2014-07-04

Incidente në protestën e sotme në Shkup

Incidente në protestën e sotme në Shkup – FOTO dhe VIDEO
Dhjetëra protestuesë të lënduar nga dhuna policore, dyqane dhe vetura të dëmtuara, xhama të thyer, protestues të arrestuar – kjo është në pak fjalë bilansi i protestës së sotme në Shkup.
Disa mijëra shqiptarë protestuan në Shkup kundër proceseve të montuara gjyqësore. Vetëm disa ditë më parë, 6 shqiptarëve nga Shkupi iu shqiptua dënimi burg i përjetshëm për një vrasje të pesëfishtë të kryer në Liqenin e Smilkovcit në Shkup. Procesi është ndjekur nga parregullsi të shumta, dhe mungesë dëshmish. Kryeprokurorja ka ndikuar në gjykim me mendimin dhe qëndrimin e saj personal. Të gjykuarit u quajtën terroristë dhe fajtorë që në ditën kur ata u privuan nga liria edhe atë nga ana e Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Protestuesit shqiptarë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre edhe kundër pjesëmarrësve shqiptarë në qeveri të cilët po dështojnë të mbrojnë interesat shqiptare dhe të sigurohen të shkojë në vend drejtësia.
***
Protestuesit janë afër Bit Pazarit nga ku duket një tym i zi. Të përkujtojmë, mijëra shqiptarë sot protestuan në Shkup kundër gjykimit të 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm edhe përkundër mungesës së dëshmive për fajin që akuzoheshin.
Protesta eskaloi në dhunë, policia ka dhunuar qytetarë dhe gazetarë që kanë qenë prezentë, dhe ka përdorur shok bomba dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Mijëra qytetarët që sot dolën në protestë kundër gjykimit të padrejtë të 6 shqiptarëve në rastin MONSTRUM kanë përdorur parulla si: JANKULLOVSKA TERRORIST, SHTET MAFIOZ, ALI QENI – ALI QENI, etj. Përkujtojmë se protesta eskaloi dhe policia përdori dhunë ndaj qytetarëve që ishin grumbulluar të shprehin pakënaqësinë.
***
Me mijëra qytetarë shqiptarë janë duke protestuar para Gjykatës Themelore në Shkup për të shprehur pakënaqësinë nga gjykimi me burg të përjetshëm i 6 shqiptarëve edhe përkundër mungesës së fakteve. Përkujtojmë që shumë qytetarë sot paradite kanë pranuar SMS ku u është kërkuar mos dalin në protestë.
I gjithë kompleksi gjygjsorë në këto momente është i rrethuar nga forcat speciale të EBR, ndërsa në bulevardin Goce Delcev dhe Krste Misirkov jan hedhur shok-bomba dhe gazlotsjellës nga ana e policisë në tentim për të shpërndar masën e protestuesve të cilët hidhnin me gurë ndaj objektit të gjykatës.
Kordoni policor po tenton që masën e protestuesve ta shty drejt Bit Pazarit. Disa nga protestuesit janë arrestuar. Në terren jan disa automjete të Ndihmës së Parë. Sipas informatave nga terreni, janë lënduar disa policë, por edhe disa protestues./Shqipmedia
00000
0
0
0
0a
0b
0c
000
00
0
01
02
03
04
05
06
07
08
09
010
0a1
000
00
0
0
000
00
0
00
00000
01
02
0
0000


2014-07-03

Ka nisur ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani Elezit.

Refuzimi i ambasadores Jacobson për të folur në ceremoninë e përurimit të autostradës e ka nervozuar Hashim Thaçin. Në fotografitë e publikuara nga qeveria në largim, Thaçi është kujdesur që të mos duket edhe ambasadorja amerikane.
Në të kaluarën fotografitë me diplomatë perëndimore dhe veçmas ata amerikanë ishin më të preferuarat për shefin e qeverisë.
Në vend të kësaj, janë publikuar fotografi të Thaçit duke drejtuar makinerinë e Bechtelit.


Ambasadorja amerikane refuzon ftesën e Thaçit për të folur në përurimin e autostradës



