2013-12-16

‘LEKË MATRANGA, NJERIU, KOHA, VEPRA’ VLERËSOHET ME ÇMIMIN E BIBLIOFILISË

Botimi “Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra”, nga profesori arbëresh Matteo Mandala, botuar nga “Ombra GVG”, është fituesi i çmimit kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” për vitin 2012.

Juria, me kryetar drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasarin, Uran Butkën, Luan Malltezin, Flora Dervishin, Bendis Pustinën, ka marrë në shqyrtim botimet e të vitit që kanë hyrë në Bibliotekën Kombëtare, për të zgjedhur ato më të mirat. Juria ka përzgjedhur pesë botimet më të mira si, albumi “100 Vjet Pavarësi Kombëtare” nga Aleksandër Meksi, shtëpia botuese “Eugen”, “Rrethimi i Shkodrës” nga Marin Barleti, botuar nga “Onufri”, albumi fotografik, albumi me fotografi nga Leon Çika, si dhe botimi fitues “Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra”.

E pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimit dje në sallën “Lumo Skëndo”, në ambientet e Bibliotekës së vjetër ishte dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kryetari i jurisë, Aurel Plasari tha se këtë vit janë bërë selektime për ta shpërndarë këtë çmim duke mos përzgjedhur ato shtëpi botuese që e kanë fituar më parë atë.

Çmimi kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” është një çmimi i vetëm, që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Lumo Skëndo (Mit’hat Frashërit), veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare.


Leke Matranga(1560 - 1619)

Eshte shkrimtari me i hershem i shqiptareve te Italise. Ishte meshtar katolik italo-shqiptar, lindur e rritur ne Pianna del Gracia nje koloni e shqiptareve te jugut.

Mesimet e meshtarise i kreu ne Rome ne nje kolegj posacerisht per shqiptaret e vendosur ne Italine e Jugut . Aty nga viti 1591 kthehet ne Pianna per te ushtruar meshtarine dhe filloj tu mesonte besimtareve katekizmin shqip. per kete qellim shkroi ne shqip nje doktrine qe ne te vertete eshte perkthim i lire i nje libri te nje jezuiti spanjoll P.Landesma.

Vdiq me 1619.

Duke u meshtetur te Maria Roka, Eqerem Cabej ben te ditur se vepra e Matranges Doktrina Ckristiana, u botua ne Rome me 1592.

Kete veper sipas botimit me te hershem te pajisur me shenime, e ka botuar Justin Rrota me 1939., ne revisten Hylli i Drites, ne Shkoder.

Kopja e pare e kesaj vepre permban nje leter te autorit e dates 2a Mars 1592, e cila ka vlere te vecante. Pas saj vjen nje vjershe e pershpirtme dhe vazhdon katekizmi ne trajte dialogu, pyetje - pergjigje, ndermjet mesuesit dhe nxenesit. Nepermjet formulave te shkurtra te dijes, jepen dhe keshilla per mesimin e krishterimit.

Fletekushtesa e Matranges qe i drejtohej kryepeshkopit te Montrealit me 1592 ka karakterin e nje deftuesi kulturor. Shkrimi i saj i ka te gjitha karakteristikat e shkrimit perkushtues, ku zakonisht perulesia e autorit fsheh nje krenari vetjake.. E tille eshte kjo leter ku Matranga me dashuri e me mall per dijen, vlereson punen per perkthimin shqip te vepres.

Krahas kesaj Matranga flet per gjendjen demografike te arberesheve, per disa karakteristika te shqipes dhe ne thelb tregon per nje gjendje te tille kulturore, ku mesimi ne shqip eshte kthyer ne etje.

te femijeve duje e recituar doktrinen ne gjuhen shqipe""

“MISSING”, ROMANI I HUMBJES DHE I MUNGESËS



Nga Behar Gjoka (Panorama)


Romani “Missing”, libri më i ri i autorit të njohur Bashkim Hoxha, qysh në titull lajmëron se ka vënë në qendër humbjen dhe mungesën, si ndjesi dhe gjendje, të cilat e mbështjellin përditshmërinë e qenies, shpeshherë hermetikisht. Të dyja këto ndjenja, pra humbja dhe mungesa, tashmë dhe padashas janë kthyer në një gjendje mbizotëruese të njeriut dhe të mjedisit përqark, pavarësisht se në një kuptim, sidomos kur ato janë të pranëvëna, mundet që të duken edhe si paradoksale. Humbja është një ndjesi, që vjen prej rrethanash, rastësore dhe të pazakonta, dhe zakonisht lë pas një zbrazëtirë dhe humnerë të frikshme. Madje, siç e projektojnë faqet e romanit, pak rëndësi ka fakti se çfarë ke humbur, kryesore është që nuk shpëton dot nga humbjet, të cilat në hapësirën e tekstit paraqiten si të shkallëzuar. Sipas romanit, mund të humbasësh qenin, një bashkudhëtar i njerëzisë, mund të humbasësh të dashurën apo dashurinë, por ka raste që mundet të humbasësh edhe veten, që shënon një befasi të këndshme dhe po kaq të hidhur. Vetvetiu, nga këto humbje, të shumta dhe të larme, vijnë edhe mungesat, po kaq të shumta, të cilat ndryshe nga humbjet përjetohen vetëm dhe prandaj qenia mbetet në ajër dhe pa shtegdalje. Përplasja e këtyre dy gjendjeve, monotone dhe shkatërrimtare, të cilat megjithatë lëvizin në realitetin konkret dhe virtual, e në mes të tyre qëndron zhdukja, që i tejkalon të dyja, si dhe shpalosin realitetin letrar, në fakt sjellin zërat e kohës, e kohës kur jetojmë, kur ndarjet dhe mungesat, duam apo nuk duam janë bërë pjesë e jetës së qenies njerëzore. Loja me fjalën missing, pra që përbëhet nga humbja e zakonshme, që sjell mungesa jo të vogla, shënon një cak tjetër, kur kemi zhdukjen e dikujt, që e zbret realitetin në një pamje të mistershme. Në fakt, është ritmika e jetës moderne në të cilën jemi përfshirë, që vjen përmes regjistrit të shkrimit postmodern, që këtyre elementeve të spektrit jetësor t’u vërë në dispozicion një hapësirë të ligjërimit letrar, që zbulon pamjen e trefishtë të amullisë ku shpesh rrotullohemi në mjegullësi.



Koha e paradoksit ezistencial

Humbjet dhe mungesat e shumta, njerëzore dhe me tepër sesa kaq, përbëjnë hapësirën e tekstit të romanit, që vërtet ka rrokur bashkëkohësinë, por në sekuenca të caktuara, edhe ka zbritur në analet e kohës së monizmit, e territ të frikshëm, e cila na ngatërrohet nëpër këmbë, jo rrallë dhe i kthen këto dy plagë në gjurmë të universit të qenies. Në fakt, pavarësisht shkrirjes së kufijve kohorë, si dhe të grimcimit të kësaj përmase në një ekzistencë të ankthit njerëzor, që rrethohet ngahumbjet dhe mungesat, kemi një kohë të ngrirë, si me thënë, një kohë të artit, që i tejkalon këto ndjesi dhe shqipton realitetin ekzistencial të qenies, që përgjithësisht shfaqet si një paradoks ekzistencial. Humbjet janë të ndryshme, për dikë pa vlerë, për dikë tjetër krejt jetike, ku rrëmbimi i ariut, humbja e qenit, zhdukja misterioze e Monës, përcillen si akte të përditshmërisë, që në tekst vështrohen vetëm si humbje, në jetën e njeriut lënë pas zbrazëtirë dhe shkatërrim moral. Në anën tjetër, gjithnjë si rrjedhë e mikrofabulës, që thyhet dhe përthyhet, në varësi të adresimit autorial, me gjasë të një shtjellimi postmodern, humbjet e shumta, të mëdha apo të vogla, në fakt sjellin pasojën e tmerrshme, të mungesës vetmitare, që në fakt i nxjerr edhe më tepër në dritën e diellit ato. Nëse bashkëkohësia, e jetës së gjithanshme, si dhe thellësisht të trilluar, reale dhe virtuale, të jetës individuale dhe sociale, të jetës shpirtërore dhe jashtë saj, përbën shenjën e kohës, me gjasë e zërit të kohës, zbulimi i saj përmes mjetesh letrare të përveçme, përbën prurjen e shkrimit letrar në lëvrimin e romanit, me tepër të ngjyresave postmoderne.

