2014-07-10

Ambasadorja Amerikane, Tracey Ann Jacobson vizitoi Klinikën e Pediatrisë ,në Prishtinë

Ambasadorja Amerikane, Tracey Ann Jacobson vizitoi Klinikën e Pediatrisë, 6 fëmijë përfitojnë mjekim nga ekipi i mjekëve nga Amerika

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Znj. Tracey Ann Jacobson, ka vizituar sot Klinikën e Pediatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast është njohur nga afër me ndihmesën që kanë dhënë mjekët amerikanë në bashkëpunim me mjekët kosovarë për mjekimin e 6 fëmijëve me probleme në zemër.

Znj. Jacobson tha se ndjehet krenare me mbështetjen që deri tani kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes USAID dhe US ARMY.

“ Falënderoj mjekët për ndihmën që kanë dhënë për fëmijët, fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi, ky ka qenë vullnet dhe nismë e mirë e tyre vullnetare, nuk ka qenë e organizuar nga Ambasada”, theksoi Znj. Jacobson.
Sipas saj, Ambasada Amerikane ka pasur bashkëpunim të mirë me sektorin e shëndetësisë dhe janë realizuar disa projekte në këtë drejtim.

Dr. Kirk Milhoan, Drejtor Shëndetësor i Shoqatës me shpirt dhe zemër, e cila ka mbështetur këtë projekt, tha se është hera 16, që vjen në Kosovë dhe se vazhdimisht ka vërejtur përparime.
“Për herë të parë kam qenë në vitin 2001, atëherë nuk kishte kushte dhe nuk ka pasur kujdes të duhur për fëmijët me probleme në zemër, tani 5 vjet më vonë ka kushte më të mira dhe këta fëmije marrim trajtim më të mirë”, theksoi Z. Milhoan.

Ai tha se është i inkurajuar me të arriturat dhe me profesionalizmin e treguar nga mjekët e Kosovës, edhe pse punojnë në kushte të vështira.

Dr. Isuf Dedushaj, Drejtues i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) falënderoi Ambasadoren Jacobson dhe mjekët nga Amerika për përkrahen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë. “ Në vitin 2013, ka rënë vdekshmëria apo mortaliteti për 15 promil dhe ky është sukses i shëndetësisë së Kosovës”, theksoi Z. Dedushaj.

Dr. Ramush Bejiqi, pediatër-kardiolog dhe organizator i ekipit të mjekëve nga Amerika, njoftoi se janë kryer 6 intervenime nga kardiologjia invazive dhe të gjithë fëmijët gëzojnë shëndet të mirë. Sipas tij, vlera financiare e materialit si donacion kap shifrën 80 mijë dollarëve.

Ekipin e mjekëve nga Amerika dhe Ambasadoren Jacobson, i falënderoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK, Dr. Curr Gjocaj.

Ambasadorja Jacobson, vizitoi nga afër hapësirat e Emergjencës Pediatrike, ku nga afër u njoh me kushtet e mjekimit për fëmijë dhe bisedoj me stafin shëndetësor.

Shpend Fazliu

2014-07-07

ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”

