2015-01-19

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç : Serbia duhet ta njohë Kosovën ...

Ish ministër i jashtëm, Kolinda Grabar Kitaroviç konservator u zgjodh presidente e Kroacisë. Rezultatet përfundimtare konfirmojnë fitoren e znj Grabar Kitaroviç, dhe ajo behet gruaja e pare presidente në Ballkan e zgjedhur nga popullit, me votim të përgjithshëm.

Kurse per Kosovën presidentja e re e Kroacisë ka thn¨në se “Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj”
Kroacia zgjedh gruan e parë presidente në Ballkan, Kolinda Grabar Kitaroviç fiton 50,45 % të votave
Presidenti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (DIP) të Kroacisë, Brano Hrvatin ka deklaruar në për mediat në Zagreb, se kandidatja e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Kolinda Grabar-Kitaroviç ka fituar 50,45 për qind të votave, ndërkohë që kandidati i Partisë Social-demokratike Ivo Josipoviç 49,55 për qind.



Në këtë vend të vogël përballet me gjashtë vjet në një krizë të rëndë ekonomike në fund të raundit të parë atje dy javë Josipoviç, 57, një avokat nga trajnimi dhe kompozitor të muzikës klasike, i cili ishte duke ecur për një të dytë pesë vjet, mezi përpara ish-diplomatit kryesor (2005-2008).



Rezultati i raundit të parë ishte një goditje për Josipoviç, kandidati i koalicionit të majtë në pushtet (SDP), sondazhet dha favorizuar fillimisht rëndë.

Presidentja e Kroacisë: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Në këtë ish-republikë jugosllave, e pavarur që nga 1991 dhe në 2013 u bë 28 dhe anëtare e fundit të Bashkimit Evropian.Ms Grabar Kitaroviç premtuar pas votimit se “me guxim dhe vendosmëri do te bagzahohemi për të gjitha problemet që dëmtojnë vendin.” “Unë jam i bindur për fitoren time. Unë besoj se qytetarët do të zgjedhin për të ndryshuar (…) zhvillimin, rritjen ekonomike dhe stabilitetin social, ” ka thënë ajo.

Kurse per Kosovën presidentja e re e Kroacisë ka thn¨në se “Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj”,

Presidentja e sapozgjedhur e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitarovic, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë Kosovën. Në një intervistë për emisionin “Interviewë 20″ të Radio dhe Televizionit të Bosnjë-Hercegovinës, ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës është një realitet i ri në terren dhe se gjithkush duhet ta dijë në Serbi se Kosova nuk do të jetë pjesë e saj më.

Ja si u manipulua me fotot nudo të presidentes kroate


Dragan J. Vuçiçeviq, kryeredaktori dhe pronari i gazetës serbe "Informer" i cili këto ditë merrej me temën e “seks-skandalit” të presidentes së re kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, në Twitter ka shkruar se kërkon falje për lajmin që ka përhapur në rajon. “Marr përgjegjësinë për publikimin e incizimeve fallco të Kitaroviqit. Ky është gabimi më i madh në karrierën time”, ka shkruar ai. “I kërkoj falje opinionit serb e kroat. Kërkimfaljen më të sinqertë ia drejtoj presidentes kroate”, ka shkruar po ashtu ai në Twiiter, në profilin e të cilit është lideri çetnik Drazha Mihajloviq. Fjala është për fotografitë e publikuara të gjoja presidentes kroate, pasi personazhi në fotot që Informer i deklaron se i ka siguruar nga shërbimi sekret kroat, ishin marrë nga një film pornografik i Diamond Foxxx.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


kolinda_14012015_informer

Nje gazere serbe me emrin “Informer” doli me nje shkrim, çështjen që sjell një histori interesante dhe mjaft të çuditshëm në lidhje me presidenten e re të posazgjedhur kroate Kolinda Grabar Kitaroviç e pe rnje “dashur me nje pleyboj, serbë” që mediate Beogradit e quajnë spiun te UDB-ës. Sipas mediave serbe Kolinda Grabar Kitarovic ka patur një marrëdhënie jashtë martesore me një ket spiunit serb, trasnemton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.


Dhe per cudi ky informator serb del me informacione vetme 24 ore pas deklaratave te persidentes se re kroate Kolinda Grabar Kitarovic se “gjithe serbët për ua ne Kroaci janë kroatë” (“Za mene su svi Srbi u Hrvatskoj Hrvati!) dhe ato për Kosovën se “Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj”. Tnos harrojmë se edhe pas bormasmeve të NATO-s tge prira nga amerikanet dhe pasi u dergua Milshevcici ne hagë, dolen mediat serbe se ky i fundit e paska puthur Madelin Olbarjt kur apsakn qene fëmijë ?!. ka shkruar “Presheva Jonë”.


Një histori e tillë ka ndodhur në kohën kur Kitaroviq ishte ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s në Bruksel. Sipas medias serbe “Informer”shërbimi sekret kroat dyshon se në Serbi disponojnë video ku tregohet lidhja intime e saj gjatë qëndrimit në Bruksel. “Informer” vijon duke shkruar se shërmbimi sekret kroat ka venë alarmin për këtë situatë.



Portret/ Kush është presidentja e re kroate përtej “seks-skandalit”

Të premten gazeta serbe “Informer” nxorri për herë të parë lajmin se presidentja e sapozgjedhur e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, teksa shërbente në Bruksel pranë NATO-s, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një pjesëtar të Shërbimit Sekret Serb. Madje për dy ditë me radhe gazeta publikoi edhe foto nga skenat seksi te Kolindës. Ky lajm alarmoi opinion publik në Kroaci dhe vuri në lëvizje shërbimin sekret të atij vendi. Ja cfarë shkruan gazeta serbe:"Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! 

Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”,- shkruan gazeta Informer. Ndërsa në numrin e të dielës gazeta publikoi në faqen e parë fotot që ajo pretendonte se janë të presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç. Por nuk kaloi shumë dhe gjitha rezultoi një bllof.

Dragan J. Vuçiçeviq, kryeredaktori dhe pronari i gazetës serbe "Informer" i cili këto ditë merrej me temën e “seks-skandalit” reagoi, në Twitter kërkuar falje për lajmin. “Marr përgjegjësinë për publikimin e incizimeve fallco të Kitaroviqit. Ky është gabimi më i madh në karrierën time”, ka shkruar ai. “I kërkoj falje opinionit serb e kroat. Kërkimfaljen më të sinqertë ia drejtoj presidentes kroate”
Po kush është presidentja e re e Kroacisë që edhe me parë është vëne në qendër të polemikave? Ja një portret i saj nga gazetari Enver Robelli korespondent i shtypit zvicean ne Zagreb.
Kur Kolinda Grabar-Kitaroviq paralajmëroi vitin e kaluar kandidaturën për postin e presidentes së vendit, nuk vonoi shumë dhe në skenë dolën burrat arrogantë, maçot ballkanikë dhe popullistët shpotitës. Kandidatja për presidente u kritikua se bartte fustane dhe bluza të ngushta për të theksuar vijat e trupit dhe qerpikë të rrejshëm. As frizura ekstravagante nuk i pëlqente një pjese të opinionit të fokusuar vetëm në dukjen e politikanes konservatore.
Për flokët e politikanëve, për syzet e tyre, veshjen, vijat e trupit nuk flet askush. As në Kroaci, as në vende të tjera edhe më të civilizuara. Të jesh femër dhe të bësh jetë publike, madje të kandidosh për poste të rëndësishme shtetërore, duhet të llogaritësh se batalione të tëra meshkujsh të frustruar do të merren me gardërobën tuaj, dukjen, kozmetikën, gjestet. 

