Rregullat dhe frutat që duhet të kihen parasysh gjatë pushimeve
Kremi i plazhit, si ta zgjedhim atë
Më së fundi erdhën pushimet. Të gjithë pyesin se si duhet të zgjedhim dhe përdorim kremin e plazhit (solarin). Rregulli është që kremi i plazhit duhet përdorur nga të gjithë derisa lëkura të mos jetë e pigmentuar, dhe melanina kërkon të paktën 3-4 ditë që të prodhohet nga organizmi. Më vonë faktori mbrojtës mund të zvogëlohet gradualisht sipas tipit të lëkurës. Përsa i përket formulimit të solareve, që janë mbrojtës apo vetëm hidratantë, duhet të zgjidhen në varësi të lëkurës. Sa më e yndyrshme, aq më pak e këshillueshme lloji vajor. E rëndësishme është se verifikohet nëse produkti i reziston ujit. Në rast të kundërt aplikimi i tij duhet bërë pas çdo larje ose shpesh edhe nëse djersitemi shumë.
Si përdoret:
Rregulli i mëposhtëm vlen për të gjithë. Solari duhet përhapur në të gjithë trupin uniformë, duke u përqendruar në zona të vogla (nuk duhet harruar asnjë centimetër lëkure), sidomos ato klasikët, pas gjunjëve, këmbët dhe veshët. Gjëja më e rëndësishme është që ta aplikojmë 20 minuta para ekspozimit në diell. Vetëm kur produkti është përthithur plotësisht nga lëkura mund të zhvishemi e të shkojmë në plazh. Kur flitet për ngjyrën e këndshme të plazhit mendohet gjithmonë për karotat. Pra për të qenë më të saktë, për betakarotinën. Në realitet të rrisësh sasinë e konsumit të betakarotinës nuk ngre nivelin e prodhimit të melanisë (pra të ngjyrës çokollatë), thjesht i jep lëkurës një ngjyrë portokall të mbyllur, paksa të ngjashme me ngjyrën e plazhit, por nuk është e njëjta.
Ekspozimi
Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s’është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit, në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë.
Pasojat e plazhit
Njolla, myk, quka, djegie të thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim janë disa nga “pasojat” e plazhit. Më të ndjeshëm ndaj këtyre janë fëmijët e vegjël, gratë dhe të rinjtë. Lëkura dhe organizmi në njëfarë mënyre janë të rrezikuar nga dielli. Pas plazhit shfaqet tharja e lëkurës dhe të tjera probleme që shkojnë deri në infeksione serioze, si të mykut mbi lëkurë etj. Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë, si edhe duke mos u ekspozuar në diell pas orës 10.00.
Këshilla për kremin
1-Kremi i plazhit duhet të përdoret 20 minuta para se të shkojmë në det
2-Solari duhet të përdoret sa herë të dilni nga deti
3-Kremi dhe solari i plazhit duhet të jetë me karota
Si ta ruajmë ngjyrën e plazhit
1-Evitoni të laheni me ujë të ngrohtë që e zbut shtresën sipërfaqësore të lëkurës, duke e larguar atë
2- Mos përdorni për pak kohë pastrues shumë të fuqishëm. Më pas mund të kërkoni ta riforconi ngjyrën
3-Aplikoni në fytyrë një maskë të realizuar me çaj të errët (dy paketa për gjysmë litri ujë). Aplikojeni me anë të një pambuku dhe mos e shplani
4-Aplikoni në trup një masë të përberë nga 4 karota
3 këshilla
japin specialistët dermatologë për të gjithë njerëzit që e kanë të vështirë të zgjedhin kremin e plazhit, sipas tyre duhet treguar kujdes për përmbajtjen e filtrave dhe vitaminave.
4 rekomandime
duhen patur parasysh , pas kthimit nga plazhi, për të ruajtur ngjyrën e çokollatës. Një kujdes I veçantë duhet treguar me ujin e ngrohtë, I cili duhet të përdoret sa më pak.
4 karrota
janë të domosdoshme për të ruajtur ngjyrën e plazhit. Specialistët rekomandojnë përdorimin e një maske me 4 karrota, me të cilat duhet të lyhet lëkura.