Rasim Bebo

Prof.Dr.sci.Rasim Bebo

U përkujtuan masakrat e Çamërisë të qershorit 1944 dhe të 12 marsit 1945. Emri i Çamërisë u përflak në Prishtinë, në Tiranë në Parlament, kurse këtu në Amerikë u lëshua dhe nje deklaratë nga VATRA. “70 vjet nga tragjedia çame”,ku u shkrua në prozë dhe poezi, u fol me mallëngjim dhe me zemërim për shkaktarët e kësaj tërkuze 70 vjeçare, gjatë së cilës nuk u arrit ajo ombrellë mbrojtëse e “Rezolutës Çame” për të shkuar në OKB, BE, Konges Amerikan, ashtu siç e bëri fqinji jugor para 10-11 vjetëve, Rezolutën greke për të mohuar të vërtetën historike, se gjoja “Çamëria nuk ekziston”. O, Zot, sa armiq të mëdhenj ka prodhuar ky atdhe, tradhtarësh, sidomos në këto 23 vjetët e fundit. Si ka mundësi të mohojë Çamërinë ky “mullari” i kalbur grek, në një bashkim “Fe ortodokse + gjuha greke” ?... Kur ky kombi grek, është pa kombësi, pa racë, pa etnicitet. Boll të dish sado pak greqisht dhe të jesh ortodoks. Një“Mullar”, me 6 kombësi të ndryshme: Shqiptarë, sllavë, bullgarë, rumunë, turq, evgjitë etj. Pra, një konglomerat popujsh, që kisha greke i ka të grumbulluara dhe të lidhur me litarin e xhutës hindjane, (si të anijeve që i lidhin nëpër skela). Mbi këtë “mullar”në shtetin grek, sot sundon ligji nr. 1363, i vitit 1938, i kohës së diktaturës së Metaksait, që ndëshkon krimin e proselektizmit (konvertim fetar). Nëse në Greqi ndërron fenë ortodokse, menjëherë burgosesh. Çfarë vërehen prapa këtyre kodeve greke kishtare e shtetërore?
1. Shteti grek e ka të ligjshme të ndërhyjë në ndjekësit e fesë ortodokse kudo që të jenë, edhe jashtë Greqisë (!).
2. Të tërë ortodoksit shqiptarë konsiderohen greke dhe duhet të drejtohen nga shteti grek.
3. Vendet e ortodoksëve shqiptarë, qenkan greke e në fatet e tyre u dashka ndërhyrja e shtetit grek.
Grekut i është shtuar oreksi dhe kur nuk shikon pengesa, ka filluar kohë më parë për të krijuar “Mullarin e dytë” në Tiranë duke grumbulluar: PD, PS, LSI, PDIU, qeverinë, Akademinë e Shkencave. I kanë lidhur, po me atë litar dhe të kyçur me çelës të hallakatur dhe mbi këtë është Kisha greke që e komandon komisari i saj Janullatos. Pengesë kryesore për bashkimin natyral të trojeve shqiptare janë “të dy “mullarët”, i Athinës dhe i Tiranës”. Bile nuk duan as bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Është fatkeqësi për ne që të futemi në BE, vetëm Shqipëria Londineze, pa trojet e saj shqiptare. Kështu që Çamërinë, greku e ka të ligjëruar se nuk “EKSISTON”, me rezolutën që u ka dërguar forumeve ndërkombëtare, dhe tani i thellohet më shumë varri. Mullaristët e Athinës, influencojnë me prepotencë ndaj mullarit të Tiranës. Për këtë, shikoni faktet: Ministri i jashtëm grek, kur flet me plot kompetencë në qeverinë shqiptare në Tiranë: “Digjoni, ju, shqiptarë! …kujdes: mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi i çështjes çame, mos prekja e çështjes së ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse …”. (Eshref Ymeri, “24-10-2013, ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve).
Kështu që Rezoluta Çame vazhdon të jetë e pamirtuar dhe e bllokuar me urdhër të Athinës. Në vitin 2004, ishte një shans, për të zgjidhur një padrejtësi historike, u njohëm në mënyre të detajuar me rezolutën dhe e mbështetëm menjëherë për ta miratuar nga të gjithë deputetët, thotë kryetari i parlamentit Servet Pëllumbi. Por kjo Rezolutë pengohej nga brenda prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy barrierat kryesore që sabotuan rezolutën. Nano, me telefon nga zyra, tërhoqi deputetët socialist nga mbledhja në prag të votimit, ndërsa Sali Berisha me Xhozefina Topallin, e të tjerë, u larguan nga mbledhja në momentin para votimit. Në parlament ishin 108 deputetë për të votuar. Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, pas votimit jep përfundimin: Rezoluta Çame nuk u miratua, pse kishte marrë 53 vota pro dhe 55 kundra. Rezoluta Çame e pa miratuar shkoi në arkiv. Pas 9 vjetëve, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryetarëve të PD dhe PS u duheshin pesë deputetët çamë për elektoratin e tyre dhe për t’i marrë me lajka, urdhëruan deputetin socialiste me detyrë, kryetar i Komisionit të jashtëm, Fatos Beja, që nxori nga arkivi i kuvendit votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolutë është miratuar, por nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Oh. Çfarë mashtrimi!... Kur vetë deputetët çamë bashkë me kryetarin e tyre e marrin rezolutën “gjoja” për miratim dhe nuk e nxjerrin në parlament për të vepruar me të kundra rezolutës greke, që ka 10 vjet dërguar Forumeve Botërore se “Çamëria nuk ekziston” ... Pra, kjo është tradhti e deputetëve Çamë. Sot nuk duhen fjalët e bukura me oratori të zgjedhur të Shpëtim Idrizit, por duhet vepruar për miratimin e Rezolutës dhe dërguar OKB, BE, Kongresit Amerikan. Boll e ka bllokuar Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe tani në këto 23 vjetët e fundit nga Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama. Dhe si është filluar, kush e di sa do të vazhdojë akoma bllokohet, në qoftë se deputetët çamë nuk vënë kushte : “O, Rezolutën Çame ose largimin nga Parlamenti “. Por ju, zotërinj i jeni futur biznesit dhe spekulloni mbi plagët e gjakut që rrjedh për 70 vjet Çamëria martire, për fajin e bijve të saj që e tradhtojnë.
Ja kush është megallomani Shpëtim Idrizi: “… Por, unë po ju garantoj në emër të 5 deputetëve të PDIU-së që nuk do ta lejojmë më këtë, duke filluar që nga kjo ditë. Ne për këtë jemi këtu në këtë parlament. Kemi heshtur kur ky parlament është kthyer në arenë përbaltjeje dhe denigrimi reciprok. E kemi parë këtë me shumë dhimbje se kauza jonë kombëtariste është përbashkuese. Ne ju duam bashkë për të bërë Punë të Mira për Shqipërinë, si kur jeni në kalë sikur jeni në këmbë, por ne për çështjen kombëtare, për çështjen çame e për t’i parë shqiptarët bashkë kudo që i ka vënë Zoti, nuk do të heshtim kurrë. Po ju garantoj për këtë që nga kjo séancë. Ne jemi një parlament, ku shumica e sotme në pushtet, propozoi një rezolutë, e cila e shpallte çështjen çame si çështje kryesore të diplomacisë sonë. Ajo rezolutë, ashtu si dhe rezoluta e 2004-ës, pra dy rezoluta që PDIU-ja i vuri në lëvizje, i imponojnë qeverisë, të vijë të raportojë periodikisht se çfarë është bërë për zgjidhjen e çështjes çame…”. (Shpëtim Idrizi, “Ftesë për reflektim …”, 26-6-2014).
Me sa mend thua, se pret të të vijë qeveria për të raportuar për zgjidhjen e çështjes çame, kur ajo të tërheq me kapistër për interesat e saj?!... Më mirë kërkoja grekut këtë raportim, se sa Sali Berishës dhe Edi Ramës, se këta janë më grek se greku. Jo z. Shpëtim Idrizi, ju duhet të shkëputeni nga gënjeshtra dhe hipokrizia, që luan sot qeveria shqiptare për ta humbur Çamërinë. Duhet patjetër të kërkoni miratimin e Rezolutës Çame, sa më parë dhe dërgimin e saj bashkë me dosjen e masakrave të bëra nga greku, Forumeve të Larta Botërore, për t’i thënë grekut, ndal, sepse ka gënjyer dhe manipuluar me rezolutën që ka dërguar para 11 vjetëve.
Deklarata e VATRËS ka rëndësi të madhe, kur akuzon grekun si zakonisht, si përpara 100 vjetëve dhe kurdoherë në vazhdim. Është kjo VATRA që hodhi themelet e Shqipërisë që kemi sot. “VATRA dhe DIELLI që në fillim shpallën se “Kryefjala e jonë është: Shqipëria për Shqipëtarët. Dielli u bë avokat për çështjen shqiptare. Ai i priu Vatrës në mbrojtje të çështjes kombëtare, u mësoi shqiptarëve të Amerikës patriotizmin dhe gjuhën e bukur shqipe. Editorët e parë të saj ishin Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, etj. Vazhdon për 106 vite, ( në atë rrugë sot sy patrembur vazhdon editori Prof. Dr. Dalip Greca. Shën. im). (D. Greca“DIELLI zeri I VATRËS, …” 18 qershor 2014). VATRA: Nënvizon: “70 vjet nga tragjedia çame, Greqia ende mban të ngarkuar ndërgjegjen e Kombit Helen me peshën e rëndë të krimit antinjerëzor, duke dhunuar, kështu, emrin “Djepi i lashtë i demokracisë”. Greqia refuzon njohjen dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes çame, vazhdon të njollosë historinë e vet. Shkel të gjitha normat e demokracisë dhe normat ligjore ndërkombëtare. Genocidi grek mbi popullsinë çame është plagë e hapur në trupin e Kombit Shqiptar, gjaku dhe borxhi nuk harrohen kurrë, por mund të paguhen ose të falen. Kjo është në dorën e Greqisë”. (DIELLI 25-6-2014). E nderuara Zonja Vatra “derri do plumbin”. Te dy mullarët në Athinë dhe në Tiranë kërkojnë vetë-eksplodimin, për vetë-shkatërrim. Greqia ia ka frikën Çamërisë, ose Thesprotisë, se është vatra më e lashtë e qytetërimit pellazg. Historianët kohën e fundit deklaruan: “E kemi sajuar Greqinë e lashtë”. (Prof. Gene Haddlebury).
“Prandaj në te vërtetë Greqia dhe Shqipëria duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy, ata duhet në fillim të ulen në tavolinë të barabartë dhe jo duke ngritur kurthe. Është e vërtetë se Greqia gëzon një privilegj në BE edhe më gjerë, kjo falë mashtrimit historik që është bërë prej kaq shekujsh, por e vërteta vonon, por nuk harron”. (nga Arben Llalla).

