet se “Dy sahat ma parë erdh nji njeri prej sheshit të luftës, i cili lajmon se anmiku kje shty deri në Pyll të Zezë dhe i muernë 11 topa, 2 mitraloza dhe shumë xhephane”, se “Lëvizje e madhe ka edhe ka ana e Lumës dhe e Prizrenit”.
Në të dy lajmet e tjera, që botohen në faqen e katërt e që janë marrë në kohë të ndryshme të natës, tregohet se “Lufta u nis në malësi. Malësorët kryengritës bashkë me qytetasit e Dibrës të dishpruem nga barbarizmat serbe i ranë anmikut dhe e shtynë në tri anë, në Gostivar, në Kurçovë e Strugë. Zaptuen 13 topa, xuen 300 serb rob e prishën fare pesë batallona”
Në një lajm të datës 27 shtator tregohet se jo vetëm Struga, Gostivari e Ohri janë marrë , por është marrë edhe Gjakova, ndërsa Prizreni është rrethuar.
Dy lajme të tjera të marrë njeri më 27 shtator në mbrëmje e tjetri natën, vetëm pak orë para botimit të gazetës, tregojnë se “Në Ohër asht ngrehun qeveria shqiptare”.
Kjo dendësi lajmesh, ky interesim për ngjarjet, duke i ndjekur ato ditën dhe natën, tregojnë se ato ditë jetohej me ngjarjet e Dibrës, me luftën e popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë tokësore.
Një tablo të plotë, jo vetëm të teatrit të luftimeve, por edhe të heroizmit popullor, na jep gazeta “Përlindja e Shqypnisë”, Organ i Qeverisë së Vlorës. Madje ajo na jep edhe emrat e atyre që “ranë dëshmorë për lirimin e atdheut të vet, të cilëve historia meriton t’i shkruaj emnat e tyne për kujtim të përjetshëm”.
Në këtë numër gazeta, duke folur për “malet plotë famë e nder”, luftën dhe unitetin luftarak të tyre thotë: “ Sot, pra, ka një marrëveshje të plotë midis dy Dibrave...Me gëzim të madh luftëtarët tanë ngritën flamurin e Shqipënies...Qytetet qeverisen prej një komisie popullore” duke nxjerrë në pah unitetin, qëndrueshmërinë, aftësinë për tu vetëqeverisur-probleme këto që janë diskutuar gjerë në këtë kohë në kanalet diplomatike e që i mohoheshin popullit shqiptar.
Burim lajmesh për gazetën “Liri e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, fillimisht janë agjencitë e huaja, të cilat theksojnë se “...shqiptarët e muntnë ushtrinë serbe pranë Dibrës dhe muarnë këtë qytet e po përparojnë drejt Ohrisë dhe Kiçovës”
Lajmet e agjencive dhe gazetave të huaja ajo i ballafaqon me lajmet që vijnë nga Beogradi duke theksuar se “Këto lajme duket se janë të vërteta se, në Belgrad janë shumë të trembun dhe po bëhen përgatitje të mëdha për të shuarë lëvizjen shqiptare, e cila po përhapet në tërë Kosovën”. Gazeta fillon ta ndjekë luftën e dibranëve kundër pushtuesve serbë nëpërmjet korrespondentëve të saj në Durrës, Elbasan, Manastir etj., duke na pasqyruar hapat e kryengritjes, rritjen e saj, pjesëmarrjen e masave popullore, qëndresën e dëshpëruar të pushtuesve.
“Dishnica”, një firmë që pasqyron ngjarjet në gazetë, ngre në një piedestal të lartë heroizmin popullor kur thotë: “Këto lajme mbushin me gëzim zemrat e shqiptarëve dhe i japin Evropës një mësim të plotë që kurrë shqiptari s’do durojë të jetë nën zgjedhë dhe se vendimet e Londrës s’mund të kenë forcë...”
Në gazetat e kohës shquajnë tituj të tillë si: “Dibranët dhe malësorët përreth po luftojnë kundër serbëve”, “Dibranët dalin fitues në shumë beteja me serbët”, “Dibranët janë 6 000”. “Luftime të rrepta në Dibër”. “Serbët hëngrën shuplakë nga shqiptarët e Dibrës”, “Dibra shqiptare” etj.
Me gjithë politikën e heshtjes, që ndoqën fuqitë e mëdha ndaj ngjarjeve në Shqipëri, në këtë periudhë e veçanërisht ndaj kryengritjes popullore në Dibër dhe politikës së paparë të gjenocidit që ushtruan shovinistët serbë ndaj shqiptarëve, agjenci të ndryshme lajmesh, gazeta të ndryshme nuk munguan që të ngrenë zërin e tyre në anë të kryengritjes popullore të Dibrës. “Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue Freie Press”, “The dal mail”, “Reichpost” etj., e pasqyrojnë kryengritjen e Dibrës që në ditët e para duke u munduar ta datojnë sa më saktësisht (10 të muajit, ora 10 në mëngjes), duke u munduar të japin edhe numrin e luftëtarëve (“Shqipëtarët 6 000 vetë”). Gazeta Wiener Alge meine Zeitung”, duke folur për fqinjët e kryengritjes së Dibrës, na jep gjerësinë e luftës së shqiptarëve për të mbrojtur truallin e tyre shekullor. Ajo thekson: “Gazeta lajmërohet prej Shkodre se çeta shqiptare nën kryesinë e Isa Boletinit dhe të Bajram Currit, u përpoqën dhe i shtynë ushtritë serbe në Dibër dhe afër Prizrenit. Ushtarët malësorë i zunë gjithë malet e kufijtë.
