2015-01-19

Në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Spiegel”, ish-lideri sovjetik Mikail Gorbaçov: Rusia po rifillon një luftë të ftohtë me Perëndim

Në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Spiegel”, ish-lideri sovjetik Mikail Gorbaçov, flet mbi rreziqet e marrëdhënieve të acaruara mes Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të krizës në Ukrainë. Ai thekson ndër të tjera se ekziston mundësia që gjërat të përkeqësohen më tej. 
Fluska të mëdha bore bien përballë dritares së zyrës së tij në Leningradskij Avenju në Moskën veriperëndimore. Fondacioni i Mikail Gorbaçovit ka qenë vendosur këtu prej 23 vjetësh dhe ka shërbyer si një qendër për projekte kërkimore politike, nisma bamirësie, konferenca ndërkombëtare apo edhe botime librash.
Nëpër muret e zyrës së tij, nderen foto nga epokat e shkuara. Njëra prej tyre, tregon ish-liderin sovjetik në një takim me Xhorxh Bushin e vjetër, në një tjetër Gorbaçov shfaqet me ish-presidentin francez Fransua Miteran. Foto të tjera të Gorbaçovit me Helmut Kolin dhe Shimon Perezin.
Ka gjithashtu foto të shumta të gruas së tij Raisa Gorbaçov që vdiq në vitin 1999, pasi humbi betejën me leuceminë. Një pikturë në vaj varet mbi tavolinën e tij të punës, ndërsa një fotografi e madhe është imazhi i fundit i ish zonjës së parë. Zëri i ligështohet Gorbaçovit kur flet për të.
83-vjeçari ka pësuar 3 operacione të rënda kohët e fundit. Njëra mbi shpinë, tjetra në prostatë dhe e treta tek arteria karotide. Tani, ai është duke u përballur me një operacion të katërt. Mjekimet e përditshme që merr i kanë ndryshuar fytyrën dhe për këtë arsye nuk i pëlqen të fotografohet. “Tashmë dukem gjithnjë si një qen bulldog kur dal në foto” – thotë ai. “Zoti Gorbaçov, ju nuk dukeni aspak i tillë”- i përgjigjemi ne. “Sigurisht që dukem si një bulldog, por mjaft me këtë çështje tani”.
Ai pastaj dërgon një nëpunës të zyrës së shtypit, që të sjellë një foto të tij të publikuar në një gazetë ruse. Në fakt, nëse dikush është shumë i vëmendshëm, ndoshta mund të vërë re ngjashmëri të vogla me një bulldog. Madje edhe pas më shumë se 2 orë e gjysmë interviste që ai dha për “Spiegel”. Gorbaçov rrallë ka qenë kaq luftarak.
Spiegel: Mikael Sergejeviç, pak kanë kontribuar më shumë sesa ju, për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë. Tani kjo e fundit, është rikthyer si pasojë e krizës së Ukrainës. Sa e dhimbshme është kjo?

Kjo gjë të jep ndjesinë e një déjà vu-je. Ndoshta kjo që sapo thashë, mund të ishte edhe një titull i mirë për këtë intervistë. Çdo gjë duket sikur përsërit veten. Ka patur një kohë për ndërtimin e Murit, dhe një kohë tjetër për ta rrëzuar atë. Unë nuk jam i vetmi person që duhet falënderuar për faktin, që ky mur nuk ekziston më. Ostpolika e ish- kancelarit të Gjermanisë Perëndimore Vili Brand, ishte e rëndësishme, sikurse edhe ishin protestat në Evropën Lindore. Tani, mure të reja janë duke u ndërtuar dhe situata po mëton të përshkallëzohet. Unë, në fakt shoh të gjitha shenjat e një Luftë të re të Ftohtë. Nëse nuk reagojmë, situata mund të shpërthejë në çdo kohë. Humbja e besimit është katastrofike. Moska nuk beson më tek Perëndimi dhe Perëndimi nuk beson më tek Moska. Kjo është e tmerrshme.
Spiegel: Mendoni se është e mundur të ndodhë një tjetër luftë e madhe në Europë ?

Një skenar i tillë, nuk duhet të merret dhe aq parasyh. Pasi një luftë e tillë sot, në mënyrë të pashmangshme, do të çonte drejt një luftë bërthamore. Por deklaratat nga të dyja palët dhe propaganda që bëhet, më shtyjnë të mendoj për më të keqen. Nëse njëra palë e humb durimin në këtë atmosferë të ndezur, atëherë ne nuk do të mbijetojmë dot në vitet e ardhshme.
Spiegel: Mos jeni duke i ekzagjeruar pak gjërat ?

Unë nuk i them lehtësisht gjëra të tilla. Jam një njeri me ndërgjegje. Por e tillë është situata. Unë jam vërtetë dhe thellësisht i shqetësuar.
Spiegel: Doktrina e re ushtarake ruse përmend zgjerimin e NATO-s në lindje dhe “përforcimin e aftësive ofensive të NATO-s”, si një nga kërcënimet kryesore, me të cilat përballet Rusia. Jeni dakord me këtë konstatim?

Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes ka shkatërruar në fakt arkitekturën e sigurisë evropiane, sikurse ishte përcaktuar në Aktin Final të Helsinkit në vitin 1975. Zgjerimi lindor ishte një ndryshim 180 gradë, një shmangie nga angazhimet e Kartës së Parisit në vitin 1990, të marra së bashku nga të gjithë shtetet e Evropës, për të hedhur pas krahëve Luftën e Ftohtë për të mirën e të gjithëve. Propozimet ruse, siç ishte edhe ai i ish-presidentit Dimitri Medvedev, se ne duhet të ulemi së bashku, për të punuar mbi hartimin e një arkitekture të re të sigurisë, janë injoruar me arrogancë nga Perëndimi. Dhe tani po shohim rezultatet.
Spiegel: Konflikti në Ukrainë është diçka shumë personale për ju dhe jo vetëm për arsye politike…

Kjo është e saktë, dhe çdo gjë tjetër do të ishte e çuditshme. Në fund të fundit, unë jam gjysmë ukrainas. Nëna ime ishte ukrainase dhe gruaja ime Raisa gjithashtu. Fjalët e mia të para si fëmijë, i kam thënë në gjuhën ukrainase, këngët e para që kam dëgjuar ishin po ukrainase. Rajoni jugor rus i Stavropolit, prej nga ku unë e kam prejardhjen, dhe ku dikur kam shërbyer si sekretar partie, kishte gjatë Bashkimit Sovjetik një bashkëpunim të mirë me rajonin e Donjeckut në Ukrainë, ku dhe është ndezur sot kjo luftë e tmerrshme. Asokohe ne i ofruam njeri-tjetrit ndihmë të ndërsjellë. Ne ishim miq dhe kemi jetuar në një shtet. Madje edhe sot unë kam miq dhe të afërm në Ukrainë, sikundër ka shumica e rusëve.
Spiegel: Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, ju luftuat për ‘glaznost’ (sinqeritet) dhe Perestrojkë (ristrukturim) në vendin tuaj. A mos ndoshta gjithë ajo për cilën u përpoqët gjatë jetës tuaj politike, përfundoi në gërmadha nën qeverisjen e Putinit?

Kam ndryshuar krejtësisht pikëpamje. Glaznosti nuk ka vdekur dhe as është një demokraci. Një brez i ri është rritur në Rusi, në kushte tërësisht të ndryshme dhe me më shumë liri sesa në Bashkimin Sovjetik. Ora nuk mund të kthehet prapa. Asgjë nuk është shndërruar në gërmadhë.
Spiegel: Por lidershipi rus, është më shumë autoritar tani, sesa ka qenë për një kohë të gjatë…

Çfarë doni të thoni me “një kohë të gjatë”?
Spiegel: Që në epokën para-gorbaçioviane në Bashkimin Sovjetik. Për shembull ka sërish kufizime në lirinë e mendimit dhe të shtypit, dhe zgjedhjet nuk janë të lira…

Atëherë, ne ndajmë mendime të ndryshme mbi gjërat. Prej asaj kohe, unë jam bërë një burrë i vjetër dhe pas kam lënë një rrugëtim të gjatë. Kur u bëra anëtar i Partisë Komuniste, shkrova një ese me titull “Stalini, lavdia jonë e luftës, Stalini na frymëzon ne, të rinjve”. Sot unë i mbështes ata, që luftojnë kundër hyjnizimit të Stalinit.
Spiegel: Putin e ka kufizuar demokracinë, por një shumicë ende duket të jetë e kënaqur me udhëheqjen e tij. Përse?

Kur Putin u zhvendos në Kremlin, ai trashëgoi një barrë të rëndë. Ishte kaos kudo. Ekonomia ishte i gjymtuar, rajone të tëra kërkonin pavarësinë nga Moska. Kishte rrezik që Rusia të copëtohej. Putin e ndali këtë process, dhe kjo do të mbetet arritja e tij më e madhe si politikan. Edhe nëse Putin nuk do të kishte arritur ndonjë gjë tjetër, ai gjithmonë do të vlerësohet për këtë. Po, ai ndonjëherë përdor metoda autoritare. Kam folur shpesh kundër tyre. Kjo është arsyeja, se përse jam kundër që ai të marrë një mandat të tretë si president i vendit.
Spiegel: A ka nevojë Rusia për një perestrojkë të re nga lart-poshtë, sikurse kërkoi kohët e fundit ish-ministri i Financave Aleksei Kudrin, një njeri i besuar i Putinit por që gëzon shumë respekt edhe në Perëndim ?

Jeni të lirë t’i thoni Aleksei Kudrinit se unë jam tërësisht dakord me të. Rusia është vetëm në gjysmë të rrugës, në udhën e saj drejt demokracisë, pjesa tjetër e rrugës qëndron ende përpara nesh. Fatkeqësisht, Kremlini aktualisht është fokusuar në një agjendë konservatore. Unë mendoj se kjo është e gabuar.
Spiegel: Çfarë e motivon Putinin? Vite më parë, ju keni shkruar se ai është i interesuar vetëm për të qëndruar në pushtet.