Sekuenca strukturore njëjavore

Teksti i romanit “Missing”, pavarësisht përthyerjeve të shumta ndërkohore, në strukturën e vet kompozicionale, në fakt lëviz në harkun e shtatë ditëve. Pra, fabula e romanit, aq sa mundet të emërtohet si e tillë, mbase më tepër, grimcimi i ndodhive të pranishme nis me episodin E enjte. Sot përshkon të gjitha ditët e javës, ku ndodhin humbjet, bashkë me to edhe zhdukja e Monës. Në ditët e kësaj jave, që përfshin edhe të premten, të shtunën, të hënën, dhe të martën dhe të mërkurën bashkërisht, preken fare pranë edhe mungesat e shumta. Ndihet mungesa e Lorës, e qenit që ka ikur nga shtëpia, në drejtim të paditur, po kaq mosprania e ariut, te sheshi i lodrave, e mbi të gjitha zhdukja, pa nam dhe nishan e Monës. Po kaq, tmerri që provon Grozi, personazhi kryesor i romanit, jo vetëm nga humbjet dhe mungesat e shumta të gjërave të shtrenjta për të, por edhe nga rrahja e pamerituar e tij, që e dërgoi deri në kufirin e vdekjes, e cila ndonëse dihet që është e zezë, paraqitet si e veshur me të bardha, të paktën siç i fanitet atij në ëndrrën-zhgjëndërr. Fabula dhe struktura e romanit mbyllet sërish me formën e fillimit, E enjte. Sot. Na duket se jemi në pikën e nisjes, ku edhe zë fill ndodhia, çka shpalos idenë e një strukture kompozicionale ciklike, pra e një rrethi të mbyllur, ku pika e nisjes dhe pika e mbërritjes takohen dhe ndërthuren ndërmjetshëm, për të krijuar kohën e ngrirë të artit, që duket se i shpërfill pamjet rastësore.

Fati si gjurmë e qenies

Epiqendra e ndodhive, që ecin dhe ndërpriten, si me thënë kronikani i jetës së çuditshme dhe po kaq absurde, është Grozi ose rrëfimtari-personazh, që ngërthen në vetvete shansin e kundrimit të pamjeve të humbjeve, të mungesave, si dhe sidomos të shkallës së skajme, të zhdukjes së të dashurës së shtrenjtë. Nëse ndarja e dikurshme me Monën tashmë ishte fshirë nga vetëdija e tij, ikja dhe humbja e Lorës, qenit që ia pati dhuruar Mona, e risjell në skenë dashurinë e ndërprerë, kaq dhunshëm prej rrethanave jetësore. Madje, sipas hapësirës së tekstit, ikja e radhës, më tepër ka pamjen e zhdukjes, që zgjon frikë dhe ankth. Një zhdukje, mister dhe tronditëse, si jo pak të tjera, që kanë ngjarë me fatin e femrave të dhunuara, pra që përjetohet si një vrasje dhe fshirje nga kjo botë, e cila në fakt zbulon tragjedinë e kohës, kur jeta ka një çmim të lirë, e risku është edhe më i madh për fatin e femrës, e cila dhunohet, përdhunohet, shitet dhe blihet, vritet si të ishte një mizë dhe, o Zot çfarë tmerri, shpesh përfundon në koshin e plehrave. Ka raste që në fshehtësi të rrokshme, si një nëntekst qëllimor, autori fanitet në këtë pentagram rrëfimor, duke zënë vendin e protagonistit dhe duke na zbuluar realitetin e humbjeve e mungesave të shumta. Marrëdhënia e posaçme e rrëfimit, si narrativë e gjithëdijes, që vihet në gojën e personazhit kryesor, pra si një përftesë e një distance rrëfimore, e shoqëruar po ashtu me elemente të përthyerjeve të larmishme, e fokuson realitetin letrar në një situim të përveçëm, ku humbjet, mungesat dhe sidomos zhdukjet janë vetëm se pjesë e fatit, e fatit të gjurmëve të qenies, që shkruhet çdo ditë në kalendarin ekzistencial të absurdit njerëzor.

Bashkim Hoxha

Biseda me Tjetrin

Bashkëbisedimi, ironik dhe paradoksal, me ariun e rrëmbyer, që vijon në të gjithë romanin, ndonëse me pika këputjeje, për ta shpëtuar nga kthetrat e njerëzve, që e torturojnë pa mëshirë, është nyja lidhëse me të gjitha pamjet e jetës që skicon autori në faqet e romanit “Missing”. Kthimi i ariut tek i zoti, pra që e ka vënë në pranga, ngazëllimi që ndiejnë arixhiu dhe ariu, është tregues i një jete, që duket sikur zotërohet më tepër nga nevoja e mbijetesës, sesa nga vetëdija e të jetuarit ndryshe. Mbase, kjo bisedë e çuditshme, në mes njeriut dhe ariut, imagjinare dhe hipotetike, krijon rrethanën e bisedës për gjithçka të botës përqark. Për humbjet e miqve, të njerëzve të dashur, të qenit dhe ariut, dikur edhe të majmunit, të cilat të fusin në një atmosferë, sa reale aq absurde, duke përtheksuar kështu anët e jetës që autori ka vënë në qendër të romanit. Prania e humbjeve, siç paraqiten në roman, të pazakonta, i bën më të pranishme mungesat, të cilat janë të larmishme, por edhe më tronditëse, kur vijnë nga zhdukja e njerëzve të dashur. Biseda, ironike në thelbin e vet, në një kuptim, sendërton edhe përsëdytësin e rrëfimtarit, pra Tjetrin, që përplotëson të parin, duke përforcuar idenë se kemi të bëjmë me një tekst që shpërfaqet me anë të mjeteve letrare të fakturës postmoderne.

Sinkretika letrare

Veçanësi e romanit “Missing”, sidomos për mënyrën e shkrimit, është edhe realizimi i dukshëm i sinkretikës letrare. Thelbi i saj është bashkëshkrimi, brenda një teksti, i tipave të ndryshëm shkrimorë. Teksti i këtij romani të ofron shkrimin letrar, si një sinkretikë e përfillshme letrare, që përbëhet:

A – Thelbi tipik i prozës, që dihet se buron nga rrëfimi, i cili në faqet e librit, vjen i përveçëm, për faktin se është një bashkëbisedim rrëfimor, me vete dhe me ariun, me veten dhe gjithë botën, që duket më tepër sikur është shurdhuar.

B – Prania e poezisë, e cila shkon në rreth njëqind e pesëdhjetë vargje dhe në mbi pesëmbëdhjetë poezi, integruar në hapësirat e tekstit, zgjeron hapësirat e komunikimit letrar. Poetika e bashkëshkrimit letrar, prozë-poezi, zë fill me Kutelin, porse kulmohet me tekstin e romanit “Djella” të Martin Camajt.

C – Ndarjet në pjesë më të vogla, nënndarje të ndryshme, të episodeve të hapësirës së romanit, kujtojnë nga ana tjetër, sekuencat filmike, por edhe episodet dramatike, pra duke ta afruar kështu një situatë, kinse dramatike.

Sinkretika letrare, pra ndërthurja e tipave dhe zhanreve të ndryshme letrare, me shumë mundësi e poetikave të tyre, në hapësirën e tekstit të romanit “Missing” në jo pak raste gërshetohet edhe me tekste këngësh, që sjellin edhe jehonën e këngës dhe të melodive të tyre, pra duke zbehur ndjeshëm kufijtë në mes arteve të ndryshëm, çka përthekson prirjen postmoderne të tekstit të këtij romani.