4 orë
gjatë paradites dhe katër të tjera gjatë pasdites, duhet të qëndrojë një njeri në plazh. Piku i vapës nuk është aspak i rekomandueshëm, ndërkohë që mëngjesi është koha më e mirë për rreze.
20 minuta
para se të shkoni në plazh duhet të aplikoni kremin kundradiellit. Kur trupi juaj ta ketë përthithur të gjithë kremin mund të futeni në det, dhe pasi të dilni lyejeni me solar.
2 orë
pasi të keni lyer trupin dhe fytyrën me krem kundra diellit, nëse lëkura juaj djersin dhe e përthith në mënyrë të plotë kremin, atëherë ju duhet ta lyeni fytyrën përsëri mas dy orësh.
Nxehtësia dhe uji i detit kuron veshkat dhe tiroidet
Si ta mbrojmë lëkurën nga dielli
Këshilla nga dermatologët për të gjitha grupmoshat
Lëkura mbulon gati plotësisht të gjithë trupin tonë. E si e tillë na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymëmarrës, deri diku. Gjithashtu, lëkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit. D) e ujin. Dielli ndihmon trupin për të prodhuar vitaminën D, e cila nevojitet për të ndërtuar skeletin. Vitamina D ndihmon trupin të marrë kalcium nga zorra.
Djegiet e diellit
Parandaloni kancerin e lëkurës, duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që t’i bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraktet e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.
Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratoken ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli, dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji, sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkuren tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme.
Ekspozimi
Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit, është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Gjithashtu sipas dermatologëve, nuk duhet tepruar me ngjyrën çokollatë të trupit. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s’është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë
Deti
Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6 – 7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15 – 20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2 – 3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë.
Këshilla
1- Mbani syze dielli
2- Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia
3- Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16
4- Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10- vjeçare
5- Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi
6- Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)
7- Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje
8- Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide
9- Nxehtësia e verës kuron veshkat
Banjat për frakturat dhe plagët
Në raste të frakturave ose të plagëve veprojnë mirë banjat e ajrit prej 15 – 20 minutash e deri në dy orë, dy – tri herë në ditë në temperaturën e ajrit 16 – 22 gradë. Banjat e diellit përdoren të pjesshme dhe të përgjithshme. Të pjesshme, kur plagët mbyllen me vështirësi.
Tiroidet, si kurohen ne pyje dhe bregdet
Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet
Këshilla
Krem hidratues pas plazhit
Është e këshillueshme që pas plazhit të përdoren kremra hidratues “pas diellit” për lëkurën, pasi nga plazhi lëkura thahet jashtë mase. Në raste djegiesh të thella, rekomandohen edhe preparate në formë xheli. As qëndrimi nën çadër nuk të mbron nga dielli, pasi edhe rëra, edhe gurët rrezatojnë.
Nishanet, dëmtohen nga rrezet e diellit
Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment. Zakonisht, për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore.
Këshillat pas ekspozimit në plazh
Pas çdo banje në det ose në pishinë trupi duhet të shpëlahet me ujë të pastër. Pas shfaqjes së mykut mbi lëkurë, duhet të ndërpritet plazhi dhe të niset kura. Në raste djegiesh jo të lehta, duhen përdorur antibiotikë dhe xhel “pas diellit”
Për njollat dhe qukat, duhet të përdoret mbrojtësi me filtër-maksimal
Si t’i evitojmë dëmtimet në stinën e verës
Rrezet që dëmtojnë lëkurën
Ultravioletet, të dëmshme, shkaktojnë kancerin e lëkurës
Fortësimi i rezistencës së organizmit arrihet me shfrytëzimin e rregullt të faktorëve të jashtëm siç janë dielli,ajri dhe uji. Drita e diellit ka cilësi shumë të dobishme, nën ndikimin e tyre kryhen një numër i madh i proceseve në qelizë. Kryesisht efekte pozitive kanë rrezet ultravioletë, ku lëkura ka ndjeshmëri të ndryshme ndaj këtij rrezatimi, madje është vënë re që pjesët e zbuluara të trupit janë më pak të ndjeshme se sa pjesët e mbuluara. Por nga ana tjetër mjekët tërheqin vëmendjen se rrezet ultravioletë si rrjedhojë e hollimit të shtresës së ozonit, mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si për shembull kancer në lëkurë, plakje të parakohshme të lëkurës dhe simptoma të tjera, të cilat zhvillohen me moshën. Faktikisht midis llojeve të ndryshme të kancereve, kanceri i lëkurës është më i shpeshti dhe numri i të prekurve rritet me ritëm më të shpejtë. Ekspozimi në diell përfshin 90% të këtyre rasteve.
