Shkrimtari Bashkim Shehu promovon t të hënën romanin e tij të fundit “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”.
"Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një baba të panjohur, një linjë ndërkombëtare korrupsioni, dy krime seksuale identike dhe të njëkohshme që shoqërojnë zhurmën për këtë linjë korrupsioni, një teori konspirative për një zyrë të fshehtë, reale ose imagjinare, për të cilën thuhet se lëviz çdo fije të ngjarjeve në Shqipëri" thuhet në një mesazh përcjellës mbi librin që vjen si botim i shtëpisë botuese “Toena”.
Veprat:
Rrethi roman 2002
Orfeu në Zululandën e Re roman 2003
Udhëkryqi dhe humnerat roman 2003
Mulliri që gëlltiste shpirtra novela 2004
Gjarpri dhe heronj të tjerë roman 2005
Angelus Novus roman 2005
Hija e gurit - Tregime të zgjedhura tregime 2006
Mozart, me vonesë roman 2009
Loja, shembja e qiellit roman 2013
“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”.2015.
Lexoni :
http://www.balkanweb.com/site/bashkim-shehu-rrefej-sekretin-e-super-deges-se-sigurimit-ne-tirane/
Lexoni :
http://www.balkanweb.com/site/bashkim-shehu-rrefej-sekretin-e-super-deges-se-sigurimit-ne-tirane/