Siç ishte paralajmëruar, në Uglar, afër  FushëKosovës, ky akt ka nisur me ceremoni dhe në prani të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, zv. kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadores së ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës, aktualisht të bashkuar në një bllok për të marrë qeverisjen e vendit, e cila ka kundërshtuar ndërtimin e këtij objekti, si joracional për mundësitë e vendit.
Ambasadorja e ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e ftuar që të marrë fjalën në këtë ceremoni haptas refuzoi, pa dhënë sqarime se pse e bënte këtë gjë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Thaçi bëri të ditur se kjo autostradë do të pagëzohet me emrin e politikanit nga më të shquarit të hapësirave shqiptare, Arbën Xhaferit.
“Rruga 6 do të lidhë kombet e dy vendeve, të Kosovës e të Maqedonisë” , u tha me këtë rast. “Ajo do të lehtësojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, por edhe të tjerëve në rajon”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi.
“Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup është projekti më madhor i ynë që hynë në kuadër të pikave prej më të rëndësishme që kemi prezantuar në Misionin e Ri, para qytetare të republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Kjo autostradë parashihet të kryhet brenda 42 muajsh nga dita e sotshme dhe do të kushtojë 600 milionë euro.
Ndërtimi i Rrugës 6, që deri në kufirin me Maqedonin është rreth 55 kilometra, iu ka besuar kompanisë turko-amerikane, Bechtel-Enka, e cila ka ndërtuar edeh autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë para të pranishmëve se, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është një projekt madhor i Qeverisë Thaçi.
“Po vazhdiojmë historinë e suksesit në Kosovë. Vetëm disa muaj më herët përfunduam rrugën e 7, Autostradën e Kombit. Sot po fillojmë autostradën e re, projekt madhor për Kosovën dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Nehat SHAQIRI-Hajrullah Tërnava: Politikanët tanë fajtorë për gjendjen në veri të Mitrovicës

Tërnava: Politikanët tanë fajtorë për gjendjen në veri të Mitrovicës

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se është e dhimbshme që pas shumë bisedimeve që i udhëhoqi Qeveria në ikje me Serbinë, nuk po vërehet asnjë përparim në veri të Mitrovicës, dhe se në një situatë të tillë të krijuar është shumë e qartë që serbet të veprojnë ashtu si ju shkon për shtati situata në të cilën ndodhet Kosova jonë e mjerë.
“Për ta dëshmuar këtë si e thash më lartë normal që serbet sillen në mënyra të tilla dhe ndërprenë ndërtimin e shtëpive në Kroin e Vitakut e ishalla nuk ju shkon mendja edhe në vende tjera me ndërmarr vendime të ngjashme. Populli e ka thënien e vet se në një shpi ku s’ka maçorrë mijtë bëjnë dasmë. Edhe që nuk jemi në gjendje sepse na mungon baza ligjore dhe forca ekonomike financiare (Ushtria me armatim të fortë). Përfaqësuesit tonë politik, bëjnë politika të paqëndrueshme duke rrahur gjoks me fjalë të pamatura duke e thirrur popullin në protesta e duke ju premtua se nëse deri nesër nuk hiqen barrikadat do të shihet se çka ka me ndodhë”, vlerëson Tërnava.
Ai pohon se, të nesërmen ndodhë ma e keqja dhe protestuesit në mënyrë të pakontrolluar sulmojnë me gurë e gjësende të ndryshme policinë e cila është e detyruar për me e mbajt rendin dhe qetësinë sipas ligjit, ndërsa shumë prej tyre marrin edhe lëndime të ndryshme.
“Kryetari i cili e thërret popullin në protestë në ato momente s’dinë çka me bë e që kishte me qenë korrekte së paku me dhanë dorëheqje. Prandaj nuk është për me u çuditur pse serbet ndërpresin ndërtimin e shtëpive të shqiptarve, qesin barrikada nëpër rrugë etj”, thekson ai.
Sipas tij, në vend se Kryetari i qytetit të Jugut të Mitrovicës të është i përmbajtur dhe i vëmendshëm dhe ta thërret ndërgjegjëjen e faktorit ndërkombëtar që ka ndërmjetësua në bisedat serbo-shqiptare “(duke ja ditë hallin vetit) dhe me urtësi të mirë duke i lëvdua dy palët që mos të këtë pengesa nëpër rrugë se Evropa tani po hapet për të gjitha pjesët e saj dhe ne së bashku duhet të rrugëtojmë në atë drejtim dhe sa më parë të futemi së bashku aty ku e kemi vendin”.
Tërnava pohon se, serbët duke i pa paaftësitë e shqiptarëve, shumë e kuptueshme që marrin aso vendime që na turpërojnë para faktorit ndërkombëtar dhe vendor.
“Kërkesat e shqiptarëve për qetësimin e situatës dhe fqinjësisë së mirë tani kur nuk je i fort duhet të zhvillohen në përafrimin me fqinjët duke kërkuar garanci prej faktorit ndërkombëtar që të zbatohen marrëveshjet e arritura në bisedimet e zhvilluara mes dy qeverive nëse ka pas marrëveshje”, thotë Tërnava.

