Cistet, armiku i trupit të femrës
Mund të themi se pothuajse çdo femre i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale) dhe hormonale (vajzat që nuk kanë menstruacione janë më të prirura të preken nga infeksionet e veshkave). Ndryshe nga infeksionet e tjera është e thjeshtë të ekzaminohet, sepse simptomat janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje kur urinojnë, duket sikur u rëndon diçka në pjesën fundore të barkut dhe dhembje trupi. Ndonjëherë urina mund të përmbajë ndonjë pikë gjak dhe nevoja për të dalë në banjë mund të jetë e papritur dhe shumë e shpeshtë. Pra, janë të gjitha shqetësime, që i detyrohen një infeksioni të veshkave shkaktuar nga disa baktere, të cilat jetojnë në brendësi të trupit të njeriut, pa dhënë probleme, por që kur prekin veshkat i pezmatojnë. Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t‘i drejtohet doktorit personal, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Natyrisht që analiza më e rëndësishme është urinokultura, e cila shërben për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar infeksioni dhe cilat ilaçe antibakteriale duhen përdorur për të luftuar infeksionin. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t‘i nënshtroheni një ekografie të aparatit urinar ose një urografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër, si pielonefriti, një infeksion që prek pjesën e sipërme të aparatit urinar.
Ç’janë kistet?
Cistet në vezore janë të mbushura me lëng apo përmbajtje gjysmë të lëngshme që krijohen në vezore. Numri i diagnozave të cisteve është rritur me zgjerimin e përdorimit të kontrolleve fizikale dhe ultrazërit. çdo muaj, vezoret normale krijojnë ciste të vogla që quhen gjëndra Graf, nga të cilat njëra në mesin e cikleve është dominues dhe arrin madhësinë deri në 2.4 cm dhe nga ai lëshohen qeliza të pjekura vezore gjatë evoluimit. Kur gjëndra shpërthen bëhet një trup i verdhë, i cili është i madhësisë prek 1.2 deri në 2 cm kur është e pjekur dhe ka mes ciste. Nëse nuk ndodh pllenimi, ajo zvogëlohet dhe zhduket, ndërsa në rast të pllenimit së pari rritet dhe pastaj zvogëlohet gjatë shtatzënësisë.
Llojet
Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve, ndërsa ndahen në ato gjëndra dhe luteale. Cistet funksionale të shumëfishta krijohen si rezultat i rritjes së stimulimit hormonal apo ndjeshmërisë së tepërt. P.sh paraqiten gjatë procesit të kurimit të jopjellorisë kur vezoret stimulohen me ilaçe të caktuara. Kështu, nëse nuk rregullohet doza e duhur dhe vjen deri te stimulimi i tepërt, atëherë krijohet ciste.
Faktorët
Por cilët janë faktorët që mund të shkaktojnë një sulm cistit akut? Faktorët janë të ndryshëm, por kur ato identifikohen ndihmojnë për të mos pasur të rinj. Marrëdhëniet seksuale, për shembull, mund të shkaktojnë të ashtuquajturin "cistitin e muajit të mjaltit". Kryesisht ato që preken janë femrat me një aktivitet seksual intensiv (të paktën tri marrëdhënie në javë). Ndonjëherë bakteret e zorrëve mund të jenë të pranishme në zonën gjenitale dhe gjatë një marrëdhënieje mund të infektojnë rrugët urinare. Për të shmangur këtë të keqe, është mirë që pas çdo takimi të zjarrtë të bëni urinën. Edhe femrat që vuajnë nga kapsllëku kronik, preken më shpejt nga infeksioni i rrugëve urinare. Kështu, bakteret e pranishme për një kohë të gjatë në zorrë, mund të shkaktojnë djegie dhe inflamacion në rrugët urinare. Në këtë rast duhet të konsumoni sa më shumë fruta, zarzavate dhe ushqime integrale. Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë, më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja, si dhe shqetësimet psikosomatike. Pra, në rast cistiti, por edhe higjienë dietetike korrekte është shumë e rëndësishme të konsumoni 1,5 litra ujë në ditë.
Higjena
Një rol shumë të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Duhet të shmangni medoemos, kur përdorni letër higjienike, kalimin nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjentë intimë, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pehazhin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Edhe gjaku i menstruacioneve është terren pjellor për shumimin e baktereve. Në këtë rast, këshilla e duhur është të ndërroheni çdo dy orë, edhe nëse nuk keni shumë fluks. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës.
Grupmoshat e rrezikuara
Cilat mosha janë më të rrezikuara? Më të rrezikuara janë ato mosha ku mbrojtësit natyrorë janë të ulët dhe lehtësisht të prekshëm nga sulmi dhe virulenca e mikrobeve. Për shembull te vajzat e vogla mungojnë ende mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave. Te moshat e rritura, infeksionet vaginale luajnë një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur një femër ka shumë partnerë dhe kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Dhe në fund në menopauzë (ashtu siç u ndodh vajzave të vogla). Te gratë në menopauzë mungojnë sërish mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave, kështu që bakteret mund të jenë të pranishme në pjesën e poshtme të organit gjenital.