Unë nuk mund të shoh brenda Putinit, kështu që nuk e di. Por e sigurtë është, që ne nuk do të përparojmë pa demokraci dhe pjesëmarrje popullore. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe përfshirjen e njerëzve në procesin politik. Gjërat nuk mund të vazhdojnë si kanë qenë deri më tani, me një ligj që diskutohet për herë të parë në mëngjes, dhe pastaj miratohet në mbrëmje.
Spiegel: A janë rusët gati për të patur më shumë demokraci?

Kjo është një pyetje, që më mirë i duhet bërë opozitës sonë, e cila nuk është shumë e fuqishme.
Spiegel: Por ne po ju pyesim juve….

Është thjesht një gjë jo e mirë të shtypen ata që mendojnë ndryshe ose kur dikush si blogeri anti-korrupsion dhe politikani Aleksej Navalni, është vendosur nën arrest shtëpie, vetëm për shkak se ai ka hapur gojë kundër qeverisë. Nuk është gjë e mirë, kur zyrat qeveritare apo postet kyçe në kompanitë shtetërore caktohen në bazë të miqësive, sikurse edhe ndodh këtu.
Spiegel: Me një ekonomi në krizë dhe kolapsin e rublës, mendoni se ka ndonjë shans që Putin të ndryshojë kursin?

Ai realisht nuk ka nevojë të ketë frikë, sepse është ende shumë popullor. Kur Putin do të ketë ndjesinë se nuk ka më ndonjë zgjidhje tjetër, atëherë unë mendoj se ai do të veprojë në përputhje me rrethanat.
Spiegel: Në nëntorin e shkuar, gjatë prezantimit të librit tuaj të ri, ju thatë që Putini vuan nga një farë pikëllimi që nuk ishte i huaj as për ju, gjatë kohës që qëndruat në Kremlin: një rritje tej mase e vetëbesimit. Putin, keni thënë ju, e sheh veten si të dytë vetëm pas Perëndisë.

Ndoshta ai e konsideron veten të barabartë me vetë Perëndinë (qesh). Sigurisht, Putini nuk është Zoti. Por ata që mbajnë përgjegjësi mbi supe, ndjejnë gjithashtu nevojën për të qenë të vendosur e të aftë, për të marrë vendime, çka është një pjesë e shëndetshme e vetëbesimit.
Spiegel: Ju vetë, jeni akuzuar shpesh se keni qenë i pavendosur…

Atëherë më thoni si mundi një Gorbaçov gjoja i pavendosur, të çojë përpara Perestrojkën, pavarësisht rezistencës së madhe? Si ia doli ai të shpallë ‘glaznostin’ që mundësoi lirinë e fjalës dhe të fesë? Përse ai garantoi lirinë e udhëtimit, kur paraprakisht çdo qytetar sovjetik, i cili donte të udhëtonte jashtë vendit, duhej të kalonte nëpër një procedurë tejet të gjatë? Dhe përse ky njeri gjoja i pavendosur, papritmas vendosi t’i japë fund garës së armëve bërthamore, duke eliminuar tërësisht raketat me rreze të mesme dhe reduktuar gjysmën e raketave me rreze të gjatë veprimi ? Nëse të gjitha këto, nuk ishin akte të guximshme dhe të vendosura, atëherë çfarë ishin?
Spiegel: Megjithatë, a ju mërzit fakti se shumë vetë në vendin tuaj ju shohin si njeriu që e shkatërroi Bashkimin Sovjetik?

Shumë vetë sot e dinë që kjo nuk është e vërtetë. Fatkeqësisht, unë e dëgjoj këtë lloj aluzioni edhe nga presidenti Putin, për të mos përmendur të ashtuquajturit “patriotë”. Ata nuk do të donin asgjë më të mirë, sesa të më çonin mua dhe Partinë Komuniste në gjykatë, me akuzën e tradhtisë së lartë.
Spiegel: A do të ishte më mirë nëse Bashkimi Sovjetik do kishte mbetur i paprekur?

Sigurisht. Rrënimi i shpejtë i Bashkimit Sovjetik, është një ndër arsyet kryesore për konfliktin aktual në Ukrainë.
Spiegel:Po flisni për vitin 1991, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë si rezultat i konflikteve mes kombësive të ndryshme dhe për shkak të krizës ekonomike dhe të furnizimeve…

Kundërshtarët e Perestrojkës kishin humbur tashmë betejën e tyre politike. Kësisoj ata u fokusuan në përshkallëzimin e situatës dhe organizuan një puç. Ata donin pushtet, por shkatërruan ndërkohë Bashkimin Sovjetik. Pasuesi im në detyrë, Boris Jelcin, vuri në zbatim teorinë ekonomike të “terapisë së shokut”, efektet negative të së cilës Rusia po i vuan edhe sot.