Për të gjitha vlerat që cekëm, veçmas për lojën me fjalën, si ligjërim në prozë dhe poezi, për strukturimin e veçantë, për depërtimin në plagët e kohës që jetojmë, romani “Missing”, që përfaqëson librin e dhjetë të zhanrit të romanit, të lëvruar kaq gjerësisht prej tij, shënon një kulm letrar të autorit, si dhe një gjurmë të përveçme në shkrimin e romanit në shekullin e ri, që tashmë ka përkrahur prirjet letrare postmoderne.

SHKRIMTARJA ZVICERANE QË GJEN FRYMËZIM NË KOSOVË

SHKRIMTARJA ZVICERANE QË GJEN FRYMËZIM NË KOSOVË

Nga Express | 16 Dhjetor 2013 17:39Madhësia e tekstit:AAA


Shumë qytetarë në Evropë nuk mund ta perceptojnë se si është t’i kesh 14 fëmijë, shtatë djem e shtatë vajza dhe të gjithë të jetojnë bashkë në mënyrë të harmonizuar e të jenë solidarë. Aq më pak mund të kuptohet që kjo familje të emigrojë në vendet evropiane dhe t’i bëj dikujt përshtypje pozitive.

Megjithatë është një shkrimtare zvicerane Elisabeth Kaestli, e cila është frymëzuar nga kjo familje kosovare, duke shkruar një roman me emrin: “Shtatë vëllezër, shtatë motra - një familje kosovare nëpër botë”. Kjo vepër është promovuar në Kosovë, në hotel “Graçanica” në Graçanicë.

Shkrimtarja Kaesteli është frymëzuar kryesisht nga solidariteti i familjes dhe vështirësitë me të cilat ajo është përballur gjatë jetës së tyre. Shkrimtarja zvicerane pasqyron jetën e 14 fëmijëve të familjes Reka nga Kaçaniku, që morën rrugët e botës për t’i shpëtuar mjerimit.

“Romani është një pasqyrë nga Kosova, që pasqyron ngjarjen, historinë e emigracionit të këtij vendi”, ka thënë shkrimtarja Kaestli, e cila ketë familja e ka njohur në Zvicër. Ajo fillimisht kishte njohur dy nga familjarët Reka, të cilët pastaj e kanë ftuar në fshatin e tyre të lindjes, ku ajo është njoftuar me gjithë familjen.

Shkrimtarja zvicerane është mahnitur me solidaritetin e kësaj familje, sesi njëri anëtar e mbanë tjetrin.

Këta janë një familje e fortë që e mbajnë njëri-tjetrin, në krahasim me çfarë kanë kaluar, nga emigracioni e jeta e vështirë”, ka treguar Kaestli, e cila mundohet të kuptojë shtetin e Kosovës, që nuk ka mundësi të krijojë kushte për këtë familje.

Romani i Kaestli përshkruan me ngjyra të gjitha copëzat e mozaikut familjarë, nga jeta sociale, shkollimi, migrimi dhe jeta në shoqëri. Ajo përshkruan veç e veç shkollimin e 14 fëmijë të familjes Reka, shtatë djemve dhe shtatë vajzave, duke e krahasuar me atë të babait të tyre.

“Babi i tyre që ka qenë autodidakt ka mësuar shkrim dhe lexim në ushtri, e këta që shumica e kanë kryer fakultetin kanë punuar në shumë vende të botës dhe kanë krijuar një bazë materiale, e cila iu siguron mirëqenie”, ka deklaruar Elisabeth Kaestli.

Ajo tha se për t’i takuar familjarët dhe për të dëgjuar “rrëfimin epik” të secilit anëtarë, ka udhëtuar nëpër vendet e ndryshme të botës ku këta familjarë janë shpërndarë, në Zvicër, Gjermani, Belgjikë e Danimarkë, në mënyrë që të dëgjojë rrëfimin prej secilit prej tyre.

“Me 12 nga 14 vëllezërit dhe motrat kam mundur të zhvilloj biseda, ndërsa dy nga ata nuk kam mundur t’i takoj”, ka thënë Kaestli.

Në librin e saj flet për biografinë e secilit prej tyre, ku kanë lindur, si e kanë kaluar fëmijërinë e tyre. Kaestli në promovim ka lexuar dy rrëfime të viteve të ’80-ta, ku përshkruan jetën e varfër e të vështirë të familjes, e që janë bërë motive për të emigruar në Evropë.

“E çmoj shumë këtë familje sepse janë tepër guximtarë dhe të zellshëm, dhe krenohem me ta”, ka treguar Kaestli, e cila tha se pas shumë vuajtjeve ata tashmë jetojnë mirë në qytetin e tyre. “Gjatë verës të gjithë bëhen bashkë dhe rreth tavolinës së madhe i qajnë hallet e tyre”, tha ajo

Ndryshe, hoteli ku u promovua libri, është pronë e një qytetari zviceran i cili ka investuar në Kosovë. Edhe pse ky hotel është ndërtuar në komunën e Graçanicës, e cila dominohet nga komuniteti serb, në hotel Graçanica, gjysma e punëtorëve janë shqiptarë e gjysma serbë, prandaj edhe klientët janë të përzier. (Albinfo)

PËRKTHYESI I VARRIMIT TË MANDELËS, I PËRFSHIRË NË NJË “BANDË VRASËSE”





Të afërm dhe miq të Thamsanqa Jantjie, njeriut që ka bërë përkthime false në gjuhën me gishta gjatë shërrbimit përkujtimor për Nelson Mandelën, kanë thënë se ai ka qenë pjesë e një bande që ka djegur dy burra për vjedhjen e një televizioni.

AP raporton se një kushëri i Jantjie dhe tre miq të tij kanë kujtuar një ditë më 2003, kur Jantjie dhe një grup burrash kanë kapur dy persona me një televizion të vjedhur, u kanë vendosur goma rreth qafave dhe u kanë vënë zjarrin atyre.

Jantjie thuhet se nuk është burgosur pasi një gjykatë e ka shpallur atë të paaftë mendërisht për të dalë në gjyq

Socialistet e Edvin Kristaq Ramës dhe Max Brumi ,derdhin lot krokodili kunder heroit të demokracisë z.Sali Berisha!






Max Brym, është një hebre me shtetësi gjermane, i angazhuar si ligjërues në Universitetin ''Hasan Prishtina " në Prishtinë,herë pas herë vjellë vrerë ,me qëndrimet e tij bastarde( kritike ) ndaj politikës në Tiranë e Prishtinë, vecanërisht ndaj ish premierit shqiptar Prof.Dr.Sali Berishës si dhe premierit kosovar Hashim Thaçit.

Marksisti Max Brym citon postimin e fundit në Facebook të Sali Berishës për të tërhequr zvarrë Edvin Kristaq Ramën si statujën e Vlladimir Iliç Leninit në Ukrainë, duke e konsideruar z.Berisha si" një kërcënim për luftë civile të një antikomunisti primitive që e ka bërë edhe më parë këtë gjë me vendin e tij pa u ndëshkuar",shkruan Brum në blogun e tij virtual.

Shkrimi i majtistit(marksistit) Max Brym për ata që njohin gjermanishten:

http://www.scharflinks.de/44.0.html?&tx_ttnews[swords]=berisha&tx_ttnews[tt_news]=41135&tx_ttneës[backPid]=65&cHash=cd479f010c.
Të njëjtin paralajmërim bën edhe gazeta e Prishtinës në internet " Ekspres" duke cituar të njëjtin postim që citon Max Brym ...

Shkrimi dhe postimet e Express:

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C18%2C128656

Të bën përshtypje që komentet e lexuesve kosovarë janë pothuaja të gjitha pro ish premierit shqiptar Sali Berisha.Pothuaja të gjitha Reagimet kunder heroit të demokracisë -z.Sali Berisha  janë  lot krokodili nga  bllokmenet (Enveristet) si dhe argatete dhe sejmenet me nofka dhe pa to të Edvin Kristaq Ramës...Pothuaja të gjitha  reagimet janë më sharje dhe pa kurrëfarë argumenti.