Cistet në vezore, cilat prej tyre janë të rrezikshme dhe cilat jo
Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve. Cistet në vezore shpesh shkaktojnë panik të madh nga frika për tumor, edhe pse shumica prej tyre janë plotësisht të parrezikshme. Cistet mund të paraqiten në cilëndo moshë, por më së shpeshti janë në periudhën e riprodhimit dhe janë të rralla pas menopauzës. Cistet në vezore paraqiten gati tek të gjitha femrat në periudhën e riprodhimit. Shumica e këtyre cisteve janë funksionale dhe të parrezikshme. Cistet në vezore janë të mbushura me lëng apo përmbajtje gjysmë të lëngshme që krijohen në vezore. Numri i diagnozave të cisteve është rritur me zgjerimin e përdorimit të kontrolleve fizikale dhe ultrazërit. Çdo muaj, vezoret normale krijojnë ciste të vogla që quhen gjëndra Graf, nga të cilat njëra në mesin e cikleve është dominues dhe arrin madhësinë deri në 2.4 cm dhe nga ai lëshohen qeliza të pjekura vezore gjatë evoluimit. Kur gjëndra shpërthen bëhet një trup i verdhë, i cili është i madhësisë prek 1.2 deri në 2 cm kur është e pjekur dhe ka mes ciste. Nëse nuk ndodh pllenimi, ajo zvogëlohet dhe zhduket, ndërsa në rast të pllenimit së pari rritet dhe pastaj zvogëlohet gjatë shtatzënësisë. Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve, ndërsa ndahen në ato gjëndra dhe luteale. Cistet funksionale të shumëfishta krijohen si rezultat i rritjes së stimulimit hormonal apo ndjeshmërisë së tepërt. Për shembull paraqiten gjatë procesit të kurimit të jo-pjellorisë kur vezoret stimulohen me ilaçe të caktuara. Kështu, nëse nuk rregullohet doza e duhur dhe vjen deri te stimulimi i tepërt, atëherë krijohet ciste.
Dallimi
Simptomat te cistet e parrezikshme janë kryesisht të njëjta. Paraqitet dhimbje në stomak dhe ndjenja e pakëndshme e presionit në zorrën e trashë, apo fshikëz. Po ashtu, paraqitet edhe çrregullimi i ciklit menstrual, si dhe ndjenja e fryrjes dhe çrregullime në tretje. Për sa i përket diagnostikimit të cisteve, së pari, duhet të bëhet ultrazëri, i cili tregon karakteristikat morfologjike të cistit. Cistet e thjeshta kanë një gropë dhe një mur të hollë përreth saj dhe tek ato ka shumë pak gjasa që të jenë të rrezikshme. Cistet komplekse kanë disa pjesë, trashja e murit, ndarje dhe çrregullim në përmbajtjen e cistit. Tek këto ekziston dyshimi për tumore të rrezikshëm. Pas kontrollit të parë, mundeni lirisht të bëni ultrazërin trans-vaginal, i cili në detaje tregon strukturën e mitrës, ndërsa ultrazëri trans-vaginal është zgjidhje edhe më e mirë, sepse tregon masa të mëdha dhe mundëson kontrollin e strukturë në gropën e stomakut (veshkat, mëlçinë, lëngjet e lira). Kurimi tek cistet e thjeshta nuk është i nevojshëm. Tek paraqitja e cisteve tek femrat që janë në menopauzë është e nevojshme të bëhet CA125 (tumor-shënuesi për mitër dhe vezore). Natyrisht, kurimi kryhet sipas shkaktarit. Cistet që janë paraqitur që herët dhe pas gjashtë muajsh terapie ende qëndrojnë, ndërsa janë më të mëdha se 5 deri 10 centimetra, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjike. E njëjta vlen edhe për cistet komplekse. Operimet kryhen me metodë kirurgjike laparaskopike dhe klasike. Gjatë shtatzënësisë, për shkak të kontrolleve të ultrazërit, cistet në vezore shpesh vërehen. Kurimi i cisteve tek shtatzënat është i njëjtë tek të gjitha femrat: cistet e parrezikshme, vetëm përcillen dhe kryesisht tërhiqen në mënyrë spontane. Cistet e tjera që janë aty më shumë se gjashtë muaj dhe janë të madhësisë mes 5 dhe 10 centimetra, apo ato që janë shenja të dyshimta se janë të rrezikshme, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Me rastin e heqjes së cisteve, fëmija nuk është në kurrfarë rreziku.