Kur në vitin 2009 kryeministre e Kroacisë u bë Jadranka Kosor e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), pas dorëheqjes së papritur të Ivo Sanaderit, kryetari i atëhershëm i Zagrebit, Milan Bandiq, tha se gjithçka që u duhet grave është një hipës agresiv që ka guxim të rrihet edhe me burra të tjerë.
Kolinda Grabar-Kitaroviq ne plazh

Jadranka Kosor nuk ishte dorëzuar atëbotë përballë llafeve të tilla primitive dhe klisheve të pista. Ajo punoi me përkushtim dhe arriti ta anëtarësojë Kroacinë në BE. Edhe Kolinda Grabar-Kitaroviq nuk e humbi kontrollin përballë sulmeve të ulëta kundër saj. Madje ajo, duke lozur mjeshtërisht me klishe, i goditi politikanët popullistë me armët e tyre. Gjatë fushatës elektorale ajo tha se është krenare për të kaluarën e saj fshatare dhe nënvizoi se me gjasë ka qenë gruaja e vetme në NATO që ka ditur të mjelë lopë.

Deri para shpalljes së kandidaturës për postin e kryetares së Kroacisë ajo ishte zëvendëssekretare e përgjithshme e Aleancës Veriatlantike dhe përgjegjëse për punët publike. Që nga e diela e shkuar Kolinda Grabar-Kitaroviq është presidentja e parë e Kroacisë.


Në raundin e dytë kjo politikane e Bashkimit Demokratik Kroat në opozitë befasisht e mposhti kryetarin e deritanishëm socialdemokrat Ivo Josipoviq.

Ky jurist dhe kompozitor flegmatik u ndëshkua për shkak se nuk arriti të linte ndonjë gjurmë në përmirësimin e gjendjes së keqe ekonomike. Josipoviq po ashtu provokoi qarqet me orientim nacional duke u treguar tepër tolerant ndaj interpretimeve serbe të konflikteve që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai mbajti afër vetes si këshilltar kryesor Dejan Joviqin, një profesor të politikës me origjinë kroato-serbe, i cili duke shkruar për referendumin në Skoci, të mbajtur me pëlqimin e qeverisë qendrore në Londër vitin e kaluar, theksoi se referendumi për pavarësinë e Kroacisë në vitin 1991 ka qenë joliberal dhe antidemokratik. Joviqi me këtë aludoi se Zagrebi është dashur të marrë pëlqimin e Beogradit për të organizuar referendum, gjë që në fillim të viteve 90 ishte e pamundshme përballë politikës hegjemoniste të regjimit të Slobodan Milosheviqit.

Kolinda Grabar-Kitarović
Pas skandalit të shkaktuar nga Joviqi, presidenti Josipoviq u detyrua ta shkarkonte atë, por dëmi qe i pariparueshëm. Josipoviq nuk e largoi nga kabineti i tij këshilltarin për siguri Sasha Perkoviqin, të birin e Josip Perkoviqit, njërit prej agjentëve kryesorë të shërbimit sekret jugosllav, i cili akuzohet se në fillim të viteve 80 ka organizuar vrasjen e disidentit kroat Stjepan Gjurekoviq në Gjermani. Josip Perkoviq aktualisht gjendet para gjyqit në Mynih. Josipoviq dhe qeveria e prirë nga Partia Socialdemokrate (SDP) e kryeministrit Zoran Milanoviq me muaj të tërë refuzuan kërkesën e shtetit gjerman për ekstradimin e Perkoviqit. Vetëm pasi presioni i Berlinit u shtua dhe Bashkimi Europian kërcënoi me sanksione, pala kroate u dorëzua.
Një arsye tjetër përse Josipoviqi humbi zgjedhjet është puna e dobët e qeverisë, e cila drejtohet nga partia e tij. Në tre vjetët e fundit kabineti i Zoran Milanoviqit nuk ka qeverisur, por ke argëtuar keq opinionin me luftëra politike që u ngjanin luftërave të gjelave. Në fund të këtij viti në Kroaci do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe gjasat janë të mëdha që pas humbjes së postit të presidentit nga Josipoviqi SPD të humbë edhe qeverinë.

 Zgjedhja e Kolinda Grabar-Kitaroviq në postin e presidentes së shtetit është një votë proteste kundër paaftësisë së socialdemokratëve në pushtet. Kroacia është që nga 1 korriku 2013 anëtare e BE-së dhe konsiderohet si vend në rrezik nga falimentimi financiar. 

Papunësia ka kaluar 20 për qind, shumë degë të ekonomisë gjenden në duar të oligarkëve, të cilët pas luftës për pavarësi në gjysmën e parë të viteve 90 ndërtuan pushtetin e tyre, dhe administrata publike nuk është efikase. Kundër këtyre të metave presidentja e re ka paralajmëruar veprime energjike – ndonëse kompetencat e saj janë të kufizuara. Nëse qeveria nuk është në gjendje ta nxjerrë vendin nga kriza, atëherë ajo ka thënë se do të angazhohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Grabar-Kitaroviq, 46-vjeçare, nuk ka shumë përvojë në politikën e brendshme. Si ministre e Jashtme ajo i takonte qarkut të ngushtë të HDZ-së, e cila Kroacinë e ka hedhur gati në greminë me lloj-lloj aferash të korrupsionit. Ish-kryeministri Ivo Sanader gjendet në burg për shkak të pranimit të ryshfetit. Shtatë ministra të tij po ashtu janë prangosur për shkak të skandaleve. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse edhe Grabar- Kitaroviq e ka keqpërdorur pushtetin.
E bija e një kasapi nga rrethina e Rijekës, një qyteti tradicionalisht majtist, ka studiuar anglisht dhe spanjisht në Universitetin e Zagrebit. Në fillim të viteve 90 ajo u anëtarësua në HDZ-në e themeluesit të shtetit Franjo Tugjman dhe bëri karrierë në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 2003 u zgjodh deputete, nga viti 2005 deri më 2008 drejtoi Ministrinë e Jashtme dhe të Integrimeve Europiane.

Në këtë funksion ajo drejtoi edhe negociatat për anëtarësim në BE. Pastaj u emërua ambasadore në Washington. Në vitin 2011 Grabar-Kitaroviq ishte gruaja e parë që mori postin e asistentes së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Presidentja e re e Kroacisë është nënë e dy fëmijëve: një vajze dhe një djali.
Burrin e saj, një profesor i së drejtës detare, ajo e përshkruan si “baba profesionist”. Jakov Kitaroviq ka hequr dorë nga karriera e tij në favor të bashkëshortes së tij. Ndonëse katolike dhe e afërt me kishën, Grabar-Kitaroviq ka deklaruar se do të jetë tolerante ndaj homoseksualëve dhe do të angazhohet që ata të kenë sa më shumë të drejta.

Po ashtu presidentja ka premtuar se do të përkrahë legalizimin e mariuanës për qëllime mjekësore dhe të drejtën e grave për abort. Sa i përket politikës ndaj rajonit pritet që presidentja do të jetë më e ashpër ndaj Beogradit dhe mbështetëse më e madhe e kërkesave të kroatëve në Bosnjë për më shumë të drejta. Me zgjedhjen e saj Kroacia bëhet vendi i dytë ballkanik pas Kosovës me një grua presidente.
Disa nga fotografitë janë huazuar nga faqja virtuale e mikës time në facebooc.com

https://www.facebook.com/KolindaGrabarKitarovic/photos



             Pse ky montim i shpifur serb?

Të premten gazeta serbe “Informer” nxorri për herë të parë lajmin se presidentja e sapozgjedhur e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, teksa shërbente në Bruksel pranë NATO-s, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një pjesëtar të Shërbimit Sekret Serb. Ky lajm alarmoi opinion publik në Kroaci dhe vuri në lëvizje shërbimin sekret të atij vendi. Ja cfarë shkruan gazeta serbe:
 
“Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit. Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”,- shkruan gazeta Informer.  Ndërsa në numrin e sotëm gazeta publikoi në faqen e parë fotot që ajo pretendon se janë të presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.
 
Faqja e parë e gazetës "informer" sot.
 