Milazim Krasniqi i vërsulet Veton Surroit:Kafshimi (fejtonistik) i Veton Surroit

Publicisti  Prof.Dr.sc. Milazim Krasniqi, përndryshe edhe profesor i gazetarisë në Universitetin  Hasan Prishtina në Prishtinë, si dhe babai i Ministrit  Mr.sci. Memli Krasniqit, në gazetën e deputetes së PDK-së,në gazetën Kosova sot,2 korrik 2014,faqe 8  të ish kryeredaktorës së kësaj gazete z. Margarita Kadriu, ka botuar një tekst të gjatë rreth librit të Veton Surroit “Kafshimi i Gjarpërit”.Prof i mirënjohur  Dr.sc. Milazim  Krasniqi në këtë tekst e akuzon rëndë Veton Surroin për, siç thotë ai “hakmarrje” ndaj Hashim Thaçit.

 Në vijim: teksti i Krasniqit.

Këmbët e gjarprit, Koha, Prishtinë, 2014
Botimi i këtij pamfleti në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 dhe afrimi i Surroit me lëvizjen “Vetëvendosje” është i lidhur me ambicien për t’iu hakmarrë disi Hashim Thaçit dhe në të njëjtën kohë për të gjetur një vrimë, për t’u rikthyer në politikë. Ish-miku i tij, tash protagonisti më negativ i pamfletit, Hashim Thaçi, portretohet si dikush që ia ka luajtur lojën, prandaj Surroi ia ka drejtuar atij armën e kafshimit hakmarrës, kësaj here në formë fejtoni. Natyrisht, me synim që të ketë ndikim edhe në vendimmarrjen politike antithaçiste. Por, kafshimi i fejtonit të tij (në krahasim me kafshimin e Suarezit) është më helmues
Shkruan: Milazim KRASNIQI

Pamfleti “Këmbët e gjarprit” i Veton Surroit është bukur argëtues, edhe pse intenca e autorit do të ketë qenë e kundërta e të qenit një pamflet argëtues. Intenca e autorit sigurisht ka qenë që këtë pamflet ta shfrytëzojë si një armë të hakmarrjes ndaj kundërshtarëve të tij politikë, me Hashim Thaçin në krye të tyre, të cilin e shënjestron si një uzurpator të fronit. Ideja që pamfleti të jetë një armë që godet kundërshtarin, i vërtitet autorit në kokë tërë kohën, siç di të vërtitet bezdisshëm një xekërr rreth bishtit të një demi.

 Ky pamflet vërtet është një përpjekje inatçore e autorit të tij për një hakmarrje sa më spektakolare. Prandaj, në këtë vështrim të shkurtër, do të trajtohen vetëm disa prej këtyre hakërrimeve të autorit, të stisura në formë konceptesh, idesh e komentesh, që i zbulojnë motivet e autorit për të përdorur këtë stil bizar të shkrimit. (Më protagonistin dhe me personazhet e pamfletit nuk do të merrem për asnjë çast, meqë objekt i shkrimit është autori dhe pamfleti i tij.)
Për shkak të mungesës së formimit akademik adekuat me punën që ka marrë përsipër, (ndriçimin e disa të vërtetave politike e historike), Veton Surroi e nis pamfletin me një përfytyrim halucinant, se çfarë do të ndodhte po të mos ndodhte ajo që ka ndodhur! Kjo tingëllon disi ngjashëm më një varg poetik alogjik të Njegoshit: “Le të bëhet ajo që nuk mund të bëhet!” Përderisa në poezi edhe mund të përdoret figura e oksimoronit, në shkrimin publicistik kjo nuk ka kuptim. Nëse do të përdorej kjo pikënisje jologjike në historiografi, asnjë ngjarje historike nuk do të mund të kuptohej. Si do të mund të kuptoheshin ngjarjet e ndodhura në historinë e Romës, nëse do të fillohej me mendimin se çka do të ndodhte sikur të mos ishin ata që ishin në histori Augusti, Paul Emili e Tibëri, përkatësisht sikur ata të bëheshin çobanë në provinca të humbura? Dhe, pastaj e gjithë historia e sajuar të ishte produkt i një përvoje të sjellë vetëm nga një dëshmitar, edhe ai i fiksuar pas batutave të tij, të seleksionuara me keqdashje ekstreme. Asgjë nuk do të kuptohej, përveç spekulimit ordiner.