Pasojat
Problemi kryesor te gratë me sindromën e vezoreve policistike është shtimi i peshës. Këtyre pacienteve u propozohet që të zvogëlojnë peshën trupore, gjë e cila sjell edhe shumë ndryshime të tjera pozitive. Zvogëlimi i peshës trupore vetëm për 5 për qind, mundet që sërish të rivendosë funksionin e vezoreve gjerësisht ciklet menstruale të shoqëruara me ovulacion. Pesha trupore normale në të njëjtën kohë do të thotë edhe më pak probleme me rritje të kolesterolit, lipideve dhe insulinës. Së bashku me humbjen e peshës, me rëndësi është edhe aktiviteti fizik, mospirja e duhanit, alkoolit, dhe në përgjithësi regjim i rregullt jetese. Në kuadër të mjekimit të sterilitetit (shterpësisë), problemi kryesor janë ciklet anovulatore. Për këtë qëllim duhet të bëhet stimulimi i ovulacionit, shpesh i shoqëruar me frenim të aktivitetit të hipofizës dhe marrëdhënie seksuale në kohë të caktuar. Shtatzënia ka ndikim shumë pozitiv në sindromën e vezoreve policistike. Problemet e tjera që lidhën me anovulacionin janë gjakderdhjet e çrregullta menstruale, vonesa e menstruacioneve (amenorreja), e cila mund të mjekohet me dhënien e terapisë me gestagjene ose kontraceptivë oralë dhe niveli i lartë i testosteronit, i cili mjekohet me dhënien e barnave antiandrogjenik. Për këtë qëllim në rend të parë aplikohet bari ciproteronacetat (ose Diane 3 5; Androcur), i cili përshkruhet në bazë të skemave të caktuara gjerësisht, skema e kundërt e Kauffmann-it ose skema sipas Hammerstein-it. Përveç këtyre barnave edhe pse me një përqindje më të vogël të inhibimit të receptorëve androgjenik, mund të përdorët klormadinonacetati (Belara, Neo-Eunomin) dhe dienogest (Valette). Nëse shfaqen probleme të theksuara metabolike si rezistenca periferike në insulinë dhe hiperinsulinemia që është edhe shkak i problemit me kolesterol dhe lipide si dhe një varg problemesh të tjera metabolike dhe endokrinologjike që së bashku çojnë drejt shfaqjes së sëmundjes së sheqerit e cila haset në rreth 80"90 për qind të rasteve me sindromën e vezoreve polikistike të pamjekuara, përdoret metoformina (Glucophage). Sindromi i vezoreve policistike mund të trajtohet edhe me rrugë kirurgjike (laparoskopi ose laparotomi), e njohur si resekcioni i vezoreve në formë pyke, qëllimi kryesor i së cilës është të zvogëlohet vëllimi i vezoreve të rritur dhe në këtë mënyrë edhe uljen e prodhimit të shtuar të hormoneve seksuale mashkullore.
Çfarë është sindroma e vezoreve policistike
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) përfshin një varg simptomash, fillimisht me një ndryshim të ndërtimit të vezoreve të cilat gjatë vizitës ultrasonografike japin një ndërtim karakteristik, madhësia e të cilave ndryshon nga madhësia normale e deri në shumë të rritur. Nën kapsulën e vezoreve shfaqen një varg folikulash të vogla, që i japin pamjen e qafores me rruaza me madhësi maksimale deri në 7-8 mm. Kjo sindromë është përshkruar në vitin 1905, nga ana e Stein-it dhe Leventhal-it si një grumbull simptomash: amenore (mungesë e menstruacioneve), shtim i peshës- majmëri dhe vezore policistike. Sindroma e vezoreve policistike shfaqet në rreth 3 për qind të adoleshenteve dhe femrave të rritura. Mund të paraqitet që nga menstruacioni i parë. Shpesh diagnostikohet te femrat e reja, fillimisht për shkak të cikleve menstruale të parregullta gjatë pubertetit, që bëhen shkak për paraqitjen e hiperandrogjenemisë (shtim i nivelit të hormoneve seksuale mashkullore"androgjeneve), në moshën para pubertetit. Niveli i ngritur i testosteronit vepron në gjëndrat dhjamore duke shkaktuar shfaqjen e seboresë (krunde në flokë) puçrrave-akne sidomos në fytyrë. Testosteroni, me veprimin në folikulën e qimeve, nxit shfaqjen e qimeve (hiruzitizëm) të tipit mashkullor, ndërsa qimet e kokës hollohen, dobësohen dhe fillojnë e bien duke imituar rënie të flokut të tipit mashkullor (tullac).
Cistet në të shumtën e rasteve janë të parrezikshme
Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve, ndërsa ndahen në ato gjëndra dhe luteale. Cistet në vezore shpesh shkaktojnë panik të madh nga frika për tumor, edhe pse shumica prej tyre janë plotësisht të parrezikshme. Cistet mund të paraqiten në cilëndo moshë, por më së shpeshti janë në periudhën e riprodhimit dhe janë të rralla pas menopauzës. Cistet në vezore paraqiten gati tek të gjitha femrat në periudhën e riprodhimit. Shumica e këtyre cisteve janë funksionale dhe të parrezikshme.
Simptomat
Simptomat tek cistet e parrezikshme janë kryesisht të njëjta. Paraqitet dhimbje në stomak dhe ndjejnë e pakëndshme e presionit në zorrën e trashë, apo fshikëz. Po ashtu, paraqitet edhe çrregullimi i ciklit menstrual, si dhe ndjenja e fryrjes dhe çrregullime në tretje.
Diagnoza
Së pari bëhet ultrazëri, i cili tregon karakteristikat morfologjike të cistes. Cistet e thjeshta kanë një gropë dhe një muri të hollë përreth saj dhe tek ato ka shumë pak gjasa që të jenë të rrezikshme. Cistet komplekse kanë disa pjesë, trashja e murit, ndarje dhe çrregullim në përmbajtjen e cistes. Tek këto ekziston dyshimi për tumore të rrezikshëm. Pas kontrollit të parë, mundeni lirisht të bëni ultrazërin trans-vagjinal, i cili në detaje tregon strukturën e mitrës, ndërsa ultrazëri trans-vagjinal është zgjidhje edhe më e mirë, sepse tregon masa të mëdha dhe mundëson kontrollin e strukturë në gropën e stomakut (veshkat, mëlçinë, lëngjet e lira).