Unë kisha një program reformash. Edhe pse bashkimi ishte pjesë e emrit të Bashkimit Sovjetik, ai nuk ishte me të vërtetë një union. Republikat kishin sovranitet dhe kompetenca të kufizuara. Kjo është arsyeja, se përse unë paraqita një traktat për të reformuar bashkimin dhe që ishte parashikuar të nënshkruhej në 20 gusht të vitit 1991. Megjithatë nomenklatura komuniste, pati frikë nga epoka e re.
Spiegel: Në një fjalim lamtumire para se të linit Kremlinin, në fund të vitit 1991, ju vutë theksin tek sukseset e politikave tuaja, ndërsa shtuat se askush prej atyre që jetonin në vendet fqinje, nuk duhej të kishte më frikë nga ushtria ruse. Por tani që po flasim kjo frikë është kthyer…

Për fat të keq ne harrojmë gjërat që na mëson historia.
Spiegel: I kujt është faji në këtë rast?

Ju po më bëni pyetjen e përjetshme se kush është përgjegjës: gruaja apo njerka (qesh). Seriozisht mendoj se të dyja, si Rusia ashtu edhe Perëndimi, kanë përgjegjësi, qoftë edhe në shkallë të ndryshme. Askush nuk po shfaq një mirëkuptim për seriozitetin e situatës.
Spiegel: Kush e mban përgjegjësinë më të madhe për konfliktin e Ukrainës?

Të përcaktosh fajtorin kryesor, nuk është diçka e dobishme, në këtë krizë shumë të rrezikshme. Por unë dua të jem i qartë për disa gjëra. Në nëntor të vitit 1990, në Konferencën për Siguri dhe Bashkëpunim në Paris, bisedohej për vendosjen e një rendi të ri botëror paqësor. Xhorxh Bush i Vjetër dhe unë ishim veçanërisht aktivë në promovimin e këtij projekti. Por mjerisht, konferenca nuk dha asnjë rezultat konkret dhe demilitarizimi i politikës nuk ndodhi. Përkundrazi, në vend të kësaj në SHBA u bë mbizotërues mentaliteti i rrezikshëm i fituesit. Unë e kritikoj këtë qëndrim, çdo herë që vizitoj Shtetet e Bashkuara. Dhe u kujtoj njerëzve, sesi Xhon Kenedi pati një qëndrim kundër demonizimit të njerëzve në Bashkimin Sovjetik, duke thënë se paqja e vërtetë nuk mund të jetë një “Pax Americana”, pra se paqja nuk mund të diktohet nga Amerika. Paqe për të gjithë, ose nuk ka paqe.
Spiegel: Por a nuk doli Amerika fitimtare e Luftës së Ftohtë?

Unë pyes: a do të ishte e aftë SHBA të arrinte këto ndryshime masive pa Moskën? Unë nuk e besoj! Ne në atë kohë dëshmuam se çfarë ishte e mundur të arrihej, nëse punojmë së bashku. Ne zgjidhëm konfliktet rajonale, arritëm ribashkimin e Gjermanisë, tërheqjen e trupave sovjetike nga Evropa Lindore dhe çarmatimin bërthamor. Për fat të keq, Amerika pastaj filloi ndërtimin e një perandorie globale, një megaperandorie.
Spiegel: Kur e ka filluar Amerika këtë rrugë?

Ju e njihni veten tuaj. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, ata që nuk na deshën të mirën derdhën zyrtarisht lot krokodili, ndërsa fërkuan duart nën tryezë. Amerikanët filluan ta rrethojnë Rusinë, me të ashtuquajturat unazat e mbrojtjes, që është zgjerimi në lindje i NATO-s. Pa pëlqimin e Kombeve të Bashkuara, NATO ndërhyri ushtarakisht në luftën civile jugosllave. Ky ishte një rast që vendosi precedentin. E gjitha kjo shkaktoi një reagim të ashpër në Rusi. Asnjë lider i Kremlinit nuk mund ta injorojë diçka të tillë. 

Një incident diplomatik nga selfie i Miss-eve


Një selfie e postuar nga Miss Izraeli ka tronditur Libanin. Doron Matalon postoi në rrjetet sociale një foto ku ajo ishte në krah të Miss Libanit, Saly Greige, të dyja duke qeshur, teksa po përgatiten për Miss Universe, që do të zhvillohet më 25 janar. Në Liban po kërkohet që t’ia heqin titullit Miss -it të vendit të tyre, për shkak se është shoqëruar me “armikun”.
Dy vendet janë teknikisht në luftë, ndonëse kufiri mes tyre ka qenë i qetë prej konfliktit të vitit 2006. Libanezët rrezikojnë të dënohen me burg nëse udhëtojnë për në Izrael apo u telefonojnë njerëzve në këtë vend. Prodhimet izraelite janë të ndaluara në Liban.
Miss Libani e morbidity veten në Instagram, duke shkruar se Miss Izraeli kishte insistuar disa herë për të bërë foto me të dhe në fund kishte gjetur rastin për t’u shfaqur në foto me të, befas.
“Qs ditën e parë të mbërritjes sime për të marrë pjesë në Miss Universe, unë jam treguar shumë e kujdesshme për të evituar që të bëj foto apo të komunikon me Miss Izraelin, e cila është përpjekur disa herë që të bëjë foto me mua. Po bëja një foto me Miss Japoninë dhe Miss Slloveninë kur Miss Izraeli u shfaq befas, bëri një selfie dhe e postoi në rrjetet sociale”, -shkruajti ajo.