Berisha shkruan:“Të dashur miq, demokratët e Ukrainës, në një përballje heroike me falangat e regjimit që iu ka bllokuar rrugën drejt Evropës, përmbysën shtatoren e diktatorit, filozofit terrorist Lenin! Le të shprehim ne solidaritetin tonë më të madh dhe urimet më të përzemërta për qytetarët trima të Kievit, që fshinë nga qyteti i tyre shtatoren e përbindëshit të mendimit”, u shpreh deputeti Sali Berisha.


 Më tej, duke iu referuar ceremonisë së qeverisë në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e çlirimit të Shqipërisë dhe pranisë së portretit të Enver Hoxhës, Berisha e cilësoi si akt provokues. Ish-kryeministri u shpreh se ashtu sikurse rrëzoi bustin e Enver Hoxhës dhe bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhist, është i gatshëm të rezervojë të njëjtin fat për Edi Ramën.

Sipas Sali Berishës , Rama nuk mund të eci në rrugën drejt integrimit me portretin e diktatorit gjakësor. “Por, në të njëjtën kohë në Tiranë, Edvin Rama feston me portretin e atit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës.



 Në Maj të vitit 1991 Unioni Demokratik Europian, që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Evropës, shpalli me unanimitet të plote në deklaratën e Parisit, Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore.



 Le të paralajmërojmë ne Edvin Ramën që mendon të eci drejt Evropës me portretin e diktatorit gjakësor, të mos na provokojë, sepse ne që përmbysëm shtatoren e Enverit dhe bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhist, jemi sot më të gatshëm se kurrë t’u rezervojmë të njëjtin fat bijve të tyre”, u shpreh ish-kryeministri, Sali Berisha.


Një ekspertizë e (pa)autorizuar për vdekjen e Olldashit

olldashi
Arben Meçaj është një inxhinier me profesion dhe pedagog që në fakultetin e Inxhinierisë ka dhënë lëndën e dinamikës së lëvizjes. Është pikërisht lënda dhe shkenca që interpreton shkaqet e lëvizjes së trupave në situata dhe rrethana të caktuara. Pasi është njohur me ekspertizën zyrtare Autoteknike për aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, në mënyrë vetjake, Arben Meçaj është angazhuar për të studiuar këtë ekspertizë zyrtare dhe për të bërë llogaritjet e veta sa i përket dinamikës së aksidentit. Në përfundim të përllogaritjeve Meçaj na ofroi një raport voluminoz, me interpretime dhe tabela përllogaritjesh dhe një gjuhë tepër teknike të cilat i ofrojmë sot të përmbledhura për lexuesit.
Ajo çka të bie në sy menjëherë është fakti se Meçaj gjen probleme që në pyetjet që prokurori i ka dërguar ekspertit zyrtar duke pretenduar se në fakt prokurori e ka orientuar ekspertizën dhe rezultatin e saj ende pa nisur. Më pas Meçaj ka marrë në shqyrtim dhe ka përllogaritur daljen e automjetit nga rruga kryesore, duke zbuluar se duhej një shpejtësi më e madhe se 53km/orë që mjeti i Olldashit të dilte nga rruga për shkak të kthesës. Kur në fakt është e vërtetuar shkencërisht se shpejtësia e mjetit  në momentin e daljes nga rruga ka qenë më e vogël se 53km/orë. Sipas studimit të Meçajt, pasi ka dalë nga kthesa, mjeti i Olldashit ka ecur në shpatin e pjerrët por ende pa mbërritur në skarpatin e kanalit i cili ndodhej në fund të shpatit, në një distancë rreth 2.25 metër nga ky skarpat mjeti ka ndaluar, pra shpejtësia e mjetit është bërë Zero.  Këtu në këtë vend ku zbulohet se mjeti ka ndaluar plotësisht Meçaj gjatë matjeve në terren ka gjetur në këtë vend dhe një copëz dekorative të parakolpit të Mercedesit të Olldashit, të cilën hetuesit nuk e kishin administruar. Por si u zhvendos mjeti nga pika ku ndaloi deri në kanal ku dhe i ndodhi përmbysja? Meçaj në ekspertizën e tij thotë se automjeti ka ecur me marsh “indietro” për 2.25 metër duke shtuar se nga inspektimi i vendit të ngjarjes dhe gjurmët e lëna në terren kjo është e vetmja mundësi për ta çuar mjetin buzë skarpatit të kanalit, nga ku ka ndodhur dhe rrokullisja, pra përmbysja e mjetit. Sipas Meçajt kjo zhvendosje në këtë segment prej 2.25 metër është dhe pika dhe rezultati i pathënë në raportin zyrtar dhe sipas tij përbën një moment që ndryshon tërësisht dinamikën e ngjarjes dhe rrethanave e për pasojë dhe saktësinë e hetimit. Për më tepër studimi i Meçajt ngre dyshime në lidhje me dëmtimet e evidentuara në pjesën e baxhasë së automjetit nga krahu i shoferit, dëmtime të cilat sipas tij,ngrenë shumë pikëpyetje pasi deri më tani nuk lidhen me rezultatin e dinamikës së ndjekur nga automjeti në momentin e aksidentit.

