2015-01-10

Gjakovarët kërkojnë shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, AleksandarJabllanoviq

Gjakovarët kërkojnë shkarkimin e ministrit Jabllanoviq

Afër 2 mijë veta morën pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë kundër deklaratave të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.
“Serbia nuk kalon” dhe “Jabllanoviq jashtë “,ishte slogani në këtë protestë. Njëra nga organizatoret tha se në këtë rast duhet të intervenojë qeveria e Republikës së Kosovës dhe të mos lejojë të qarkullojnë deklarata të tilla.
Ditë më parë ministri serb kishte përdorur shprehje të rënda kundër nënave protestuese gjakovare, të cilat ai i quajti “egërsira”. Kjo për gjakovarët është e papranueshme, siç u shprehën disa nga nënat që i kanë bijtë e tyre dëshmorë ose martirë të rënë në luftën e fundit në Kosovë.
Protestës iu bashkangjitën edhe qytetarë të shumtë të Gjakovës. Ata vazhduan në ecje deri para objektit të komunës së Gjakovës, ku potestës iu bashkëngjit edhe kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se dorëheqja nuk mjafton, duket të merren masa të tjera bile të shqyrtohet edhe dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafa, transmeton Syri Vizion.
Protesta e gjakovarëve kundër ministrit serb Aleksandar Jabllanoviq në Gjakovë ka përfunduar e qetë. Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë ministrin serb.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, duke iu kundërpërgjigjur një postimi në Facebook të kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se në vend se të tentojë t’ia ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, Mustafa më mirë e ka ta nënshkruajë vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit.

Lexojeni të plotë postimin e deputetit Ilir Deda në Facebook:

“Isa Mustafa në vend se të kërkojë argumente të paqena, dhe në vend se të tentojë t’ja ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, më mirë e ka ta nënshkruaj vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit, dhe me vepër të tregon se nuk lejohet ofendimi i familjarëve të viktimave të luftës në Gjakovë” (sic), ka shkruar Deda.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...