E kush e mendonte që edhe greket do të vinin një ditë në Shqipëri për të punuar? Mirëpo tani ky është një fakt.
Sot, ju prezantojme një nga ato vajza që ka disa javë që udhëton drejt Tiranës për të kërcyer në klubet e natës. Ajo do të na rrëfejë në këtë intervistë se si është të punosh në Shqipëri, e për më tepër se si reagojnë grekët kur ajo i rrëfen se kërcen në klubet e Tiranës, duke gjallëruar kështu edhe kryeqytetin e një vendi që shumë herë kanë rrudhur buzë teksa e dëgjonin të shqiptohej.

Ajo është Iwn (Ion) Dimitriadou, një vajzë 21-vjeçare e cila ka zgjedhur që të punojë në Shqipëri dhe nuk ka kurrfarë kompleksi të tregojë se ajo ndihet mirë në shoqërinë e shqiptarëve.
Iwn si nisi ideja e të kërcyerit në Tiranë?
Unë kam disa javë që kam mbërritur për të punuar në Tiranë. Lindi rastësisht, gjatë një bisede. Unë kam punuar për një kohë të gjatë edhe në klubet greke, edhe si modele. Jetën e natës në Tiranë ma prezantuan, ashtu siç është, e pasur. Kjo më bëri që të mos dyshoj shumë dhe të vij çdo javë për të performuar në klubet e këtij kryeqyteti.

Ju keni punuar edhe në klubet e Greqisë. Ka shumë ndryshime në mënyrën se si bëhet jeta e natës këtu dhe në vendin tënd?
Ka ndryshim muzika. Në Greqi dëgjohet shumë muzikë greke, ndërsa këtu përdoret shumë muzika House dhe Dance. Ndaj edhe nuk e pata të vështirë të ambientohem. Tani kërcej si në shtëpinë time. Këtu nuk ka nevojë që të kesh një kostumografi të përcaktuar, ashtu siç ndodh ndonjëherë edhe në Greqi, ndërsa në vendin tim kam per- formuar edhe me një kostum të caktuar kur më është kërkuar. Dhe përtej të gjitha këtyre, edhe ju ashtu si edhe ne dimë të festojmë e të kënaqemi kur e vendosim që kemi shkuar të argëtohemi në një klub.

Çfarë mendojnë bashkatdhetarët tuaj kur i thoni se punoni në Shqipëri?
Ata nuk kanë ushqyer gjithnjë simpati për vendin tonë. Unë ndihem mirë. Dhe nuk kam kurrfarë problemi që punoj këtu. Më herët, kur i kam thënë miqve dhe të afërmve që punoj këtu në Shqipëri, ata më kanë pyetur vetëm nëse shqiptarët më trajtojnë mirë apo jo? E në fakt, unë i jam përgjigjur se ju më trajtoni shumë mirë, përderisa unë kthehem sërish këtu.

Çfarë nënkupton me faktin që ndihesh mirë?
Ju festoni njëlloj si ne dhe si të gjithë evropianët. Ju nuk dini t'i shmangeni një vajze që kërcen bukur. Unë madje këtu në Shqipëri kam krijuar edhe fansa. Ka shumë persona që tashmë më njohin, pasi u bënë javë që unë vij këtu. Dhe mua më pëlqen që djemtë dhe vajzat nuk e kanë problem ta vlerësojnë një vajzë të bukur. Ndihem mirë edhe sepse paguhem dhe kontratat e bashkëpunëtorët janë shumë korrektë.

Si ka nisur marrëdhënia juaj me kërcimin?
Unë kam vite që merrem me kërcim. Kam punuar edhe si modele. Madje, kam realizuar fotografi me fotografë të njohur dhe kam sfiluar në pasarela të njohura të modës, edhe në Francë. Por, ëndrra ime është të bëhem trajnere personale në palestër. Prej kohësh merrem me palestër dhe më pëlqen të bëhem trajneria e ndonjë personazhi të njohur.
Linja të tilla trupore me siguri kërkojnë edhe një dietë, përveç ushtrimeve në palestër.

Ju mbani dietë?
Po, mbaj. Mbaj sepse kam nevojë të koordinoj kaloritë e fituara dhe ato që do të më duhet të çliroj me ushtrimet në palestër.