ÇËSHTJA 1: Pyetjet e prokurorit orientuan konkluzionin e ekspertit
Titulli i Aktit Ekspertizës  Autoteknike për aksidentin e Olldashit ishte “Aksident si  pasojë e  daljes  jashtë rruge  në  kushtet  e  errësirës dhe mot me  shi ”. Nga titulli duket sikur gjithçka kishte përfunduar ende pa nisur. Thjesht duheshin gjetur argumentet për të mbështetur ‘tezën e porositur’. Më pas vinin pyetjet dhe kërkesat e prokurorit të çështjes ku bëjnë përshtypje veçanërisht  pyetjet 4 dhe 6.
Pyetja 4 ishte:  A konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor  në aksidentin e ndodhur,  nëse po cilat janë ato dhe nga kush janë shkelur?
Pyetja 6 ishte: Cila prej shkeljeve ka lidhje të drejtpërdrejtë me ardhjen e pasojës, pra cili është shkaku determinant i shkaktimit të aksidentit?
E çuditshme por e vërtetë. Prokurori orienton se shkaqet e aksidentit janë shkelje të rregullave të qarkullimit dhe pyet: Cila prej këtyre shkeljeve është Determinuese. (?!)
Faksimile 1 Orientimi i prokurorit
ÇËSHTJA 2- Shpejtësia e mjetit duhej mbi 53km/orë për të dalë nga rruga
Nëse do ti referohemi standardit të llogaritjes së shpejtësisë maksimale në kthesë, kjo kthesë, në kushte të pafavorshme, pa mbingritje(këndi mbingritjes 00), me lagështi, (kushte shiu, koeficienti i fërkimit 0.5),  garanton një lëvizje të sigurt pa rrëshqitje anësore (proces fizik që nxjerr automjetin nga rruga) me shpejtësi 50.0 km/orë.
E nëse në llogaritje merret në konsideratë dhe mbingritja me 3.0%(me rezervë, sepse në teren ajo është  4-5 %) , atëherë kjo shpejtësi lëvizje (e sigurt në kushtet atmosferike të momentit të aksidentit) shkon në 53.0 km/orë .
Faximile 2 shpejtesia e nevojshme per daljen nga kthesa
ÇËSHTJA 3: Automjeti mund të rrokullisej vetëm me shpejtësi mbi 95 km/h
Automjeti me të cilin lëvizte Sokoli është Benz S550 4Matic.
Është për tu habitur fakti që në Aktin e Ekspertizës Autoteknike në asnjë rast nuk jepet tipi i automjetit. Paraprakisht cilësojmë se automjeti Benz S550Matic është një automjet me cilësi tepër të veçanta teknike, veçanërisht të lidhura me sigurinë e lëvizjes. Ky lloj automjeti ka qendër rëndese tepër të ulët pasi është 4×4.
Këto dy tregues i japin këtij lloj Automjeti një shkallë të lartë sigurie gjatë lëvizjes në kthesë dhe në shpate . Me këto tregues ky lloj automjeti përmbyset dhe rrëshqet në kushte tepër specifike të gjeometrisë së terrenit dhe dinamikës së lëvizjes së Automjetit.
Ky lloj automjeti posedon një lartësi 147cm( Qendra e Gravitetit është e ulët, jo më shumë se 65 cm nga toka), një gjerësi(distance gomash prej 187 cm)  dhe gjatësi ( Para-prapa Kolp) prej 511 cm si dhe peshë rreth 2.050 kg. Me këto tregues , referuar formulave standarde të llogaritjes në kthesë, dalja nga kthesa për efektin fizik të rrokullisjes rrotull gomave të jashtme (dhe kjo vetëm nëse goma pengohej në rrëshqitje ) do të ishte  e mundur vetëm për shpejtësi  mbi 95.0 km/orë.
Faximile 3 Rrokullisja e mjetit
ÇËSHTJA 4- Automjeti ka ndaluar plotësisht (në piketën 8)
pa mbërritur tek skarpati i kanalit
Rrëshqitja në shpat varet nga pjerrësia e shpatit, por dhe koeficienti i fërkimit  rrotë- shpat.  Por për të konkluduar mbi këtë fenomen është e nevojshme të analizojmë lëvizjen e mjetit nga piketa 3-4(fillimi i daljes nga rruga) deri tek piketa 8(vendi ku ndalon mjeti ende pa mbërritur tek kanali) . Në këtë trajektore , lehtësisht në terren, konstatohet se kemi ruajte gati të pacenuar të trajektores së automjetit nga trajektorja e lëvizjes në bankinë. Spostimi është thjesht gjeometrik ( kalohet nga një plan horizontal në atë të pjerrët me pjerrësi rreth 45 gradë ). Pra në këtë trajektore nuk konstatohet rrëshqitje e automjetit në shpat. Këtë fakt e konstaton dhe ekspertiza kur shprehet “vazhdimi i gjurmës është i vazhdueshëm pavarësisht pjerrësisë së shpatit”. Në këtë trajektore konstatohet dhe një fenomen tjetër. Edhe pse automjeti lëviz në shpat të pjerrët  edhe pse ai në fillimin e lëvizjes së tij në shpat ka një shpejtësi rreth 10-12 km orë dhe një nxitim jashtëqitës prej 0.117 m/s2, ai vetëm 8m nga momenti i daljes nga bankina mjeti ndalon pikërisht në drejtimin e lëvizjes së paracaktuar  nga trajektorja e lëvizjes në bankinë. Pra në piketën 8 automjeti ka ndaluar  lëvizjen në drejtimin  para. Ky fakt tregon qartë se terreni ka ofruar një rezistencë të madhe në drejtim të lëvizjes. Shkaku i kësaj rezistence është popullimi i madh i  shpatit  me bimësi ferrë tepër intensive .  Jo pak  i rëndësishëm ka qenë dhe tipi i automjetit 4×4. Të dy së bashku  kanë përballuar me sukses momentin më të rrezikshëm të përmbysjes apo rrëshqitjes së automjetit në shpat  pas daljes nga bankina .
faximile 8 Trajhektorja e levizjes nga piketa deri tek kanali
ÇËSHTJA 5- Shiriti i parakolpit u gjet 1 muaj pas ngjarjes
(në vendin e “Piketës 8” ku ndaloi automjeti)
Aq e “butë” ka qenë rënia në shpat si rrjedhim i kësaj rezistence dhe tipit të automjetit (4×4 ), sa parakolpi i automjetit nuk ka pësuar asnjë dëmtim.  I vetmi dëmtim në parakolp është shkëputja prej tij e një shiriti nikelati (zbukurimi) në ballorin e parakolpit , element i cili për ironi të hetimeve për ngjarjen aktualisht ndodhet në dorën time . Është një element i cili u gjet prej meje para tre ditësh gjatë inspektimit të hollësishem të gjurmëve të automjetit në terren. Ky element është gjetur fiks në vendin ku ekspertiza ka vendosur piketën numër 8 e cila ndodhet në distancë rreth 2.25 metër distancë nga skarpati i kanalit, pra mjeti ka ndaluar plotësisht duke u ndodhur në shpat dhe në një distancë prej 2.25 metër nga pika e skarpatit të kanalit ku ekspertiza e nxjerr si pikën ku ndodhi dhe momenti i përmbysjes së mjetit.  Vendi ku  automjeti ndalon lëvizjen (Piketa 8) ndodhet rreth 2-2.25 m larg nga skarpati vertikal ( 90gradë) i kanalit ku ndodhen gjurmët e automjetit dhe në të cilin realizohet përmbysja .  Kjo situatë parashtron për zgjidhje pyetjen: Si u përshkrua distanca prej 2 deri në 2.25m nga piketa 8 deri tek skarpati?
Faximile 5 gjendja e parakolpit
ÇËSHTJA 6- Ekspertiza zyrtare nuk shpjegon zhvendosjen drejt kanalit
Nëse gomat kanë arritur në Piketat 13 -14(buza e skarpatit të kanalit dhe vendi ku u gjetën shenjat e gomave të makinës) përmbysja është absolutisht e mundur. Energjia e  mundshme e automjetit, energji që e ka sjellë atë deri tek skarpati nuk është ajo kinematike  e marrë nga lëvizja në rrugë (kjo energji zerohet në piketën 8). Ajo mund të jetë vetëm potenciale  e siguruar pikërisht në këtë pikë. Pra energji e fituar në piketën 8 vetëm pasi automjeti është ndalur më parë në këtë piketë në distancë 2.25 metër nga skarpati i kanalit.
Pra llogaritjet sugjerojnë që e vetmja mundësi për kalimin e automjetit nga piketa 8(vendi ku u ndal) në piketat 13-14(skarpati i kanalit ku nisi përmbysja) është vetëm ajo e energjisë potenciale.
E shprehur në term të thjeshtë kjo situatë është ekuivalente me një automjet i cili  ndodhet në pozicion pingul me shpatin dhe fillon lëvizjen  në skarpat  duke rrëshqitur anash për efekt të peshës dhe pjerrësisë së skarpatit .
