2015-01-30

Gjenerali serb Ljubisa Dikovic është vizitor i shpeshtë në Kosovë dhe se ka kryer krime lufte në Kosovë


Gjenerali serb Ljubisa Dikovic, për të cilin Fondi Humanitar Ndërkombëtare ka thënë se ka dëshmi se , është vizitor i shpeshtë në Kosovë dhe se ka kryer krime lufte në Kosovëë. 



Në një njoftim të muajit gusht, kur Dikovic në Selinë e KFOR’it në Dragodan kishte takuar Komandatin e KFOR’it, bëhet e ditur se brenda një periudhe disa mujore kishte takuar pesë herë Komandatin e KFOR’it.

Komandanti i KFOR-it priti në Prishtinë shefin e Ushtrisë serbe


Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina ka pritur sot në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Ljubisa Dikovic.

Ky takim, i cili është i dyti me radhë ndërmjet dy gjeneralëve, është pjesë e agjendës së bisedimeve të nivelit të lartë që zhvillohen në përputhje me Marrëveshjen Tekniko- Ushtarake (MTU), që ndryshe njihet si Traktati i Kumanovës, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ky është takimi i katërt i nivelit të lartë që Komandanti i KFOR-it zhvilloi brenda pesë muajve të fundit, në Beograd, Tiranë, Shkup dhe Podgoricë.
Komandanti i KFOR-it takohet rregullisht me shefat e mbrojtjes të vendeve të ndryshme që janë në kufij me Zonën e Përgjegjësisë së KFOR-it, kryesisht me Shqipërinë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Gjeneralmajor Salvatore Farina dhe gjenerali Dikovic biseduan për situatën në Ballkan, me theks të veçantë për veriun e Kosovës dhe për rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë që të përmirësohet situata e sigurisë në rajon.


Komandanti i FOR-it ka nënvizuar përmirësimin e situatës së sigurisë si rezultat i marrëveshjes së 15 prillit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe konfirmoi përpjekjen e vazhdueshme të misionit të NATO-s për të kontribuar në ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të ndihmua dhe mbështetur përparimin.
Në këtë kontekst,gjenerali Farina theksoi rëndësinë e mbajtjes dhe të zhvillimit të bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, si patrullimi përgjatë vijës administrative kufitare dhe zonës së sigurisë.
Pas takimit, Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina dhe gjenerali serb Ljubisa Dikovic vizituan Manastirin e Deçanit, objekti i fundit që ruhet nga trupat e KFOR-it, thuhet nw kumtesën e KFOR-it. 



Shefi i ushtrisë serbe Ljubisa Dikovic që po akuzohet për krime lufte, vizitor i shpeshtë në Kosovë


Disa prej takimeve kanë ndodhur në Prishtinë. Zakonisht vizita të tilla ndodhin në kushte të rrepta sigurie ndërsa komandantët serb udhëtojnë drejt Kosovës me helikopterë.
Një takim ndërmjet KFOR’it dhe Ushtrisë Serbe ka ndodhur në Nish gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar. Zakonisht thuhet se takimet realizohen në pajtim me Marrëveshjen e Kumanovës.
Përveç Dikovic, në Kosovë kanë qëndruar edhe shefa tjerë të shtatmadhorisë serbe.

Gjatë ditës së djeshme, në Beograd, në një konferencë për media FDH ka bërë të ditur se se posedojnë dëshmi se ushtaraku kryesor serb ka qenë i përfshirë në krime gjatë luftës së Kosovës, në fshatin Rezallë dhe Çikatovë, si dhe për fshehjen e trupave të viktimave në një varr masiv në Rashkë.

Presidenti i Serbosë Tomislav Nikolic ka ftuar për takimin gjeneralin serb duke thënë se kjo përbën një sulm ndaj ushtrisë serbe dhe se Dikovic është një oficer i ndershëm. Ndërsa ish -Presidenti i Serbisë Boris Tadic ka thënë pohimet e FDH duhen hetuar.Nga pala kosovare ka reaguar ashpër Kryeministri  i Republikës Isa Mustafa.
"Ky është edhe një shembull i mirë i betejës së guximshme që serbët brenda këtij Fondi po e zhvillon për të zbardhur krimet në Kosovë. Por, kjo flet se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb" ka shkruar Mustafa në Facebook.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina ka pritur sot në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Ljubisa Dikovic.
Ky takim, i cili është i dyti me radhë ndërmjet dy gjeneralëve, është pjesë e agjendës së bisedimeve të nivelit të lartë që zhvillohen në përputhje me Marrëveshjen Tekniko- Ushtarake (MTU), që ndryshe njihet si Traktati i Kumanovës, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ky është takimi i katërt i nivelit të lartë që Komandanti i KFOR-it zhvilloi brenda pesë muajve të fundit, në Beograd, Tiranë, Shkup dhe Podgoricë.
Komandanti i KFOR-it takohet rregullisht me shefat e mbrojtjes të vendeve të ndryshme që janë në kufij me Zonën e Përgjegjësisë së KFOR-it, kryesisht me Shqipërinë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.



Gjeneralmajor Salvatore Farina dhe gjenerali Dikovic biseduan për situatën në Ballkan, me theks të veçantë për veriun e Kosovës dhe për rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë që të përmirësohet situata e sigurisë në rajon.

Komandanti i FOR-it ka nënvizuar përmirësimin e situatës së sigurisë si rezultat i marrëveshjes së 15 prillit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe konfirmoi përpjekjen e vazhdueshme të misionit të NATO-s për të kontribuar në ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të ndihmua dhe mbështetur përparimin, njofton KFOR përmes një kumtese.
Në këtë kontekst,gjenerali Farina theksoi rëndësinë e mbajtjes dhe të zhvillimit të bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, si patrullimi përgjatë vijës administrative kufitare dhe zonës së sigurisë.


Pas takimit, Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina dhe gjenerali serb Ljubisa Dikovic vizituan Manastirin e Deçanit, objekti i fundit që ruhet nga trupat e KFOR-it.
Dikoviq është përgjegjës për krimet në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë, kanë thënë dje përfaqësues të FDH –së.

Presidneti i Serbisë, Tomislav Nikoliq konsideron se sulmet kundër shefit të Shtabit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë janë përpjekje për të përulur atë që Serbia e ka bërë mirë gjatë dy vjetëve të fundit.

Nikoliq me gjeneralin Lubisha Dikoviq është takuar pasi Fondi i të Drejtës Humanitare që udhëhiqet nga Natasha Kandiq e kishte akuzuar për krime lufte në Kosovë, raporton B92.
Dikoviq është përgjegjës për krimet në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë, kanë thënë dje përfaqësues të FDH-së.
Sipas B92, Nikoliq ka theksuar se Dikoviq është oficer i ndershëm dhe se sulmet e djeshme kundër tij janë përpjekje për ta diskredituar e destabilizuar ushtrinë.
Ngjashëm për Dikoviqin kanë folur edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq.
(Floripress)


Rektori i Universitetit Publik në Prishtinë Ramadan Zejnullahu ,e ka mbështetjën e Popullit të Republikës së Kosovës.

Nga Flori Bruqi

Rektori i ri i UP’së, Ramadan Zejnullahu, aktualisht, profesor ordinar, prej vitit 1980 është pjesë e Universitetit të Prishtinës.Ai ka doktoruar në vitin 1988 me temë: Disa veçori të splein-funksioneve interpolative në hapësirat e Hilbertit.

Shtatë vite më përpara, pra në vitin 1981, Zejnullahi kishte magjistruar me temë: Karakterizimi i spleen - funksioneve në hapësirat e Hilbertit.