Çfarë del nga vëzhgimi 
 
Nëse do të kishte diçka të vërtetë në këtë histori që gazeta serbe po trajton ditët e fundit, ky do të ishte një skandal që do të trondiste jo vetëm Kroacinë, por edhe NATO-n, aty ku Kolinda Grabar Kitaroviç ka shërbyer. Lidhja e saj jashtëmartesore me një agjent serb, kompromentonte shumë rëndë informacionet sekrete që qarkullojnë brenda aleancës. Në këtë kontekst, lajmi i dhënë nga “Informer” do të gjente pasqyrim jo vetëm në mediat e tjera serbe e kroate, por edhe në mediat ndërkombëtare, pasi bëhet fjalë për kreun e shtetit të një vendi anëtar të NATO-s dhe BE-së. Por në fakt nuk ka gjetur pasqyrim askund. 

Mediat serbe, “Blic”, “Tanjug”, “Kurir”, “Danas” etj dhe nuk ishte askund një lajm i tillë. As në mediat kroate nuk pasqyrohej lajmi, ndërsa mediat ndërkombëtare artikujt e fundit që shkruanin rreth Kolinda Grabar Kitaroviç, i kishin vetëm për zgjedhjen e saj në krye të shtetit kroat. 
 
Si e “hëngrën serbët” lojën e shërbimeve të tyre sekrete
 
“Skandali” i zbuluar nga gazeta serbe “Informer” ngjan të jetë një sajesë e shpifur e tyre ose një sajesë e Shërbimit Sekret Serb që është tallur me gazetën. E vëreta është se fotot e servirura si të presidentes kroate, janë fotot e një aktoreje të pornografisë. Pikërisht aktorja Diamond Foxx. Nga një video e saj porno, janë shkëputur edhe fotot që gazeta pretendon se i përkisnin presidentes Kolinda Grabar Kitaroviç. Cmenduaria serbe nuk mbaron me kaq. Disa media kanë intervistuar komentatorin ushtarak Miroslav Lazanski, i cili njihet për “analizat” e tij gjatë viteve 90’të kundër shqiptarëve, si një dashnor potencial të Presidentes kroate. Lazanski përshkruhet si një “playboy” i cili ka ka qenë i gatshëm të flasë për “aferën” e Presidentes së Kroacisë. Por ai ka thënë se nuk janë njohur asnjëherë me Grabar-Kitarovic.
 

 
 Në foto Miroslav Lazanski



Më poshtë fotot e aktores së filmave porno, Diamond Fox, që serbët donin ta tregonin si presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.


 
Pse ky montim i shpifur serb?
 
Mediat serbe njihen për mungesën e profesionalizmit, sidomos kur vjen fjala për ngjarje që kanë lidhje me shqiptarët dhe kroatët. Mbi etikën dhe të vërtetën, mbi gazetarët serb prevalon urrejtja patologjike ndaj fqinjëve. Edhe ne shqiptarët i kemi të freskëta raportimet skandaloze të mediave serbe pas asaj që ndodhi në Beograd në ndeshjen Serbi- Shqipëri. Irritimi serb me presidenten e sapozgjedhur të Kroacisë, ndoshta ka ardhur edhe nga fakti se në një intervistë ajo ka thënë që Kosova e pavarur është një realitet që duhet të njihet nga Serbia.

2015-01-18

Vibracionet muzikore të Akil Kocit kanë burimin e vet në cicërimen e zogjve dhe oshëtimen e gurrave të bardha shqiptare ...


Libri i Profesor Akil Kocit,anëtar i Akademisë se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane ne Njujork “Vibracionet e shpirtit shqiptar” si botim i shtëpisë botuese “Haemus” nga Bukureshti me tri promovimet që ka pasur këto ditë në Tiranë,Londër dhe Zagreb ka zgjuar interesim të madh të qarqeve mediatike për vlerat e larta profesionale,që burojnë nga njohja me themel e muzikologjisë nga zbërthimi analitik i krijimtarisë së kolegëve të vet nga përvoja e tij e madhe në hulumtimet kritike,publicistike,estetike dhe filozofike e cila daton nga vitet e largëta të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar,1958 i cili në këtë libër është përpjekur që të parashtroj jo vetëm qasje të mirëfillta muzikore mbështetur në kodet muzikiologjike,por edhe me mbresat vetjake,të shoqëruara me mendimin estetik ,artistik dhe filozofike.






Kohë më parë si botim i veçantë i Shtëpisë botuese “Koha ditore”duel nga shtypi libri i tij më i ri ”Elementet filozofike dhe estetike në simfonitë e Betovenit”ku Akademik Koci paraqet Beethovenin,si krijues i cili me tërë imagjinatën e tij të madhe, është mishëruar në fshehtësitë e muzikës si kohezion emocional dhe ka zgjeruar thellë horizontin e pikëpamjeve dhe të vlerave estetike, sepse gjithnjë ka qenë i mendimit se arti, e, sidomos muzika, duhet të bazohet në frymën morale të shpirtit, duke u mbështetur në thënien platoniane se”shpirti i botës është shtruar nga harmonia muzikore”.






Prezantohen 15 librat Prof. dr.sc. Akil Mark Kocit



Në Agjencionin Floripress qe e redaktohet nga Editori  Flori Bruqi do të prezantojmë  15 librat e Pof.dr.sc.Akil Mark Kocit të shkruara gjatë karrierës së tij të gjatë mbi 60-vjeçare. Do të thotë do të prezantohet të thuash gjithë krijimtarinë e tij që nga koha kur e ka shkruar artikullin e parë dhe botuar në faqet e gazetës së vetme shqipe në Kosovë “Rilindja” (botohej atëherë dy herë në javë) të datës 20 maj 1958 me titull “Suksesi që premton”. Këta libra do t’i përcjell me shkrime të kolegëve të tij, ose me shkrime që i shkruan autori. Si shkrim i parë do të prezantohet ai i akademik Kopi Kyçykut, si pasthënie për librin Vibracionet e Shpirtit Shqiptar, botuar nga Librarium Hemus - Bukuresht 2008.

Shkruan Prof.Dr.Sc.Akil Mark Koci



Parathënie

Për një krijues apo studiues të artit nuk është aspak e lehtë, madje përbën një sfidë të vërtetë, me shumë të panjohura, guximi për të shkruar rreth veprimtarisë krijuese të kompozitorëve shqiptarë të një periudhe të caktuar.

Thënë ndryshe, të flasësh dhe të hulumtosh veprat e personaliteteve që kanë bërë histori në lëmin e artit muzikor, do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për faktin që ata mishërojnë alfën dhe omegën në njërin prej lëmenjve artistikë, shkencorë dhe kulturorë, përderisa veprat e tyre, qofshin muzikore, apo etno-muzikologjike, kanë lënë gjurmë të thella në krejt krijimtarinë muzikore shqiptare.

Në ndërmarrjen e kësaj nisme, më ka nxitur e më ka dhënë zemër fisnikja Xhejlane Broqi.

Edhepse ka vite që ka ndrruar jetë, ngrohtësia e fjalës e jehonat e këshillave të saj më kumbojnë ende në vesh e në zemër.

Kjo interpretuese e mirënjohur e këngës popullore, më pat ndenjur oreçast pranë, në ditë të mira e të vështira, jo vetëm si bashkëshorte shembullore, por edhe si kolege, si shoqe jete e devotshme dhe si burim i pashtershëm frymëzimi.

1 Në fakt, libri që po botojmë, përbën në vetvete “parathënien” e një serie punimesh shkencore kushtuar muzikës dhe atyre që e kanë lëvruar muzikën gjatë kohërave, në trevat shqiptare dhe jashtë tyre: personalitete të kulturës sonë mbarëkombëtare, por edhe të vendeve e popujve të tjerë. Kjo nismë e kompozitorit, muzikologut, eseistit Akil Koci, figurë e mirënjohur e kulturës sonë, pa dyshim do të ndihmojë ndjeshëm në lartësimin e nivelit intelektual të lexuesve tanë.



Vibracione të shpirtit shqiptar

Me të pohuar këto, në një farë mënyre seria e librave që po nis sot, përbën homazh për këtë zonjë, që muzikën në përgjithësi, dhe atë kombëtare në mënyrë të veçantë, e pati ushqim shpirtëror. E shijoi vetë, por edhe e ndau me bujari me të gjithë dashamirët e panumurt të artit.

