2013-10-08

Krimet serbo-sllave në Kosovë

Krimet serbo-sllave

Serb police line the bodies of victims 29 January in a farmyard in the western Kosovo village of Rogovo. Twenty-four ethnic Albanians, all male most of them armed, were killed by the Serb police in western Kosovo as the international community set up to 21 days to restore peace in the violence-torn province. Five of the men were in uniforms of the Kosovo Liberation Army (KLA), nine were shot in the head.

Zoom in (real dimensions: 610 x 406)Image




Members of the Kosovo Liberation Army (KLA) carry the body of one of their comrades wrapped in an Albanian flag 28 October who was killed after stepping on a mine yesterday in Malisevo. Thousands of ethnic Albanian refugees are returning to their homes following the withdrawal of Serb security forces in response to Western pressure.

Zoom in (real dimensions: 610 x 407)Image



Kosovo Liberation Army (KAL) combatants arrive in northeastern Albania after crossing the border from Kosovo in the high mountains of Ujeza a few kilometers from Padesh 20 June. More than 300 Kosovars have been slain in ethnic cleansing in Kosovo since February by Serbian forces, and more than 70,000 refugees have been displaced.

Zoom in (real dimensions: 610 x 402)Image



The family of a Kosovo Liberation Army (KLA) fighter walk to his grave 28 October in Maslisevo as KLA members form an honor guard. The man was killed after stepping on a mine yesterday. Thousands of ethnic Albanian refugees are returning to their homes following the withdrawal of Serb security forces in response to Western pressure

Zoom in (real dimensions: 610 x 388)Image



Relatives of ethnic Albanians killed in a January 15 massacre, cry over the coffins of their deads, 10 February in Racak mosque, southern Kosovo. The 40 coffins were taken today to the southern Kosovo town for burial, from Pristina aboard four trucks under diplomatic escort provided by the Kosovo Verification Mission (KVM).

