2013-11-05

Sovrani i Kosovës i ndëshkoi partitë politike



“Beogradi e pranoi që Kosova nuk është Serbi, duke iu dhënë të drejt ‘separatistëve’ që të organizojnë zgjedhje”, ka vlerësuar sonte televizioni Rusija në reportazhin për zgjedhjet në Kosovë.

“Autoritetet shqiptare mbajtën zgjedhje, duke marrë mbështetje nga SHBA-ja, BE-ja por edhe vet Beogradi. Mirëpo, askush nuk i pyeti serbët e Kosovës se a pajtohen me këtë. Ata kanë deklaruar se Beogradi i ka tradhtuar, dhe se nuk dëshirojnë të jetojnë nën pushtetin e separatistëve shqiptarë”, thekson televizioni, transmeton orainfo.

“Numri i vogël i serbëve të Kosovës megjithatë doli në zgjedhje. Kokëfortësia i karakterizon shumicën e 40 mijë serbëve të Kosovës, të cilët janë të ndarë nga atdheu, kurse kufirin nuk e pranojnë”, është thënë në reportazh.




Zgjedhjet në Kosovë, me përjashtim të veriut, kanë qenë shumë më të mira se ato të mëparshmet.“ Në përgjithësi, nëse i krahasojmë këto zgjedhje me ato të vitit 2010, në pjesët jugore të lumit Ibër, janë shënuar përparime të mëdha. Këto zgjedhje kanë qenë shumë më të përgatitura, si në aspektin njerëzor ashtu edhe teknik. Edhe në këto zgjedhje ka pasur përpjekje për frikësimin apo influencimin e zgjedhësve, por strukturat kanë qenë shumë më të përgatitura dhe më të organizuara. Në terren ka pasur rreth 50 prokurorë, të cilët kanë ndërhyrë në rastet e nevojshme dhe kanë mbajtur nën masa arresti dhjetra persona të dyshuar për parregullsi të ndryshme. Kjo ka funksionuar shumë mirë dhe për këtë jam e gëzuar”, ka vlerësuar në një intervistë ekskluzive për DW, Ulrike Lunaçek, raportuese e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Në konstatimin se që tani zgjedhjet në pjesët e tjera të Kosovës, përveç në veri, mund të quhen si të lira dhe demokratike, Lunaçek tha se do të presë vlerësimet përfundimtare të misionit të Bashkimit Evropian. Por, sipas saj, kur i krahason këto zgjedhje me ato të fundit, mund të thuhet se ato janë organizuar shumë më mirë.

“Kjo ka të bëjë edhe me faktin që në vendvotime kanë qenë prezentë edhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, pra edhe të opozitës. Vëzhguesit kanë qenë shumë të përgatiur dhe kjo është shumë positive”, tha Lunaçek.

Lunaçek thekson se e ka befasuar pozitivisht fakti se asnjë parti politike nuk e ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. “Në shumë komuna do të ketë balotazh, por interesante është që jo në të gjitha komunat kanë fituar kandidatët për të cilët është menduar se do të fitojnë. Ky është një proces i domosdoshëm demokratik që dëshmon se shumë gjëra janë organizuar më mirë se sa më pare”.

Sa i përket veriut, ku grupe ekstremistësh serbë kanë ushtruar edhe dhunë në vendvotime dhe çfarë do të raportojë ajo për këto ngjarje në Bruksel, Lunaçek tha se edhe vetë ka qenë në veri të Mitrovicës dhe i ka vizituar disa vendvotime. Fakt është që një numër i zgjedhësve ka dalë në votime. Sipas disa vlerësimeve deri në ora 15:00 kishin votuar mes 12 e 14 % të votuesve, tha ajo.

Për fat të keq, shtoi Lunaçek, ajo që ka ndodhur në mbrëmje, ku disa radikalë kanë sulmuar vendvotimet me gaz lotsjellës dhe me dhunë fizike i kanë dëmtuar kutitë e votimeve e ka dëmtuar rëndë procesin zgjedhor në këtë pjesë. “Po të mos ishin këto incidente, pjesëmarrja në votime do të ishte edhe më e lartë. Kjo duhet të sqarohet deri në fund, sepse pak a shumë dihet se kush janë këta persona. Ata janë pjesëtarë të strukturave kriminale në veri, të cilat janë krijuar vitet e fundit, si pasojë e mungesës së veprimit të organeve të shtetit juridik. Shpresoj se ata do të kapen dhe do të arrestohen dhe se gjëra të tilla nuk do të përsëriten kurrë”, tha Lunaçek.

Në pyetjen konkrete se a kanë dështuar zgjedhjet në veri të Kosovës, Lunaçek tha se “zgjedhjet kanë dështuar vetëm në ato vendvotime në veri të Mitrovicës, atje ku janë ndërprerë me dhunë”.

Por, sipas saj, në vendet e tjera zgjedhjet janë zhvilluar relativisht mire dhe se “zgjedhjet mund të shpallen legale dhe të vlefshme”.

Madje ajo shtoi se zgjedhjet nuk kanë dështuar në tërë veriun e Kosovës. “Në Mitrovicë po”, tha ajo.






Në të gjitha këto komuna më poshtë do të mund të shihni rezultatet pothuajse përfundimtare të cilat disa kandidatë i qojnë në balotazh e disa u japin edhe fitoren qysh në raundin e parë.

Ne do të ju japim shumicën e komunave, në të cilat mund të shihni rezultat pas numërimit të votave të më shumë se 70 % të tyre.

Prishtinë

Isa Mustafa, LDK, 44.3 %
Shpend Ahmeti, VV, 31%

Dragash

Salim Jenuzi, PDK, 33 %
Fatmir Mehmeti, LDK, 30.9 %

Ferizaj

Muharrem Svarqa, LDK, 33.7%
Agim Aliu, PDK, 39%

Gjakovë

Mimoza Kusari-Lila, AKR, 42%
Pal Lekaj, AAK-LDD, 37 %

Gllogoc

Nexhat Demaku, PDK, 62%

Graqanic

Branimir Stojanovic, G.I.Srpska 49%
Bojan Stojanovic, Savez Kosovkih, 34 %

Han i Elezit

Rufki Suma, I pavarur, 54 %

Istog
Haki Rugova, LDK, 50%

Junik

Agron Kuqi, LDD, 47%
Zenun Shala, LDK, 33%

Kaçanik

Besim Ilazni, PDK, 53%

Kamenicë

Shaip Surdulli, LDK, 32%
Begzad Sinani, PDK, 32%

Klinë

Sokol Bashota, PDK, 43%
Fadil GASHI, LDK, 24 %

Kllokot

Srecko Spasic, G.I.Srpska, 35 %
Sasa Mirkovic, Samosstalna Liberlana Stranka 29%

Malishevë

Ragip Begaj, IQM, 42%
Salih Morina, LDK, 26%

Novëbërd
Bajrush Ymeri, LDK, 35%
Setislav Ivanovic, G.I.Srpska, 26%

Obiliq

Mehmet Krasniqi, LDK, 31%
Xhafer Gashi, AAK-LDD, 23 %

Partesh

Nenad Cvetkovic, SLS, 45%
Dragan Nikolic, GIR, 34 %

Podujevë

Agim Veliu, LDK, 50%
Naim Fetahu, PDK, 38 %

Prizren

Ramadan Muja, PDK, 37%
Eqrem Kryeziu, LDK, 25%

Rahovec

Idriz Vehapi, PDK, 40%
Smajl Latifi, AAK-LDD, 32%

Ranilug

Gradimir Nikolic, GIR, 39%
Milan Aritnovic, SNPK, 36%

Shtërpc

Bratislav Nikolic, SLS, 41%
Ivan Redzic, GIR, 38%

Shtime

Naim Ismajli, PDK, 53%

Skenderaj

Sami Lushtaku, PDK, 89%

Suharekë

Sali Asllanaj, LDK, 34 %
Ram Vataj, PDK, 29%



Fuqia politike e LDK`së dhe PDK`së është pothuajse identike. Mirëpo, LDK edhe më tutje pritet ta ketë privilegjin duke e mbajtur kryeqytetin. Më së dobëti në këto zgjedhje ndahen AAK dhe VV. Ndërsa AKR`në e shpëtoi Gjakova.

Në 3 komuna LDK ka fituar balotazh, ndërsa prinë në 9 të tjera komuna, e në 7 të tjera është e dyta. PDK po ashtu ka fituar 4 komuna pa balotazh, prinë në 8 komuna, ndërsa mbetet e dyta në 4 të tjera. AAK prinë në 2 komuna, ndërsa e dyta është në 6 të tjera. AKR: Prinë në 1 komunë – në Gjakovë, ndërsa e dyta në një komunë. Vetëvendosje: Nuk prinë në asnjë komunë, e dyta është vetëm në Prishtinë; Kandidati i pavarur Rufki Suma ka fituar pa balotazh në Han të Elezit. Kështu, në 7 qendrat më të medha të vendit asnjë parti nuk ka fituar pa balotazh. LDK prinë në Prishtinë, Pejë, Gjilan, PDK në Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë dhe AKR në Gjakovë. 

