Mijëra të vrarë, mijëra qytete e fshatra të djegura në gjithë Ballkanin nga e njëjta dorë vrastare e nga i njëjti mllef shoven e fashist dhe shpëtoi pa marrë dënimin e merituar. Madje, ky shovinizëm e fashizëm sllav edhe u përkëdhel e u shpërblye nga Evropa sa herë kishte ajo mundësi. Fashizmi sllav ka kohë, por edhe gjatë gjithë këtyre viteve e ditëve të shekullit XXI tregon dhëmbët, kërcënon paqen dhe Evropa hesht. Populli shqiptar kudo në trojet e tyre, brenda e jashtë kufijve flet si i mekur “ Eh, po të mos ishte Amerika”. Kjo fjali e përsëritur përditë duke parë skena vandale e plot nacionalizëm të shfrenuar në Maqedoni, Kosovë Lindore e Malësi, ka kuptim të plotë sepse është shumë e vërtetë se po të mos ishte angazhimi human e njerëzor i Amerikës, Evropa, një pjesë e saj, mbase edhe do të vazhdonte ta ushqente e t’ia fshehte krimet nacionalizmit sllav.
Kush vrau e preu në tërë tokat e trazuara të Ballkanit? , Kush bëri gjenocid e shkuar gjenocidit ndaj civilëve të pambrojtur në Bosnjë e Kosovë. Kush po vazhdon me akte vandale e krijim të atmosferës së frikës ndaj gjithë të tjerëve e veçmas ndaj shqiptarëve?
Është ky fashizmi sllav, që nuk pran duke treguar dhëmbët dhe etjen për gjak. Kush po pëson në gjithë këto akte të lojës së skenave tragjike?, Po pësojnë shqiptarët në Maqedoni, Kosovë Lindore e në Malësinë e Madhe dhe Evropa sheh, kollitet pak, buzëqesh me cinizëm dhe me heshtjen sikur i thotë këtij fashizmi që të mos ndalet. Po i thotë, po i thotë edhe fort bile sepse faktet e dëshmojnë këtë. Shqiptarët kudo janë në Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni e Malësi kanë përjetuar dhunë e shkelje të të drejtave elementare dhe kanë heshtur me sytë nga Evropa e bota e në përpjekje për ta ruajtur qetësinë në Ballkan, qetësi të cilën gjithmonë e kanë trazuar dhembët e fashizmit sllav që i ngjanë atyre dhëmbëve të gjatë të lugetërve, që nuk kanë të ngopur me gjakun e huaj.
Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë Evropa iu duartroket për çdo deklaratë në emër të bashkëpunimit e qetësisë, qofshin ato deklarime plot rrena dhe të tilla janë . Janë, sepse sllavët kurrë nuk e kanë mbajtur fjalën e dhënë e nënshkrimet e bëra në takime me palën tjetër e në sy të Evropës dhe as edhe një ndëshkim. Shteteve sllave që ushqejnë në pikë të ditës fashizmin e mprehin dhëmbët e lugetërve Evropa ua shtron rrugën me trëndafila drejt BE-së e për shqiptarët vë kushte e mbi kushtet. Kërkon nga Kosova që të bëj integrimin dhe kthimin edhe të atyre që i frikësohen kthimit në vendin e krimit. I vë kushte mbi kushte Shqipërisë , por me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi i ka lutjet përkëdhelinë dhe dhuratat.
Kur këtyre tekave të Evropës ia shtojmë edhe inatin mes shqiptarëve dhe ndarjet e përçarjet për kolltukë atëherë nuk kemi pse habitemi. Kjo është Evropa, këta jemi ne dhe ky është fati i pafat i shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës. Zoti qoftë me ta dhe e këndelltë Evropën dhe liderët shqiptarë. Evropën që të shoh se si po lulëzon me bekimin e tyre fashizmi sllav dhe si po e rrezikon edhe këtë paqen e zbehte në Ballkan dhe liderët tonë që të shohin e kuptojnë se e kanë borxh të mendojnë për kombin si tërësi e jo vetëm për kolltukun. Liderët shqiptarë nuk duhet të pajtohen me të tjerët gjithmonë e në emër të ruajtjes së paqes në Ballkan. Paqja ruhet vetë kur të jenë të gjithë të barabartë dhe të lirë e të pacenuar në trojet e tyre.
Këtë shkrim, e di, ca media nuk do ta botojnë dot dhe jo pse nuk mendojnë kështu edhe ata, po për ta ruajtur paqen në Ballkan dhe miqësinë për ndonjë donacion me qarqe të Evropës.
3.Paaftësia e palës kosovare në bisedime
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian pati nisur në mars të vitit të kaluar për të rezultuar, pas nëntë raundeve të takimeve ndërmjet palëve, me shtatë marrëveshje-në formën e konkluzioneve.
Në kohën kur dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit është duke “pushuar”, deri në krijimin e qeverisë së re në Serbi, në skenën politike kosovare janë shtuar pakënaqësitë për ecurinë e deritashme dhe rezultatet që arriti pala kosovare në këtë proces.