"Koordinatori i ISIS për Evropën fshihet në Greqi"

Koorditnatori i ISIS qe po merret me pergatitjen e sulmeve te reja terroriste ne Evrope, pas atyre qe ndodhen ne Paris, mesohet se ndodhet ne Greqi. Lajmin e ben te ditur rrjeti televiziv CNN, i cili i referohet burimeve brenda Sherbimit Sekret Amerikan. CNN nuk jep me shume te dhena se ne cilen zone te Greqise fshihet ai, por thekson se amerikanet po bashkepunojne ngushte me Belgjiken dhe partnere te tjere europiane per parandalimin e cdo sulmi apo atentati. Koordinatori i ISIS qe fshihet ne Greqi, eshte nje shtetas me nenshtetesi belge, i cili ka qene me heret ne luften ne Siri. Ai njihet me emrin Abu Soussi dhe hyri ne vemendje te policise gjate interceptimit te nje telefonate me te vellane. Nje dite me pare, CNN raportoi edhe lajmin se ne Evrope ekzistojne 20 celula terroriste, qe mund te aktivizohen serish dhe se Belgjika e Hollanda jane shenjestra e radhes e sulmeve terroriste.

De Biazi: "Dua pasaportë, jam martuar me një shqiptare"

Trajner i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, i është përgjegjur pozitivisht kërkesës për një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të “Tifozave Kuq e Zi”. Intervista është ndërtuar në 10 pyetje për trajnerin, përmes të cilave është bërë një rezyme e punë së strategut italian prej kohës kur ka nënshkruar me Shqipërinë e deri te objektivat e tij me këtë skuadër.

1. A është dashur shumë mund t’ju bindin për të pranuar ofertën për të marrë drejtimin e Shqipërisë?

Le të themi që ishte një eksperiencë që doja te bëja ajo e trajnjerit të një kombëtarje, dhe mundësia e Federatës, më zuri çik në befasi. Në fillim mbeta pak i pasigurtë se ç’duhej të bëja, Por pastaj u hodha në këtë “aventurë” të re me një entuziazëm të madh.

2. Cilët ishin momentet kur jeni penduar pse bëtë këtë zgjidhje dhe momenti që ju bëri krenar për këtë zgjidhje?

Deri më sot nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time, edhe pse në verën e 2013 kam patur një ofertë nga një klub i madh europian… Po luftonim për botërorin e Brazilit dhe kisha marr përsipër një detyrë që doja ta dërgoja në përfundimin e saj natyral. Krenar ndihem kur “djemtë” japin gjithçka që kanë në fushë, pa u kursyer, e duke kushtuar lidhjet e tyre dhe tifozëve tanë. Më duhet të them që në periudhën e fundit kemi dhënë kënaqësi të mëdha me fitoren në Portugali dhe barazimet me Danimarkën e Francën, por edhe me Italinë kemi bërë një figurë mjaft të mirë si në fushë ashtu edhe në tribuna.

3. Tifozët shqiptarë ishin më të shumtë në numër në ndeshjen kundër patriotëve tu në Xhenova, u bëtë xheloz ?

Në Genova kemi treguar se për çfarë jemi te afte me një tifozeri fantastike, dhe ajo çfarë më ka gëzuar më shumë është këndimi i te dy himneve nga tifozeria jonë. Kemi luajtur në shtëpi. Shumë bukur.

4. A e ëndërroni Shqipërinë në botëror dhe një stadium i mbushur me tifozë shqiptarë?

Besoj se në rast se arrijmë të kualifikohemi për kampionatin europian, Shqipëria do ishte kombëtarja me më së shumti tifozë në Francë.

5. Sa ju ndërhyjnë shqiptarët në punën tuaj?

Le të themi që në punën time nuk kam ndërhyrje, e mund të zgjedh lirshëm si mund te bëj për të zgjedhur lojtarët që mund të jenë të vlefshëm për projektin tonë.

6. A dini ndonjë thirrje të tifozave kuq e zi që e bëjnë në stadium?

Po,tashmë besoj se kuptoj, mbase jo fjalë për fjalë, por sensin e sloganeve që ju këndoni në stadiume. O sa mirë me qenë shqiptar! pastaj, Shqipëri Etnike! E ajo që mbase më pëlqen më shumë është : Xhamadani vija vija është Kosova është Shqiperia.

7. Cila ka qenë ndeshja para të cilës nuk keni mundur te flini?

Fle gjithmonë pak në ditë të qeta, para çdo lloj ndeshjeje fle pak e ri-mendoj gjithçka që kemi studiuar e ri-shikoj atë që duhet të bëjmë të nesërmen.

8. Kush është urimi me i mirë që keni marrë pas një ndeshje?

Për mua gjëja më e bukur është të shoh skuadrën që hidhet kah këndi i tifozerisë tonë, sepse e di sa shumë përzemër e kanë të dy palët realizimin e një ëndërre.

9. Mesazhi yt per lojtarët dhe tifozët në prag të ndeshjeve kualifikuese?

Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, të fluturosh me fantazinë mund të jetë e rrezikshme. Por nëse të gjithë bashkë (lojtarë e tifozë) do jemi të përqëndruar e do duam me të gjithë forcat tona një rezultat pozitiv, në fund mund ta arrijmë. E mund të jetë fitorja e forces së vullnetit.