Prishtina: LDK dhe Vetëvendosje ne balotazh; 
Podujeve: LDK dhe PDK ne balotazh; 
Mitrovice: PDK dhe AKR ne balotazh; 
Vushtrri: PDK dhe LDK ne balotazh; 
Obiliq: LDK dhe AAK ne balotazh: 
Fushe-Kosove: LDK pa balotazh; 
Lipjan: PDK dhe LDK ne balotazh: 
Ferizaj: PDK dhe LDK ne balotazh: 
Kaqanik: PDK pa balotazh; 
Hani i Elezit: Rufki Suma pa balotazh; 
Gjilan: LDK dhe PDK ne balotazh; 
Kamenice: PDK dhe LDK ne balotazh: 
Viti: LDK dhe PDK ne balotazh: 
Prizren: PDK dhe LDK ne balotazh: 
Malisheve: IQM dhe PDK ne balotazh: 
Shtimje: PDK pa balotazh; 
Suhareke: LDK dhe AAK ne balotazh: 
Rahovece: PDK dhe AAK ne balotazh: 
Gjakove: AKR dhe AAK ne balotazh: 
Peje: LDK dhe AAK ne balotazh: 
Junik: AAK dhe LDK ne balotazh: 
Kline: PDK dhe AAK ne balotazh: 
Istog: LDK pa balotazh; 
Skenderaj: PDK pa balotazh; 
Drenas: PDK pa balotazh; 
Dragash: PDK dhe LDK ne balotazh:




Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rezultatet konkrete të zgjedhjeve të 3 nëntorit, megjithatë votimet e të dielës kanë ndryshuar ekuilibrin e partive politike në vend. Brenda tri viteve të shkuara duket se Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në “peshë”, nga 32 për qind sa kishte në nivel vendi, në 29 për qind, ndërsa është ngritur LDK nga 24 për qind në 29 për qind.

Po ashtu edhe AAK, pavarësisht se i ka humbur në start dy komuna, sipas statistikave në nivel vendi ka fituar 14 për qind, deri në zgjedhjet parlamentare kishte 11 për qind.

Krahasuar me zgjedhjet e viti 2010, edhe “Vetëvendosje” ka rënë dukshëm nga 12,6 për qind në 8,8 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq edhe hënën ka vazhduar numërimin e kutive të votimit për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit. Ky institucion ka vazhduar ta bëjë publik këtë proces edhe për qytetarët që dëshirojnë të kenë qasje në ueb-faqen elektronike ku në kohë reale janë dhënë statistika për fituesit e komunave, por edhe për ulëset në Asambletë Komunale.

Edhe analistë politikë konsiderojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës është fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Halil Matoshi thotë se fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve të sivjetshme është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila, sipas tij, do të ketë numrin më të madh edhe të ulëseve në Asambletë Komunale, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Sipas tij, sivjet vota e qytetarit ka pasur më shumë se kurrë karakter ndëshkues.

Ahmeti fitues në Prishtinë

Kryeqendra e Kosovës, një nga pikat më të nxehta në programet e partive dhe një nga synimet më të mëdha partiake, sivjet ka sjellë befasinë e depërtimit të lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila sipas të gjitha statistikave që KQZ-ja ka ofruar deri në orët e vona të së hënës, do të ndeshet në balotazh me partinë që tash e disa mandate qeveris me kryeqytetin, LDK-në.

Kjo e fundit ka rreth 34 mijë vota nga kryeqytetasit, ndërsa Shpend Ahmeti nga VV ka marrë rreth 25 mijë vota për kryetar të kësaj komune. Sali Salihu nga Grupimi Tradicional Shqiptar dhe Kaqusha Jashari nga Partia Socialdemokrate janë të fundit në listë, me vetëm 0,24 gjegjësisht 0,26% të votave.

Qyteti i Pejës sivjet ka sjellë një pasqyrë të re të votuesve, derisa këta të fundit për herë të parë në disa mandate zgjedhore kanë sjellë në balotazh koalicionin AAK-LDD me në krye Ali Berishën dhe Gazmend Muhaxherin nga LDK-ja.

“Në Pejë duket se kryesimi i Gazmend Muhaxhirit është ndëshkim për Ali Berishën e AAK-së, kurse në Prishtinë është një tendencë për ndryshim me Shpend Ahmetin e VV-së, mirëpo edhe ai gjasat i ka të vogla, sepse LDK-ja tashmë e ka krijuar psikologjinë e fituesit edhe në balotazhe, por edhe në zgjedhjet kombëtare të vitit që vjen, dhe kjo do të jetë e vështirë të sfidohet”, thotë Matoshi.

Ai përmend ringjalljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës si partia e vetme që mund ta sfidojë PDK-në e Thaçit, si dhe rënien drastike të votave për AKR-në e AAK-në.

Qyteti i Gjilanit vazhdon të prijë me kandidatin Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shoqëruar nga kandidati Qemajl Mustafa, i cili numëron rreth 7 mijë vota më pak se i pari. Në garën për Kuvend Komunal, LDK prin me rreth 28 për qind të votave, ndërsa 8 për qind më pak ka partia e Mustafës.

“Edhe lëvizja Vetëvendosje i ka humbur zgjedhjet për pushtetin komunal, por ka shënuar një rritje të lehtë në votën popullore. PDK-ja e cenuar seriozisht nga fraksionet në Malishevë dhe Drenas (Iniciativat Qytetare) duket se nuk ka humbur shumë në votën e përgjithshme, por ka humbur tre komuna dhe rrezikon ta humbasë edhe Ferizajn”, thotë Matoshi.

E Malisheva, në anën tjetër, komunë që konsiderohet si bastion i pastër i Partisë Demokratike të Kosovës, sivjet ka ndëshkuar këtë të fundit, duke votuar pothuajse njëjtë kandidatin për kryetar komune nga radhët e LDK-së, Sali Morinën.

Elektorati ndëshkoi partitë

Në zgjedhjet e kaluara të mbajtura në vitin 2009, Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj për Prishtinën, Isa Mustafa, mori rreth 39 mijë vota, deri tash ka rreth 6 mijë më pak. Asokohe, Astrit Salihu i cili kandidonte për kryetar nga radhët e PDK-së pati marrë mbi 8 mijë vota, njësoj sikur Çeku sivjet.

Sipas llogaritjeve, për periudhën 2009-2013, Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur elektoratin e saj për rreth 14 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës për rreth 1,2 për qind më pak.

Xhavit Shala, ekspert i çështjeve zgjedhore, thotë se sivjet më shumë se kurrë elektorati ka votuar me synimin për të ndëshkuar ata që për vite me radhë kryesuan komunat e Kosovës.

“Për herë të parë në Kosovë ka filluar të rritet numri i qytetarëve që po votojnë, kjo sepse ata e kanë kuptuar se vota ka rëndësi, peshë dhe ata janë vetë vendimmarrësit. Është hera e parë pas vitit 2000 që demokracia po vjen duke u konsoliduar, ndërsa ndëshkimi dhe penalizimi po vijnë në shprehje”, pohon Shala.

“Partitë politike duhet të fillojnë që në të vërtetë t’i praktikojnë strategjitë e tyre dhe reformat që ato i kanë duhet të jenë thelbësore, kjo nëse dëshirojnë të kenë mbështetjen e popullit”, shton Shala.

Në 93 për qind të votave të numëruara nga KQZ, Partia Demokratike e Kosovës mban primatin me 29,8 për qind për kryetar komune dhe 27,5 për qind për Kuvend Komunal, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29,7 për qind për kryetar komune dhe 26,8 për Kuvendet Komunale. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vjen e treta në radhë, ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” radhitet e katërta.

Gjakova deri në numërimin e tanishëm zyrtar të votave nga KQZ shkon në raundin e dytë me Mimoza Kusari Lilën dhe Pal Lekajn. Edhe pse Sami Lushtaku aktualisht gjendet në paraburgim në burgun e Dubravës, ai ka marrë rreth 18 mijë vota në Skenderaj. Për dështimin e zgjedhjeve në veri, Matoshi thotë se këtij fakti i ka kontribuuar vetë shteti serb.

“Atje zgjedhjet janë minuar nga grupe të organizuara kriminele, dhe për këtë kanë dështuar. Duket se Bashkësia Evropiane dhe Qeveria e Prishtinës së bashku me KQZ-në do t`i mbyllin sytë dhe ti pranojnë zgjedhjet në veri si valide qoftë edhe duke e falsifikuar rezultatin në koordinim me OSBE-në dhe Beogradin zyrtar”.

Numërimi i votave në ndërkohë ka vazhduar edhe ditën e hënë dhe me një orar prej tri ndërrimesh. 




Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK-ja në nivel vendi në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka marrë rreth 178 mijë vota apo 17.6%, që në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, kjo parti ka 40 mijë vota më pak. Rritje nuk ka as LDK-ja, e cila ka fituar rreth 174 mijë vota, derisa në zgjedhjet e vitit 2010 kjo parti kishte fituar 172 mijë e 552 vota. AAK-ja në nivel vendi qëndron njejtë sikurse në vitin 2010, derisa rënie ka pësuar “Vetëvendosja” dhe AKR-ja.

Edhe pse ka humbur primatin nq disa prej komunave të Kosovës që i kishte fituar në vitin 2009, PDK krenohet me votat e fituara në nivel vendi e të cilat janë rreth 40 mijë më pak, shkruan Koha Ditore.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK-ja ka marrë më së shumti vota në nivel vendi, por jo 230 mijë, siç tha një ditë më parë kryetari i kësaj partie Hashim Thaçi. Ndërkaq për kryetar komune PDK-ja në nivel me përqindjen e votave në nivel vendi ka fituar 29.8%.

Por as LDK0ja, në bazë të rezultateve preliminare, nuk ka rritje të votave në nivel nacional. Në këto zgjedhje ajo ka marë rreth 174 mijë vota apo 26.8%, derisa në zgjedhjet e vitit 2010, LDK0ja si parti e dytë kishte fituar 172 mijë e 552 vota. Ndërkaq për kryetar komune LDK-ja ka fituar 29.7 % në nivel vendi.