Kjo pakënaqësi u shpërfaq së fundi në një seancë të Kuvendit të Kosovës, ku Edita Tahiri duke u akuzuar për paaftësi negociuese nga deputetët e opozitës .Ata bënë thirrje për ndërprerjen e bisedimeve, kurse kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kërkoi dorëheqjen e shefes së delegacionit kosovar.
Mirëpo, Ardian Arifaj, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), i tha REL se problemi i bisedimeve nuk ka të bëjë me përbërjen e delegacioneve.
“Në të vërtetë problem i dialogut nuk është kush po e udhëheq delegacionin e Prishtinës se sa është problem i tërë formati, në të cilin po zhvillohet dialogu, korniza brenda të cilit po zhvillohet dialogu, e ku Kosova e Serbia nuk trajtohen në mënyrë të barabartë prej BE-së dhe ku e tëra duket se po bëhet për ta shpërblyer Serbinë dhe jo për ta shpërblyer Kosovën”, tha Arifaj, për të theksuar rëndësinë që Prishtina të refuzojë kategorikisht hyrjen në dialogun politik enkas për veriun e Kosovës - mundësi kjo e përmendur tashmë edhe nga zyrtarët në Bruksel.
Kritikat drejtuar Qeverisë dhe palës kosovare në dialog u ashpërsuan sidomos pas marrëveshjes për bashkëpunim rajonal, e cila parasheh përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale e ndërkombëtare pa fjalën Republikë dhe një asterisk, në fusnotën për të cilin përmendet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Vladimir Todoric, nga Qendra për Politika të Reja në Beograd:“Mendoj se në përgjithësi Prishtina e ka bërë një gabim kur ka rritur pritjet nga njerëzit e saj diku dy javë para krijimit të marrëveshjes për përfaqësim rajonal, sepse patën thënë publikisht se nuk do të pajtohen me asgjë më pak se sa denominimin si Republikë e Kosovës”.
“Ky nuk ishte një hap i mençur, ndërsa hapi tjetër edhe më i pamençur ishte dërgimi i letrave te një pjesë e shteteve anëtare të BE-së, me të cilat kërkohej që Serbisë t’i mos jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Serbia, në një farë mënyre, ka fituar, nëse mund ta quajmë ‘garën e bukurisë’ në dialog duke qenë më konstruktive dhe duke ofruar modele e kombinime të ndryshme për një marrëveshje”, theksoi Todoriq për Radion Evropa e Lirë.Ai më pas deklaroi se është e domosdoshëm ,zhvillimi i bisedimeve për veriun, me rezultat eventual një autonomi të zgjeruar për atë pjesë. Me zgjidhjen e problemit të veriut, sipas tij, do t’i hapej rruga “marrëveshjes historike” ndërmjet të dyja palëve që do të mund t’i ngjasonte modelit të vitit 1974 ndërmjet të dy Gjermanive.
Por, për të biseduar për veriun, Prishtinës zyrtare, sipas Todoricit, do t’i duhet një qeveri e fuqishme.
“Ne kemi ende mjaft njerëz të luftës në Qeverinë e Kosovës që kanë një sfond të luftëtarëve dhe komandantëve, ndërsa Beogradi ka një gjeneratë të tretë të politikanëve pas 1999-s. E kemi pasur Kostunicën, Gjingjicin, e tani e kemi Tadicin - pra, gjeneratat janë të ndryshme dhe dinamika politike në Beograd është më e gatshme për ndryshime se sa ajo në Prishtinë”, u shpreh Todoric
Në raundet e ardhshme të këtij procesi Prishtina e Beogradi pritet të diskutojnë për energjinë dhe telekomunikacionin, por ende nuk është caktuar ndonjë datë për vazhdimin e tij.
4.VERIU I REPUBLIKES SË KOSOVES: STATUS SPECIAL APO AUTONOMI ? QË TË DYJA KETO VARIANTA NË REALITET JANË NDARJE E KOSOVES!