Me librat e Rektorit të ri të UP’së mësojnë shumica e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Ai është autor i librave të Matematikës 1 deri te Matematika 9.

Vec kësaj, Ramadan Zejnullahi ka qenë pjesë e Agjencisë së Akreditmit të Kosovës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të UP’së.

Ramadan Zejnullahu, rektor i UP-së
Përpos gjuhës shqipe, Prof.Ramadan Zejnullahu flet mirë dhe shkruan edhe gjuhën kroate,boshnjake dhe serbe,angleze etj.

Zejnullahu  ka qenë  edhe profesor i Kolegjit Dukagjini prej vitit 2010 e deri kohë më parë

Rektori i ri do të ketë mandat dyvjeçar për periudhën e mbetur të mandatit paraprak, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.
Rektori i ri i UP-së menjëherë pas zgjedhjes në këtë post ka lëshuar një deklaratë:
Kam kënaqësi ta falënderoj Këshillin Drejtues për besimin që ma kanë dhënë për ta udhëhequr gjatë dy viteve të ardhshme institucionin më të madh arsimor dhe shkencor në vend.

Se universiteti ynë më i vjetër ka mjaft probleme themelore, kjo tashmë është e qartë për publikun e gjerë. Jam i vetëdijshëm për peshën e pozitës së rektorit dhe i gatshëm që së bashku me stafin e studentët, dhe në konsultim me institucionet relevante, të fillojmë t'i adresojmë me seriozitet problemet akute në UP.

Unë do të tentoj t'i mobilizoj të gjitha kapacitetet dhe në transparencë me taksapaguesit kosovarë, të cilët na financojnë me bujari, të shënojmë progres të dukshëm për UP-në dhe rrjedhimisht për arsimin e shkencën kosovare në përgjithësi.

Kjo detyrë nuk është e lehtë, por e vetmja mundësi për ta realizuar misionin e rëndësishëm të UP-së është nëse secili e kryen detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Unë jam i lumtur që këto parime do t'i vë në shërbim të universitetit të parë në Kosovë, që ka kapacitet për ta transformuar për të mirë shoqërinë tonë, siç ka bërë shpesh në të kaluarën

*********



Në një përpjekje për të përmbysur vendimet e rektorit të Universitetit publik “Hasan Prishtina”, veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) do të demonstrojnë ditën e enjte në Prishtinë, duke u shprehur se nuk garantojnë për sigurinë publike gjatë demonstratës së tyre në kryeqytetin e Kosovës.

Rektori i Universitetit Publik në Prishtinë Ramadan Zejnullahu ka marrë vendime që nxisin cilësinë e studimit. Ai i tërhoqi nga lista e pagave fikse të gjithë ata punonjës që nuk kanë dhënë asnjë kontribut pedagogjik për shkak të përfshirjes së tyre në jetën politike të vendit, shumica e të cilëve janë anëtarë të Parlamentit të Kosovës dhe ministra të Qeverisë qëndrore, të deleguar nga partitë e ndryshme në vend.

“Askush nuk mund të paguhet pa bërë ndonjë angazhim pedagogjik. Ata janë të mirëpritur për t’u kthyer në detyra të ligjëratave, por do të paguhen vetëm me honorare” është shprehur rektori Zejnullahu gjatë një bisede të mërkurën në mesditë, duke dokumentuar se ministra të ndryshëm dhe parlamentarë pavarësisht se nuk ishin angazhuar aspak në detyrimet e tyre pedagogjike, ata kishin siguruar të hyra mujore në llogaritë e tyre bankare deri në €1,500.00.

Gjithashtu, ai ka vendosur të hedhë poshtë memorandumin, i cili ka garantuar regjistrimin e fëmijëve të veteranëve dhe dëshmorëve të luftës në universitetet publike pa kritere akademike (vetëm në UP, jo në të gjitha universitetet publike).

Disa nga ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) të cilët janë tëlidhur ngushtë me strukturat e vendit, të cilat, janë të dyshuara për përfshirje në krimin e organizuar (shih dosjet e NATO-s 2011, dhe komunikimet diplomatike WikiLeaks), janë duke kërkuar nga universiteti publik të regjistrohen në universitetet publike mbi 1000 studentë për studime universitare pa kritere akademike. Kjo kërkesë është zbatuar që nga viti 2009 nëpërmjet një “Memorandum Mirëkuptimi” të nënshkruar nga Ministria e Arsimit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së (OVL — UÇK-së) vitit 1997-1999.

Rektori Zejnullahu ka refuzuar të zbatojë ‘memorandumin’ në një përpjekje për të transformuar universitetin nga një “diplomore” në një akademi që prodhon personel akademik cilësor për interesin e vendit. Rektori është kërcënuar me vdekje. Autoritetet vendase dhe të huaja në vend detyra e të cilave është zbatimi i ligjit dhe ofrimi i sigurisë nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret përveçse duke deklaruar se “hetimet vazhdojnë”, një shprehje kjo që karakterizon fjalorin e përgjithshëm të administratës ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë (tashmë të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar) por pa ndonjë rezultat konkret për të hetuar ose ndjekur penalisht autorët e dyshuar të përfshirë në kërcënimin përkatës.

Megjithatë, ambasada e Shteteve të Bashkuara, Holandës dhe ajo Franceze kanë publikuar tashmë vendimet e tyre mbështetëse për angazhimet vendimtare të rektorit.



HISTORIKU

Mbi dyzetë ish veteranë të luftës çlirimtare të cilët kishin luftuar kundër forcave Jugosllave të Serbisë për të mbrojtur civilët etnik shqiptar gjatë vitit 1999, pas kësaj periudhe janë detyruar të ndjekin rrugën e pakthim duke u vetëvrarë për shkak të kushteve të rënda socio-ekonomike, ndërkohë që krerët e OVL-së të cilët nesër do të protestojnë në një përpjekje të qartë për të parandaluar mundësinë e transformimit të universitetit nga një ‘fabrikë diplomash’ në një akademi studimore, kanë jetuar një jetë luksoze, në Kosovën e pasluftës e cila gjindet në një krizë të thellë ekonomike.

Lufta në Kosovë përfundoi në mars të vitit 1999 pas një fushate të zgjatur të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi që përfundimisht detyroi kuvendin serb për t’i dhënë autonominë politike Kosovës, ndërsa duke e mbajtur atë brenda kufirit të saj territorial. Nëntë vjet pas përfundimit të luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj, por statusi i saj si Republika e vetë shpallur e Kosovës është njohur vetëm nga 110 vende prej 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Shpallja verbale, kurrë nuk ishte ratifikuar ose protokolluar nga institucionet e përkohshme të vetë-qeverisjes dhe as nuk aspiron për t’u ratifikuar ndonjëhere, siç precizon (shih paragrafët 102 dhe 109 të GJND) opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e deklaratës së 17 shkurtit 2008.

Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me politikanët milionerë të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy në tre nën moshën 25 janë aktualisht të papunë, dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Mijëra kosovarë janë detyruar të braktisin vendin në një përpjekje për të gjetur jetë më të mirë, studime dhe vende pune më të dinjitetshme. Ikjet masive me autobusë i ngjasojnë kohës së sundimit nga njeriu i fortë i Beogradit Sllobodan Millosheviç, kur ai dëshironte një Kosovë pa shqiptarë. Të ikurit zakonisht përfundojnë nëpër burgjet evropiane, siç edhe është konfirmuar se mbi 2,000 etnik shqiptarë janë kapur nga autoritetet e sigurisë duke kaluar në kufijtë evropian në mënyrë ilegale.