Image

Domosdoshmëria për të qenë i fortë




Ishte dy marsi i vitit 1951. E kujtonte me një qartësi të jashtëzakonshme. Kur i thanë se e kërkonin për takim te hekurat, u habit. Në datën 16 shkurt kishte patur takimin me nënën dhe babanë. Duhej të kalonin edhe pesëmbëdhjetë ditë që të vinte takimi i radhës. Nëse kjo ishte një shaka e shokëve të kaushit, padyshim ishte një shaka e hidhur. Për të burgosurit, takimi me të vetët ishte ngjarja më e rëndësishme e muajit. Por nuk kishte qenë një shaka.
U nis nëpër korridorin e gjatë dhe të errët, në dy anët e të cilit ndodheshin kaushët e të burgosurve dhe kur mbërriti para dy ndërlikeve prej hekurash që ndanin burgun nga pjesa e ndërtesës ku gjendeshin zyrat e komandës, nuk pa asnjë njeri: as vizitorë, as gardianë.Ishte aty ku zhvilloheshin takimet. Përkëndej të burgosurit dhe mbrapa ndërlikes së dytë, dy metra larg nga ajo e brendshmja, rreshtoheshin vizitorët. Rojet ishin në të dyja anët dhe një polic tjetër në mes dy ndërlikeve. Çdo takim nuk mund të zgjaste më shumë se tre minuta. Tre minuta çdo muaj.U afrua i pavendosur dhe ndërdyshas, por vetëm kur u afrua, në gjysmë errësirën e ambientit, pa që roja i brendshëm ishte në vendin e vet dhe po e priste.Bëri përpara i turbulluar.
- Më kanë thënë…
- Si të quajnë? – e ndërpreu ashpër dhe prerë roja.
- Miki.
- Po. Saktë. Prit. Do të bësh një takim special.
Kështu quheshin takimet që mund t’i lejoheshin një të burgosuri në rastet që gjykoheshin “speciale” nga komanda e burgut dhe që zhvillohej jashtë hekurave, shpesh në ndonjë zyrë.U ndie edhe më i hutuar se më parë. Ç’të ishte ky takim special, vetëm pak ditë mbas atij të radhës? Me një kuitje acaruese që të ngrinte qimet përpjetë, u hapën hekurat e parë.
- Dil!
Ai u fut në hapësirën mes dy ndërlikeve. Polici që kishte çelësat, mbylli portën e brendshme dhe hapi portën e jashtme, e shtyu të burgosurin të dilte (atëherë ai vuri re se në korridorin e zyrave ishte një polic i armatosur), roja doli mbas tij, mbasi e mbylli portën mbas vetes. I vunë prangat.
- Ec, – i tha polici që kishte çelësat, i mërzitur që kishte qenë i detyruar të bënte gjithë ato veprime të pazakonshme për faj të atij të burgosuri. – Poshtë. Zbrit shkallët!
Ishte hera e parë që zbriste mbas vitesh nga krahu i burgut. Drita e fortë e korridorit dhe e shkallëve e detyroi të mbyllte sytë. Tashmë ishte mësuar me pak dritë.Në katin e poshtëm, hapën një derë dhe i thanë të futej brenda. Kur hyri, aty pa vetëm policë me uniformë blu të errët. Nuk pa gjë tjetër. Bëri i ndruajtur një hap përpara dhe tha:
- Jam…
- E dimë kush je! – iu preu shkurt dhe me bezdi njëri prej tyre, ndërsa po i hiqte prangat. – Kjo vajzë që ka ardhur për ty. Tre minuta! – dhe bëri shenjë me dorë mbas tij.
Atëherë, kur ktheu kokën, ai pa që mbas krahëve të tij ishte Senka, kushërira e tij. Ishin pothuaj bashkëmoshatarë. Ai ishte djalë i vetëm dhe ata, fëmijët e hallës, tri motra dhe dy vëllezër, ishin sikur të qenë motra e vëllezër të tij. Senka, ishte ajo që donte më shumë, mes atyre të pestëve.Para se ai ta mblidhte veten, ajo iu hodh në krahë, e përqafoi fort dhe shpërtheu në një të qarë të qetë, të gjatë dhe çliruese. Ai nuk kuptonte çfarë po ndodhte. Pse kishte ardhur? Pse qante? Pse kishte ardhur vetëm?
- Çfarë ke Senka, pse qan?… Ka … ka ndodhur ndonjë gjë?
Ajo kishte veshur një pardesy të bardhë dhe jakën e mbante të ngritur. Por kur u shkëput nga përqafimi i saj, vuri re se nën pardesynë ishte veshur me të zeza. Ai ndjeu një therje në zemër. E kapi nga shpatullat, e shtyu për ta vështruar më mirë, por nuk pati kohë për pyetje të tjera.
- Miki, – filloi ajo me një fije zëri. – Tashti je një burrë. Nuk ka kuptim të të fshihet e vërteta.
- Çfarë burri?… Ç’e vërtetë? … Për çfarë po flet? … Pse je me të zeza? … Kush … kush ka vdekur?
- Ka vdekur babai!
- Xha Mersini?
- Mersini ishte babai i Senkës.
- Jo Miki, daja, babai yt.
- Kush?! Babai? – ja bëri ai, pothuaj duke pëshpëritur, sikur të lutej.
- Po, Miki: babai.
Por ai erdhi në takim… Si … pse ka vdekur? Kur? Si është e mundur?
Pyetjet vërshuan natyrshëm. Ishte një lloj reaksioni, por fjalët nuk mund ta zbutnin atë lajm. Senka pati një çast ngurrimi.
- Ashtu, papritur. Qe një gjë e menjëhershme. Katër ditë mbasi qenë takuar. Në datën njëzet erdhi autoambulanca dhe e morën. Dje na thanë se mori fund … si … si doktor Zazani.
