2015-01-29

Reagime të QUINT për dhunën në protestat e ditës së shtunë

Në Prishtinë policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që tentonin t'i afroheshin objektit të qeverisë. Dhjetra, protestues dhe policë janë lënduar gjatë protetstës.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke insistuar në shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, dhe në shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, «Republikës së Kosovës nuk do t’i mbetet asgjë». Sipas tij, Kosova nuk mund të ketë zhvillim dhe paqe pa Trepçën dhe pa politikanë që i respektojnë vlerat e popullit.
«Pa u vulosur Trepça si ndërmarrje publike, e cila fillon të zhvillohet në njërën anë, dhe pa u shkarkuar Jabllanoviqi në anën tjetër, Kosova nuk mund të mbetet Republikë. Mund ta quani, por ajo do të jetë fjalë goje», ka thënë Kurti.
Shkarkimi i Jabllanoviqit dhe ligji për Trepçën kanë qenë në qendër të protestave te opozitës të martën në Prishtinë, të cilat kanë eskaluar në dhunë midis protestuesve dhe policisë.

Me protestat e dhunshme që u zhvilluan dje në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se të është vënë vetëm benzinë në zjarr.
Mustafa ka dënuar dhunën në protestën e djeshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bashkohen në protestat e ardhshme të organizuara. Kryeministri, u ka thënë qytetarëve që të kthejnë veshin nga Qeveria e Prishtinës, e mos të merren me atë të Beogradit, sepse sipas tij Beogradi është i interesuar të destabilizoj situatën.
Këto komente Mustafa i bëri gjatë një vizite në komunën e Podujevës, komunë kjo e cila vizitohet për herë të parë nga një kryeministër i Kosovës. Ai, i ka përsëritur komentet e njëjta sa i përket ndërmarrjes Trepça, se kjo ndërmarrje nuk do të bisedohet në Bruksel dhe se kjo ndërmarrje është e Kosovës
Dhjetra protestues dhe dhjetra policë të lënduar, dëme të konsiderueshme materiale, ky është bilanci i protestës së të martës (27.01.2015)në Prishtinë. Disa mijëra qytetarë sërish protestuan para selisë së qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta shkarkojë ministrin serb në qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq si dhe kundër qasjes së qeverisë ndaj statusit të kompleksit të minierave Trepça, që gjenden në veri të Kosovës. Protesta u thirr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe u mbështet edhe nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) dhe Nisma për Kosovën.


Qindra forca të policisë duke vendosur edhe pengesa metalike, kishin rrethuar objektin e selisë së qeverisë së Kosovës për të parandaluar ndonjë dhunë të mundshme si ajo që u manifestua të shtunën (24.01), kur protestuesit thyen xhamat e godinës së qeverisë dhe disa lokale biznesesh aty përreth. Protestuesit disa herë tentuan të kalojnë kordonet e policisë, mirëpo, policia përdori gazin lotësjellës dhe pompat e ujit duke mos i lejuar protetsuesit që t'i afrohen kësaj godine. Pati disa policë të lëndruar nga gurët që u hodhën në drejtim të policisë, ndërsa konfirmohet edhe për disa protestues që kanë marrë lëndime. Zyrtarë nga qendra klinike universitare, thonë se asnjëri nga personat që kanë kërkuar ndihmë në këtë qendër klinike nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë, policia konfirmon për dhjetra protestues të arrestuar.

Në një komunikatë për media policia e Kosovës njoftoi se "rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar t'i sulmojnë policët, duke hedhur sende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, ndaj të cilëve duke përdorur mjetet policore të ligjshme detyrimisht duhej të ndërhyehej për t'i parandaluar sulmet e tilla".

Për orë të tëra sheshet kryesore të Prishtinës u shndërruan në arenë përleshjesh ndërmjet policisë dhe protestuesve. Protestuesit mbanin pankarta të shumta kundër qeverisë, ndër to edhe "Trepça është e Jona", "Jabllanoviq jashtë".

Protesta e ditës së martë me (27.01.2015) pason protestën e së shtunës, e cila përfundoi me dhunë dhe me një 'ultimatum' të protestuesve për qeverinë e Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë ministrin Aleksander Jabllanoviq dhe të procedojë në parlament ligjin e veçantë për kompleksin metalurgjik Trepça, që e shndërron atë në ndërmarrje publike. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesave të parashtruara.

