2015-01-18

Kënga shqipe për te - është Diell që rrezaton në trollin Ilirik : Akademik Prof.dr.sc.Akil Mark Koci(Jeta dhe Veprat)

Akil Koci është emër i respektuar në qarqet muzikore dhe intelektuale, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ai, merret si një nga themeluesit e kompozimit në Kosovë, por edhe si autori i njërës nga Operat e para, ‘Sokoli e Mirusha’, e cila kishte zgjuar një interesim të madh. Tërë jetën muzikë dhe për muzikën, ky do të ishte profili artistik i  Akademik Prof.Dr.sc.  Akil Kocit.







Është  fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kurse  kohë më parë  në Prishtinë fitoi Çmimin Grand Prix në Garat ndërkombëtare të muzikës klasike.

Pa dyshim baletet e  Kocit -Sokoli e Mirusha,Kënga e Rexhës, Zef Lush Marku, Apokaliptika si dhe shumë vepra orkestrale, zënë vendin e merituar në muziken shqiptare dhe në atë ndërkombëtare.



Tre vjet më parë  në Lojërat Olimpike  Londra 2012, Prof.Akil Koci, në një konkurs të shpallur nga Këshilli i lojërave Olimpike,morri pjesë kënga e tij “Vera”  me  tekstin e Ndre Mjedës u zgjodh që të këndohet nga kori mbretëror i të rinjve ...


Nga: Flori Bruqi

Akademik Prof.dr.sc.Akil Mark Koci është kompozitor i shquar dhe shumë i njohur në Shqipërinë Etnike. Njihet me kompozime në zhanrin e të gjitha gjinive atë të këngës popullore"Zambaku i Prizrenit", argëtuese dhe serioze.
 Është fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Prishtinë në vitin 1974.

Në vitin 1976 shkroi baletin e parë shqiptarë në Kosovë, Sokoli e Mirusha, pas Tish Daisë, që shkroi baletin e parë shqiptarë Cuca e Maleve. Njihet si krijuesi i parë i muzikës Avangarde (muzika pak më ndryshe).

Më 1976 me ftesen e Hazir Myftarit, drejtor i Teatrit Krahinor të Kosovës, shkruan baletin Sokoli e Mirusha.


Vepra të korit


* Lirisë, To Freedom, 1959. Shfaqja parë: pril 1960, Sarajevë.

* Maca e vogël, Little Cat, 1959. Shfaqja parë: mars 1967, Kori i Fëmijëve, Radio Prishtina.

* Vajzës, To the Girl, 1960. Shfaqja parë: qershor 1968, Festivali i Korit në Krushevcë

* Nënës time, 1960. Shfaqja parë: shkurt 1988, Kori i Radio Pristinës.

* Pa titull, Untitled, 1971. Shfaqja parë: nëntorë 1972, Kori i Radio Zagrebit, Opatija.

* O, e ëmbëla, 1971. Shfaqja parë: qershor 1986, Kori i Radio Pristinës.

* Kaltërsirat, 1972. Shfaqja parë: tetor 1986, Kori i Radio Pristinës.

* Iz zapisa Stevana Mokranjac, Nga fletorja e Stevan Stojanoviç  Mokranjac, 1973.

Shfaqja parë: nëntor 1977, Kori i Radio Beogradit, Opatija.


Vokal & Piano

* Popullit tim, To my People, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1977. Skena mzikore, Prishtinë.

* Elegji, Elegjy, 1971. Shfaqja parë: nëntor 1973. Radio Ljubljana, Slloveni.

* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.

* Nimfa, 1971. Shfaqja parë:e: Skena muzikore, Prishtinë.

* Rekviem, Requiem, 1971. Shfaqja parë: shtator 1974. Radio Ljubljana, Slloveni.

* Trimja Gjakovare, 1974. Shfaqja parë: 1986. Skena muzikore, Prishtinë.






Në vitin 2005 Çmimin i kompozitorit Akil Koci, e fitoi pianisti 12 vjeçar nga Tirana, Arti Marika.