* * *

Po të këqyren nga pozitat e kodeve të mirëfilltë të kritikës dhe të estetikës muzikologjike, subjektet e veprave artistike të personaliteteve që po analizojmë, mbartin jo vetëm karakterin informues, por edhe struktura komplekse, pra përgjithësisht faktorë të rëndësishëm në historinë e muzikës sonë.

Nga ana tjetër, shtrirja kohore e krijimeve të tilla paraqet një vështirësi tjetër, ngaqë kritiku a muzikologu ndeshet me probleme të llojllojshme gjatë shqyrtimit të tyre, nga njëra anë të natyrës teknike, siç është, bie fjala, sigurimi i literaturës përkatëse dhe, nga ana tjetër, me kërkesat e mëdha e shumëplanëshe që lyp zbërthimi i thellë profesional i krijimeve të lartpërmendura.

Madje, një gjë e tillë mund të bëhet shkak për një paraqitje më të thukët, sidomos kur intervali kohor nëmes krijuesit dhe analistit të veprës së tij, ka shtrirje të gjerë. Veç sa sipër, krijimtaria e autorit që bëhet objekt studimi, mund të jetë e gjithanshme, sepse pos veprave muzikore të mirëfillta,

mund të na ketë lënë edhe shkrime muzikologjike, të cilat përfaqësojnë njëherazi lëndë të parë fort të çmueshme, por edhe brengë nga këndvështrimi i vështirësisë së pasqyrimit të shkallës së ndihmesës së akcilit krijues, që mishëron një epokë më vete, siç është rasti me disa nga autorët tanë më në zë në fushën e muzikës.

Përvojën time në hulumtimet kritike, eseistike dhe publicistike në përgjithësi e quaj modeste, edhe pse me këto gjini merrem prej një kohe të gjatë: që nga shkrimi im i parë, që daton në vitin e largët 1958, në faqet e “Rilindjes”, e vetmja gazetë shqipe që dilte dy herë në javë, të enjten e të shtunën.

Qysh atëhere e deri më sot kam shkruar pandërprerje: mbi 250 artikuj, kritika muzikore, ese, trajtesa, analiza, studime, punime shkencore, si dhe dy libra: Portrete të kompozitorëve shqiptarë në Jugosllavi, botim i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Edukatë muzikore për klasën VII dhe VIII, botim i Entit për Botimin e Librit të Kosovës. Në këtë listë përfshihet edhe punimi i Magjistraturës, një studim më i gjatë me titull Elemente të folklorit popullor shqiptar në veprat e kompozitorëve tanë dhe të huaj,

Nëntë simfonitë e Ludvig van Beethovenit, si dhe disa të tjera 
(në dorëshkrim).

Në punimet e lartpërmendura jam përpjekur të parashtroj jo vetëm qasje të mirëfillta muzikore mbështetur në kode muzikologjike, por edhe mbresat vetjake, të shoqëruara me mendimin estetik për koncerte të caktuar e, pse jo, edhe vlerësime shkencore për ndonjë vepër muzikore apo etnomuzikologjike.

Në gjithçka që hedh në letër, prirem e synoj të mos jap shkas për debate pa bukë dhe nuk i ve vetes qëllimin të “zbuloj të metat” e veprës, ku janë e ku s'janë, por të nxjerr në pah anët më pozitive dhe më të spikatura të saj.

Në këtë aspekt kam mbajtur mirë parasysh që, në çdo notë muzikore është shkrirë djersa dhe angazhimi profesional i autorit, sepse çdo vepër e krijuar, përveç vlerave artistike dhe estetike, paraqet përvojën dhe ecurinë e autorit e të krijimtarisë së tij në tërësi.

Gjithmonë kam qënë e vazhdoj të jem i mendimit se respekti i vërtetë për punën e madhe të çdo autori dhe Vibracione të shpirtit shqiptar vlerësimi real i veprave artistike sipas bindjeve profesionale përkatëse, arrihet vetëm duke u mbështetur me besnikëri dhe pa ngurrim në kodet e vërteta artistike dhe estetike, në shkencën muzikologjike.

Gjithashtu jam i vetëdijshëm se kanë mbetur ende shumë gjëra për t’u ndriçuar në universin artistik-estetik të hapësirës mbarëshqiptare, ku krijuesit e panumurt e përherë e më cilësorë, po përpiqen me sukses që parimet universale e të gjithëpranuara ontologjike t'i veshin me “kostum kombëtar”, si parakusht për pasurimin e pentagramit muzikor botëror me nota shqiptare burimore, të kumtuara nga un-i individual, me nivel profesional të lakmueshëm e në pajtim me kërkesat e kohës.

Për kësi lloj shkrimesh është me interes të ceken mendimet e shkrimtarit të madh francez Honoré de Balzak e të dramaturgut pa aq të shquar gjerman Berthold Breht. Ky i fundit vëren: ”Kritika është një armë që mund të shpartallojë edhe regjime, të rregullojë edhe nivelin e lumit, të mbjellë drufrutorët dhe njëharazi është model i artit “.

Bertold Brehti, si njohës i mirë i kritikës botërore, pohon e njëkohësisht shfaq shqetësimin për ndonjë mohim të mundshëm të meritave të veprës, varësisht se nga cili këndvështrim shkruhet, analizohet, vlerësohet ose denigrohet.

Pra, kritika duhet të ketë synim objektivitetin shkencor dhe artistik.

Le të kthehemi sërish tek Balzaku, i cili njihet si shkrimtar, që gjithnjë ka pasur vërejtje për kritikën e kohës. Në përgjigjje të një sulmi, që nuk linte gur pa lëvizur për t'ia përdhosur veprën, Balzaku shprehet: ”Ai që mezi flet gjuhën e tij, thotë se qënkam purist dhe mohon stilin, kur një libër ka një stil të bukur; mohon planin, kur ka Akil Mark Koci një plan; mohon gjithçka që ka të mirë një vepër dhe lavdëron gjithçka që ajo nuk ka: kjo është metoda e tij.

Vëzhgon ato anë që krijuesi ia del mbanë dhe kur ia ka njohur cilësitë reale, mbështet akuzat e veta duke deklaruar: kjo nuk është kështu”.

Ideja për t’i përmbledhur në një libër, që e kam titulluar Vibracione të shpirtit shqiptar, disa nga shkrimet e mia ( të rishikuara), kushtuar jetës dhe veprës së katërmbëdhjetë prej kompozitorëve e lëvruesve më të njohur shqiptarë, të botuara në gazetën “The Albanian”të Londrës, në “Illyria” të Nju Jorkut, në shumë gazeta të tjera, si: “Fokus”, ”Koha ditore”, ”Zëri”, “Fjala” e ”Iliria Post” të Prishtinës,"Floripress" më pas në mjaft organe dhe faqe virtuale të Internetit, është e kahershme dhe pa pretendime të mëdha.

Por, shndrrimin në vendim të idesë së sapopërmendur, po e kryej disi me vonesë, bash tani, në moshën e tretë të jetës, përmes hedhjes në letër të gjithçkaje që kam lexuar, jo vetëm ”si prirje e specifikës narrative, si mjeshtëri artistike”, por edhe me dëshirën për të ndriçuar anë të ndryshme, për shumë aspekte me përmasa artistike dhe estetike, pa u mjaftuar vetëm me caqet e këndvështrimit thjesht vetjak.

Shtysa vjen natyrshëm, ngaqë kam pasur rastin fatlum të shoh, të dëgjoj e, brenda mundësive të mia, të përcaktoj vlerat e vërteta të krijimeve të kompozitorëve shqiptarë. Këtë detyrë e kam përmbushur sidomos përmes ligjëratave të shumta që kam mbajtur para nxënësve të shkollës së mesme muzikore, studentëve të Fakultetit të Arteve që nga viti 1975, në kuadër të lëndës “Njohuri e literaturës muzikore”; referateve dhe kumtesave që kam paraqitur në konferenca, simpoziume, kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare e sidomos në Vibracione të shpirtit shqiptar auditoret e Akademisë së Arteve në Tiranë. Pra, mund të them se vështrimet e opsionet më kanë shërbyer si “nxitje e brendshme... për veprim”.