Edhe AAK-ja përvecse ka humbur në disa komuna ku ka qeverisur deri tani, nuk qëndron mirë me vota as në nivel kombëtar. Bashkë me LDD-në, që në këto zgjedhje garojnë si koalicion, kanë marrë rreth 90 mijë vota apo 14.3% që i bie shifër e njejtë me votat që AAK-ja kishte marrë në vitin 2010- 77 mijë e 130 vota dhe LDD- 14 mijë e 924 vota.



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish dështoi t’ japë rezultatet preliminare për zgjedhjet, ndërsa Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” ka shpallur fituese Lidhjen Demokratike të Kosovës në 3 qendra kryesore të vendit, ndërkaq procesin zgjedhor e ka konsideruar të suksesshëm me disa incidente që ata i konsideruan të izoluara.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se nga trupi i përgjithshëm i votuesve, thirrjes për të votuar iu kanë përgjigjur 45.79 përqind, ndërsa është shprehur e lumtur për mbarëvajtjen e procesit, të cilin megjithatë e ka cilësuar si jo të lehtë.

Në fakt, jo gjithçka ka shkuar siç duhet. Derisa në shumicën e qendrave të votimeve në jug të Kosovës zgjedhjet kanë shkuar relativisht mirë, dhe qetë, në disa qendra votimi në Komunën e Mitrovicës Veriore janë futur grupe të organizuara të huliganëve të cilat kanë penguar mbarëvajtjen e procesit normal të votimit.

Gjatë takimit me gazetar kryesuesja e KQZ-së, Daka, ka thënë se në Mitrovicën Veriore është rënduar integriteti i procesit zgjedhor dhe është rrezikuar stafin vendor dhe ai ndërkombëtar që të marrë pjesë në organizimin e zgjedhjeve në këtë pjesë të Kosovës.

Daka e ka pranuar se pothuajse ka dështuar procesi zgjedhor në disa qendra votimi në Mitrovicën Veriore, ndërsa ka pohuar se materiali zgjedhor është duke u bartur nën përcjellje të policisë nga veriu në Qendrën e Numërimit të Votave, ndërsa ka theksuar se KQZ-ja në ditët në vijim do të jap vlerësimin se çfarë do të ndodhë me qendra të caktuara të votimit në Mitrovicën Veriore.

Në bazë të të dhënave preliminare nga kjo organizatë, në Prishtinë LDK prin me 43,3 për qind pasuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” me 31,5 për qind, ndërkaq PDK 10,49 për qind të votave. Befasi e garës zgjedhore, sipas DV-së, është edhe Gjilani ku LDK-ja me kandidatin e saj, Lutfi Haziri, udhëheq me 41,1 për qind, PDK me 23,6 për qind dhe Lëvizja “Vetëvendosje” me 14 për qind.

Po ashtu edhe Peja ka nxjerrë LDK-në dhe kandidatin Gazmend Muhaxhetin partinë e parë me 41,7 për qind, pasuar nga kandidati i AAK-së, Ali Berisha, njëherësh kryetar aktual i Pejës me 35,6 për qind dhe PDK 15,3 për qind. DV ka nxjerr në Gjakovë AKR-në partinë e parë me 43,2 për qind, duke e lënë prapa Pal Lekajn e AAK-së me 36,5 për qind, ndërsa ka shënuar rritje edhe PDK në këtë komunë me kandidatin e saj Hajdar Beqaj me 12,9 për qind.

Ferizaj, sipas kësaj organizate, ende mbetet bastion i PDK-së me 40,1 për qind, LDK 34 për qind, LDD-AAK 10 për qind. Në Prizren PDK-ja vazhdon të kryesojë me 33,7 për qind, LDK me 26 për qind dhe Bashkimi Demokratik me 13,9 për qind.

PDK po ashtu kryeson në Mitrovicë me 43 për qind, AKR sërish mban primatin e dytë me 20,5 për qind dhe LDK 20,4 për qind.

Petrit Zogaj nga ky rrjet i OJQ-ve ka thënë se këto zgjedhje janë mbajtur nën tensione, porse, sipas tij, ishte një ditë fryme e mirë ku karakteristikë ishte se zgjedhjet janë mbajtur në një frymë të pranueshme, duke zbatuar disa standarde.

Ndërkaq, Shqipe Pantina ka thënë se Kosova ka dhënë një provim të rëndësishëm duke organizuar një proces të drejtë dhe fer, duke përjashtuar disa incidente të vogla në veri të Mitrovicës.

“Disa nga parregullsitë që ne i kemi evidentuar gjatë ditës nuk kanë ndikuar në masë të madhe mbarëvajtjen e procesit dhe si përfundim procesi i votimit ka shkuar mjaft mirë. Vendvotimet janë mbyllur me kohë”, ka thënë Pantina. Ajo shpreson se i gjithë procesi si i shpalljes së rezultateve si dhe procesi i certifikimit dhe pranimit nga ana e subjekteve do të shkojë mirë.

“Ne do ta kurorëzojmë këtë proces me një fitore të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Pantina.

Ndërsa Driton Selmanaj nga KDI ka dhënë detajet e fillimit të procesit të votimi në nivel Kosove. Ai ka thënë se të dhënat nga terreni tregojnë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin, në përjashtim të një vendvotimi të qendrës 1908e në Prishtinë, i cili është hapur me 1 orë vonesë, si dhe në disa qendra tjera është raportuar se janë hapur me vonesë prej 10-20 minutash.



Në tri qendrat e votimit në pjesën veriore të Mitrovicës të dëmtuara gjatë të dielës nga grupe serbe, me qëllim të dëmtimit të procesit të votimit, pritet që të përsëriten zgjedhjet.

Ndonëse një vendim i tillë ende nuk është marrë, vetë OSBE-ja si lehtësuese e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë pjesë të Kosovës e ka konfirmuar dëmtimin dhe zhdukjen e kutive të votimit në tri qendra, të vendosura në shkollën “Sfeti Sava”, atë të mjekësisë dhe teknike ku grupe të maskuara serbe kanë hyrë dhunshëm në këto tri qendra dhe e kanë penguar procesin e votimit.

Bazuar në përvojat e mëhershme kur ka pasur dëmtime dhe manipulime, vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar rivotim dhe kësisoj pritet që të veprojë edhe me veriun. Zyrtarë brenda KQZ-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se në këto tri qendra pritet që të ketë përsëritje të votimit.

“E tëra kjo do të vendoset pasi të kemi një vlerësim dhe një analizë reale të atij materiali dhe të gjithë asaj çfarë ka ndodhur në këto tri qendra votimi”, ka thënë ky zyrtar i KQZ-së. E ky vlerësim pritet që të bëhet pas ditës së martë. Të martën ndërkaq në KQZ pritet që OSBE-ja të sjell zyrtarët komunalë të zgjedhjeve në veri me qëllim që ta bëjnë dorëzimin e materialit sipas procedurave në Qendrën për numërimin e votave.

E kontaktuar nga gazeta, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nuk ka dashur që të lëshohet në deklarata para se siç ka thënë ajo, të verifikohet i tërë materiali që tashmë ka arritur në KQZ.

“Ne e kemi marrë materialin por vetëm pasi ta shikojmë e vlerësojmë atë, do të dalim me informatë se çka është dëmtuar e çka jo. Vetëm atëherë mund të flasim për hapat që do t’i ndërmarrim dhe nëse do të ketë rivotim apo jo”, ka thënë Daka.

Ajo ka shtuar se materiali nga tri komunat e tjera Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq nuk është i dëmtuar por se fokusi më i madh i vlerësimit, sipas saj, do të jetë në kutitë e votimit që kanë qenë në tri qendrat e votimit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.



2013-11-04

Incidentet në veri s’ishin të papritura




Numërimi zyrtar nga KQZ vjen `live` në kohë reale të ndara për kryetarë të komunave dhe asambleistë. 

Rezultatet zyrtare preliminare nga KQZ do të shpallen pas orës 23:00, kurse "Demokracia në Veprim" ka parlajmëruar rezultatet preliminare për pas orës 21:0






Shefi i misionit vëzhgues i BE-së- Roberto Gualtieri sot në Prishtinë do të paraqesë raportin preliminar për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Raporti preliminar do të përmbajë, siç është bërë e ditur më herët, gjetjet preliminare të Misionit vëzhgues zgjedhor të BE për procesin zgjedhor, që nga fillimi i tetorit kur misioni ishte shpërndarë nëpër Kosovë, deri në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor.

Komisioni Evropian e ka formuar misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor e shef i Misionit është Roberto Gualtieri, deputet i Parlamenti Evropian.

Misioni përbëhet nga 99 vëzhgues nga 28 shtete anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia e Zvicra.



Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës kanë dënuar incidentet e shkaktuara nga grupet ekstremiste serbe në veri të qytetit, që kanë penguar mbajtjen normale të zgjedhjeve lokale atje. Në ndërkohë është përshëndetur mbarëvajtja e zgjedhjeve në jug të qytetit, ku nuk është shënuar asnjë incident.Ecuria e zgjedhjeve si dhe gjendja e sigurisë ishin temat kryesore në takimin e Komitetit lokal të sigurisë që u mbajt të hënën në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës. Situata e sigurisë në javën e kaluar u vlerësua kryesisht e qetë, me përjashtim të ditës së diel kur grupe ekstremiste serbe penguan zhvillimin normal të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës.
(Tanjug)
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se vazhdimisht nëpër takimet e këtilla kanë paralajmëruar për një skenar të tillë ditën e zgjedhjeve në veri. “Duke parë aktivitetet e grupeve ekstremiste kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë muajit të kaluar janë parashikuar incidente të tilla, mirëpo strukturat e sigurisë, në radhë të parë ato ndërkombëtare nuk kanë qenë të përgatitura për t’u përballur me këtë situatë”.