10. Për fund, mund të na e zbuloni një dëshirë tuajen?

Ah…e di çfare do më pëlqente??? Që miku im Kryeministër të më jepte “Nënshtesinë shqiptare”. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare… Kombëtaren kuq e zi, ka 3 vite e pak.

Rrugëtimi i deputetit grek Giorgos Germenis , nga e majta ekstreme te neo-nazistët e Agimit të Artë...


Deputeti Giorgos Germenis tregon në një intervistë ekskluzive për BIRN rrugëtimin e tij nga e majta ekstreme te e djathta ekstreme. “Komunistët janë bërë parti borgjezësh,” thotë ai, “Agimi i Artë është partia e vërtetë revolucionare sot”
-Në intervistën tuaj me Themos Anastasiades ju përmendët se gjyshi juaj ka luftuar me guerilasit komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. A mund të më thoni diçka më shumë? Ku luftoi ai? A mbani mend ndonjë histori të tij nga ata vite?

Po, ai pati organizuar një grup guerilasish me njerëz nga fshati i tij. Baza e tyre qe fshati Kefalovryso [në rajonin Aetolia-Akarnania në Greqinë Perëndimore], nëse nuk e kam gabim, fshati quhet Thermo sot, siç kanë ndryshuar emrat shumë fshatra që nga ajo kohë. Një betejë shumë e rëndësishme që qe bazuar në një plan nga gjyshi im qe ai në Makrynoros dhe ai madje u lavdërua edhe nga [ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë] Florakis. Një betejë tjetër e rëndësishme për rezistencën kundër gjermanëve qe njëra në Goritsa, e cila filloi në luginë dhe mbërriti deri në mal. Përveç kësaj, meqënëse kam rastin, do të më pëlqente t’i përgjigjem deputetit të Partisë Komuniste [Spyros] Chalvatzis i cili zgjodhi të tallet me mua në komitetin që qe mbledhur për të hequr imunitetin tim parlamentar duke thënë se [gazeta zyrtare e Partisë Komuniste] Rizospastis nuk qe në qarkullim kur unë thashë se gjyshi im dërgonte nënën time për ta marrë [gazetën] në vitet 1965-66. Z. Chalvatzis kërkoi të ulë rëndësinë e dëshmisë sime ose, siç bën zakonisht KKE [Partia Komuniste e Greqisë], dëshironte të refuzonte një shok të vjetër lufte dukshëm për shkak se nipi i tij është bërë anëtar i Agimit të Artë në vend që të qe një komunist. Nuk mund të shpjegohet ndryshe, është e pamundur që z. Chalvatzis dhe shumë të tjerë, blogje dhe gazeta që nxituan të tallen me mua, nuk qenë të vetëdijshëm që Rizospastis qe në qarkulli, edhe pse ilegalisht, dhe zakonisht kalohej nga një dorë në tjetrën në mënyrë sekrete. Për rrjedhojë, për të rivendosur të vërtetën, [gjyshi im] Panayotis Griziotis zakonisht dërgonte vajzën e tij, në atë kohë, 10 vjeç te dyqani i z. Mazarakis për të marrë gazetën Rizospastis.

- Sa e afërt qe marrëdhënia jote me gjyshin?
Ai qe një gjysh modern, shumë i afërt me të riun dhe nevojat e tij. Thjeshtë për t’ju dhënë një ide, kur kushërinjtë dhe unë ishim fëmijë, ai na ofronte edhe cigare por më vonë na thoshte se duhej të qëndronim larg të keqes. Ai qe një burrë i ndershëm, një luftëtar dhe një patriot, i cili menaxhoi të krijojë një familje, të ketë tri vajza dhe nëntë nipër e mbesa. Ne zakonisht sorollateshim rreth tij në kafenenë e tij në Neo Iraklio [lagje e Athinës], ai luante me letra dhe na jepte limonata. Ai jetoi në atë lagje deri sa vdiq dhe nuk doli askush që të thoshte dnonjë gjë të keqe për të.

- Ju përmendët gjithashtu që nëna juaj votoi për KKE. A ishit ju, si adoleshent, i ndikuar nga familja juaj në kuptimin politik? Po pyes për shkak se është e zakonshme për familjet në Greqi, kur një paraardhës qe një guerilas komunist, të ndjekin ideologjinë e tij për dy e madje tri gjenerata.

Po, unë mbaj mend që nëna ime më mbante në krahë si fëmijë kur ajo ngjiste trakte për manifestimin e 1 Majit me shokët e saj të partisë [KKE] përgjatë bulevardit Irakliou. E kuptoj se çfarë do të thuash por, jo, ata kurrë nuk u përpoqën të më ndikonin politikisht. Për aq sa nuk shkoja pranë Demokracisë së Re [Partia e Djathtë e Greqisë] apo jo?

- Si ndodhi që hyre në kontakt me Agimin e Artë për herë të parë? Çfarë të shtyu të bashkohesh me këtë parti?