“Giornale d’Italia” tërheq vëmendjen edhe për shqetësimet në Beograd: “Lajmi i të hymit të shqiptarëve në Dibër i turbulloi fare mendjet në Beograd. Me pesë ditë, thonë gazetat e Serbisë, do të gjenden në Shqipëri 40 000 ushtarë serbë”
Shtypi në këtë periudhë tërheq vëmendjen kryesisht në dy çaste kryesore; në qëndresën masive e heroizmin popullor kundër pushtuesve dhe terrorin e egër dhe reprezaljet e serbëve ndaj shqiptarëve. Barbarizmat, që u zhvilluan ndaj shqiptarëve, Fuqitë e Mëdha u munduan t’i mbulojnë me heshtje. Megjithatë gazetarë të disa gazetave më në zë të kohës, diplomatë e të dërguar të ndryshëm duke udhëtuar nëpër Dibër e në viset e tjera shqiptare, nuk mungojnë të ngrenë zërin e t’i japin shtypit dokumente të pakontestueshme për barbarizmat dhe mizoritë serbe.
Gazeta “Corriere de la Puglie” qe ndër të parat që përshkroi “Barbaritë serbe në Dibër”. Bazuar në “shënimet që kishte marrur, duke shëtitur të gjitha vendet i dërguari i një fuqie të Evropës dhe pas të cilave i bëri guvernës së vet raportin”.
Në këto përshkruhen reprezaljet e bëra në 103 fshatra, duke treguar me adresë të plotë varjet, vrasjet dhe djegiet në zjarr të mbi 1700 burrave, grave e fëmijëve. Djegien e mbi 1 600 shtëpive. Grabitjen e mbi 2 700 bagëtive të trasha, 21 000 të imta dhe 800 njëthundrakëve, grabitjen e një sasie të madhe lirash që e kalonin milionin. Në këtë numër nuk janë futur barbari të tilla masive që raporti i përmbledh me fjalët: “plaçkitën tërë fshatin dhe pasi morën gjithë ç’gjetën i vunë zjarrin dhe e dogjën fund e krye”, “Gjindjen; gra, burra e çilimi i shkuan të gjithë në bajoneta”, “s’është punë që mund të rradhiten emrat e gjithë të vrarëve”
Barbaritë arritën në kulme të tilla: “ të zotin (e shtëpisë A.A.) e therën në sy të s’ëmës plakë, të së shoqes dhe të fëmijës”, “vranë me bajonetë një çupëz 6 vjetë”, “hodhën të gjallë në zjarr një djalë 5 vjetësh, Shyqyrinë dhe një 4 vjetësh, Hasanin”, “Zenelit i dogjën në zjarr gruan me një djalë në djep” etj., etj.
Një tablo ngjethëse të mizorive serbe jepet edhe në një përshkrim të titulluar “Udhëtim në Gollobordë” botuar në faqet 4 e 5 të dy numrave radhazi të “Përlindja e Shqipërisë” të janarit 1914.
Në gazetat e kohës, jehonë të madhe bëri letra e një ushtari serb, botuar në gazetën socialiste serbe “Randiçka Novine” më 22 tetor 1913, letër e cila u botua më pas në shumë gazeta të kohës.
“Shoku im i dashur, shkruante ai, gjëra të tmerrshme po ngjajnë. Unë po tmerrohen para tyre...Në këto anë nuk shikohet gjë tjetër veç kufomave dhe hirit”...
“Shqypnia e re”, në numrin e saj të 20 nëntorit 1913, duke folur për barbarizmat serbe, nxjerr në pah edhe devizën e pushtuesit: “Asnjë t’falun, asnjë pshtim”, ç’ka flet për egërsinë e pashembullt të këtij rrebeshi mesjetar ndaj shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.
Kryengritja e shtatorit 1913 në Dibër ishte një kryengritje popullore, një kryengritje e masave, që ngriti në këmbë, siç theksojnë gazetat, mbi 6 000 luftëtarë. Dibra në këtë luftë foli me grykën e pushkës. “Do të vijë ora, thoshte Luigj Gurakuqi në një intervistë botuar në gazetën “Atdheu” ato ditë, kur populli ynë do të organizohet në udhën që do t’i tregojë organizimi i tij politik, gjer atëherë nuk mbetet veçse udha e armëve... Buçitja e armëve dëgjohet shpejt në veshët e Evropës. Do ta përdorim sa herë që veshi i Evropës është i shurdhër, që të na dëgjojë zërin, i cili nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi”
Për vetë kushtet e asaj kohe me mjete të pakta komunikimi e ndërlidhjeje, mungesë kronistësh në fushën e betejës etj., dhe mbi të gjitha të politikës së heshtjes që ndiqnin Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe shtetet ballkanike, lidhë kjo edhe me prapaskenat e turpshme që thurnin në kulisat e diplomacisë së fshehtë, gazetat arritën vetëm sa ta preknin problemin e Dibrës dhe barbarizmat që u ushtruan ndaj saj, politikën e një gjenocidi të tmerrshëm që u veprua në këtë kohë ndaj shqiptarëve me banim në trojet e tyre shekullore.
Dokumentet arkivale e në veçanti popullit me gojën e tij, janë një pasqyrë më e plotë e madhësisë dhe e forcës së kryengritjes popullore të Dibrës, e heroizmit popullor në luftë.