Këshillat
Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë. Përdorni kapele që t’i bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraktet e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB. Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose goditen nga dielli është shumë i lartë. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese që duhen evituar janë pas orës 10. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli, dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme. Antioksiduesit janë agjentë që e mbrojnë lëkurën nga dëmtimi që mund të shkaktohet nga reaksionet kimike mbi fytyrë. Ka disa faktorë të ndryshëm si irritimi, tharja nga të ftohtit, dielli i fortë dhe smogu që krijojnë radikale të lira. Këto radikale mund të japin kontribut në procesin e shkatërrimit të qelizave të reja dhe të shëndetshme të lëkurës.
Drita
Deri 5 vite më parë dermatologët nuk besonin se lëkura mund t’i thithte vitaminat, nëse ato aplikoheshin në sipërfaqe, e aq më tepër nëse ekspozoheshin në diell. Por sot shumë prej kompanive më të famshme në botë po eksperimentojnë për të bërë të mundur që vitaminat të japin efekt në zonat në të cilat aplikohen. Shkencëtarët thonë se konsumimi i vitaminave C dhe E në sasitë e duhura ndihmon shumë në parandalimin e plakjes së qelizave të lëkurës. Po ashtu për të evituar dëmtimet nga drita e diellit, është mirë që të përdoren edhe acide natyrale që merren nga ushqime si qumështi, portokallja, limoni, sheqeri etj. Disa nga këto acide mund edhe të prodhohen kimikisht. Dermatologët janë të sigurt se këto acide zbusin lëkurën dhe ndihmojnë në procesin e largimit të qelizave të vdekura, duke sjellë në pah qelizat e reja dhe të shëndetshme. Në të njëjtën kohe këto acide kurojnë dëmtimin e lëkurës nga rrezet e diellit, këtu nuk bëhet fjalë për djegien e lëkurës, por për efektin që ka dielli mbi fytyrën e ekspozuar prej një kohe gjatë(rrudhat, pigmenti, qukat etj.)
Tabela
1- Për të ruajtur lëkurën nga dëmtimet e rrezeve përdorni gjithmonë kremra, edhe në dimër edhe në verë.
2- Ato duhet të jenë me përbërje frutash
3- Më të mira janë kremrat që kanë në përbërjen e tyre qumësht dhe portokall
4- Gjithashtu efikase dhe mbrojtës nga rrezet janë edhe kremrat me vitaminë C dhe E
5- Kremi duhet të përdoret 20 minuta para se të dilni nga shtëpia edhe dimër edhe në verë
6- Në verë filtrat e mbrojtës që përmban kremi duhet të jenë më të mëdha.
7- Aplikimi i kremit duhet të përsëritet çdo dy orë në rast se lëkura e përthith shpejt atë edhe djersiteni.
Lëkura, nevojë për trajtim edhe në dimër
Edhe pse temperaturat janë shumë herë më të ulëta dhe dielli mendohet se nuk të krijon probleme me lëkurën, në stinën e dimrit duhet të përdoren të njëjta kremra me stinën e verës. Ndryshon vetëm numri i filtrave dhe karotina që në verë është më e madhe. Nëse një person nuk kujdeset për lëkurën dhe fytyrën në dimër e ka të vështirë ta rigjenerojë atë vetëm në stinën e verës.
Për t’u kujdesur për lëkurën e fytyrës duhet të konsumoni vitamine C dhe E çdo ditë, ose fruta që i kanë këto vitamina; si dhe të keni kujdes kur të zgjidhni kremrat që reklamohen nëpër dyqane. Shihni për kremra që bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit, vitamina C dhe E si dhe acidet Alfa-Hidroksike.
Si ta përdorim kremin, syzet për stinën e verës dhe efektet
10 këshilla për të patur një lëkurë ngjyrë çokollate.