Ai e kuptoi. Apo të paktën besoi se e kishte marrë vesh atë që fshihej mbas atyre fjalëve. Doktor Zazani, fis dhe mik i babait të tij, ishte pushkatuar tre vjet më parë. Trupi nuk i ishte kthyer familjes, gruas së tij, Leone dhe vajzës së tij të vetme, Denise që tashti gjendeshin në Francë.
- Po nëna?
- Është mirë, – u përgjigj kushërira me nxitim. – Është mirë.
Nuk kishte ç’të thuhej tjetër. Dhe as mundësi. Pezmi çnjerëzor i atij lajmi rëndonte mbi të dy si një peshë që donte t’i shtypte.
Aty, në atë vend, në prani të njerëzve të ftohtë, indiferentë, të pamëshirshëm, nuk kishte kuptim të shfaqje dhimbjen. E qepën gojën. Për disa çaste asnjë prej atyre të dyve nuk tha asnjë fjalë. Dhe as që mundnin.
- Mbaruat? – pyeti njëri nga policët, kur vuri re se ata të dy nuk po flisnin më.
- P… po, – u përgjigj ai. – Besoj se po.
- Miki, bëhu i fortë! – e luti kushërira, ndërsa ai, i shoqëruar nga rojet, po dilte nga zyra.
- Patjetër, – ja ktheu ai, i ngrysur në fytyrë, por akull i ftohtë, sa të shtinte frikën. – Do të jem i fortë, mos dysho. Përqafoma nënën! Përqafomi të gjithë për mua. – Dhe iu kthye policëve: – Shkojmë?
Ato dhjetëra metra të korridorit dhe ato pak shkallë që ngjiteshin në katin e sipërm iu dukën sikur qenë një udhëtim çnjerëzisht i gjatë.Ndërsa zhurmonin llozet dhe drynat për të hapur dyert prej hekuri, ai ndiente një ushtimë në vesh. Dhe copëtuar nga zhurma e vazhdueshme e kangjellave që hapeshin dhe mbylleshin (o Zot, po sa ishin?), i vinte zëri i Senkës: “Miki, bëhu i fortë … Nuk ka kuptim të të fshihet e vërteta … bëhu i fortë … Dje na e thanë … Bëhu i fortë … i fortë … bëhu …”.Kur u ndie sërish vetëm, mbasi qe mbyllur kangjella e brendshme mbas krahëve të tij, pati një çast dobësie: ndjeu nevojën të bërtiste. Donte ta nxirrte dhimbjen duke ulëritur. Por nuk e bëri. Ndoshta nuk pati fuqi.Sapo hyri në kaush, shkoi drejt vendit të tij dhe u shemb mbi dyshek. Mbylli fort sytë. Nuk qante dot. Duart i qenë bërë akull dhe i qenë mbushur gjithë bulëza djerse. Kishte ftohtë. Dridhej. U kthye anash, me gjunjë mbështjellë deri në gjoks, shtrëngoi grushtet duke u dridhur dhe ndjeu se lotët filluan të vërshonin nga sytë e mbyllur që i përvëlonin. I la të rridhnin.Dikush nga shokët e kaushit u kujtua. U bëri shenjë të tjerëve. E rrethuan të heshtur, të trishtuar, të shqetësuar: dhimbja e tij po bëhej edhe dhimbja e tyre.Pastaj (sa kohë kishte kaluar?) njëri prej tyre iu afrua, u ul në gjunjë përpara tij, e kapi lehtë nga shpatullat dhe e pyeti:
- Çfarë ke, vëlla? Çfarë ka ndodhur?
Ai zë e solli në vete. Fshiu lotët me kurrizin e dorës, u ngrit ndenjur dhe duke vështruar rrotull ato fytyra serioze dhe të vrenjtura të shokëve të tij të burgut, tha thjesht:
- Ka vdekur babai … e kanë… e kanë pushkatuar…
***
Më vonë e mori vesh: një mbrëmje të atij shkurti dikush kishte hedhur një bombë në oborrin e ambasadës sovjetike, që nuk bëri ndonjë dëm të madh: vetëm sa u thye ndonjë xham apo u dëmtua ndonjë trëndafil. Po atë natë në Tiranë, u bë një arrestim masiv i padëgjuar: u arrestuan qindra qytetarë. Thuhej më shumë se tetëqind vetë. Dhe vetëm mbas gjashtë ditësh, pa asnjë gjykim, pushkatuan njëzet e dy prej tyre, të gjithë intelektualë, mes të cilëve edhe një profesoreshë. Tirana u terrorizua.Dyzet vjet mbas vdekjes, babai dhe të pushkatuarit e tjerë nuk kishin ende një varr. Askush nuk e dinte ku i kishin varrosur. Askush nuk mund t’u thoshte gjë për ditët e tyre të fundit. Askush nuk kishte folur 1).Sa e gjatë kishte qenë agonia e popullit të tij. Sa shtrenjtë e kishin paguar dëshirën për liri ata njerëz që lirinë e vërtetë e kishin njohur vetëm për pjesë të shkurtra kohe të historisë së tij.
Dyzet vjet më vonë mbas masakrës së shkurtit ’51, në korrik të vitit ’90, u vranë dhjetëra (flitet edhe për qindra) qytetarë që donin të arratiseshin nga një ferr: edhe ata s’e patën një varr.Historia, vazhdimisht, në formën më djallëzore, kishte dashur të përsëriste akte dhune të asaj pjese të shoqërisë së vendit të tij, që si filozofi jete kishte zgjedhur mentalitetin antinjerëzor dhe shkatërrimtar të luftës së klasave.Një miku i tij, njohës i mirë i letërsisë franceze, Vasil Gjymshana, po përkthente Volterin. Por shtëpia botuese (natyrisht shtetërore dhe e kontrolluar nga partia) këmbëngulte për të hequr nga teksti, frazën e famshme të gjeniut francez:
“Jam kundër gjithçkaje që thua, por jam gati të jap jetën që të mbroj të drejtën tënde për ta thënë”. Sikur të ishte në Shqipëri, në atë shkurt të 1951, do të ishte vrarë barbarisht edhe Volteri.