Botohet sipas gazetës “Ushtima e maleve”, 24 shtator 1983 dhe “PO DIBRËS! JO SKAVICËS!” f. 263-267

Shënim: Citimet janë në shqipen e kohës

Tirana mbledh letrarët ndërkombëtarë

Tirana mbledh letrarët ndërkombëtarë
Nën moton "Evropa si hapësirë kujtese", me 4 dhe 5 tetor 2013, në Teatrin e Komedisë në Tiranë, poetë, shkrimtarë dhe publicistë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Egjipti etj., do të diskutojnë me njëri tjetrin mbi gjërat që i bashkojnë dhe i ndajnë në trashëgiminë e përbashkët transnacionale.
Festivali letrar "Deti i Bardhë-Letërsia përreth Mesdheut" është një projekt i Allianz Kulturstiftung në bashkëpunim me Literarisches Colloquium Berlin dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
Në qendër të diskutimeve dhe leximeve që do të mbahen në kuadër të këtij aktiviteti qëndron hapësira e pangatërrueshme kulturore e vendeve të Mesdheut, me historinë e gjatë dhe të tashmen e mbrujtur nga mospërputhjet. Deti Mesdhe në këtë festival ndërkombëtar letrar prezantohet si një element ndërlidhës midis Evropës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërme, pra, si një hapësirë sa politike, aq edhe poetike.
Vështrimi drejt Detit Mesdhe nënkuptonte për shumë shqiptarë shpresë për lirinë, e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë. Tipari afrues i detit dhe aftësia e tij për të bashkuar njerëz, ide dhe të mira materiale, u kthye gjatë diktaturës 40 vjeçare të E. Hoxhës në simbolikë frike dhe mjet kontrolli mbi popullin. Edhe pse kufijtë mes popujve, sidomos në Evropë kanë ndryshuar qindra herë, duke ngritur mure e barriera, deti nuk ndryshoi. Ai mbeti një vend i shpresës dhe i mallit.
Prandaj ky aktivitet letrar do të fokusohet veçanërisht në trajtimin e kujtesës historike në letërsi: në ç’mënyrë janë përpunuar përvojat totalitare dhe si e kanë gjetur ato rrugën për t’u futur në kujtesën letrare në secilin nga këto vende, bëjnë të ditur organizatorët e këtij festivali.
Programi:
E premte 04 Tetor 2013
Ora 18:00
Ceremonia e hapjes në praninë e ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi si dhe kuratores së këtij projekti znj. Christina Weiss.
Ora 18.30
Referimi kryesor nga Fatos Lubonja
Ora 19.00
Diskutim në podium me temë: „Evropa si hapësirë kujtese“
E shtunë, 05. Tetor 2013
Ora 10.30 (Lexime)
Khaled Al Khamissi & Fatos Lubonja
Ora 12.00
Lindita Arapi & Arian Leka
Ora 17.30
Luljeta Lleshanaku & Ilma Rakusa
Ora 19.00
Hans-Ulrich Treichel & Agron Tufa