Të gjitha produktet që nuk duhet të mungojnë në çantën e plazhit
Jeni të elektrizuar nga ideja se edhe pak edhe do të niseni për pushime. Dëshironi të shijoni çdo rreze që dielli i fal tokës dhe trupave tanë shtrirë në rërën e nxehtë të plazhit. Por mos u shpejtoni, për të patur një lëkurë të nxirë në mënyrë të shëndetshme situatat duhen ndjekur me një rregull të caktuar. 10 gjërat që duhet të dish!
1. Përpara se të nisesh përdor një krem parapërgatitor
Bëhet fjalë për produkte që favorizojnë një ngjyrë uniforme dhe rrisin rezistencën e lëkurës ndaj irritimeve të ndryshme. Efektet janë të garantuara nëse fillon këtë trajtim të paktën një javë para pushimeve.
2. Lyej trupin me krem përpara se të shkosh në plazh.
Vendi më i mirë për të shpërndarë kremin mbrojtës është shtëpia, 10 minuta përpara se të dilni. Në këtë mënyrë do t’i jepni kohë lëkurës suaj të përthithë kremin gradualisht, duke rritur mbrojtjen ndaj diellit. Sepse lëkura e thatë është më e predispozuar të thithë elementet aktive të produktit kozmetik.
3. Pini shumë lëngje për t’u hidratuar
Gjatë verës trupit i duhet një hidratim ekstra. Jo vetëm për të kundërshtuar rrezet ultravjollcë, por edhe ato infrakuq. Këta të fundin rrisin së tepërmi temperaturën e trupit, i cili kundërvepron me nxjerrjen e lëngjeve trupore me anë të djersitjes. Për të rikuperuar lëngjet e humbura duhet të pini të paktën dy litra ujë mineral në ditë dhe të ushqeni lëkurën tuaj me produkte kozmetike hidratuese.
4. Luftoni celulitin edhe në plazh
Përfitoni nga pushimet për t’i dhënë trupit tuaj bukurinë që meriton; efekti i “lëkurës së portokallit” shkaktuar nga celuliti mund të eliminohet gjtë kohës që laheni në det. Mjafton të ecni përpara-mbrapa në ujë, duke e kthyer detin në një vaskë hidromasazhi. Lëvizja e ujit me forcë për rreth trupit tuaj stimulon qarkullimin e gjakut dhe relakson muskujt. Më pas, kur të ktheheni në rërë vendosini lëkurës një masë kremi kundër celulitit, ndryshimin do ta vini re ditë pas dite.
5. Mbani gjithmonë syze dielli
Syzet duhet të jenë të pajisura me lente anti UVA dhe UVB. Veç mbrojtjes së syve, në këtë mënyrë do të parandaloni edhe krijimin e rrudhave rreth tyre. Kujtohuni gjithmonë të vendosni kremin e diellit rreth zonës së syve, por kini kujdes të ruani brendësinë e syve.
6. Mbroni flokët më vajrat e duhur
Është mënyra e vetme që në fund të verës mos ta gjeni veten me flokë të djegur ose të dalë boje (nëse e përdorni). Ndaj është e rëndësishme vendosja e varjave mbrojtës për flokët; vaji duhet të ketë vetinë të filtrojë rrezet dhe të ketë përbërje silikoni, i cili mbështjell fijen e flokut duke e mbrojtur. Efekti i lagur i vajit do të përshtatej më së miri edhe për flokë të dendur e të pabindur (p.sh kaçurrelat) duke ruajtur edhe modelin e dëshiruar.
7. Pastroni lëkurën tuaj duke e kruajtur
Dielli ndan shtresat e lëkurës nga njëra-tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave në lëkurën tuaj. Gjatë dushit do ishte më mirë sikur të përdornin kremra ose sapunë specialë që përmbajnë kokrriza, që lëkura të pastrohet sa më lehtë. Mos mendoni se në këtë mënyrë do të ikë nxirja, përkundrazi lëkura do të duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe uniforme.
8. Mbroni lëkurën e fytyrës
Kështu do të evitoni rrudhat dhe njollat e shkaktuara nga dielli. Por produktet që përdoren për trupin nuk bëjnë të njëjtin efekt edhe për fytyrën, ndaj duhet të përdorni produkte specifike. Zgjidhni një krem me faktor më të lartë mbrojtjeje dhe me efekt antiplakje. Idealja do ishte të alternoni kremrat e ndryshëm të diellit: krem ose qumësht për orët e mësditës; krem-xhel për pasditen. Edhe nëse fytyra duket më e bardhë sesa trupi, mund të përdorni pudër nxirëse, edhe kjo me efekt filtrues të diellit.