Çmimi i kompozitorit Akil Koci jepet edhe në ,,Takimet e Don MIkelit,, Stubëll-Viti.

Për vitin 2006 e ka fituar Kleriku Dr.Don Gjergj Gjergji për librin e botuar ,,Martirët e Karadakut,,kurse për vitin 2007 e ka fituar poeti Sarë Gjergji,për librin e poezive kushtuar Nënës Tereze.

Akil Koci në Takimët e At Shtjefen Gjeqovit O.F.M. në Zym-Prizren, ku jepet Unaza e Katit,aktorës tonë të famshme donator i të cilit është kompozitori i ynë i mirënjohur .



Akil Koci që jeton dhe vepron në Londër-Britani e Madhe. Kompozitorit Akil Koci,iu ndan edhe dy bursa njëvjëçare në Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike që mbahën për çdo vjet në Prishtinë dy garuesve më të mirë fituesve apsolut si dhe një shpërblimin për ekzkutimin e veprës më të mirë të kompozitorit Shqiptar,për ekzekutimin e veprës më të mirë të Mozartit si dhe disa shpërblime të tjera.
Pasthënie e librit më të ri të Akil Kocit “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”


 

Akil Koci, si intelektual i pajisur me një botë empirike të bujshme dhe si njohës sistematik i ligjësive të artit, shkrimin diskursiv për muzikën e shtreson nëpërmjet dijes që ndërtohet me referenca të fuqishme. Në këtë mënyrë, ligjërimi i tij për muzikën ka karakter shkencor.

Ai arrin të sjellë para lexuesit shqiptar një tekst diskursiv kritik, me mendime të thella e cilësore, madje jo vetëm për objektin themelor të studimit,

 Beethovenin dhe nëntë simfonitë e tij karakteristike, të cilat ngërthejnë një filozofi të thellë dhe përfaqësojnë trajtat me sublime të senslibiliteit estetik, por, edhe për dimensionet semantike të epokës krijuese kur jetoi e veproi ai.



E, kjo ndërlidhet me relacionet të cilat i kishte Beethoveni me emra të tjerë të mëdhenj të kohës.

Këto sekuenca, autori Koci i shtreson në kuadër të ligjërimit për përmasat e personalitetit të Beethovenit, sikundër për rrugëtimet e tij krijuese dhe formësimin e tij prej artisti të madh.

Edhe pse objekt parësor i studimit dhe intencë themelore e proklamuar e librit është figura e Beethovenit dhe nëntë simfonitë e tij, autori jep

informacione të bollshme dhe tejet reprezentative në përgjithësi, për epokën kur jetoi e krijoi ai, relacionet e tij krijuesi me emra tjerë të mëdhenj të muzikës, siç ishin Bachu, Haydni, Moxarti.


Po në këtë linjë, Koci rrekët të hulumtojë dhe interpretojë formacionet estetike të kohës, kapërcylljet kalimet) nga një formacion artistik tek një tjetër, sikundër ndikimet që kanë lënë në formësimet krijuese të Beethovenit këto përthyerje në stilet artistike.

Nga ky aspekt, Koci jep gjykime karakterizuese dhe krahasuese, sikur del në gjykimin se: “… Beethoveni është më shumë klasik se Mozarti dhe Haydni”.

Në fakt, kjo ka kuptimin e vet logjik, mendon Koci ngase “Beethoveni gjithmonë ka qenë në aksion duke kërkuar dhe duke trajtuar vazhdimisht mundësitë për ta përsosur formën, gjuhën muzikore dhe në kuadrin e kësaj semantiken”.

Prandaj edhe arti i tij në instancën e fundit duke u sfiduar me stilet e ndryshme “reformën e sheh frymëzim” e jo si përmbysje.

Në këtë strumbullar qëndron një nga pikat më të veçanta të artit të tij. Kur diskuton për idetë themelore që e përshkojnë krijimtarinë e Beethovenit, autori identifikon disa rrafshe tematike që trajton muzika e tij.