Kurimi
Kurimi tek cistet e thjeshta nuk është i nevojshëm. Tek paraqitja e cistes tek femrat që janë në menopauzë është e nevojshme të bëhet CA125 (tumor-shënuesi për mitër dhe vezorë). Natyrisht, kurimi kryhet sipas shkaktarit. Cistet që janë paraqitur qysh moti dhe pas gjashtë muajsh terapie ende qëndrojnë, ndërsa janë më të mëdha se 5 deri 10 centimetra, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjike. E njëjta vlen edhe për cistet komplekse. Operimet kryhen me metodë kirurgjike laparaskopike dhe klasike.
Shtatzënia
Gjatë shtatzënësisë, për shkak të kontrolleve të ultrazërit, cistet në vezore shpesh vërehen. Kurimi i cisteve tek shtatzënat është e njëjtë tek të gjitha femrat: ciste e parrezikshme, vetëm përcillen dhe kryesisht tërhiqen në mënyrë spontane. Cistet e tjera që janë aty më shumë se gjashtë muaj dhe janë të madhësisë mes 5 dhe 10 centimetra, apo ato që janë shenja të dyshimta se janë të rrezikshme, duhet të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Me rastin e heqjes së cisteve, fëmija nuk është në kurrfarë rreziku.
Kontrolle të rregullta mjekësore për kancer të vezoreve
Disa studime kanë treguar se rreziku për kancer tek një grua bie në nivel normal pak vjetë pas trajtimit. Megjithatë, të dhënat e reja tregojnë se gratë e trajtuara për tumorë para kancerozë duhet të kryejnë çdo vit analiza dhe se kanceri i vezoreve është një prej kancerëve më të kurueshëm. Në Shtetet e Bashkuara, mjekët rekomandojnë që gratë të kontrollohen për kancer të vezoreve një herë në 1 vit ose në 2 vjet, duke filluar rreth moshës 18 vjeç. Ekspertët thonë se nëse një grua 30 vjeçare, të cilës analizat për kancer në vezore i kanë dalë mirë tre herë radhazi, ajo mund në kryejë kontrolle më pak të shpeshta, për shembull, 1 herë në çdo tre vjet. Por rezultatet e një studimi të ri arrijnë në përfundimin se gratë që janë trajtuar për tumore para kancerozë duhet të tregohen shumë të kujdesshme ndaj çdo shenje të kancerit në vezore. Mjekët në Suedi analizuan rezultatet e 132 mijë grave të trajtuara për tumore para kancerozë dhe vunë re se ato ishin 2 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri i vezoreve dhe 7 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në mitrës, edhe pas 25 vjetësh nga koha e trajtimit të kancerit parakancerozë. Disa studime të mëparshme kishin treguar se rreziku për kancer tek një grua bie në nivel normal pak vjet pas trajtimit. Megjithatë, këto të dhëna të reja tregojnë se gratë e trajtuara për tumore para kancerozë duhet të kryejnë çdo vit analiza pasi kanceri i vezoreve është një prej kancereve më të kurueshme. Kur ky lloj kanceri diktohet në faza të hershme, trajtimi i tij është i suksesshëm në 90 për qind të rasteve.
Pyetjet më të shpeshta mbi kancerin e qafës së mitrës
Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafen e mitrës. Qafa e mitrës ndodhet në fundin e mitrës dhe lidh atë me vaginen. Kanceri i qafës së mitrës ndodh kur qelizat e qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jo normale dhe të pakontrolluar.
Sa i shpeshtë është kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta tek femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshës 40 vjec. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti pas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në pjesën më të madhe të rasteve, kanceri i qafës së mitrës kapet në faza shumë të avancuara. Çdo vit rreth 500000 gra në botë preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në botë çdo 2 min një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Në Evropë çdo 18 min një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës.
Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës është kanceri që haset më shpesh tek femrat pas kancerit të gjirit. Në Shqipëri rastet me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur duke u rritur, ndërsa vdekshmëria prej tij është dyfishuar.
Cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës?
Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është Virusi i papilomes njerëzore ose HPV. Ka më shumë se 100 tipe virusesh të HPV, por një pjesë prej tyre janë viruse me rrezikshmëri të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus që mbetet i fshehur në organizëm pa dhënë asnjë shenje sëmundjeje. HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale. Infeksioni nga HPV është më i zakonshëm në grupmoshat e reja të cilat janë seksualisht aktive.
Sa kohë do kanceri i qafës së mitrës të zhvillohet?
Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit në qafen e mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 vjet deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij kanceri i jep mundësi çdo femre ta kapi në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht.
Cilat femra rrezikohen prej kancerit të qafës së mitrës?
Çdo grua mund të preket nga kanceri i qafës së mitrës.
Por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse:
*Ka filluar herët aktivitetin seksual.