9. Merri rrezet kur je duke lëvizur
Mos qëndroni gjatë gjithë kohës poshtë çadrës, ose shtrirë në rërë. Kështu do të rrezikoni të digjeni, por edhe një ngjyrë jo uniforme në lëkurë; pa përmendur dobësitë që dielli i shkakton organizmit. Nëse ecni gjatë bregut ose merreni me sport, jo vetëm do të vini në lëvizje muskujt, por edhe nxirja do të jetë më e plotë. Por kini parasysh që djersa heq kremin mbrojtës, ndaj mos harroni ta përdorni të paktën çdo dy orë.
10. Mos harroni kremin e pasdiellit në fund të ditës
Kremi pas plazhit është një detaj i rëndësishëm, në fakt një detyrë ndaj lëkurës suaj. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur lëkura dhe muskujt janë gjithsej të sforcuar. Produktet kozmetike të darkës, ndihmojnë tonifikimin e lëkurës dhe nëse i kushtoheni pak më shumë vetes me një masazh, muskujt nuk do t’i ndjeni të lodhur të nesërmen. Vendosni një masë të mirë të kremit në trupin tuaj pa frikë, pasi lëkura do ta përthitë menjëherë; nëse e ndjeni të nevojshme ripërsëritni disa herë
Të gjitha këshillat e specialistëve sipas kategorive
Si përcaktohet tipi i lëkurës dhe faktorët
Brunet, biondet dhe kuqet, çfarë kremi të përdorni
Brune mesdhetare, mjafton faktori 20
Një tregues shumë i ulët i kremit mbrojtës, nuk shërben, dhe këtu anglezët nuk është se kanë shpikur ndonjë gjë të re. Në fakt prej vitesh dermatologët kudo në botë kanë këshilluar faktorët e lartë, anglezet vetëm sa e kanë bërë këtë të detyrueshme. Praktikisht, për fëmijët është e domosdoshme që kremi mbrojtës të këtë tregues mbi 50. Kjo jo vetëm për fëmijët por edhe për njerëzit me lëkurë dhe flokë me ngjyrë të zbardhur. Ndërsa për tipat mesdhetare, me ngjyrë lëkurë të errët mjafton një krem me faktor 20. Dhe kjo sepse edhe ata që nuk digjen kurrë, duhet të mbrohen gjithsesi nga efektet e rrezeve Uva. Motivi është i thjeshtë: nëse dëmet e rrezeve ultravjollce b (Uvb), janë lehtësisht të dallueshme (janë pikërisht këto përgjegjëse për rrjepjet dhe skuqjet e lëkurës, efektet e rrezeve ultravjollcë. A janë më të pakapshme me sy të thjeshtë? Ato depërtojnë në thellësi dhe bëjnë që lëkura të plaket, por mbi të gjitha dëmtojnë qelizat që me kalimin e kohës mund të zhvillohen e të shkaktojnë deri edhe tumore. Dhe duke parë se rrezet Uva që mbërrijnë në tokë janë dhjetë herë më të dendura sesa ato Uvb, duhet t’i marrim mirë parasysh kur vendosim të zgjedhim kremin. Por mos kujtoni se mund t’ia dilni mbanë kaq thjeshtë: kremi solar që të jetë i efektshëm duhet të përdoret mbi të gjitha në mënyrën e duhur. Por edhe për ata që preferojnë të marrin ngjyrën e bronztë në mënyrë artificiale, në sallonet e bukurisë, nuk janë të sigurtë. Nxirja artificiale e lëkurës nuk të mbron nga djegiet e diellit pasi mekanizimi që jep këtë ngjyre është i ndryshëm, në fakt edhe ngjyrosja e pigmentit nuk është e njëjtë me atë që bëhet nga rrezet e diellit.
Po ti i fare fototipi je?