Rasim Bebo 

Addison / Çikago

 korrik 2014

Harta  është  përpara vitit 1913, pa Follorinën dhe Kosturin.

Foto: ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”

                                Rasim Bebo Addison Çikago korrik 2014

Mesazhet feministe në vëllimin poetik “Post scriptum” - Tini Qerragjija

Foto

Tini Qerragjija percjell per tek lexuesit nepermjet Shtepise botuese "ADA" vellimin e saj poetik "POST SCRIPTUM" me nje parathenie nga Dr . Zejnepe Alili Rexhepi dhe nje ese te bukur nga Agron Shele qe se bashku me poezite interesante perbejne nje liber qe duhet lexuar.

Zejnepe Alili-Rexhepi

Nga Dr . Zejnepe Alili Rexhepi

Tini Qerragjija, e lindur dhe arsimuar në Shkodër, por që jeton dhe vepron në Itali, synon që të tërheqë opinionin letrar me vëllimin poetik “Post scriptum”, megjithëse përmbledhja e parë e saj, dukshëm në të, vihet re pasioni dhe lirizmi i theksuar mbi përkapjen dhe interpretimin e realitetit të ngjarjeve. Një poete, relativisht e re në krijimtarinë poetike, edhe pse botimi i këtij libri do të jetë shpalosje e një pasioni të fjetur..., diku që nga fëmijëria e saj, Tini Qeragjija përmes poezive vjen më ndryshe, ndoshta dhe nga poete tani më, të afirmuara.