Një prej shumë dënimeve që Bashkimi Evropian i ka dhënë administratës qëndrore të Prishtinës, të zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, është mohimi i lirisë së lëvizjes, por jo për politikanët të cilët në fakt janë përgjegjës për trendet negative, ndëshkimi, është për qytetarët.











Prokurorët e Misionit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) dokumentueshëm janë të dyshuar për transformimin e misionit të tyre nga sundimi i rendit ligjor, në një sundim të rendit kriminal të nivelit qëndror dhe lokal në Kosovë, sipas dëshmisë tanimë publike të ish prokurores Britanike Maria Bamieh. Brukseli zyrtar deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap të dukshëm për të hetuar pohimet.




Dosjet e NATO-s të botuara në vitin 2011, në mediat ndërkombëtare, tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe disa prej fuqive të tjera perëndimore që mbështesin qeverinë e Kosovës, kanë pasur njohuri të gjerë (për disa vjetë!) të lidhjeve kriminale të ish kreut të kryengritësve dhe njëherit kreut të PDK-së Hashim Thaçi.

Zgjedhjet e qershorit në Kosovë kishin për qëllim që të krijojnë qeverinë e dytë të administratës vetë-qeverisëse në Prishtinë, që kur kjo e fundit shpalli pavarësinë nga Serbia. Vendi po hyn në muajin e shtatë të vakumit institucional dhe kaosi politik është vazhdimisht duke u thelluar, secila nga partitë politike ka mashtruar popullatën zgjedhore të Kosovës të cilët kishin votuar për platforma të ndryshme, por ‘platformuesit partiak‘ ishin bashkuar në një përpjekje të dështuar për t’a pamundësuar vazhdimin e qeverisjes të, siç e përemëruan, ‘Thaçi III‘.

Gjykuar nga shkeljet drastike të gjoja parimeve të deklaruara nga krerët partiak në Kosovë, më shumë se 53% e popullatës zgjedhore të Kosovës vendosshmërisht kanë refuzuar t’i japin legjitimitet sistemit aktual administrativ në Prishtinë.

Qeveria e ardhshme është shumë e mundur të përjetojë një presion të menjëhershëm nga Perëndimi që të marrin parasysh gjetjet e hetimit të krimeve të luftës, të cilat kërcënojnë me burg ish-shokët e armatosur luftëtarë të kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi, i cili është identifikuar si “peshku më i madh” në krimin e organizuar në vendin e rrethuar me kodra e male të Gadishullit Ballkanik.

Një ekip me detyrë të veçantë i Bashkimit Evropian ka nxjerrë rezultatet e një hetimi, e cila pohon përfshirjen e ushtrisë guerile të Kosovës në siç thuhet “korrjen e organeve” nga të burgosurit serbë të luftës dhe se gjoja i kanë shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Nisja e hetimeve pasoi pas një raporti të vitit 2011 nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili drejtoi gishtin ndaj kryeministrit të atëhershëm Thaçi, duke mos i përjashtuar kështu ish-kryengritësit e tjerë të afërt me Hashim Thaçin. Në kutinë e akuzave përfshihen katër anëtarë të lartë të PDK-së dhe kandidatë të parlamentit, si dhe zëvëndësi i partisë së Thaçit, Kadri Veseli, i cili jo pak herë ka qenë subjekt i diskutimeve për dyshimet e operacioneve të tij sekrete për t’a mbështetur partinë përmes aktiviteteve të jashtëligjshme të krijesës së tij të njohur si SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).
Veteranët e luftës kërcënojnë jetën Akademike në Kosovë
Hashim Thaçi ishte një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori armët në fund të viteve ‘90 për t’u çliruar nga sundimi i dhunshëm i Jugosllavisë së atëhershme nën udhëheqjen e njeriut të fuqishëm të Beogradit Slobodan Millosheviç. Ky i fundit nuk është dënuar për krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, por gjeti vdekjen e tij gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Hagë.

Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij të ngushtë!), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakra kundër civilëve të pafajshëm në Jugosllavinë e asaj kohe, në vend të gjykimit, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane.

“Duhet një angazhim i spastrimit të terrenit kriminal i cili merr një kohë dhjetë vjeçare, për ta kthyer gjendjen universitare në vitin 1999 dhe për të nisur nga e para” pohon rektori Zejnullahu. Përpjekjet e gjithanshme për t’i rrëzuar vendimet e rektorit, dhe heshtja e të gjitha partive politike kundrejt organizimit të një strukture të dyshuar për përfshirje në rrjetet e gjera kriminale të cilët e duan rektorin të vdekur tashmë, nuk garanton një shpresë për kthimin e universitetit në pikën zero e cila do t’i jepte mundësinë universitetit për t’u transformuar në një ambient për studentët studiues.

NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.

Dhe krejtë në fund-Rektori i Universitetit Publik në Prishtinë,shkencëtari Prof.Dr. Ramadan Zejnullahu ,e ka mbështetjen e Popullit të Republikës së Kosovës.

Lexoni :

 

http://floripress.blogspot.com/2014/09/nnjeriu-i-duhur-ne-kohe-te-duhur.html

Haxhi Shala: Një serb si zëvendësdrejtor i AKI-së, i dëmshëm për Kosovën

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Haxhi Shala, ka thënë se komisioni që e drejton nuk është informuar ende për dorëheqjen e shefit të kësaj agjencie Bashkim Smakaj, gjë që ka ndodhur dy javë më parë.
Në mbledhjen e mbajtur të premten, Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së ka ftuar zëvendës/drejtorin e kësaj agjencia për të raportuar javën që vjen rreth zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me dorëheqjen e Smakajt dhe me migrimin ilegal të kosovarëve.
Shala po ashtu ka thënë se nuk është në dijeni rreth përfoljeve në media që kanë të bëjnë me kushtëzimin që ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq do të mund të largohet vetëm nëse pranohet propozimi i Serbisë për emërimin e zëvendës/drejtorit të AKI-së nga nacionaliteti serb.


Ai ka thënë se nuk është kundër që në një të ardhme zëvendës/shef i AKI-së të jetë një serb i Kosovës, por është kundër që ajo të ndodhë në këtë kohë, dhe është kundër ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës në cilëndo kohë.


“Nuk e di që ka marrëveshje të subjekteve politike që zëvendësdrejtori i AKI-së të jetë i minoritetit serb, por nëse ka, besoj që është një marrëveshje shumë e gabueshme në këtë kohë”, ka thënë Shala.


Edhe anëtari i këtij komisioni, Rrustem Berisha, ka thënë se nuk ka ndonjë informatë zyrtare që do të ketë ndryshime në strukturën e AKI-së.
“Ne kemi ftuar zëvendësdrejtorin e AKI-së për në takim të premten e ardhshme dhe sigurisht se njëra prej këtyre çështje që do të diskutohet do të jetë edhe kjo. Nuk mendoj se zëvendës/drejtor i AKI-së mund të jetë një serb, mund të jetë diku tjetër, por jo aty”, ka thënë Berisha.



Shala: Një serb si zëvendësdrejtor i AKI-së, i dëmshëm për Kosovën

Haxhi Shala

Zgjedhja e zëvendësesdrejtorit të AKI-së nga radhët e Listës serbe është e dëmshme për Kosovën. Kështu ka vlerësuar kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjesionit Kosovar për Inteligjencë Haxhi Shala pas mbledhjes së rregullt të këtij komisioni.