Që të mos nisemi nga Molla e Kuqe, duhet të fillojmë të ndalemi te realja, aktualja, e sotmja. Pra te kufinjët e sotëm të Republikës së Kosovës. Dihen botërisht këta kufinjë, diheshin edhe sa ishim të pushtuar nga Serbosllavia, por dihen edhe nga hartat e vjetra që ishin dhe janë në dispozicion për kedo dhe kurdo ,të pashme dhe të prekshme. Duhet ndalur së pari te qështja e kufinjëve, ngase duhet thënë troç se ka pas edhe shqiptarë që ndoshta dikur, dhe në situata të caktuara as nuk e kanë ditë se vërtet ku shtrihen kufinjët e Kosovës me Serbinë ,në veri të shtetit tonë, kjo edhe për mungesë të dijes, të shkollës dhe të intelektit të akcilit njeri. Ka pas shqiptarë të cilët ndoshta dikur kanë presupozuar dhe kanë menduar se Leposaviqi dhe Zubin Potoku nuk janë në territorin e Kosovës ,pasi që në ato dy komuna jetonin dhe jetojnë ende shumicë serbe, mosdija e tillë do të ketë qenë edhe fakorë kobzi ndoshta në nji situatë, për të cilën ende nuk guxohet të përshkruhet, dhe kjo ishte sidomos aktuale në fund të luftës me 1999 kur filloi ikja e forcave serbe nga territori i Kosovës, e mjerishtë ato ditë disa “ Komandantë “ të luftetarëve të ushtrisë sonë ia mësyen me shpejtësi Prishtines ,duke e lënë në harresë dhe anash veriun e Kosovës, pra aty edhe filloi fundi i mbetjes së veriut të Kosovës nen sovranitetin e shtetit -pra Republikës së Kosovës. Për kete tezë egzistojnë fakte dhe dokumente edhe te të gjitha organizatat nderkombtare përfshirë edhe Naton, por për hirë të strategjive të Natos nuk do bëhen kurrë të hapura, pra ato ditë veriu i Kosovës ende pa arrit forcat franceze mbeti nen kontrollin serb edhe pse kishte kohë që forcat tona ta merrnin nenë kontroll atë pjesë tonen, por mjerisht jo ngase u orientuan që të çlirojnë Prishtinën nga rugovistet ,siç i quajshin aso kohe?
U deshtë të thuhet kjo e tëra ngase edhe sot 13 vite pas luftës veriu i Kosovës mbetet i pushtuar nga Serbia dhe aty funkcionon shteti serb, funkcionojnë të gjitha institucionet serbe, pra shkurtë veriu i Kosovës është Serbi në miniaturë. Në veriun e Kosovës shteti ynë nuk funkcionon, nuk ka elemente shteti fare atje, në atë pjesë funcionon vetëm kontrabanda në mes Serbisë dhe Kosovës, aty pushtetarë dhe qeveritarë, partiashë dhe patriot, shqiptarë dhe serb të quajtur profiterë lufte bajnë pazare dhe pasuriohen maksimalishtë në dem të popullit dhe shtetit Kosovë. Në atë pjesë të Kosovës lulzon e keqja dhe për kete të keqe bashkëpunojnë pushtetarët e të dy shteteve Serbise¨dhe Kosovës, kjo nuk do komnt ngase dihet botërishtë që nga aty hudhen në qarkullim në territorin e Kosovës të gjitha transportet që vijnë nga mafia serbe, pra thjeshtë edhe vetë populli i Kosovës furnizohet me çdo gjë nga Serbia përmes kontrabanduesve me emra shqiptarësh, dikur “ luftëtare” apo “ demokratë” që sot janë kumbarët më të mirë të Serbise¨që vrau mbi 12 mijë shqiptarë.
Po si erdhi gjerë të kjo situatë, siç u tha edhe më lartë fillet nisen me 1999 kur Serbia kapituloi para Natos, aso kohe forcat e UCKsë kishin liri veprimi dhe kishin liri në hapsirë që të merrnin nëne kontroll të terë kosovën, që kjo të funkcionoi ishte e dukur dhe e prekur vetëm në Dukagjin, ku vërtet forcat tona të armatosura e bënë të munduren që të çlirohet Dukagjini nga falangat serbe. Mjerishtë një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me luftetarët, konkretisht me disa “ Komandant “ të Zonave tjera të Drenices dhe të Llapit, ngase këta mjerishtë në vend se të kujdeseshin që të vendosnin kontrollin dhe gurinë permbi Leposaviq, të largonin falangat serbe pa arritur forcat e Kforit francez, keta iu versulen qyteteve të Mitrovices së Jugut ( siq po e quajmë mjerishte tani) dhe Prishtines. Me sa duket problem keta farë komandantesh nuk e paten se çfarë do bëhet me Veriun e vendit por problem e kishin si të mbërrinin në Prishtinë dhe aty të uzurponin, të kercnonin dhe të fitonin mbi ata që kinse nuk kishin mendime dhe bindje të njejta politike me ta, pra këta ishin LDKistet sipas tyre,edhe pse populli i tërë ishte LDK dhe Rugovë, dhe se shumica edhe në luftë ishin shqiptarë me orientime demokratike të LDksë dhe Rugoves ,ngase ai ishte edhe Presidenti i Kosovës. Që tragjedia të jetë edhe më e madhe disa mjerana harruan se kishte fare veri të Kosovës, ose thënë shkurt besohet dhe duhet të jetë më se e sigurtë se kishte “ Komandanta” të cilet as që e kanë ditur se Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë qytete brenda kufirit të Republikës së Kosovës, dhe nga ky prizëm mbeti veriu nenë kontrollin serb tani e 13 vite. Kjo ishte etapa e parë e fillimit te ndarjesë së veriut të Kosovës edhe me fajet tona si shqiptarë!
