Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/01/26

TË BESOSH

Nga ANTONIA POZZI (1912-1938)




Kam shumë besim në ty. Më duket
se do të di me pritë zërin tënd
në heshtje, për shekuj e shekuj

të tërë terri.


Ti i di të gjitha sekretet,
si dielli:
mund t'i bësh të lulëzojnë
gjembaçët dhe shtarat
në fund të shpellave
të gurta, të burgjeve
legjendare.

Kam shumë besim në ty. Jam e kënaqur
si arabi i mbështjellë
në barrakanin e bardhë,
që dëgjon Zotin tek pjek
elbin rreth shtëpisë.

Shqipëroi:Skender Buçpapaj

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...