“Unë këtë marrëveshje të subjekteve politike nuk e kamë parë, por nëse kanë marrëveshje që zëvendësdrejtori i AKI-së të jetë nga minoriteti serb besoj që është një marrëveshje e gabuar për këtë kohë. Në të ardhmen e shkurtër është mirë që të jetë por në këtë kohë në të cilën sot po dominon Lista serbe me politikën tonë dhe të Beogradit besoj që është shumë e dëmshme”, tha Shala.
Sipas tij, Lista serbe është e dirigjuar nga Beogradi dhe për këtë arsye është e dëmshme.

“Ne nuk i druhemi por po shihet që Lista serbe është dirigjuar nga Beogradi dhe në këtë gjendje që jemi me bisedime ku do të diskutohen shumë çështje që janë hapur në bisedimet në Bruksel më 19 prill të vitit 2013 besoj që është e dëmshme”, u shpreh ato.
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjesionit Kosovar për Inteligjencë, nënkryetari i Komisionit Rrustem Berisha, paraqiti problemin e migrimit ilegal si dhe dorëheqjen e drejtorit të AKI-së Bashkim Smakaj.

Lidhur me këtë, vendos që të premten të ftohet në mbledhje zëvendës drejtori i AKi-së për të dhënë llogari lidhur me dorëheqjen e drejtorit Bashkim Smakaj si dhe për atë që po përmendet këtyre ditëve se Smakaj pas dorëheqjes ka marr me veti një pjesë të dosjeve të AKI-së.
Po ashtu zëvendës drejtori i AKI-së i ftuar nga Komisioni do të tregoj edhe për mënyrën se si mijëra qytetarë për çdo ditë po e lëshojnë Kosovën.

LEXONI:

http://floripress.blogspot.com/2012/11/agjentet-sekret-te-agjencise-kosovare.html



2015-01-29

Reagime të QUINT për dhunën në protestat e ditës së shtunë

Në Prishtinë policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që tentonin t'i afroheshin objektit të qeverisë. Dhjetra, protestues dhe policë janë lënduar gjatë protetstës.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke insistuar në shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, dhe në shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, «Republikës së Kosovës nuk do t’i mbetet asgjë». Sipas tij, Kosova nuk mund të ketë zhvillim dhe paqe pa Trepçën dhe pa politikanë që i respektojnë vlerat e popullit.
«Pa u vulosur Trepça si ndërmarrje publike, e cila fillon të zhvillohet në njërën anë, dhe pa u shkarkuar Jabllanoviqi në anën tjetër, Kosova nuk mund të mbetet Republikë. Mund ta quani, por ajo do të jetë fjalë goje», ka thënë Kurti.
Shkarkimi i Jabllanoviqit dhe ligji për Trepçën kanë qenë në qendër të protestave te opozitës të martën në Prishtinë, të cilat kanë eskaluar në dhunë midis protestuesve dhe policisë.

Me protestat e dhunshme që u zhvilluan dje në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se të është vënë vetëm benzinë në zjarr.
Mustafa ka dënuar dhunën në protestën e djeshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bashkohen në protestat e ardhshme të organizuara. Kryeministri, u ka thënë qytetarëve që të kthejnë veshin nga Qeveria e Prishtinës, e mos të merren me atë të Beogradit, sepse sipas tij Beogradi është i interesuar të destabilizoj situatën.
Këto komente Mustafa i bëri gjatë një vizite në komunën e Podujevës, komunë kjo e cila vizitohet për herë të parë nga një kryeministër i Kosovës. Ai, i ka përsëritur komentet e njëjta sa i përket ndërmarrjes Trepça, se kjo ndërmarrje nuk do të bisedohet në Bruksel dhe se kjo ndërmarrje është e Kosovës
Dhjetra protestues dhe dhjetra policë të lënduar, dëme të konsiderueshme materiale, ky është bilanci i protestës së të martës (27.01.2015)në Prishtinë. Disa mijëra qytetarë sërish protestuan para selisë së qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta shkarkojë ministrin serb në qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq si dhe kundër qasjes së qeverisë ndaj statusit të kompleksit të minierave Trepça, që gjenden në veri të Kosovës. Protesta u thirr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe u mbështet edhe nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) dhe Nisma për Kosovën.


Qindra forca të policisë duke vendosur edhe pengesa metalike, kishin rrethuar objektin e selisë së qeverisë së Kosovës për të parandaluar ndonjë dhunë të mundshme si ajo që u manifestua të shtunën (24.01), kur protestuesit thyen xhamat e godinës së qeverisë dhe disa lokale biznesesh aty përreth. Protestuesit disa herë tentuan të kalojnë kordonet e policisë, mirëpo, policia përdori gazin lotësjellës dhe pompat e ujit duke mos i lejuar protetsuesit që t'i afrohen kësaj godine. Pati disa policë të lëndruar nga gurët që u hodhën në drejtim të policisë, ndërsa konfirmohet edhe për disa protestues që kanë marrë lëndime. Zyrtarë nga qendra klinike universitare, thonë se asnjëri nga personat që kanë kërkuar ndihmë në këtë qendër klinike nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë, policia konfirmon për dhjetra protestues të arrestuar.

Në një komunikatë për media policia e Kosovës njoftoi se "rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar t'i sulmojnë policët, duke hedhur sende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, ndaj të cilëve duke përdorur mjetet policore të ligjshme detyrimisht duhej të ndërhyehej për t'i parandaluar sulmet e tilla".

Për orë të tëra sheshet kryesore të Prishtinës u shndërruan në arenë përleshjesh ndërmjet policisë dhe protestuesve. Protestuesit mbanin pankarta të shumta kundër qeverisë, ndër to edhe "Trepça është e Jona", "Jabllanoviq jashtë".

Protesta e ditës së martë me (27.01.2015) pason protestën e së shtunës, e cila përfundoi me dhunë dhe me një 'ultimatum' të protestuesve për qeverinë e Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë ministrin Aleksander Jabllanoviq dhe të procedojë në parlament ligjin e veçantë për kompleksin metalurgjik Trepça, që e shndërron atë në ndërmarrje publike. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesave të parashtruara.

Në reagimin e ditës së martë, ndërkaq, qeveria e Kosovës vlerëson se: "Gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse".
"Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë. Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste", thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës thuhet në reagimin e saj, "shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese"
Një protestë e radhës e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosja pritet të mbahet të martën më datë 27.01.2015. QUINT u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike.
Përfaqësuesit e vendeve më të industrializuara QUINT në Kosovë e kanë cilësuar jo ligjore dhe të papranueshme dhunën e manifestuar gjatë protestave të ditës së shtunë në qendër të Prishtinës, protesta këto që u organizuan nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa shoqata të familjeve që kanë persona të zhdukur. Protestuesit që kërkonin shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës Aleksander Jabllanoviq dhe ishin kundër qasjes së qeverisë së Kosovës ndaj statusit të kompleksit të minierave Trepça në Mitrovicë, thyen xhamat e ndërtesës së qeverisë së Kosovës dhe dëmtuan disa lokale afariste private. Disa persona dhe pjestarë të policisë u lënduan.


