2013-12-18

HISTORIA E KOSOVES DHE HOT DOG-ET E DIASPORES



ZEF PERGEGA

Historia, si historia e jone, dallash me gogla me rrenacake e padrone!
Baca Adem! Tash qe kane zene karrike po duan ne histori te mbeten me gjithe kaike. Emrin e tyre e kane shkruan ne bash, bash pa pas asnje qime, por po duan me u hjek me lesh si dash! Shtetin po thone se e kane formue. E uni eshte heroi e nen hunde s’po len njeri me kalue.
E ai komb, baca Adem, qe nuk degjon fjalen e poetit e ka pak ta shkyejne egersirat ne fund te detit!
Nje dite thashe, baca Adem, po dal lart ne kalane e lirise Amerikane te shoh c’ka po bajne harrakocat ne ato mejhane!. Si njeriut, qe i dhemb ne lekure atdheu, i hodha syte nga brigjet tona. Ne nje breg lumi, ne peme ne thara pashe disa kapota te shpuara nga plumbat. Pyeta se kush i ka patur veshur! Disa zogj qe kishin mbetur ne folete e tyre me thane se jane te kapedaneve te pushtetit. I kishin marre kostumet dhe kollaret dhe nuk kishin pritur te laheshin ne ujin e lumit te tyre, po kishin rendur me nxitim te zinin karriket. Era balte po ju vjen se gjaku i te reneve renkon ne trashe me dhene!
Hodha syte matane ne nje pazar. Pashe, Bac Ademi, e c’ka nuk pashe! Qeveritare te krruset me valixhe ne dore e tokat po i blinin serbet dhe ruset. Ah c’po ta shesin edhe nje here, tu ja shperbly Amerikes me nje mendere!
Tash sa kohe po vijne, bac Ademi edhe ne Amerike. I ka marr malli per histori. Po duan te dine se si ka kontribua diaspora per lirine e Kosoves. Po c’ka bajne?! Vijne takohen me Hot Dog-et e diaspores. Burimet historike i mbledhin neper berlloket e restauranteve te Amerikes! Takohen me ekponentet e Titos dhe te Rankovicit dhe jo me familjet e deshmoreve, me ata qe dhane jeten e femijeve, per token dhe lirine! Takohen me antaret e organizatave te krijuara nga Yugosllavia, qe tash kane themeluar organizime te tjera, per ta fsheh te kaluaren e tyre te zeze.
Nje dite kishte ardhur ne Detroit nje luftetar i lirise, por edhe nje fisnik i mire. E pyeta se si po e kalonte ne Amerike. Si ne burg, me tha. Mu rrenqeth trupi se si ka mundesi ta mendonte kete gje. Por ai me shpjegoi se e kishim mbyllur ne nje hotel dhe nuk e linin te takohej me njerez dhe veprimtare te vertete, vetem e vetem qe ai te deklaronte se heronjte e Kosoves ne Amerike, ishin ata te rrejshmit, ata qe i kishin ngul thiken mbas shpine popullit te vet.
Keto dite, Bac Ademi, shkova ne festen e flamuritt tone. Nje i ardhur nga Kosova qe lepinte kocka neper restorantet e shqiptareve deklaroi me ze te forte se filani ishte cerdhja e shqiptarizmit. Asnje nuk duartrokiti se ai ishte cerdhja e serbofilizmit! E di ti bac Ademi se disa kohe me pare disa ushtarake nga Kosova kane shperndare serbofileve certifikata nderi per kontribute per lirine e Kosoves?!
E c’ka bajne tjeter te ardhurit e historise se re te Kosoves, qe duan me e shkrue historire me cirriliket serbe! Dalin ne fotografi para nje rafti me libra tue shkye pula te pjekura, per ta mberthyer lirine ne hekura.
Asnje nuk ka ndonje dokumet historik, vetem perralla tregojne se mos zene ndonje ciflik. Turp u qofte e marrja i mbulofte! A ka mbet more ndonje za i sinqerete, per c’ka luftuat qe qiellin ta mbulojne keta skiftere?! Bac Ademi, keta qe vijne ketu ne Amerike, pashe besen, si ka mundesi qe i shoqerojne te njejtit njerez?! Pika bythes u qofte he e debzez!
Historine duhet ta shkruajne historianet dhe jo shitesit dhe hajvanet! Tu u mundue me e fut mutsihanen ne histori, ajo fekale ka me pjelle o njeri!
Bac Ademi. Gjumin e sublimit e befsh te ambel se keta po hane corbe e po thejne pshesha ne tamel, pa e shkrehur nje pushke, tu ja fut tymqe si mushke! Koven me zift ne sy ka per t’ua derdhur historia, le te merren me partina!
Deshmoret e kombit jane urata, tradhetarve u varin ne qafe dekorata! Ani se!

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...