Të gjithë ata që kanë lëkurë të bardhë që duket si e tejdukshme, sy bojëqielli dhe flokë të verdhë, i përkasin fototipit II dhe që nuk kanë një raport me mirë me rrezet e diellit. Të tille tipa duhet të përdorin mbrojtësa me faktorë 30 – 50 dhe duhet të kenë shumë kujdes nga ekspozimi në diell. Duhet të evitojnë rrezet nga ora 12 deri në 15, pasi në këtë orar janë shumë të mundshme djegiet. Ngjyra e bronztë e lëkurës është thuajse e pamundur për ata që bëjnë pjesë në fototipin I (fytyrë me quka, flokë të kuqe dhe sy me ngjyrë). Për të shmangur plagët apo rrjepjet e lëkurës, është i nevojshëm një krem mbrojtës me faktor nga 50 e më lartë dhe sa më tepër kujdes. Në plazh duhet të keni gjithmonë kapele, të përdorni shall me ngjyra të hapura, ekspozime sa më të pakta në diell dhe qëndrim për një kohë sa më të gjatë nën hijen e çadrës. E nëse nuk e dini se ç’farë fototipi lëkure jeni, kategoritë e mësipërme mund të japin njëfarë ideje. Në bazë të ngjyrës së tipareve mund të gjeni faktorin mbrojtës. Ndërsa një vizite tek dermatologu mund ta bënte gjithmonë më të lehtë gjetjen e faktorit ekzakt që bën për ngjyrën tuaj të bronztë. Njeriu mund ta marrë ngjyrën e bronztë edhe kur qëndron në hije i lyer më së miri me kremin mbrojtës. Sigurisht, mund të shkojmë deri tek ngjyra që na lejon të marre lëkura jonë: nëse jemi me lëkure të bardhë, ngjyra e plazhit mund të shkojë e shumta deri tek e praruara. Pra nuk keni nga t’ia mbani, kremrave mbrojtës nuk keni si t’u shmangeni, por nëse kjo ju ngushëllon, përdorimi i tyre nuk e pengon nxirjen e lëkurës
Si të shmangim djegien
E keni tejkaluar masën me banjot e diellit? Gabimi shpaguhet me skuqjen klasike të lëkurës: lëkure e kuqe dhe djegie, këto janë simptomat tipike. Nëse jeni djegur, nuk ju mbetet të bëni gjë tjetër veçse të filloni të evitoni, derisa të shëroheni, qëndrimin në diell, kurse në zonën e acaruar mund të vendosni pomada që kanë në përbërjen e tyre kortizon. Nëse lëkura tek pjesa e gjoksit është e enjtur, jep krruarje dhe fillojnë e shfaqen pikla të kuqe, kjo nuk është thjesht skuqje, që në gjuhën mjekësore njihet me emrin eriteme, por bëhet fjalë për një fare alergjie që vjen nga dielli. Dhe kjo mund të ngjasë edhe nëse ekspozohemi në diell qoftë edhe për pak minuta. Kjo lloj alergjie shërohet me pomadë me kortizon dhe nëse krruarja është e fortë, atëherë hyjnë në punë pomadat antihistamike. Tre janë këshillat që japin specialistët dermatologë për të gjithë njerëzit që e kanë të vështirë të zgjedhin kremrat për lëkurën. Ato duhet të jenë me vitamina C dhe E, si dhe me produktet qumështi. Gjithashtu ata rekomandojnë që si në stinën e dimrit dhe verës, për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme, të cilat në shumë raste shkaktojnë edhe kancer në lëkurë, duhet të përdoret kremi i lëkurës. Nga ana tjetër sipas studimeve rreth 90 për qind e rasteve me kancer në lëkurë shkaktohen kryesisht nga rrezet, sidomos ato ultravioletë, të cilat janë të dëmshme për të gjithë njerëzit dhe veçanërisht për fëmijët. Ai që shkon në plazh dhe në mëngjes lyhet me një krem mbrojtës me tregues 60, të mos mendojë se është i mbrojtur deri pasdite, ndoshta edhe pasi ka bërë banjo. Faktori mbrojtës llogaritet nga firma prodhuese në një situatë standard, në të cilën nuk merret parasysh noti, djersitja. Kështu është e qartë që kur kushtet ndryshojnë, edhe faktori mbrojtës zvogëlohet. Kështu për të qenë të qetë duhet të jemi bujare me dozat e kremit që vendosim në lëkurë, duhet të lyhemi çdo dy orë dhe gjithmonë pas banjos.