Për këtë dhunë të manifestuar të shtunën, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në orën e mbrëmjes së ditës së hënë, e theksojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar por në mënyrë jo të dhunshme.
“E drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore dhe për t'iu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale. Megjithatë dhuna në protesta është jo ligjore dhe e papranueshme. Për këtë arsye ne i dënojmë aktet e vandalizmit nga një grup protestuesish më 24 janar ndaj pronës publike dhe private si dhe frikësimin e ekipeve televizive, që po ashtu është në kundërshim me parimet e lirisë së medieve”, thuhet në deklaratën e

“Shefi i Zyres sё BE-sё nё Kosovё  ,z.Samuel Zhbogare dёnon dhunёn e dёshmuar nё Prishtinё tё shtunёn dhe dёmtimin e pronёs publike dhe private qё pasoi protestёn publike. Protesta paqёsore ёshtё e drejtё fundamentale dhe e pamohueshme e qytetarёve. Ata qё kryejnё akte tё dhunёs dhe shkatёrrojnё prona jo vetёm qё kryejnё shkelje, por gjithashtu janё abuzues tё kёsaj tё drejte nё dёm tё kauzёs sё tyre dhe tё demokracisё nё Kosovё”, thotë Samuel Zhbogar.
Edhe qeveria e Republikës së Kosovës, fton qytetarët për maturi dhe pjekuri politike e qytetare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron të papranueshme dhe i dënon ashpër aktet vandale të disa protestuesve ndaj policisë, objekteve qeveritare, pronave private, përfaqësive diplomatike dhe mbi të gjitha dhunën fizike ndaj qytetarëve të Kosovës. Qeveria konsideron se sjelljet e manifestuara nga disa protestues nuk pasqyrojnë kulturën tonë demokratike. Qeveria kërkon nga organizatorët e protestës të mbajnë përgjegjësi për aktet vandale”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.





Lideri i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë protestës së ditës së shtunë, i kishte dhënë sic u shpreh ai ”ultimatum”, kryeministrit Isa Mustafa, që deri të këtë të hënë në orën 16-h ta shkarkojë ministrin serb në qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq. Nëse kjo nuk ndodhë dhe në fakt nuk ndodhi, atëherë, ai bëri thirrje për një protestë të radhës para qeverisë së Kosovës për ditën e martë datë 27.01.2015. Protesta pritet të ndodhë serish në sheshin kryesor të Prishtinës tashmë si thuhet më të njejtat kërkesa, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe kundër qasjes së qeverisë së Kosovës ndaj statusit të kompleksit të minierave Trepça në Mitrovicë. Protesta u mbështet edhe nga dy parti opozitare, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Albin Kurti:«Protesta e djeshme kishte dy kërkesa»
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se protesta e djeshme kishte dy kërkesa: Largimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe shndërrimin e ndërmarrjes Trepça në ndërmarrje publike.
«Pas protestës së djeshme po marrim raporte nga qendrat e VV-së dhe subjektet tjera pjesëmarrëse në protestë dhe informacione mbi të arrestuarit dhe të lënduarit. Protesta kishte dy kërkesa: e para shkarkimi i Jabllanoviqit dhe e dyta, mbrojtja e Trepçës përmes një ligji që do të bënte këtë ndërmarrje, publike. Nëse nuk plotësohen këto kërkesa, atëherë nuk po na mbetet asgjë nga Republika e Kosovës», ka thënë Kurti.
Kurti ka përsëritur faktin se ministri Jabllanoviq i ka quajtur nënat gjakovare dhe protestuesit në Gjakovë «egërsira» dhe kjo gjithsesi nuk mund të tejkalohet.
«Këta që na mohojnë historinë dhe sulmojnë ekonominë po na refuzojnë qenien tonë. Një ministër i tillë nuk do të duhej të qëndronte as në Qeverinë e Serbisë e jo më në të Kosovës», ka thënë Kurti, gjatë një konference për shtyp,.


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon hetim


E vetmja gjë pozitive në demostratën e djeshme në Prishtinë ka qenë fakti se nuk ka pasur të vdekur. Kështu konstaton Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë. Ai kërkon hetim të ngjarjeve të së martës së 27 janarit në Prishtinë.

Demostrata paqësore në Kosovë kishte përfunduar në një protestë të dhunshme, është konstatimi i Këshillit. Për të, sidomos shqetësues ka qenë fakti i përfshirjes në demonstratë të të rinjëve, kryesisht nxënës të shkollave të mesme.

«KMDLNj kërkon hetime të menjëhershme për ata protestues që kanë hedhur gjësende të rënda në drejtim të Policisë së Kosovës duke u shkaktuar lëndime të rënda dhe rrezikshmëri për jetën si dhe për nxitësit e dhunës, pavarësisht cilës palë i takojnë», thuhet në një komunikatë të Këshillit.

Sipas Këshillit, Policia e Kosovës ka përdorur një sasi gazi të panjohur në përvojën e deritanishme të demonstaratave në Kosovë. Këshilli së paku në dy raste të përdorimit të hapur të dhunës dhe shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në gjykimin e Këshillit, «Policia e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për mospërdorim të dhunës.» Sipas këtij institucioni, protestuesit kanë qenë shumë agresiv ndaj policisë, duke i gjuajtur me çdo gjë që u ka rënë në duar: «Në drejtim të policisë janë hedhur kubëza guri, pjesë metalike, shkopinj, copë mermeri i thyer nga anësoret, karrige (ku ka pasur mundësi), gurë të shumtë, kanë vendosur barrikada me kontejnerë dhe gjësende që janë marrë nga lokalet e afërta (kryesisht karriget dhe çadrat nga kafiteritë), shportat e mbeturinave, kunj metalikë të trotuareve dhe gjësende të tjera të forta. Sidomos nga kubëzat e gurit dhe gurëve me peshë të rëndë janë lënduar shumë policë», e citon Express Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë.


Haradinaj: Në qershor zgjedhje të reja
Ramush Haradinaj është i vetmi protagonist politik që nuk është prononcuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ndonëse ka qëndruar nën hijen e të tjerëve. Ai shfaqet me një parashikim ekskluziv: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja në qershor.
Koalicioni i ri nuk mund të rezistojë më larg se qershori, ka profecuar Ramush Haradinaj në një intervistë për Radio Dukagjinin: «Unë mendoj se duke iu afruar qershorit, do të arrihet një qartësi. Do të jemi më të qartë se çka do të ndodhë e që nënkupton që është reale me pritë zgjedhje në qershor të këtij viti.»
Sipas Ramush Haradinajt «është një obligim i atyre që janë në qeverisje, me i krye obligimet që ata i kanë marrë edhe në raport me Gjykatën, por po ashtu edhe me qytetarët e vendit dhe zhvillimin ekonomik dhe me tema tjera. Të gjitha këto tema në një farë mënyre janë në konflikt dhe e vështirësojnë gjendjen në vend. Kur ua shton këtyre edhe kapacitetin menaxherial dhe mënyrën e menaxhimit të qeverisjes, kuptohet që më shumë dinamika shkon drejtë zgjedhjeve se çka do tjetër. Nuk besoj se do të presim shumë gjatë për me shku në zgjedhje.» Ai ka nuk e përjashton mndësinë që në zgjedhjet e ardhshme Aleanca dhe Nisma të ta kërkojnë të bashkauara votën e qytetarëve të Kosovës.
Ramush Haradinaj nuk është aspak i bindur nga aftësitë menaxheriale të Isa Mustafës si kryeministër. Ai e ka kërkuar këtë post, tani duhet të dëshmohet, sipas Haradinajt. Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj druan se çështja e Trepçës rrezikon të përfshihet në dialogun me Beogradin, nëse menaxhohet dobët.
Kryetari i Aleancës është shprehur pro protestave, ato janë shprehje e rritjes së vetëdijës së qytetarëve.
Flori Bruqi

“Shtëpisë së gjetheve” dhe lustrimi i dosjeve sekrete të Sigurimit të Shtetit Shqiptar

