Max Brym, është një hebre me shtetësi gjermane, i angazhuar si ligjërues në Universitetin ''Hasan Prishtina " në Prishtinë,herë pas herë vjellë vrerë ,me qëndrimet e tij bastarde( kritike ) ndaj politikës në Tiranë e Prishtinë, vecanërisht ndaj ish premierit shqiptar Prof.Dr.Sali Berishës si dhe premierit kosovar Hashim Thaçit.
Marksisti Max Brym citon postimin e fundit në Facebook të Sali Berishës për të tërhequr zvarrë Edvin Kristaq Ramën si statujën e Vlladimir Iliç Leninit në Ukrainë, duke e konsideruar z.Berisha si" një kërcënim për luftë civile të një antikomunisti primitive që e ka bërë edhe më parë këtë gjë me vendin e tij pa u ndëshkuar",shkruan Brum në blogun e tij virtual.
Shkrimi i majtistit(marksistit) Max Brym për ata që njohin gjermanishten:
http://www.scharflinks.de/44.0.html?&tx_ttnews[swords]=berisha&tx_ttnews[tt_news]=41135&tx_ttneës[backPid]=65&cHash=cd479f010c.
Shkrimi dhe postimet e Express:
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C18%2C128656
Të bën përshtypje që komentet e lexuesve kosovarë janë pothuaja të gjitha pro ish premierit shqiptar Sali Berisha.Pothuaja të gjitha Reagimet kunder heroit të demokracisë -z.Sali Berisha janë lot krokodili nga bllokmenet (Enveristet) si dhe argatete dhe sejmenet me nofka dhe pa to të Edvin Kristaq Ramës...Pothuaja të gjitha reagimet janë më sharje dhe pa kurrëfarë argumenti.
Berisha shkruan:“Të dashur miq, demokratët e Ukrainës, në një përballje heroike me falangat e regjimit që iu ka bllokuar rrugën drejt Evropës, përmbysën shtatoren e diktatorit, filozofit terrorist Lenin! Le të shprehim ne solidaritetin tonë më të madh dhe urimet më të përzemërta për qytetarët trima të Kievit, që fshinë nga qyteti i tyre shtatoren e përbindëshit të mendimit”, u shpreh deputeti Sali Berisha.
Më tej, duke iu referuar ceremonisë së qeverisë në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e çlirimit të Shqipërisë dhe pranisë së portretit të Enver Hoxhës, Berisha e cilësoi si akt provokues. Ish-kryeministri u shpreh se ashtu sikurse rrëzoi bustin e Enver Hoxhës dhe bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhist, është i gatshëm të rezervojë të njëjtin fat për Edi Ramën.
Sipas Sali Berishës , Rama nuk mund të eci në rrugën drejt integrimit me portretin e diktatorit gjakësor. “Por, në të njëjtën kohë në Tiranë, Edvin Rama feston me portretin e atit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës.
Në Maj të vitit 1991 Unioni Demokratik Europian, që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Evropës, shpalli me unanimitet të plote në deklaratën e Parisit, Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore.
Le të paralajmërojmë ne Edvin Ramën që mendon të eci drejt Evropës me portretin e diktatorit gjakësor, të mos na provokojë, sepse ne që përmbysëm shtatoren e Enverit dhe bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhist, jemi sot më të gatshëm se kurrë t’u rezervojmë të njëjtin fat bijve të tyre”, u shpreh ish-kryeministri, Sali Berisha.