*Ka partnere seksual të shumtë.
*Ka partnere të cilët kanë pasur shumë partnerë seksualë.
*Ka një infeksion nga virusi i papilomes njerëzore-HPV.
*Nëna, motra apo gjyshja e tyre ka pasur kancer të qafës së mitrës.
*Ka apo ka pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm përfshi HIV/AIDS.
*Pi duhan.
*Ka pasur shtatzëni të shumta.
*Ka imunitet të ulët.
Si mund të mbroheni nga kanceri i qafes se mitres?
Rreziku në qafën e mitrës zvogëlohet nëse ju:
*Vaksinoheni me vaksinën kundër virusit HPV që shkakton kancerin e mitrës.
*Bëni rregullisht PAP TESTIN.
Të dyja së bashku ju mbrojnë nga kanceri i qafës së mitrës.
Ç’duhet bërë nëse rezultati i testit është jo normal?
Nëse PAP Testi tregon një dyshim apo një gjendje jo normale, mjeku do t’u kërkojë të përsërisni testin pas 6 muajsh apo do t’u kërkojë të kryeni një ekzaminim të quajtur kolposkopi. Gjatë saj shikohet nga afër qafa e mitrës, nëpërmjet një instrumenti që vepron si mikroskop por që quhet kolposkop. Gjithashtu mjeku mund të marrë një material të vogël nga indet e qafës së mitrës për t’i ekzaminuar në laborator. Kjo procedurë quhet BIOPSI. Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurt për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin.
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit, dhe është një prej kancerëve më të shpeshtë që prek femrat. Kërkime të fundit vënë gisht mbi shumë faktorë të ndryshëm që mund ta shkaktojnë këtë.
Minimizimi i rrezikut
Faktorët rrezikues janë listuar si më poshtë, nisur nga rëndësia e tyre:
Në bazë të studimeve, sëmundja e shekullit është gjenetike dhe ka lidhje familjare. Shmangia e dhënies gji, lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t‘i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë. Mungesa e aktivitetit të rregullt seksual.
Abortet.
Stresi kronik.
Injektimet në gji.
Qëndrim i tejzgjatur në diell.
Mënyra jo e shëndetshëm e jetesës (obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike).
Gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni, edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur:
Masat parandaluese
1. Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë. Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë nëse jeni mbipeshë.
2. Përpiquni të minimizoni stresin. Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
3. Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.
4. Nguliteni në mendje se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.
Mundohuni t‘i ndiqni të gjitha rekomandimet e mësipërme, por sërish ju jeni të ekspozuar nga rreziku i prekjes së kësaj sëmundjeje, ky është një nga disavantazhet e të qenit femër.
Ushqimi dhe lëvizja
Sigurisht, sa dhe çfarë hamë ka një ndikim të madh në rrezikun e tumorit të gjirit. Në Los Anxhelos, në kongresin vjetor të "Kërkimit mbi kancerin", studimi më i fundit tregoi se yndyrat dëmtojnë jo vetëm gratë që i marrin, por edhe fëmijën (fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë ose fëmijën gjatë ushqyerjes me gji). Zakonet, historia personale dhe gjenetike, mosha e parë e menstruacioneve, ushqyerja me gji, mosha e menopauzës, përdorimi i hormoneve dhe terapia hormonale, janë faktorë shumë të rëndësishëm, disa "miq" dhe disa armiq të gjoksit. Ndërkaq, rezultatet e studimeve të rëndësishme të nisura në vitet ‘80, që tani janë të disponueshme, kanë vlerësuar hormonet seksuale dhe kushtet e faktorët që favorizojnë shfaqjen e një tumori. Kështu, në vitet ‘80, në Evropë regjistroheshin 20000 raste në vit; në vitet ‘90, 30000 raste dhe rreth 45 mijë raste në fillim të viteve 2000. Sot mendohet se ai prek rreth 1.2 milionë gra në të gjithë botën, nga të cilat 500 mijë humbin jetën. Por, pavarësisht rritjes së përqindjes, rastet e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vitet 2000 janë reduktuar dukshëm, sidomos te moshat më të reja, që kanë mundësi t‘u nënshtrohen ekzaminimeve të ndryshme, si mamografisë dhe ekografive të ndryshme.
Mosha
Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe
Aspirina dhe vaji i ullirit
Shkencëtarët kanë treguar se marrja e një aspirine në ditë redukton me rreth 25 për qind rrezikun e kancerit në gji, ndërsa kanë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit të mbron nga kanceri i gjirit, për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan, se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.
