2013-12-17

Jam Jugu i Shqipërisë

Makfire Maqedonci – Canolli

Posted on November 24, 2013
0

makfire
Makfire Maqedonci – Canolli


Makfire Maqedonci – Canolli  lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjershsa e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimi serb.
Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofkat të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre.Makfires, si motër e vëllezërve ”irridentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vrragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një basrisjeje në shtëpinë e saj.
Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shiri i saj poetik po kendonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.
Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqenanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende. 
Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valet e Radio – Diasporës, ku si moderatore e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”,”Floripress”,”Floart”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”,”Prishtina-press” etj.
Gjer tani ka botur përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).

Poezi

Si e bëra Shqipërinë time
Sh-në ia mora shqiponjës në fluturim,
 
që të ndërtoj çerdhe në shpirtin tim.
 
Q-në ia mora në qerdhor qershisë,
që t’i bëj të kuqe faqet e rinisë.
 
I-në ia mora të nesërmen Ilirisë,
që të mësoj rrënjët e Dardanisë.
 
P-në e la herët pranvera mbi lule,
që të bëj nektar për bletë, jo vetëm pekule.
 
Ë-në e piku syri i foshnjës pa gji nëne,
që lumenjtë të sjellin qymësht dhene.
 
R-ja me shi nga retë seç më ra në dorë,
që fëmija të fle gjatë, jo vetëm një orë.
 
I-në tjetër për emrin e atdheut tim,
e gjeta në abetare duke mësuar shkrim-lexim.
 
A-në e gatova mirë nga dheu i mëmëdheut,
që të bëja Shqipërinë me dorë të Skënderbeut.


Jam Jugu i Shqipërisë
Mos më quani vetëm Çamëri
se jam bija e nënës Shqipëri,
jam motër e Preshevës,
Bujanocit e Medvegjës,
Plavës, Gucisë, e Tetovës,
Mitrovicës e tanë Kosovës!
Më dhem zemra e më djeg shpirti
më djeg malli e më përvëlon,
kur Shqipëria e Kosova
pavarsinë po e festojnë.
Mitrovica pa veri,
Plava e Tetova pa liri,
Presheva e Çamëria në robri,
e ju moj shqiptari,
këtë e quani ju pavarsi?!
Thirrni mëndjes e mendoni
njëri tjetrin ta afroni,
mjaft më me përçarje
vrasje, ironi edhe ndarje.
Jeni ndarë si mos më keq
sikur të ishit bukë me kuleq,
keni krijuar njëqind parti
e shtepijën pa çati!
Disa të tjerë bêjnë be e rrfe
ne jemi të lidhur vetëm për fe,
ca krishterë e ca muhamedan
në dorë t’huajve atdheun e keni lën!
Në shumë vende të shpërndarë
disa masakruar e disa të vrarë,
shumë të tjerë i morri gurbeti
vaj vatani e mjer mileti!
Qaj si fëmi mot pas moti
si nuk është gjallë Kastrioti,
t’ja thyej qafën shkaut e grekut
t’ja kthej nderin mëmëdheut,
ta luftonte padrejtësinë
që po bëhet me nënë Shqipërinë!
Prap po vjen i bekuar nëntori
zemra sa s’më del nga krahrori,
do të festohet pavarsia
pa mua e motrat e mija!
Nuk dua të jem mysafir
duarkryq e të bëj sehir,
dua të jem aty prore
në valle dore për dore.
Nëse jeni bijt e shqipes
e stërnipat e Skënderbeut,
bashkohuni rreth flamurit
e lidheni besën e burrit,
mjaft më lat në dorë të huaj
për liri sa shumë po vuaj.
Kur t’bashkohem me motrat e mija
do t’ju them: Me fat Pavarsia!
E ta dijë gjithë bota mbarë
edhe unë jam nga trolli shqiptarë!
Mos më jepni veq premtime
kërkoj ato t’i ktheni në veprime,
mos më quani vetëm Çamëri
se jam jugu i nënës Shqipëri!


UÇK  TË GJITHË DO TË JEMI
Mitrovicë ty të njeh historia
djemt e tu me dy alltia,
një në shokë e një në brez
për ty flakë kemi me ndez!
Me ta prek ty kush kufirin
e tronditim edhe Berlinin!
As në jug e as në veri
toka jonë nuk njeh kufi.
Të lakmojnë ty millosheviçat
drashkoviçat e borkoviçat,
je e “ëmbël” si sheqeri
por je bërë një “mollë sherri”!
Nuk e lëm ne Ibrin plak
t’ja shkurtojnë të bukrin shtat,
nuk je toka e Berlinit
me t’vu murin në vend t’kufirit!
Mos t’mendon kurrë Evropa
që lejojmë më të nda në copa,
nëse prap e kërkonë vendi
UÇK të gjithë do të jemi!