Pas gjitha këtyre dobsive të shfaqura në mendjet dhe veprimet tona, veriu filloi ngadalë të na rrëshqas edhe nga dora në të gjitha aspektet tjera, megjithatë me fillimin e negociatave të Vjenes shifej një mundësi reale që përmes planit të Ahtisarit të i vihet kapak kësaj qështjeje, dhe fatmirësishtë në aspektin juridik Kosova sipas planit Ahtisari fitoi njohjen formale të pavarësisë në kufinjët e njohur ndërkombtarë edhe pse pati disa djegje dhe zhvillime aso kohe në veri ,megjithatë shifej nji mundësi që më në fund Kushtetuta të zbatohej edhe në atë pjesë të territorit tonë. Fatkeqësishtë në vend që gjërat të kishin rrjedhë pozitive pas njohjesë së shtetit tonë nga vendet më me ndikim të botës në skenë doli plani famkeq i Ban Ki Munit të cilin fshehurazi e pranoi qeveria e Kosovës në krye në krye me Thaqin dhe Sejdiun!
Në gjithë kteë vorbullë dhe vlimesh politike të asaj kohe pas vdkejsë së Presdentit I. Rugova mbetet për tu cekur edhe nji gjë që do ketë pasija fatale për qeverisjen e vendit dhe për ardhjen e nji nomenklature të ndryshme nga ata të përzgjedhurit e popullit që kishin në mendje vetëm të mirën qytetare. Disa shtete të perëndimit duke parë se pas vdekjese¨së Presidenit disa gjëra duhej ndryshue ata filluan koketimin me partinë e PDKsë ,si një parti militante dhe e rezikshme për kundershtarët tjerë politikë ,pra për partitë tjera e sidomos ndaj LDKsë, duke ditur se edhe kur të arrihet data e pavarësisë në pushtet duhet të jenë ata që thirreshin në “luftë “dhe ata të cilët disa prej tyre mjerishtë edhe ishin të shantazhuar dhe kercënuar nga drejtësia botërore, siq e cek edhe Z. K. Mehmeti në nji intervistë se “ disa ish komndanta për hirë të ruajtjesë së interesave personale dhe për hir të shantazheve dëmtauan popullin si në Kosovë ashtue dhe në Maqedoni…” filluan të bejnë lëshime fatale për tardhmën e Kosovës, nderruan Flamurin dhe na servuan nji leckë me yje, krijuan nji hymn humoristik dhe ishin të gtashëm për lëshime të tjera. Të tillët vetem disa vite më parë kishin djegur rrugëve të Kosovës Flamurin Dradanë, dhe shanin Hymnin, Kur ka ra kushtrimi në Kosovë, por tani pranonin zgjidhje magjupeske vete m e vetem të pushtetonin Kosovën. E tëra kjo lidhej me atë se perendimi me këta e kishte më lehtë të krijonte favore për Serbinë, ngase i friksonte me gjykime dhe me kercnime të ndryshme kinse për krime lufte e për kriminalitet në Kosovën e pasluftës kur u vranë shume¨fugura të çmuara kombtare?
Vitin e kaluar me nguti pas nji tragjikomedie me zgjedhejt e vjedhura dhe të manipuluara nga PDKja, u formua një qeveri me 43 shqiptarë dhe 28 shkie, magjupë, gabelë, rromë, boshnjak, goranë, turq e trulifarë mileti. Kjo qeveri që më se paku mund të quhet shqiptare pa nji pa dy filloi me nguti dhe me gëzim bisedimet “ teknike” politike me Serbinë, u caktua nji grua ,e cila mjerisht nuk ka pas vetes as edhe nji autobusë anëtarë dhe simpatizant por vetem e vetem që më vonë të digjet nga H. Thaqi se si kjo ka berë lëshime për Kosovën. Kjo grua me urdhërat e Thaqit-PDKsë le¨shoi pe në 5 marrëveshje me Serbinë, kështu që më në fund Kosova pranoi që të kthehet edhe rezoluta 1244 ( përmes së cilës Kosova njihet si pjesë integrale e Serbise¨) për atë që Kosova të përfaqsohet në ndonji tubim apo mbledhje në regjionin ku sundon Serbia, pra qeveria e Thaqit “ luftës “ na e rrasi nji fusnot pas fusnotave tjera. Gjatë gjitzhë bisedimeve që zhvilloheshin në Bruksel, nga disa analistë dhe gazetarë të njohur edhe ndërkombtarë thuhet fshehurazi se gjithnji në ato takime është bisedue edhe për Veriun, por nuk është pranuar nga asnjëri pjesmarrës për hirë të seriozitetit dhe vetë qështjesë së ndieshme siç është veriu. Këto bisedim që quhen teknike e në fakt të tërat janë shumë politike, do të kenë pasoja fatale për tardhmen e Kosovës, e në anën tjetër do të jenë të suksesshme për disa individë dhe politikaj të sotëm ngase do