Siç e zura në gojë më sipër, kam botuar shumë për veprimtarinë e kolegëve dhe të personaliteteve të tjera të fushës së muzikës, por një drejtim tjetër i vëmendjes sime ka qënë t'ia bëj të njohura, me mënyra e mjete të ndryshme, arritjet tona artistike në përgjithësi, opinionit të gjerë, kryesisht me shkrime, së pari në gazetën “Rilindja”, si gazeta e vetme shqipe, që nga viti 1958; pastaj në ”Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit, “Jeta e Re”, revistë letrare, “Zëri i Rinisë”, ”Përparimi” – revistë shkencore; “Zvuk” e ”Pro musica” - revista muzikore të ish-Jugosllavisë. Informimin e qytetarëve e kam kryer edhe me cilësinë e redaktorit e të bashkëpunëtorit të Enciklopedive të ish-Jugosllavisë: kroate, sllovene dhe shqiptare, sidhe të shumë revistave e gazetave, jo vetëm në shqip, por edhe në disa gjuhë të tjera.

Këtu hyjnë gjithashtu emisionet e panumurta në Radio-Prishtina, që i kam përgatitur për rubrikën “Takimi në orën 14:02” (në periudhën 1962-1975), për rubrikën ”Fjala dhe muzika” (në vitet 1970-1982), krahas vështrimeve dhe kritikave që transmetoheshin në ditar si emisione informative e deri te ato muzikore të mirëfillta, me komente, kritika dhe ese.

Këtë traditë e vazhdoj edhe sot e kësaj dite: kam emisione në faqet e internetit, përmes Podcast-it të parë në gjuhën shqipe, të cilat teknikisht realizohen nga im bir, Arbëri, i diplomuar për Filozofi dhe Shkencë në Economic School të Londrës, një nga dhjetë universitetet më të njohur të botës.
Sidoqoftë, më duhet të pohoj se nuk kam shkruar aq sa duhet, ngaqë më kanë revoltuar debatet e shpeshta, të ushqyera jo nga procedimet artistike normale, por nga prapaskenat e intrigat misterioze, krejtësisht të papërcaktuara, që, me dykuptimësitë e pashpjegueshme, jo rrallë kanë krijuar situata të zymta. Për këtë “sëmundje”, në “Kritika e dialektikës”, Teodor Adorno thotë me dëshpërim: ”Përse të shkruaj kur gjithçka rreth meje është sklerotike dhe e dyshimtë?”.

Sa për vete, megjithë pengesat objektive dhe më fort subjektive, që kanë nxjerrë krye kurdoherë dhe nga s'ta pret mendja, gjithmonë kam qënë optimist, kam besuar jo vetëm në përvojën time pozitive, por edhe në mendimet e njohura se “Arti i vërtetë përkryhet edhe me përplasje; në luftë mund të ketë edhe të mundur”, por “kjo nuk na pengon, - vëren Pol Elyari në Ese dhe shkrime të tjera kritike, - të kuptojmë se, duke u nisur nga ata, mund të nisë shpresa dhe të fillojë përsëri lufta”.

Këtu më duket se është me interes të preket edhe një çështje. Tek ne shkruajnë artikuj kritikë edhe ata, të cilët jo vetëm s’e kanë profesion muzikën, por kurrë nuk na i ka zënë syri në mjedise muzikore. Le pastaj të ashtuquajturit “muzikologë”, të cilët, megjithse me vite të tëra nuk shkojnë në koncerte e as në ngjarje të tjera muzikore, i japin të drejtën vetes që, jo vetëm të shkruajnë, por edhe të kritikojnë ex catedra. Këtu duhen përfshirë edhe disa të tjerë, të cilët ngrenë në qiell vepra të dobta nga çdo pikëpamje.

Kam shtruar shpesh herë pyetjen: Ku është këtu funksioni i kritikës së vërtetë, që ka qenë dhe mbetet zëri i ndërgjegjes?

Vibracione të shpirtit shqiptar

Por, me sa po shohim, në përgjithësi fjala është zhvlerësuar deri në atë shkallë, saqë nuk ia vlen barra qiranë të shkruhet, edhepse kritika duhet të lidhet me kërkesat pragmatike, pavarësisht nga lavdia, pompoziteti apo trivialiteti. Rrezikshmërinë dhe dëmin që u sjellin paçavuret e të ashtuquajturve kritikë, në radhë të parë vetë autorëve të veprave muzikore, Balzaku e ka përshkruar në faqe të tëra në Iluzione të humbura, duke folur për faktin që “në të shumtën e rasteve kritika shitet dhe blihet”, ngaqë “gazetat e botuesit e tyre janë të molepsur nga korrupsioni”.

”Kritika - ve në dukje Balzaku, - sot shërben vetëm për diçka: të mbajë gjallë kritikun”. Mllefin ndaj kësaj të ashtuquajture kritike, Balzaku e ka derdhur edhe në romanet Savarusi dhe Shkëlqimi e mjerimi i oborrtareve, duke i damkosur kritikët si të paaftë për të krijuar, njëlloj si “oborrtaret” (kurtizanet), të cilat kurrë nuk janë në gjendje dashurojnë”.

Balzaku ka bërë shumë vërejtje për kritikët e dobët, për kritikët që nuk merren vesh se ç'thonë, që nuk kanë dinjitet, njohuri dhe as profesionalizëm. Ndërkohë tërheq vëmendjen se kritikë duhet të shkruajë në radhë të parë krijuesi i mirëfilltë, i cili e njeh procesin krijues.

Prandaj edhe shton: ”Një shkrimtar i zoti që është krijues dhe e njeh procesin krijues, mund të shkruajë më së miri dhe të kritikojë, sepse e do artin”.

Mjerisht, tek ne, ashtu si në kohën kur ka jetuar e krijuar Balzaku, shkruajnë kritikë jo vetëm ata që s’e njohin dhe s'e dinë procesin krijues, por që s’e duan as artin. Ç'është më e keqja, këta palokritikë nuk e shohin të arsyeshme që, para se të shkruajnë për veprat e një Akil Mark Koci autori, të zhvillojnë me këtë të fundit ose me ndokënd tjetër, qoftë edhe një bisedë të vetme dhe sidomos t’i kenë para vetes krijimet, për të cilat do të bëjnë fjalë.

Këtë e them nga përvoja ime e gjatë. Për shumë vepra muzikore të miat kanë shkruar “kritika” jo vetëm pa i dëgjuar e pa i parë veprat e mia, por edhe pa biseduar me mua.

Prandaj, në morinë e kritikave për krijimtarinë time, ka edhe të atilla që më bëjnë të skuqem sidoqë janë të mbushura me plot lavde. Ndër autorët e shkrimeve të kësaj kategorie, fatkeqësisht, prijnë “muzikologët e diplomuar”.

E, pra, kritika mund të jetë e shëndoshë, domethënëse, dobiprurëse dhe sidomos e paanshme, vetëm kur kritiku do të gjejë sa më shumë pika të përbashkëta me krijuesin e veprës muzikore, sepse është e domosdoshme që kritiku, para se ta zbërthejë e ta analizojë veprën, të gjurmojë, të hulumtojë, të zhbirojë, sidhe të kërkojë e të dëgjojë me respekt mendimin e kompozitorit bash në valën e procesit krijues.

Duhet të veprojë pikërisht kështu dhe jo ndryshe, sepse kjo është me përfitim jo vetëm për autorin e veprës, pra për kompozitorin, por, para së gjithash për vetë kritikun, sepse do të ketë rastin e mundësinë të hedhë në letër një shkrim apo ese të argumentuar, të besueshëm nga lexuesit e të dobishëm për ecurinë e mëtejshme e për rritjen e autoritetit të kritikës artistike.