Nga : Amik KASARUHO

Marrëveshje e Titos dhe Menderezit !



Sot, qyteti i Manastirit i emërtuar Bitolë, është në gjendje tmerrësisht të rëndë. Kjo qendër e Vilajetit që dikur kishte rreth 90 % shqiptarë , sot me mezi 5% shqiptare .
Dhe, sot (pas 105 vjetësh nga Kongresi i Manastirit) me dhimbje të thellë themi se, në këtë qytet ku u vunë bazat e alfabetit shqip, nuk flitet shqip!

Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pas kësaj periudhe vazhdon spastrimi etnik dhe dyndjet e mëdha të shqiptarëve nga Manastiri dhe rrethina e tij. Ata, gjatë viteve të pasluftës hasin në shtypje të mëdha duke ua uzurpuar pronat dhe pasuritë e patundshme, por edhe arin, duke ua ndaluar veshjen tradicionale, dhe më pas me planin dhe marrëveshjen e Titos dhe Menderezit nga pala turke, shqiptarët u shpërngulën për në Anadoll, duke i detyruar ata që të deklaroheshin turq.

Që nga viti 1951 e deri vitin 1968, nga Manastiri dhe rrethi i tij janë shpërngulur për në Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe Evropë, mbi 38 000 shqiptarë. Por nuk mbeti me kaq. Shqiptarët nga këto anë vazhduan të emigronin në vendet e lartpërmendura akoma, përmes martesave, dhe mënyrave të ndryshme.

Nga këto dyndje, pasojat janë të parapara dhe tronditëse. Disa fshatra nuk ekzistojnë më dhe si struktura urbanistike. I ka ngrënë dhëmbi i kohës. Fshatrat Snegovë, Armatush, Drevenik, Zllakuqan nuk kanë më asnjë banorë.

Image

Shpërngulja e Shqiptarëve nga Manastiri me dhune !

Lufta çlirimtare e shqiptareve rezulton te jete me e pastra.




Nga Flori Bruqi



Tribunali i Hages me se paku mund te quhet gjykate e te drejtes. Politika e njeanshmeria qysh moti e kane shprish balancin e peshores - gjakataret moren denime simbolike e viktimat moren denime te pabesueshme. Megjithate une arrita te shkepus disa te dhena statistikore qe flasin mbi numrin e te denuarve per krime (dhe vitet e burgut te marra gjithsejt):


Nga 89 të dënuar, me gjithsej 1380 vjet burg, të dënuar janë:
67 serbë, me 1125 vjet burg;
14 kroatë, me 183 vjet burg;
5 boshnjakë, me 41 vjet burg;
2 shqiptarë, me 19 vjet burg;
1 maqedonas, me 12 vjet burg