Për të mos u sëmurur nga kanceri i gjirit
Faktorët që ju rrezikojnë; Si ta shmangni; Duke u vetëdiagnostikuar; Dhe duke bërë kontrolle të herëpashershme.Pavarësisht se nuk bën pjesë në tumoret me shkallë rrezikshmërie të lartë, tumori i gjirit është një sëmundje që prek kryesisht femrat, sidomos pas moshës 35 vjeç. Sipas statistikave, në 100 mijë femra 44 prej tyre rrezikojnë të preken nga tumori në gji.Por duket se me kapjen e shpejtë dhe diagnostikimin në kohë, kanceri i gjirit mund të kurohet dhe pas shërimit të plotë, mundësia për të vazhduar një jetë normale është e sigurt, pa harruar konsultimet e herëpashershme me mjekun. Dhe nuk është aspak e vështirë. Përveç konsultave dhe vizitave tek mjeku specialist, edhe ju vetë mund të vetëdiagnostikoheni dhe të drejtoheni tek mjeku në rast se vëreni diçka të dyshimtë që ju shqetëson. Vetëdiagnostikimi, ka të bëjë me shikimin dhe prekjen. Një femër që i ka kaluar të 20 vjetët duhet të mësojë që një herë në muaj të bëjë një kontroll të imtësishëm të gjirit. Për ta bërë këtë, duhet të zhvisheni nga mesi e lart, të dilni para pasqyrës dhe të shikoni me vëmendje nëse të dy gjokset kanë madhësi të barabartë (duke marrë parasysh që disa femra e kanë vetë një gji më të madh se tjetri), nëse qëndrojnë të dy në të njëjtin nivel.Nëse vini re se njëri prej gjinjve është më i rënë apo më i vogël, duhet të drejtoheni menjëherë tek specialisti.Pa harruar të shikoni me vëmendje edhe kokrrat, të cilat duhet të kini parasysh që gjithmonë duhet të jenë në qendër të gjoksit. Pastaj ngrini duart lart dhe shikoni nëse vini re ndonjë tërheqje të lëkurës apo nëse njëri nga gjinjtë ngrihet më lart se tjetri. Më pas filloni të bëni një kontroll të imtësishëm me dorë. Me gishtat e dorës filloni të bëni lëvizje nga poshtë lart mbi sipërfaqen e gjirit si në figurë, dhe pastaj lëvizje në formë rrezesh në qendër të gjirit. Nëse gjatë prekjes dora ju kap ndonjë kokërr apo diçka tjetër të dyshimtë, tregon se ju nevojitet një vizitë tek mjeku specialist.
Faktorët
Në formimin e kancerit në gji ndikojnë disa faktorë dhe më kryesori prej tyre është seksi. Femrat janë gjithmonë më të predispozuara për të pasur kancer gjiri. Por kjo nuk do të thotë se meshkujt përjashtohen. Rrallë, por ndodh që edhe një burrë të ketë tumor në gji. Megjithatë përqindja është shumë e vogël, rreth 1,4 për qind. Faktor tjetër risku është mosha. Me rritjen e moshës rritet edhe mundësia për t’u prekur. Kryesisht kufiri fillon nga 35 vjeç e lart. Pa lënë mënjanë edhe trashëgiminë. Në shumë raste kanceri i gjirit mund të jetë i trashëgueshëm nga nëna tek vajza apo nga njëra motër tek tjetra. Qëndron gjithmonë i pranishëm rreziku kur njëri prej gjinjve ka pasur tumor, mundësitë janë dhjetë herë më të larta që tumori të prekë edhe gjirin tjetër. Kështu që ato femra që janë kuruar më parë nga një tumor në gji, duhet që herë pas herë të bëjnë vizita dhe konsulta tek specialisti për të mbrojtur gjirin e shëndoshë.Edhe rrezet jonizuese janë të rrezikshme. Bëhet fjalë për rreze të shkaktuara p.sh. nga aparatet e radioskopisë, por pas moshës 40 vjeç ky rrezatim është i papërfillshëm. Ndër faktorët kryesorë bëjnë pjesë edhe ata endokrinë dhe riprodhues. Si për shembull mosha e ardhjes së menstruacioneve. Risku është më i madh kur menstruacionet kanë ardhur rreth moshës 12 vjeç dhe më i vogël pas moshës 16 vjeç. Gjithashtu edhe menopauza përbën një faktor rreziku që shtohet me lënien e hershme të menstruacioneve. Pa harruar këtu edhe lindshmërinë. Duket se lindja para moshës 20 vjeç dhe e sa më shumë fëmijëve, kthehet në mburojë mbrojtëse për kancerin në gji. Por edhe kontracepsioni duhet marrë parasysh si faktor, kur vazhdohet gjatë dhe fillohet në moshë shumë të re. Ndoshta nuk e dinit, por edhe dieta luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj tumorit të gjirit. Dieta hiperkalorike dhe e pasur me yndyra shtazore duhet të zëvendësohet me ushqime të lehta me bazë frutash dhe perimesh, për të qenë më të sigurta. Gjithashtu obeziteti përbën një nga shkaktarët e prekjes së tumorit në gji. Gratë mbi peshë duken më të rrezikuara nga tumori në gji.
Këto janë faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit
Kërkime të fundit deklarojnë se grupi I moshave mbi 50 vjeç ka një nivel të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi I moshave nën një 20 vjeç kanë nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se kjo sëmundje është shumë agresive për grup moshat midis 25-50 vjeç.
• Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; veçanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, për shembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.
• Femrat të cilat pinë duhan dhe alkool rrisin prekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
• Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk I kanë ushqyer me gji bebet e tyre.
• Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer( nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.
• Kanceri I gjirit është I lidhur dhe me obezitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.
• Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.
• Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
• Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.