AURON TARE-UDB-a, raport për CIA-n: Na duhen njerëz si Tuk Jakova

UDB-a, raport për CIA-n: Na duhen njerëz si Tuk Jakova
Bisedimet sekrete të Shërbimit Amerikan me atë Jugosllav në vitin 1951-shin për operacionet kundër regjimit të Tiranës kanë pasur për objekt edhe përfshirjen e faktorit shqiptar në këtë aksion klandestin. Pjesa e dokumentit që publikojmë në numrin e sotëm, i përket vazhdimit të protokollit të takimit të zyrtarëve të CIA-s dhe UDB-së për projektin e përbashkët për rrëzimin e Hoxhës. Në dy numrat e kaluar zbardhëm pjesët që bënin fjalë për çështjet e trajtuara në këtë takim, që kishte për synim përafrimin e qëndrimeve të palës amerikane dhe asaj jugosllave mbi faktorët kryesorë të operacioneve klandestine në Shqipëri. Nga aq sa kemi zbardhur në numrat e kaluar, është sqaruar fakti se projekti i përbashkët është ndërtuar mbi bazën e argumenteve, që fillimisht kishin jo pak diferenca, siç ishte qasja për mënyrën e ndërhyrjes, ku CIA besonte te një ndërhyrje nga jashtë mbështetur vetëm nga organizatat politike të emigracionit shqiptar dhe UDB shpresonte se Hoxha mund të përmbysej vetëm nga brenda, duke menduar madje me njerëz brenda radhëve të Partisë komuniste të Shqipërisë. Pjesa në vijim sjell të tjera argumente e dëshmi të konsumuara në takimin e rëndësishëm, që hedhin dritë në aspekte të veçanta të këtij projekti të përbashkët. Njerëzit e Titos, duke qenë besnikë të idesë së tyre për t’u mbështetur te faktorët e brendshëm, u rekomandojnë partnerëve amerikanë për të tërhequr në aksionin e tyre pjesën e të pakënaqurve të regjimit të Tiranës, megjithëse për nga mënyra si shpjegohen, shprehen jo shumë optimist për aleatët e propozuar, pasi siç vërejnë, edhe të përjashtuarit nga Partia Komuniste, jo vetëm nuk pranojnë të arratisen jashtë shtetit, por vazhdojnë të ruajnë lidhje me të. Këmbëngulja e amerikanëve për të bashkërenduar veprimet me organizatat e emigracionit shqiptar, në këtë rast hedh idenë e mbështetjes së tyre jo vetëm politike, por edhe financiare. Zyrtarët e CIA-s u kërkojnë atyre të Titos që të punojnë për të sheshuar diferencat e ndasitë midis organizatave shqiptare që operojnë jashtë shtetit, për t’u përfshirë mandej në operacionet e përbashkëta kundër regjimit të Hoxhës. Po si reagojnë zyrtarët e UDB-së dhe çfarë shqyrtohet më tej në këto bisedime…
DOKUMENTI
TOP SEKRET
Komentet e FPBERM (emri i koduar i UDB-së) për diskutimet
e KUBARK (emri i koduar i CIA-s) për faktorët më të
rëndësishëm të jashtëm që influencojnë Shqipërinë.
1. Zoti S. vazhdoi duke thënë se neve na duhen aleatë brenda Shqipërisë, njerëz si Tuk Jakova, për të cilin edhe nga Blloku Indipendent Kombëtar thuhet se ai është me më shumë influencë në popull edhe sesa princi Markagjoni vetë. Shumë njerëz, të cilët janë larguar nga Partia apo janë ulur në detyrë, janë asete të rëndësishme, të cilat duhen mbrojtur dhe zhvilluar. Ata përfaqësojnë një dobësim të partisë, e cila duhet përdorur për qëllimin tonë. Megjithatë, kjo dobësi nuk është e mjaftueshme në vetvete të shkatërrojë Partinë. Po e përsëris që pika e fortë e HOXHËS është partia që e çliroi Shqipërinë. Hoxha ka marrë mbi vete këtë vlerësim, edhe pse ka përzënë nga partia një sërë personash të cilët, edhe pse janë përzënë, nuk kanë tentuar të arratisen jashtë Shqipërisë, duke treguar se ata janë akoma shumë të lidhur me Partinë.
2. Zoti C. shprehu pikëpamjen se ishte gjithashtu një çështje e trajnimit dhe e ilustroi këtë pikë, duke thënë se komunistët nuk e konsiderojnë faktin që linja e Partisë mund të jetë e gabuar, por mendojnë se ai që e interpreton linjën e partisë në mënyrë të gabuar është fajtor.