Ai tha se në veri duhet prani më e madhe dhe vendosmëri më e madhe e strukturave të sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet. “Kemi parë vullnetin e qytetarëve për të votuar, prandaj vlerësojmë se strukturat e sigurisë duhet të krijojnë kushte për një të tillë dhe të izolojnë grupet kriminale dhe ekstremistë që janë duke vepruar atje”.

Në anën tjetër u përshëndet mbarëvajtja e zgjedhjeve në jug të qytetit ku nuk ka pasur asnjë problem serioz.






Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi të mëdha me menaxhimin e procesit zgjedhor në komunat veriore nga OSBE-ja dhe EULEX-i, ditën e votimeve më 3 nëntor 2013.
(FoNet, file)
Ndonëse publikisht, lidershipi i Kosovës ka dalë me deklarata që lënë të kuptohet se në veri kishte vetëm incidente të izoluara, burimet e gazetës kanë thënë se EULEX-it dhe OSBE-së i janë adresuar kritika të ashpra nga Prishtina zyrtare për lejimin e interferimit të elementeve ekstremiste nga Beogradi në veri me qëllim të dëmtimit të procesit. Sipas këtyre burimeve, Beogradi zyrtar kishte dy objektiva të dielën.
(Tanjug)
Së pari, me anë të Iniciativës Qytetare Srpska të fitonte në komunat që tashmë ishin integruar në sistemin legal kushtetues të Kosovës, si Graçanica, Ranillugu, Shtërpca, Kllokoti e Novobërda dhe së dyti, ta prishte procesin në veri, në mënyrë që kjo çështje të hapej sërish si temë bisedimesh në Bruksel për një ofertë të veçantë për veriun.





DY GUVERNATORË - DY VARMIHËS NË SHQIPËRI



I pari, Miladin Popoviç, i heroizuar dy herё nga Tito me titullin “Hero i Popujve tё Jugosllavisё” bashkë me shokun e tij, Dushan Mugosha, janё themeluesit e PKSH tё dёrguar nga Tito nё 8 nёntor 1941.
Nёn drejtimin e tyre, këta dy armiq tё Shqipёrisё siguruan udhёheqjen e PKSH dhe e pёrdorёn atё pёr qёllimet e tyre. Pёrçarja e vendit tonё, lufta e egёr e klasave, dhuna, krimi dhe terrori ёshtё fara qё mbolli Miladini dhe Mugosha, frytet e hidhura tё sё cilёs, shqiptarёt po i shijojnё edhe sot.
Guvernatori i dytё ёshtё prifti Anastas Janullatos me lakeun, Vangjel Dule. Pёr tё cilёt do tё flasim mё poshtё.

Qё nё fillim organizatorёt jugosllavё u kujdesёn t’i japin drejtimin proserb partisё qё krijuan, duke e veshur atё me petkat e “internacionalizmit proletar, qё ishte baza e doktrinёs komuniste. Qё nё themelim PK dilte nё arenёn politike si njё forcё antishqiptare, që i pёrkiste shtrirjes territoriale, bashkimit tё trevave kombёtare me Jugosllavinë

PK e mbёshtjellё nё shpёrgenjtё e Beogradit komunist, mori qё nё fillim trajtat e njё force politike nё tё cilёn mbizotёronin kurthet, pabesitё, intrigat, e krimet... E keqia e madhe ishte se propaganda e saj, e gatuar nё guzhinat mё tё persosura tё botёs sllave, gjente tokё për tё punuar, të rinjtë e painformuar dhe shtresa të tjera të pazhvilluara.

Nga studjuesi G. Llojdia lexojmë: “Cili ishte roli i tyre nё themel Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi etj pёrbёnin: Shtytjen, krijuesin, udhёheqesit, Komandantёt e vёrtetё PK.

Roli i tyre nё themel tё kesaj qelize.

Zhdukën mosmarrёveshjet, vendosёn disiplinёn, bёnё mbledhjet, emëruan komandantёt, ata organizuan, ata urdhёruan, ata shtynё tё krijohej ushtria Nac-Cl.

Me t’u formuar brigada e parё sulmuese, Dushan Mugosha shkoi kёshilltar pranё Mehmet Shehut. Cili ishte qёllimi i tij?: Urdhёrues, dhe shtytёs pёr vёllavrasjen me BALLIN KOMBЁTAR.

Dushan Mugosha caktoi Enver Hoxhen komandant tё ushtrisё Nac-Cl.

Dushan Mugosha propozoi emërimin e Mehmet Shehut Komandant tё Divizionit tё parё.
Enveri, Hysniu, Mehmeti, adhuronin si perёndi jugosllavёt: “Na dhatё dorёn na mёsuat, na ngritёt si foshnja nёnёn e na bёtё tё jemi nё gjёndje tё ecim me kёmbёt tona, me njё Komitet Qёndror tonin, me njё organizatё tonёn, me njё vijё tonёn, tё njohur dhe tё aprovuar nga Internacionalja Komuniste. Dhe kemi besim tё plotё si neve komunistёt ashtu edhe populli mbarё se Partia e jonё koministe ёshtё nё gjёndje qё tё drejtojё popullin drejt objektivit final”.(1).

Enver!, i thotё “Shefi” duhet tё keshё parasysh: Kur nuk ke armiq pёr tё gjykuar, duhet tё krijosh armiq nё grupe ose individ, qoftё ky edhe i afёrmi tёnd kur e do puna, pёr ta patur pushtetin tё fortё.
Ishin shumё shqiptarё, komunistë, apo antikomunistë, qё me urdhёr tё bandёs terroriste tё Enver Hoxhёs, Mehmet Shehut Hysni Kapos, Kadri Azbiut u vranё nё prita, u vranё pas betejave me njё plumb pas shpine, apo nё rrethana tё tjera, qё u humbi varri pёrgjithmonё dhe qё u mbuluan me pluhurin e harresёs.

Zbulohet pas 64 vjetёve proçesvёrbali i “MUKJES”

Nga studiuesi Armand Jonuzi “...Si njё nga ngjarjet mё tё errёta, sё fundi ndriçohet nga njё dokument autentik i nxjerrё nga arkivat kombёtare, proçesverbali tё marrёveshjes sё bёrё me 26 korrik 1943, tё nёnshkruar “ad referendum”... U zgjodh kryesia e mbledhjes me kryetar Thoma Orollogai dhe sekretar Mustafa Gjynishi.

Mbledhja pёrbёhej nga 24 antarё dhe secila force politike pёrbёhej me nga 12 antarё. Pasqyroheshin figurat mё tё njohura dhe me reputacion. Fronti Nac. CL. i pёrbёrё: Myslim Peza, Abaz Kupi, Mustafa Gjynishi, Ymer Dishnica etj. Pёrfaqёsuesit e BALLIT KOMBЁTAR nga: Hasan Dosti, Mit’hat Frasheri, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj etj.

Proçesverbal i mbledhjes sё MUKJES me 1 gusht 1943 pёrmban: “...Luftё pёr njё Shqipёri indipendente dhe pёr zbatimin e parimit tё njohur universalisht e tё garantuar nga Karta e Atllantikut tё vendosjes sё popujve, pёr njё Shqipëri etnike”.

MUKJA ISHTE NJЁ PARLAMENT PLURALIST NЁ KOHЁ LUFTE.

Fundi tragjik i mbledhjes. Pas 6 ditё të dilemёs sё Enver Hoxhёs, u dha urdhёri i prerё i guvernatorit Miladin, tё refuzohej mbledhjen e MUKJES, duke e hedhur nё koshin e plehrave. PK e paditi Ballin Kombёtar si njё organizatё “fashiste” dhe “tradhёtare”. Po ato ditё vritet pas shpine Mustafa Gjynishi. (2).

Kёshtu Enver Hoxha doli më serb se serbёt e guvernatorit Miladin duke mohuar shqipёrin etnike.
Po të pyesje pёr Kosovën dhe Çamёrinë se çfarё do tё bёhen pas luftёs? Patjetёr do tё haje plumbin pas kokёs.

Njё ngjarje e dhimbёshme: Nё Devoll, partizanёt zunё 14 ballistё rob, 13 i pushkatuan, ndёrsa tё fundit e masakroi Dushan Mugosha. Devolliun Ali Lymi, djaloshin tё pafajshёm, sёpari Dushani urdhёroi ta qёllonin 12 herё me dru. Pastaj xhelati Dushan, i theu kёmbёt, e torturroi nё organet seksuale, derisa humbi ndjenjat dhe mё vonё, me majё tё thikёs i çau kёrcin e majtё, i shoi singaren nё sy, dhe mё nё fund trupin pa jetё e qёlloi dy herё nё kokё. I gjithё ky ritual kriminal, u krye nё prani tё Tahir Kadaresё e tё partizanёve të tjerë, dhe kur njё i pranishёm e pyeti se ç’farë kishte bёrё?... Dushani iu pёrgjigj: “Besa kurgja”. Po kёtyre devollinjve, kёshtu duhet t’u bёsh, se tё gjithё janё nacionalista. (“Libri i Zi...” f. 594).