Simptomat
Cilat janë disa nga simptomat e prekjes së mundshme nga tumori në gji? Ndër simptomat më kryesore bën pjesë ndryshimi i gjirit, i madhësisë ose i formës, tërheqja e lëkurës ose plagë të ndryshme, spostim apo sekrecione nga kokrra e gjirit si dhe gjëndra të dukshme në zonën e sqetullave.
Diagnostikimi
Ndër metodat e diagnostikimit të kancerit në gji e para është ekzaminimi klinik, që ka të bëjë me vetëdiagnostikimin me anë të shikimit dhe prekjes, që duhet të fillojë pas moshës 20 vjeç.
Kurse sa i përket diagnostikimit nga mjeku specialist, një metodë shumë e përdorshme është mamografia, që ka të bëjë me këqyrjen e gjirit në një aparaturë të specializuar. Shkalla e saktësisë së mamografisë është 85-90 për qind. Diagnostikimi me metodën e mamografisë nuk këshillohet para moshës 35 vjeç dhe në periudhën e shtatzënisë. Ekografia është një metodë shumë e përdorshme për të rënë në gjurmë të kancerit në gji dhe citologjia, që ka të bëjë me ekzaminimin e materialit të shkëputur nga zona dyshuese. Diagnostikimi me metodën dhe citologjisë jep 90-95 për qind siguri. Është e këshillueshme që vetëdiagnostikimi të bëhet një herë në muaj, vizita klinike tek specialisti një herë në gjashtë muaj, kurse mamografia çdo dy vjet.
Mjekimi
Pas rënies në gjurmët e tumorit në gji janë disa mënyra mjekimi. E para është kirurgjia që ka të bëjë me heqjen e tumorit dhe nyejve limfatike duke ruajtur gjirin. Kimioterapia e cila aplikohet pas operacionit, por edhe para tij, gjithashtu edhe hormonoterapia dhe terapia radioaktive. Megjithatë gjithmonë duhet të mbani parasysh se kanceri i gjirit në pjesën më të madhe të rasteve është i shërueshëm dhe mundësia e vazhdimit të një jete normale është më se e sigurt.
Femrat e prekura në Shqipëri dhe në botë
Numri i femrave të diagnostikuara me kancer në gji është rritur ndjeshëm vitet e fundit gati në çdo vend të botes. Progresi me hapa të shpejte i sëmundjes, jo vetëm që përbën një problem serioz për vendet e zhvilluara, por rrezik përbën përparimi i kësaj sëmundje në vendet në zhvillim në Evropën Lindore, Azi, Afrikë etj. Popullsia e këtyre vendeve është pak e informuar mbi rrezikun e kësaj sëmundjeje, faktorët ndikues, simptomat e para dhe mënyrat e kurimit e diagnostikimit. Kjo për faktin se edhe aparaturat moderne dhe teknikat e ndjekura për diagnostikimin e sëmundjes janë shumë pak të njohura nga këto vende dhe shumë prej tyre nuk i disponojnë. Të qenit femër përfshin rrezikun e të qenit të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit. Ky rrezik sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Është kjo arsyeja pse femrat, sidomos ato që i kanë kaluar të 40-at, të bëjnë një kontroll të rregullt të paktën një herë në vit.Edhe popullsia shqiptare është shumë pak e informuar mbi sëmundjen më vdekjeprurëse të shekullit, diagnozat dhe teknikat për trajtimin e saj. Sipas statistikave te realizuara ne dy vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të femrave shqiptare te diagnostikuara me kancer në gji. Faktorët ndikues mund të jenë të ndryshëm, duke filluar nga kjo faktorët gjenetike dhe trashëgimia e deri te dhënia e gjirit për fëmijën, mungesa e aktivitetit të rregullt seksual, abortet, stresi kronik, injektimet ne gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshme e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.
Këshilla për të shmangur kancerin në gji
1- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
2- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshe, nëse jeni mbipeshë.
3- Përpiquni të minimizoni stresin.
4- Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
5- Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitamine A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë qe ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.
6- Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.
Terapitë për trajtimin e kancerit të gjirit
Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin nga çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se, numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si përhapet ky kancer dhe cilat janë mundësitë e kurimit te tij? Kanceri mund të fillojë në çdo organ apo ind të trupit. Por qelizat mund të përhapen nga tumori fillestar dhe të lëvizin përmes rrjedhjes së gjakut në pjesë të tjera. Gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë krijuar ilaçe që përmiresojnë shanset e grave me kancer në gji. Ka disa lloje të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit.
Tumori i gjirit në varësi të moshës
Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauze, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rendësi këshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia përdoret gjerësisht në praktiken klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.
Kërkimet kundër progresit të kancerit
Shkencëtarët e kancerit janë të mendimit se ne jemi në fundin e epokës së re në kërkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Janë duke u bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim falë ndihmës se kërkimeve themelore të kryera më parë. Ekipet kërkimore synojnë të realizojnë 10 qëllime deri në vitin 2020 përkundrejt progresit, i cili do të jetë i njëtrajtshëm. Mjekët synojnë të reduktojnë numrin e duhanpirësve nga 12 ne 8 milionë, duke reduktuar kështu edhe rastet e të sëmurëve me kancer, duke dyfishuar trajtimet përmirësuese me sa me pak efekte anësore dhe shtimin e realizimin e mundësive që pacientet të diagnostikohen që në stadet fillestare.