PERËNDIA IME E KA VETËM NJË EMËR 
Tek ti e kam gjithë dashurinë
për ty e thurri unë poezinë,
tek ti unë e gjejë frymëzimin
tek ti e ndiej gjithë gëzimin.
Për ty flijohem nëse do të duhet
për ty tretem edhe bëhem pluhur,
ty të falemnderoj sa të jemë gjallë
që më dhe emrin të quhem shqipëtarë!
Për ty bie në gjunjë dhe ta puthi tokën
për ty jam në gjendjë edhe ta jap kokën,
ty të falem me mishë e shpirtë
për ty lutem natë e ditë.
Për ty do të jemë gjithë jetën fëmi
je dielli im që gjithmonë bënë dritë,
për mua ti je vetë Perëndia
e shtrenjta ime – Nënë Shqipëria!




Dialog me vajzën time, Dalinën
Më trego të lutem
moj e shtrenjta nënë,
pse “Molla e Kuqe”
nuk është për t’u ngrënë?
Bija ime e vogël
moj e bukura bijë,
“Molla e Kuqe”
e ka një histori!
Pse moj nëna ime
ç’far po thua ti,
qysh “Molla e Kuqe”
është në histori?!
Historija e saj moj bijë
është përplot dhimbje
me vrasje e plaçkitje,
masakra e dëbime.
Pra ajo “Mollë” moj nënë
nuk është si mollat tjera?
Gjaku e paska bërë të kuqe,
që të duket sikur nuse?!
Ajo “Mollë” moj bijë
ka një tjetër shije,
ajo dikur sillte
aromë Shqipërie!
Pra sipas teje
moj e dashura nënë,
“Mollën e Kuqe”
nuk duhet me ngrënë?
Jo moj bijë e dashur
atë “Mollë” nuk e hamë,
e kemi si kujtim
nga të parët tanë.
Po sikur t’i bënim nënë
në Amerikë vendin “Mollës”?
Do të na e sillte aromën
të Shqipërisë e të Kosovës!
Ajo e ka vendin moj bijë
në gjirin e Shqipërisë,
por me dhunë e morri
barbarizmi i Sërbisë!
Mjaft moj nënë mos qaj
mos u brengos ti,
se një ditë “Molla e Kuqe”
prap do të jetë në Shqipëri!
Kam besim moj bija ime
se ju brezi i ardhmërisë,
prap “Mollës” do t’i k’theni
aromën e Shqipërisë!


AMANETI PËR MOLLËN E KUQE
Babai im i ndjerë
më pat thënë disa fjalë:
Bija ime e dashur,
kur për mua të kesh mallë,
kujtoje Mollën e Kuqe
ta shuajsh atë zjarrë!
Atje gjyshja jote
dikur u bë nuse,
varret e të parëve tanë
i ke te Molla e Kuqe!
Atje i ndërtoi foletë
dikur vetë shqiponja,
sepse Molla e Kuqe
ishte vetëm e jona.
Që nga Molla e Kuqe
e deri në Çamëri,
quhej toka jonë
me emrin Shqipëri!
Po iku nga kjo jetë
me dhimbje në zemër,
duke e parë Mollën e Kuqe
vetëm nëpër ëndërr.
Kur të vdes një ditë
t’më mbuloj dheu i zi,
ma mbill një mollë te kuqe
te varri im përmbi.
Mos e leni Mollën
ta hajë Milingona,
sepse Molla e Kuqe
është vetëm e jona.
Ky ishte amaneti
i të ndjerit tim eti,
që as dheu vetë
kurrë s’ka për ta tretë!



NËNTËDHJETË E NËNTË PLAGËT E SHQIPES 
Kam nëntëdhjetë e nëntë dhimbje në shpirtë
mbaj nëntëdhjetë e nëntë plagë në krahët e mij,
me kokën e ndarë në dysh padrejtësisht!
Fluturoj përmbi qiellin e trojeve të mija
dhe i kërkoj trimat e dëshmorët
që me gjakun e tyre e skuqën tokën
e mua më është nxirë i tërë trupi,
nga dhimbja e madhe!
Kam nëntëdhjetë e nëntë vite që rënkoj
dhe koka ime më rrinë menjanë,
kur i dëgjoj zërat kah më thërrasin
e trojet dhe bijtë e mi
jan të shpërndarë akoma.
Ishte ai nëntori i dytë i atij viti
që e shpalli Pavarsinë time
të përgjysmuar!
Por në nëntorin e tretë
prap do të fluturoj lart në qiell
dhe me flatrat e mija
do ta shpalli vetë
Mëvetësinë time të vërtetë,
edhe atje ku i ndërtova dikur foletë!
Dhe bota le ta kuptojë,
se durova e prita
përplot një shekull
për Pavarsinë time të plotë!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...