Rindezja e debatit për lustracionin në Shqipëri po komentohet në mënyra të ndryshme. Dy projektligjeve të paraqitura në parlament i është bashkuar dhe një Apel i rreth 100 personaliteteve të njohur europianë.
Geheime Zentren in Albanien
“Shtëpisë së gjetheve”, një ndërtesë e fillimit të viteve '30 në qendër të Tiranës, realisht i mungojnë këto ditë gjethet. Jo vetëm sepse jemi në stinën e antigjelbërimit, por dhe nga vendimi më i fundit i autoriteteve zyrtare për ta “nxjerrë në dritë” godinën. Kjo shtëpi misterioze që ka shërbyer për oficerët NS në Luftën e Dytë Botërore dhe për Sigurimin famëkeq të Shtetit në kohën e diktaturës komuniste, ka hyrë në procedurat e shdërrimit në muze, në zbulim të destinacionit dhe funksionimit të saj si një qendër e sofistikuar e përgjimeve, në aplikimin e “çimkave” regjistruese për mendimet dhe gjykimet e atyre që mendonin ndryshe nga infrastruktura e sistemit totalitar. “Shtëpia me gjethe” ishte laboratori dhe baza e të dhënave e regjimit paranojak, përmes të cilave përpunoheshin dhe stiseshin akuza dhe skema monstruoze për ndëshkime, përndjekje, eleminime të kundështarëve politikë dhe ideologjikë. Ministria e Kulturës kërkon që në mes të Tiranës të ndezë një projektor transparence për të shkuarën e errët, duke ju sjellë vizitorëve vendas dhe të huaj copëza nga realiteti i izolimit dhe përçudnimit të vlerave njerëzore.
E vërteta me qartësi, si mundësi shërimi
Ky projekt nuk ka shkaktuar vetëm kërshëri, por dhe ka rikthyer debatin e hershëm mbi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në ambjentet e parlamentit janë depozituar dy versione projektligji për mënyrën e hapjes së dosjeve të policisë sekrete. Por së fundmi ka nisur të qarkullojë dhe një peticion në formën e Apelit për parlamentin për hapjen e plotë të dosjeve të diktaturës komuniste, i mbështetur nga një grup prej rreth 100 personalitetesh të shquara nga vendet europiane, shkrimtarë, anëtarë parlamentesh, politikanë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, medias etj. Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, duke prezantuar thelbin e Apelit thekson se mijëra viktima të ekzektuara, qindra mijëra të internuar, të dënuar politikë, familjarë e të afërm, të cilëve iu rrënua jeta, duan drejtësi, nuk duan mëshirë, nuk duan zbukurim të së shkuarës.
“Ata nuk duan ta ndajnë në klasa shoqërinë, e të helmojnë bashkëjetesën siç vepruan përgjegjësit e regjimit komunist. Përkundrazi, kujtimi ndaj tyre duhet të sjellë paqen e brendshme, qëllimi është pajtimi… Viktimat e diktaturës nuk i përkasin asnjë partie, ato janë përmendore kujtimi e të gjithë Shqipërisë. Ka mundësi që leximi i një dosjeje personale mund të ngjajë me dhimbjen e një plage, mund të trondisë, por e vërteta me qartësinë që sjell është një mundësi shërimi”.
Përdorimi i dosjeve nga politika
Dorian Koçinëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar, mendon se vonesa për hapjen e dosjeve në Shqipëri është nga shkaku se elita politike që ishte protagoniste e tranzicionit lidhej me shumë fije me të shkuarën. Duke shkuar më tej këtij vlerësimi, ai arsyeton se loja jo e ndershme politike për të qendruar me çdo kusht në pushtet apo në krye të partive të mëdha politike, e shndërroi hapjen e dosjeve në një mekanizëm kontrollues prej nga mund të përfitohej dhe shantazhohej cilido i përfshirë në to. “Të gjithë vendet e ish Lindjes e zgjidhën problemin me të shkuarën që në fillimet e tranzicionit kurse këtu ky problem u hiperbolizua se do të sillte probleme të mëdha në shoqëri. Përdorimi i dosjeve për politikat e çastit u ka mohuar shqiptarëve çastin e tyre historik për t'u ndarë njëherë e mirë me të kaluarën”, thotë Koçi për Deutsche Welle-n.
Në të njëjtën linjë është dhe gazetari Arben Vata, sipas të cilit dosjet nuk janë përdorur prej palëve në skenën politike për të sulmuar kundërshtarët. Madje dhe për t'u mbajtur gojën mbyllur ish-bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit famëkeq të diktaturës, thotë ai për Deutsche Welle-n. “Dosjet janë përdorur si mjet i luftës politike dhe mjafton të përmendim këtu komisionet për verifikimin e dosjeve përpara zgjedhjeve në vitet '96 dhe ‘97. Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë seriozitet për çështjen e dosjeve, siç nuk ka pasur seriozitet për shumë levizje e reforma sociale, fatkeqësisht”.
Shkrimtari dhe publicisti Lazër Stani para disa muajsh ishte bashkëideator në ngritjen e muzeut të parë virtual dedikuar jetës së tmerrshme nën diktaturën hoxhiste në Shqipëri, mbi krimet, dënimet, ekzekutimet, persekutimet dhe ferrin e burgjeve dhe vendinternimeve. Sipas tij, përfaqësuesit e popullit dhe politikanët që kanë sunduar në këto 24 vite, asnjëherë nuk shprehën vullnet për t'u ndarë njëherë e mirë nga komunizmi, si një e keqe katastrofike që mbi të gjitha dhunon liritë e individit, poshtëron dhe shkatërron përsonalitetin njerëzor, ushqen urrejtjen në vend të dashurisë, mizorinë në vend të mëshirës, padrejtësinë në vend të drejtësisë. Sundimtarëve të rinj postkomunistë, të të gjithë krahëve, në një farë mënyre, u ka pëlqyer modeli komunist i sundimit, shprehet për Deutsche Welle-n Lazër Stani.
Geheime Zentren in Albanien
"Shtëpia me gjethe"
Jo vullnet për transparence të krimeve të komunizmit
“Ky model mbështetej në kriminalizimin e individëve dhe shndërrimin e tyre ne qenie depërsonalizuara, krejtësisht të varura nga makina shtetërore. Mëkatarët e djeshëm, ishin shërbëtorët më të devotshëm të sundimtarëve të rinj, mjafton që mëkatet e tyre të fshiheshin, krimet të mos hetoheshin, po veç të demaskohehsin më fjalë gazetash, e fjalimesh populiste. Ndërkaq zërat e vetmuar të intelektualëve, të përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe nisma ligjore deputetesh të caktuar, gjithnjë kanë dështuar, sepse vullneti për të bërë transparencën e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve, asnjëherë nuk arriti të shndërrohej në maxhorancë në institucionet vendimmarrëse.”
Stani është skeptik për përpjekjet aktuale në trajtimin e problemit të dosjeve. Pasi, sipas tij, nuk artikulohet ende qartë nëse hapja e dosjeve do të shoqërohet me një dënim të qartë të krimeve të komunizmit dhe me një çlirim të institucioneve të vendit dhe të politikës, nga ata individë që kanë shërbyer në hierarkinë e diktaturës. Kurse gazetari Arben Vata bën asociim me sekuencat e filmit të njohur shqiptar, “Vdekja e kalit”, ku një ish i burgosur politik takon ish persekutorin e tij, njeriun që e denoncoi dhe e futi në burg pa asnjë arsye. Persekutori, tashmë deputet, i thotë të burgosurit të veshur keq që “nëse ke nevoje, ti e di, unë të ndihmoj. Të kaluarës nuk kemi ç'ti bëjmë. Ashtu ishte regjimi...!”.
“Mjaftojnë këto sekuenca dhe lotët e aktorit që luan ish të burgosurin, për të kuptuar lojën që bën politika shqiptare me dosjet. Në gjithë këto vite, dy palët kanë pastruar dosjet e veta ndërsa risjellin në skenë debatin për dosjet sipas interesit të tyre. Sigurisht edhe për të shmangur vëmendjen ndaj problemeve të mëdha të ditës si kriminaliteti, pasiguria e jetës, korrupsioni qeveritar, papunësia, varfëria, etj.”
Nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi shpreson se këtë herë ekziston dëshira dhe vullneti për t'a çuar përpara procesin e hapjes së dosjeve. “Largimi nga politika i një sërë protoganistësh të ndrrimit të pushtetit në fillim të viteve '90 e bën më të lehtë këtë proces dhe sigurisht duke u bazuar në përvojën më të mirë të vendeve ish komuniste mund të hartohet një ligj që hedh dritë më shumë për të shkuarën, sqaron të tashmen dhe sigurisht i hap udhë së nesërmes”.
Gjermania, shembulli për raportin mes demokracisë me të shkuarën
Duke promovuar projektin e shndërrimit në muze të “Shtëpisë më gjethe”, kryeministri Edi Rama ka përmendur rastin e Gjermanisë në mënyrën se si e ka menaxhuar problemin e dosjeve. Ai ka vlerësuar procesin si një ballafaqim i hapur, i drejtpërdrejtë dhe pa frikë për të shkuarën. “Nëse Gjermania është sot një vend shembull për raportin e vet me demokracinë dhe me të shkuarën dhe nëse Gjermania arriti të bëjë një proces të shkëlqyer transparence në raport me komunizmin, kjo erdhi edhe si rezultat i faktit se Gjermania përbën një shembull unikal në historinë e njerëzimit për mënyrën sesi u përball me fajësinë e Luftës së Dytë Botërore”.
Njëri prej organizatorëve të Apelit për parlamentin shqiptar në lidhje me çështjen e hapjes së dosjeve, ish-deputeti Mark Marku, thotë për Deutsche Welle-n se ligjvënësit në Shqipëri e kanë të kollajtë vendimarrjen. “Nuk ka nevojë për asnjë autorësi shqiptare në hartimin e një ligji të ri, por le të miratohet dhe zbatohet ligji gjerman për lustracionin. Është një gjë e provuar, që ka dhënë rezultat të pakontestueshëm, ndaj thjesht deputetët le të miratojnë atë.”