Një pamflet spekulativ

Teksti i pamfletit “Këmbët e gjarprit” i V. Surroit e ka këtë fat të keq, është spekulativ dhe i mbështetur në disa batuta keqdashëse e banale, të nxjerra si me pincetë nga moria e ngjarjeve. Surroi e fillon kështu pamfletin e vet: “Kjo histori, historia e Kosovës, ka mundur të dukej ndryshe po të kishte vendosur ashtu si nuk deshi, në pranverë të vitit 1999, Hashim Thaçi të bëhej arsimtar i saj, i historisë, në Malishevë”. 
Edhe çështja e zgjedhjes kryetarit të Kuvendit mund të shkoj në Kushtetuese
E para, ky vlerësim fillestar për rolin e individit në histori, është tendencioz e bizar, sepse historia e asnjë vendi, e aq më pak një vendi si Kosova, që u çlirua nga NATO-ja dhe u pavarësua nën një mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare, nuk varet vetëm nga një individ, cilido qoftë ai. As nga katër individë nuk varet, qofshin ata historianë a çkado tjetër. Janë jo vetëm shumë individë, po edhe shumë faktorë politikë, ideologjikë ekonomikë, ushtarakë, kulturorë, fetarë, teknologjikë, etj., që ndikojnë në fatet e një vendi. Roli i individit në këtë kontekst është i limituar. Por, në mendjen e autorit të pamfletit “Këmbët e gjarprit” shihet se ka mbetur i gjallë interpretimi stalinist i historisë, sipas të cilit fati i një vendi është përcaktuar nga roli që ka pasur lideri revolucionar. Qoftë Lenini, qoftë Stalini, qoftë Titoja, ose Enver Hoxha a cilido tjetër i sërës së tyre. Bile, për Enver Hoxhën ka pasur pikërisht këso interpretimesh naive: çka do të ndodhte më historinë ë Shqipërisë, po të mos shkonte Enver Hoxha atë ditë në mbledhjen themeluese të PKSH-së? Këtë shemë të të menduarit naiv e ka përvetësuar Surroi, për të na e shpjeguar historinë e re të Kosovës. Ndërsa, gjithkush e di që gjërat që kanë ndodhur, në një proces të njohjes logjike, nuk mund të revokohen dhe as të interpretohen ndryshe nga rendi që kanë krijuar. 
‘Blerja’ e deputetëve nga PDK, skandal turpërues!

Aristoteli para më shumë se dy mijë vjetësh e ka zbuluar dallimin ndërmjet historisë dhe poezisë, kur pati thënë së historia është ajo që tregon çka ka ndodhur, ndërsa poezia paraqet atë që ka mundur të ndodhte. E çuditshme më duket që as kaq gjë nuk paskësh mësuar pamfletisti ynë nga gjithë urtësia e Aristotelit! Po ta kishte mësuar vetëm kaq gjë, nuk do të lamentonte pse nuk ka mbetur në gjimnazin e Malishevës Hashim Thaçi, në të Drenasit Jakup Krasniqi e Ibrahim Gashi, ndërsa në atë të Suharekës, Enver Hoxhaj! Kjo punë në një konceptim poetik edhe mund të shtrohej kështu, por jo në një ligjërim publicistik, që synon të shpalosë fakte jetësore dhe historike njëherësh. Pra, nga kjo anë ky pamflet është një huqje e madhe, por një huqje vetëm e radhës, kur është fjala për Veton Surroin. Ai në përgjithësi është një huqës i madh. Por, edhe në këtë pamflet ai përpiqet me këmbëngulje që të fshehë huqjet e veta dhe të nxjerrë në spikamë vetëm bëmat e veta, gjithqysh më peshë historikë, sipas tij.

Huqjet e autorit
Surroi e shëtit lexuesin e këtij pamfleti nëpër episode ngjarjesh, që nga themelimi i qeverisë Bukoshi në një shtëpi private e deri të parafimi prej tij i Marrëveshjes së Rambujesë. Por, Surroi i fsheh bash siç i fsheh gjarpri i vërtetë këmbët, disa angazhime të tij problematike, që po të kishin pasur sukses, Kosova kurrë nuk do të kishte një qeveri të veten, nuk do të shkonte në Rambuje, nuk do të çlirohej nga Serbia e aq më pak të bëhej shtet i pavarur.
 Fjala vjen, po të fitonte koncepti i UJDI-it në ish-Jugosllavi e Kosovë (ku Vetoni ishte kryetar i filialit të UJDI-it) mbetja e Kosovës nën Jugosllavi, do të ishte e paevitueshme. (Këtë gjë e lamenton autori: në rast të fitores së konceptit të UJDI-it, katër historianët- personazhe të fejtonit të tij, bashkë me të tjerët që janë aty) vërtet nuk do të kishin kurrfarë gjasash për karriera politike e akademike.) E dyta, po të dilnin shqiptarët në zgjedhjet lokale të Serbisë ne mesin e viteve nëntëdhjetë, ngjarjet do të merrnin drejtimin e integrimit në Serbi e jo të luftës për pavarësi. 
Edhe po të triumfonte koncepti i dialogur pa ndërmjetës me Milosheviqin ( 1998), ku Surroi ishte pjesë e grupit, ai koncept do të hapte procesin e riintegruimit të Kosovës në Jugosllavinë e Zhablakut. Ka edhe shumë huqje të tjera Surroi, por që i fsheh fort edhe në këtë fejton dhe gjithkund, sikundër që acarohet shumë me ata që ia kujtojnë ndonjëherë. 

