2013-10-13

Nga Juljana Kurti-Higjena orale, vendosja e piearcing dëmton smaltin e dhëmbëve

Higjena orale, vendosja e piearcing dëmton smaltin e dhëmbëveTë kesh një higjenë të pastër të gojës do të thotë një pamje estetike më e mirë dhe gjithashtu një jetë më e shëndetshme. Gjëja e parë që bie në sy kur bisedojmë me dikë është goja dhe dhëmbët. Larja e dhëmbëve rregullisht është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e dhëmbëve, por edhe për parandalimin e sëmundjeve të tjera që vijnë nga problemet dentare. Higjena e gojës në Shqipëri për një pjesë të konsiderueshme të njerzëve quhet “ luks i tepërt”, pasi individët shkojnë tek dentisti vetëm kur kanë shqetësime dhe jo për një kontroll rutinë dentar.
Stomatologia Blerina Kadiu, në një intervistë të dhënë për MediaLajm, theksoi rëndësinë e higjenës së gojës dhe pasojat që sjellë higjena jo e pastër orale në shëndetin e individit.
Pse është e rëndësishme higjena e gojës? Cilat janë disa nga pasojat negative që sjellë  mungesa e kujdesit ndaj dhëmbëve?
Higjena e gojës është pastrimi i kavitetit oral nga mbetjet ushqimore pas ngrënies, me anë të furçes dhe fillit dentar (floss). Mbajtja e higjenës së gojës është shumë e rëndësishme dhe duhet të fillojë që nga momenti i daljes së dhëmbëve të qumështit te fëmijët, e deri në fund të jetës. Pasojat negative të saj mund të jenë :
1) Halitosis( era e keqe e gojës)
2) Paradontopati( sëmundja e mishit të dhëmbëve)
3) Karies (prishje e dhëmbit)
Sipas një studimi amerikan, një higjenë jo e mirë e gojës ndikon negativisht në sëmundjet e zemrës dhe të diabetit? Pse ndodh kjo?
Higjena e keqe është faktor risku për sëmundjet kardiake, pasi bakteret nëpërmjet xhepave paradontale mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë bakteremi dhe prezenca e baktereve në gjak mund të shkaktojë inflamacion në shumë organe të tjera, si veshka, mushkëria, etj.
Ndërsa diabeti është ai që shkakton paradontopati, abscese paradontale, mjekimi i të cilave konsiston në uljen e glicemisë dhe mbajtjen e një higjene të mirë orale.
A janë të kulturuar shqiptarët me kontrollin periodik tek stomatologu, sa rëndësi i kushtojnë higjenës së gojës?
Vitet e fundit pacientët janë shumë më të ndërgjegjshëm për shëndetin oral, kjo si pasojë e informimit më të mirë. Është më mirë të parandalosh se sa të mjekosh. Por pjesa më e madhe vijnë vetëm atëherë kur kanë dëmtime serioze.
Një pjesë e adoleshenteve vendosin  nëpër parukeri piercing në dhëmbë, sa e dëmshme është kjo për shëndetin e tyre?
Vendosja e piercing te parukierja rrit riskun për shkaktim të kariesit, dhe pllakës bakteriale tek dhëmbi që vendosen , pasi ngjitja bëhet me materiale të fabrikuara për sende si piersing që vihet tek thonjtë, jo për dhëmbët.
Ka pasur ndonjë rast ekstrem në klinikën tuaj dentare, ku lënia pas dore e higjenës së gojës ka sjellë sëmundje më të rënda?
Sëmundje të rënda mund të quajmë komplikacionet që mund të vijnë nga mosmjekimi i dhëmbëve dhe rastet me komplikacionet më të mëdha që mund të jenë paraqitur në klinikën time kanë qenë abscese të lokalizuara në katin e poshtëm dhe të mesit të fytyrës, me temperaturë 38.5grade C.
Cfarë këshillash jepni për të gjithë lexuesit për të pasur dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm?
Disa nga këshillat që i jap lexuesve janë:
1. Kontrolle periodike tek dentisti. Pjesa më e madhe e pacientëve përveçse neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve nuk e marrin mundimin të paraqiten tek dentist. Të paktën një herë në 6 muaj duhet të paraqitesh tek dentisti qoftë edhe për një kontroll. Pacientët në shumicën e rasteve vijnë kur dhëmbët e tyre janë të dëmtuara rëndë. Gjithashtu duhet dhe pastrimi profesional i dhëmbëve.
2. Larjen e dhëmbëve pas çdo vakti  për 2-3 minuta, dhe pastrimin e hapësirave interdentale me fill dentar.
3. Konsumimin e kufizuar të pijeve të gazuara dhe moskonsumim të duhanit etj.


Impotenca, prek gjysmën e meshkujve në moshën 40-70 vjeç



 Rudina Laka

Impotenca, prek gjysmën e meshkujve në moshën 40-70 vjeç
Impotenca, prek gjysmën e meshkujve në moshën 40-70 vjeçTë dhënat e publikuara nga studimet e kryera së fundmi kanë treguar se gjysma e meshkujve të moshës 40-70 vjeç vuajnë nga impotenca.

Doktor Ened Kacorri, kirurg urolog shpjegon se impotenca mund të shfaqet në çdo moshë, por më tepër vihet re në rritjen e saj. Në një intervistë ai ka shpjeguar se çfarë është impotenca, nga se shkaktohet, si mund të trajtohet ajo etj.

Çfarë është impotenca?

Impotenca është pamundësia për të vazhduar aktin seksual pavarsisht dëshirës që mund të ketë mashkulli. Ajo që është e rëndësishme për të diagnostikuar këtë problem është koha. Në qoftë se problemi vazhdon për më shumë se 6 muaj, atëherë themi se personi ka impotencë.

Cilat janë shkaqet e impotencës?

Shkaqet ndahen në dy grupe: faktorët organik dhe psikologjik.

Faktorët organik janë sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, hipertensioni, diabeti, skleroza multiple dhe sëmundjet Alzheimer. Një shkak tjetër organik janë traumat. Në qoftë se trauma prek shtyllën kurrizore dhe krijohet një prerje që prek palcën atëhere mund të shfaqet impotenca. Faktor tjetër që e shkakton impotencën janë çrregullimet hormonale, siç është niveli i ulët i tostesteronit.