3. Zoti S. komentoi se një tjetër pikë e fortë e regjimit aktual në Shqipëri është fakti se 70.712 familje kanë marrë tokë nga ky regjim. Kjo tokë u është dhënë nga pronat e Vërlacit, Zogut, Toptanëve dhe Vrionasve, si dhe feudalëve të tjerë. Nga 70.212 familje, 21.000 syresh nuk kishin pasur asnjëherë ndonjë copë toke përpara Reformës Agrare të implementuar nga Partia Komuniste Shqiptare.
4. Zoti C. ofroi si një shembull qëndrimin e fshatarëve në Bashkimin Sovjetik, në momentin kur erdhi pushtimi gjerman. Ai tha se në fillim fshatarët ishin shumë pasivë, por kur gjermanët u përpoqën që të risillnin sistemin e vjetër të pronarëve të tokave, atëherë fshatarët u kthyen kundër tyre.
5. Zoti S. ndërhyri përsëri, duke thënë se pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria ishte në një pozicion jo për t’u pasur zili për pavarësinë e saj. Gjatë kësaj periudhe, Partia Komuniste Shqiptare provoi se ishte një mbrojtës shumë i aftë i pavarësisë shqiptare, deri në periudhën e Rezolutës së KOMINTERN-it në 1948-n. Në Partinë Komuniste Shqiptare ka shumë faktorë të fortë ideologjikë dhe psikologjikë. Drejtuesit e sotëm shqiptarë, jo vetëm ata në krye, por edhe drejtuesit e mesëm dhe të ulët, erdhën në pushtet nëpërmjet Partisë dhe akoma ndihet se ideologjia bazë që udhëheq Partinë është korrekte. Këta persona nuk janë në pozicion që të vendosin nëse Partia ka devijuar nga rruga e drejtë ideologjike, apo jo. Ata që janë përjashtuar gjithsesi qëndrojnë përsëri si komunistë, edhe pse nuk janë më në Parti. Ata ndiejnë një lidhje shpirtërore shumë të fortë me Partinë, pasi nuk duan të humbin atë për të cilën ata luftuan, edhe pse mund të sakrifikojnë veten e tyre nëse është e domosdoshme. Kjo e shpjegon kontaktin e fortë që të gjithë kanë me Partinë Komuniste Shqiptare.
6. E njëjta situatë ishte në Jugosllavi, kur Lavrentiev i dha TITOS një letër nga Komiteti Qendror i Partisë Bolshevike, letër e cila përmbante akuza kundër Gjilasit, Kidric e Rankovic. Tito ia tregoi këtë letër Byrosë Politike Jugosllave dhe, ata që akuzoheshin aty, ishin të gatshëm për t’u larguar nga skena politike në interes të politikës së përgjithshme, kaq e fortë ishte lidhja ideologjike që ata kishin me Partinë.
7. Zoti B. bëri komentin se pranimi i fajësisë në gjyqet komuniste nuk mund të shpjegohet vetëm me përdorimin e torturës. Ai mendon se një faktor i rëndësishëm në këto pranime të fajësisë në publik është shfrytëzimi i besnikërisë së anëtarëve të partisë për ideologjinë partiake, deri në pikën kur ata besojnë se ky pranim në fakt është në interesin e Partisë. E njëjta besnikëri ekziston në të gjithë hierarkinë partiake të të gjitha niveleve. Është një gabim shumë i madh të marrësh si bazë propagandën zyrtare se personat e përzënë nga Partia Komuniste janë elementë fashistë, pasi kjo akuzë i bën ata edhe më të lidhur me Partinë.
8. Për sa i përket Shqipërisë, ne duhet të marrim si qëndrim faktin se HOXHA dhe të tijtë janë vetëm një klikë dhe nuk përfaqësojnë Partinë Komuniste Shqiptare. Nëse ata që janë përjashtuar do të kenë akses në masën e gjerë të Partisë, atëherë shumë gjëra do të korrigjohen në një kohë shumë të shkurtër.
9. Zoti S. pastaj tha se, kur diskutojmë për Shqipërinë, duhet të kemi parasysh se ata që janë në pozita kyçe, janë të gjithë anëtarë partie dhe kjo nënkupton se ne duhet të punojmë nëpërmjet Partisë. Partia Komuniste Shqiptare ka shumë ndryshim nga vendet e tjera satelite, pasi nuk iu imponua popullit nga tanket dhe bajonetat ruse, por erdhi në pushtet si rezultat i një lufte të madhe dhe pozicioni i saj sot vjen nga ky rezultat.