Arben Muka

Deutsche Welle - Duda Balje: Bosnja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës



Bahri Cani 

Boshnjakët janë kosovarët e vertetë, ndërsa Bosnje-Herecegovina po humbet shumë me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, pohon deputetja boshnjake në parlamentin e Kosovës, Duda Balje, në intervistë për Deutsche Wellen.


Duda Baljen Abgeordnete Kosovo
Duda Baljen


Deutsche Welle: Zonja nënkryetare e parlamentit, në Kosovë më së shumti flitet për minoritetin serb dhe pozitën e tij - për shkak të problemeve nga e kaluara. Cilat janë prolemet dhe prioritetet kryesore të boshnjakëve në Kosovë?




Duda Balje: Bashkësia etnike boshnjake, për nga numri i tyre në Kosovë, është e treta, pas shqiptarëve dhe serbëve. Problemi më i madh i boshnjakëve në Kosovë është që ata nuk i kanë komunat e veta, për dallim prej bashkësive të tjera etnike. Serbët i kanë komunat e tyre, ndërkohë që edhe bashkësia etnike turke, e cila ka dyfish më pak banorë në Kosovë, ka komunën e vet në Mamushë. Probleme shumë të mëdha kemi edhe me arsimin. Gjuha zyrtare boshnjake ekziston në Prizren, Pejë dhe Dragash, ku jeton numri më i madh i boshnjakëve. Ne kemi problem të madh me mungesën e librave shkollorë. Problem tjetër i madh është nostrifikimi i diplomave, sepse megjithë marrëveshjen në Bruksel, diplomat e boshnjakëve që kryejnë shkollat dhe fakultetet jashtë Kosovës ende nuk njihen. Kjo sjell me vete probleme të tjera, sepse ne kemi katedrën për gjuhën boshnjake në Universitetin e Prizrenit dhe Pejës, por nuk kemi profesorë, sepse diplomat e tyre nuk njihen në Kosovë. Për njohjen e diplomave jemi duke kërkuar zgjidhje me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami dhe me zonjën Edita Tahiri, e cila e drejton dialogun me Serbinë. Por mendoj se Serbia nuk është e interesuar fare që të zgjidhë problemin me njohjen e diplomave. Serbia ka ndaluar nostrifikimin e diplomave dhe Kosova, sipas sistemit të reciprocitetit, ka qenë e detyruar të ndalojë nostrifikimin e diplomave të arritura në Serbi.



Kjo do të thotë që diplomat e boshnjakëve të mbrojtura në Serbi nuk njihen në Kosovë dhe se ata nuk mund të punojnë me këto diploma?




Duda Balje: Ky është një diskriminim direkt i boshnjakëve. Serbët nuk i kanë këto probleme, sepse asnjë serb deri më sot nuk ka konkurruar për vendet e lira në Universitetin e Prizrenit, të Pejës apo të Prishtinës. Ndaj më të dëmtuarit jemi ne - boshnjakët. Kemi dhe raste kur diplomat janë nostrifikuar në Bruksel, por nuk njihen në Kosovë. Probleme shumë të mëdha kemi edhe me papunësinë e lartë, por këtu ndajmë fatin e të gjithë banorëve të Kosovës. Pengesë e madhe është mosnjohja e gjuhës shqipe nga të rinjtë boshnjakë. Pasi të rinjtë tanë nuk mund të shkollohen në të gjitha drejtimet në Kosovë, ne i dërgojmë fëmijët në Serbi, Bosnje apo Maqedoni. Kështu krijohen akademikë boshnjakë, të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe dhe nuk mund të konkurrojnë në tregun kosovar të punës.




Si mendoni se mund të zgjidhen këto probleme të boshnjakëve? A vareni ju vetëm nga marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit, apo edhe vet keni nisur ndonjë iniciativë?

Si nënkryetare e parlamentit të Kosovës dhe deputete në mandatin e dytë, unë jam shumë e vetëdijshme për problemet. Një pjesë të problemeve mund ta zgjidhim ne vetë, ndërsa pjesën tjetër duhet të presim që ta zgjidhim në kuadër të dialogut. Për nostrifikimin e diplomave, unë jam përpjekur të bisedoj me të gjithë përgjegjësit. Ne po përpiqemi të gjejmë ndonjë zgjidhje të përkohshme, pr aq kohë sa ky problem nuk zgjidhet në nivelin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.



Një prej problemeve që mund të zgjidhim brenda Kosovës është edhe komuna jonë. Këtë problem me siguri që mund ta zgjidhim ne në Kosovë. Ish-kryeministri Hashim Thaçi na ka premtuar shumë herë krijimin e komunës me shumicë boshnjake, gjatë fushatave parazgjedhore. Këto premtime i ka dhënë hapur, para 3-4 mijë boshnjakëve gjatë fushatës elektorale në Prizren - pasi ne kemi kërkuar tri komuna të posaçme boshnjake: në Prirzren, në Pejë dhe në Dragash. Nuk e di fare nëse këto kërkesa janë futur në procedurë. Sidoqoftë, deri tani udhëheqësit e Kosovës vetëm kanë premtuar, me synim që të fitojnë votat e boshnjakëve. Ne kemi biseduar edhe me kryeministrin e ri, Isa Mustafa, por deri tani nuk ka premtuar asgjë.



