Nga: Ledri KURTI
Ti je një hiç! ja ç’je! Je një e verbër që shtiresh sikur sheh…Makina e shkrimit ndali ritmin e lodhur të saj,gishtërinjtë u shkëputën prej tastierës. Mbi të dhe mbi fytyrën përballë saj, që shihte fletën e shtypur gjer atë çast, ra një hije breshkëmadhe, një hije që çuditërisht rrumbullakimi i turrshëm i gojës dhe pëlcitja e pështymës brenda saj me gjuhë, shpaloste imazhin e një betoniereje llaçi.
Tllç…tllçk…tllçk…lluk, lluk..sh,sh…lluksh…lluksh,gërrlluk, gërrlluksh…gërllugësh…
Heshtje.
– Ti je një hiç! Gjë prej gjëje s’je! Zhurma është e imja, por ty s’ta them përsenë. I zhytur gjer në fyt në qënien tënde së gjalli, do të llokoçis fatin tënd me gishtërinjtë e mi! LLuk…lluksh…lluksh… gërlluksh…
– Pa ngrihu nga ajo karrike… Unë kam gjak blu,përzier me aromën e parfumluleve të katundit tim. Unë kam hije varri e duhet t’ma kesh friiikën!
– Larg, më qëndro laaarg!
– Ja, ta boshatisa botën! ja ta sita jetën në mënyrën time, ja t’ia bëra trurit… lluk, lluksh,gërlluksh…gërr…lluksh.
Hija breshkëmadhe, u shmang. Lëvizi me ecejake prej hijene, nëpër katrorët e lerosura të pllakave të heshtura.
– Ti je një minus, për kokërdhokët e mi!
Je, je, je…kush je…?!
Në turbinat e trurit tënd, unë futa lëngun e tëmthit tim! në vena e damarë gjakun e ke të pakët! Ta mora unë, për të mos lënë pa gjak venat, damarët e e aortën e hijes sime!
– më shiko mirë! Fytyra ime është ajo që ke parë, sheh e do të shohësh gjithmonë si dua unë!
Pllakën e varrit tim, do t’jua lë të gjithëve si ti,në vend të tastierave të çfarëdolloji. Gjithçka mund të shkruani mbi të, por emri im s’arrin të ngelet aty.
– merreni makinën time të vdekjes, ngrijeni lart, me një Urra! Urra! Pse arkivoli brenda është vetëm bosh!
Unë s’mund të jem aty!
Aty jo! Vetëm aty jo!
Ha,ha haaaa……..!