Reflekset e perceptimi shoqëror

Poetja, manovron përmes vargut të thellë ideor, artistikisht të arrirë, në të cilin ndeshim arsyen mjaft origjinale: “Realiteti m’u rishfaq me peshën artizanale të çastit!”, pra unin e saj e prezanton ndryshe nga e përditshmja ngacmuese, me pritshmërinë e kritikës. Në poezitë e saj nuk shprehet haptazi dhe thjesht, rebelizmi dhe pezmatimi i padrejtësive që ajo ndien, qoftë si femër intelektuale, qoftë si qenie e nënqiellit shqiptar, ku ndihet parimi krijues, i plotësuar nga detajet periferike..., përderisa boshti jetësor kornizon atë të njohurën, konceptin universal të njohjes mbi femrën: “Në çdo vend që ta vësh gruan (femrën) ajo është një stoli e shoqërisë dhe një thesar për të gjithë”, Mark Tuen.

Librin “Post scriptum” e përbëjnë poezi të disa motiveve. Poezitë e fillimit i përshkon konflikti ndaj normave të pandryshueshme shoqërore, rutinës e monotisë të së përditshmes e të pandryshueshmes. Spikatet edhe ironia therrëse për trazimet dhe kaosin politik, që madje ka dorë, jo vetëm në zhbërjen e individit, por edhe në tërë fatin kombëtar e gjithënjerëzor. Në poezinë e parë “Curriculum Vitae”, si në një prolog vargëzohen mendimet: “E bindur për rolin themeltar të frymorëve,/trafikoja mundimet në ankandet primitive të kryqit,/ku gjykimet më mbanin lidhur pas formulash racionale të ideve/Aty…, ku hijet tundonin konçesionet kolektive/të kurmit…, përtej gramatikave qënie”. Janë këto imazhe të irnosura që të krijon poezia, për shoqërinë, moskokëçarëse për proceset!

Erotikë apo koshiencë e vlerave femërore

Preokupimi qendror i poetes është ruajtja e vlerave universale. Ajo i vë vetes për qëllim që të hedh shikimin PËRTEJ, jo gjithherë me gjuhë transparente, por mjeshtërisht të mbështjellë me figuracion..., mirëpo ky qëllim zbulohet si rezultat i rrethanave kohore e sociale, madje kur mirëfilli dihet, pozita e gruas, edhe në kohë të sotme. Një përfshirje të tillë ideore e gjejmë në poezinë “Nëna” (16): “Errësira përgjysmonte hijet kurrizdrapër/mbi linjat konvencionale të horizontit./Kometë porcelani përtej grazhdit nënë…”, ku vihet në pah monologu i brendshëm i gruas së guximshme - poete, pastaj shndërrohet në mesazh për botën e jashtme, thjesht një abstragim i jetës prej guaske, si një tharm i patjetërsueshëm për emancipimin e femrës.
Poezia “Grua” përmes vargjeve: “Ajo…/Shtrëngonte linjat/me tiparin e purpurtë/dantellë./E mavijosur/rrëshqiste mes bordurës/larvë./Përderisa,/skanonte shkakun “Ave”/thërriste:/Mallkuar skeletit qytetar!” (24) e shpalos gërshetimin e motiveve dhe interpretimin e ndjeshmërisë përmes fjalës së duhur, e cila shpreh mendimin e konsoliduar të poetes, koshiente për rrugën që duhet ndjekur. Ajo e njeh fuqinë e fjalës dhe përgjegjësinë e misionit edukues përmes artit poetik.

Në “Post scriptum” shpejt ndeshemi me ndjenjën e trazuar, si personalizim poetik. Dashuria, në realitetin e shthurur shoqëror dhe vargëzimi me çiltërsi ndjesore, siç duket e njohin poeten me qëndrime dualiste, për faktin se këtu çdo gjë vjen në forma “të të kundërtave”. Ajo e ruan pathyeshmërinë, sinqeritetin...! Po nëse, në të vërtetë, ka çaste dëshpërimi për të..., dhe groteske, të njohura bashkë si “shtresë e ideve”, femra-poete duhet të vijë e fortë dhe e pathyeshme ndaj ngjyrosjes epshore. Ajo është ndjellëse si liria:
“Mrekullitë rriten me përqindje perëndie,/në arenat olimpike të luaneshave./Liria pagëzon pishtarët./Ajo!/Frymëzon,/rikrijon,/thyen...” (59).

Poezitë e Tini Qerragjijës, janë formësuar me kthjelltësi mendimesh, pra përmbajnë qartësinë e duhur për të kuptuar se poetja ka diapazon të gjerë përsiatës e gjykues, në përmasat e demitizimit të femrës shqiptare. Ta zbresësh atë nga qiellorja e dikurshme kërkon një punë të vëmendshme, përjetim dhe shprehje të ndjenjës e shpalosjes së arsyes, kjo do të thotë, të largosh figurën e femrës nga konvencat e prera për të, me masën e patriarkalizmit, për ta vendosur në një personalitet të dinjitetshëm, sot të modernizuar. Tek poetja, dukshëm ndihet vizioni i hapur ndaj së nesërmes, si kontinuitet ekzistencial i qenies.