Banjat për frakturat dhe plagët
Në raste të frakturave ose të plagëve veprojnë mirë banjat e ajrit prej 15 – 20 minutash e deri në dy orë, dy – tri herë në ditë në temperaturën e ajrit 16 – 22 gradë. Banjat e diellit përdoren të pjesshme dhe të përgjithshme. Të pjesshme kur plagët mbyllen me vështirësi. Janë të dobishme edhe banjat e ujit, nëse nuk ka pengesë prej ndonjë sëmundjeje tjetër.
Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6 – 7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15 – 20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2 – 3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë.
Nxehtësia, e dobishme për sëmundjet veshkave
Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1 – 2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës.
Pyjet dhe banjat e hijes, ilaçi për sëmundjet e tiroideve
Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Për këta të sëmurë, rëndësi të madhe ka qetësia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka të dhëna se në disa nga këta të sëmurë, bregdeti krijon shqetësime, sidomos gjatë verës, prandaj është mirë që të bëjnë banja ajri në hije. Banjat e ujit në det dhe lumenj t’i bëjnë me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojnë. Në sëmundjen e strumës (gushës) që lind si pasojë e mungesës së jodit në ushqim, këshillohen banjat e detit ku ajri është i pasur me kripëra të jodit.
Zgjedhja e produkteve të pastrimit, shumë e dobishme
Lëkurat delikate, si t’i kurojmë
Mollëzat kanë marrë flakë? Fytyra ju skuqet papritur? Për të mos folur më pas për djegiet që ju shkaktohen kur provoni të vini produktet e kozmetikës që përdornit gjithmonë. Duket sikur jeni goditur nga një alergji e çuditshme. Motivi i këtij irritimi është tjetër: thjesht jeni bërë shumë të ndjeshëm dhe nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të kuroheni. Simptoma e parë kur irritohet lëkura është skuqja që duket në çdo luhatje të temperaturës. Më pas lëkura mund të bëhet e ndjeshme nga kontakti me ujin, ose pas përshtypjes së parë të lehtësimit ajo fillon të tërhiqet. Çfarë duhet bërë? Është mirë që të vendoset kremi hidratant, por mund të ndodhë që as ky të mos na lehtësojë, madje mundet që aplikimi i tij të na shkaktojë deri edhe djegie. Atëherë është e nevojshme që të ndërrojmë produkt, duke kërkuar mes produkteve për lëkura të ndjeshme, pasi përmbajnë një dozë më të vogël konservantesh, ngjyrosësish dhe nuk kanë parfume. Shpeshherë arsyeja kryesore e acarimit është se lëkura nuk e duron më atë lloj produkti ose ka arritur limitin.
Rrezet
Ekspozimi në diell është një nga shkaqet që mund ta bëjë lëkurën tepër të ndjeshme. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, jo vetëm në verë kur tentoni të nxiheni, por edhe në qytet ndaj diellit të pranverës. Ideale është të aplikoni në fytyrë çdo ditë një krem me ngjyrë që ju mbron nga rrezet ultraviolet. Në përgjigje ndaj reaksioneve të jashtme, lëkura normale vepron duke mobilizuar mekanizmat e saj mbrojtës. Kur lëkura është bërë e ndjeshme, kjo do të thotë që ky sistem mbrojtës nuk funksionon, prandaj zgjidhja e menjëhershme është të përdorim çdo mëngjes e mbrëmje një krem që rregullon sistemin mbrojtës të lëkurës dhe siguron një mbrojtje të menjëhershme.
Probleme me larjen
Edhe larja e fytyrës ju është bërë problem më vete? Nëse lëkura tërhiqet dhe djeg, atëherë duhet të aplikoni pastrimin me qumësht e tonik. Por, megjithatë pas tij duhet që lëkura të shpëlahet. Si? Ideale do të ishte të spruconim fytyrën me ujë termal, pasi nuk do të krijojë probleme si uji i rrjedhshëm, por do të rifreskojë lëkurën.
