Ndoshta republikanët ekzagjerojnë kur thonë se kjo është e para “luftë kibernetike” e luftuar dhe humbur nga Shtetet e Bashkuara. Një precedent i rrezikshëm: në të ardhmen, cilido hacker i aftë dhe i vendosur mund të përpiqet të bllokojë me kërcënime dhe virusë informatikë manifestime kulturorë që nuk i pëlqejnë: filma, koncerte, ekspozita, teatro. Një kërcënim shumë i rëndë për lirinë e shprehjes
Ndoshta republikanët ekzagjerojnë kur thonë se kjo është e para “luftë kibernetike” e luftuar dhe humbur nga Shtetet e Bashkuara.
Por, vendimi i marrë nga kompania Sony do të kujtohet si një kthesë historike: për herë të parë, transmetimi i një filmi në kanema anulohet nga një shtëpi e madhe kinematografike, për shkak të kërcënimeve terroristë të hacker-ëve misteriozë.
Misteriozë janë ekzekutuesit, por ndoshta jo porositësit, duke qenë se tashmë qeveria amerikane është e bindur se prapa sulmit është regjimi i Fenianit. Në film, dalja e të cilit ishte programuar në sallat kinematografike pikërisht ditën e Krishtlindjeve, dy gazetarë të interpretuar nga James Franco dhe Seth Rogen, me mision profesional në Korenë e Veriut, binden nga ana e CIA-s që të vrasin Kim Jong-un, diktatorin që qeveris vendin aziatik. I cili thirret në filmin me emrin e tij të vërtetë, pra pa u përdorur as edhe një pseudonim. Reagimi zyrtar i qeverisë së Fenianit ka qenë shumë i fortë që në muajin gusht, kur u mësua skenari i filmit.
Por nuk është e lehtë të vërtetohet që sulmi informatik ndaj arkivave kinematografikë dhe sistemeve të tjerë informatikë të Sonyt është nisur nga Feniani: hacker-ët kanë vepruar nga vendndodhje të ndryshme të botës, që nga një “qendër azilantësh” në Singapor, në një universitet tailandez, duke kaluar nga një server në Bolivi.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë duhet të ketë mbledhur disa elementë të provave kundër qeverisë koreano veriore. Por nuk formulon akuza zyrtare, për të mos pranuar që ka përfunduar shah mat, e “humbur” përballë një vendi që sigurisht nuk është një fuqi e madhe, edhe pse ka armë bërthamore.
Shtëpia e Bardhë është kufizuar të thotë se nuk i ka bërë presion Sony-t, kompanisë që e ka tërhequr filmin pasi shumica e zinxhirëve të shpërndarjes kinematografike kishin vendosur të mos e shfaqnin në sallat e tyre, nga frika e sulmeve terroristë.
Një precedent i rrezikshëm: në të ardhmen, cilido hacker i aftë dhe i vendosur mund të përpiqet të bllokojë me kërcënime dhe virusë informatikë manifestime kulturorë që nuk i pëlqejnë: filma, koncerte, ekspozita, teatro.
Një kërcënim shumë i rëndë për lirinë e shprehjes, denoncon Urban League, shoqatë për mbrojtjen e të drejtave civile, që i kërkon Obamës të reagojë me forcë.
Shtëpia e Bardhë lë të kuptohet se ka raprezalje ndaj studios (“Eshtë një cështje e sigurisë kombëtare”), por në administratë nuk mungojnë ata që kërkojnë një qasje të matur: një akuzë eksplicite do i jepte Kim Jong-unit një dukshmëri më të madhe si kampion absolut i shteteve-batakcinj dhe do të vinte në vështirësi Japoninë (pronare e Sony), që po negocion në fshehtësi lirimin e disa prej nënshtetasve të vet që mbahen prej vitesh në Korenë e Veriut.