--------------------------

http://floripress.blogspot.com/2013/10/nga-tini-qerragjija-pertej.html

http://floripress.blogspot.com/2013/10/poezi-nga-tini-qerragjija-olimpet.html

http://floripress.blogspot.com/2013/11/cikel-poetik-nga-tini-qerragjija.html

2014-07-06

Historianët e Deçanit: Dhuna në Shkup si në kohën e Millosheviqit

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas përdorimit të dhunës nga ana e policisë maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë gjatë protestave të djeshme dhe të sotshme në Shkup.
"Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e shtetit maqedon, respektimin e të drejtave të njeriut ndaj kombit shqiptarë, dhe në të njëjtën kohë i benë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndërhynë në Maqedoni dhe të rishikoj implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e drejtësisë maqedonase që të veproj në mënyrë të drejtë dhe të mos bëjë gjykime provokuese dhe anti shqiptare.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton institucioneve të drejtësisë në Shkup, që gjykimet të tilla ndaj shqiptarëve në të gjitha hapësirat e ish Jugosllavisë ka bërë vetëm politik diskriminuese e Sllobodan Millosheviqit".Historianët e Deçanit: Dhuna në Shkup si në kohën e Millosheviqit

Adem Demaçi - Mjekroshët në Kosovë i financon Serbia

Adem Demaçi ka thënë se është Serbia, ajo që po e financon islamin radikal në Kosovë. Ai fajëson miqtë e Kosovës të cilët sipas tij po u japin mundësi, siq i quan ai, mjekroshëve që të vijnë në Kosovë dhe t'u mbajnë ligjërata njerëzve.
"Prapë është këtu faji i miqve tanë. Po ju japin terren e mundësi me na ardhë mjekroshët, qysh po i quan populli, “trefërtalshat”, prej Londre e prej andej e këndej më i tubue njerëzit me ba kërkesa, madje donin të vijnë edhe në pushtet. Jo e duam xhaminë këtu, jo e duam këtë këtu jo kërkesa të tjera. Flasin disa hoxhë e mbajnë “vaize” shumë të rrezikshme, shumë cytëse. Shkojnë e gjejnë do të shkretë, do të mjerë e do fukarenj etj, do vajza e do gra, e i shtinë t’i vënë shamitë atje e andej e këndej”, ka thënë Demaçi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Krejt kjo sipas Demaçit, po bëhet para syve tanë, duke thënë se ardhja e tyre dhe veprimi i tyre duhet të ndalet.

Çka do të ndodhte me Prishtinën për shembull me eksplodue një ditë ku tubohen njerëzit më u vesh dikush me dinamit dhe me eksplodue aty qindra njerëz që as nuk i njeh as nuk i di? Këto sende nuk po i mendojmë, por duhet prerë mundësinë e ardhjes e veprimit të atyre njerëzve, vëllezërit e tyre, bashkëmendimtarët e tyre po i bëjnë njëqind të zeza nëpër gjithë botën. Ajo frymë ka depërtuar edhe këtu tek ne. Këtu Serbia po i financon, sepse Serbisë i intereson me e bindë botën që “ja këta janë fundamentalistë, s’ka gjë prej tyre, këta janë njësoj si ata kriminelët, si ata Bin Ladenët” etj”, ka thënë Demaçi gjatë intervistës.

Duke e parë si të nevojshme një ndërhyrje urgjente për ndalimin e veprimit të tyre, Demaçi ka thënë se ‘mjekroshët’ sipas tij po e keqpërdorin demokracinë.

Po e keqpërdorin mundësinë që ne e kemi deklaruar me të drejt që feja është e paprekshme. Por, këta janë ata fetarët që po prodhojnë fanatikë. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë fanatikë. Ne kemi nevojë për besimtarë që i besojnë Zotit, por që i duan edhe njerëzit e janë në shërbim të njerëzve. Ata po i kërkojnë ata njerëz që janë të gatshëm t’u shërbejnë njerëzve për do pare, për do fjalë, për do fanatizma që i kanë dëgjuar e i dëgjojnë për çdo ditë jo nëpër facebook, jo nëpër xhamia, jo nëpër stacione radiotelevizive etj. Duhet të merren masa, sepse ka njerëz të luhatshëm, të paformuar si duhet që ndikohen shumë lehtë, e bëjnë skandal e pastaj na del puna edhe shqiptarët atje po i ndihmojnë asaj lufte që as nuk po e din kush po lufton kundër kujt, as nuk po e di çfarë po donë Bashar Al Asadi as çfarë po donë të tjerët as kurrgjë", tha Demaçi.

Ndërkohë në këtë intervistë, Demaçi ka folur edhe për çështje tjera, përfshirë Gjykatën e Veçantë, e cila tha se është e dëmshme edhe për aleatët e saj.

Analizë e novelës “Një mall i pashuar” e shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

Prof.dr. Eshref Ymeri

Një humnerë në shtegun e dashurisë

Analizë e novelës “Një mall i pashuar” e shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

       Para pak kohësh, miku im i vjetër vlonjat, zoti Fitim Haxhiraj, bashkëshorti i shkrimtares së mirënjohur Vilhelme Haxhiraj, erdhi në Tiranë dhe, në Kafe Evropa, në bisedë e sipër, nxori nga çanta dhe më dhuroi me autograf novelën e zonjës Vilhelme, me titull “Një mall i pashuar”.