Bile ai di të organizojë me kompaninë e vet mediale edhe fushata të egra hakmarrëse e shantazhuese, siç ka organizuar disa herë edhe ndaj meje. (Libri im “Horrat në krye të detyrës”, 1998, ka qenë një përpjekje vetmitare, për të frenuar njërën nga fushatat e hidhura të tij.) Më këto mënyra të presionit e shantazhit, Surroi ka arritur të frikësojë jo pak njerëz dhe tash të rishfaqte në edicion të ri si “veprimtar i madh i kauzës kombëtarë”.

 Ndërsa, ditën për diell dihet se në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë Surroi ka qenë një integrist jugosllav me damkë. E vërteta është se në vitet 1998/1999 filloi të përkrahte me gazetën e vet edhe luftën çlirimtare, për çka i ka pasur dy objektiva, e para dobësimin dhe mundësisht rrëzimin e autoritetit të Rugovës, gjë që e ka bërë më njëfarë suksesi dhe e dyta, shndërrimin e grupimit të tij në një krah politik të UÇK-së. (Një libër mund të shkruhet për fizkulturat e tij në këtë periudhë.)

E drejta, efektet e frikësimit të politikanëve, biznesmenëve intelektualëve nga grupi mediatik i Surroit, në këto vitet e pavarësisë kanë filluar të japin duken. Shumë njerëz nuk duan të hyjnë në sherr me Surroin, sepse ua ndërsen mediet e veta dhe një spektër çakejsh nga disa OJQ, ashtu që e bën njeriun për kurkrundi, si thonë tetovarët.
Zhvlerësimi i vlerave kombëtare
Mua më duket se edhe personazhet e fejtonit të tij ia kanë lëshuar rrugën këto vite, nga bezdia që u shkaktojnë mediet dhe OJQ-të surroiste.
Nga ana tjetër, gjeneratat e reja, më nuk e dinë kush çfarë ka bërë në vitet tetëdhjetë ë nëntëdhjetë, veçse i marrin si të mirëqena manipulimet e tashme të tij, si puna e këtij fejtoni, që nën ritmet e reklamës në mediet e veta, është shndërruar në tam-tame të një propaganda shurdhuese.

Në këtë kontekst, Surroi i ka ngarkuar vetes dhe medies së vet edhe një detyrë të madhe: krahas zhvlerësimit të vlerave mirëfilli kombëtare, krahas amnezionit për bëmat e tij e të sishokëve të tij filojugosllavë, të realizojë edhe rehabilitimin e vlerave të jugosllavizmit dhe të komunizmit. 


Në këtë rast qasja e tij është mjaft racionale: ai e di se pa e kompromentuar luftën çlirimtare, UÇK-në, shtetin e ri të Kosovës, figurat kryesore të luftës çlirimtare dhe vlerat që lidhen me shtetin tonë të ri (flamuri, himni, etj) nuk mund të bëhet rehabilitimi i të kaluarës me parashenjë jugosllave e titiste.

 Ndërsa, mediet e Surroit këtë gjë po e bëjnë më ngulm tash sa vite, pra, prezentimin e shtetit dhe të shoqërisë së tashme si të dështuar, për ta hapur kapitullin e riinterpretimit të së kaluarës nën Jugosllavi, ku familja e tyre e gjerë do të rimerrte epoletat e ndukura. 
Prandaj edhe në pamflet ndihet urrejtja ndaj familjeve fshatare, që nxorën rebelë e revolucionarë enveristë, që e prishën idilin e jetës urbane e në mirëqenie të madhe të një shtrese të integruar në shtetin jugosllav. 

Në pamflet Surroi nuk jep përgjigje se pse nuk kishte as shkollë fillore në Drenicë (konkretisht në vendlindjen e protagonistit të pamfletit të tij, Hashim Thaçit, veçse pyet pse kishte fare shkolla në Drenicë, që dosido mundësuan shkollimin e “uzurpatorit të fronit”, që bëri ç’bëri, erdhi në Prishtinën (e Surroit?) dhe ia uzurpoi edhe fronin që me Kosovën brenda shtetit jugosllav, do të ishte i rezervuar, o për Vetonin o për ndonjërin nga sivetonët filojugosllavë.

 Nga fryma e pamfletit rezulton se po të mos kishte fshatarë, po të mos kishte Drenicë, po të mos kishte shkolla shqipe, po të mos kishte luftë antiserbe, pushteti do të mbetej në duart e Surroit përkatësisht të sishokëve të tij. 