Mundësi tjetër  e kalimit nga pozicioni në piketën nr.8 në skarpatin e kanalit  është një përmbysje nga pozicioni piketa 8 e automjetit  kundrejt aksit Goma të Djathta–Tokë  dhe fluturimi apo thjesht prekja e brezit të shkurreve, duke përfunduar direkt me goma në skarpatin e kanalit.
Sesi mund të ketë ndodhur ky fenomen, teoria e dinamikës së lëvizjes nuk jep shpjegim.
 faksimile 6
ÇËSHTJA 7- Automjeti pasi ka ndaluar eci me “marsh indietro” deri tek kanali 
Referuar skenarit planimetrik  por dhe terrenit në vend-ngjarje,  rezulton se kalimi nga piketa 8 drejt atyre 13 – 14(pra nga vendi ku automjeti u ndal në ferra deri tek skarpati i kanalit) është realizuar me lëvizje mbrapsht të automjetit . Asnjë teori lëvizje nuk mund të sugjerojë këtë mënyrë lëvizje. Automjeti është Matik- Automatik. Sa me sipër këto cilësi të automjetit vështirësojnë çdo logjikë të lëvizjes pas të automjetit. Së pari automjeti ka lëvizur me marrsh para(ekspertiza zyrtare nuk identifikon marshin), ndërkohë që  lëvizja në skarpat sugjeron se rrotat kanë qenë aktive të katërta. Se dyti, tek piketa 8 automjeti vërtetë ka ndaluar por ai nuk  do të jetë fikur (cilësi e kamios automatike ). Kjo situatë bënë që vetë automjeti 4×4 jo vetëm në kushte të motorit të shuar, por në kushte të atij të ndezur me marsh para nuk lejon absolutisht lëvizje prapa. Kjo tipologji mekanike nuk mundëson lëvizje të lirë mbrapsht, përveç rrëshqitjes nën një kënd jo më të madh se 30 gradë (rreth 45 gradë është skarpati por lëvizja mbrapa nuk është sipas skarpatit por me një farë këndi me të). Kjo lëvizje rrëshqitese mund të realizohet vetëm në kushtet kur koeficienti i fërkimit Tokë-Goma është më i vogël se 0.5. Dhe në këtë rast nuk kemi rrokullisje gomash mbi teren, por rrëshqitje me fërkim që padyshim për efekt të peshës jo të vogël në çdo gomë( rreth 550kg për gomë) do të linte gjurmë rrëshqitëse në terren. Këto gjurmë nuk konstatohen. Ndërkaq shpejtësia e makinës në këtë moment  kur mjeti ndodhet në pikën 8 është ZERO (ky fakt evidentohet dhe nga ekspertiza zyrtare).
Faximile 7
*  *  * 
Ekspertiza për Olldashin nuk jep të vërtetën
Nga Arben Meçaj
Data 20 Nëntor 2013. Ditë me shi. Një shi i rëndë i nisur aty rreth orës 20:00.  Më sjell ndërmend 12 Shtatorin e vitit 1998 një ditë me shi  të rrëmbyer njësoj si kjo dite. Nuk e di se nga vinte dhe ku shkonte, shumë enigma,  por në një kthesë humb jetën Sokol Olldashi. Në kohë rekord kryhet nderimi, varrimi, ekspertiza, vendimi . Ishte aksident njerëzor na doli konkluzioni i ekspertizës. Blog-et në internet bënë punën e tyre . Dikush si militant, e dikush si qenie humane  .Të gjithë të drejtpërdrejtë. Folën, u zbrazën, dyshuan, dhanë verdiket. Ishte Aksident. Ishte Atentat. Ishte Vrasje.
Vërtetë, çfarë ishte? Humbi jetën një politikan me rekorde në politike. Ish-ministër rendi,  ish-ministër i Ndërtimit, fuksionar i lartë në PD, iniciues i një lëvizje oponente, pse jo dhe reformuese në PD .
Dyshime të mëdha për ngjarjen. Ku ishte dhe a ishte vërtet i vetëm në atë orë Sokol Olldashi?  Çfarë rrethane teknike kishte aksidenti? Çfarë rrethanash teknike sollën humbjen e jetës? Përse pikërisht atë moment kur pas dy ditësh do të shpaloste një platformë politike? Përse pikërisht Ai, i cili kohët e fundit po strukturonte në PD një formacion  ideologjik dhe njerëzor? Pyetje ..shumë pyetje që të vinë ndërmend.
E kam njohur Sokolin në vitin ‘94. Ai gazetar i RD-së dhe unë deputet i PD-së. Bënim rrugën bashkë buzë Lanës për në shtëpi. Me duhanin e tij të pandarë në buzë, me atë temperamentin e tij të qetë deri flegmatik, fjalë pak është fiksuar ai në kujtesën time.
Në vitet 2002-2003 krijuam një lidhje miqësore në kuadër të komisionit “Rama”, lidhje që ruajti raporte miqësore në kohë. Në këtë periudhë euforike për Olldashin(po promovohej si  protagonist në politikë), përsëri Sokoli flegmatik, i qetë deri në menefregizëm në tavolinën e punës, në kafe apo biseda. Duhanin e kishte të pandarë
Në vitin 2007 pas denoncimit të abuzimeve me Rrugën e Kombit nga ana ime marrëdhënia jonë pësoi ftohje.
Pas kësaj periudhe Sokoli kalon ministër në sektorin e rrugëve dhe natyrisht u bë objekt i kontestimeve të mia në këtë sektor. Asnjëherë nuk kam menduar dhe gjykuar se prania e tij në këtë ministri i dha ndonjë zhvillim apo orientim pozitiv këtij sektori. Përkundrazi, atë natë që ndodhi aksidenti mu kujtua një debat me Sokol Ballën në radio kur unë e akuzova si shkaktar të aksidentit në Himarë ku humbën jetën studentët nga Elbasani pasi ministria dhe ministri kanë përgjegjësi direkte për mungesën  absolute të sigurisë rrugore në atë kthesë, e në moment  mendova se ishte e njëjta situatë “ Ironi e Fatit … “
Gjithsesi ai ishte dhe mbeti një i njohuri im, me kujtime , me oscilacione në komunikim, pse jo dhe me konflikte në distancë.
Por mbi të gjitha ai ishte një protagonist në politikë. E si i tillë trajtimi i asaj që ndodhi me të meritonte një vëmendje më të madhe(jo thjesht në madhështinë e honorit dhe varrimit ),por  sqarimin dhe zbardhjen deri në detaj i çdo situate dhe pse me apo pa të drejtë të paragjykuar.
Politikani është person publik. Jeta, aktiviteti, protagonizmi i tij i përkasin publikut, aq më tepër kur ngjarja mbart dhe konseguenca që cenojnë parime dhe filozofi të funksionimit të shtetit dhe Demokracisë.
Politikani përfaqëson vullnete, por mbi të gjitha forcën, instrumentet, pushtetin për përfaqësim . Nëse politikani në këtë detyrë apo mision ndihet i kërcënuar,  pse jo dhe i asgjësuar (mendim  i fiksuar në ndërgjegjen e një komuniteti të gjerë social) në diskutim është Demokracia.
Nëse Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Fatmir Xhindi , Sokol Olldashi (dhe pse i paragjykuar ) etj asgjësohen fizikisht, në diskutim, në frymë nuk është thjesht individi, por asgjësimi i një alternative.
Në opinion dhe popull shpërndahet  frika për të qenë Oponent, mekanizmi bazë që i jep jetë Demokracisë, që e mban atë gjallë dhe e zhvillon. Prandaj shteti duhet të flasë me Zë, me instrumentet e tij ligj-zbatues dhe ligjorë.
Të zbardhë për publikun të vërteta jetësore dhe shkencore sado të hidhura të jenë ato për ngjarjen apo viktimën.
Askënd nuk duhet ta gënjejë mendja se koha fshin ngjarjet. Jo! Siguroj se ato lënë gjurmë në memorien shoqërore, por më tepër në Opinionin Shoqëror.
Ato prodhojnë precedentë që kur përsëriten, prodhojnë Opinion Politik, konfuzion dhe konkluzion.
U përpoqa të realizoja një ekspertizë mbështetur mbi parime të drejta shkencore. Llogaritjet, pretendimet dhe zbulimet e kryera në këtë studim i përkasin në mënyrë specifike dhe thellësisht teknike dinamikës së lëvizjes së automjetit të Olldashit në momentet e aksidentit.
Gjykoj se referuar të dhënave të bëra publike dhe të verifikuara privatisht në terren çështja e dinamikës së lëvizjes së automjetit të tij nuk mund te konsiderohet e zbardhur.
Në këtë tragjedi njerëzore shteti nuk ka qenë në lartësinë e ekspertizës që meriton ngjarja.
Segmente të caktuara shtetërore  janë përpjekur me nxitim, papërgjegjshmëri dhe mungesë profesionalizmi të mbyllin një çështje duke lënë pas vello dyshimi shkencor. Shpreh bindjen se referuar dokumentacionit publik, procedura hetimore e ndjekur  ka orientuar hetimin drejt konkluzionesh të paragjykuara që mund të them se devijojnë nga e vërteta kësaj ngjarje.