       Këtë novelë e kisha lexuar një vit e gjysmë më parë, kur zonja Vilhelme ma pati dërguar me internet. Por tani e lexova përsëri, meqenëse leximi i librit të dalë nga shtypi, në krahasim me leximin e tij në kompjuter, të ngjall të tjera emocione, më të drejtpërdrejta dhe më mbresëlënëse.
       Shkrimtarët prandaj edhe na tërheqin me krijimtarinë e tyre, se, në dallim nga njerëzit e zakonshëm, ata nuk e zbresin përmbajtjen e tekstit deri në nivelin e lexuesit. Përkundrazi, ata e ngrenë lexuesin deri në nivelin e letërsisë.
Shkrimtarja e shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj është mjeshtre e fjalës artistike dhe me krijimtarinë e saj në disa gjini letrare, ajo përcjell me art jetën shpirtërore të popullit shqiptar. Si një shkrimtare me talent të spikatur, ajo bën që gjuha shqipe të shfaqet si një zonjë hijerëndë nëpër faqet e veprave të saj letrare, në të cilat historia dhe kultura shqiptare pasqyrohen me tërë forcën dhe larminë e identitetit tonë kombëtar. Si një shkrimtare me një formim të admirueshëm intelektual, ajo operon përsosmërisht me të gjitha regjistrat e gjuhës shqipe. Në veprën e saj, si në tablonë e një mjeshtri të penelit, vijnë e ravijëzohen tiparet e veçanta të karakterit shqiptar, veçoritë e vlerave të tij morale, përfytyrimet për mirësinë, për bukurinë, për të vërtetën, për trimërinë, për dashurinë për punën, për besnikërinë.
       Kjo novelë dallohet për një subjekt qendërsynues dhe për një vijë kompozicionale të mirëravijëzuar. Autorja, përmes projektimit të një ngjarjeje dramatike nga jeta e dy të rinjve, e ngre rrëfimtarinë deri në lartësinë e poetizmit dhe zbulon skajshmërisht bërthamën e fabulës së novelës. Ajo e përmbledh materialin jetësor brenda fokusit të marrëdhënieve të dy të rinjve, të cilëve dikush ua vrau keq ëndrrën e dashurisë.
Në këtë novelë, shkrimtarja ka nxjerrë në plan të parë fakturën figurative të rrëfimit, në të cilin zbulohet arti i fabulës në formën më të kulluar. Autorja ka pasqyruar mjeshtërisht kultin e lojës tragjikoironike të fatit në jetën e këtyre të rinjve, i cili vjen e shpërbën çuditërisht indin e përditshmërisë. Në këtë aspekt, kjo vepër të kujton krijimtarinë novelistike të autorëve të tillë të mirënjohur në letërsinë botërore, siErnest Hofman (Ernst Theodor Amadeus Hoffmann - 1776-1822), Prosper Merime (Mérimée - 1803-1870), Edgar Po (Edgar Allan Poe  1809-1849) etj.Kurse me kthesat e papritura të fatit të dy heronjve kryesorë, me lojën e mistershme që luhet në jetën e tyre, autorja në këtë novelë ndjek gjurmët e novelistëve të tillë, si Gi de Mopasanit (Guy de Maupassant  1850-1893), të O. Henri (Olivier Henry 1862-1910), Luixhi Pirandelo (Luigi Pirandello - 1867-1936), Stefan Cvajg (Stefan Zweig- 1881-1942), Akutagava (Ryunosuke Akutagawa - 1892-1927), Anton Çehov (1860-1904), Ivan Bunin (1870-1953) etj.
       Në rrjedhën e shekujve njerëzit  kanë shkuar në frontet e luftës, kanë lënë pas vendlindjen dhe kanë përballuar shumë stuhi shpirtërore në emër të dashurisë. Kësaj ndjenje hyjnore i janë kushtuar këngë, oda, vargje poetike, piktura, romane dhe filma artistikë. E megjithëse nuk ka asgjë më të fuqishme sesa dashuria, prapëseprapë edhe atë mund ta vrasin.
       Ekzistojnë shkaqe të ndryshme që çojnë në vrasjen e dashurisë së dy të rinjve. Të tilla mund të jenë tradhtia apo pabesia,  prishja e drejtpeshimit të varësisë nga njëri-tjetri dhe mosrespektimi i caqeve të lirisë, pasioni i tepruar për të rrëmuar në të kaluarën e njër-tjetrit, përshpejtimi i tepruar i ngjarjeve, mania për ta jetuar të sotmen në nxitim e sipër. Kjo për faktin se dashuria që ka në themel vetëm pasionet e çastit, nuk mund të ketë jetë të gjatë, sepse ua largon të rinjve shijen e emocioneve të shenjtëruara. Dashurinë, po ashtu, mund ta vrasin edhe huqet e dëmshme, dallimet e prioriteteve dhe të vlerave jetësore. Prandaj, që dashuria të rrojë sa më gjatë, ajo duhet të fshehë në vetvete diçka të pathënë deri në fund, diçka të magjishme deri në misteriozitet.