ti shpetojnë drejtësise¨nderkombëtare dhe asaj të kosovës, ngase do të amnistohen si kompromisgjinjë dhe evropianizues! Bisedimet e tilla që kinse filluan si teknik do të kurorëzohen me dhënjen e nji stzatusi të veqant për Veriun e Kosovës. Për këte flasin hapur edhe shumë figura të njohura të politikës ndeërkombtare edhe nga shtete tona mike, ngase edhe ata kanë vërejtur se në Kosovë ska ende vetëdije për shtetin, nji popull që lejon nji strukturë të tillë keqqeverisëse, kriminale dhe vjedhëse ta qeverise¨dhe ta kriminalizoi shtetin nuk meriton me¨mirë. Ditëve të fundit pra njerëz si . C. Bildt, S. Lehne, G. Galluchi. E. Busek e shumë të tjerë flasin hapur se Veriu i Kosovës do të fitoi një status special apo autonomi të gjerë. Disa diplomatë nderkombtarë në shume¨prononcime të tyre shprehen se për të qetsuar ballkanin athere duhet të zgjidhet ekstar qështja e Veriut të Kosovës, këta e thonë këte ngase nuk kanë frikë nga kundërpërgjigjet e politikës kosovare, të cilët janë të zerë me tendera, me kriminalitet politik dhe ekonomik, me kontrabandë, me burgime të ndryshem, me shanatzhime të ndersjellla dhe me vjedhje të pa para në Evropën e sotme. Me këta politikanë të pistë edhe Evropa dhe Amerika janë të lodhur, por kur po vërejnë se edhe partitë tjera dhe populli në përgjithësi flenë dhe nuk e bëjnë punën e minit athere ata thonë po nese këta vetë nuk mërziten për shtetin e tyre athere ti lëmë le të ndertoojnë xhamija dhe të merren me shamija se skemi qfarë ju ndihmojmë më , kështu do i mbajnë ende në pushtet hashimat dhe Editat gjerë sa të kryhet pune edhe me Veriun e Kosovës. Me këta pushtetarë që dikur skishin bukë për të ngrenë, nuk kishin biçikleta, kishin opanga e jo këpucë e sot kanë shuma qindra milionashe, kanë shtepia luksoze në mes Prishtine, kanë xhipa, shkojnë nepër Dubai dhe jetojnë luksin do të ndahet Veriu i Kosovës , ngase është e njëjte si Statusi special si Autonomia që të dyja në fund e sjellin ndarjen e Kosovës! Që të ndalet e gjitha kjo athere duhet që të ketë zgjedhje të reja duhet të rikomponohet nji qeverisje në nji nivel tjetër kombtarë dhe profesional, shkurtë duhet larguar profiterët e luftës dhe paqës, duhet thirrur në përgjegjësi demtuesit e rendit dhe ligjit, dëmtuesit e sovranitetit dhe integritetit territorial, duhet futur burgjeve kriminelte që luajnë me tokën tonë të përgjakur nga më shumë se 12 mijë viktima lufte e Heronjë që me pushkë në dorë luftuan kundër shkaut, për hir të luftëtarëv të cilët lanë gjymtyrë dhe trupin e tyre në tokën dardane duhet ndalur këta profiterë që thirren edhe në emër të tyre dhe në emër tonin si popull. Veriu i Kosovës po shkon drejtë ndarjesë, këtë e potencoi në nji shkrim në gazeten Zeri edhe nji nderë profiteret dhe “ udhëhqesit “ e luftës që kishte nofken Zeka, ky dhe kllapa e tij e bënë ketë të mundur me marrëzit e tyre që bënë në luftë dhe pas lufte, këta edhe aso kohe edhe sot problem e kishin të luftonin kundershtarët e tyre politikë me emra shqiptarësh që me dekada punuan për Dardaninë, e jo ta luftonin serbinë në Veri…A status special a autonomi, nuk dallojnë ngase që të dyja opcionet me kete qeveri do të sjellin ndarjen e Veriut të Kosovës, nëse jo sot pas disa vitesh po se po , mjerisht e mjerishtë mund të jetë ky rezultati nga budallakitë shqiptare…Një profesor zvicerran i historisë dhe njohës i mirë i qështjesë shqiptare dhe Ballkanit më tha nji ditë keto fjalë: “ … Sikur të i kishte bërë Presidenti dhe Njeriu që beri terë boten demokratike në anën e juaj shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova, lëshime me Flamur, me Hymnin dhe tani më me Fusnoten, kundrshtarët e tij do ta kishin shpallur tradhtarë deri në vdekje, por ja që ata që i bënë këto lëshime janë njerëz që ruajnë pozitat me milionat e tyre të vjedhura nga shperlarja e parasë dhe kriminalitetit duke kontrabandue me serbët…”
Dhashtë Zoti e nuk ndahet Veriu….