Kur ikёm nga Shqipёria, tregon Prof. Isuf Luzaj, ishim 118 profesorё, tani jemi gjallё unё dhe Abas Ermenji. (“Shqptarёt e amerikёs”, bot. 2003, f. 195).

ÇAMЁRISЁ i mohuan përkrahjen:

Nё njё letёr qё Nuri Dino i dёrgonte, me 21 shkurt 1944, Shefqet Peçit, konstatonte se nё Greqi po bёheshin pёrpjekje pёr bashkimin e dy forcave kryesore politike tё EAM dhe EDES, me synimin qё “grekёt tё shkatёrrojnё Shqipёrinё nёn maskёn komuniste...” Ai bёn thirje pёr ndihmё. Por u mohua ndihma. (4).

Mё datёn 25 nёntor 1943, deri mё 4 janar 1944, batalioni “Çamёria” sё bashku me forcat territoriale, i shkoi pёr ndihmё tё partizanёve grekё tё regjimentit tё XV-ELASIT, që komandoheshin nga Haki Rushiti, jasht territorit tё Çamёrisё. Ndёrsa batalionit tё Çamёrisё nё Çamёri ju mohua ndihma.
Nё dy masakrat tё njёpasnjёshme, e 27 qershorit 1944 dhe e 13 marsit 1945, Çamërisë nuk i shkoi asnjё ndihmё, por ula nёn masakrёn zerviste, ku u vranё, u therёn, u pёrdhunuan dhe sёfundi u dёbuan. Kjo ishtё detyra e guvernatorit Miladin dhe e tradhёtarit me damkё Enver Hoxhёs.

Jorgo Margaritis shkruan: (Enver Hoxha) “Fronti Çlirimtar i Shqipёrisё, nuk pranoi tё vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek nё Shqipёri. Nё kundёrshtim tё praktikave tё vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpёrblye me gjak dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim...” (5).
Nё Kosovё vepronte kosovari trim Shaban Polluzha, me mbi 40.000 forca nacionaliste. Sёrbёt e kishin tё pamundur pushtimin e saj. Enver Hoxha dёrgoi divizionin e komanduar nga Ramiz Alia nё Kosovё. Kёshtu forcat nacionaliste dorёzoheshin te partizanёt shqiptarё “vёllai te vёllaj” dhe keta ua dorёzonin serbo-malazezёve, të cilët, tё arestuarit me mijёra vetё i masakruan nё Tivar. Tradhёti e madhe.

Kush e vrau Miladin Popoviçin?

E vёrteta historike: Miladin Popoviçi u vra nё fillim tё vitit 1945, si hakmarrje politike pёr Kosovёn nga nacionalisti i shquar gjakovar Haki Taha. “Gazeta Shqiptare” (6).

Enver Hoxha, i pangopur siç ishte nё fushёn e krimit, nuk e kishte pёr gjё tё kryente edhe disa krime tё tjera, pёr tё larё krimin e mёparshёm, e thёnё shkurt ai kёrkonte tё lante gjakun me gjak. Pasi kryente krime tё shumta me dorёn e kriminelёve tё inkuadruar nё sigurim, vriste edhe vetё kriminelёt qё i kishin shёrbyer. Pas krimeve tё viteve 1947-1948 nga Koçi Xoxe dhe shokёve tё tij, i vinte radha vete Koçi Xoxes, pёr t’u bёrё objekt i krimit. Pohim i Koçi Xoxes nё proçesin gjyqësor: “Kurdoherё kam vepruar me porosi dhe miratim tё Enver Hoxhёs.” (7).

Porositë e guvernatorit Miladin, ai i zbatoi gjatё gjithё jetёs sё tij, duke krijuar grupe armiqёsh njёri pas tjetrit dhe sidomos kundra klerit katolik u suall nё mёnyre katastrofale.

Guvernatori i dytë, Prifti Anastas Janullatos. Koloneli i asfalise greke. U mirёprit nga presidenti i Shqipёrisё Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha dhe me pёrzёmёrsi nga Sabri Godo.

Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit grekokaragjoz, kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukullash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkobёtar...”. (8).

Kur dihet qё lista e toponimeve greke pёr t’u miratuar, jo vetёm qё ёshtё paraqitur nё O.K.B.-se nga ana e Greqisё dhe aspak Shqipёrisё por, nga ana tjetër, gjithnjё sipas ministrit tonё tё jashtёm, ka marrё edhe fuqi ligjore, duke pohuar se fjala Çamёri nuk egzistoka. Po pse jemi druajtur ne dhe vazhdojmё tё druhemi, tia paraqesim kёrkesёn tonё gjithashtu O.K.B.-sё ?!

Shteti grek nёpёrmjet drejtuesve tё tij nuk pranon asnjё ballafaqim historik shkencor lidhur me problemin çam. (9).

Duke u nisur sa mё sipёr, Evangjelos Venizellos deklaroi nё Tiranё se ai nuk e njeh çёshtjen çame. Ka tё drejtё tё thotё se nuk egziston Çamёria pёr ata dhe pikërisht pёr kёtё arsye kthehen çamёt nga kufiri, se kanё tё shkruar vendlindjen nё Çamёri. Tradhёtia e qeveris Shqiptare qendron te Rezoluta Çame mbeti e pa pёrcjellё deri sot e 70 vjet mё parё. Janullatosi i sotёm me Miladinin e djeshëm, janё si dy pika uji, armiq tё kombit Shqiptar.

Tallen qeveritё PD dhe PS, e kemi ose nuk e kemi tё miratuar Rezolutёn Çame, ose nuk e bёjmё dotё as regjistrimin nё Fletoren zyrtare, Rezolutёn e çёshtjes Çame se acarrohen maredhёniet me grekun.
Kryeministri Edi Rama ka botuar nё Fletoren Zyrtare rezoluten e Çёshtjes Çame nё kёmbim tё votave tё pesё deputetёve tё PDIU pёr reformat e saj.

Dihet se botimi Rezolutёs Çame nё Fletoren zyrtare, tani nuk ka asnjё vleftё, kjo ёshtё thjesht njё tallje pёr tё mashtruar deputetёt Çamë, tё cilet edhe kёta e kanё shkёmbyer çёshtjen e Çamёrisё me pushteti politik dhe pёrfitimet e tjera personale e klanore. Akoma nuk njihet juridikisht çёshtja çame, nga presioni politik tё shtetit grek. Nёnvizon Dr. Sulejman Abazi.

Flitet pёr Traktatin e Miqёsisё, dhe tё bashkёpunimit midis Shqipёrisё dhe Greqisё dhe nga ana tjetёr krekosen duke thёnё se rruga e juaj pёr nё Evrope kalon nga Athina. Prandaj plotёsoni kёrkesat e Athinёs...

Prof. Dr Eshrefi fshikullon: “Prandaj mos bёni asnjё naze pёr plotёsimin e kёrkesave tё Athinёs, siç janё kufiri detar, mohimi i çёshtjes çame, mosprekja e çёshtjes sё ligjit tё luftёs, heshtja pёr mosnjohjen e kufirit tokёsor me Shqipёrinё nga ana e Greqis, krijimi i komisionit tё varrezave pёr ushtarёt grekё, ngritja e vorrezave tё reja, pёrjetёsimi i pushtimit tё kishёs ortodokse dikur shqiptare prej kishёs ortodokse greke, avancimi i tё drejtave tё minoritetit grek etj”. (10).

Pozita çame sot, do tё ishte më e vendosur, kur u zgjodhёn 5 deputë, u krijua njё grup parlamentar, u betuan pёr çёshtjen çame dhe kёta heshtën, nё vend tё kёrkonin me ngulm ose tё largoheshin nga Palamenti, siç kanё deklaruar mё parё, me kusht tё aprovohej Rezoluta Çame. E aprovuar nga parlamenti dhe e nisur nga qeveria se bashku me dosjen e materialeve tё arkivuar nga 5 marsi 1913 deri nё 13 prill tё 1945, tё pasqyruara poshtёrsitё greke dhe t’u dёrguar O.K.B.-sё, B.E. dhe Kongresit Amerikan. Kjo do tё ishte si ombrellё kundër rezolutёs greke dhe lobit greko-amerikan. Atёherё do tё dёgjohej zёri i Tahir Muhedinit, pёr tё krijuar lobing nё Kongresin Amerikan ose Shpёtim Idrizit me studion juridike nё Angli e me pjesёmarrjen e tyre nё Washington.

Zotёrinjtё Artur Vrekaj nё Worcester, MA SHBA dhe Hyqmet Zane nё Elbasan Shqipёri, shkruajnë: Bukur dhe mirё, por greku asgjë nuk do tё dёgjojё, se ai mbrohet nga Rezoluta greke qё ёshtё bёrё e njohur nё arrenёn ndёrkombёtare, se Çamёria nuk egziton, e dёrguar kjo qysh para 10 vjetёve O.B.S-sё dhe B.E. Me grekun nuk bёhet dialog se nuk tё pranon tё bisedosh pёr çёshtjen çame, se ai e ka ligjёruar inegzistencёn e Çamёrisё.

Prandaj ai tregon muskujt dhe i shtohet oreksi, siç e shpjegon mё lartё Z. Ymeri. Sot duhet drejtuar kundёr grupit parlamentar çam, se vetёm atje ёshtё vendi pёr tё plotёsuar aspiratёn çame, nё njё parlament dhe qeveri qё u njehsua me qëndrime antishqiptare tё Athinёs zyrtare, por edhe tё Tiranёs Zyrtare.