A mund të paraqiten së bashku faktorët organik dhe psikologjik???

Po, ndonjëherë nuk arijmë të dallojmë në qoftë se shkaku është organik apo psikologjik. Në këtë rast përdoret testi i gjumit, ku pacienti vihet tre herë në gjumë të thellë, gjatë të cilit mjeku vëren në qoftë se ai ka ereksion ose jo.

A mund të aplikohet ky test tek çdo njeri?

Jo, ky test bëhet vetëm për personat e rinj dhe për rastet e vështira për diagnozë. Në qoftë se planifikohet të kryhet operacioni i protezës, atëhere ky test duhet bërë me patjetër.

Si trajtohet impotenca?

Në qoftë se problemi është psikologjik atëhere zbatohet trajtim sjelljeje. Në këtë rast faktor kryesorë janë situatat që e kthejnë marrëdhënien në frikë. Në qoftë se personi e ka përjetuar njëherë këtë problem, ai mund të ketë frikë se kjo do të ndodhë përsëri. Kur kjo fiksohet në mëndje atëherë personi fillon të përjetojë atake paniku në marrëdhënie. Në këtë terapi vendosen detyrat që duhet të zbatojë çdo partner në çift.

A duhet patjetër rekomandim nga mjeku për përdorimin e ilaçeve?

Po, sepse secili ka efektin dhe kohën e vet të përdorimit, dhe si rrjedhojë duhet marrë patjetër rekomandimi i mjekut për të zgjedhur ilaçin e duhur.


Nga Rudina Laka-PAP-Testi, femrat ende të pa ndërgjegjësuara për rëndësinë e tij -

PAP-Testi, femrat ende të pa ndërgjegjësuara për rëndësinë e tij













Sëmundjet kanceroze kanë marrë një përhapje në nivel shqetësues në vendin tonë, pasi me dhjetra dhe qindra gra vuajnë nga kanceri i gjirit, apo kanceri në qafën e mitrës.
Pas këtij realiteti fshihet hezitimi dhe neglizhenca e shumë prej femrave për të kryer kontrolle rutinë tek gjinekologu, iniciativë të cilën e ndërmarrin vetëm kur shfaqin shqetësime.
Dr.Juxhin Gjoshe, obstetër gjinekolog pranë spitalit Amerikan ka shpjeguar në një intervistë për MediaLajm, rëndësinë që ka kryerja e PAP- Test-it si një proçedurë që ndihmon në zbulimin e kancerit në qafën e mitrës.
Çfarë është PAP-Testi?
PAP- Testi është një proçedurë që ndihmon në zbulimin e kancerit të qafës së mitrës, ose ndryshimet e hershme që paraprijnë këtë lloj kanceri.
Kjo është një proçedurë e thjeshtë, jo e dhimbshme, e cila mund të realizohet gjatë një vizite gjinekologjike. Qelizat që veshin qafën e mitrës në porcionin e jashtëm mblidhen me ndihmën e një spatule speciale druri e cila nuk lëndon indin. Kurse qelizat e kanalit të qafës së mitrës merren me një furçë me fije të holla. Materiali shtrohet dhe fiksohet për t’u interpretuar nga mjekë anatomopatologë të specializuar.
Pap testi është vetëm një metodë zbuluese e problemeve me qafën e mitrës, por nuk jep një diagnozë përfundimtare dhe nuk e trajton kancerin.
Sa të informuara janë femrat në Shqipëri për rëndësinë e Pap Tesit?
Femrat të cilat kanë kontakte me burimet e informacionit, elektronike apo të shkruara, zotërojnë një informacion shpesh të plotë apo edhe të pjesshëm mbi atë që përfaqëson pap testi, si bëhet, çfarë tregon, si dhe rëndësinë e tij.
Por informacioni mbi rëndësinë që ka kjo mënyrë diagnostikimi nuk ka gjetur terren të favorshëm tek grupmosha mbi 40-45 vjeç, e cila është edhe mosha më e prekur nga problemet kanceroze të qafës së mitrës.
Si proçedurë të gjithë e kanë të dëgjuar, shumë prej tyre i druhen emrit apo nevojës për ta bërë, duke e lidhur gjithmonë me kancerin, duke mos ditur që është pikërisht PAP- Testi që mund të diagnostikojë hershëm kancerin në qafën e mitrës duke i dhënë pacientit mundësi për trajtimin e tij.
Cila është mosha kur një femër mund të fillojë të kryej PAP-Test-in?
Mosha në të cilën rekomandohet PAP- Testi i parë është 21-31 vjeç, ose 3 vjet nga fillimi i aktivitetit seksual. Rekomandohet që PAP- Testi të përsëritet çdo 2-3 vjet në rastet kur rezultati është normal. Ky interval mund të ndryshojë në varësi të problemeve që mund të evidentohen.
Nga rastet që ju keni egzaminuar, femrat e kryejnë PAP- Testin si një kontroll rutinë apo vetëm kur kanë shqetësime?
Ky egzaminim duhet të bëhet në rutinë në intervale të përcaktuara. Shumica e femrave vijnë për kryerjen e PAP-Testit kur kanë probleme. Ka edhe raste kur pacientet vijnë për kryerjen e këtij egzaminimi si rutinë, në kuadrin e një checkup-i shëndetësor apo kur ka diçka që i nxit. Rasti më i fundit ishte oferta që bëri Spitali Amerikan, në bazë të së cilës iu dha çdo gruaje mundësinë për kryerjen e mamografisë falas për një muaj. Kështu shumë prej atyre që bënin një egzaminim të tillë nxiteshin të kryenin edhe PAP-Testin.
Ju si gjinekolog çfarë i këshilloni femrave lidhur me rëndësinë që ka PAP-Testi?
PAP-Testi është i detyrueshëm për çdo femër që paraqet hemoragji vaginale jo normale pas kontaktit seksual, si dhe për çdo grua që e ka këtë hemoragji në fazën e menopauzës.
Duhet bërë kujdes pasi kanceri i qafës së mitrës mund të trajtohet përpara se të shfaqen ankesat si dhimbje, hemoragji vaginale etj. Në momentin kur pacienti i ka këto simptoma dhe është i dukshëm gjatë vizitës gjinekologjike, rezultatet e trajtimit do të jenë më të ngadalta dhe më të varfëra.