Qe në fillim të viteve 1990. Në atë kohë kishte një debat të madh për emrin e Shkupit. Nëse ju kujtohet, kishte shumë mitingje të mëdha në Sheshin Omonia [në Athinë] me mijëra njerëz. Shkolla ime u bashkua gjithashtu me të gjithë nxënësit që morën pjesë. Në një pikë, unë qëllova në një bllok të ndryshëm demonstruesish, të cilët po shpërndanin fletëpalosje mbi këtë çështje me tituj mbresëlënës. Hapi tjetër qe që unë të shkoja dhe t’i vizitoja personalisht.

-Si reaguan prindërit tuaj kur dëgjuan se ju jeni bërë anëtar i Agimit të Artë?

Në fakt ata nuk kishin dëgjuar për Agimin e Artë më parë, nuk ia kishin dëgjuar as emrin. Dhe natyrisht unë nuk i thashë atyre kurrë që isha bërë anëtar. Nëna ime kishte parë ngjyrën e kuqe të gazetës sonë dhe flamurin grek dhe ajo mendoi se gjithçka qe në rregull. Përveç kësaj, nëse më kujtohet mirë, sepse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, unë duhet t’i kem dhënë asaj një fletëpalosje që ne patëm bërë ku thuhej se nacionalizmi popullor është një lëvizje e krahut të majtë spas [nacional socialistit danez Povl Riis] Knudsen si dhe një revistë tjetër që quhej PUnëtori i Greqisë, e cila kishte ÇeGevarën në faqe të parë.

- Si ia dole t’i bindësh të të ndjekin? Çfarë argumentesh përdore?

Unë nuk bëra kurrë asgjë të tillë dhe ata nuk më ndoqën mua kurrë, ata mbetën besnikë në linjën e tyre. Por pak para se unë të zgjidhesha në parlament, nëna ime erdhi te një nga manifestimet tona për kureshtje dhe ajo ia rrëfeu motrave të mija se besonte se Agimi i Artë qe me të vërtetë një parti revolucionare. Ajo pa se çfarë lloj njerëzish qenë bashkuar në takimt tona dhe rikujtoi njerëzit që ajo takonte në raste të tilla kur qe e re. Në mitingjet tona ajo nuk pa xhelatët e zakonshëm dhe drejtorët e caktuar politikisht por njerëz të lagjes, punëtorë, njerëz që punojnë për të jetuar; kjo i la përshtypje të mirë. Në fakt ajo ia doli të kalojë më shumë kohë me disa nga këto njerëz dhe ajo kuptoi më mirë se çfarë i tërheq njerëzit nga Agimi i Artë.
- Çfarë ngjashmërish ideologjike janë mes mbështetësve të të majtës dhe atyre të Agimit të Artë? Si është e mundur që dikush të lëvzë nga e majta te Agimi i Artë?

Do t’ju tregoj diçka që, nëse ju nuk keni hileqarë politikë, do ta kuptosh menjëherë; KKE është transformuar në një parti borgjezësh. Duke qenë në ballë në skenës politike, ata janë bërë revolucionarë profesionistë. Nuk ka rëndësi se sa komunist mund të jesh, ti nuk mund të pranosh të përfaqësohesh në parlament nga dikush si [deputetja e KKE Liana] Kanelli e cila ka edukim të krahut të djathtë dhe sorollatet nëpër periferitë e Atikës, në Kastri, NeaErythrea dhe Kefalari [lagjet luksoze në veri të Athinës]. Nuk ka rëndësi se sa komunist je, nuk mund të pranosh [sekretarin e përgjithshëm të KKE Dimitris] Koutsoumpas si udhëheqës kur ai nuk ka punuar kurrë në jetën e tij. Ti nuk mund të tolerosh shkatërrimin e shoqërisë së Greqisë nga Samaras-Venizelos [dy udhëheqësit e koalicionit qeverisës], një diktaturë dhe në të njëjtën kohë t’ia varësh organizimit të një festivali antifashist nga rinia Komuniste kundër Agimit të Artë. A është Agimi i Artë problemi i Greqisë apo është kjo organizatë kriminale e Samaras dhe Venizelos të cilët kanë pranuar memorandumin [politikat e kursimit të kërkuara nga organizatat ndërkombëtare] mbi kurrizet tona? Ti nuk mund të jesh opozitë e opozitës. Opozita duhet të shënjestrojë qeverinë. Sot të rinjtë kanë nevojë për një vizion dhe Agimi i Artë e ka. Shih përshembull moshën e anëtarëve tanë të parlamentit; 14 nga 18 janë më pak se 40 vjeç.

- A keni parë histori të ngjashme me tuajën?

Do t’ju them këtë. Në një nga zyrat tona në Atikën lindore kishte rreth 120 njerëz të mbledhur për një takim. Unë i pyeta ata se ku gjendeshin politikisht dhe ideologjikisht para se të bashkoheshin me Agimin e Artë dhe një pjesë e madhe e tyre dolën se qenë të majtë apo mbështetës të PASOK [partia Socialiste]. Kini parasysh se këto njerëz zakonisht u bënë nga mbështetësit më të fortë të Agimit të Artë. Për shkak se ata njejnë se partitë që po ndiqnin përgjatë gjithë atyre viteve i kishin tradhëtuar!