Guveratori Janullatos po kthen në grekë, jo vetёm tё gjallet, por edhe tё vdekurit, eshtrat dhe varret e tё cilёvё po ndёrrojnё kombёsi dhe po kthehen nё sinore tё helenizmit trojet tona amtare.

Referenca

1. Studjuesi Gezim Llojdija, “Forumi” 6-11-2010
2. Studjuesi Armand Jonuzi, Zulohet pas 64 vjeteve.
3. Stephane cutoirs, “Libri i Zi i komunizmit”, f. 594.
4. Beqir Meta, “Tragjedia çame”, f. 69.
5. Jorgo Margaritis, “Bashkepatriote...”, f. 147.
6. Take Gega, internet “Kushe vrau Miladinin” 12-11-2008.
7. Gazeta “Ilyria”, 21 korrik 2006, f. 27.
8. Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Janullatosi guvernator grek në Tirane.
9. Mergim Korca, “Çameria zhduket nga harta e Greqisë”.
10.Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Ministri i jashtëm grek”, 12-11-2013

Rasim Bebo Addison Çikago nentor2013.

Shqipe Hasani-Të pijmë verën e dasmës !

Shqipe Hasani


Shqipe Hasani u lind më 18 dhjetor 1971 në Prishtinë. Filloren dhe shkollën e mesme, (mjekësin e përgjithshme) , si dhe fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe letërsi Shqipe i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Përveç dramës “QËNDISTARJA S’KA MORT”, (2011), Shqipe Hasani deri më tani ka botuar edhe këto vëllime me poezi:
1. “Shiu i vetmisë”, (1997).

2. “Qielli i varreve”, (2000).

3. “Akuareli i dhimbjes”, (2008).

4. “Premtim i lënë peng”, (2009).

Vëllimit poetik “Akuareli i dhembjes”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës i dha Çmimin e Mitingut të Poezisë, si libri më i mirë me poezi i vitit.

Etj.

Shqipe Hasani jeton në Prishtinë.



Psalm i Kleopatrës

Të mërkuren e shenjtë do të më vënë
Në skenë si Kleopatren
Pse hyra në legjenden e kurorës
Pse lava sytë ëndrrat që i pash
Pse putha pa mëshirë diellin e dashurisë
Të enjtën do të më këndojë si Kleopatra.

Aq më bënë xheloze...
Se të premten e zhvirgjërimit
Do të më zgjosh me fustan të gjakut
Do të më bësh roje nën flokun e gjatë
Do të më fshehin në shtratin e trëndafiltë
Deri sa të të dua gjithë natën
E mos të nginjem.

Gjithë javën tjetër qaj dhe gjykohem
Që s’të kam njohur më parë
Me shpirtin e prushtë të Cezarit

Dikur të bëhemi fitimtarë të vjeshtës
Të pijmë verën e dasmës
Të ringjallim betejën e dashurisë
Për vitet e ikura.


Poezia e poetes Shqipe Hasani “Shalmi i Kleopatrës” ka fituar çmimin e parë në Festivalin e 31-të të poezisë “Takimet e poeteshave Shqiptare” që u mbajt të premten në mbrëmje në qytetin e Vushtrrisë.

HAPE PORTËN



Hape portën nënë

s’kam frikë nga profetët dhe vrastarët

reve të kuqe pashë

pikturat e masakrave

të mbuluara me perde krimi

lufta dhe eklipsi paskan mbaruar



ardhur jam nga metropolet Ilire

veshur me petkun e bardhë

simbol kam historinë e fisit

t’i puth muret e kalasë së gurit

logun e fjalës

qytetit të lashtë

kokës mbaj vellon e lirisë



merr valixhen e mallit

fshehur e mbajta arkës së vjetër

katalogun me emra të zhdukur

dosje me dëshmi

harta kampesh e burgjesh

të mbështjella me flamur

dhembjeve të shekullit





NDOSHTA JAM ROZAFA



Mos pandehni se nuk kujtoj

vuajtjen e Rozafës me trup të përgjysmuar

mbron një dashuri të mbyllur

si një kurorë qielli

kjo legjendë me mua

përballet si një hije nuri

dashurinë ma ndrydh nga pak



Çfarë përpëlitjesh ndiej

harrohem përtej fundit e nisjes

virgjëreshë i mbetem kohës boshe

kërkoj dashuri të ngushëlluar

rrëmbimet të mos ringjallen

jeta e poetëve thyhet kufijve të vrazhdë

për asgjë mos më pagëzoni mëkatare

se një ditë bëhem Rozafa





KRONIKË PËR PRAPASHTICËN



Dielli vezullon majë labirintit

Të Malësisë së djegur

Ajo e shprush historinë

Mbështjellur me kopertina vuajtjesh



Etshëm puth idealet

E lidhura qafës gjerdan



Frymon me ankth shpata harkore



Prapashtica është kështjellë

Që amshon ëndrrat e gjyshërve

Për djepa e nipër

Kishin dëshirë të kenë urë shekulli

Pleqërishten me pleqërisht

Aty ku buron Kroi i Thanës



Prapashtica jeton me gjuhën e legjendave

Me kronikën e bukurisë dhe shëmtisë



Tash gjithçka digjet në galeri kujtimesh

Malësi e djegur betejë e kuqe

Gjallë je

Gjallë





KY POPULL MJAFT DUROI



As dimri Siberian

S’mund t’i mposht murlanët

Që fryjnë mbi emrin Kosovë

Pjesë e ngjitur e pa frikë

Jam unë që gatuaj territ

U nxjerr brumin fjalëve

A ka kohë midis jetës dhe vdekjes

Që s’duroi ky gjak populli

Nuk e besoj kurrë

Evropa përgjoi mplakjen

Ëndrrave mashtruese

Simfoninë e zërit hodhi me drojë

Derisa zgjonte peshë vetveten

Varret s’mund të përmbyten

Mjaft durova mëkate.



S’mund t’i shoh fëmijët migjenianë

Mbështetur ëndrrave të statujave

Si lexojnë vargun e skamjes

Gjirit të mjerimit



Çmenduria nuk vjen nga e mira

Mbi varg vazhdova

Të pi lot në vend të ujit

Të mbyll vdekjet pas perdes së robërisë

Të gjejë dashuritë lirive të mangëta

Mes klithjes dhe kureshtjes

S’harrohet durimi as dhembja as vuajtja

Populli përballet me shpresa





PESË PLAGËT E TRUALLIT



Shumë afër lëkurës sime

Rrinë muret e vjetra

Plot ëndrra terri

Kufijve të kuq kumbon

Kënga shqiptare



Kosovës lindore

Hidhen farërat të pluhurit

Ujërat turbullohen

Bujanocit digjen ngjyrat rrugëve

Mbi qiell të Metvegjës rigon shi

Ç’mynxyrë mëngjesit të fjetur

Mjegulla e Kosovës shtrihet atje

Egërsisht hyn foleve të braktisura

Perdet e verbra shqyhen me hov



E fisi im pyet

Kush mund të hajë bukë

Me liri të ftohtë

Askush nuk vdes nga uria e cunguar

As nga hijet e bishave të zeza barbare



Loti i këngës buzë muzgut

I lidh duart popullit tim



Ushtarët e UÇPMB që i rriti nëna ime

Zgjojnë çdo fund horizonti

Presin eklipsin e diellit

Nga lindja në perëndim

Ylberit të ndezur

Ndalojnë dhembjen e shëmtuar



Kosova e lindjes është relief

Palcës së Kosovës së madhe

Trojeve të zgjuara

Thurin kurorë

Ishullit të lirë





LETËR MBI ISHUJ



Me kë të flas për romancën

Kryqëzuar një trup një shpirt

Për letrën ditëlindjes së fundit të vajzërisë

Skllavëria kryeneçe shponte

Fate me shigjeta të acarta

Mërzia ekzaltonte



Vellos së bardhë i vinte era epsh

S’pëlcitnin gjëmat oazave

Puthjet virgjinë deheshin

Kornizave artistike

Mozaiku i shpirtit çdo ditë

Derdhi nga një pikë gjak

Një zjarr fërgonte dashurinë

Në kohë zbrazëtie

Harrova se kush jam



Viteve të ikura

Vargjet lirike në dorëshkrim të Serembes

Notuan deteve tej kontinenteve



Ishujve piramidalë

Një kartolinë mbështjell hermetikisht

Me frymën e uratave në shekuj

Portreti me njëmijë metafora erotike

Kërkon dashuri

Dashuri të ngushëlluar

Kërkon dashuri


--------------------------------


Shqipe Hasani, „AKUARELI I DHEMBJES“, poezi, botoi „FLOMED“,

Prishtinë 2008, faqe 62. ISBN 978-9951-415-04-0

Shqipe Hasani, i takon brezit të shkrimtareve që u bënë kurban i proceseve politike e shoqërore nëpër të cilat kaloi vendi ynë, përkatësisht fati i saj ishte “kryqëzuar (si) një trup (e) një shpirt”, (f. 61). Si të themi, procesi i formimit intelektual është rezultat i rrethanave shoqërore e politike që kaloi vendi ynë, përkatësisht si rrjedhojë e atyre proceseve nëpër të cilat kaloi atdheu i shqipes, sepse ajo ishte “ankthi (që) kërkon poetin/ të dalë nga çelësi i enigmës”, (f. 11).