Lot dhe djegie
Sa më pak substanca shkumogjene, asnjë ngjyrues, asnjë parfum: janë përbërësit e duhur për një produkt të lëkurave të ndjeshme. Sidomos kur zona delikate është ajo rreth syve. Një pastrim delikat është arma e parë mbrojtëse. Ja përse duhet të zëvendësojmë pastruesin paraardhës me një tjetër më të përshtatshëm për lëkurat delikate. Sytë janë me delikatë. Edhe zona përreth syve mund të bëhet e ndjeshme duke manifestuar skuqje dhe djegie. Sytë kanë disa avantazhe: sforcimin e vazhdueshëm viziv që sjell lodhje dhe favorizon konsumimin e mbrojtjeve të lëkurës; dhe për më tepër varfëria natyrale e gjëndrave të yndyrës e bën këtë zonë më të ndjeshme dhe delikate ndaj agjentëve të jashtëm. Për këtë është e domosdoshme të vendoset kremi i përshtatshëm për konturet e syve, i cili duhet të jetë shumë hidratant. Këtu nuk duhen përdorur produkte me efekte liftin, pasi ato e tërheqin lëkurën duke e irrituar. Kremrat e duhur duhet të jenë delikate dhe ristrukturues. Në rastet kur lëkura është bërë e ndjeshme duhet që pluhurat t’i zëvendësojmë me kremra, pasi çdo lloj pluhuri, madje edhe pudra është dehidratante e provokon irritimin. Në këtë rast tonet dhe pudra duhet të jenë delikate dhe të lëngshme, sidomos të pajisura me filtra kundra rrezeve ultraviolet. Por duhet kujdes sepse kur zona përreth syve bëhet e ndjeshme, lëkura duket opake, krijon vija gri që mund të duken si rrathët e zinj të syve, por që nuk janë, prandaj në këtë rast nuk shërbejnë produktet mbuluese për rrathët e syve, përkundrazi ato mund të bëhen dëmshme, pasi evidentojnë më shumë rrudhat.
Keshilla
1- Lëkurat e ndjeshme duhet të ekspozohen sa më pak në diell.
2- Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, jo vetëm në verë kur tentoni të nxiheni, por edhe në qytet ndaj diellit të pranverës. 3- Ideale është të aplikoni në fytyrë çdo ditë një krem me ngjyrë që ju mbron nga rrezet ultraviolet.
4- Çdo mëngjes e mbrëmje duhet të përdorni një krem që rregullon sistemin mbrojtës të lëkurës dhe siguron një mbrojtje të menjëhershme.
5- Toni dhe pudra duhet të jenë delikate dhe të lëngshme, sidomos të pajisura me filtra kundra rrezeve ultraviolet.
Lëkura
Produktet që duhen përdorur për lëkurën e këmbës
Këmbët janë të parat pjesë të trupit që dehidratohen me lehtësisht, prandaj kanë nevojë të hidratohen me një krem. Por ndodh që shpesh pasi kemi përdorur produktin, lëkura të na ndizet. Ky është një fenomen tipik i lëkurës shumë të thatë, që verifikohet sidomos kur përdoret një krem shumë i yndyrshëm. Për ta eliminuar këtë, duhet të tregohemi të kujdesshëm që në përbërësit të mos jetë urea, përbërës që shkëput qelizat sipërfaqësore.
Tani tonik edhe për flokët, ndryshojnë sipas llojeve
Nëse flokët janë opake, pa jetë dhe lëkura e kokës është bërë e ndjeshme nga kontakti me krehrin, duhet të zgjedhim një produkt të pasur me vitamina, proteina dhe ekstrakte vegjetale. Përveç shampos dhe maskës që duhet t’i përdorni patjetër, duhet të përdorni një tonik me kamomil që eliminon irritimet dhe i bën flokët më të shkëlqyeshëm.
Fytyra e ndjeshme ndaj larjeve të shpeshta
Jo vetëm fytyra bëhet e ndjeshme ndaj larjeve, edhe lëkura e trupit mund të rebelohet. Ndonjëherë mbas dushit dhe mbasi jemi fshirë, duken njolla të kuqe e të sfumuara. Kjo tregon që lëkura nuk është e hidratuar aq sa duhet dhe është irrituar nga kontakti me ujin e nxehtë e të fortë (sepse përmban bigorr) dhe nga fërkimi i vazhdueshëm me rrobat.