Përndryshe pse mos të kerkojmë edhe me luftë Luginen tonë të Preshevës, ishte e jona dem babadem(Xhevat Rexhaj)
5.Zi e më zi për shqiptarët në Kosovën Lindore
Emri i Skyfter Kadriut Presheva nuk është i panjohur për lexuesit tanë, sidomos për ata të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), por edhe më gjerë Kosovë e Shqipëri. Skyfteri është vëllai i Hasan Kadriut Presheva, menaxherit të parë shqiptar pranë UEFA-s dhe FIFA-s, i cili vdiq në moshën 39 vjeçare nga një atentat i përgatitur në Bullgari në një udhëtim zyrtar para 14 vitesh (18 shkurt). Si Skyfteri ashtu edhe i ndjeri Hasani ishin rritur në frymën nacionaliste, e cila tashmë ju kishte bërë «tradicionale» në familjen Kadriu nga Presheva, të cilën e kishin «fituar» një pjesë nga politika diskriminuese serbe dhe një pjesë nga prindi i tyre, mësuesi i parë i (Karadakut) Luginës së Preshevës Skënder (plaku) Kadriu Presheva.
Djemtë dhe familja e Skënder Plakut ishin të një dere të njohur patriotësh nga babai dhe nga nëna, familje të cilat në pikën mw verilindore të Shqipërisë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri dhe shumë flijime dheun e shqiptarëve, të drejtat dhe krenarinë e tyre.
Veprimtarët
Gjyshi i Skyfterit dhe Hasanit ishte veprimtar i paepur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Babai i tij Skënder Presheva, intelektual nga të paktit në Kosovë, njëri me kulturë e guxim, burrë e patriot, me armë në dorë u angazhua për çlirim e bashkim kombëtar. Për këto angazhime një pjesë të mirë të jetës së tij e kaloi nëpër burgjet serbo-maqedone. I ndjeri Skënder Kadriu Presheva, i cili ndërroi jetë pas vdekjes së Hasanit, të birit të tij, një pjesë të mirë të jetës së tij punoi si mësues, duke mësuar e edukuar brezat e rinj me kultin për atdheun, për lirinë, për punën, për besën dhe për nderin e tokat shqiptare Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Skyfter Kadriu Presheva vëllai i Hasan Kadriut Presheva, menaxherit të parë shqiptar pranë UEFA-s dhe FIFA-s i cili vdiq në moshën 39 vjeçare nga një atentat të përgatitur në Bullgari në një udhëtim zyrtar para 14 vitesh (18 shkurt).
Me profesorin e fizikës Skyfter Kadriu Presheva, poetin e Kosovës Lindore u takuam rastësisht në një takim poetësh botëror në njërin nga metropolet e kulturës dhe civilizimin evropian. Me Skyfterin i lumi Zot e din se kur ishim parë, së paku 22 vjet, që kur isha student e ai jepte mësim në Prishtinë. Para se të zhvillonim një bisedë të shkurtër me të për ca orë u çmallëm, shëtitëm e biseduam. Pyetjen e parë që ma bëri ishte ajo “si e kam Preshevën?”, i cili në vazhdim shtoi me sy të skuqur se „nga ky takim i rastit se kam pritur që dikush ma sjell këtu një pjesë të Preshevës...”. Skyfteri edhe pse 22 vjet nuk kishte qenë në vendlindje për rrethana të njohura, ai më pyeti për secilin një nga një edhe atë me emër e mbiemër, për çudi edhe pas sa vitesh nuk e kishte harruar asnjë, pyeti për gjithë, shokët, miqtë, profesorët e të gjithë intelektualët e Luginës së Preshevës…biseduam e biseduam saqë edhe kishim harruar të drekojmë.
Skyfter Kadriu Presheva, sot është i martuar me Adrianën nga Vushtrria, ka një djalë dhe një vajzë, Skënderin dhe Donikën, që të dy studentë, Skënderi në shkollë ekonomike për dogana, vajza dentiste njëherazi në Akademinë e arteve, dega regji filmi, e cila ka realizuar dy filma me tematikë kombëtare. Skyfteri, si profesor i fizikës , krahas profesionit ai vazhdon të merret me krijimtari, me poezi. Skyfter Kadiu si mësimdhënës i fizikës ishte edhe redaktor artistik në revistën «Mërgimi», poezitë tij janë botuar herë pas here në gazeta dhe revista tona si në «Bota e Re» (Prishtinë), “Zëri i Rinisë” (Tiranë), etj…
Skyfter Kadriu është autori i katër veprave. E para është «Rekuiem-45, me poezi (1994), 2. “Diçka po lëviz” me poezi (2000); “Ku ta di unë” poezi (2003) 4. “Eeec…! (parakalo mendjen)”, është ky libri i fundit në dorëshkrim, i cili së shpejti do ta shoh dritën.
Meqë kishte vite e vite që nuk ishim parë me Skyfterin nuk dinim nga t’ia nisnim e si ta përfundonim bisedën tonë për agjencinë informative «Presheva Jonë». Ai fillimisht na përgëzoi për themelimin dhe punën informative që po e bëjmë. “Qe plotë 22 vjet nuk kam qenë në Preshevë, më ka marrë malli që nuk ta merr mendja, më ka marrë malli, malli që nuk mund dot ta përshkruajë asnjë poet. Unë bie me fjet, zgjohem dhe gjithnjë mendoj e ëndërroj për Preshevën time”.