       Por në këtë novelë, autorja ka zbuluar mjeshtërisht një tjetër shkak të vrasjes së dashurisë: dallimet klasore në marrëdhëniet e dy të rinjve. Tragjizmi i pagjak i jetës së dy të rinjve të dashuruar që shpaloset në faqet e kësaj novele, është larg përfytyrimeve të pafajshme të brezit të ri të ditëve tona, të painfektuar nga mikrobi i mallkuar i luftës së klasave. Fabula e novelës bazohet në ngjarje reale. Historia e dy të rinjve vërtitet në vorbullën e fantazisë krijuese të autores, por dy heronjtë kryesorë të novelës janë realë.
       Autorja zbërthen individualitetin e dy të rinjve, çiltërsinë e zemrës, pastërtinë e shpirtit të tyre, vlerat e formimit rinor, pjekurinë e gjykimit mes emocioneve në rritje të dashurisë që nis të flatërojë në gjokset e tyre të dallgëzuara.
       Në linjën e fabulës së vet, autorja na rrëfen një histori të dhimbshme për fatin e një dashurie të vrarë, pa i idealizuar dy heronjtë e saj kryesorë dhe pa rënë në prehrin e urrejtjes për vrasësin e asaj dashurie të prerë në mes. Se vrasësi i asaj dashurie ishte duke kryer detyrën e vet, ishte duke kryer misionin e vet. Prapa figurës së këtij vrasësi të dashurisë, gjallon frikshëm hija e diktaturës. E asaj diktature mizore që pati hapur aq shumë humnera në monopatet e dashurive që mbetën si kujtime të dhimbshme në zemrat e sa e sa të rinjve fatgremisur.
       Njeriu në jetë nuk mund të marrë një vendim paraprak se kujt mund do t’ia falë zemrën e vet. Se mund të qëllojë që ai, i cili sot të duket kundërshtar i betuar dhe që mund edhe ta urresh me tërë qenien tënde, nesër, pa pritur e pa kujtuar, mund të shndërrohet në njeriun e vetëm, për të cilin ty zemra të rreh me dridhërimë. Se jo më kot, poeti i madh rus, Aleksandër Pushkini (1799-1837), në romanin e tij në vargje “Evgjeni Onjegin”, thotë:
       “Çdo moshë i falet dashurisë”.
       Dy të rinjve të kësaj novele u qëlloi të përjetonin një tronditje  të rëndë shpirtërore që lexuesin e brengos thellë me dramatizmin e saj. Zemrat e tyre i kaplon trishtimi dhe për një kohë të gjatë ata enden në vorbullën e hamendjeve dhe të dyshimeve, për të cilat s’janë në gjendje të japin dot një shpjegim. E megjithatë, ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin në heshtjen e tyre çiltërore, pa e ditur dhe pa u shkuar mendja fare se letërkëmbimi i tyre kishte rënë në kthetrat e diktaturës që rrinte në përgjim të jetës së çdo individi.
       Kur lexuesi, që ka jetuar vitet e luftës së klasave, e kthen kokën pas dhe ringjall në kujtesë dramat e dashurive të vrara, ai rri e përsiat në qetësi: megjithëse ato ngjarje, që mbartnin në vetvete paradoksin e një diktature absurde deri në marrëzi,  zhvendosen tutje në vite, drejt mjegullnajës së historisë, prapëseprapë mbresat e njerëzve zemërplagosur që ato i përjetuan me brenga aq të thella në shpirt, vazhdojnë të mbeten të pashlyeshme deri në botën e amshuar.
Dy heronjve të rinj që përkrkëdhelnin endrrat e tyre dashurore, u qe taksur të përballonin një provë të rëndë - ndarjen mizore, shkaku i së cilës ishte jo lufta jetëvrasëse apo vdekja tinëzare, por lufta e klasave, ky përbindësh gjëmëndjellës që hapi plagë aq të rënda në jetën e sa e sa njerëzve që s’gjetën dot kurrë përdëllim. Kjo është edhe arsyeja që përmbajtja e novelës përbën modelin e një përgjithësimi artistik.
Pra, njëri nga tiparet karakteristike që mishërohet në figurën e Aurelit, si heroit kryesor të novelës, është vlera e saj përgjithësuese. Ky tipar i figurës artistike lidhet me faktin se ai mishëron në vetvete disa cilësi që janë karakteristike dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në përshkrimin e elementit individual në jetën e tij. Dhe si vlerë domethënëse e figurave artistike të kësaj novele shërben fakti që emrat e dy heronjve kryesorë, të Aurelit dhe të Brikenës, nga të përveçëm, vijnë e kthehen në emra të përgjithshëm. Dhe sapo lexuesi njihet me ta, si dy heronj kryesorë të kësaj vepre, ata i sjellin në kujtesë menjëherë fatin e një morie aurelësh dhe brikenash, dashuria e të cilëve pati rënë viktimë e një lufte të marrë klasash që vazhdoi për disa dhjetëvjeçarë me radhë.
Prandaj e tërë novela mishërohet në sinekdokën, si mjet artistik. Pra, përmes së veçantës, autorja, tërthorazi, e bën lexuesin të nënkuptojë të përgjithshmen. Në fatkeqësinë e dashurisë së Aurelit dhe të Brikenës, zbulohen brengat dashurore e të gjithë atyre brezave të rinjsh që lufta e klasave ëndrrat ua preu në mes. 
Fort prekëse janë faqet e librit ku skalitet bota e brendshme e nënës së Aurelit, e cila e mahnit lexuesin me ngrohtësinë e shpirtit të saj fisnik.
       Për babain e Aurelit shkrimtarja mjaftohet vetëm me heqjen e një peneli në tablonë e jetës së të rinjve. Ajo nuk e bën fajtor atë për ato që thotë e bën kundër dashurisë së të birit. Se ajo ia lë në dorë lexuesit të gjykojë për formimin e tij: ai është viktimë e indoktrinimit me luftën e klasave.
       Kjo novelë lexohet me frymën pezull për bukurinë e përshkrimeve lirike, në të cilat heroi kryesor i saj shtegton drejt botës së tij të brendshme. Në këto përshkrime ndihet aroma e lirizmit të prozës novelistike të Turgenjevit (1818-1883), të krijimtarisë së Ernest Hemingueit (Ernest Miller Hemingway-1899-1961), të Uiliam Follknerit (William Cuthbert Faulkner - 1897-1962), të Alberto Moravisë (1907-1990), sidomos në romanin e tij të parë me titull “Një banore nga Roma”,të botuar në vitin 1929.
       Përshkrimet lirike autorja i përdor për të nxjerrë në spikamë furtunat shpirtërore të Aurelit në çastet kur zemra e tij e ndien nga afër stuhinë e afsheve të dashurisë së parë që po ia pushtojnë zemrën cep më cep.
   Veçoria e përshkrimeve lirike qëndron në faktin se autorja i jep ato në formën e fluturimeve lirike, duke bërë kësisoj një ndryshim sa interesant, aq edhe të papritur në vijën kompozicionale të novelës.Por nuk mund të mos theksohet edhe fakti tjetër që përshkrimet lirike, për autoren e kësaj novele, përbëjnë një provë të vërtetë të shpërfaqjes së talentit të saj.
Autorja e mbyll novelën me një paragraf me domëthënie filozofike:
“Dashuria e vërtetë, me gjithë ngjyrat, zërat dhe forcën vitale të saj, jetohet vetëm një herë. Kjo është dashuria e pavdekshme që nuk shlyhet kurrë nga kujtesa, e cila lë pas veç brenga dhe mall… Një mall i pashuar!
Kjo domethënie filozofike, me solli nëkujtesë një aforizëm të shkëlqyer të pedagogut të shquar ukrainasVasil Suhomlinski (1918-1970), në të cilën ai thotë:
       “Dashuria është më e madhe se Hyjnia. Ajo është bukuria dhe pavdekësia e amshuar e njeriut. Ne shndërrohemi në një grusht eshtrash, kurse dashuria mbetet e përjetshme”.