Në reagimin e ditës së martë, ndërkaq, qeveria e Kosovës vlerëson se: "Gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse".
"Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë. Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste", thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës thuhet në reagimin e saj, "shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese"
Një protestë e radhës e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosja pritet të mbahet të martën më datë 27.01.2015. QUINT u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike.
Përfaqësuesit e vendeve më të industrializuara QUINT në Kosovë e kanë cilësuar jo ligjore dhe të papranueshme dhunën e manifestuar gjatë protestave të ditës së shtunë në qendër të Prishtinës, protesta këto që u organizuan nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa shoqata të familjeve që kanë persona të zhdukur. Protestuesit që kërkonin shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës Aleksander Jabllanoviq dhe ishin kundër qasjes së qeverisë së Kosovës ndaj statusit të kompleksit të minierave Trepça në Mitrovicë, thyen xhamat e ndërtesës së qeverisë së Kosovës dhe dëmtuan disa lokale afariste private. Disa persona dhe pjestarë të policisë u lënduan.


Për këtë dhunë të manifestuar të shtunën, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në orën e mbrëmjes së ditës së hënë, e theksojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar por në mënyrë jo të dhunshme.
“E drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore dhe për t'iu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale. Megjithatë dhuna në protesta është jo ligjore dhe e papranueshme. Për këtë arsye ne i dënojmë aktet e vandalizmit nga një grup protestuesish më 24 janar ndaj pronës publike dhe private si dhe frikësimin e ekipeve televizive, që po ashtu është në kundërshim me parimet e lirisë së medieve”, thuhet në deklaratën e

“Shefi i Zyres sё BE-sё nё Kosovё  ,z.Samuel Zhbogare dёnon dhunёn e dёshmuar nё Prishtinё tё shtunёn dhe dёmtimin e pronёs publike dhe private qё pasoi protestёn publike. Protesta paqёsore ёshtё e drejtё fundamentale dhe e pamohueshme e qytetarёve. Ata qё kryejnё akte tё dhunёs dhe shkatёrrojnё prona jo vetёm qё kryejnё shkelje, por gjithashtu janё abuzues tё kёsaj tё drejte nё dёm tё kauzёs sё tyre dhe tё demokracisё nё Kosovё”, thotë Samuel Zhbogar.
Edhe qeveria e Republikës së Kosovës, fton qytetarët për maturi dhe pjekuri politike e qytetare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron të papranueshme dhe i dënon ashpër aktet vandale të disa protestuesve ndaj policisë, objekteve qeveritare, pronave private, përfaqësive diplomatike dhe mbi të gjitha dhunën fizike ndaj qytetarëve të Kosovës. Qeveria konsideron se sjelljet e manifestuara nga disa protestues nuk pasqyrojnë kulturën tonë demokratike. Qeveria kërkon nga organizatorët e protestës të mbajnë përgjegjësi për aktet vandale”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.





Lideri i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë protestës së ditës së shtunë, i kishte dhënë sic u shpreh ai ”ultimatum”, kryeministrit Isa Mustafa, që deri të këtë të hënë në orën 16-h ta shkarkojë ministrin serb në qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq. Nëse kjo nuk ndodhë dhe në fakt nuk ndodhi, atëherë, ai bëri thirrje për një protestë të radhës para qeverisë së Kosovës për ditën e martë datë 27.01.2015. Protesta pritet të ndodhë serish në sheshin kryesor të Prishtinës tashmë si thuhet më të njejtat kërkesa, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe kundër qasjes së qeverisë së Kosovës ndaj statusit të kompleksit të minierave Trepça në Mitrovicë. Protesta u mbështet edhe nga dy parti opozitare, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Albin Kurti:«Protesta e djeshme kishte dy kërkesa»
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se protesta e djeshme kishte dy kërkesa: Largimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe shndërrimin e ndërmarrjes Trepça në ndërmarrje publike.
«Pas protestës së djeshme po marrim raporte nga qendrat e VV-së dhe subjektet tjera pjesëmarrëse në protestë dhe informacione mbi të arrestuarit dhe të lënduarit. Protesta kishte dy kërkesa: e para shkarkimi i Jabllanoviqit dhe e dyta, mbrojtja e Trepçës përmes një ligji që do të bënte këtë ndërmarrje, publike. Nëse nuk plotësohen këto kërkesa, atëherë nuk po na mbetet asgjë nga Republika e Kosovës», ka thënë Kurti.
Kurti ka përsëritur faktin se ministri Jabllanoviq i ka quajtur nënat gjakovare dhe protestuesit në Gjakovë «egërsira» dhe kjo gjithsesi nuk mund të tejkalohet.
«Këta që na mohojnë historinë dhe sulmojnë ekonominë po na refuzojnë qenien tonë. Një ministër i tillë nuk do të duhej të qëndronte as në Qeverinë e Serbisë e jo më në të Kosovës», ka thënë Kurti, gjatë një konference për shtyp,.