A jeni të përfshirë edhe në procesin e dialogut, pasi pohoni se ka dhe probleme që kanë të bëjnë drejtëpërdrejt me komunitetin që ju përfaqësoni?

Jo, nuk jemi fare të përfshirë. Para disa ditësh kam biseduar me zonjën Tahiri dhe kam kërkuar që të përfshihemi në dialog, në pjesën që ka të bëjë me njohjen e diplomave. Por zonja Tahiri më ka thënë se ky është dialog mes dy shteteve dhe s'ka të bëjë fare me bashkësitë e tjera etnike. Por ka treguar gatishmëri që të konsultohet me ekspertë, që e njohin situatën në terren. Dhe nëse rezulton si e domosdoshme të na përfshijë edhe në negociata.

Në Kosovë po flitet aktualisht shumë për krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Si e shohin boshnjakët këtë proces, a duhet të ketë ky asociacion edhe të drejta ekzekutive?
Unë e kam të qartë që kjo është një lojë mes shqiptarëve dhe serbëve. Neve edhe Kushtetuta dhe ligjet na quajnë "të tjerët", pasi thuhet shqiptarët, serbët dhe "të tjerët". Kjo me siguri nuk është mirë. Këtu flitet shpesh për integrimin e serbëve në Kosovë, por pas të gjitha atyre që kanë ndodhur në luftë dhe pas luftës, mendoj se Kosova vërtetë është duke humbur shumë kohë me serbët, të cilët nuk duan të integrohen. Në Kosovë kemi dy kategori njerëzish: ata që e njohin Kosovën dhe të tjerët. Unë nuk e njoh asnjë serb që thotë se Serbia nuk është shteti i tij amë. Ndërkohë që edhe një numër i madh i shqiptarëve e trajton Shqipërinë si vendin amë. Vetëm ne boshnjakët jemi kosovarë të vërtetë. Ne nuk kemi kontakte me Bosnjen, e cila deri më sot nuk ka treguar aspak interes për ne. Unë e kuptoj që Bosnja është një shtet shumë i komplikuar, sepse atje nuk vendosin vetëm boshnjakët dhe ekziston e drejta e vetos së serbëve dhe kroatëve. Bosnja deri më sot nuk na ka ndihmuar. Pra ne nuk kemi shtet tjetër - Kosova është shteti i vetëm që kemi. Ndaj edhe jemi të interesuar që të gjitha problemet tona t'i zgjidhim në vendin tonë - në Kosovë.



Zonja Balje, nëse shqiptarë dhe serbët nuk duan ta ruajnë integritetin e Kosovës, boshnjakët me siguri që nuk do t'ia dalin në këtë drejtim. Por nuk më keni dhënë përgjigje në pyetjen: a duhet të ketë bashkësia e komunave serbe të drejta ekzekutive, sepse shumëkush në Kosovë mendon se forcimi i komunave serbe mund të jetë hapi i parë drejt ndarjes së Kosovës?




Ne nuk mund ta ruajmë, por të tjerët duhet të ndjekin shembullin tonë. Sa i përket ndarjes, mendoj se edhe Serbia e ka të qartë se Kosova është shtet i pavarur. Mendoj se gjysma e Serbisë nuk ka asnjë problem me njohjen e këtij fakti. Ndaj është jologjik krijimi i ndonjë mekanizmi që do të çonte në ndarje të Kosovës. Mendoj se serbët këtu kanë frikë për të ardhmen e tyre, ndaj po përpiqen të krijojnë një lloj ekuilibri me pushtetin e shqiptarëve këtu. Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të ekzistojë vetëm në qoftë se është asociacion kosovar. Shqiptarët në Kosovë janë shumicë dhe besoj se serbët definitivisht nuk do të mund t'i realizojnë qëllimet e tyre të parashikuara me këtë asociacion. Në rregull është që serbët të kenë bashkësinë e komunave me shumicë serbe, por shqiptarët janë ata të cilët gjithmonë do të vendosin për fatin e Kosovës.




Ju pak më lart thatë se me Bosnjen nuk keni raporte tepër të ngushta. A keni ndonjë lloj koordinimi me Sarajevën?

Shumë herë kemi bërë përpjekje të vendosim konktakte të ngushta me Sarajevën, por për fat të keq nuk kemi arritur. Ju e dini se Bosnja është vendi i vetëm në rajon që ka futur viza për kosovarët. Bosnja është fajtore për këto viza dhe jo Kosova, sepse Kosova është detyruar të vendosë viza për boshnjakët, sipas sistemit të reciprocitetit. Pushteti në Sarajevë nuk është vetëm pushtet i boshnjakëve. Ata mbase brengosen për ne, por ne deri më sot, ndaj nesh ata nuk kanë treguar kurfarë interesi. Unë i lutem Zotit, që Bosnja të mos ndodhë edhe në Kosovë. Pra që të edhe këtu të ketë ndarje të ngjashme të pushtetit si në Sarajevë. Kjo ka bërë që liderët boshnjakë në Bosnje të mos mund të kujdesen as për ne këtu në Kosovë. Unë nuk i fajësoj ata, sepse i kanë duart e lidhura. Ne nuk kemi nevojë për ndihma financiare, por vetëm morale. Thjesht të dimë që ekziston dikush që kujdeset për ne dhe mund të na ndihmojnë të paktën me këshilla.



Bosnje-Hercegovina si vendi i vetëm që ka futur viza për kosovarët nga vendet e ish-Jugosllavisë më shumë ka dëme sesa dobi nga këto viza, sepse kjo pengon edhe marrëdhëniet ekonomike. Si e shihni ju këtë proces?

Problemi më i madh në Sarajevë është pamundësia që boshnjakët të vendosin vet. Rolin vendimtar e ka luajtuar këtu vetoja e serbëve. Por edhe këtu viktima më e madhe jemi ne - boshnjakët e Kosovës. Serbët e Kosovës kanë pasaporta të Serbisë dhe pa viza mund të shkojnë në Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa shqiptarët pothuajse nuk kanë nevojë të shkojnë atje. Kush është viktima? Ne boshnjakët e Kosovës! Ne kemi vetëm pasaporta të Kosovës dhe na duhen vizat.



Kur mund të pritet zgjidhja e këtij problemi?

Ne kemi kërkuar shumë shpesh zgjidhjen e këtij problemi. Kosova e ka thënë shumë qartë se menjëherë do t'i heqë vizat, por hapin e parë duhet ta bëjë Bosnja. Mendoj se në të gjithë procesin e pasluftës dhe tensioneve në raportet shqiptaro-serbe, më së shumti jemi dëmtuar ne boshnjakët. Serbët gjithmonë janë më të privilegjuar.


Bosnje-Hercegovina është vendi i vetëm nga hapësirat e ish-Jugosllavisë, e cila krahas Serbisë, ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ju si përfaqësuese e boshnjakëve në Kosovë: mendoni se Sarajeva duhet ta njohë këtë pavarësi?

Po, Bsonja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mendoj se kjo do të përmirësonte edhe pozitën e boshnjakëve në Kosovë. Bosnje - Hercegovina po humbet shumë me mosnjohjen e Kosovës. Kosova është një treg shumë interesant dhe me mosnjohjen e saj, Bosnje - Hecegovina humbet shumë ndërsa më së shumti përfitojnë Serbia dhe Maqedonia. Kosova ka një pozitë shumë të mirë gjeografike dhe mund të furnizohet nga shumë vende të tjera. Ndërsa Bosnje-Hercegovina ka humbur shumë me humbjen e këtij tregu.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...