Pavaresisht disponimit anti-shqiptar te prokuroreve te ketij Tribunali (ku serbofilja Carla del Ponte eshte mbase rasti me i shquar), ne aspektin statistikor lufta e shqiptareve rezulton te jete me e pastra. Ne fakt - lista e mesiperme permban nje gabim meqe shqiptaret e akuzuar nuk jane denuar me 19 vjet, por vetem me 13 meqe Lahi Brahimaj eshte shpallur i pafajshem (i cili paraprakisht ishte denuar me 6 vjet). Megjithate ketu kemi te bejme me nje proces paradoksal. Megjithese shqiptaret dalin si me te pastrit, propaganda ruse e ajo serbe kane krijuar permasa te frikshme te imazhit shqiptar, i cili tani na del si fajtor per gjithcka. Ky Tribunal Serbise fajin kolektiv ia individualizon, por shqiptareve fajin individual (i cili edhe ashtu eshte i padukshem si perqindje) ua kolektivizon, duke fajesuar shqiptaret e forcen e tyre kryengritese UCK-ne per gjoja pogrome ndaj serbeve. Diplomacia serbe, sipas mendimit tim, ka ditur mire te shfrytezoje konjukturen nderkombetare e vecmas disponimin anti-amerikan gjithandej botes. eshte per keqardhje qe nje pjese e se majtes kudo ne bote vazhdon te mbeshtese verberisht Serbine - e cila nga ta pandehet si viktime e agresionit amerikan. Nderkohe, kjo logjike e prapte i sheh shqiptaret si konfliktuoz, malicioz e luftenxites, qe paskan gjetur perkrahjen e nje fuqie imperialiste, per t'ia dhunuar sovranitetin nje shteti. Po kaq shqetesues eshte fakti se ndaj shqiptareve jane ngritur edhe akuza sikur te jene te dala nga skenari i nje horrori. E kam fjalen per raportin e serbofilit, Dick Marty, i cili shpiku te ashtuquajturen Shtepi te Verdhe. Ai si duket u nis nga e thena 'genje - genje se dicka mbetet ne fund' - meqe edhe pse te gjitha hetimet e paanshme nuk provuan asgje nga ato qe tha Marty, ne opinionin boteror ngriti krye dyshimi se megjithate shqiptaret jane marre me tregti te tilla. Pra ekziston nji perpjekje asisoj qe shqiptaret te dehumanizohen - e rrjedhimisht edhe te denohen me lehte. Per faqe te zeze, kjo propagande gjen menyrat qe te perkrahet edhe nga deshmitare shqipfoles - te cilet miratojne keto akuza.

“Ja si vramë, premë dhe dogjëm në Kosovë”



Zoom in (real dimensions: 400 x 259)Image




Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i është dashur të flasë për masakrat brutale që ka kryer njësia e tij në fshatrat e Kosovës.
Zoran Raskoviç është quajtur hero dhe kriminel lufte, patriot e tradhtar, i çmendur dhe gjeni. I pyetur nga gazetarja e “ Marija Ristiç, për të përshkruar veten, ai thotë se, “është njeri i së vërtetës”.
“Dua t’i jap fund kësaj heshtjeje 15-vjeçare, dua ta heq këtë brengë nga gjoksi dhe kryqin që mbaj mbi kokë”,- tha ish-paramilitari serb Zoran Raskoviç, tani dëshmitari kyç në rastin kundër 13 luftëtarëve serbë të akuzuar për krime lufte në katër fshatra të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1999.