       Tiranë, 06 qershor 2013
      
EDUCAZIONE SESSUALE

AUTRICE: KOZETA NUSHI
                                                           
Oggi, dell’educazione sessuale si occupano la famiglia e la scuola; a completarla intervengono gli amici più scaltri e la T.V. che offre anche dimostrazioni realistiche delle pratiche sessuali.
Ai miei tempi i bambini non erano partoriti: li portava la cicogna, si compravano o si trovavano nell’orto, sotto un cavolo.
Io nacqui in questo periodo fiabesco.
 Il comportamento dei miei genitori e sette anni di vita in un educandato di suore non avevano molto allargato i miei orizzonti.
Non credevo più alle cicogne, ma le mie conoscenze in materia di sessualità erano piuttosto superficiali.
A 18 anni, terminati gli studi, tornai in famiglia e cominciai una vita normale.
Mia madre era presidente di un’associazione umanitaria e teneva una lista dei nomi delle persone in difficoltà, che chiedevano un aiuto economica.
Un giorno, dovendo assentarsi da casa, mi consegnò la lista perché annotassi il nome dei postulanti.
 Si presentò una donna giovane che mi rattristò con il racconto delle sue disgrazie; il suocero era fuori di testa, la suocera si era rotta un braccio, il marito era disoccupato e lei non aveva latte sufficiente per il figlioletto.
Chiedeva il buono per acquistare mezzo litro di latte al giorno.
Rimasi molto colpita da questa tragedia e stavo pensando ad una fase che potesse esprimerne bene l’entità quando rilevai, accanto ad un altro nome, una annotazione: “stato interessante”.
Era proprio l’espressione giusta, che esprimeva chiaramente il mio pensiero perciò la trascrissi accanto al nome della nuova arrivata.
Mia madre, al ritorno, lesse il nome che avevo aggiunto e la noticina che lo affiancava e, un po’ perplessa, disse: “Stato interessante! Te lo ha detto lei? Ha un bambino di pochi mesi”.
“No” risposi” ma mi ha raccontato un sacco di guai. Mia madre tentennò il capo con aria incredula e mi spiegò il significato dell’espressione “stato interessante”.
Mio marito, padre dei miei quattro figli, in una situazione analoga, mi avrebbe preso la testa fra le mani, avrebbe impresso un casto bacio sulla mia fronte e, alzando gli occhi al cielo, avrebbe esclamato “Santa innocenza!” 
Questo è un momento di vita che a Vera è venuto in mente dopo la sua uscita dall’ospedale. Però, Vera, come sempre, per la sua malattia non parla mai.
Ecco, sono qua adesso. Sto bene. Mi vedi? – dice sorridendo e continua a scrivere e a dirmi altri ricordi, che a me piacciono tanto.

Vera, ormai da tempo è la mia amica del cuore. Compierà 93 anni, ma per me è fonte della forza e della giovinezza. Se non la vedo anche un giorno mi preoccupo tantissimo, e quando la rivedo mi sento felicissima.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...