10. Në këtë moment, z.( emri i fshirë) kërkoi të dinte nëse në një vend politik dhe të pazhvilluar si Shqipëria do të ishte e mundur që në Parti të kishte mjaft elementë oportunistë dhe se një pjesë e tërheqjes komuniste të ketë humbur efektin e saj si pasojë e faktit që HOXHA e kishte kthyer atë në një mjet për pushtetin e vet dhe të sovjetikëve.
11. Për këtë, zoti S. u përgjigj se ne duhet të jemi të qartë për ndryshimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera satelite, si Hungaria apo Rumania, ku ka shumë oportunistë, pasi këto parti nuk patën mundësi t’i testonin anëtarët e vet në beteja. Partia Komuniste Shqiptare në krahun tjetër konsiston në persona, të cilët janë testuar në beteja dhe ata që janë pranuar pas Luftës së Dytë kontrollohen me rreptësi. Po kështu, shumica e atyre që janë pranuar në Parti pas luftës, janë nga radhët e fshatarëve që nuk kanë pasur toka dhe duhet pranuar se janë besnikë. Sigurisht që kudo ka oportunistë, por mendoj se edhe ata janë të lidhur me Partinë si shkak i sloganeve të Komitetit Shqipëria e Lirë “Vdekje Komunistëve”.
12. Zoti S ra dakord se një pjesë e tërheqjes ndaj komunizmit mund të ketë humbur, por tha se meqenëse shqiptarët kanë akses vetëm në gazetat dhe literaturën shqiptare, ata kanë një koncept të njëanshëm për ato që ndodhin në botë. Çfarëdo apeli ideologjik që mund t’u bëhet këtyre njerëzve, duhet patjetër të jetë i lidhur me fitoret e arritura gjatë revolucionit.
13. Zoti Z. (emri i fshirë) pyeti nëse në këndvështrimin e UDB, Partia Komuniste Shqiptare duhet të luajë një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit, si dhe nëse elementë më të mirë të mund të penetrojnë në qeverinë shqiptare, me qëllim që të ndërmarrin aksionet e duhura në momentin e duhur.
14. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, zoti S. deklaroi se hapi i parë i sovjetikëve në Jugosllavi ishte shkatërrimi i Partisë Komuniste Jugosllave. Ai shtoi se çdo përpjekje për të shkatërruar Partinë në Shqipëri do të forconte pozitat sovjetike. Meqenëse është shumë e vështirë për të penetruar regjimin, është e rëndësishme për të pasur njerëz në vende të rëndësishme për ta penetruar këtë regjim. Kjo si fillim mund të kërkojë individë, të cilët kanë marrëdhënie të mira me sovjetikët dhe në këtë mënyre të penetrojnë regjimin e Hoxhës.
15. Rikthimi i konditave të paraluftës duket si i pamundur. Z (emri i fshirë) pyeti nëse bashkëpunimi me grupet e emigracionit politik mund të ishte i dobishëm apo Jugosllavët konsiderojnë se Partia Komuniste Shqiptare ishte i vetmi instrument për çlirimin e vendit?
16. Zoti S. iu përgjigj kësaj pyetjeje se ishte e pranueshme që të bashkëpunohej me të gjitha forcat. Ai shpjegoi se, meqenëse prezantimi i CIA-s nuk e përmendte Partinë Komuniste Shqiptare si faktor, përfaqësuesit e UDB mendojnë se është shumë e rëndësishme për ta theksuar rëndësinë e këtij faktori, si dhe punën nga brenda vendit me të.
17. (Emri i fshirë) tha se ne duhet të pranojmë se inkurajimi i bashkëpunimit të të gjithë faktorëve anti Hoxha është i domosdoshëm. Për këtë të gjithë të pranishmit janë në miratim të plotë.
18. RIVETT (emër i koduar) pyeti nëse do të ishte apo jo i pranueshëm një lloj koordinimi midis Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe Komitetit të Prizrenit, si dhe grupeve të tjera si Blloku Indipendent.
19. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, zoti S. tha se këto organizata nuk mund të jenë krijesa të Shërbimeve Sekrete, porse këto organizata duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Ai tha se UDB mendon se një front i gjerë i të gjithë refugjatëve, si në rastin e Komitetit të Prizrenit, është programi i duhur dhe është mundësia më e mirë për popullin Shqiptar. Jugosllavët do të ishin shumë të lumtur nëse i gjithë emigracioni shqiptar të mund të arrijë në një marrëveshje, pasi çlirimi i Shqipërisë është një çështje e shqiptarëve. Është këndvështrimi i Jugosllavisë se grupet e emigracionit shqiptar mund të gjejnë një bashkëpunim midis tyre pa influencën e të huajve.
20. Mbi këtë çështje, (emri i fshirë) komentoi se ai e konsideron jo realist mendimin se këto grupe si Komiteti i Prizrenit apo Komiteti “Shqipëria e Lirë” të mos kenë asistencë, financim dhe influencë të huaj. Ai sugjeroi se nuk ishte e pamundur që në një prej këtyre, prezent në këtë takim, të mos i fusin këto grupime në rrugën e drejtë të bashkëpunimit. Ai mendon se si UDB-ja, si CIA, mund të bëjnë diçka të dobishme në këtë drejtim.
21. Zoti C. tha se Jugosllavët jo vetëm i japin Komitetit të Prizrenit ndihmë në materiale, por edhe këshilla. Ai tha se Jugosllavët ishin shumë dakord me idenë e një bashkëpunimi midis Komitetit të Prizrenit dhe komitetit “Shqipëria e Lirë” por, siç dihet, Komiteti “Shqipëria e Lirë” kishte botuar disa artikuj ku hidheshin dyshime mbi rolin e Komitetit të Prizrenit. Si një gjest miqësie ndaj Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Jugosllavët kishin pranuar disa grupe diversioniste nga Shqipëria në Jugosllavi dhe i kishte lejuar ata të shkonin në Greqi. Ai tha se nuk kishte pasur shembuj të tillë nga pala tjetër dhe solli si shembull rastin e një grupi agjenturor jugosllav, i cili, pasi kishte dalë nga Shqipëria, në Greqi ishte burgosur. Vetëm njeri prej anëtarëve kishte mundur të hynte në Jugosllavi dhe të tregonte për atë që kishte ngjarë.
22. Zoti C. tha se nga shumë lidhje familjare dhe miqësore midis shqiptarëve të emigruar në Jugosllavi dhe Perëndim, është e mjaftueshme të krijohet një marrëdhënie miqësore midis Komitetit të Prizrenit dhe grupeve të tjera në emigracion. Jugosllavët nuk përzihen në këto zhvillime, nuk i shtyjnë apo pengojnë ato, por i konsiderojnë si çështje të vetë shqiptarëve.
23. (emri i fshirë) shprehu besimin se një pikë shumë e fortë e Hoxhës ku ai mbështetet, është fakti se ai trumbeton idenë se i vetëm po mbron sovranitetin territorial të Shqipërisë. Nëse kjo frikë do të shpjegohet në emigracionin politik shqiptar, se në fakt ajo nuk ekziston, kjo do të sillte një goditje të fortë për HOXHËN. Ai kërkonte të dinte nëse Jugosllavët mund të bënin ndonjë gjest të bindshëm, si për shembull një deklaratë publike që do të ndihmonte në rrëzimin e kësaj frike.
24. Zoti S. iu përgjigj se shqiptarët e dinë se Jugosllavia nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë.
25. ( emri i fshirë) e ripërsëriti këtë pikë, duke pyetur se çfarë reaksioni mund të kishte një deklaratë e tillë.
26. Mbi këtë, zoti S. tha se Greqia nuk ka bërë asnjë deklaratë të tille deri në 1952-shin. Ai tha se De Gasperi bëri një lloj deklarate shumë të përgjithshme në këtë çështje mbi eksperiencën dhe lidhjet historike shqiptaro-italiane, e cila nuk ishte shumë e bindshme.
27. Zoti B. tha se ka pasur fjalë për të bindur Jugosllavinë për të bërë një deklaratë të përbashkët me Italinë. Ai përmendi dyshimet jugosllave mbi intrigat italiane. Në çdo rast, një deklaratë e tillë nuk do ketë efekt, pasi dihet që shqiptarët nuk kanë besim te Italianët. Për më tepër, tha ai, Jugosllavët nuk do të donin të kishin lidhje me Italianët për këtë deklaratë.