Raskoviç, ish-anëtar i njësisë paramilitare “Çakallët”, ka qenë në disa raste dëshmitar në gjykatën speciale në Beogra, ku ka dhënë dëshmi për masakrat brutale në fshatrat Lubeniç, Pavlan, Zahaç dhe Qyshk, të gjitha këto në zonën rreth qytetit të Pejës.
Për dy vitet e fundit, Raskovic ka qenë në mbrojtje konstante të policisë, sepse kur vendosi të dëshmojë me emrin e tij, ai dhe familja e tij kërcënoheshin nga ish-Çakallët dhe nga njësia e policisë për mbrojtje.
Raskoviç deklaron se gjithë kjo ka vërtetuar se shoqëria “nuk do të dëgjojë të vërtetën për Kosovën.”
“Pyes veten a isha më shumë i manipuluar në vitet 1999, kur si djalë 20-vjeçar shkova në luftë me krenari, duke menduar se kjo ishte mënyra për të mbrojtur tokën time nga “shqiptarët e ligë”, apo tani që doja të tregoja të vërtetën dhe rrezikova jetët e personave më të afërt, sepse besoja se kishte ardhur koha për t’u përballuar me të shkuarën dhe për pajtim”,- tha Raskoviç.
Duke shpjeguar se çfarë donte të thoshte me “manipulim” në vitet 1990-s, Raskoviç tha se “të gjitha luftërat dhe fushatat nga të gjitha anët se dikush po merrte tokën tonë, më bëri të mendoja se po bëja gjënë e duhur. Isha refugjat nga Kroacia e tani edhe nga Kosova.”
Raskoviç ka lindur në qytetin kroat të Rijekës, kur vendi ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Në mes të luftërave në Ballkan, kur ishte 15 vjeç, u arratis nga qyteti i tij i lindjes për në Kosovë.
“Me babanë, nënën dhe vëllain tim më të ri, si refugjat për herën e parë shkuam në Pejë, qytet nga ku vjen familja ime”,- tha Raskoviç.
Në vitin 1998, pasi përfundoi shkollën e mesme, bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe shërbeu si roje për Vladimir Lazareviçin, i cili në atë kohë ishte shef i Trupave të Prishtinës të Armatës jugosllave. Lazareviç është dënuar nga Tribunali i Hagës me 15 vite burgim, për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.
Gjatë shërbimit dymbëdhjetë mujor, nisi konflikti i armatosur mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Raskoviç thotë se dëshmoi “disa nga skenat më të tmerrshme të civilëve serbë që u vranë në kampin Kleçka dhe liqenin e Radoniçit, që e bindën të bashkohej e të luftonte për tokën e Kosovës.”
“Kur u ktheva, Peja nuk ishte qyteti i njëjtë. Gjashtë fëmijë serbë ishin vrarë në kafen Panda. Kudo kishte urrejtje dhe mungesë tolerance”,- tha Raskoviç.
Kur punonte në një dyqan kafeje, ai takoi Nebojsa Minicin, të njohur si “Mrtvi” (“I vdekuri”), kriminel i njohur dhe anëtar i grupeve të ndryshme paramilitare dhe të një njësie policie të quajtur Munje (Vetëtimat), që dyshohet se ka kryer disa nga krimet më të tmerrshme të luftës.
Minic e rekrutoi në një njësi të re, të quajtur Çakallët, që përbëhej nga dhjetëra luftëtarë serbë e që, sipas Raskoviçit, “caktohej për punët më të pista dhe më të rrezikshme”.
“Më bëri përshtypje që isha pjesë e njësisë. Isha fëmijë në atë kohë. Mrtvi ishte i respektuar dhe i pëlqeja. Kjo mjaftonte për mua. Për mua ai ishte alfa dhe omega”,- tha Raskoviç.
“Për 100 ditë kjo njësi shkatërronte në zonën e Dukagjinit, duke përhapur frikë dhe tmerr mes shqiptarëve”, shtoi ai.
Në vitin 2010, prokurori për krime lufte në Serbi paditi luftëtarët Toplica Miladinoviç, Srecko Popoviç, Slavisa Kastratoviç, Boban Bogiceviç, Radoslav Brnoviç, Vidoje Koricanin, Veljko Koricanin, Abdulah Sokiç, Milojko Nikoliç, Sinisa Misiç, Zoran Obradoviç, Dejan Bulatoviç dhe Ranko Momiç për vrasjen e më shumë se 100 shqiptarëve në fshatrat e Zahaçit, Pavlanit, Lubeniçit dhe Qyshkut në Kosovë në vitin 1999.