Me gjithë se ne si gazetar, por edhe i mbarë opinioni në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë i kanë të njohura shkaqet dhe arsyet pse Skyfteri nuk ka mundur deri tash ta vizitojë vendlindjen, megjithatë ne patëm dëshirë ta dëgjojmë edhe opinionin e tij personal. Lidhur me këtë ai thotë: “Dihen rrethanat në ish-Jugosllavisë siç dihen edhe tash, që ato nuk kanë ndryshuar fare, së paku për ne shqiptarët në Kosovën Lindore, apo siç po i thotë ndokush për Luginën e Preshevës. Dhe për arsye të njohura familja jonë ka qenë gjithnjë në shënjestër të ish-regjimit, kemi qene halë në sy për Serbinë e cila vazhdimisht ishim viktimë e dënimeve, persekutimeve, të ndjekur...nga shërbimet serbe si gjyshi, babai ynë (plaku Skënderi) qe i dënuar me vdekje nga regjimi serb, i cili vuajti 13 vjet burg. Skënder Kadriu, i cili ishte komandat i brigadës së 7 në luftën e Sremit të vitit 1945, ishte prefekt i Kërçovës dhe kryetar i parë i Komunës së Preshevës. Pastaj vëllai ynë i ndjeri Hasani, tash unë dhe në përgjithësi familja jonë Kadriu nga Presheva ishim vazhdimisht të përndjekje”, thotë Kadriu.
Fillimisht për situatën në Kosovë Skyfter Kadriu thotë se është bërë mjaft që nga ndërhyrja e NATO-s, lufta e UÇK për çlirimin e Kosovës, por Kosova dhe institucionet e saja ende i presin shumë punë dhe përgjegjësi, që të kemi një shtet funksional, ku funksion shteti juridik, stabil ekonomikisht dhe politikisht…sepse kufijtë e saj ende janë fragjil. Pastaj krimi i organizuar bashkë me pasigurinë dhe lëvizja e lirë e shqiptareve ende janë prezent në rajon, për
shkak të veprimtarive të agjenturave të ndryshme në terren…Por, besoj se me kohën edhe këto dukuri negative institucionet e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar do t’i tejkalojnë.”
Situatën në Luginën e Preshevës profesori i fizikës dhe poeti preshevar, e cilëson tejet dramatike, që sipas tij “fatkeqësisht që nga regjimi Milosheviçit nuk ka lëvizur, nuk ka ndryshuar asgjë në favor të shqiptarëve të këtyre viseve. Gjithkah u luftua dhe u bë më mirë për shqiptarët, Lugina e Preshevës e vetmja, si luftoi, si nuk luftoi, atje asgjë nuk u bë ?! Politikanët tanë si gjithnjë janë aty, sa për të justifikuar pluralizmin politik në Serbi. Situata ne Preshevë, Bujanoc e Medvegjë për serbët bardhë e më bardhë, për shqiptarët zi e më zi. Më vinë lajme, lexoj se atje është prezent një nepotizëm, papunësi e madhe, një pasiguri, pa perspektivë, korrupsioni në kupë të qiellit, bashke me politiken diskriminuese serbe e ka bërë të veten, që shumë rinj të largohen nga Lugina ku Serbia bashkë me metodat e veta me ndjekje, provokime apo procese të montuara politike me pretekst vetëm për ta zbrazur Preshevën nga të rinjtë me qëllim të e realizmit të përpjekjeve serbomëdha, të spastrimeve etnike të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.. »
Të gjithë e dinë, s’ka BE pa Kosovën Lindore
Se si e shef zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës dhe perspektivën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në vazhdim Skyfter Kadriu pohon se «koha e konflikteve, konfrontimeve ka ikur, fundja edhe ne e provuam ne Preshevë..pra gjendemi në një shekull, në një milenium që situatat, madje dhe ato te kufijve mund t’i i zgjedhim përmes rrugëve institucionale, d.m.th. pa viktima. Çdo shqiptarë e din se kujt i takon apo kah duhet të shkojë Lugina e Preshevës..dhe deklaratat e disa liderëve qe flasin shpesh se duhet Lugina të bëhet me Kosovën sa janë qesharake po aq edhe bëhen për marketing politik, sepse këtë populli ynë e dinë mirë. Por, shtrohet pyetja ata çfarë janë duke bërë ata në këtë drejtim. Prandaj, përveç këtyre deklaratave, liderët e Luginës, duhet respektuar dhe vënë në praktikë kërkesat legjitime, vullnetin e popullit shqiptarë të Luginës së Preshevës të shprehur në Referendumit të 2-3 Marsit të vitit 1992. Fundja, pavarësisht kufijve politik, ndarjes jonatyrale te shqiptareve, mohimi i të drejtës për bashkim, lidhjet jetësore midis shqiptareve, tradita e dinjiteti kombëtar do të jenë edhe më të forta.