Edhe pse “shpërblimin revolucionar” Veton Surroi dhe familja e tij e kanë shfrytëzuar për një gjysmë shekulli, kjo nuk u ka mjaftuar dhe nuk u mjafton. Ata duan që sërish ta rikthejnë kohën e artë të baballarëve dhe nënave të tyre revolucionare dhe privilegjet që shkojnë me revolucionin. 
Kurrkush më mirë se klani i Surrojve nuk e di lezetin e “shpërblimit revolucionar.” Për këtë arsye edhe organizojnë herë pas herësh trazira të dhunshme, ku marrin pjesë aktivisht, ose para KEK-ut, ose në oborrin ë universitetit publik, (madje edhe në sallë, ku studentët mbajnë provime), për të rrëzuar kundërshtarët ideologjikë, që ua paskëshin uzurpuar privilegjet, pra për ta rikthyer “shpërblimin revolucionar”.


Mësymje hakmarrëse
Kësisoj, pamfleti i Veton Surroit ka objektiva ambicioze: të hakmerret ndaj kundërshtarëve, uzurpatorëve, veçmas Hashim Thaçit, uzurpatorit të karriges së rezervuar, ose mbase të premtuar për Vetonin, nga baca Fadil. 

Por, kaq e shfrenuar është kjo mësymje hakmarrëse, sa që është e shndërruar në karikaturë, njësoj siç mund të shndërrohet një buzëqeshje e shtirur në një grimasë të neveritshme.

Pamfleti zbulon saktësisht se si Surroi e shikon veten në pasqyrën e thyer të batutave të veta pa kripë, nga të cilat synon të bëjë një histori të bujshme dhe mbi shkumën e asaj buje të notojë derisa të rikthehet disi në pushtet, tek “shpërblimi revolucionar”.

Botimi i këtij pamfleti në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 dhe afrimi i Surroit me lëvizjen ‘Vetëvendosje’ është i lidhur me ambicien për t’iu hakmarrë disi Hashim Thaçit dhe në të njëjtën kohë për të gjetur një vrimë, për t’u rikthyer në politikë. 
Ish-miku i tij, tash protagonisti më negativ i pamfletit, Hashim Thaçi, portretohet si dikush që ia ka luajtur lojën, prandaj Surroi ia ka drejtuar atij armën e kafshimit hakmarrës, kësaj here në formë fejtoni. 

Natyrisht, me synim që të ketë ndikim edhe në vendimmarrjen politike antithaçiste. Por, kafshimi i fejtonit të tij (në krahasim me kafshimin e Suarezit) është më helmues. 
Në fakt, Surroi me këtë fejton po edhe me grupin e vet mediatik, kaherë është shndërruar në një lider si kontaminues i komunikimit publik.

OVL-UÇK: Surroi është i dështuar dhe i dyshimtë

Bota Sot | 29.05.2014 11:40
OVL-UÇK: Surroi është i dështuar dhe i dyshimtë
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e indinjuar thellë me deklaratën e Veton Surroit, nuk mund të mos reagojë publikisht ndaj përpjekjeve për ta njollosur, shpërfillur apo tjetërsuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar kundër pushtuesit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre si dhe rezultateve historike të saj.
Kështu, ajo ka reaguar rreth deklaratës së Surroit, duke thënë se deklarata të tilla, vijnë nga njerëz të dyshimtë.
Kjo është deklarata e plotë e organizatës së veteranëve të luftës:
E kemi të qartë se këto përpjekje vijnë nga njerëz të dyshimtë, të dështuar e të deklasuar politikisht, të cilët gjatë gjithë historisë së re shqiptare gjithmonë kanë qenë në anën e gabuar dhe i kanë luftuar publikisht luftëtarët e lirisë! Deklarata të tilla shkojnë drejtpërdrejt në shërbim të luftës speciale e diplomatike që po bën Serbia në përpjekjet e saj, që duke mohuar UÇK-në dhe karakterin e luftës së saj , ta mohojë pavarësinë e Kosovës!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u njoh si e tillë nga NATO dhe bashkësia ndërkombëtare, e populli shqiptar nderon përjetë sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve. Në anën tjetër, OVL të UÇK-së, si përfaqësuese e idealit të luftës për liri e bashkim kombëtar, është anëtare e barabartë në Konfederatën Evropiane të Veteranëve të Luftës dhe në Federatën Botërore të Veteranëve.
OVL të UÇK-së, me këtë rast, falënderon edhe njëherë institucionet e Kosovës, të cilat, me miratimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së e sanksionuan edhe juridikisht karakterin çlirimtar të luftës sonë popullore.