Fragment nga romani" TULIPANI I KORESE"


KAPITULLI I NJËZET E PESË

Kur rritet inati, mendo pasojat…
Konfuci

Vironi u përpoq ti shmangej shikimit të ngrirë, të errët si pellg me zift, të Çao Dao Bu-së. Eci përgjatë tezgave me barishte, spinaq, lëpjeta, radhiqe, rrepka, karota dhe qepë. Pak meë tej ishin tezgat e shtrembra sikur do binin përdhe të mbushura me patate të vjetra me gunga. Të gjitha këto prodhime ishin të mbledhura prej fshatarëve nëpër skërkat e maleve, mezhdat e arave dhe në zgavrat e përrenjve. Ecte ngadalë për tu treguar i preokupuar në sy të saj, në blerjen e prodhimeve të stinës
Përgjimi dhe vështrimi i Çao Dao Bu-së ishte acarues. Ajo shoqërohej nga dashnori i përkushtuar, shitësi veshllapush i peshkut, Kim Kum Il. Ata ngriheshin në majë të këmbëve, zgjateshin majtas djathtas, bënin veprime të hallakatura. Të dy lëvrinin të paduruar, donin të fshiheshin e të përgjonin njëherësh, nxituan në anën tjetër, shtynë padashur me bërryla shitësit e nervozuar, rrëzuan spinaqin, e shkelën me këmbë. Kërkuan të falur me sy të trishtuar, duke bashkuar pëllëmbët dhe përkulur me përulje kokat.
Vironit përnjëherë iu krijua përfytyrimi se zhapiku dhe bretkosa ishin më simpatikë se këta dy njerëz që zvarriten nëpër baltovinën e pazarit. Spërkatin me zift dhe kacafyten me shitësit fatkeq, të cilëve po u shpërdorohej dhe shkelej malli i mbledhur me aq mund e sakrifica.
Vironit nuk i bëhej të qeshte, qëndroi, u mbush me frymë dhe fshiu djersën. Brenda disa orësh mësoi nga jeta shumë gjera,të cilat si kishte menduar më parë. Njohu sa me vlerë dhe e gjithëpushtetshme është kur të do dikush. Sa e madhe është dashuria e May Lee-së, femrës së mrekullueshme që, për djemtë vendas por edhe për vetë atë, quhej ëndërr e purpurte e pakapshme, fluide që i afrohej dhe largohej si era. Nuk mund të prekej dhe të ledhatohej.