6.Kosova, migrimi dhe të rinjtë
Perspektiva ose jo për një jetë më të mirë në Kosovë, i vë para dilemave të rinjtë që të rrinë apo të kërkojnë alternativa jashtë vendit. Disa të rinjtë thonë se Kosova është vendi më i bukur, ka resurse të mjaftueshme që siguron një perspektivë në të ardhmen, ndërsa të tjerë shprehen se për një perspektivë më të mirë, do ta braktisin vendin.
Kaltrina Krasniqi, është studente në Fakultetin Ekonomik. Ajo nuk dëshiron të migrojë jashtë vendit. Kosova për Kaltrinën është vendi më i bukur dhe më i pasur në krahasim me shumë vende të botës.
“Në rend të parë është vendi im, ku gjithçka duket bukur. Pastaj, kam familjen këtu. Mendoj se të ardhmen e kam këtu dhe nuk mendoj se është zgjidhje të lëshojmë vendlindjen”, thotë Kaltrina.
Remi, i riu tjetër nga Prishtina, është shitës ambulant në qendër të kryeqytetit. Ai tregon se, edhe pse nuk ka përfitime të mëdha materiale nga puna e tij, nuk e konsideron arsye as të mendojë që një ditë ta braktisë Kosovën.
“Jo nuk e lëshoj Kosovën kurrë, dua të jetoj në vendlindjen time. Të mira nuk ka shumë, por nuk e braktisi vendimin tim”, shprehet Remi.
Nuk ekziston ndonjë arsye që e bind edhe Tringa Dançën, që të migrojë në vende të ndryshme të botës:
“Kosova, për momentin, edhe pse e ka një ekonomi jo shumë të zhvilluar, është vendi më i mirë, sepse ka një tokë të pëlleshme që mund të zhvillohet në të ardhmen. Dhe, nëse ne nuk dëshirojmë të qëndrojmë dhe të punojmë për vendin tonë, nuk ka kush të punojë për ne. Kjo është arsyeja”.
Arbenita Berisha, rreth 20 vjeçe, studente në Universitetin e Prishtinës, thotë:
“Jo asnjëherë. Kur i kemi kushtet e mira këtu, pse të largohem?! Punoj, jam në fakultet dhe nuk mendoj që ta braktisi Kosovën”.
Por, ndryshe mendojnë disa të rinj të tjerë. Mungesa e perspektivës për të ardhmen ka ndikuar që disa qytetarë të interesohen që të ikin nga Kosova, për të kërkuar alternativa tjera në vende të ndryshme të botës.
Njëri prej tyre është Asllan Bllaca, student në Fakultetin e Edukimit. Ai konsideron se politizimi i popullatës dhe pamundësia për të gjetur një vend pune në bazë të kritereve të caktuara, është arsyeja e interesimit që të migrojë jashtë vendit.
“Jo shumë materiale, por politizimi i popullatës dhe pamundësia për t’u inkuadruar në profesion, ose çfarëdo në jetë, nëse nuk e ke librezën e ndonjërës nga partitë e mëdha politike, është e pamundur të punësohesh diku”, shprehet Bllaca.
Kosova ballafaqohet me kushte të rënda socio-ekonomike, rrjedhimisht me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, thotë Nevaip Luri, rreth 25 vjeç. Kështu që, po të kishe të sigurt një vend pune në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, Nevaipi thotë se Kosovën do ta lëshonte për një periudhë të shkurtër kohore.
“Varet prej situatës, prej kushteve, nëse më ofrohet diçka të punoj jashtë, do të iki nga Kosova. Edhe jashtë profesionit tim, kisha shkuar të punoj”, shprehet Nevaipi.
Ndërsa, Asdren Tahiri thotë se po t’i jepej mundësia, me dëshirë do shkonte në Angli për të studiuar:
“Studimet në Kosovë janë shumë të dobëta. Për të dyja, edhe për punë dhe për studime do të shkoja në Angli. Së pari këtu nuk ka perspektivë, nuk ka përparësi, pa të njohur nuk ka asgjë”.
Edhe Viktor Shala, thotë se me dëshirë do të migronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Përmirësime në Kosovë ka në fusha tjera, por jo në universitet. Nuk do ta braktisja Kosovën për tërë jetën, por për një periudhë të shkurtër, sa zgjasin studimet. Kam dëshirë të avancohem në aspektin profesional”, thotë Viktori.
Por, me gjithë faktin se qytetarët interesohen të lëshojnë Kosovën, prej vitit 2000 e deri më tash, vendet e Evropës perëndimore kanë kthyer me detyrim mbi 52 mijë kosovarë, të cilët Kosovën e kishin lëshuar në vitet ‘90.
Parandalimi i migrimit është një ndër parakushtet e Bashkimit Evropian për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, pasi Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon lirinë e lëvizjes në zonën e bardhë të Shengenit.
Prishtinë ,5 dhjetor 2013.