2014-07-02

VERA ISTREFAJ: ARTI ËSHTË SHPIRTI I NJË KOMBI. BËNI KUJDES ME KËTË SHPIRT!

Foto
 Poetesha Vera Istrefaj është lindur në Kukës (më 1 nëntor 1975). Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës. Në vitin 1991 është paraqitur në një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë. Që prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime. Ka botuar librat "Shiu i fundit", "Nënqeshja e ëmbël", "Në akuj digjem", “U jepem udhëve" dhe ka në proces botimi vëllimin "Mbetur jam në pritje". Poetesha kukësiane Vera Istrefaj është juriste në profesion dhe është aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të grave. Në vitin 2009 është nderuar me Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar. Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës, në qytetin e lindjes dhe është përherë në kërkim të alternativave për ndryshime progresive. Në këtë intervistë Vera rrëfen rrugëtimin e saj krijues, si një e apasionuar pas letërsisë u bë juriste dhe aktiviste e të drejtave të shoqërisë cilvile.
Foto: Nga FN DRINI POETK
MOISIU: Duke shfletuar vëllimet tuaja me poezi, e veçanta që më ra në sy ishte se figura të vlerësuara të letrave shqipe janë marrë me poezinë tuaj, kritiku letrar Besim Cenga, kritiku e studiuesi Prend Buzhala, Bajazit Cahani etj. Përpos urimeve për këtë krijimtari cilësore e produktive dëshirojmë të dimë se si jeni ndjerë për këto reçenca kaq dinjitoze e profesionale?

ISTREFAJ:
 Ajo çfarë unë vlerësoj tek referencat janë mendimet kritike, vlerësimet konstruktive. Sigurisht, fjala e mirë e recensorëve më ka bërë të ndihem mirë, por gjithmonë kam lexuar ndërmjet rrjeshtave të këtyre vlerësimeve.


Workshop në Kukës, 30 maj 2012: Vera Istrefaj - ligjeron për Platformën virtuale.

*  *  *

MOISIU: Cilat kanë qenë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit poete? Kush ka qënë poezia e parë?

ISTREFAJ: Që në fëmijërinë e hershme më thoshin se shprehesha bukur, që kisha dell poeteje. Mbaj mend që në klasë të parë kam bërë një tekst këngë për fëmijë, por nuk e kam ruajtur. Shkruaja vjersha dhe mësuesja ime Servete Brasha thërriste shpesh drejtoreshën e shkollës, Kimete Morina, që të m’i dëgjonte tek i recitoja para nxënësve të tjerë. Poezia ime e parë e botuar ka qënë për kufitarin, kushëririn tim që ishte oficer kufiri dhe vinte të dielave në shtëpinë tonë. Më dukej shumë i lodhur, shumë i privuar nga ato çfarë në të tjerët i kishim në të përditshmërinë tonë, ndërkohë që kufitari jetonte në majë të malit.

MOISIU: Ҫfarë ju shtyu ta titulloni me këtë titull?

ISTREFAJ:
 Psherëtima e kushëririt kur bisedonte me babain tim: epo… kufitar… dhe tundja e kokës së babait tim. Ishte gati-gati një ritual.

MOISIU: Kush ka ndikuar në mënyrë të veçantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për t’u bërë poete?

ISTREFAJ:
 Babai, mësuesit, …..sidomos mësuesi im Bajazit Cahani e shkrimtarë të tjerë si Ferhat Cakaj, Petrit Palushi etj. Në udhëtimin tim krijues kam takuar njerëz mbështetës, të cilët i falenderoj dhe u kërkoj ndjesë që nuk po ua përmend emrat

MOISIU: Cila është sfida për të shkruar një poezi?

ISTREFAJ:
 Pamundësia e shprehjes së ndjesisë, drithërimës së shpirtit nëpërmjet fjalëve.

MOISIU: Cilat janë shprehitë tuaja të të shkruarit, p.sh., shkruani çdo ditë, përdorni kompjuterin apo shkruani me dorë?

ISTREFAJ
: Nuk ka një ritual të caktuar. E gjitha është ndjesi, rastësi, fluore.

MOISIU: Ҫfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

ISTREFAJ:
 Është diçka e lindur, por që rritet me formimin e personit. Rritet bashkë me shpirtin e njeriut që e bart.

MOISIU: Poezitë tuaja, janë të një niveli të admirueshëm cilësor e artistik. E ndjeni reagimin e lexuesve dhe çfarë sekreti ka Vera, nëse mundeni ta ndani me lexuesin e krijuesin e gjërë?

ISTREFAJ:
 Unë mendoj që poezia ime është e thjeshtë, e lehtë, njerëzore, femërore. Lexuesit kanë në dorë copëra të shpirtit tim. Më gëzon fakti që vargjet e mia i lexojnë dhe i mbajnë mend të rinj dhe të moshuar. Sado pak që t’i mbajnë mend, ky fakt ka vlerë për mua.