Në gjyq, Raskoviçi identifikoi shumicën e burrave si autorë të drejtpërdrejtë të masakrave.
Të gjithë prej tyre, përveç Toplica Miladinoviçit, i cili ishte komandant i Armatës Jugosllave, dyshohen të kenë qenë anëtarë të çakallëve.
Struktura e komandës së tyre ende kontestohet, meqë shumë anëtarë të saj kanë thënë gjatë gjykimit se ishin pjesë e një njësie të rregullt ushtarake dhe jo paramilitare.
Raskoviç thotë se lideri i njësisë ishte Minici, por shpesh konsultohej me komandën e Armatës Jugosllave në Pejë.
“Kishim simbole ushtarake, beneficione të ushtrisë si gaz e armë. Dhe, Mrtvi kishte dokumente zyrtare që thoshin se ishte oficer. Nuk e di nëse ishte nën komandën e armatës jugosllave, por e di se e dërgova të paktën dhjetë herë në komandën e armatës jugosllave për konsultime”,- tha Raskoviç.
Minic nuk u përball kurrë me akuzat penale, sepse vdiq nga SIDA në Argjentinë në vitin 2005. Ai besohet se kishte lidhje të ngushta me policinë serbe dhe zyrtarët e lartë serbë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor, 1999, që i dha fund luftës në Kosovë, Raskoviç dhe familja e tij u arratisën për në Serbinë qendrore. Ai pastaj u bë pjesë e disa bandave kriminale dhe pas luftës u dënua me 12 vite burgim për plaçkitjen e një banke.
Në mbrojtje të tij, ai thotë se vetëm po përpiqej të “vidhte çfarë ishte vjedhur”, meqë banka ishte pronë e Miroslav Miskovicit, i cili është akuzuar se ka fituar në mënyrë të paligjshme 30 milionë euro nga privatizimi i kompanive për ndërtime rrugësh.
Kur ishte në burg, Raskovic organizoi disa kryengritje, më të madhen në 2006 kur qindra të burgosur qepën gojën në protestën për kushte më të mira në burg.
Ai u arratis nga burgu dy herë, dhe kur doli u bë dëshmitar i mbrojtur në rastin e çakallëve.
Në fillim ishte planifikuar që Raskoviç të dëshmonte me emër të koduar për të fshehur identitetin e tij, por për herë të parë në historinë e gjykatave në Serbi, një dëshmitar i mbrojtur vendosi të dëshmojë publikisht e të “tregonte të vërtetën për tmerret në Kosovë.”
“Doja t’i shikoja të gjithë në sy. Kjo nuk u bë nga Serbia, por nga individët. Doja ta hiqja këtë brengë nga shpirti im. Doja që kjo të dëgjohej në Prishtinë, në Beograd dhe në Bruksel. Nuk mendoj se është patriotike të heshtësh për këto krime, veçanërisht nëse djeg dhe vret fshatra të tëra. Është thjesht qyqarllëk”, tha Raskoviç.
Gjatë gjyqit, ai pati kërcënime të hapura nga ish-shokët e luftës.
“Kam kuptuar se një kriminel është një kriminel. Nuk mund të justifikojmë veprimet tona duke thënë se ‘na bënë këta neve, kështu që do të hakmerremi’”, tha ai.
Sot ai thotë se është “pa shtet”, sepse nuk ka dokumente zyrtare identiteti. Ka dorëzuar një kërkesë për kartën e identitetit dy vjet më parë, kur ajo e fundit i kishte skaduar, por autoritetet refuzojnë t’ia japin.
“U ankova dhe kërkova për ndihmë nga çdo institucion i mundshëm – policia, prokuroria, gjyqtari dhe Avokati i Popullit. Të gjithë thanë se do të më ndihmonin, por ende nuk kam kartën e identitetit”, tha Raskoviç.
“Ndihem i manipuluar, ose më mirë – i inatosur, sepse po i kërkoj shtetit tim të më japë të drejtat e mia bazike njerëzore, ndërsa të gjithë çakallët e tjerë po ecin të lirë nëpër Beograd”, tha ai.
Raskoviç thotë se në të ardhmen do donte të kthehej në Kosovë.
“Kam tokë aty. Nuk shita asgjë. Do të doja të kthehesha dhe të filloja një jetë të re. Kjo është arsyeja pse fola. Ka ardhur koha për një dialog të vërtetë, sepse nuk kam edhe 15 vite të tjera për të pritur”.
“Dua të kthehem në shtëpi”, tha ai.