- Ka disa lagje të Athinës që dikur qenë baza të fuqishme të KKE, psh, Perama dhe Nikea. Sot ne shohim një rritje të popullaritetit të Agimit të Artë në këto zona, me raste në nivel edhe më të lartë se sa në zona të tjera të Greqisë. A ka një shpjegim për këtë sipas opinionit tuaj?

Meqë je gazetar unë të sugjeroj të shkosh dhe t’i investigosh këto lagje, pa një kamera por vetëm me laps e letër si gazetarët e mirë dikur. Dëgjo problemet e tyre, shko të peshkosh në port apo në kantierin detar të Peramas. Nëse shkon te këto njerëz që nuk ia kanë idenë se si do të jetë jeta e tyre nesër dhe flet me ta për proletariatin, socializmin e vërtetë që ekziston dhe imperializmin, ata do të të shohin sikur ti vjen nga Marsi. Nëse i pyet për sindikalistët profesionistë në kantieret detare Perama, do të frikësohesh me atë që do të dëgjosh. Pse ka një rritje në opinionin tim? Thjeshtë sepse sot të jesh mbështetës i Agimit të Artë je njëkohësisht një revolucionar! Më duhet thjeshtë të të kujtoj ju z. Kallergis se në këto momente kur unë po ju përgjigjem ju, në orët e para të 12 korrikut 2014, mua më kanë mbyllur në një qeli burgi për gjashtë muaj sakaq pa asnjë akuzë kundër meje përveç faktit që unë jam një deputet nga Agimi i Artë*. Kjo në vetvete më bën mua një Luftëtar, një Revolucionar, një njeri i Pakompromis në sytë e çdokut, njerëz pikërisht si ai, pavarësisht se çfarë preferencash politike kanë. Unë do të ndjehesha kështu në çdo situatë të ngjashme. Unë kam kurajën të respektoj çdokënd që i mbetet besnik besimeve të tij dhe burgoset apo vdes për to.

- A e konsideroni ju vetë paradoksale që dikush që vjen nga një familje e majtë të votojë për Agimin e Artë?

Siç e thashë më parë, jo, nuk mendoj se është një paradoks. Përgjatë të gjithë këtyre viteve unë e dija se nëse ti do të jesh revolucionar, atëherë të duhet të jesh i majtë. Sot ne kemi provuar se tashmë të duhet të mbështesësh Agimin e Artë. E Majta është përgjegjëse për falimentimin moral të universiteteve, për këtë rënim… e Majta e sotme duhet të pyesë veten për udhëheqësit e saj. Ti ose mund të jesh me [Hugo] Çavesin ose me prodhuesit teksanë të naftës, me z. Tsirpas. Unë nuk mund të flas për socializmin dhe të arsimoj fëmijën tim në një universitet amerikan ku ata mësojnë imperializmin dhe robërimin ekonomik të Kombeve, [ish sekretarja e përgjithshme e KKE] znj. Papariga. Kjo është arsyeja se pse po ju them, analizoni deputetët tanë, ata janë të gjithë djem nga lagjja, shumica e tyre deri dje qenë thjeshtë punëtorë të zakonshëm.
Giorgos Germenis 12.7.2014
Burgu Korydallos

“Kanali i Kalifatit Islamik”24 orë në ditë online


I ashtuquajturi “Shteti Islamik” (ISIS) tashmë ka edhe televizionin e tij online me 24 orë në ditë transmetime. Televizioni quhet “Kanali i Kalifatit Islamik” dhe disa njerëz në rrjetet sociale kanë filluar të shpërndajnë video të këtij televizioni. Media është një nga mjetet kryesore që po përdor ISIS për propagandën e tij ndërkombëtare. Në funksion të kësaj propagande, ISIS po përdor edhe gazetarin britanik John Cantlie, i cili do të prezantohet me emisionin e tij “Koha për të rekrutuar”. Vec këtij televizioni, ISIS ka në zotërim edhe një radio që ndodhet në Mosul dhe një stacion televiziv satelitor të quajtur Taëheed në Libi.

Prezantuesi i njohur italian Ezio Nereo Greggio ka marrë shtetësinë shqiptare.

Prezantuesi i njohur italian bëhet shqiptar

Prezantuesi i njohur italian Ezio Nereo Greggio ka marrë shtetësinë shqiptare.

Për të gjithë kjo mund të duket e çuditshme por ja që është e vërtetë dhe është bërë publike me një dekret të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani për dhënien e shtetësisë.

Ja dekreti i Presidentit:

“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Kulturës,

DEKRETOJ

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

Nazmi Aziz Curri
Besime Nazif Curri (Statovci)
Kushtrim Nazmi Curri
Migjen Nazmi Curri
Arbëresha Nazmi Curri
Ezio Nereo Greggio
Elbasan Muamet Vezaj
Fadil Hazir Berisha
Zylfije Isak Ejupi Berisha (Ejupi)
Laureta Fadil Berisha
Erisa Fadil Berisha
Gani Selim Veselaj
Kreshnik Gani Veselaj
Valmir Gani Veselaj
Gentijana Gani Veselaj

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...