“Vëllazërim-bashkimi” mes shqiptarëve dhe jugosllavëve

“Shenja”


Masakrat, burgosjet dhe maltretimet e shumta që i përjetuan shqiptarë, bëheshin në prani të forcave partizane -shqiptare, të cilat në atë kohë vazhdonin me të madhe të propagandonin “vëllazërim-bashkimin” mes shqiptarëve dhe jugosllavëve.
Terrori i brigadave komuniste jugosllave ndaj shqiptarëve




























Humbjet e njëpasnjëshmeve të betejave me forcat vullnetare shqiptare gjatë periudhës shtator-tetor 1944, e detyruan koalicionin komunist jugosllav-shqiptar që në pjesën e parë të muajit nëntor të po këtij viti të zhvillojnë bisedime me disa krerë me ndikim në Dibër e Strugë. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte nën moton e njohur të tyre “përçaj e sundo”. Kështu, Video Smilevski-Bato bisedoi me Ukë Camin në Dibër, që gjatë sulmeve që do të bëjnë forcat partizane në këtë rajon ai të mos u kundërvihet. Gjithashtu Video Smilevski-Bato zhvilloi bisedime edhe me Esat Dokon dhe Murat Labënishtin, me ç’rast këta të fundit kanë rënë dakord që t’i bashkojnë forcat, me kusht që Struga me rrethinë pas çlirimit t’i takojnë Shqipërisë. Më vonë do ta shohim Esat Dokon në rradhet e forcave komuniste, respektivisht ai me grupin e tij do t’i bashkëngjitet Brigadës IV Shqiptare dhe do të angazhohet në marrjen e qytetit të Strugës. Për bashkëngjitjen e Esat Dokos dhe krerëve tjerë nacionalistë të këtij rrethi, përveç Murat Labënishtit, njoftohemi nga ditari operativ i datës 24.10 – 08.11.1944, të shtabit të Korpusit II, në të cilën thuhet: “Situata këtu është e mirë, të gjithë fraksionistët janë bashkëngjit në radhët tona, përveç Murat Labënishtit, i cili me 100 ballistë gjendet në Strugë”. Bisedime të kësaj natyre do të ketë edhe në rajonin e Karadakut, ku në një njoftim të Divizionit të Kumanovës, dhënë shtabit të Zonës I Operative, thuhet: “Me grupet shqiptare në Malin e Zi të Shkupit kemi arritur marrëveshje, që këta mos të futen në luftë, kur njësitë tona
t’i sulmojnë forcat gjermane“. Pas marrjes së qytetit të Strugës, forcat komuniste nisen në drejtim të Kërçovës. Paraprakisht ishte përpiluar plani për sulmin ndaj këtij qyteti nga ana e shtabit kryesor maqedonas. Lidhur me këtë plan, urdhërohet shtabi i Divizionit 48 që të hyjë në lidhje me shtabin e Divizionit Shqiptar në Dibër dhe të njoftohet për planet që janë hartuar lidhur me aksionet që do të ndërmerren kundër forcave shqiptare në të gjitha frontet. Në kuadër të kësaj manovre, Divizioni 48, përmes shkresës njoftonte Divizionin Shqiptar se: “Nga ana e shtabit të Korpusit XV të LNÇ-së në Maqedoni jemi të autorizuar të hyjmë në lidhje me ju dhe ju japim porosinë se me 15 nëntor të këtij viti, njësitë e Korpusit XV, herët në mëngjes, në orën 6, do të sulmojnë ndaj bandave kaçake armiqësore në krejt frontin. Shtabi i Korpusit ju përcjell porosi që deri më datë 15 të qëndroni në pozicionet e Bllajnicës dhe të sulmoni me të njëjtat forca që të lidhen ngushtë me divizionin tonë, i cili do të operojë në rrethinën e fshatit Zajaz. Në rast se do të pajtoheni dhe do të veproni në koordinim me forcat tona, na lajmëroni që ta njoftojmë shtabin tonë.” Ndërkohë, përderisa bëheshin përgatitjet për sulmin ndaj qytetit të Kërçovës, në Strugë e rrethinë do të ndodhin trazira mes popullatës shqiptare me forcat partizane jugosllave. Udhëheqja maqedonase do të sillet shumë keq ndaj popullatës shqiptare, e cila dha kontribut të madh për marrjen e këtij qyteti, dhe për këtë sjellje të mbrapshtë do të reagojnë ushtarët shqiptarë të Brigadës së Katërt, të cilët nga pakënaqësia do t’i braktisin aradhet partizane për t’iu bashkuar forcave të Mefail Zajazit. Sipas raportit të Korpusit II, dërguar shtabit kryesor të UNÇ-së maqedonase: “Më 15.11.1944 në fshatin Cërvena Vodë u bë rrethimi i Brigadës së Katërt”. Për çrregullimet në Strugë e rrethinë dhe dezertimin e ushtarëve shqiptarë nga Brigada IV në raport theksohet: “Në rajonin e Strugës prej disa ditësh sillet i vetëshpalluri udhëheqës i shqiptarëve, Murati, i cili organizon aradhe të armatosura shqiptare, për shkaqe të pasqaruara deri tash. Ky person ka mbajtur fjalime nëpër fshatrat e Strugës. Në fshatin Veleshtë është kapur gjatë fjalimit, por ka mundur ta mashtrojë komisarin politik të Brigadës V“. Në vazhdim të këtij raporti jepen të dhënat për numrin e forcave kaçake në rajonin e Strugës, si:
  • 1. Në afërsi të fshatit Labënisht ndodhet një grup me 10 ballistë.
  • 2. Në Oktis gjithashtu është paraqitur një grup ballistësh, përafërsisht në numër 200 veta
  • 3. Në fshatin C. Vodë janë 30 dezertorë të brigadës IV
  • 4. Në fshatin Leshan gjithashtu janë paraqitur 40 dezertorë të Brigadës IV Myslimane, të cilët kanë sulmuar manastirin e fshatit.