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon hetim


E vetmja gjë pozitive në demostratën e djeshme në Prishtinë ka qenë fakti se nuk ka pasur të vdekur. Kështu konstaton Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë. Ai kërkon hetim të ngjarjeve të së martës së 27 janarit në Prishtinë.

Demostrata paqësore në Kosovë kishte përfunduar në një protestë të dhunshme, është konstatimi i Këshillit. Për të, sidomos shqetësues ka qenë fakti i përfshirjes në demonstratë të të rinjëve, kryesisht nxënës të shkollave të mesme.

«KMDLNj kërkon hetime të menjëhershme për ata protestues që kanë hedhur gjësende të rënda në drejtim të Policisë së Kosovës duke u shkaktuar lëndime të rënda dhe rrezikshmëri për jetën si dhe për nxitësit e dhunës, pavarësisht cilës palë i takojnë», thuhet në një komunikatë të Këshillit.

Sipas Këshillit, Policia e Kosovës ka përdorur një sasi gazi të panjohur në përvojën e deritanishme të demonstaratave në Kosovë. Këshilli së paku në dy raste të përdorimit të hapur të dhunës dhe shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në gjykimin e Këshillit, «Policia e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për mospërdorim të dhunës.» Sipas këtij institucioni, protestuesit kanë qenë shumë agresiv ndaj policisë, duke i gjuajtur me çdo gjë që u ka rënë në duar: «Në drejtim të policisë janë hedhur kubëza guri, pjesë metalike, shkopinj, copë mermeri i thyer nga anësoret, karrige (ku ka pasur mundësi), gurë të shumtë, kanë vendosur barrikada me kontejnerë dhe gjësende që janë marrë nga lokalet e afërta (kryesisht karriget dhe çadrat nga kafiteritë), shportat e mbeturinave, kunj metalikë të trotuareve dhe gjësende të tjera të forta. Sidomos nga kubëzat e gurit dhe gurëve me peshë të rëndë janë lënduar shumë policë», e citon Express Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë.


Haradinaj: Në qershor zgjedhje të reja
Ramush Haradinaj është i vetmi protagonist politik që nuk është prononcuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ndonëse ka qëndruar nën hijen e të tjerëve. Ai shfaqet me një parashikim ekskluziv: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja në qershor.
Koalicioni i ri nuk mund të rezistojë më larg se qershori, ka profecuar Ramush Haradinaj në një intervistë për Radio Dukagjinin: «Unë mendoj se duke iu afruar qershorit, do të arrihet një qartësi. Do të jemi më të qartë se çka do të ndodhë e që nënkupton që është reale me pritë zgjedhje në qershor të këtij viti.»
Sipas Ramush Haradinajt «është një obligim i atyre që janë në qeverisje, me i krye obligimet që ata i kanë marrë edhe në raport me Gjykatën, por po ashtu edhe me qytetarët e vendit dhe zhvillimin ekonomik dhe me tema tjera. Të gjitha këto tema në një farë mënyre janë në konflikt dhe e vështirësojnë gjendjen në vend. Kur ua shton këtyre edhe kapacitetin menaxherial dhe mënyrën e menaxhimit të qeverisjes, kuptohet që më shumë dinamika shkon drejtë zgjedhjeve se çka do tjetër. Nuk besoj se do të presim shumë gjatë për me shku në zgjedhje.» Ai ka nuk e përjashton mndësinë që në zgjedhjet e ardhshme Aleanca dhe Nisma të ta kërkojnë të bashkauara votën e qytetarëve të Kosovës.
Ramush Haradinaj nuk është aspak i bindur nga aftësitë menaxheriale të Isa Mustafës si kryeministër. Ai e ka kërkuar këtë post, tani duhet të dëshmohet, sipas Haradinajt. Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj druan se çështja e Trepçës rrezikon të përfshihet në dialogun me Beogradin, nëse menaxhohet dobët.
Kryetari i Aleancës është shprehur pro protestave, ato janë shprehje e rritjes së vetëdijës së qytetarëve.
Flori Bruqi

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...