E, këto, në vija të trasha, përfshijnë, jo vetëm tragjiken dhe ndjenjat e tmerrit, të ankthit, të frikës, por edhe lirizmin, si koncept që ka si qëllim ndjenjat nga më të ëmbla dhe nga më të butat, afshin për jetën e dashurinë.

Dijetari i madh i letërsisë, amerikani Northrop Frye,shkruan: “Koncepti i artit ka një relacion ndaj realitetit, që nuk është as i drejtpërdrejt, as negativ, por i mundshëm, zgjedh përfundimisht përçarjen mes endjes dhe këshillës, mes stilit dhe porosisë”. Akil Koci e ka përvetësuar më së miri këtë frazë të Fryeit, për ta shndërruar në praktikë të studimit të tij.

Përmes zgjedhjes së mundshmes, Koci qartëson shumë komponentë të Simfonive të Beethovenit, pikërisht relacionet e ndërlikuara mes stilit dhe porosisë, refleksionet mes tragjikes dhe lumturisë, mes dashurisë dhe urrejtës.



Studim “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit” kësisoj të fut në një univers të pafundmë misteresh e ndjesimesh , ku perceptimet për të bukurën e artit beethovenian bashkëjetojnë mrekullueshëm dhe në harmoni të plotë me aftësinë e veçantë interpretuese që demonstron Koci.

Kjo për faktin se autori ka sensin të prek palcën e estetikës dhe filozofisë që përçon arti dhe simfonitë e Beethovenit.

Në këtë aspekt, dimensioni empirik autorial, i jep këtij studimi një karakter universal dhe i mundësojnë autorit Koci të bëjë përimtësime e interpretime të thukëta, që parakonceptojnë një lexues të kultivuar, do thoshim një kombinim të lexuesit model e empirik, sipas Umberto Eco-s.

Kjo për faktin, se, siç e kemi potencuar, studimi i tij realizohet në relacione me fushat e ndryshme, me të cilat pikëtakohet dhe bashkëjeton muzika.

 E, këto janë letërsia, filozofia, estetika, pjesë të së cilit korpus e sheh edhe muzikën, autori. Brenda këtyre fushave gjendet strumbullari i kërkimeve muzikore të Kocit, në librin në fjalë dhe këndej pari fusha e interesimeve bëhet gjithëpërfshirëse.

* * *



Charles Lalo, esteticient i shquar francez shkruan: “arsye më e mirë e ekzistimit të sistemeve qendrore të estetikës, është që me vëmendje të veçantë të shprehin ndonjërin nga funksionet që arti përmbush në jetë”.

 Ndërkaq, pikërisht këtë funksion sublim, të cilin Aristoteli e shihte tek spastrimi i pasioneve, Akil Koci e koncepton brenda suazave filozofike dhe estetike, duke potencuar se kjo ndërlidhësi ka për bazament referencën se muzika: “…është një krijim më i fortë se filozofia”.

Ky relacion nënkuptonte aspektin semantik dhe mesazhin si qenësi të estetikës, për faktin se teoria e estetikës konceptohet se teori e sensiblitetit (Lalo), ndërkaq kjo transformohet në mesazh nëpërmjet filozofisë dhe trajtave të saj meditative.

Libri “Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit”, i Akil Kocit karakterizohet nga interpretimi analitik i simfonive të Beethovenit.

Autori nuk zgjedh metodën e identifikimit të vlerave, por të seleksionimit dhe studimit. Këtë e bën duke sintetizuar disiplina të ndryshme të dijeve për artin dhe estetikën. Pastaj këto i interpreton në relacion me estetikën e artit beethovenian.

Kjo qasje i jep hapësirë dhe mundësi të depërtojë, jo vetëm ne esencat filozofike që ngërthejnë simfonitë e tij, por edhe vet jeta e tij prej artisti gjigant.

Qysh në titull, autori parakoncepton sferën e interesimeve të autorit të librit, që është tipologjia estetike dhe filozofikë e simfonive të Beethovenit.