Për fat të keq, një marrëdhënie e tillë, krijues-kritik, nuk ekziston. Këtu e kanë burimin kritikat në hava, kritikat roma për toma, servile, denigruese, të cilave ka ardhur koha t'ua zenë vendin kritikat e pjekura, dashamirëse, nxitëse e Vibracione të shpirtit shqiptar inkurajuese, të bazuara në kodet e shkencës muzikologjike dhe të estetikës. Vetëm kësisoj, e përsërisim, do të ngrihet rejtingu, jo vetëm i krijuesit, por edhe i kritikut.

Me këtë përmbledhje shkrimesh, të përfshira në librin Vibracione të shpirtit shqiptar, nuk pretendoj se opinionet që kam shprehur për katërmbëdhjetë nga krijuesit e lëvruesit e shquar të muzikës shqiptare dhe për veprat e tyre, janë fjala e fundit, të cilën nuk e luan as topi.

 Këto janë shkrime që pasqyrojnë mbresat e mia, ndjenjat vetjake, respektin ndaj krijuesit dhe punës së tij të madhe, pa kujtuar se po arrij majat e analizës shkencore. Ato kanë para së gjithash karakter njohës, informues për krijimtarinë dhe veprimtarinë dinjitoze të kolegëve të mi, që janë në mesin tonë ose në amshim. Nga ana tjetër nuk kam dashur që disa nga xhelozia e ulët profesionale të kryejnë eutanazinë mbi veprat e tyre.

Jam i vetëdijshëm për dobësitë e mundshme, për mangësitë dhe të metat e punës sime individuale. Por, në të njëjtën kohë, jam i bindur se këto që kam shkruar këtu do të ndikojnë sadopak që krijimtaria e kolegëve të mi të mos harrohet e të mos anashkalohet pa u vlerësuar, sepse ”arti - thonë filozofët - nuk është lojë, nuk është vetëm formë;arti është ndjenjë dhe ide. Arti nuk ka qënë e nuk ka për të qenë kurrë mjet argëtimi për t'u harruar. Arti shtron probleme, nxitide, mendime. Mjet argëtimi i rëndomtë mund të jetë vetëm antiarti ”.

Duke u bazuar në thënien e filozofit të njohur Albert Rasell, i cili konstaton se ”krijuesit muzikorë janë të vetmuar në mes të botës, me gjuhën e tyre pak a shumë të pakuptueshme”, u duhet dhënë krijuesve vendi i merituar, Akil Mark Koci sepse me veprimtarinë që zhvillojnë e kanë pasuruar jo vetëm opusin e tyre, por edhe atë kombëtar e më tej.




Në këtë hulumtim, analizë dhe rrëfim në veten e parë për kolegët e mi, gjallon pa dyshim një arketip i diskursit komentues dhe i diskurseve muzikologjike.

Këtu mbështetet edhe koncepti themelor i shkrimeve të mia, të cilat synojnë të jenë shtjellime investiguese, me vlerësime artistike, pse jo edhe shkencore, dhe njëherazi të kenë tiparet e studimeve kërkimore empirike të krijimtarisë artistike, në këtë rast të një periudhe me përmbajtje konsistente.

Dihet se muzika nuk është art i heshtjes, siç është arti pamor, por është edhe “art, i cili sapo lind, menjëherë vdes, çka nuk ndodh me artin pamor”, na mëson Leonardo da Vinçi.

Besoj se mendimet e mia do t’u shërbejnë lexuesve të nderuar, madje edhe historianëve e muzikologëve, për të ofruar njohuri e informim më të gjithanshëm për këta krijues dhe për veprimtarinë e tyre si figura koherente që marrin kuptimin e një vlere kombëtare.

Duke i falenderuar paraprakisht lexuesit për shfletimin e librit tim modest, sërish shpreh besimin se këto faqe do të ngacmojnë sadopak kurreshtjen e lëvruesve dhe dashamirëve të muzikës dhe mbase do të shërbejnë si katalizator për ndërmarrje studimesh të tjera në këtë fushë, sa të gjerë, aq edhe fisnike.

Në fund, u shpreh mirënjohjen shkrimtarit e drejtorit të gazetës “The Albanian”, Petrit Kuçana, në Londër, shkrimtarit Frrok Kristaj, redaktor në “Iliria Post” në Prishtinë, shkrimtarit Mehmet Kraja, redaktor në “Koha Ditore” në Prishtinë, shkrimtarit Ibrahim Kadriu, redaktor në gazetën “Zëri,, në Prishtinë,

 Vibracione të shpirtit shqiptar shkrimtarit Dalip Greca, redaktor i gazetës “Illyria” në Nju Jork dhe shumë të tjerëve, që m’i botuan këto punime, dhe në mënyrë të posaçme prozatorit, poetit, eseistit e kritikut Prend Buzhala, redaktor në të përjavshmën “Fokus” të Prishtinës, Shoqërisë Kulturore Shqiptare Haemus të Bukureshtit, Shtëpisë së saj Botuese Librarium Haemus dhe drejtuesve të tyre, akademikut Kopi Kyçyku dhe shkrimtarit Ardian-Christian Kyçyku,që mundësuan daljen e këtij libri dhe së bashku besoj se e pasuruam mendimin kritik për krijimtarinë muzikore shqiptare në tërësi.



-------------------------------------------------------



Gazeta "The Albanian" ne Londër: Mirënjohje Noel Malcolmit dhe Akil Kocit

The Albanian

Nga Muhamed Veliu 

Akil Koci është kompozitor i shquar dheshumë i njohur, i lindur në Prizren në vitin 1936. Njihet me kompozim në të gjitha gjinitë; atë të këngës popullore, argëtuese dhe serioze. Është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974 po ashtu edhe në Kroaci.

Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptar në Kosovë Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptar Cuca e Maleve.

Njihet si krijuesi i parë i muzikës avangarde (muzika pak më ndryshe). Për çdo vit ndahen disa çmime me emrin e tij. Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe në “Takimet e Don Mikelit,, Stubëll-Viti.

Për vitin 2006 e ka fituar kleriku Dr. Don Gjergj Gjergji për librin e botuar, Martirët e Karadakut’, kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji, për librin e poezive kushtuar Nënës Tereze. Akil Koci në Takimet e At Shtjefen Gjeqovit O .F. M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit, aktores tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër – Britani e Madhe.



Kompozitori Akil Koci ndan edhe dy bursa njëvjeçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike që mbahen për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë fituesve absolutë si dhe një shpërblim për ekzekutimin e veprës më të mirë të kompozitorit shqiptar, për ekzekutimin e veprës më të mirë të Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera. Shqiptarët e Britanisë së Madhe kanë nderuar me dy çmime të veçanta historianin Noel Malcolm, për punën e tij të palodhur në çështjen shqiptare, dhe kompozitorin Akil Koci.


Pas një sondazhi të përvitshëm nga gazeta e komunitetit shqiptarë në Britaninë e Madhe “The Albanian”, Malcolm dhe Koci rezultuan si dy prej më të votuarve. Çmimet u ndanë në katër vjetorine kësaj gazete, cila është kthyer në zërin e shqiptarëve që jetojnë në ishullin britanik. “Është kthyer në traditë që gazeta e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar “The Albanian” dhuron çmime për në përvjetorët e saj.

Këto çmime që janë shprehje e mirënjohjes për miqtë e mëdhenj britanikë, për kontributin që kanë dhënë për shqiptarët dhe çështjen shqiptare, synojnë ndërtimin dhe fuqizimin e urave shqiptaro-britanike. Ndërsa çmimet për shqiptarët që jetojnë në Britani, synojnë evidentimin e vlerave dhe kontributeve shqiptare në këtë ishull”, thotë Petrit Kuçana, themelues dhe drejtor i “The Albanian”.

