2015-01-07

Debat i ashpër në Francë për Kosovën

 E kush nuk e mban mend Bernard Kouchner, një nga njerëzit që luajti rol kyç për çlirimin e Kosovës, ndërsa sërish sot, pas gati 16 vitesh ai ka dalë në mbrojtje të shtetit më të ri të Europës.


Ish-kryeadministratori dhe dikur ministër i jashtëm i Francës është konfrontuar ashpër në një debat në France 2 së fundi kur ka folur për Kosovën.



Gazetari që ka mbuluar luftën në Kosovë, Aymeric Caron i ka thënë Kouchnerit se Kosova është shtet i dështuar dhe mafioz dhe për krerët e saj ka akuza për trafikim organesh.


Kouchner


“Ju jeni i sëmurë”, i ka thënë mes tjerash Kouchner duke iu përgjigjur. “Si mund të imagjinoni trafikim organesh në një vend ku spitalet nuk kanë pasur rrymë?”, thote i nervozuar Kouchner.

Ai shtoi se ishte vetë Parlamenti kosovar që kërkoi hetime pas raportit të Këshillit të Evropës.

Gazetari Caron ka ngritur pikëpyetje për nevojën e bombardimeve në vitin 1999, dhe madje ka pohuar se përveç Putinit këtë e kundërshtonte edhe Ibrahim Rugova.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne kemi intervenuar sepse në Kosovë zhvilloheshin masakra kundër popullatës civile. Të gjithë kanë qenë pro sepse kishte luftë permanente kundër shqiptarëve të Kosovës. E kemi bombarduar Serbinë dhe mirë kemi bërë. Nuk është e vërtetë që Rugova ka qenë kundër, përkundrazi, ka qenë i pari që fuqishëm na ka përkrahur për bombardime. Pala kosovare ka qene unanime për intervenim”, tha ish-kryeadministratori.

Sipas Kouchner, Putinin Perëndimi e kishte paralajmëruar se nuk do të lejonin largimin masiv të shqiptarëve dhe vazhdimin e torturave dhe masakrave.Ministri i Jashtëm i Francës, ish administratori i Kosovës, Bernard Kouchner, tha se edhe për çështjen e Kosovës pikëpamjet e Francës dhe Shteteve të Bashkuara konvergjojnë, edhe pse fokusi është natyrisht i ndryshëm, sepse Kosova është në Evropë, si gjeografikisht ashtu edhe politikisht.
“Janë pikërisht këto dy arsye, gjeografike dhe politike, që Kosova është para së gjithash çështje evropiane”, tha Kouchner.
“Status kuoja mbart rreziqe, po ashtu edhe veprimet. Duke mbështetur konkluzionet e Raportit Ahtisaari si dhe parimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, me nismën tonë, Grupi i Kontaktit dhe treshja po përpiqen tani të nxisin dialogun mes serbëve dhe kosovarëve”.
Kouchner theksoi se Evropa mbështetet së tepërmi tek Shtetet e Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeve evropiane të çështjes së Kosovës. Me shumë rëndësi është besimi tek evropianët për të stabilizuar gjendjen në hapësirën e tyre dhe identiteti evropian në një Bashkim të hapur për Ballkanin.
“Politika e jashtme e Bashkimit Evropian lindi në Ballkan; prandaj në asnjë mënyrë ajo nuk duhet të dështojë në Ballkan”.
Ai tha se është me rëndësi esenciale që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të jenë të bashkuara, me qëllim që të shmangin tragjedi si ato të së kaluarës. Pyetjes se si e shikon ai të ardhmen e Kosovës pas 10 dhjetorit, ministri i Jashtëm i Francës iu përgjigj:
“Mendoj se serbët dhe shqiptarët duhet të gjejnë njëfarë konsensusi. Por nuk e di nëse do t’ia arrijnë kësaj. Në dhjetor, treshja ndërkombëtare duhet t’i paraqesë raportin zotit Ban Ki Moon dhe atëherë do të shikojmë se çfarë duhet bërë. Por është me shumë rëndësi që ne të ruajmë unitetin në lidhje me këtë çështje, për të shmangur tragjedi si ato të së kaluarës”.
Kouchner, tha se nuk parashikonte asnjë situatë, në të cilën Franca do të vepronte kundër interesave amerikane dhe atyre të NATO-s.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...