Hakmarrja E KOSOVËS




Në numrin e njëjtë gazeta Politika ne 29 tetor te vitit 1912 në artikullin "Kolapsi i shqiptarëve", shfaqet për fitoret ushtarake serbe dhe humbjen e shqiptarëve:

"Të gjithë fshatrat te arnautëve , të Deçanit dhe Gjakovës u dorëzuan. Tradita është zgjatur. Ndër arnautët mbizotëroi një kaos i madh dhe brengosje. "

Te njëjtën ditë shkruan "panik në mesin e arnautëve" në fitoreve të mëtejshme:

"Arnautet ishin te shtypyr në guximin e tyre fale trupave tona dhe forcën e armëve tona, veçanërisht me artileri dhe armë automatike. . Kjo është një prej departamentit tonë të vogël te ushtrisë , shkatërruan plotësisht mbi 3000- shqiptarë, të cilët i kishim grupuar para Prizrenit. "

Image

SHËMBJE e Shkodres

Gazeta serbe Politika te njëjtë dite te 29 tetor sjell "Bombardimi i Shkodrës", artikull i cili përshkruan efektet me artileri rreth qytetit:

"Rrethimi i Shkodres ishte me artileri te zgjeruar ne bombardimet e djeshme te Shkodrës. Raportet të cilat na erdhën, lexoni se cfare tmerrshmerie dhe panik ishte te banoret e Shkodrës ne kohen bombardimeve . Katolikët kanë marrë strehim në Katedralen katolike, ku peshkopi kishte marrë tashmë strehim. Dhe me vullnet të mirë, artileria malazeze nuk e kishte te mundur ti kursejë ndërtesat publike, (...) Në Shkodër ka mbi 70 000 ushtar (serbo-malalez ) ne ushtrin tone . "

Rusia eshte me ne
Politika e 3 nentorit te vitit 1912 sjell lajme të mira nga Shën Petersburgu, Rusia është e gatshme për luftë:

"Ministri" , Ne takimi ushtarake tha se Rusia është plotësisht e përgatitur për luftë, dhe keshtu ne jemi te larguar nga përgjegjësia e ushtrisë tone për çdo dështim te politikës ruse. Eshtë thënë se ka bërë të gjitha përgatitjet për mobilizimin e gjashtë te korpusit ".

25 Tetor viti 1912t. Politika në artikullin shkruan "ripushtimini Gjakoves " përshkruan pushtimin serbo-malazez të atij qyteti:

"Mbrëmë rreth 05:00 Ushtria jone trime pas rezistencës te zgjatur erdhi në Gjakovë. Kjo brigadë fituese u komplotuan me artileri serbe, e cila me sa duket erdhi nga Prizreni. Në qytetet e zënë nuk ka pasur viktima në anën tonë, ndersa te turqit dhe Arnautet vërtetë kane pasur shume viktima (ne realitet nuk kishte turqi aty ne ate kohe, shenimi im ) . Bajram Curri dhe Riza Beu kane ikur nga qyteti .

Sot në orën 2 e gjysmë Vukotiç në selinë e tij në Deçan, ku ai ju falenderuar për një jetë të gjatë dhe të lumtur Mbretit Rus, Nicholas dhe Mbretit Peter "

Shqipëria nuk ështëne gjendje per te luftuar , neve luftojme per detin

Serbia duhet të marrë detin (lexo Shqiperise )



E duam detin

Gazeta Politika e 27 Tetor te vitit 1912 sjell një titull të madh, "Deti dhe paqeja", në të cilëni shkruan:

"Te gjithe te dijne sot qe Serbia ka luftuar, për lirinë e saj ekonomik, detit, dhe për paqen dhe progresin e bashkatdhetarëve të tyre në Turqi. Kështu është e qartë se çfarë Serbia duhet të kerkoj, atëherë nuk guxojmë të leme pas dore rrëmbimin e detit .

Serbia duhet të marrë detin . Pa një rrugë të hapur në det, dhe të lirë, neve do te jemi ne gjendje edhe me te vishtire se siq ishim me pare.. Më shumë - kjo është një kërkesë, qe nuk eshte ne rregull per te filluar negociatat me fuqitë e mëdha per kete rrembim.

Shqipëria nuk ështëne gjendje per te luftuar , neve luftojme per detin 

Politika e 28 Tetor 1912th

Zoom in (real dimensions: 640 x 431)Image

Shqipëria është shtet i pakuptimtë dhe se territori i saj është në Serbi:

"Çështja e Shqipërisë u krijua ne pyetje artificiale. Austria e beri me qellime te qartë kete shtet, pra, se nga njëra anë pas solidaritetit te popujve të Ballkanit ka humbur përfaqësues të saj në Ballkan, në anën tjetër do të qendrojne në Ballkan qe te vazhdojne të shkaktojë trazira dhe anarki, dhe më vonë për ndërhyrjen e saj në punët e Ballkanit.



Së fundi, ndjekja e Austrisë për të hedhur Serbinë në dalje në det, është tepër guximshme dhe e rrezikshme dhe e pamundur, për të arritur. Serbia luftoi për të, për të marrë nga deti dhe pavarësinë e saj ekonomike dhe, pas aq shumë viktima, ne do luftojme me të gjithë ata qe pengojne Srbin per dalje ne det .


Pershendetje nga bregdeti Serb (Shqiperi)


Zoom in (real dimensions: 320 x 470)Image


Qetniket dhe prifternjte e tyre duke marshuar ne drejtim te Shqiperise


Zoom in (real dimensions: 640 x 345)Image

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...