Image result for noel malcolm

Noel Malcolm për arsye pune nuk ka mundur të asistojë në marrjen e këtij çmimi me motivacionin “Miku i madh i së vërtetës dhe i shqiptarëve”. Këtë çmim e ka tërhequr miku i tij Bejtuallah Desatani, i cili e komentoi këtë çmim si tejet të spikatur. “Është domosdoshmëri jo vetëm nga ne shqiptarët në Britani, por edhe nga instancat më të lartapolitike në Kosovë dhe Shqipëri që të tilla figura si Noel Malcolm të marrin nderimet e duhura për punën e pakursyer në çështjen shqiptare”.

Këtë çmim e ka dorëzuar ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar zoti Zef Mazi, i cili ka vlerësuar punën e “The Albanian” dhe rëndësinë e informimit në komunitetin shqiptar. Ai ka theksuar se është kënaqësi kur në faqet e kësaj gazete lexon për shqiptarë të suksesshëm, që me të vërtetë janë diplomatët më të mirë të Shqipërisë në botë. Kompozitori Akil Koci i emocionuar ka marrë çmimin me motivacionin “Ambasador i kulturës shqiptare në botë”.



 Zoti Koci, i cili për punën e tij është shpallur edhe Qytetar nderi i Kroacisë, u shpreh se ai në të shkuarën ka marrë shumë çmime. “Ky është më i veçanti pasi nuk vjen nga ndonjë organizëm shtetërorapo institucion kulturor siç ka ndodhur në të shkuarën. Por vjen nga bashkëkombësit e mi shqiptarë në Britani që kanë votuarnë këtë sondazh të realizuarnga “The Albanian”, tha ai. Çmime të ngjashme vitin e shkuar kanë marrë zonja Patricia Nugge për koleksionine librave të shkruar për Skënderbeun dhe Pip Willson, i cili ka ndihmuar emigrantët shqiptarë në lindje të Londrës.


Kënga shqipe për te - është Diell që rrezaton në trollin Ilirik : Akademik Prof.dr.sc.Akil Mark Koci(Jeta dhe Veprat)

Akil Koci është emër i respektuar në qarqet muzikore dhe intelektuale, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ai, merret si një nga themeluesit e kompozimit në Kosovë, por edhe si autori i njërës nga Operat e para, ‘Sokoli e Mirusha’, e cila kishte zgjuar një interesim të madh. Tërë jetën muzikë dhe për muzikën, ky do të ishte profili artistik i  Akademik Prof.Dr.sc.  Akil Kocit.







Është  fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kurse  kohë më parë  në Prishtinë fitoi Çmimin Grand Prix në Garat ndërkombëtare të muzikës klasike.

Pa dyshim baletet e  Kocit -Sokoli e Mirusha,Kënga e Rexhës, Zef Lush Marku, Apokaliptika si dhe shumë vepra orkestrale, zënë vendin e merituar në muziken shqiptare dhe në atë ndërkombëtare.



Tre vjet më parë  në Lojërat Olimpike  Londra 2012, Prof.Akil Koci, në një konkurs të shpallur nga Këshilli i lojërave Olimpike,morri pjesë kënga e tij “Vera”  me  tekstin e Ndre Mjedës u zgjodh që të këndohet nga kori mbretëror i të rinjve ...


Nga: Flori Bruqi

Akademik Prof.dr.sc.Akil Mark Koci është kompozitor i shquar dhe shumë i njohur në Shqipërinë Etnike. Njihet me kompozime në zhanrin e të gjitha gjinive atë të këngës popullore"Zambaku i Prizrenit", argëtuese dhe serioze.
 Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974.

Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptarë në Kosovë, Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptarë Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parë i muzikës Avangarde (muzika pak më ndryshe).

Më 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor të Kosovës, shkruan baletin Sokoli e Mirusha.


Vepra të korit


* Lirisë, To Freedom, 1959. Shfaqja parë: pril 1960, Sarajevë.

* Maca e vogël, Little Cat, 1959. Shfaqja parë: mars 1967, Kori i Fëmijëve, Radio Prishtina.

* Vajzës, To the Girl, 1960. Shfaqja parë: qershor 1968, Festivali i Korit në Krushevcë

* Nënës time, 1960. Shfaqja parë: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinës.

* Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parë: nëntorë 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.

* O, e ëmbëla, 1971. Shfaqja parë: qershor 1986, Kori i Radio Pristinës.

* Kaltërsirat, 1972. Shfaqja parë: tetor 1986, Kori i Radio Pristinës.

* Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanoviç  Mokranjac, 1973.

Shfaqja parë: nëntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.


Vokal & Piano

* Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1977. Skena mzikore, Prishtinë.

* Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.

* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.

* Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.

* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.

* Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.






Në vitin 2005 Çmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeçar nga Tirana, Arti Marika.

Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe në ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubëll-Viti.

Për vitin 2006 e ka fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji për librin e botuar ,,Martirët e Karadakut,,kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji,për librin e poezive kushtuar Nënës Tereze.

Akil Koci në Takimët e At Shtjefen Gjeqovit O.F.M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorës tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur .



Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër-Britani e Madhe. Kompozitorit Akil Koci,iu ndan edhe dy bursa njëvjëçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike që mbahën për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë fituesve apsolut si dhe një shpërblimin për ekzkutimin e veprës më të mirë të kompozitorit Shqiptar,për ekzekutimin e veprës më të mirë të Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera.
Pasthënie e librit më të ri të Akil Kocit “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”


 

Akil Koci, si intelektual i pajisur me një botë empirike të bujshme dhe si njohës sistematik i ligjësive të artit, shkrimin diskursiv për muzikën e shtreson nëpërmjet dijes që ndërtohet me referenca të fuqishme. Në këtë mënyrë, ligjërimi i tij për muzikën ka karakter shkencor.

Ai arrin të sjellë para lexuesit shqiptar një tekst diskursiv kritik, me mendime të thella e cilësore, madje jo vetëm për objektin themelor të studimit,

 Beethovenin dhe nëntë simfonitë e tij karakteristike, të cilat ngërthejnë një filozofi të thellë dhe përfaqësojnë trajtat me sublime të senslibiliteit estetik, por, edhe për dimensionet semantike të epokës krijuese kur jetoi e veproi ai.



E, kjo ndërlidhet me relacionet të cilat i kishte Beethoveni me emra të tjerë të mëdhenj të kohës.

Këto sekuenca, autori Koci i shtreson në kuadër të ligjërimit për përmasat e personalitetit të Beethovenit, sikundër për rrugëtimet e tij krijuese dhe formësimin e tij prej artisti të madh.

Edhe pse objekt parësor i studimit dhe intencë themelore e proklamuar e librit është figura e Beethovenit dhe nëntë simfonitë e tij, autori jep

informacione të bollshme dhe tejet reprezentative në përgjithësi, për epokën kur jetoi e krijoi ai, relacionet e tij krijuesi me emra tjerë të mëdhenj të muzikës, siç ishin Bachu, Haydni, Moxarti.


Po në këtë linjë, Koci rrekët të hulumtojë dhe interpretojë formacionet estetike të kohës, kapërcylljet kalimet) nga një formacion artistik tek një tjetër, sikundër ndikimet që kanë lënë në formësimet krijuese të Beethovenit këto përthyerje në stilet artistike.

Nga ky aspekt, Koci jep gjykime karakterizuese dhe krahasuese, sikur del në gjykimin se: “… Beethoveni është më shumë klasik se Mozarti dhe Haydni”.

Në fakt, kjo ka kuptimin e vet logjik, mendon Koci ngase “Beethoveni gjithmonë ka qenë në aksion duke kërkuar dhe duke trajtuar vazhdimisht mundësitë për ta përsosur formën, gjuhën muzikore dhe në kuadrin e kësaj semantiken”.

Prandaj edhe arti i tij në instancën e fundit duke u sfiduar me stilet e ndryshme “reformën e sheh frymëzim” e jo si përmbysje.

Në këtë strumbullar qëndron një nga pikat më të veçanta të artit të tij. Kur diskuton për idetë themelore që e përshkojnë krijimtarinë e Beethovenit, autori identifikon disa rrafshe tematike që trajton muzika e tij.