Duke marrë parasysh zhvillimet dramatike që ndodhën në rajonin e Strugës dhe të Kërçovës, si edhe në rajonin e Shkupit dhe të Kumanovës, situata në atë kohë nuk ishte e qetë. Forcat shqiptare përkundër luftimeve të përditshme me forcat partizane maqedonase, arrijnë t’i mbajnë pozicionet e tyre. Ndër betejat e shumta që u bënë vlen të përmendet ajo e zhvilluar në Karadak, konkretisht në vendin e quajtur Guri i Bardhë. Forcat shqiptare, respektivisht batalioni i Bllacës, i udhëhequr nga Abdyl Durra, i ndihmuar nga forcat e Tefik Tanishecit dhe Din Hoxhës, arritën ta shpartallojnë batalionin e tretë të Brigadës XVI, duke e detyruar të tërhiqet në drejtim të fshatrave Brazdë dhe Çuçer. Njoftimet e njëpasnjëshme, që i vijnë shtabit të Korpusit I prej Divizionit 42 dhe atij të Kumanovës, flasin për zhvillimet e njëpasnjëshme mes forcave partizaneçetnike me ato shqiptare, si në veri të Shkupit, ashtu edhe në jugperëndim të këtij qyteti. Forcat shqiptare i janë afruar qytetit të Shkupit me një numër të madh të ushtarëve dhe, nga çasti në çast, presin urdhrin që ta marrin qytetin. Ndërsa forcat shqiptare ishin në pritje të urdhrit, forcat partizane ndërmjet datave 13-14 nëntor futen në qytet. Pas rënies së qytetit të Shkupit në duart e forcave partizane-çetnike, për dy ditë me radhë u zhvilluan luftime të rrepta, si në veri, ashtu edhe në jugperëndim të qytetit. Beteja e fundit u zhvillua më 15.11.1944 në rajonin e Treskës, respektivisht në fshatrat Krushapek, Gërçec, Saraj, Shishovë e Matkë, ku pas luftimeve disaorëshe forcat shqiptare, në numër rreth 2000 ushtarë, arritën t’u përballojnë sulmeve të forcave partizane, duke i detyruar ata të tërhiqen në pozicionet e mëparshme. Pas fitores që arritën forcat shqiptare, për habi, një delegacion i parisë shqiptare, i përbërë nga Shefqet Ornaça, Qazim Lusha, Qemal Skënderi dhe Mehmet Bushi, udhëtojnë për në Zhestovë (Gjorçe Petrov), për të biseduar me shtabet e trupave maqedonase që kishin hyrë në atë qytet. Pas këtyre bisedimeve, u arrit marrëveshja, sipas së cilës të dyja palët nuk do të konfrontoheshin me armë, ndërkohë që në qytet (Tetovë) do të hynin forcat e UNÇ-së të Maqedonisë. Gjatë bisedimeve u premtua se në Tetovë nuk do të bëheshin arrestime, me përjashtim të atyre që kishin kryer krime të provuara gjatë periudhës së okupacionit. Me këtë rast, Qazim Lusha dhe Qemal Skënderi morën përsipër të formonin një njësi partizane, të përbërë nga 250-300 veta. Në kohën kur në Shkup u arrit marrëveshja mes forcave shqiptare me ato maqedonase, në anën tjetër në Kërçovë u zhvilluan luftime të rrepta midis tyre. Sipas planit të hartuar më parë, SHK i UNÇ-së maqedonase, më 15.11.1944 me brigadat e Divizionit 48 dhe brigadat komuniste shqiptare kishin sulmuar qytetin e Kërçovës. Luftimet ishin të përgjakshme, kurse rezistenca e forcave shqiptare ishte shumë e madhe. Ditën e parë luftime të ashpra pati në hyrje të qytetit. Duke u ndeshur me qëndresën e vendosur të forcave nacionaliste shqiptare dhe të mbarë popullit shqiptar të këtij qyteti, shtabi i Korpusit XV maqedonas caktoi një delegacion për të biseduar me parinë e qytetit. Në bisedimet që u zhvilluan pala maqedonase premtoi se, pasi të futeshin në qytet, nuk do ta keqtrajtojnë popullatën shqiptare dhe se, përveç atyre që kanë bërë “krime” ndaj forcave partizane, të tjerët nuk do të gjykohen. Paria shqiptare kërkoi që fillimisht në Kërçovë të futeshin brigadat shqiptare, mendim ky me të cilin maqedonasit nuk ishin dakord. Lidhur me këto bisedime, paria e Kërçovës vuri në dijeni Mefail Zajazin, i cili për t’iu shmangur vëllavrasjes, dha urdhër që forcat nacionaliste shqiptare të tërhiqen prej qyteti. Me tërheqjen e forcave shqiptare nga qyteti, luftimet nuk do të ndalen. Por, përkundrazi, ata do të ashpërsohen. Vlen të theksohet se, përkundër aksioneve të pandërprera që bëheshin nga brigadat partizane, luftëtarët shqiptarë i mbronin heroikisht vatrat e fundit shqiptare, duke i rezistuar fort ushtrisë armike. Në ditën e dytë dhe të tretë zhvillimet luftarake u përqendruan në fshatrat Zajaz, Baçishtë, Kollarë, Tajmishtë, Stragomishtë, Sërbicë, Aranjell, Novo Sellë, Tuin. Në krye të luftëtarëve shqiptarë qëndronte Xhemë Gostivari, i cili ishte vendosur mbi Çashkë, nga ku i sulmonte forcat partizane, kurse Aqif Reçani në ditën e tretë, nga Tajmishta vendoset në Kurishtë. Luftimet zgjatën deri më 17.11.1944, në orët e pas ditës, kur në ato çaste u afruan brigadat shqiptare, të cilat nisën të brohorisnin me fjalët “Bashkohuni, se edhe ne jemi shqiptarë. A keni besë? Prandaj bashkohuni me ne, që bashkërisht ta çlirojmë vendin”. Pas kësaj, luftëtarët shqiptarë morën urdhër t’i ndërpresin luftimet dhe, kush të dëshironte, le të dorëzohej. Përveç dy Mefailave, edhe Xhemë Gostivari dhe Aqif Reçani me disa shokë të tjerë u larguan nga fronti, duke u vendosur në malet e Kërçovës. Me tërheqjen e forcave shqiptare nga fronti, ushtrisë komuniste iu mundësua të marshonte drejt Gostivarit, e cila kështu e mori qytetin pa luftë më 18.11.1944 në orën 16.00. Në qytet fillimisht do të futen Brigada IV Shqiptare dhe ajo XV Maqedonase. Në të njëjtën ditë SH i Korpusit XV lëshoi një urdhëresë, me të cilën kërkoi nga njësitë e veta që “me datën 19.11.1944 ta bllokoni qytetin e Gostivarit, pastaj grumbulloni gjithë popullatën mashkullore, që është e aftë të mbajë armatim, dhe t’i vendosni nëpër llogore në ndonjë ndërtesë ku do ta gjeni ju që është e përshtatshme për atë çështje. Në të njëjtën kohë të grumbullohet i gjithë armatimi, municioni, si dhe arsenali tjetër ushtarak“. Në kuadër të këtij aksioni, shtabi i Korpusit XV më 25.XI.1944 njoftoi shtabin kryesor për rezultatet e arritura deri në këtë ditë, në të cilin theksohet: “Në pajtim me urdhëresën e lëshuar, njësitë e nënshtruara në brigadat e veta të formojnë llogore, ku do t’i grumbullojnë të gjithë ballistët dhe popullatën, e cila duhet ta dorëzojë armatimin. Rezultatet e deritanishme në këtë drejtim i kemi:
  • - Në llogoren e Brigadës I 40 ballistë dhe 25 që nuk kanë dorëzuar armë;
  • - Në llogoren e Brigadës IV nuk ka asnjë rob; dhe
  • - Në llogoren e Brigadës VI 28 ballistë dhe 46 shqiptarë, të cilët nuk i kanë dorëzuar armët, si dhe në llogorin e Brigadës XV 736 vetë, kurse në burgun e OZN-ës 54 vetë ballistë dhe keqbërës.
Terrori i brigadave komuniste jugosllave ndaj shqiptarëve