Ky libër diskursiv, mbetet sintezë kuptimplote e fokusuar në esencën e asaj çfarë është artit beethovenian, i përqendruar tek Simfonitë e tij, të cilat kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në kulturën e artit botëror dhe të cilat vlera i sjell me shkathtësi dhe dije universale Koci para lexuesit shqiptar.

Përmes interpretimit estetik dhe filozofik, Koci depërton ne palcën e artit beethovenian dhe kështu e bën atë më të afërt për audiencën shqiptare. Në të vërtet, marrëdhënia mjaft komplekse mes Simfonive të Beethovenit dhe relacioneve estetike dhe filozofike, në këtë studim të Kocit merr trajta kuptimore të dukshme.



Dhe, kjo esencë ka disa rrafshe komunikuese kulturore, prandaj teksti i Kocit mbetet një univers shumështresor përsiatjesh teorike dhe kritike lidhur me fenomenin Beethoven, këtij klasiku të muzikës, por njëherësh edhe këtij inovatori revolucionar, i cili bëri thyerje cilësore në botën e artit muzikore.

Koci në këtë libër, nuk bënë regjistër meritash dhe epitetesh për veprën artistike të Beethovenit, por si një profesionist me një dije empirike dhe si një lexues model (Umberto Eco), bën krahasime të vlefshme, ndërkaq edhe jep gjykime tejet sigurta e profesionale.

Ajo që e karakterizon tekstin e Kocit është sensi për t’i kundruar dukuritë estetike në universalitet dhe në varshmëri.

 Janë të rrallë ata krijues që si Koci mund të bëjnë brenda një vepre interpretime që prekin shumë sfera të artit dhe filozofisë. Së këndejmi autori i librit nxjerr kurdoherë konstatime të qëndrueshme sikundër në rrafshin filozofik, njashtu në atë estetik.

Duke përsiatjet për të bukurën, si tipari bazik i çdo arti dhe veçanërisht muzikës, ai dukuritë dhe ndërlidhjet estetike i shqyrton në korrelacion shumëdimensionale. Kjo formë e shkrimit diskursiv e bën tekstin e Kocit universal, ngase atë mund ta lexojnë, me shumë admirim filozofët, estetët, muzikologët, letrarët etj.

Kjo domethënë se Koci nuk izolohet brenda perceptimeve të caktuara estetike, por perceptimet dhe observimet e tij tejkalojnë shumëfish fushën e tij muzikologjinë.

Në këtë libër të cilin po ia ofrohet lexuesit, Koci dëshmon qartë se nuk është vetëm njohës i thellë i artit muzikor, ai mbi të gjitha dëshmon së është një dijetar sistematik, që posedon dije antike e moderne për artin, estetikën e filozofinë, disiplina këto të cilat i sheh në korrelacion ndërlidhës. Interpretimet për antikën dhe sistemin kulturor.



Akil Koci nuk i bën apologji artit, muzikës dhe sistemit të tij filozofik e estetik, ai e demonstron atë me kompetencë dhe dije universale.

Nga ky aspekt, libri i tij është një arenë e pasur me informacione të shumta, për antikën e filozofinë, për artin dhe të bukurën, për letërsinë dhe muzikën, për zhvillimet shoqërore dhe perceptimet krijuese në këto sfida.

Pra, ky është një tekst që i hynë në punë jo vetëm muzicientit, por çdo dashamirësi të kulturës dhe artit.

Ngase nëpërmjet këtij libri Koci sjell një botë të begatë, të bollshme me vlerësime dhe gjykime të shëndosha. Këndej pari, ky libër mbetet një ndihmesë për jetën kulturologjike shqiptare.

Lexuesi s’ mund të mos njehet i ngazëllyer kur lexon prelat e Kocit dhe interpretimet e tij që i bëjnë më të kapshme drithërimat vibruese të “Odës e gëzimit” dhe porosinë më sublime që ka shqiptuar mendja njerëzore: “Të rrini të përqafuar miliona”.

Kjo odë e gëzimit bashkë me përqafimet që përcjell drithërima e shpirtit të trazuar e dramatik, po i ofrohet nëpërmjet Akil Kocit, lexuesit shqiptar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...