Si të diagnostikohet kanceri i gjirit në fazat e para
Në ditët e sotme numri i femrave të diagnostikuar me kancer në gji është rritur ndjeshëm. Po ashtu shumë femra të njohura të botës së filmit dhe të spektaklit janë të prekura nga kjo sëmundje, dhe as statusi i tyre shoqëror dhe as pasuria e tyre marramendëse nuk janë garantë për kurimin e sëmundjes. Në të gjitha rastet, femrat me këtë diagnozë mundohen të bëjnë gjithçka munden për ta eliminuar, duke përdorur metodat e fundit të diagnostikimit modern.
Rreziku
Faktorët rrezikues janë të shumtë dhe secili ka shkallën e vet të ndikimit. Në bazë të studimeve, kjo sëmundje është gjenetike dhe ka lidhje familjare. Një faktor tjetër është shmangia e dhënies gji, sepse kjo lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t’i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë. Po ashtu edhe mungesa e aktivitetit të rregullt seksual përbën rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit. Faktorë të tjerë janë abortet, stresi kronik, injektimet në gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshëm e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.
Parandalimi
Edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh për prekjen nga kanceri i gjirit, nuk duhet të shqetësoheni tepër. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur.Duke u përpjekur t’i shmangeni faktorëve të mësipërm, të këshilloheni shpesh me mjekun dhe të ndiqni këshillat e duhura. Por duhet të jeni gjithmonë të kujdesshme sepse të qenit femër bën që të jeni gjithmonë të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit.
Shkenca
Një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Harvardit, flet mbi një rritje të pazakontë në numrin e grave me kancer të gjirit në vendet në zhvillim. Kjo i ka shtyrë ekspertët të hidhen në fushata për grumbullim fondesh për kërkime shkencore për trajtimin e këtij problemi. Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit zhvillojnë gara sportive e fushata për grumbullimin e fondeve për kërkime shkencore në fushën e kancerit të gjirit. Në fushata të tilla marrin pjesë personalitete të njohura, përfshi. edhe gra me kancer në gji, të cilat guxojnë të flasin hapur rreth sëmundjes së tyre, si veproi Betty Ford më 1972 dhe Nancy Reagan 10 vjet më vonë. Profesorja e Harvardit, Felicia Knaul thotë se deri kohët e fundit, ekzistonte mendimi i gabuar se kanceri i gjirit prekte vetëm gratë e pasura dhe ato në vendet e zhvilluara. Por të dhënat flasin se më shumë se 50% e 450 mijë grave që vdiqën nga kanceri i gjirit vitin e kaluar ishin nga vendet në zhvillim. Kjo shifër tregon se nëse një grua në një nga vendet në zhvillim preket nga kanceri në gji, ajo ka më shumë gjasa të vdesë nga kjo sëmundje sesa një grua tjetër me kancer në gji në një vend të zhvilluar. Profesoresha Knaul kryeson një program në Universitetin e Harvardit i cili synon të gjejë një mënyrë për të siguruar kujdes mjekësor për personat e prekur nga kanceri, përfshirë edhe gratë me kancer në gji, që jetojnë në vendet në zhvillim. Edhe Dr Elmer Huerta në qendrën spitalore në Ëashington thotë se kjo pjesë e problemit me kancerin e gjirit është sëmundje në vetvete. Dr Huerta ka shumë paciente që kanë emigruar nga vendet në zhvillim dhe thotë se e njeh pak-a-shumë realitetin dhe kulturën e botës nga ato vijnë. Sipas tij, shumë qendra mjekësore në Amerikën Qendrore dhe Jugore nuk kanë aparate mamografie, ndërsa mes popullatës në përgjithësi ekziston një mungesë e përgjithshme e njohurive në lidhje me sëmundjen. Ekonomia është pengesa më e madhe për kujdes mjekësor për pacientët me kancer në vendet në zhvillim. Ekspertët thonë se një nga arsyet është se në shumë nga këto vende ekziston kultura e pagesës me para në dorë. Pra nëse një pacient/paciente ka nevojë për të kryer një biopsi, mamografi a radiografi, ai/ajo duhet të shkojnë në klinikë me para në dorë, gati për të paguar. E njëjta gjë ndodh edhe për kryerjen e shumë analizave të tjera, dhe kush nuk është në gjendje të paguajë aty-për-aty, nuk i bën analizat atë ditë, duke vonuar kështu procesin e diagnostikimit të kancerit në fazë të hershme. Në rastin e kancerit të gjirit, kjo vonesë mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Pengesat për mos-diagnostikim janë të ndryshme nga vendi në vend. Për shembull, në disa vende në zhvillim, sëmundja e kancerit shihet me besëtytni; askush nuk duhet të flasë rreth saj, sepse mund të shfaqet. Ekspertë nga universiteti i Harvardit janë duke punuar tani me zyrtarë dhe ekspertë të shëndetësisë në shumë pjesë të botës për të identifikuar dhe eliminuar këto pengesa në mënyrë që gratë në këto vende të skanohen dhe të diagnostikohen në fazat e hershme kur kanceri i gjirit mund të trajtohen me sukses.
Denisa Spaho