E, këto, në vija të trasha, përfshijnë, jo vetëm tragjiken dhe ndjenjat e tmerrit, të ankthit, të frikës, por edhe lirizmin, si koncept që ka si qëllim ndjenjat nga më të ëmbla dhe nga më të butat, afshin për jetën e dashurinë.

Dijetari i madh i letërsisë, amerikani Northrop Frye,shkruan: “Koncepti i artit ka një relacion ndaj realitetit, që nuk është as i drejtpërdrejt, as negativ, por i mundshëm, zgjedh përfundimisht përçarjen mes endjes dhe këshillës, mes stilit dhe porosisë”. Akil Koci e ka përvetësuar më së miri këtë frazë të Fryeit, për ta shndërruar në praktikë të studimit të tij.

Përmes zgjedhjes së mundshmes, Koci qartëson shumë komponentë të Simfonive të Beethovenit, pikërisht relacionet e ndërlikuara mes stilit dhe porosisë, refleksionet mes tragjikes dhe lumturisë, mes dashurisë dhe urrejtës.



Studim “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit” kësisoj të fut në një univers të pafundmë misteresh e ndjesimesh , ku perceptimet për të bukurën e artit beethovenian bashkëjetojnë mrekullueshëm dhe në harmoni të plotë me aftësinë e veçantë interpretuese që demonstron Koci.

Kjo për faktin se autori ka sensin të prek palcën e estetikës dhe filozofisë që përçon arti dhe simfonitë e Beethovenit.

Në këtë aspekt, dimensioni empirik autorial, i jep këtij studimi një karakter universal dhe i mundësojnë autorit Koci të bëjë përimtësime e interpretime të thukëta, që parakonceptojnë një lexues të kultivuar, do thoshim një kombinim të lexuesit model e empirik, sipas Umberto Eco-s.

Kjo për faktin, se, siç e kemi potencuar, studimi i tij realizohet në relacione me fushat e ndryshme, me të cilat pikëtakohet dhe bashkëjeton muzika.

 E, këto janë letërsia, filozofia, estetika, pjesë të së cilit korpus e sheh edhe muzikën, autori. Brenda këtyre fushave gjendet strumbullari i kërkimeve muzikore të Kocit, në librin në fjalë dhe këndej pari fusha e interesimeve bëhet gjithëpërfshirëse.

* * *



Charles Lalo, esteticient i shquar francez shkruan: “arsye më e mirë e ekzistimit të sistemeve qendrore të estetikës, është që me vëmendje të veçantë të shprehin ndonjërin nga funksionet që arti përmbush në jetë”.

 Ndërkaq, pikërisht këtë funksion sublim, të cilin Aristoteli e shihte tek spastrimi i pasioneve, Akil Koci e koncepton brenda suazave filozofike dhe estetike, duke potencuar se kjo ndërlidhësi ka për bazament referencën se muzika: “…është një krijim më i fortë se filozofia”.

Ky relacion nënkuptonte aspektin semantik dhe mesazhin si qenësi të estetikës, për faktin se teoria e estetikës konceptohet se teori e sensiblitetit (Lalo), ndërkaq kjo transformohet në mesazh nëpërmjet filozofisë dhe trajtave të saj meditative.

Libri “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”, i Akil Kocit karakterizohet nga interpretimi analitik i simfonive të Beethovenit.

Autori nuk zgjedh metodën e identifikimit të vlerave, por të seleksionimit dhe studimit. Këtë e bën duke sintetizuar disiplina të ndryshme të dijeve për artin dhe estetikën. Pastaj këto i interpreton në relacion me estetikën e artit beethovenian.

Kjo qasje i jep hapësirë dhe mundësi të depërtojë, jo vetëm ne esencat filozofike që ngërthejnë simfonitë e tij, por edhe vet jeta e tij prej artisti gjigant.

Qysh në titull, autori parakoncepton sferën e interesimeve të autorit të librit, që është tipologjia estetike dhe filozofikë e simfonive të Beethovenit.

Ky libër diskursiv, mbetet sintezë kuptimplote e fokusuar në esencën e asaj çfarë është artit beethovenian, i përqendruar tek Simfonitë e tij, të cilat kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në kulturën e artit botëror dhe të cilat vlera i sjell me shkathtësi dhe dije universale Koci para lexuesit shqiptar.

Përmes interpretimit estetik dhe filozofik, Koci depërton ne palcën e artit beethovenian dhe kështu e bën atë më të afërt për audiencën shqiptare. Në të vërtet, marrëdhënia mjaft komplekse mes Simfonive të Beethovenit dhe relacioneve estetike dhe filozofike, në këtë studim të Kocit merr trajta kuptimore të dukshme.



Dhe, kjo esencë ka disa rrafshe komunikuese kulturore, prandaj teksti i Kocit mbetet një univers shumështresor përsiatjesh teorike dhe kritike lidhur me fenomenin Beethoven, këtij klasiku të muzikës, por njëherësh edhe këtij inovatori revolucionar, i cili bëri thyerje cilësore në botën e artit muzikore.

Koci në këtë libër, nuk bënë regjistër meritash dhe epitetesh për veprën artistike të Beethovenit, por si një profesionist me një dije empirike dhe si një lexues model (Umberto Eco), bën krahasime të vlefshme, ndërkaq edhe jep gjykime tejet sigurta e profesionale.

Ajo që e karakterizon tekstin e Kocit është sensi për t’i kundruar dukuritë estetike në universalitet dhe në varshmëri.

 Janë të rrallë ata krijues që si Koci mund të bëjnë brenda një vepre interpretime që prekin shumë sfera të artit dhe filozofisë. Së këndejmi autori i librit nxjerr kurdoherë konstatime të qëndrueshme sikundër në rrafshin filozofik, njashtu në atë estetik.

Duke përsiatjet për të bukurën, si tipari bazik i çdo arti dhe veçanërisht muzikës, ai dukuritë dhe ndërlidhjet estetike i shqyrton në korrelacion shumëdimensionale. Kjo formë e shkrimit diskursiv e bën tekstin e Kocit universal, ngase atë mund ta lexojnë, me shumë admirim filozofët, estetët, muzikologët, letrarët etj.

Kjo domethënë se Koci nuk izolohet brenda perceptimeve të caktuara estetike, por perceptimet dhe observimet e tij tejkalojnë shumëfish fushën e tij muzikologjinë.

Në këtë libër të cilin po ia ofrohet lexuesit, Koci dëshmon qartë se nuk është vetëm njohës i thellë i artit muzikor, ai mbi të gjitha dëshmon së është një dijetar sistematik, që posedon dije antike e moderne për artin, estetikën e filozofinë, disiplina këto të cilat i sheh në korrelacion ndërlidhës. Interpretimet për antikën dhe sistemin kulturor.



Akil Koci nuk i bën apologji artit, muzikës dhe sistemit të tij filozofik e estetik, ai e demonstron atë me kompetencë dhe dije universale.

Nga ky aspekt, libri i tij është një arenë e pasur me informacione të shumta, për antikën e filozofinë, për artin dhe të bukurën, për letërsinë dhe muzikën, për zhvillimet shoqërore dhe perceptimet krijuese në këto sfida.

Pra, ky është një tekst që i hynë në punë jo vetëm muzicientit, por çdo dashamirësi të kulturës dhe artit.

Ngase nëpërmjet këtij libri Koci sjell një botë të begatë, të bollshme me vlerësime dhe gjykime të shëndosha. Këndej pari, ky libër mbetet një ndihmesë për jetën kulturologjike shqiptare.

Lexuesi s’ mund të mos njehet i ngazëllyer kur lexon prelat e Kocit dhe interpretimet e tij që i bëjnë më të kapshme drithërimat vibruese të “Odës e gëzimit” dhe porosinë më sublime që ka shqiptuar mendja njerëzore: “Të rrini të përqafuar miliona”.

Kjo odë e gëzimit bashkë me përqafimet që përcjell drithërima e shpirtit të trazuar e dramatik, po i ofrohet nëpërmjet Akil Kocit, lexuesit shqiptar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...