MOISIU: Ju keni filluar të botoni në një moshë relativisht të re, por krijimtaria tuaj sipas shkrimtarit e kritikut Besim Cenga: "Është e fshehta përvëluese e një poezie". Përveç talentit që është meritë e juaja, kujt ia dedikoni arritjet?

ISTREFAJ:
 Mbështetjes së familjes time, bashkëshortit Besnikut, djemve të mij, 17 dhe 13 vjeçare, Veronikut dhe Klevit. Pa dyshim, edhe zotit që më ka dhënë këtë dhunti.

MOISIU: Ju i kini kushtuar vargje të larmishme jo vetëm botës fëminore, delikatesës femërore por edhe stinëve, natyrës, njerëzve, traditave dhe raporteve të tyre, mes të përditëshmes e të bukurës njerëzore, të përmbledhura në vëllimet poetike “Mbetur jam në pritje”, “Nënqeshja e ëmbël”, “U jepem udhëve”, ”Në akuj digjem”, “Shiu i fundit” etj. Cili është “çelësi sekret” që ju mbartni në muzën tuaj?

ISTREFAJ: 
Për shkak të natyrës time, të profesionit, jam gjithmonë në kontakt me njerëzit, pavarësisht statusit të tyre apo vendbanimit të tyre. Gjithmonë në përpjekje t’i kuptoj, të jem pranë tyre, mendja e zemra ime janë nën efektin e ndjesive për gjithë çfarë ndodh rreth tyre dhe rreth meje. Padyshim, lidhja me natyrën është krejt e veçantë. Kam një komunikim të pakushtëzuar me natyrën e bukur të veriut të Shqipërisë, të gërshetuar me mitiken.

MOISIU: A e keni provuar të shkruani në gjininë e prozës?

ISTREFAJ: 
Kam provuar kur isha 14 vjeç, vetëm një herë, dhe çuditërisht, ajo esse është botuar dhe vlerësuar shumë. Jo më pas, mendoj se do kohë dhe përkushtim, ndërsa vargjet rrjedhin, kudo e kurdo. Rrjedhin natyrshëm.

MOISIU: Kush apo çfarë ka qënë ndikimi i juaj më i madh si poete? Cilat janë sfidat më të mëdha për ju në lëvizjen feministe si autore?

ISTREFAJ: 
Dëftimi i shpirtit femëror, vlerave që bart femra, ndjesitë e saj. Asgjë nuk më tund nga besimi se femra, po aq sa mashkulli ka potenciale, vlera, aftësi, ndjesi etj.

MOISIU: Keni qënë e sukseshme këto dy vite si poete, jeni vlerësuar me çmime respektive e të admirueshëm, duke gëzuar kështu edhe admirimin nga lexuesit e shumtë? A jeni habitur kur ju kanë vlerësuar? Si ju bën të ndiheni kjo gjë si autore femër?

ISTREFAJ:
 E padiskutueshme që ndihem mirë, nuk ka arsye të jetë ndryshe. Mendoj se poezia bashkëkohore shqipe ka hyrë në një fazë të re, përballë një reflektimi ndaj zhvillimeve poetike të kombeve të tjera. Më gëzon fakti që jam pjesë e këtyre rrjedhave, pavarësisht, sa sa do të mundem të jem e dobishme në rezultate. Përgjegjshmëria ime në këtë udhëtim është e rritur, ndaj nuk po nxitoj në botime të reja.

MOISIU: Kush është poetja Vera Istrefaj. Kur ktheni kokën pas ndër vite si e shikoni krijimtrinë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivta interesante për të ardhmen?

ISTREFAJ: 
Vera është vajza e dy prindërve të thjeshtë, por të ndershëm. Është gruaja e një burri që di vlerën e bashkëshortes, është nëna e dy djemve që janë në një fazë të vështirë: adoleshenca. Në të gjitha pozicionet, jam krenare për të gjithë dhe ndiej se u detyrohem shumë dashuri, përkushtim, mirenjohje. Në profesion juriste, aktiviste e shoqërise civile, avokate e të drejtave të grave: thjesht një person që dëshiron një shoqëri ndryshe, dinjitoze.

MOISIU: Ҫfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë? Mesazhi për botën e artit…

ISTREFAJ:
 Arti është shpirti i një kombi. Beni kujdes me këtë shpirt! Ushqejeni atë me çfarë ai ka nëvojë. Është arti e kultura ato që bëjnë diferencën në një familje të madhe shoqërish në të cilën ne synojmë të aderojmë.

MOISIU: Ju faleminderit!



Bisedoi: Raimonda MOISIU

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...