Libri i saj “AKUARELI I DHEMBJES”, plotëson më së miri nocionin e flijimit, që për fatin e mirë të saj edhe pse e ka jetuar diskriminimin institucional, ajo më në fund në këtë libër “në emër të Atdheut/ rrëfehet arbërisht”, (f. 18), dhe në anën tjetër duket se ka triumfuar. Më pas ajo e ka përjetuar edhe “vuajtjen e Rozafës me trup të përgjysmuar”, (f. 29), përkatësisht Luftën e Kosovës 1998 – 1999, jo vetëm duke e soditur atë me sytë e saj, por duke e ndjerë në palcën kurrizore krimin mizor që pat rënë mbi hapësirën tonë, e mbi të gjitha, (të paktën kështu duket përmes këtij libri), autorja ato kohë, e ato tmerre i paska mbijetuar me sukses se mbase “jeta e poetëve thyhet kufijve të vrazhdë”, (f. 29). Këtë konstatim timin e sforcon libri i saj poetik me një titull sa simpleks (lat. i thjesht) po aq përmbajtjesor siç është “AKUARELI I DHEMBJES”, i cili është konstruktuar si një metaforë që shpjegon se “asgjë nuk falet nga kjo botë”, (f. 30).

Se poetët janë racë që u japin ngjarjeve përjetim artistik duke i përshkruar deri në hollësi dramacitetet dhe tragjicitetin e ndodhur për të “zgjeruar kufirin e dashurisë”, qoftë edhe me emrin e saj, (f. 36). Poetët, janë ata të cilët edhe dhembjen e kthejnë në përjetësi, po poeteshat këtë dhembje mund ta sjellin edhe në mënyrë më përjetuese, më melankolike, ashtu siç shprehet se “krejt çka shkruaj sonte/ është vaji dhe fundi i një rrëfimi”, (f. 45), prandaj janë këtë arsye pse mendojmë se libri “AKUARELI I DHEMBJES” i Shqipe Hasanit plotëson diçka të mirë në këtë plan.

Ajo ka arritur t’i përshkruaj mirë ngjarjet e përjetuara, dhe sidomos ato që i ka përjetuar populli i saj t’i kthej në një krijim artistik siç është poezia, e cila do të kujtohet, dhe do të mbahet mend më mirë, qoftë si ngjarje e jetuar që mund të duket nga “boja – ngjyra” e jashtme, e qoftë si përjetime shpirtërore nga ana e brendshme, që përfaqësohen përmes nocionit të “dhembjes” që e karakterizon pjesën e dytë të titullit. Por poetesha mendon se “as dimri Siberian/ s’mund t’i mposht murlanet/ që fryjnë mbi emrin Kosovë”, (f. 47). Pikërisht janë ngjyrat (akuareli) që e plotësojnë më mirë përjetimin, përkatësisht dhembjen si një proces fiziologjik, me të cilat poetesha Shqipe Hasani ka ditur të ndërtoj anagramet e përjetimeve të saja, qofshin këto përjetime edhe vetëm si nocione artistike sa për ta ndërtuar poezinë e vlefshme në të cilën do të shprehet “s’harrohet durimi as dhembja as vuajtja/ populli përballet me shpresa”, (f. 47).

Pikërisht janë poezitë e përjetuar, ato që lëndës së prezantuar në librin “AKUARELI I DHEMBJES” i kanë dhënë nocionin e së mirës artistike, qoftë kjo e mirë e shprehur në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi nëpërmes metaforave poetike me të cilat si tërësi libri është mjaft i begat: “Nuk ringjallet asgjë nga mallkimi/ borxh mbeten të rënët të gjallë”, (f. 54). Gjithsesi nga vet titulli, merret vesh se poezia e saj ka dhembje, ka përjetime të rralla, një lloj dramaciteti, dhe një lloj ankthi të pashmangshëm apo siç shprehet ajo: “Atdheu quhet fjala dhe emri yt (lexo saj)”, (f. 43).

Por vetvetiu shtrohet pyetja, nëse Shqipe Hasani e cila e paska nxjerr dhembjen në mënyrë artistike, madje duke e bërë atë publike, ajo paska qitur në pah një të vërtetë të cilën po e diskutojmë. Mua më duket se poetesha sikur e ka heq dhembjen e ndrydhur nga shpirti i saj, sikur ajo është larguar për një çast nga ankthi i së kaluarës, si përjetim më vete ngase siç thotë ajo në një varg të saj se “askush nuk vdes nga uria e cunguar/ as nga hijet e bishave të zeza barbare”, (f. 58). Ndonëse imponohet pyetja, por për një popull të tërë “plaga (a) do të gjejë udhë shërimi”, (f. 56)?

Shqipe Hasani, edhe disa temave që iu ka rikthyer për diskutim, pikërisht i gjen ato ngjarje që tmerruan jo vetëm të tashmen, por e patën tmerruar edhe fillimin e shekullit të kaluar, ku pasojat, bile të papërmirësueshme përjetohen një shekull më vonë, në të tashmen tonë qoftë përmes boshatisjeve, e qoftë përmes krimeve në shkallë kombëtare, duke prekur cep më cep hapësirën e atdheut, por ajo – poetesha, ka marrë në shqyrtim një skaj të atdheut, përkatësisht njërin nga fshatrat më tragjike të Malësisë së Gallapit, fshat ky në të cilin për disa herë janë kositur, pushkatuar e varfëruar banorët e tij, pikërisht nga bandat pushtuese të krimit e dëbimit, ashtu siç ndodhi edhe para një dekade në Luftën e Kosovës, për liri, demokraci e pavarësi.

Këtë element sa artistik po aq tragjik e gjejmë tek poezia “KRONIKË PËR PRAPASHTICËN”, e cila si krijim poetik është njëra nga poezitë më të mira jo vetëm brenda këtij libri, por njëra nga poezitë më të mira që iu kanë kushtuar krimit bizar mbi këto anë. Poezia, sjell të freskët në kujtimin tonë një ngjarje dhe një tragjedi që pat pllakosur këtë vend e këto anë rreth një shekulli më parë, ndonëse Prapashtica, siç dihet i ka përjetuar të paktën tri masakra masive të cilat kanë bërë që ky fshat malor i cili shtrihet buzë kufirit të atdheut sot të mbetet pothuajse një lloj “frymimi që lëngon me ankth nga shpata harkore”, fshat ky që “jeton me gjuhën e legjendave dhe me kronikën në mes bukurisë dhe shëmtisë”, (f. 41).

E, pikërisht ky ngjyrim e ky përjetim në librin “AKUARELI I DHEMBJES”, merr përmasat jo vetëm tragjike por më shumë të përjetësimit historik e artistik ku i japin dhembjes nuancat e një përjetimi real, qoftë aty tek poezia që cituam më lart apo edhe tek një varg poezish të tjera të kësaj natyre, nëpër të cilat ku më shumë dhe ku më pak paraqitet realiteti dhe përjetimet e dhembjes, qofshin ato si përjetime fiziologjike e qofshin si nocione poetike, përkatësisht filozofike, se mbase edhe poezitë e këtij libri janë në kuadrat të njëjtë me filozofinë qoftë si shkencë e qoftë si interpretim: “Nuk i heshtim eklipset e dhembjes/ Gjersa gjenden njerëz të zhdukur/ Heshtja një ditë më vret/ Gjuha një natë më thumbon”, (f. 12), “Tim atë ma rrahën pas burgut/ Derisa vdekja i sillej mbi kokë”, (f. 14), “Babë piramidë e dhembjes sime”, (f. 35), “Mbi qiell të Medvegjes rigon shi”, (f. 58), “E dëgjon kush klithmën time/…/Ndalem labirinteve Ilire me ditar Atdheu”, (f. 60), etj.

Te poezia e këtij libri, (në nuanca të caktuara), gjejmë mjaftë vlera të qëndrueshme, qofshin ato të aspektit estetik apo tematik që mbushullojnë suksesin e arritur të Shqipe Hasanit. Natyrisht, autorja është bërë emër i njohur jo vetëm në Kosovë, por në tërë hapësirën etnike sepse ajo me dashuri dhe përplot vullnet i këndon atdheut dhe truallit të saj fisnik, u këndon bëmave dhe sfidave të njeriut të shumtë, po më shumë u këndon arritjeve në Kosovën e saj të dashur, për të cilën do të shprehet: “Dikur vjen një melodi/ Ndoshta jehonë fyelli/…/ Një mall vërshues më zgjon/…/ Zemra ma thotë një këngë/ përsëri festojmë Kosovë”, (f. 7). Por, për të mos mbetur ky konstatim imi vetëm deklarativ po sjellim këtu edhe disa vargje e strofa për të parë se si autorja e ka ndërtuar metaforën dhe poezinë e saj: “Nënës i lidhën duart/ Të mos gatuante”, (f. 14), “Ku mbeten stinët e pafajësisë”, (f. 26), “Kokës vardiset fjalë e shenjtë/ ENDE NUK ËSHTË VONË”, (f. 33), “S’mund t’i shoh fëmijët migjenianë/ mbështetur ëndrrave të statujave”, (f. 47), “Gjallërohet fisi me tinguj të baladës”, (f. 52), “Pranverave i mëkoi engjëjt e dhembjeve”, (f. 55).