Kriza në veri, Ushtria e Kosovës në gjendje gatishmërie!

Kriza në veri, Ushtria e Kosovës në gjendje gatishmërie!

FSK-ja stërvitje në tërë Kosovën gjatë fushatës zgjedhore

Kosova është vënë në gjendje gatishmërie për të përballur provokimet që mund të ndodhin në veri nga Serbia, përkatësisht strukturat ilegale.
Përplasjet e shkaktuara së fundi Kosovë-Serbi, pas ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë tek serbët në Kosovë, dhe kërcënimit serb për ndërprerje të bisedimeve, që rezultoi me anulimin e takimit të sotëm për lirinë e lëvizjes, është kthyer në shqetësim, edhe në bazë të indikatorëve të tjerë, se serbët mund të kryejnë veprime të paparashikuar sidomos pas vrasjes së doganierit serb.
Forca e sigurisë së Kosovës, është mobilizuar dhe po zhvillon stërvitjen fushore “Shqiponja2”.

Serbia po shantazhon!

Qeveria e Kosovës ua ndalon zyrtarëve serb hyrjen në Kosovë gjatë fushatës

Kosova nuk e ka ndërmend ti nënshtrohet më tej ambicieve serbe. Kështu që zyrtarët e lartë të shtetit serb nuk do të mund ta shkelin Kosovën gjatë fushatës zgjedhore për 30 ditë me radhë.
Zyrtarët serb, të paktën gjatë fushatës zgjedhore do ta kenë të ndaluar hyrje-daljen në Kosovë. Kështu, ata më nuk do të kenë mundësi që t`i japin përkrahje zgjedhore “Listës serbe për Kosovën”.
Një vendim i tillë është mirëpritur nga faktori politik në Kosovë, ndonëse ndër analist të çështjeve juridike ekziston droja se ky vendim nuk do të zbatohet në praktikë.

Prof.Dr.Eshref Ymeri: Plastika, me emrin Hashim Thaçi, në duart e Brukselit dhe të Beogradit


       Në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të ditës së sotme, 03 tetor 2013, lexova intervistën mjaft interesante që moderatori i mirënjohur  dhe i nderuar i kësaj gazete, zoti Ajet Nuro, i kishte marrë zotit Xhevat Rexhaj, përkthyes, analist dhe veprimtar i shquar i diasporës shqiptare në Zvicër.
       Në atë intervistë, zoti Rexhaj, duke u ndalur në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Rugova në vitin 2006, flet për perëndimorët, të cilët, sipas tij:
 “…kishin një zgjidhje, duke favorizuar H. Thaçin, si një njeri që do të lëshojë pe, si një njeri që ndoshta ata e kishin në dorë si të shantazhuar apo gati komplet partinë e tij.., pra, sigurisht se mendohej që mos të ketë turbulenca edhe nëse bëhet Hymni pa tekst, Flamuri laraman, Kushtetuta e dobët, e gjer te marreveshjet e sotme për Veriun me autonomi”.
Shefi i UNMIK-ut, zoti Lamberto Zanieri, në prill të vitit 2011, ka pas deklaruar:
“…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas: Lamberto Zanier. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”.Marrë nga faqja e internetit. 16.04. 2011).
Domosdo që zoti Zanieri zbulon një të vërtetë tragjike për fatin e Kosovës, një pjesë e çliruesve të djeshëm të së cilës, pas luftës, morën anën e Serbisë. Në këtë mes është fjala për krerët e Bashkimit Evropian. Ky ripozicionim i tyre në krah të Beogradit gjakatar, me nxitjen e padiskutueshme të shovinizmit rusomadh, sigurisht që kërkonte edhe një mbështetje të fuqishme në Kosovë, për të kënaqur epshet shoviniste të Serbisë lidhur me minoritetin kriminal serb në Kosovë, i cili gjatë luftës u kthye në një jatak të ngrohtë për krimet e bandave të Millosheviçit kundër popullsisë së pafajshme shqiptare. Dhe këtë mbështetje Brukseli e gjeti në figurën e Hashim Thaçit, të njeriut me karakter prej plastike, i cili, duke e shpërblyer me autonomi minoritetin kriminal serb tw Mitrovicës Veriore, s’e pati për gjë të shkelë mbi gjakun e Adem Jasharit dhe të sa e sa djelmoshave kosovarë që dhanë jetën për të ardhmen e një Kosove me dinjitet kombëtar. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Plastika Hashim Thaçi është pjesë e plastikës Enver Hoxha, të cilit sllavizmi ia jepte formën sipas dëshirës. Dukuria Thaçi është pjesë e tragjizmit të kombit tonë, i cili, pas 8 nëntorit të vitit 1941, nxjerrka nga radhët e veta plastikëpolitikanë, mercenarë në shërbim të të huajve. Populli shqiptar i Kosovës e gëzoftë plastikën Hashim Thaçi në krye të vendit!!!

Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni

03 tetor 2013

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...