Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/01/26

NUK JETON MË MËSUESJA IME E PARË





Nga ALBAN BALA



Nuk jeton më mësuesja ime e parë.
Kujtesa tani mbjell lule mbi një fletore mermeri
Dhe unë bukurshkrimin e humba.

E mbaj mend si më tërhiqte rrugëve të panjohura
Nga zëri
Që i shkëlqente mes gishtave të çarë;
Në xhep - një gurabie të tharë dhe shkumsa.

Më donte shumë, por ma tha ndryshe botës.
Vinte erë të mirë, vishej pastër dhe krihej kujdesshëm
Ishte e varfër, e bukur dhe qeshur
Si dita e parë e pranverës.

Iku papritur si dashuritë e mëdha.
La mbrapa vetëm një fletore mermeri
Dhe shumë lule...

Tani kam droje të kthehem tek klasa e parë
Kujtesa mund të mos dijë ta shkruajë aq bukur
Fjalën mësuese.



No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...