Ky numër do të pesëfishohet duke arritur në shifrën 5000 shqiptarë të pafajshëm nga qyteti dhe fshatrat e Gostivarit. Më 26 nëntor të vitit 1944 në Gostivar u pushkatuan pa gjyq rreth 20 shqiptarë, që u lanë disa ditë në rrugët e qytetit, për ta terrorizuar popullsinë. Ndërkohë që Korpusi XV me brigadat e veta masakronte popullatën shqiptare në Kërçovë dhe Gostivar, Korpusi I, pas marrëveshjes që pati me parinë nacionaliste shqiptare, me 20.X.1944 futet në qytetin e Tetovës. Ngjashëm si në Gostivar, do të veprohet edhe në Tetovë, ku me urdhër të shtabit të Korpusit I, i mblodhën të gjithë meshkujt, duke i vendosur në monopolet e këtij qyteti, nëpër shkollat e fshatrave Zhelinë, Grupçin etj. Numri i të burgosurve nuk mund të dihet saktësisht, mirëpo sipas të dhënave që i japin të burgosurit që kanë ngelë gjallë, ky numër arrin në 6000-10000 vetë, ndërsa një numër i madh i tyre janë pushkatuar. Lidhur me torturat që po e përjetonte popullata shqiptare prej forcave partizane-çetnike, në mbledhjen e kreut të Frontit Popullor, të mbajtur në Shkup më 07.12.1944 do të reagojë Hasan Shukriu. Në reagimin e tij Hasan Shukriu, përveç tjerash, vuri në dukje se: “Në fshatin Sopot të Kumanovës janë pushkatuar 66 fshatarë prej forcave partizane, edhe pse ky fshat në të kaluarën u ka ndihmuar partizanëve. Në Malishevë janë pushkatuar 42 persona, në Izvor 40, në Vaksincë 16, në Tetovë janë burgosur 5000 vetë nga të cilët 17 vetë kanë vdekur nga uria, në Nerez një partizan, pa kurrfarë arsye, në mes të fshatit vret dy fshatarë…” Por, masakrimet e forcave partizane-çetnike nuk do të ndalen me kaq ata morën 320 burra dhe djem të rinj të Zajazit, prej burgut të Kërçovës, dhe i pushkatuan në Malin Gradicë, midis fshatrave Vrapçishtë dhe Toplicë, duke qenë të lidhur me tela e litarë nga 6 veta bashkë. Në fshatin Vrapçishtë në nëntor të vitit 1944 u pushkatuan pa gjyq më shumë se 150 shqiptarë. Po në rajonin e Gostivarit u dogj fshati Përshevc dhe të gjithë meshkujt u pushkatuan në gropat që fshatarët kishin qenë të detyruar t’i hapnin vetë me forcë nga repartet ushtarake. Masakrat, burgosjet dhe maltretimet e shumta që i përjetuan shqiptarë, bëheshin në prani të forcave partizane-shqiptare, të cilat në atë kohë vazhdonin me të madhe të propagandonin “vëllazërimbashkimin” mes shqiptarëve dhe jugosllavëve. Paralel me këto masa antinjerëzore, pushteti i ri komunist maqedonas, karshi faktorit ndërkombëtar, në muajin dhjetor do të mbajë tubime në vendbanimet shqiptare, me ç’rast popullatën shqiptare e nxjerrin me dhunë në sheshet e qyteteve. Në këto tubime do të flasin edhe disa komunistë shqiptarë. Gazeta “Nova Makedonija” njoftonte se më 11 dhjetor në Tetovë është mbajtur një tubim i madh mbarë popullor, ku foli anëtari i kryesisë së ASNOM-it, Qemal Agolli. Fjalimi i tij ishte në gjuhën shqipe. Ai para të pranishmëve u shpreh se: “Populli shqiptar ka qenë i mashtruar prej reaksionit fashist shqiptaromadh, dhe se ka përdorë armë kundër vëllezërve të tyre. Mirëpo, ndërkohë që bandat shqiptaromëdha të Xhemës dhe Mefailit kanë mbjellur përçamje dhe ndarje, partizanët shqiptarë, bashkërisht me partizanët maqedonas, kanë mbjellë gjak nëpër malet për lirinë e përgjithshme të popullit të vet…“ Po kjo gazetë, në një numër të mëpasshëm, informonte për një tubim tjetër në Shkup, konkretisht para myftinisë dhe xhamisë Isa Beu, ku në emër të shqiptarëve masës i paraqitet Esat Doko duke theksuar: “Kjo është hera e parë që në Shkup të dëgjohen fjalime në gjuhën turke, shqipe dhe maqedonisht. Kjo është dëshmi se në Maqedoni tashti çdo njeri ka të drejtë të flasë në gjuhën amtare”. Në mbledhjen e ASNOM-it Qemal Agolli në diskutimin e tij, veç tjerash, do të shprehet: “Një pjesë e popullit shqiptar ka qenë e mashtruar nga ana e okupatorit, si mashë për zbatimin e planeve të errëta të fashizmit, për të krijuar urrejtje mes maqedonasve dhe pakicës shqiptare në Maqedoni. Mirëpo, gjithashtu me vëllezërit maqedonas edhe ne shqiptarët u inkuadruam në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë dhe me gjakun e përzier të luftëtarëve të të dy popujve të vëllazëruar e çimentuam vëllazërim-bashkimin”. Edhe Liri Belishova, anëtare e Byrosë Politike e KQ të PKSH-së, e cila në Shkup mori pjesë në Konferencën e Rinisë Ballkanike, fjalimin e saj do ta ketë në frymën e vëllazërim-bashkimit, pa asnjë fjalë kritike ndaj sjelljeve të ushtrisë jugosllave ndaj popullit shqiptar. Ajo, për dallim nga tjerët, shkon edhe më larg, kur thekson “Vëllazërimin tonë me rininë jugosllave e kemi forcuar në luftën për Dibrën dhe në luftërat e territoreve të tjera të Jugosllavisë. Ne kemi bërë kumbari në burgjet, përkundër provokimeve të shumta, për të na detyruar të luftojmë kundër njëri-tjetrit, ta ngremë ushtritë tonë nacionalçlirimtare kundër ushtrisë nacionalçlirimtare të Mareshalit Tito. Edhe përkundër të gjitha atyre përpjekjeve ne nuk qëndruam kundër njëri-tjetrit, ashtu që simpatia-dashuria e rinisë shqiptare ndaj rinisë jugosllave sot është shumë e madhe”. Përderisa komunistët shqiptarë propag andonin “vëllazërim-bashkimin”, pushteti komunist maqedonas e vazhdonte dhunën dhe terrorin ndaj popullit të pambrojtur shqiptar. Gjyqi ushtarak i qarkut ushtarak të Shkupit, Këshilli Ushtarak i rrethinës së Kumanovës, në gjykimin e tij të sjellë me 14 janar 1945 dënoi më vdekje, humbje të të drejtave qytetare dhe konfiskim të pasurisë këta qytetarë:

Ramadan Qazim Azizi nga fshati Mateç i Kumanovës i moshës 30-vjeçare, Asan Zeqir Azizi nga fshati Mateç i moshës 30-vjeçare, Sadik Ramiz Jakupi nga fshati Mateç i moshës 40-vjeçare, Bexhet Musli Dalipi nga fshati Matejçe i moshës 45-vjeçare, Jusuf Ismail Neziri nga fshati Mateç i moshës 45-vjeçare, Abdulla Ebip Abdullahu nga fshati Hotle i moshës 36-vjeçare, për shkak se ka qenë një ndër udhëheqësit shpirtërorë të forcave balliste në rajonin e Kumanovës dhe ka qenë i emëruar si prefekt i këtij rajoni nga ana e “reaksionit shqiptaromadh”, madje se gjoja ka kryer shumë krime, Osman Selim Hiseni nga fshati Mateç i moshës 47-vjeçare, Shaip Rexhep Memeti nga fshati Vaksincë i moshës 28-vjeçare, Jusuf Xhemail Imeri nga fshati Vaksincë i moshës 23-vjeçare, Ahmet Beqir Abdullahu nga fshati Llopat i moshës 26-vjeçare, Hajri Islam Sadiku nga fshati Vishticë i moshes 50-vjeçare, Musa Hasan Eshtrefi nga fshati Mateç i moshës 32-vjeçare, Jusuf Zyber Nuredini nga fshati Mateç i moshës 58-vjeçare, Jashar Feta Jashari nga fshati Mateç i moshës 49-vjeçare, Bajram Idriz Beqiri nga fshati Mateç i moshës 38- vjeçare, Halit Abdulla Shabani nga fshati Mateç i moshës 58-vjeçare, Raim Beqir Fazliu nga fshati Mateç, Halit Shukri Hebibi nga fshati Likovë i moshës 56-vjeçare dhe Osman Hiseni nga fshati Mateç i moshës 47-vjeçare.

Fadil Lepaja:Ç’shenjtërimi i gazetarëve!