Nuk e kuptoj çfarë malli a çfarë brenge e lidh poeteshën mërgimi, por ajo temën e mërgimit, përkatësisht metaforën e mërgimit e ka mjaftë të sforcuar, ndoshta ka dike nga të afërmit në mërgim, apo nga të dashurit e saj, ka ndonjë mik a shoqe të gjeneratës, është i mërguar ndonjë i njohur a personalitet i adhuruar prej saj, por brengat e saj, në poezitë e këtij libri, qajnë edhe gurin, në kohën kur dihet, (të paktën prej se e njohë unë), ajo jeton dhe gjallërinë në Prishtinë. I gjithë ky mall, gjithë ky mallëngjim është për t’u admiruar se si ajo e ndjen dhe e përjeton këtë plagë të rëndë në shoqërinë tonë: “Shtegton qyteti pa frikë/ Kalorës i stinëve të çuditshme/ Kurorën e flokëve të gjata/ Fshihje si enigmën mes fjalëve” se “Vitet e mërguara i kaplon dhembja/ Sizifi i mbulon me gurë e djersë”, (f. 8) . Motivin për mërgimin e gjejmë më të sforcuar te poezitë: “Ankth mërgimi”, “Klithmë mërgimi”, kurse në nuanca të caktuara edhe ndërmjet vargjeve e strofave edhe nëpër ca poezi të tjera, por në poezinë e Shqipe Hasanit ka edhe simbolika të shumta me të cilat ajo ka ndërtuar metaforat dhe konceptin e saj poetik, mjaftë i pranueshëm dhe të përjetueshëm.

Një tufë poezish u kushtohen personaliteteve të njohura, qofshin ato familjare, të paqes a humanizmit, po më shumë personaliteteve të flijimit, për të cilët autorja ka respekt krijues të veçantë, pa të cilat sikur do të lëngonte nocioni i “dhembjes” që na shfaqet qysh në titullin e librit. Poezi të këtij motivi janë: “Nëse më fton zëri i nënës”, “Baladë për babanë”, “Zbrazëti kohe”, “Fjala s’ka mbarim – kushtuar dr. Agron Krasniqit”, “Në horizont amshimi – kushtuar Agim Ramadanit”, “Luftës i shëroi plagët – kushtuar prof. dr. Gani Bajraktarit” e ndonjë tjetër që i kanë dhënë vlerë librit dhe poezisë së saj, ku e ka dëshmuar mishërimin dhe përkushtimin krijues duke qenë gjithmonë falënderuese për sakrificën e tyre që ne të frymojmë më të lirë në atdheun tonë me emrin KOSOVË, në të cilën “midis Emrit e Atdheut/ (autorja?!), mbanë një LIRI të ngushtuar”, (f. 12).

Jo vetëm në këto vargje që i kemi cituar sa për të ilustruar mendimin e thënë, sa për të sforcuar këtë shënim të çiltërt, për poezinë e Shqipe Hasanit, për të cilën mendojmë se ka një vlerë e cila nga libri në libër është sforcuar dhe përpunuar, madje ajo ka krijuar individualitetin e saj krijues mjaftë të besueshëm. Këtë stërhollim lirik e plotësoj edhe dhjetëra poezi të tjera që kanë motiv lirik, madje të një lirike që ngjyrimet shkojnë edhe nga poezia erotike, të cilat brenda këtyre vargjeve të dhembjes e përjetimit sikur lë testamentin se ishte në këtë jetë për të mbetur edhe më pas prezent – gjallë: “Kur të vdes natyrshëm/ Mos m’i verboni ëndrrat/ Gjymtyrët e njoma/ Mos i hidhni zhavorrit/ Të kënetës së tharë”, (f. 9), sepse askush nuk e dëgjon “klithmën e saj”, (f. 60), e ajo sikur nuk ka “me kë të flas për romancën”, e “portreti me njëmijë metafora erotike/ kërkon dashuri/ dashuri të ngushëlluar/ kërkon dashuri…”, (f. 61).

Shqipe Hasani, vazhdimisht ngulmon në kërkimin e hapësirës së saj krijuese, e sigurt se nga libri në libër do të bëhet edhe më e pranueshme në hapësirën e letërsisë shqipe në Kosovë dhe më gjerë!…,shkruan mes tjerash studiuesi -shkrimtari Shefqet DIBRANI.


------------------------

Shqipe Hasani, “OKTETI I VAJZAVE”, poezi për fëmijë, Orfeu, Prishtinë, 2012

Shqipe Hasani, tani më e njoohur me disa vepra letrare, të botuara, si: Shiu i vetmisë, Qielli i varreve, Akuareli i dhemjes, Premtimi i lënë peng dhe dramën; Qëndisja s`ka mort, në letrat shqipe na vie edhe në letërsinë për fëmijë, me librin; “Okteti i vajzave”.
Me këtë libër, poetja sikur e sprovon veten edhe në vargun për fëmijë, duke u rikthyer e hyrë në botën e tyre. Autorja jo rastësishtë librin e fillonë me poezinë; Te varri yt kthehet pranver, kushtuar poetit të ndjerë, poetit më të dashur për fëmijë; Rifat Kukajt. Ai si për botën e fëmijëve por edhe asaj të të rriturve, përherë mbetet frymëzim i fjalës, i cili me veprën e tij la gjurmëe të thella në letrat shqipe për fëmijë. Nje ndjenjë e tillë, sikur e përcjllë edhe poeten Shqipe Hasani, e cila për mes vargut, shpalos mungesën dhe dhimbjen pëer poetin.
Vargjet që vijnë në vazhdim, përmes botës së më të vegjëlve, shpalosin atdhedashurinëe, ndjenjën e lirisë së atdheut, shkëlqimin që ka ajo deri në bekimin për mëvetësinë. Bota fëmijnore shpaloset për mes temave të ndryshme që nritë poetja, si; Goni përtaci, Shtatori, Libri i mendjes, etj.

Në kopshtin tim
U shkri bora
Nën rrezet e diellit
çoi kokën lulebora

Një lule pranë pak u hidhërua
Përse nuk bisedoni me mua?
Jam vjollca me aromë,
Që zbukuroj kurorë.
...
ç`MË THANË LULET

Temat si mërgimi, pa tjetër se e ndjejnë edhe më të vegjëlit, kur dihet se kjo plagë, është një vrragë kombëtare e cila e përcjellë kombin tonë, dhe sigurishtë se ajo depërtonë dedhe nëe botën e fëmijëve. Dhe në këtë rastë, poetja përmes poezisë; Vëllai në mërgim, prekë edhe këtë plagë.
Kënga për nënëmadhen, është poezia e cila i kushtohet Nënë Terezës. Për mes pak vargjeve, ajo paraqet shpirtin e madh të humanistes shqiptare, Nënës Tereze.
Një poezi tjetër kushtuar legjendës së lirisë shqiptare; Adem Jasharit, i cili me luftën, sakrificën deri në flijim, me gjithë familjen e tijë, e bëri historinë e Kosovës, duke mbetur shembull legjendë e si luftohet e flijohet për atdhe.

O i madh, i pahrruar,
Bir i nënës Kosovë,
Lirinë ia fale kësaj toke,
Me gjakunn burrëror

Të nderojmë Adem Jashari,
Në histori hyre me trimëri,
Nuk të harron loke Kosova,
Në gji të mban nëna Shqipëri.

KANGJELJA PËR SJELLËSIN E LIRISË
Në ciklin tjetër; Legjenda e bareshës, gjejnë venë poezitë Baresha në pranverë, Psalm për bonjakët, Zog mëngjesi, Vajza e kohës së artë, etj. Të gjitha këto poezi, bartin në vete mesazhe nga bota e më të vegjëlve, se si e shohin dhe si ndjejnë ata jetën. Poetja, pa ngarkesa dhe me fjalë të zgjedhura nga kjo botë, arrinë ti pikturoi mes vargjesh, ndjenjat e më të vegjëlve, duke ia daë me suksesë formulimit të vargjeve.
Në këtë cikël, ajo sjellë edhe një poezi për poeti po aq të dashur për fëmijë; Agim Deva, tani më të ndjer. i cili për një kohë të gjatë sa ishte gjallë, ishte bartës i kaarvanit të shkrimtarëve për fëmijë. Këtu gjejmë edhe poezitë kushtuar; Migjenit, Naimit, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Rozafës, Shqipërisë, etj.
Në ciklin; Kalliri i fjalës, poetesha sikur edhe më tepër thellohen në botën e f¨mijëve, përmes poezive; Hënës, Ari dhe fjala, Xixëllonjat, Fëmijët e mëgimit, etj.

Një ktet vajzash,
Në kopsht bisedojnë,
Së bashku valles,
Si t`ia fillojnë.

Bleona zemërplasur,
Përbrenda seç vlonte
Pa rroba kombëtare,
Si të vallëzonte?
...
OKTETI I VAJZAVE

Edhe cikli; Drita e vendlindjes, që mbartë në vete dhjetë poezi, duke filluar me atë; Në fshatin e babës, poezi e cili mbartë vete shum kujtime, dhimbë e mall. Pasojnë poezitë; Mali dhe duart, Mësuesja ime, Lulëkuqet e prillit, Peizazh fshati, etj.
Në ciklin e fundit; Rruga e shtëpisë sime, poetja sjellë edhe tetëmbëdhjet poezi, që i qëndrojnë shum besnik vargjeve nga ciklet e tjera dh gjuhës brenda të cilës janë ndërtuar ato. Duke fillu me poezinë; Rruga e shtëpisë time, Fëmijët dhe ylberi, Barka e rosave, Kartolinë urimi, Duke pritur dallëndyshen, Shqiponja, Te molla e kuqe, etj.
Pa u thelluar në strukturën e vargut, metaforën, dhe një zbërthim më të detajuar, i lëjmë lexuesit, ta lexoi dhe ta përceptoi nga këndi i vetë. Poetes Shqipe Hasani, i urojmë të na sjellë edhe libra të tjerë të kësaj natyre të artit të shkrimit,shkruan studiuesi-shkrimtari Gëzim Ajgeraj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...