2015-01-26

MBREMË VDES SHKRIMTARI AJRI BEGU





Mbrëmë në Prishitnë, vdiç shkrimtari shqiptar Ajri Begu, ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe themelues i saj pas Luftës.

Ajri Begu, njëri nga ekonomistët e shquar të brezit të mesëm, vdiq pas një sëmundje të shkurtër, por të rëndë, në moshën 64 vjeçe.

I lindur në Dibër, ku mbaroi shkollën e Mesme, studio ekonominë në Universitetin e Prishtinës dhe një kohë punoi gazetar dhe analist i zhvillimeve ekonomike. Ishte edhe poet.

Pas luftës u angazhua për themelimin e Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkohë u zgjodh guvernator i saj.

Mbledhja komemorative do te mbahet sot ne oren 12:00 ne Teatrin Kombetar. Varrimi i Ajri Begut do të bëhet sot, në varrezat e Prishtinës, në orën 14:00.





Nga AJRI BEGU : ÇIFTELIA

Ende kam parasysh varrimin e të birit, jo se s'janë bërë mirë tre muaj, jo edhe për gjithë xhematë që kishte ardhur atë ditë (kishin ardhur nga ta merr e s'ta merr mendja, por për qëndrimin e tij burrëror, se nuk u ligështua asnjë çast, por mbante koken lart dhe sikur thoshte:

- Ju paça, vëllezër! Qofshi me jetë të gjatë! Si shihni, unë jam vetëm, ju kam ju dhe fëmijët tuaj janë edhe të mitë! Në vend që të qante vetë për të birin, me këtë qëndrim na shtyu të qajmë ne për të.
- Sadakë, mos i paça!

 Mos dhashtë zoti të më vdesë mua djali i vetëm, se...- fshin lotët njëri prej qytetarëve.- nuk e di a mund të qëndroj në këmbë.

- Vërtet, qenka i fortë! Unë jam nga një anë tjetër dhe deri sot nuk e kam njohur. Baba mëdërgoi, se ai ishte pa qejf.

Hallall të qoftë gjithë ajo rrugë! - thotë një tjetër. Atë ditë, një gjilpërë s'kishte ku të hidhje në varressa. Të gjithë e njihnin, të gjithë donin ta nderonin, ta lehtësonin, bile edhe ata që vetëm kishin dëgjuar për të, katundarë e qytetarë dhe sa e sa krahinave të tjera.

Pastaj u tërhoq në shtëpi. Rrallë dilte në qytet. Nuk ishte më me shokë si përpara. Ndiente që nuk ishte ai ipari, gazmori, prandaj nuk donte t'ua prishte ahengjet me dhimbën që kishte. Edhe ata nuk donin ta shqetësonin, prandaj nuk e thërrisnin në ndeja, por i shkonin në shtëpi, pinin nga një kafe dhe dilnin shpejt. S'mund të rrinin më gjatë, u vinte keq, rëndë. Ai kënaqej kur shhte si gjallonin të tjerët, kënaqej me gëzimet e tyre, por... vetë nuk ishte më i atyre gëzimeve...

Dita po afrohet.

Sa më tepër afrohet kjo ditë, aq më tepër hyn frika tek unë. Vërtet çdo gjë shkon mirë, të gjitha i nënshtrohen madhështisë së kësaj dite. Qytetarët, me harenë dhe sakrifilcat e tyre,janë gati që këtë ditë ta bëjnë edhe më madhështore, por unë... dyshoj. Nuk besoj të kemi sukses. Njerëz kemi, mjaft bile. Ky vend gjithnjë ka pasur njerëz për këtë të keqe, par, pa të, nuk di sa do të kemi sukses. Ai është kryesori, duhet t'i japë ngjyrën ritmin programit tonë.

Nëse nuk vjen kot do t'i zhgënjejmë qytetarët. Të gjithë janë mësuar me çiftelinë e tij, e cila ua ka mësuar vrimat nga hyn në damarët e gjakut, prej nga zgjohet gjithë ajo fuqi e fshehur e asaj mase të qetë, zgjohet një këngë e harruar moti, këngë e tyre, ndërsa e huaja mbytet dhe s'di ta gjejë rrugën e saj nga nyjat e shtrënguara, por, sa herë dëgjohet çiftelia, nyjat zgjidhen, kënga gjëmon, turma këndon bashkë me të.

Dhe ajo ka ditur gjithnjë të bjerë, ta këndojë këtë këngë edhe kur ka ditur të bëhej e huaj, e largët, e harruar... Ai gjithnjë i ka rënë asaj.

 Këtë rrugë e ka gjetur, Kënga është më e fortë se gjithçka u ka thënë qytetarëve që, në fillim, nuk e kanë besuar, por shpejt janë bindur, kur kanë dëgjuar tingujt e telave, tingujt e tyre, tingujt e gjakut.

Dhe unë, sa kam friikë që programi s'do të ketë sukses,aq më vjen keq për çiftelinë e tij, për atë që i dha udhë kësaj kënge, që sot do të këndohet pa i ndalur nyjat. Ai s'do të gjendet para qytetarëve, çiitelia s'do të dëgjohet.

(Marrë nga libri "Djepi i lashtë tregime, botuar nga Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, 1981)

Përgatiti :Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...