A janë apo nuk janë gazetarët e Kosovës “lopë të shenjta”? Duket se jo? Jo,më! Me kodin e ri penal të këtij vendi, si duket e humbën shenjtërinë. Cilido nga pronarët e gazetave mund të këndojë nën zë këngën: “O lopt e mia ma të mirat në katund”, por koha e tregoi se gazetarët nuk janë as “lopë”, e as të shenjëta!
Si çdo gjë në këtë shoqëri, ku shenjtëria nuk është për individ që paguhen keq, që mund të hidhen në rrugë kur të dojë pronari apo (krye)redaktori dhe që mund të merren me përgjegjësi sa herë që të dojë demokracia jonë! Ndoshta esenca e konfliktit nuk është për krahasim, gjithësesi ndihemi fatkeqë dhe të keqkuptuar me apo padashje. Edhe vet gazetarë,vështirë të kenë menduar të ofendojnë dike me këtë shprehje, por gjithësesi pajtohen dhe insistojnë për nenet përkatëse, të cilat i kishte votuar herën e parë dhe për mbetjen e të cilave ishte përcaktuar edhe herën e dytë.Por të shohim si rrodhën gjërat,mbase edhe nxjerrim ndonjë mësim….!
Kryeministri, të cilin zonja Olbrajt dikur e kishte krahasuar me një student të turpshëm, në mbledhjen e qeverisë të organizuar menjëherë pas seancës së Kuvendit të Kosovës, tha se ndihet i turpëruar. Qytetarët e Kosovës, për një moment e mbajtën frymën, duke shpresuar për diçka që po e prisnin prej kohësh, që Kryeministri të rrëfehet live! Ata po shpresonin se më në fund se do të kuptojnë çfarë po ndodh me të …edhe me ne! Pritën të kuptojnë kush po na mban peng!Kush po i lëviz penjt në këtë teatër politik të kukullave, ku publiku po gërhet me të madhe nga monotonia dhe depresioni, ku edhe qeveria ndihet e hutuar nga veprimet e veta! Ndihem i turpëruar,deklaroi kryeministri i vendit, në një mbledhje krejtësisht të rregullt të kabinetit në të cilën karrigja e butë në të djathtë të tij ishte bosh.Aty zakonisht ulej njëri nga të pestët, zv.kryeministri dhe ministri i drejtësisë.E di se do të mendoni se ai ndihej i turpëruar për shumëçka, çfarë (nuk)ka bërë qeveria “Thaçi 1” dhe “Thaçi 2”! Apo për shkak të … po e dini ma!Ndoshta!Por, nuk e tha këtë! Ai ka deklaruar se ndihet i turpëruar lidhur me miratimin e “Kodit Penal” bashkë me tri nenet restriktive që kanë të bëjnë me mediat. Dukej një deklaratë krejtësisht e sinqertë, edhe pse një gjë mbeti e paqartë: kush i kontrabandoi këto nene në këtë “Kod Penal…”?Ky kodi është aprovuar më herët nga parlamenti, me procedure krejt të rregullt dhe…me votat e shumicës parlamentare! Por, prisni!Të përpiqemi të krijojmë një rregull në këtë kaos emocional dhe institucional. Në fakt,unë i kam disa teori, por ato po i shtroj në formë pyetjesh! A është e mundur që, pasi të jetë nisur ligji për në parlament, ndonjë punëtor i sigurimit të rrugës të ketë bashkangjitur tinëz këtë shtojcë prej tri nenesh? Ndoshta ndonjë këshilltarë i cili kupton pak nga kjo çështje,ka munguar ato ditë nga puna …! Nejse, të shikojmë gjërat me radhë.Të e këthejmë filmin mbrapa dhe të shohim çfarë ka ndodhur në këtë serial që ndjell lot pas një dorëheqje të imponuar.Sepse deputetët me votimin e tyre praktikisht e shkarkuan Hajrën.Ata tashmë,bashkë me qytetarët e Kosovës e dinin se dora e djathtë e kryeministrit kishte lënë peng, ca fjalë ,publikisht.E burrat I mbajnë fjalët.Rrjedhimisht,kjo sipas besimit tone tradicional, i bënë ata “burra të mirë”! Por kush janë të këqinjtë, në këtë histori, ata që na i lanë në derë tri nenet famoze.Ata që e detyruan Hajrën të japë dorëheqje! Si u bë puna me atë “Kod”?Prej nga erdhi…për të na e prishur idilën qeverisëse? Ndoshta edhe ai ka dale prej zarfi? Ndoshta është përkthye nga ndonjë gjuhë tjetër dhe përkthyesi thjesht ka bërë gabime në përkthim?! Ndoshta është kombinuar jo sukseshëm ndonjë ligj i ri me ato të socializmit? Ndoshta ato nene kanë mbetur pa u bërë “delete” krejt rastësisht,sepse zyrtarët kanë qenë të zënë me punë tjera, apo sepse këshilltarët nuk guxojnë të korrigjojnë punën e profesorëve të tyre ministra? Ndoshta në vend të “cut”, ndonjë radhitës e kishte shtypë “paste”…! Krejt këto janë vetëm mundësi!Kësaj radhe s’po e përmendi z.Marfi,edhe pse duket prapë të ketë mjeshtrue këtu. Pra,që të dini,Kodi penal i Republikës së Kosovës i propozuar nga ministria e drejtësisë arriti shëndosh e mire në parlament.Me postier zyrtarë!Ministri dhe qeveria dukeshin krenarë për punën e bërë dha paten dhënë deklaratat e rastit.Ky dukej të ishte ligji më i përparuar në krejt historinë tone të lavdishme 4-5 vjeqare të këtij vendi! Dhe,… edhe pse mund të mendoni për keq,kësaj radhe,nuk reagoi i pari “armiku”, “Vetvendosja”!Por miqtë e qeverisë.Gazetarët.Duelën në protesta.Gazetarë rrebel dhe proqeveritarë krejt bashkë!Pastaj ligji u aprovua me shumicë votash.Me votat e koalicionit! Nejse ,pas aprovimit, e madje edhe pak përpara,reaguan pak a shumë të gjithë të cilët kujdesen për një informim të lire.Pastaj Ministri i drejtësisë,në vend se të gëzohej se ligji u aprovua,u pikëllua.Ai vet kërkoi prej Presidentes së vendit që të rikthejë ligjin në parlament.Për rivotim.Kjo rrallë ndodhë, qe ai i cili e ka sponsorizuar ligjin të insistonte që ai të mos nënshkruhet nga Presidentja! Përsëri, ligji arriti shëndosh e mirë në Parlamentin e Kosovës. Sërish,në njëfarë mënyre doli të jetë i aprovuar në mënyrë jo të duhur. Me kthye situatën mbarë i bie që, ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan,e përkrahën këtë ligj,kështu si është. Derisa për 4 deputet u kuptua tashmë përse votuan, mbeti mister abstenimi i disave, nga pozita dhe opozita.Ndoshta thjesht nuk deshën të bëhen pjesë e kësaj hajgareje me qytetarët, gazetarët, ligjin,parlamentin….vendin! Në fund të fundit,Kryeministri,në vend që të lavdëronte zëvendësin e tij,do të duhej me ndërgjegjje të qetë të pranonte dorëheqjen dhe të kthejë krejt procesin në binarë normal. Ndoshta,ish-ministri i drejtësisë, nëse do të japë shembull burrërie, do të ishte më mirë të sqarojë se si u bë që ai të jetë propozues i një dokumenti me të cilin nuk pajtohej?Apo pajtohej, por më vonë ndërroi mendje? Apo ndoshta nuk e kishte lexuar fare me vëmendje?Apo…?!

Nga Dionis Xhafa-Po të ishte në jetë Migjeni gjallë(Duf e vrer shqiptari për rilindje!)