Vajza e ëndërrt, e magjishme May Lee i dhuroi gjithçka me fisnikëri, si rrallë ndonjë femër, me gjithë pasionin dhe forcën e shpirtit. Atëhere e kuptoi se ndjenjat e brishta nuk janë lodra, ato janë shungulluese. Dashuria dhe ndjenja e një femre kur të do me pasion nuk ka pengesë ta ndalë. Ajo nuk ishte e akullt, enigmatike, me mjegull të hirtë e shi të imët mbuluar, si pikturat e rëndomta që shiten në pazarin e antikuarëve. May Lee ishte ajri dhe vlaga, ëndrra dhe realiteti, dashuria dhe jeta, vetë dhurata e bukurisë dhe zjarrit femëror. Ajo ishte gjithësia, të cilën ia dhuroi pa ngurrim. Ndjenja, brishtësia, dashuria, sinqeriteti nuk kanë masë dhe peshë të peshohen. Burojnë prej zemrës dhe shpërthejnë si vullkan i zjarrtë.
Vironi nuk besonte se njerëzit aziatikë,të skajit të largët, të kenë ndenja aq të prekshme, të patjetërsueshme, të dallgëzuara si uragane, shpërthyese sa shkundin dhe thërrmojnë malet.
Për herë të parë në jetën e vet u ndje i lehtë, me flatra dhe me frymëmarrje të plotë. Se janë ca gjëra të pashfaqura, të nëndheshme, të cilat lëvizin me tërsëllëm dhe ngrihen me vërtik përpjetë. Të bëjnë ta shijosh jetën, të mbash në buzë mushtin më të papërsëritshëm. E magjishmja May Lee në momentet e mrekullueshme të dashurisë qe ajër i freskët, fllad, këngë, burim gurgullues e përnjëherësh llavë e zjarrtë.
U largua i përhumbur prej saj, duke u kalamendur, vetëm sa kishte hedhur këmbën dhe shkelur lehtë, butë në parkun e Edenit. Pastaj gjithçka rrodhi aq shpejt dhe furishëm, kapërceu i hutuar deriçkën e vogël dhe shtegun e ngushtë të përmbytur nga ferrat dhe drizat. U përkul, gati u zvarrit nëpër monopatin që i treguan, pa i kushtuar rëndësi ferrave dhe gjembave se mund të çirrej apo të shpohej. Vironit akoma nuk i besohej për bukurinë që preku dhe e shijoi aq shumë, kundërmimi i trupit të saj e drithëronte, ndjehej i mbushur aq sa i mbahej frymëmarrja, por i pa nginjur...
Vironit iu duk e neveritshme të bënte rolin e të tremburit, fajtorit, kur nuk kishte arsye. Gjendej si gjithë qytetarët e tjerë në mes të pazarit të madh, ku zallahia dhe rrëmuja ngrihej në kupë të qiellit. Bëri një hap të madh majtas u doli përpara, qëndroi dhe priti të afrohej drejt tij përzierja e shpifur midis zhabjakut dhe bretkosës.
Çao Dao Bu nuk e priste ngulmimin dhe afrimin e djalit, ndaloi disa hapa larg tij, u kapërdi me vështirësi dhe mbajti për krahu shitësin e peshkut. Ajo u pështjellua, nuk e mendonte se huaji do ta vështronte drejt ne sy pa i lëvizur bebja e syrit. I u tha pështyma në gojë, iu bë i hidhur farmak, bëri të kthehej, të ikte nga sytë këmbët në shtegun më të parë midis tezgave, por shitësit e ndiqnin me sy të egërsuar dhe i dilnin përpara. Ajo u shmang, donte të lëvizte në krahun tjetër, gjithsesi rrugina midis tezgave ishte e ngushtë dhe ata me patjetër do të piqeshin. Çao Dao Bu shtrëngoi nga krahu shitësin e peshkut Kim Kum Il dhe shpejtoi hapin me shikim të ulur përtokë.
-Sa mirë që u takuam Çao Dao Bu,- i foli Vironi me nënqeshje të lehtë dhe njëherësh e zhbiroi me sy.
Ajo u përtyp, tërhoqi e hutuar kryet prapa dhe mërmëriti me keqdashje të hapur:
-Nuk di ku ta shoh të mirën e këtij takimi!
Luajti me nervozizëm kryet si kulaçi i lulediellit që lëkundej prej erës, ndërsa shitësi veshllapush i peshkut Kim Kum Il u kollit me ndërprerje.
Vironi u mërzit dhe për një moment mendoi ta zgjaste bisedën me Çao Dao Bu-në, ta ngacmonte dhe të shfryhej me shëmtimin e tjetërsimit të fytyrës së femrës, por ndërroi menjëherë mendje. Nuk duhej ta tendoste akoma më tepër gjendjen. Ajo ishte një bretkosë e keqe që nuk dinte vetëm të kuakte, por edhe të përlyente dhe fëlliqte me ndotje dheun e shkrifët dhe lulet e freskëta. Gjithashtu, nëse ai fshihej, do dredhonte, tërhiqej nëpër fëlliqësirat e pazarit, me siguri do shtohej oreksi dhe dyshimi i përgjueses, shkollares shembullore Çao Dao Bu.
Ai e shoqëroi me bisht të syrit tjetërsimin e fytyrës së vajzës, si metal i ndryshkur, pa larguar prej fytyrës së tij buzëqeshjen cinike.
Vironi përsëri ndjente mëshirë dhe përbuzje për këtë femër fatkeqe, të paditur, që hante veten e vet prej xhelozisë dhe marrëzisë. Ndërsa Çao Dao Bu e urrente thellësisht, përbindshëm, aq sa t’ja nxirrte sytë me thonj këtij studentit të huaj, bukurosh, i cili pabesisht dhe pa pikë turpi u hyri në mes May Lee-s dhe asaj.
Ata u larguan pa kthyer kokën nga njëri tjetrit, por përgjonin me bisht të syrit, ecën me hapa të shpejtuara në skaje të kundërta. Çao Dao Bu u fut sërish me hap nervoz dhe të ngutur në rrugët e ngushta të skajit lindor të qytetit. Vironi doli prej pazarit, me hapa të ngadalta, kapërceu rrugën ndarëse dhe u fut në rrugën kryesore. Duke pasur në krah të djathtë qytetin model, të mrekullueshëm por fatkeqësisht fantazmë, të magjisë socialiste.
Filloi të binte shi. Vironi ngriti jakën dhe shpejtoi hapin. Stacioni i autobusit për të shkuar në qytetin e studentit ishte larg. Dy blloqe më poshtë se monumenti njëzet metra i lartë i derdhur në bronc i udhëheqësit të lavdishëm Kim. Vironi la pas monumentin dhe kaloi me hap të nxituar në anën e kundërt të bulevardit, në trotuar, përballë bllokut të rrethuar me mure dhe hekura të udhëheqësve të lartë të partisë dhe të shtetit.
Shiu vazhdonte të binte, por ai nuk çante kryet, i shkrepi të vraponte. Magjia May Lee i kishte ngelur në mendje. Vajza i dha kënaqësinë më të mrekullueshme. Autobusi i linjës së qytetit të studentit frenoi me zhurmë përpara këmbëve dhe ai kërceu brenda. Makina u mbush menjëherë plot. Shiu filloi të binte me furi, me erë, përplasej mbas xhamave të dritareve, fshirëset punonin me vështirësi.
Vironi vështronte rrëketë e shiut që përdridheshin, dredhonin, rrëshqisnin nëpër dritare dhe ndjeu menjëherë mall të madh për May Lee-në. Provoi pendesë të heshtur, si një pickim në zemër që nuk kishte ndenjur më shumë me të. Dikush e preku në shpatull, u kthye me bezdi, dalloi kaçurrelin dhe buzëqeshjen e gjerë te kubanezit Julio.
-Përskuqja e fytyrës sate më mahniti. Në cilat shtigje të pashkelura barite sot vëllaçko?- i foli Julio me zë të lartë, pa e ndarë buzëqeshjen.
Vironi e ndjeu veten bosh, u nervozua dhe e këqyri tjetrin me vëmendje. Nuk i pëlqeu kur tjetri i futi hundët, përnjëherësh e mbërtheu alarmi i zbulimit të sekretit të madh.
-Në shtigjet e sat ëme Julio,- ia ktheu me ton të thatë.
Julio u prish në fytyrë dhe tundi kokën ngadalë.
-Nuk bëj shaka,- foli me zë të lënduar dhe vazhdoi me ton të ngjirur. - Sa për dijeni, mos i përzje mamatë në biseda hidh dhe prit.
-As unë,- ia ktheu Vironi thatë dhe ktheu kokën mënjane.
Kubanezi Julio hodhi lart kaçurrelin dhe shfryu me inat.
-Ta kam thënë disa herë dreqi me brirë Viron don Zhuani, mos u kruaj shumë me mua. Sa për dijeni nëna ime u vra prej Fidel Kastros katër vjet mbasi ai mori pushtetin. Ajo ka qenë ndër komunistet e para, por nuk ishte dakord me politikën dhe praktikën që ndiqte Fideli, i cili inkurajonte parazitizmin dhe varfërinë. Nëna e kundërshtoi ashpër në një mbledhje plenumi. Fideli shkuli qimet e mjekrës prej inatit dhe e quajti nënën antiparti, antipopull. E përjashtoi dhunshëm nga partia dhe e pushkatoi. Nëna ime ishte ndër femrat më të bukura të Kubës. Im atë, i frikësuar për jetën e vet mëshumë se sa për mua dhe për të rregulluar biografinë, shpëtuar persekutimit u martua me një kushërirë të afërt të mjekroshit, një lëneshë e shëmtuar me eksperiencë. Vunë kurorë, mjekroshi mori pjesë në dasmë, qeshte me zë të lartë. Mbaj mend më kishin veshur me një kostum të bardhë. Ai më mori pranë dhe pyeti babanë: ‘Ky është djali? Babai me vështrim të trembur luajti kryet me të shpejtë. Fideli ledhatoi mjekrën dhe vazhdoi : Ta edukojmë të bëhet komunist i devotshëm.’ Unë shkava prej gjurit të tij dhe ika tutje. Kupton Viron don Zhuani, ndryshe nuk do të isha këtu me ty në këtë skaj të largët aziatik,’ përfundoi me zë të grindur Julio.
Vironi e ndjeu veten keq:
-Më fal Julio,- i pëshpëriti.
Kubanezi shkundi kryet me bezdi, pastaj zbardhi dhembët dhe flaku në çast mërzinë.
-Sa për dijeni, edhe po të ishte ime më gjallë, ti nuk mund të bëje gjë sepse do të paloste me shikim, dreqi me brirë Viron don Zhuani.
Të dy qeshën dhe i rrahën shpatullat e shoqi-shoqit.
-Të dy jemi dreqër të këndshëm, more Julio kubanezi,- i ktheu Vironi.
-Jemi! Përse të mos jemi,- ia bëri Julio dhe zbardhi dhembët: - Ne mbartim mbi shpinë me ndershmëri proletare komunizmin eksperimental.
Shiu vazhdonte të binte, xhamat e makinës ishin veshur me avull. Autobusi bëri një rrotullim të fortë, ndaloi përpara kinoteatrit. Ata kërcyen dhe vrapuan drejt derës së hapur të kinoteatrit. Julios iu fut këmba e djathtë në një pellg me ujë, fytyra e tij u deformua nga ngërdheshja, pështyu në pellg por nuk shau. I trembej përgjimit:
-Këta aziatikë krijojnë pellgje për të njohur mëritë,- pëshpëriti Julio.
Tek kutia e postës, Vironi gjeti një zarf, dërguar nga i ati, zarfi ishte i portokalltë dhe pak më i trashë se herët e tjera. E grisi në cep, brenda gjeti letrën të shkruar me shkrim të madh në fletë fletoreje me kuti dhe dy fotografi të formatit të zakonshëm. Në të dyja fotografitë kishte dalë i ati i qeshur, i lumtur, kokë më kokë me Megi violinisten, mbas tyre dallohej sfondi i detit, me siguri ata duhej të kishin dalë në plazhin e qytetit të Durrësit. Me flokët e Megit luante era dhe ai dalloi ballin pak të kërcyer dhe të gjerë.
Mbrapa fotografive ishte shkruar me shkrim të kujdesshëm:
-Me mall të presim, babai(një hapësirë e vogël bosh, ku ndjehej mëdyshja,më pas) nëna Megi.
‘Nëna Megi,’ mërmëriti me vete. Sikur nuk shkonte, ishte artificiale. Vështroi shiun që binte përjashta. Iu kujtua nënë Vera, sa shpejt lihen mënjanë, sfumohen, derisa harrohen njerëzit e afërt, të dashur edhe pse me ta ke kaluar pjesën më të rëndësishme të jetës. I tmerrshëm qenka harrimi. Nuk do ta harronte kurrë nënën Vera.Vironit nisi ti pihej ujë, fërkoi qafën mbas këmishës dhe hodhi përsëri vështrimin përjashta ku vazhdonte të derdhej shiu dhe rruga ishte e përmbytur nga përrenjtë.
Nuk donte të mendonte gjëra të trishtuara. Ishte i mbushur me kujtime të këndshme, mezi priste të vinte dita e nesërme dhe të mendohej se si të gjente mundësinë të takohej me vajzën që dashuronte. Mbase dhe babai i tij Mirili e donte vërtet violinisten Megi. A mund të dashurojë njeriu dy herë me të njëjtin zjarr dhe pasion? Dikur babai i tij Mirili ishte dashuruar, siç thuhej, çmendurisht me nënën e tij Vera.
Vironi hëngri disa biskota të thata, të zbutura në çaj të vakët, u zhvesh dhe u fut në rroba. Mbështeti kokën në jastëk dhe mbylli sytë, përnjëherësh i doli përpara May Lee e qeshur, e zhveshur, e mrekullueshme...
KRISTAQ TURTULLI

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...