2013-12-16

Protesta masive në Kiev

Rreth 200 mijë protestues pro-evropianë u grumbulluan mbrëmë në kryeqytetin e Ukrainës kundër përpjekjeve të presidentit Viktor Yanukovych për të forcuar lidhjet me Rusinë, ndërkohë që Bashkimi Evropian njoftoi se do të pezullojë bisedimet e asocimit me Kievin.
Pak minuta para tubimit, shefi i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Stefan Fuletha në Twetter se blloku prej 28 vendesh po i pezullonte bisedimet deri sa të merrte një angazhim të qartë nga presidenti Yanukovych se Ukraina do ta nënshkruajë marrëveshjen.


Ai tha se argumentet e qeverisë për përmirësimin e kushteve të marrëveshjes nuk bazohej në realitetin.
Presidenti i Ukrainës Yanukovich pritet të shkojë të martën në Moskë për bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin. Protestuesit që mbushnin sheshin e Pavarësisë në Kiev shqetësohen se këto bisedime mund të çojnë në një aleancë më të ngushtë mes dy vendeve fqinje.
Protestat shpërthyen muajin e kaluar pas një vendimi presidencial për t’u tërhequr nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Kievi tha se do të përqendohej në përmirësimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me Rusinë.
Ushëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, ka akuzuar Moskën për gjëndjen e tensionuar. ”Fqinjët tanë rusë po ushtrojnë presion dhe presin që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Doganor, edhe pa nënshkruar marrëveshje. Rruga drejt këtij qëllimi është gjakderdhja në rrugët e Kievit” ka theksuar ai.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar se beson se mos marrëveshjet mes Ukrainës dhe BE-së, mund të kapërcehen.
Duke folur sot në Bruksel, zonja Ashton, ka theksuar se ajo ndjen se BE-ja “mund të punoj me Ukrainën për zgjidhjen” e problemeve, qoftë nëpërmjet vetë Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ose sektorit privat.
Ajo, poashtu, ka theksuar se kriza nuk duhet të ketë ndikim negativ në raportet e BE-së me Rusinë, që është akuzuar se i ka bërë presion Ukrainës, që të mos e nënshkruaj Marrëveshjen e Asocimit me BE-në.
Bashkimi Evropian dje ka pezulluar bisedimet me Ukrainën, për marrëveshjen madhore ekonomike dhe politike.
Ndërkohë, mijëra protestues në Ukrainë edhe gjatë natës kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit Kiev.
Bashkimi Evropian ka njoftuar të dielën se ka pezulluar bisedimet me Ukrainën, në lidhje me një marrëveshje të tregtisë dhe bashkëpunimit, duke thënë se argumentet e dhëna nga Kievi “nuk kanë baza në realitet”.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka shkruar në Twitter, se i ka thënë zëvendëskryeministrit të parë të Ukrainës, Serhiy Arbuzov, javën e kaluar, se diskutimet e mëtejshme për marrëveshjen varen nga angazhimi i qartë i Qeverisë në Kiev për ta nënshkruar atë.
Në zhvillimet brenda Ukrainës, dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës janë tubuar sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, për të rritur presionin kundër presidentit Viktor Yanukovych, për shkak të refuzimit të marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të marrëdhënieve më të afërta me Rusinë.
Mbështetësit e qeverisë, ndërkohë, kanë organizuar një tubim rival në Sheshin e Evropës.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...