Po të ishte në jetë Migjeni, me siguri do të ish shumë i pezmatuar, i rrënuar në themel brenda shpirtit të tij poetik, që do ndizej flakë e prush nga ‘benzonati’ i derdhur pa fre mbi shoqërinë tonë.
Për disa, mbijetesa në Shqipëri është fushëbetejë me jetën, vatër e flakëruar që shëndrin që prej shekujsh, plagë e nxehtë për tu duruar e barrë e rëndë që të mbërthen gazin e shpirtit.
Një vend ku kryqëzohet i padjallëzuari, ku vrull i shpirtit të lirë djaloshar kacafytet me vorbullat e tsunamit të ameritokracisë e ku shpresa e sheh të gjelbërtën si mirazh.
Këngë migjeniane që buçasin, për të të çjerrë maskën e shpirtit, për të ta eksternalizuar ndjenjën nihiliste, që se do, s’do ta pranosh, por realitetin e sheh, ai të vret, të rrënon, të gjunjëzon.
Krim zien brenda shpirtit të shqiptarëve e për krim dëgjon kudo. Padrejtësi vlon brenda tyre, e padrejtësi sheh ngado.
Në këtë përleshje botësh askush nuk është i fituar. Ndihesh i pavlerë, i sakatosur, i dërrmuar.
Nën sunamblën obskurantiste, nën sakrifica sublime përpiqesh të zgjohesh, e ngrihesh, përpiqesh e kërcitesh sa të dridhet vendi, as sa s’ke nevojë të studiosh mbinjeriun e Niçes sepse tashmë je vetë një i tillë.
Shqiptari që jeton me dinjitet ndihet i këputur në flatra, i vrerosur në shpirt, që sheh shtetin tënd duke manifestuar 100-vjetorin jubilar shtetëror dhe paralel me të dhe vetën tënde, gjendjen mizerable të një vendi ku kudo e kurdo luftohet ashpër me jetën, pa nder e padrejtësisht.
Në Shqipërinë tonë i padrejti ngrihet në pietestal të pafrè, i drejtë varet në kryqin e gjynahit të së bërit mirë.
Në Shqipërinë tonë i ndershmi ç’nderohet, i pavleri lartësohet, i vogli gjunjëzohet e i madhi stërmadhohet.
Shqiptari e ka treguar nën vijën e historisë që e do atdhenë edhe në përpëlitjet e fundit të gramës së shpirtit, shqiptari i ndershëm…
Ekzistencializëm le të jetë, marrëzi në qoftë, e do atdhenë e tij dhe do vijojë ta dojë, duke vënë dhe jetën nën altarin e kombit.


Nga Elona Keta-A është e përhapur dhuna në familjet shqiptare?

A është e përhapur dhuna në familjet shqiptare?

Dhuna në familje është një fenomen i diskutuar shumë në shoqërinë tonë. Dhuna familjare mund të shfaqet në forma të ndryshme si, keqtrajtimi fizik, seksual dhe psikologjik, izolimit të dhunës sociale ose të privimit nga privilegjet ekonomike. Kjo ndodh mes partnerëve të ngushtë dhe në familje, prek të gjitha klasat shoqërore pavarësisht moshës, arsimit, fesë, gjendjes ekonomike, etnisë ose identitetit kulturorë. Nga studimet e vazhdueshme që janë bërë rastet më të shpeshta të dhunës paraqiten tek çiftet, kryesisht dallohen dy forma të dhunës mes çifteve në familje. Forma e parë, traditat e pabarazisë gjinore ku mashkulli është në pozitë më të privilegjuar në shoqëri. Këto mund të shfaqen në formën e përdorimit sistematik të dhunës si dhe të keqtrajtimit ose nënshtrimit ekonomik, izolimit, kërcënimit dhe formave të tjera të mbajtjes nën kontroll. Në formën e dytë të dhunës brenda çiftit, ndikon më tëpër dinamika me të cilën një grindje apo konflikt del “jashtë kontrollit”,që mund të çojë në forma të lehta të përdorimit të dhunës që rrallë mund të marrin përmasat e dhunës që përbën kërcënim serioz për jetën. Nga statistikat zyrtare rreth 30% e grave shqiptare përceptojnë se janë viktima të kësaj forme. Dhuna në familje zakonisht nuk është një rast i veçuar ajo shpesh bëhet më e ashpër dhe më e shpeshtë me kalimin e kohës, kjo ndodh për shumë arsye që i përmenda më lart. Paraqiten disa forma të ndryshme dhune në familje, ku një person mund të jetë subjekt i më shumë se një forme të tillë. Abuzimi fizik mund të konsistojë si një incident i vetëm ose mund të ndodhë në mënyrë të përsëritur ,duke përfshirë forcën fizike që e lëndon dhe e dëmton partnerin tjetër. Formë tjetër është abuzimi dhe shfrytëzimi seksual ,që përfshin të gjitha format e agresionit seksual, ngacmimit seksual ose shfrytëzimit seksual. Të detyrosh dikë që të marrë pjesë në veprimtari seksuale të padëshirueshme të pasigurtë ose degradues. Një tjetër llojë abuzimi është ai emocional që përfshin sulmet verbale si bërtitjet, këlthitjet, fyerjet, izolim nga shoqëria ose frikësim. Kemi edhe abuzim ekonomik ose financiar që përfshin vjedhjen ose mashtrimin e partnerit. Dhuna në familje është një sjellje e udhëhequr nga nevoja për pushtet dhe kontroll,edhe konsumi i alkoolit dhe i drograve intensifikojnë sjellje të dhunshme ekzistuese. Abuzimi mund të prekë çdo aspekt të jetës së personit të abuzuar, mund të cënojë shëndetin e tyre mendorë dhe fizik , të qenit viktimë e abuzimit mund të shkatërrojë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e një personi. Abuzimi gjithashtu shkatërron dhe atë që nuk viktimizohet drejtpërdrejtë nga ai, por fëmijët që janë dëshmitarë të dhunës në shtëpitë e tyre mund të kenë vështirësi serioze emocionale, zhvilluese dhe në të sjellur. Megjithëse ligji tashmë është përforcuar dhe përcakton që dhuna në familje është e gabuar dhe kategorikisht e papranueshme, dhuna në familje ende mund të konsiderohet nga disa, fatkeqësisht, si një “çështje private familjare”. Në raste të tilla ne nuk duhet të dekurajohemi,duhet të përgatitemi për të këmbëngulur që të drejtat e të gjithve të respektohen, sepse ka shumë njerëz që mund t’ju vijnë në ndihmë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...